Ermal, beteja më e vështirë nuk është pasuria, por të ngelesh njeri

1 Nëntor 2025, 12:25Blog TEMA
Ermal, beteja më e vështirë nuk është pasuria, por

Nga Ermal Peçi

Kur lexova deklaratën e Ermal Mamaqit se “të varfërit meritojnë të jenë të varfër”, mendova ta çoja këtë fjali në një univers paralel, por jo shumë larg, diku në Shqipëri. Vetëm mjaftoi imagjinata që t’i ulja dy karrige përballë: në njërën Ermali i pasur; në tjetrën Ermalin e dikurshëm. Njëri me kostum që shkëlqen dhe i rrethuar nga aureola e motivuesit, ndërsa tjetri me bluzë të thjeshtë që ka parë më shumë dimra se premtime.

Biseda nisi:

Të varfërit meritojnë të jenë të varfër, tha Ermali i pasur, me atë buzëqeshjen e gëzuar të seminareve motivuese.

Ermali i varfër ngriti sytë ngadalë, me shikimin e dikujt që ka parë më shumë dyer të mbyllura se mundësi: Po kush të tha ty që unë s’u mundova?

I pasuri qeshi lehtë, si në një TED Talk të improvizuar në Pallat të Kongreseve: Duhet më shumë energji, më shumë fokus, më shumë “vizualizim”. Në Amerikë kështu funksionon edhe në filma!

Po këtu nuk jam në Amerikë as në filma, o burrë, i tha i varfëri. Këtu jam në Shqipëri. Këtu kur vizualizoj të ardhmen, më del përpara një derë partie, jo një derë suksesi.

I pasuri nuk u dorëzua: Duhet të çohesh herët, të sakrifikosh, të shohësh videot e mia motivuese dhe të atyre si unë!

U çohem që në 5, i tha i varfëri, jo për milionat, por për të kapur urbanin. Energjinë e kam, por sistemin nuk e kontrolloj dot dhe më duhet të kujdesem për familjen.

Ermali i pasur u mendua pak. Pastaj, si për të hedhur kripë në plagë: Epo, kush do, ia del!

I varfëri qeshi hidhur: Ti kur deshe, pate edhe një shans. Unë kur dua, më del një tender, një mik, një listë e mbyllur, një derë që hapet vetëm me kod, jo me punë. Këtu dëshira nuk mjafton duhet autorizim dhe “pakte me djallin” 

Problemi nuk është që Ermal-i i pasur ia doli. Bravo i qoftë. Problemi është që që njerëzit e drejtë nuk e kanë gjetur veten për të bërë pakte, për tu bërë fasada dhe për të dhënë leksione pasurie. 

Këtu suksesi nuk vjen vetëm nga djersa vjen nga dera. Dera nuk hapet me “fjalë motivuese”, por me marrëveshje e fat dhe shumë të vërteta që nuk thuhen në ekran.

Varfëria nuk është faji i të varfërve. Faji është harresa. Sidomos kur harron kush ishe dje dhe sot u ligjëron të tjerëve me ton autoriteti, sikur hallet e tyre janë mungesë dëshire, jo mungesë shteti dhe rrethanash apo fati.

Ermali dhe Ermalat e tjerë që motivojnë duhet ta kuptojnë se në këtë vend, nuk është beteja më e vështirë të bëhesh i suksesshëm. E vështirë është të mbetesh njeri!!!

14 Komente

  1. k
    kacidhja

    O i nderuar Ermal Peci ajo qe thua eshte plotesisht e vertete,por po kaq e vertete eshte se po mbeti njeri je i destinuar te mbetesh i varfer. I ndjeriA rben Duka e thote me vargje shume bukur---...jam burr koti fare koti --- se ne vendim tim te mjere --- kush vjedh eshte burr i zoti.Midis tyre dhe Mamaqi.

    Përgjigjjuni
    1. l
      llazi usa

      Mamaqin te pasur e beri pi….. se nje qaf pa lare ka qene.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kacidhja

      O i nderuar Ermal Peci ajo qe thua eshte plotesisht e vertete,por po kaq e vertete eshte se po mbeti njeri je i destinuar te mbetesh i varfer. I ndjeriA rben Duka e thote me vargje shume bukur---...jam burr koti fare koti --- se ne vendim tim te mjere --- kush vjedh eshte burr i zoti.Midis tyre dhe Mamaqi.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacidhja

        O i nderuar Ermal Peci ajo qe thua eshte plotesisht e vertete,por po kaq e vertete eshte se po mbeti njeri je i destinuar te mbetesh i varfer. I ndjeriA rben Duka e thote me vargje shume bukur---...jam burr koti fare koti --- se ne vendim tim te mjere --- kush vjedh eshte burr i zoti.Midis tyre dhe Mamaqi.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i ndjeri mamaqka

          Mamaqka, qysh kur u be i pasur, filloi te flase me mullaqe, dukey qe atje e ka mbjelle dhe faren e trurit te tij.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi

            O Ermal more Ermal Se c’me ka zene nje hall Kur shohe ca tipa si ti Me vine te vjellat seri

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramadan kafsha

              Eh sa veta para E.Mamaqit kanë marrë super xhiro?! Nuk është ky i pari. Dhe askush nuk do ja mbushë mendjen Mamaqit që e ka gabim. Do vijë koha dhe do e kuptojë vetë që gjithçka ishte iluzion. Zhgënjimi i madh do vijë. Pini çaj dhe prisni.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Po e ka thene Ermiti , nuk ka vend per diskutim.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xxx

                  Bravo, shumë i shpifur është Mamaqi në çdo gjë që bën, dhe humori i tij bajat...i vjedhur

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Epirioti II

                    "Ermalat duhet ta kuptojnë se në këtë vend, nuk është beteja më e vështirë të bëhesh i suksesshëm. E vështirë është të mbetesh njeri!!!" ...Goditje perfekte ne shenje.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Skelari

                      Une mendoj qe e verteta mund te jete diku ne mes, jo bardh' e zi, sic thote Mamaqi apo Peçi. Nuk do thoja shprehjen i varfer, por do thoja me mundesi dhe liri ekonomike te ulet... Perveç rrethanave te veshtira qe permend Peçi, nje mase te rendesishme ze energjia qe investon kur perpiqesh te hysh ne tregun shoqeror. Ka hapesira te luftosh tregun e sherbimeve private, dhe me kalimin e kohes te shpreblehesh. Kuptohet, ne hapesiren e pushtetit politik e administrativ duhet ai pakti i ndyre apo te lindurit me rrethin e caktuar, por ne sherbimet private tregu eshte relativisht me i drejte. Fatkeqesisht ata qe jane me te talentuar (dhe me te civilizuar dhe empatike) jane prej natyre me pak agresive e me pak energjike (e natyrshme, paraardhesit e ketij geni jane lodhur me pak per te mbijetuar) sesa ata me pak te talentuar e te pacivilizuar. Por ne kete jete luftojne te gjithe per te dale siper, dhe rregullat e lojes nuk jane si rregullat e fizikes, te ngurta. Secili lufton me mjetet qe mundet.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haka Tekizoti

                        Mamaqi do ta kuptojë vetëm ditën e fundit, ashtu siç e kuptoi Stiv Xhobs (Mamaqi le t'ia shkruajë emrin siç i shkruhet në anglisht). Në të sëmës do të venë edhe të gjithë ndyrësirat që nëpërmjet ndyrësive janë bërë të suksesshëm. Dhe ndyrësia më e madhe e këtyre ndyrësirave nuk është pse nuk tregojnë se sa e ku e kanë shitur veten për të vënë para (me demek për të arritur suukses), por sepse, duke e fshehur këtë fakt, shtiren sikur suksesin (nënkupto paranë) e kanë arritur me zotësira mbinjeriu, pikërisht atje ku njeriu e ka të pamundur të jetë i ndershëm dhe t'i përdorë energjitë e aftësitë e tij pa pu penguar nga askush, pra pa u penguar nga Mamaqka e ata si Mamaqka.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maksi

                          Kur dhe mama....qi ben te zgjuarin kjo nuk ka vend ku te ri!! Ne kete vend kalamajte llapaqene dhe zagare rugesh bejne moral!!! Shikoni mire ore njerez se nga buron pasuria e ketij homos mama ...qi , ndofta nga burime te mireinformuara te fustaneve te nuseve....cpo na degjojne veshet , e cnuk na shohin site.......!!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mamaq te varfer jane ata qe skane asgje pervec par

                            Nuk e meriton askush te jete i varfer, por mes te varferit te ndershem qe jeton gjithe jeten duke i pikuar djersa dhe te pasurit qe pasurohen pa u lodhur, pa punuar pune te mirefillte, padyshim qe ai i varferi eshte shume here me mire sesa ty.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje