Shkëlqimi i rremë dhe rënia pa zhurmë e Luçiano Boçit

4 Nëntor 2025, 19:51Blog TEMA
Shkëlqimi i rremë dhe rënia pa zhurmë e Luçiano

Nga Alesia Balliu

Në Elbasan thonë se ka dy lloj yjesh: ata që ndriçojnë qiellin dhe ata që digjen shpejt, duke lënë vetëm tym dhe grindje pas. Luçiano Boçi u shit si i pari, por përfundoi si i dyti. Një “yll” që besoi se drita e tij vinte nga lavdia, ndërsa në fakt vinte nga reflektorët e tjerëve.

Rruga e tij politike ngjan me fabulën e gjelit që mendon se lindja e diellit varet nga kënga e tij dhe kur heshti, agimi erdhi po njëlloj. Fshati u zgjua… dhe nuk e ndjeu mungesën.

Boçi u gjet nga PD Elbasan si “shpresa e re” në 2007. Shpresa e kujt? E atyre që kërkonin një emër për fasadë. Në vend që të mbillte besim, mbolli klane. Në vend që të zgjidhte, krijoi konflikte. Në vend që të drejtonte, thjesht administronte ego dhe llogari personale.

Elbasani e pa, e dëgjoi, e peshoi – dhe e refuzoi. Herë me humbje të thella, herë me turp publik. Por gjithmonë me të njëjtin rezultat: dështim. E fajtorë kishte plot: kutitë, listat, partia, moti, qielli… veç Boçi jo.

Beteja? Zero. Akuza? Vetëm Regjimi elektoralë. Denoncime ndaj pushtetit lokal? Asnjë serioze. Luftë ndaj krimit dhe oligarkisë? As në ëndërr. Në Elbasan ai mbahej mend për takime nën ullinj, jo në tribuna. Për foto në fushata, jo për kauza. Për kalkulim të vogël, jo për vizion. Aleat me kë të duhej, dhe kundër kujtdo që i binte rruga.

Kur politika s’i mjaftoi, nisi të ëndërronte poste si në filmat amatorë: nënkryetar Kuvendi, kryetar partie, madje edhe kryeministër! Por edhe ëndrrat kanë limit kur realiteti është bosh.

Në fabul, gjeli i oborrit këndon për të bindur veten se dielli zbardh vetëm në komandën e tij. Realiteti është mizor: kur heshti, dielli u ngrit po njësoj. As Elbasani s’u errësua për mungesën e tij, as demokracia nuk e vajtoi.

Sot, kur bilanci është i qartë vetëm humbje atëhere mbetet vetëm e vërteta: Boçi s’la dot një bashki, s’la dot një parti të bashkuar, s’la dot një kauzë. Lë vetëm një precedent: si nuk bëhet politika.

Në Elbasan sot thonë me humor: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Boç
Ndoshta është hera e parë që qyteti merr frymë pa retorikë, pa tym, pa yje të rremë.

Ne e dimë çdo fabul mbaron njësoj:
Në fund, lavdia false bie më shpejt se duartrokitja e saj.

12 Komente

  1. E
    ELBASANI

    NJE BRAVO E MADHE: E KE QARE!!! SHKURT, SAKTE, FORTE! RADIOGRAFI E PERKRYER E NJE MISTRECO-MALINJI PATOLOGJIK.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cristos Katalitiz

      Ik mi sorre . Pse nuk te zgjodhi ty per deputete kakaris bashk me Dash gjeldetin katnarin e Peqinit kundra cdo vendimi te PD

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Te lumte dora per kete shkrim. Por... ne nje stan derrash e mashtruesish, nuk eshte e lehte te gjesh se cili prej tyre eshte ndotur me shume e cili me pak.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          E ku ka shkuar haleja tani qe qenka larguar? Them haleja sepse ka gelltitur para publike (prej 25 vjetesh) dhe kjo me irriton duke qene se çdo dite jam ne krye te puneve te mia te perditshme pa munguar asnje dite prej 25 vjetesh dhe gjithashtu... taksapagues.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Atë Bocin , Alesia ju elbasonllijtë e frytë pak si shumë , megjithëse duket që është kulluf. Ai kur flet sikur reciton me duar dhe nxjerr vetëm budallallëqe nga goja, prandaj dhe nëpër kafenetë e Tironës atij i kanë vënë epitetin “ budallai elbasonit”.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ura Zaranikes

              Bravo

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veterani

                Voto Boçin 200€një provim. Shkruhej dikur në mure në Elbasan.

                Përgjigjjuni
                1. 0
                  0

                  S'ka si të jetë ndryshe: njeri bosh, njeri kot, pa shtyllë kurrizore, pa cipë, imoral

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vala

                    Kot eshte vertet, por ka gjet bythen e duhur per ta lepire. Forca Boci, ngopu me mut berishe!

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Linza

                    Te lumte moj çupe! Shkrim me cilesi dhe tregon qe ke nivel. Ja ke çjerre masken atij Boçit, qe sillej jo si pedagog por si rrugaç lagjeje.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Popi

                      Boçi ka gëlltitur okllainë e teto Ollgës. Këllëf gjyleje me barut të lagur. Duket që edhe elbasanllinjtë e thjeshtë nuk e honepsin dot këtë gjysmagjel njeri.

                      Përgjigjjuni
                      1. @
                        @.

                        O Alésia po dhe ti nga gam gamët vjen. Thjesht nuk te dhjeu plaku Mere dhe fillove sulmin. Nje keshillë te gjith ata që pranojn per kryetar nje sadist, vrases, hajdut, NON GRATA që ka luftuar kundra kombit vertetojn që jan te paaft dhe miratojn krimet e tij. Perfundimisht Rama me ju njerzit pa byth mbret. Pra duhet te presim Zahon ta rrezoj nga froni. Njerez pa shtyll kurizore qe llapni kur ju prishen interesat se, nuk flisni me ket gjuhë para listave zgjedhore.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje