Surpriza e fundit e Fatos Nanos

3 Nëntor 2025, 13:10Blog TEMA
Surpriza e fundit e Fatos Nanos

Nga Dritan Hila

Katër vitet e fundit, Fatos Nano ishte zhdukur plotësisht nga jeta publike. Janë vite të mjaftueshme për të harruar personazhe publike. Shto edhe 16 të tjera, dhe bëjnë 20 që ai nuk ishte aktiv në politikë.

E megjithatë ajo që nuk pritej ishte prania e njerëzve të thjeshtë në funeralin e tij. Askush nga njerëzit e zakonshëm e të paemër prezent, nuk shkuan aty që të merrnin privilegjet e fundit. Ishte thjesht mirënjohje. Një mirënjohje e cila ka lidhje me personin Nano si njeri dhe si shtetar.

Jeta e Fatos Nanos dhe pasojat e saj në politikë do studiohen qetësisht pas shumë vitesh, atëherë kur edhe arkivat të jenë hapur për studiuesit seriozë. Por Fatos Nanon njerëzit e thjeshtë e deshën për faktin se ai kishte një fat të ngjashëm me të tyren: kishte provuar skamjen, burgun, armiqësitë; kishte veset e tyre dhe pasionet po ashtu.

Fatos Nano ishte njeriu që nuk vrau askënd me armët e shtetit apo me ato të horrave, edhe atëherë kur e lejonte ligji. Ligj që e përmend Berisha sa herë do të justifikojë katër të vrarët në bulevard.

Fatos Nano nuk ngjallte konflikte me gjuhën e tij. Fjalimi më i ashpër i tij ngjan si predikim murgeshash krahasuar me të ngjashmit. Kjo sillte një klimë më të butë sociale. Kurse akti i tolerancës ndaj persekutorëve të tij, do mbetet gjatë i pakrahasueshëm, e si një shenjë emancipimi, ndoshta shumë e parakohshme dhe e pavend.

Fatos Nano lejoi shtetin të merrte frymë. Shpesh kjo ngatërrohet me përtacinë e tij. Por ishte e vetmja rrugë që shteti mos shikohej si mjet i dhunës.

Në llojin e tij ai ishte dhe mbeti një fëmijë i jashtëzakonshëm. Në moshën 15 vjeçare fliste 5 gjuhë. Sikurse në moshë madhore nuk e kishte problem të rrinte edhe me horrat. Sigurisht jo për të mësuar prej tyre, por si pjesë e një bote që donte ta njihte. Këtë ai nuk e fshehu kurrë.

Asnjëherë ai nuk tregoi me njerëzit elitarizmin apo fodullëkun që ia lejonte intelekti i tij dhe pozicioni social. Dhe kjo vlen në një popull të ushqyer me barazitarizmin.

Fenomeni Nano ishte unik, dhe si i tillë bëri që edhe pse tashmë fizikisht merr fund një kohë që ka emrin e tij, njerëzit e thjeshtë vajtën ta nderonin, jo sepse do të merrnin ndonjë favor prej tij, por thjesht për dashuri, duke surprizuar kështu shumëkënd, përfshirë rradhëshkruesin./dritare.net

32 Komente

  1. C
    Ceni

    Hahaha. Kjo politikë e ka lënë vendin në mjerim o Dritan Hileqari.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PUCI

      Ke të drejtë. Kur një popull mësohet me kerbaç shtetërore te kete nje shtet liberal nuk e zë gjumi. Sifat e bidat . Zgjohu i dashur se kemi FESTË ???? GEZUAR RAMAZZOTIN????

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti

      Kalemxhijte e tij,me pensione maksimale,nuk moren pjese ne varrim!?!?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vitalik

        U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Hec ere pirdhu, akoma nuk e more vesh qe nuk mashtron dot njeri ketu....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Mashtrimi I rradhes... Nje Sude bie... Mijera Xhaferre ngrihen.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qafiri

              Hahahaha… shume serioze qenkan, aq serioze sa edhe emailin e paska [email protected]. Po ti kontaktosh keta seriozet e ketija fillojne na jep te dhenat si dhe hudh ndonje lek tjeter.. hahaha.. ne fakt jane shume serioze dhe jane rregjistruar ne tatime me emrin “Gjuetarer e viktimave per se dyti” o ti mik, ca do me bo?? Pra kush ka humbur ca leke ti (keta dmth) doni me i fut briskun prap??? Ju qofshi se per nje shperblim minor merrni e beni masakra te tilla… nje urim kam per ty, ta befte zoti sic e kane pesuar hallexhinjte qe ti do ti mashtrosh perseri

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bishti Qenit.

              Hihihi Ceno. Me jeten qe bente Nano ishte njeri nga ne. Ndryshimi ishte ne formimin e tij, intelligent, i arsimuar, tolerant, me vizion per jeten, donte ta jetonte ate ne kuptimin e plote. Ka te drejte Z. Hila. Po ku e kupton kete ti o Cen.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .....

                Tamam bisht qeni zgjebosur qenke.Jeten qe ai bente ne Austri me para te vjedhura ke parasysh o patronazhist, apo milionat e dollareve qe linte ne kaziono? Tos orangutangu ishte thjesht nje adoleshent i vonuar dhe pijanec ordiner qe prishi familjen per nje kurve rrugesh dhe instaloi shtetin e korruptuar qe kemi sot e kesaj dite.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hajdari

                  Shtetin e korruptuar ta instaloi Saliu or pika pika.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Te dy shoke e miqe u bene !

                    Kryekrimineli penecilina kryesori. por dhe ky qe nuk e di perse nuk e ballcamosen ? si Lenini ishte po njesoje ..

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Te dy shoke e miqe u bene !

                      Kryekrimineli penecilina kryesori. por dhe ky qe nuk e di perse nuk e ballcamosen ? si Lenini ishte po njesoje ..

                      Përgjigjjuni
                2. V
                  Vitalik

                  U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Analistët e interesit

                    Si ka mundësi mor, ky Hila vërdalliset akoma nëpër studio TV si analist? Ka edhe Dritare TV (televizion lokal) që nuk e sheh kush dhe nuk merret vesh kush e financon. Problemi është që edhe kur s'ka ça thotë, do e gjejë ndonjë budallëk sa për furça dhe propagandë. Ça arsyetimi analisti është fakti që paskan shkuar ca njerëz të zakonshëm në funeral? Pse mo, larg qoftë të kishte vdekur Berisha, e mqs ka mbi supe 21 janarin, nuk do kishte njerëz të thjeshtë që do i venin në varrim? Saliu, Rama, Nano kanë qënë kryeministra disa mandate, normalisht edhe favore e punësime , e nepotizma kanë bërë. Kështu që do s'do do gjenden ca njerëz për respekt të kohëve të vjetra apo edhe në respekt të favoreve që gëzojnë akoma që nga ajo kohë. Muhabete kot. Unë nuk e kuptoj si dalin në TV këta lloj dhe hiqen si analistë, kur në fakt tërë kohës flasin si mercenar të paguar televiziv të PS dhe rilindjes.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zetoristi

                      Një hartimi si dikur në klasë të parë. Mund të na i kishte kursyer kto analiza kaq të thella Zoti Hila

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pordha corb politike albanistan

                      O Hile ndryshonte nga Saliu dhe Edwini, por mos na e bej hero e shpëtimtar, vdiq ok te gjithë do vdesim.....ME paratë e pensionit jetonte? Klienti i rognerit .PO ne Durrës shtypi ndonjë gabimisht, i qëllon cdo kujt por Tosi nuk vuri ujin ne zjarr. Mos na e Beni perëndi....TE JESH BURRE SHTETI DUHET TE KESHE SHUME KRITERE ,QE I NDJERI TOSI NUK I PLOTESOI PER SE GJALLI ,,,JO TANI

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astor

                        ne kohen e ketij ju ben 2 atentate azemit

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi durres

                          Edhe kujt ju rrujt...po pse smori dhe maloku e vicidolit me vete,per kete me vjen keq..edhe ty o rrk

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astor

                            robt ku ti kesh edkari

                            Përgjigjjuni
                        2. A
                          Analiza kot

                          Edhe N.Sarkozinë e përcollën goxha njerëz të thjeshtë rrugëve, ditën që shkoi për në burg.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Uliks

                            Dritan koqja kujton se eshte i zgjuar Derdimeni i saliut ky hila Po nga ata te heshturit

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dori

                              Shum saktë Tani por sigurisht që shpellarëve nuk ju pëlqen sepse e kanë shpirtin te maloku Sali non grata...

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeni

                                O Hila , o dallkauk i mjere..... Fatos Nano ishte nje cope bajge si te gjithe bajgat qe kane drejtuar dhe vazhdojne te drejtojne vendin tone. ..I vetmi dallim eshte se Fatosi ka qene nje bajge qe bie me pak ere se te tjeret. Po te kujtoj nje shprehje te Kasem Trebeshines... PS - PD , eshte nje bajge e madhe e ndare ne mes nga rrota e bicikletes.... Ti vazhdo ti marresh ere gjysmes me te mire........o trushplare

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tahiri

                                  Nano duhet respektuar si qenie humane qe u largua nga kjo bote, por jo si politikan mos i ngaterro gjerat z. Hila. Fakti qe partia socialiste eshte e pademokratizuar edhe sot tregon qe Nano ishte nje demagog i klasit te pare, qe nuk krahasohet me Berishe as nuk behet fjale ne fund te fundit ishte djale Tirane.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    joel shkodra

                                    Tahiri, po ben krahasim me Berishen qe i perjet nje partie tjeter. Pse nuk ben krahasim me pasardhesin e tij si kryetar i PS?

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Profesori

                                    Ndjese past, Fatos Nano ishte njeri i kompletuar: i ditur, i qyteteruar, i mencur, hokatar, pijetar, tolerant, dembel, qejfi, i dashur, i hidhet; ene hajdut! Vila, apartamente, makina te shtrenjta, duke mos trasheguar asgje! Duhet thene kjo, Hila se perndryshe mashtrojme veten! Une, qe po bej kete koment, jam moshatar me te ndjerin; tere kohen aktive profesor universiteti dhe kam vetem nje aoartament te zakonshem dhe nje biciklete te vjeter!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drejtesi e munguar

                                      Per sa na thote Z.Hila,lidhur me jeten e tij te perditeshme ,jam dakort.Por Z.Hila haron se ai u be ai njeri qe shkuan ta percillnin nga pushteti qe kish.Te jesh liberal per ceshtje te diskutueshme eshte dicka shume e mire.Por Shteti nuk mbahet me liberalizem,mbahet me zbatim ligji dhe ndeshkim. Z.Nano,nuk duhej te tregohej liberal me ata qe "gatuan"1997-ten,me grushtin e shtetit te 1998-tes e te tjera.Ai liberalizem dhe fryma e leshimeve kundrejt atyre qe shkateruan vendin me cekun e bardhe,apo shkaterimin e cdo gjeje se eshte komuniste nuk duhej te egzistonte. Shtetar nuk te ben ajo se pi me njerez te zakonshem por me dobin qe i sjell vendit ne perparim. Korupsioni ne Shqiperi u fillua nga Berisha u lejua nga Nano dhe nuk po duket fundi te minimizohet.Qe te krahasosh Nanon me Berishen duhet te krahasosh diten me mjegull te Nanos me naten e erret plot ujqer e cakej te Berishes.Ai iku nga kjo bote si gjithe te tjeret dhe njerezit e ndjeshem dine te respektojne istitucionin e vdekjes.Behet fjale per njerez jo kanibale.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cubel Breca

                                        F.Nano u Prehtè nè paqè siç dhe e meriton. Ai erdhi nè krye nè kohèn mè tè vèshtirè pèr ne shqipètarèt. Ndoshta nè formèn e njè rekomandimi, por qe mè i pèrzgjedhuri nga gjithè ajo plejadè qè socializmi kishte krijuar nè vitet e sundimit tè tijè e qè vèshtirè tè arrihet ai nivel intelektual, patriotike e sociale.... Ne si popull u mèsuam me Diktaturèn e Proletariatit, me Ligjet e rregullat e sajè, me Udhèheqès politikè korrekt me Ligjet, masèn e gjèrè tè popullit e sigurisht Patriotizmin e tyre. Askush nuk èshtè i Pavdekshèm, veç AtA qè bèjnè Histori pozitive pèr popullin qè i pèrket. Vitet '90 na sollèn nè Shqipèri njè konfront midis tè Mirès dhe tè Keqes, midis Fatos Nanos dhe birit tè Sheqeres. Nano rridhte nga njè familje intelektuale qè èndèrronte njè shoqèri moderne tè stilit west europian pèr Liri Barazi Vèllazèri dhe qè e demostroi gjatè gjithè jetès sè tijè.....Nè Jetè kemi detyrime tè ndryshme por, mos tè harrojmè se jeta ka dhe kènaqèsitè e saja. Ndaj dhe Nano i ndante ato me tè tjerèt, nè njè kohè kur tè gjitha mbrapshtitè i vuante nè vetvehte! Pèr sa kohè qè drejtoi shtetin AI punoi krijoi shumè duke mbetur njè Primarus nè lidhje me paraardhèsit dhe akoma mè shumè me pas ardhèsit...Nuk ka qènè kurrè e lehtè tè bashkjetoje nè politikè me njè shpellar, e qè Nano e mundi nè çdo "duel" politik e demokratik. Ai u largua nga postet drejtuese por la njè Parti nè Unitet e tè Organizuar....Historia e Nanos do tè vazhdojè, kurse ajo e shpellorève do tè mbyllet nè dy hektar qiell !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sosialisti i vertete

                                          O Hil ! Pjesmarrja ne varrim nik eshte shprehje e dashurise apo te respektit,se po te ishte ashtu pjesmsrrja ne varrimin e Enverit ka qene shume here me e larte megjithese kishte ushtruar dhune e terror mbi ta per 40 vjet. Trashegimia e Nanos kosiston vetem ne dy gjera.Se pari sepse mbolli faren e korrupsionit dhe sedyti se i la ne dore partine me te madhe shqiptare njeriut me negativ qe ka njohur historia politike e shtetit shqiptar.Eshte pikerisht krahasimi me kete te funfit qe ben qe Nano re duket engjell dhe qe njerzit duken se kane respekt per sevdekuri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                            Vdekja e Nanos e paska nxjerre nga gjumi letargjik edhe kete gjumash Hilen e Pushtetit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Ballcamosja si Lenini ishte mesmiri !

                                              Ai vdiq shkoi atje ku kendohet dhe hidhet valle dite e nate me krimbat ... Ta kishin ballcamsur do te ishte me mire si Lenini.... ta kujtonim sa te kishim jete... Ja duroni sa te ktheje ndonje tjeter kembet nga dielli , do kemi perseri kohe te komentojme te kalojme kohen...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tahiri

                                                Per joel te krahasosh Nanon me Ramen jane dy natyra te ndryshme Rama eshte me autokrat por nga pikapamja e korrupsionit dhe si damagoge jane te dy njesoj.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje