Nga Ardi Stefa
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, ku diktatorët u gjykuan dhe viktimat u rehabilituan, Shqipëria zgjodhi harresën, bëri kompromise të heshtura dhe një “tranzicion pa ndarje”. Këtu, komunizmi nuk u shemb, u zbut. Nuk u dënua, u rimishërua në pluralizëm.
Tranzicioni shqiptar nuk pati asnjëherë ndarje me të shkuarën, por ishte vazhdimësi e saj me petka të tjera.
Kur sistemi u rrëzua në vitin 1991, shpresa e madhe ishte se do të vinte një epokë e re lirie dhe drejtësie. Por ajo që ndodhi ishte krejt tjetër: trashëgimia e diktaturës kaloi si pronë familjare nga një dorë në tjetrën.
Komunizmi ra, ra pa u rrëzuar. Ra pa llogaridhënie, pa gjyqe, pa ndëshkim moral e ligjor. Ra vetëm si fasadë, jo si sistem. Edhe sot e kësaj dite televizioni shfaq filma të asaj periudhe krejtësisht të indoktrinuar, duke vazhduar të mbjellë helm.
Në vendet e tjera ish-komuniste, diktatorët u përballën me drejtësinë, dosjet u hapën, viktimat patën zë dhe njohën qoftë edhe pas vdekjes drejtësonë, ndërsa në Shqipëri ndodhi e kundërta: ish- pushtetarët u bënë demokratë, ndërkohë që viktimat u lanë në harresë.
Fatos Nano, brenda një nate, trashëgoi Partinë e Punës së Shqipërisë. Veç emrit që i ndryshoi, nga PPSH në PSSH, nuk preku asgjë tjetër: njerëzit dhe mentaliteti mbetën të njëjtët, strukturat po ato, fryma dhe organizimi gjithashtu. Edhe në gjuhë, në fjalorin politik, ruajti termin “shok”. Dhe, mbi të gjitha, nuk pati asnjë ndarje morale me Enver Hoxhën.
Në vend që të ndante vijën midis diktaturës dhe pluralizmit, Nano e zbuti, e zbehu, e relativizoi krimin e diktaturës komuniste me një fjali që do të mbetej emblemë e një mentaliteti të përjetshëm: “I mirë, i keq, ai është ati ynë!”
Fatkeqësisht, kjo ishte vula e pajtimit me krimin.
Nga ana tjetër, Sali Berisha, që erdhi në pushtet si shpresë e antikomunizmit, nuk u shkëput asnjëherë nga rrënjët, e kaluara dhe bindja e tij ideologjike. Ai e kamufloi komunizmin rrënjosur tek ai, me një formë më tinzare: kriptokomunizmin.
Deklarata e tij famëkeqe: “Jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” ishte ishte varri i parë i demokracisë shqiptare, një akt amnistie morale për xhelatët dhe një grusht i dytë edhe më vdekjeprurës për viktimat. Me atë shprehje barazoi viktimat me persekutorët; fshiu dallimin midis atyre që vuajtën dhe atyre që i vranë. Fshiu kufijtë moralë, vrau drejtësinë drejtësia, groposi të vërtetën dhe largoi të ardhmen...
Barazia e viktimës me xhelatin ishte një goditje e rëndë për vetë themelet e demokracisë.
Ligji 7501 dhe ligjet e tjera të atyre viteve, të cilat Sali Berisha i miratoi “i detyruar”, ishin vulë juridike mbi padrejtësinë, një mënyrë për të mbajtur gjallë status quo-në e pronës, mendësisë dhe hierarkisë që kishte ngritur diktatura.
Pronat u mbajtën peng, familjet e viktimave u lanë në mëshirë të fatit, ndërsa ish- eksponentët e regjimit filluan të flisnin për “vlerat e socializmit”.
Shqipëria nuk e bëri asnjëherë dekomunistizimin, as në institucione, as në arsim, as në kulturë. Madje edhe në politikë, sot e kësaj dite, të dyja kampet ruajnë ADN-në e sistemit të vjetër: hierarkinë e verbër, kultin e udhëheqësit, propagandën e frikës dhe mungesën e ndëshkimit moral.
Kështu, në vend që komunizmi të dënohej, u rehabilitua nën petkun e demokracisë. Krimet nuk u gjykuan, sepse autorët e tyre nuk dolën kurrë nga skena, vetëm ndërruan kostumet, titujt e karriget.
Sot, 35 vite më pas, Shqipëria ende nuk e ka mbyllur atë kapitull, sepse nuk e ka lexuar kurrë siç duhet.
Varret e të pushkatuarve kërkojnë ende drejtësi, dosjet duhet të hapen e të dalin në dritë, ndërsa e kaluara ende sundon politikën, vret moralin dhe ndërgjegjen kolektive.
Në Shqipëri mungoi ndarja e qartë me krimin e diktaturës dhe vetë diktaturën. Dhe pa atë ndarje, çdo sistem, sado i ri, lind i kalbur një demokraci që ngrihet mbi heshtjen e viktimave, është thjesht një diktaturë me emër tjetër.
Hall të madh paske zotrote copë e gazetarit. E qysh ti bëjmë ato që u ndërtuan dhe u realizuan nga populli shqiptar në 40 vite. Po mirë mo copë muti, po ja mo t'ju vemë dinamitin hidrocentraleve, universiteteve shtetërore, spitaleve, akademisë së shkencave etj etj etj. Më mirë ha një copë muti, se sa ke shkruar helmin në këtë mut shkrimi.
Çfarë loqe që qenke! Mëso të lexosh, të kuptosh e pastaj të komentosh!
E verteta eshte se nuk ka patur "denim per krimet e komunizmit" per arsyen e thjeshte sepse NUK KA PATUR KRIME TE KOMUNIZMIT! Sa me shpejt ta kuptoni, aq me shpejt do shpetoni... Propaganda antishqiptare e veshur me petkun e antikomunizmit eshte nje MASHTRIM qesharak!
"Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është akt revolucionar!"-ka thene shkrimtari i shquar Xhorxh Oruell. Nëse u referohemi dy shprehjeve që gazetari u referohet si: - “I mirë, i keq, ai është ati ynë!”-siç ka thene Nano per diktatorin Enver Hoxha dhe -“Jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”-siç ne 22 mars 1992, deklaroi Berisha, deklarate që ishte në të vertete varri i demokracise shqiptare, atehere a nuk ishin keto te dyja, sidomos e dyta një akt amnistie morale për xhelatët dhe një grusht i dytë edhe më vdekjeprurës për viktimat? Në kuptimin që në keto 35 vjet nen drejtimin e komunisteve Nano dhe Berisha, qe diktatori i fundit komunist R.Alija i delegoi, njërin te PS dhe tjetrin te PD, (dy gjysmat bajges PPSH, qe rota e historise e ndau në mes , sipas D.Agolli), per te zbatuar platformen e tij famekeqe katoviciane, qysh prej atyre fillimeve kur i kane thene ato, a nuk ka ndodhur vertet ashtu? Atehere meqe kam bindjen dhe shpresoj jo vetem unë, se ashtu ka ndodhur, pse na djeg kjo e vërtetë?! Në fund të fundit qorrat, si të tillë, nuk kane pse verbohen nga drita e së vërtetës.
Ik e pall, rri e bjeri kazmes ne Greqi. Po ben edhe filozofin
Çfarë loqe që qenke! Mëso të lexosh, të kuptosh e pastaj të komentosh!
ik ore Legen:Pse nuk Denohen KRIMET e "Demokracise"????????Pse nuk Denohen Shkaterruesit e Shqiperise???????????
Çfarë loqe që qenke! Mëso të lexosh, të kuptosh e pastaj të komentosh!
Ke shkruaj dhe ke bere nje analize shume te sakte, ate qe do ta thoja edhe une , ate qe evthote me ze te larte realiteti i sotem por…….. NE JEMI NJE POPULL KU SHUMICA NUK KA SHTYLLE KURRIZORE. DHE QE AKOMA NUK I JANE SHERUAR DUART NGA PLAGET QE MOREN NE DIKTATURE NGA DUARTROKITJET DHE JO ME T’ I NDRYSHOJE MENDJA. Prit edhe pak se seshpejti do te na vije edhe ILIR HOXHA PERSERI NE PUSHTET dhe atehere do te bjere ne “ QETESI” ky milet se ky popull eshte mesuar me diktature, prandaj te ikim sa me larg se po na zen diktatura prap brenda.
Rruaj shtyllen kurrizore se te duhet qe te mbash mire dhe forte ata te huaj qe do te te hypin siper te kam rixha.
Ne çdrejtim nuk eshte distancuar ky sistem me ate te shkuarin ore b.q?Ne pabarazine shoqerore?Ne nivelin arsimor?Ne zhvilimin indrustrial dhe bujqesor?Apo ne ate arsimor dhe shkencor?Eshte e verete qe vemje si puna jote padyshim qe ne ate kohe ishin te ralle ku kembes i thuhej kembe dhe jo dore si sot.Ku injorantet dhe llumi i shoqerise ka zaptuar intitucionet dhe eshte ulur kembekryq duke dhene receta per jeten. Te krahasosh sot njerezit me ideal,qe kontribuan dhe dhane jeten per kete vend me kete klase politike qe sot ka shitur gjithçka ne interes te familjeve te tyre do te thote qe ose je debil i lindur ose je miop dhe me siguri qe ate kohe e sistem e ke ndigjuar apo lexuar nga literatura te huaja qe pasi i vodhen gjithçka i vune zjarrin dhe e shurosen kete vend me pseudointelektuale ap gazetaruc plepash. Me thuaj sot kush eshte ajka e ketij vendi e kombi,ordinere si Mul Noket e koompani qe sot gezojne prajsen ne pasuri maramendese ne kurriz te ketij populli qe shurren dhe dasmat i bejne ne Vatikan dhe lagin kendej kete popull qe s,kane asnje ndjenje kombetare e akoma me pak Shqiptarie.Nese ne ate sistem diktatura ishte e shumices mbi pakicen sot ne dhjemokra-cia kemi diktature te pakices mbi shumicen. Nese ne ate sistem te sigurohej jeta e perditeshme me gjithçka duke patur barazi shqerore dhe duke te thene qe mos ha mut se futesh brenda,sot ne dhjemokraci thuhet qe jeten e perditeshme,strehimin siguroje vet dhe ha mut sa te duash si puna jote or gazetaruc kazani.
Çfarë loqe që qenke! Mëso të lexosh, të kuptosh e pastaj të komentosh!
Nderro kaseten o analfabet funksional!
Edhe Rusia po keshtu asht. Populli ruse ende nuk ka mundur te shtrohet ne demokraci. Ne Rusi dhe Shqiperi ja kaluan teknokracise(!) pushtetin('intelegjences' qe kishte pregatitur Komunizmi). Vala duket sikur iken por kthene dhe pake me e fuqishme. Ne rafte Cari i Kuq i kremlinit dhe te frymemarre lirisht populli ruse edhe keta tanet atehere do ta lene fushen e qeverisjes . Ukraina do ta lodhe Rusine deri ne ate pike qe te mundesohen forcat e djathta(!) demokratike t'i vene poshte teknokratet komunist. Komunizmi do denohet dhe edukohet njelloje si fashizmi. Lufta e dyte boterore nuk ka mbaruar. Ra dhe u rregullua njeri ekstrem, do te bjere dhe rregullohet dhe tjetri; Forcat e emancipuara te botes per kete punojne.
Forcat e djathta jane "forcat e emancipuara"? Cfare shkruan mor idiot i lumtur, po ti s'di nga lidhet gomari mor teveqel!
Jam 100% me komentin e. Brezi para 90 . Por do te shtoja qe pas 90 u realizua ENDERRA e vjeter e armiqeve te ka hershem te SHQIPERIS , dhe kjo fale MIKUT te tyre Sali Berisha qe shkaterroj çdo gje ne te gjitha arteriet e JETES qe injorantet dhe kriminelet jane ngritur ne piedestal . Qe mohojne gjakun e atyre qe dhane jeten per liren qe gezojme une dhe ti Ardi .Paske merak dhe filmat si disa IDJOT te tjere dhe ti nuk te pelqekan , mos i shiko ,ka shume qe na pelqejne dhe duam ti shikojme . Ke te shikojme filmat apo pjeset teatrale te tanishme me nje nivel shume te ulet interpretimi.
Mjerë ti...
O analfabet, shiko ate qe ke perbelle ne pasqyre dhe bej gallate, se eshte trupeshk...
Kur te denohen krimet e demokracise qe brenda 35 vjet jane bere krime sa lufta ne VIetnam me amerikanet. Kane lajthitur keta njerez. Kush do denohet, une? Saliun aty e ke komunist dhe kriminel ne komunizem, krimenel, hajdut dhe tradhetar ne demokraci, rruaji bythen, Naim, He denoje ! Rri ore rehat se ne kete sistem po zhduket njeriu fare? por ju jeni bere si kuçedra duke denuar komunizmin per te mos folur per krimet e demokracise kriminale dhe zhdukese te njeriut fare.