Vesi i bukur i Fatos Nanos

1 Nëntor 2025, 08:50Blog TEMA
Vesi i bukur i Fatos Nanos

Nga Astrit Patozi

Fatos Nano iku sot nga kjo botë, ndoshta pa ndjesinë se po përcillte në amshim edhe përpjekjen e fundit serioze për një Shqipëri liberale, pa bardhezinë e nëmur të ndarjes spekullative dhe qesharake mes patriotëve dhe tradhtarëve, mes engjëjve dhe djajve imagjinarë, që e duan dhe e urrejnë atdheun.

Një mallkim, që e ka shoqëruar këtë komb prej më shumë se një shekulli dhe që, me sa duket, do ta ndjekë edhe për shumë kohë akoma.

Tani, që ai nuk është më, e kemi më të lehtë të shquajmë kontrastin me pothuajse të gjithë të singjashmit e tij, të cilët e kanë parë politikën si një kalë, ku hipet një herë për të mos zbritur më kurrë, dhe kjo për mua nuk është pak.

Ajo, për të cilën ai mund të akuzohet sot e përgjithmonë, është ndoshta vesi më i mirë i karakterit të tij me shumë dritë-hije, gjithnjë sipas legjendave.

Sepse për mua Fatos Nano ishte i vetmi kryepolitikan i këtij vendi, që nuk e mori kurrë seriozisht pushtetin e vet.

Ndërkohë që pothuajse të gjithë të tjerët, përpara dhe pas tij, bënë të kundërtën, dhe në shumicën e rasteve, për të zezën e Shqipërisë.

12 Komente

  1. L
    Lani

    Deri dje e keni sha I keni there hajdut. Ka doli I mire tani

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Megjithate, kjo është eulogia më e thjeshtë dhe me e bukur per Faros Nanon, nga dikush qe e ka patur kundershtar politik. Ka thene vetëm nje te vërtetë. Dhe Astrit Patozi hyn tek njerezit e ekuilibruar qe kane qenë ndonjehere ne PD. Prandaj edhe nuk është me atje. Tani ne PD ka vetëm plehra. Dhe nje kosh plehrash gjithmonë qelbet erë e keqe. Ndyresira me e madhe është Saliu, ndersa te tjerët janë kontorno qelbesirash. PS-ja është si ai dollapi qe kemi poshtë lavamanit. Asgjë nga ato nuk hahet, por, hajt mo, janë gjera te perdorshme. Dhe perpara koshit te ndyrë te plehrave, ai dollapi poshte lavamanit duket lule.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rruga e Durresit

      Fjale me mend. Liberal dhe Tirons. Nje njeri i mire.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murrua i Tropojes

        Une Fatos Nanon as e kam urryer as e kam adhuruar si pushtetar. Fatosi ishte nje liberal i skajshem qe nuk duhet te ishte ne pushtet. Nen drejtimin e tij pothuajse u legalizua korrupsioni. Kishte fjale sikur Nano kishte thene qe korrupsioni eshte lubrifikant i kapitalizmit.Te gjithe e pranojne qe Nano gjithashtu ishte i korruptuar dhe prandaj nuk e pranuan per president te vendit. Solli deme duke mos mderhyre nda ndertimeve pa leje dhe rrumpalles qe la Balashi i Tropojes. E mira e til ishte se nuk ishte barbar, kishte njerzillek dhe nuk e perdori pushtetin per tu hakmarre. Aq i bute sa fali Balashin e Tropojes. Megjithate kjo eshte jeta. Vjen fundi. Per mua Nano nuk iku nga kjo bote si njeri i urryer, por as si nje njeri qe do ti mungoje ndonjerit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tokesori

          Po ky tipi, cfare e ka kete menyre te shkruari?! Te mendosh se hapesiren publicistike e ka te mireqene. Ky ton paternalist e plot pompozitet tregon edhe njehere pse Shqiperia nuk funksionon dhe nuk ka per te funksionuar kurre, sepse fatkeqesisht si ky ka me mijera dhe ja kane marre shpirtin ketij populli. Shkruaj si tokesor o zoteri, leri manifestet e testamentet filozofike. Me prishe kafene e mengjesit qe gjefsh belane.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            Tokesori, mis u merzit vëllai. Do flas unë me Astritin, dhe do t'a bëj per nje lek do t'a bëj. Qysh ore të prishi ty kafen e mengjesit? Ti per ate kafe rron. Mbasi pi ate kafe ti, nje mut bën gjithe ditën, dhe mezi pret mengjezin tjetër te push ate kafe. Del ky edhe ta prish edhe atë. Opo lere, u prish njerezia fare. Nuk kanë më respekt as per per kafenë e tjetrit.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Real

            I perjetshem qofte kujtimi per nje burre me trup te vogel,por me mendje gjigande. Namik Hoti ishte Ai qe skanoi politikanet shqiptar,kur tha qe ato kur hipen ne Kalin e pushtetit nuk ndigjojne me te zbresin, vetem po ju vrave Kalin ikin. E provuam ne 97 me doktor rrumpallen qe u desh vrasja e Kalit, shkaterrimi i shtetit qe doktor rrumpalla te shporrej nga pushteti. Dhe u desh nderhyrja e Fatos bixhozit qe u mundua ta riciklonte kete monster ne pushtet ,dhe Ai te rikthehej me 2005. Po kete “ merite “ pse nuk ja permendni ketij bixhozxhiu qe u largua nga jeta ? Dhe te kthehemi perseri tek i madhi Namik. Si doli parashikimi i tije edhe per kohen qe po jetojme . Vazhdon pallosha i ripjelljes te deliroje ne pushtetin e vjedhjeve qe po i ben Shqiperise. Eshte krye hajni me kohen me te gjate ne kry te qeverise, dhe nuk ka ndermend te zbrese nga Kali i pushtetit. Dhe qe te provohet profecia, mos duhet qe Ky delirant te largohet nga pushteti vetem duke i vrare Kalin ? Mos o Zot !

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iso

              astrit! Sado mire te flasesh per Fatosin,ti je nje kurve e sali kopilit.Te them sepse e kam nje histori me ty kur ishe kryeredaktor i nevojtores rd dhe aty te njoha qe ishe thjeshte nje baxhelle e kryebaxhelles sali vuku.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Respekte

                Ky Po. Ky është koment. Nga nje njeri që e ka njohur nga afër. Keto janë gjera per t'u komentuar, dhe jo futja kot kodra mbas bregut. Se keshtu kur shkruan ky Astriti.duket si deli burrë, por vetëm ata qe e njohin e dinë.

                Përgjigjjuni
              2. Y
                Ylli

                Boll me Tosin,ngushelloni familjen dhe kaq mos na e beni hero se e dime si punoji.Keshtu do beni dhe kur te vdes Sala do ta beni sikur ka vdekur skenderbeu.Na hapet barkun me keto.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Angolo

                  kur the vesi i bukur mendova se deshe ta justifikoje si shok kazinoje, po varitrapin u mesuam me keto karthithjet pas vdekjs, mbajeni mire se mos kapni nja vile te xhoi rezidence

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    "Sepse për mua Fatos Nano ishte i vetmi kryepolitikan i këtij vendi, që nuk e mori kurrë seriozisht pushtetin e vet."ja dhe patozi i shkretë nuk mund të shkëputet nga mentaliteti i politikanit shqiptar!!ai e merr "me seriozitet pushtetin e tij"!bën gjithçka për ta mbajtur!nuk e lëshon kurrë,pavarsisht se nuk ka pasur mundësinë ta ketë i vetëm në dorë!!nuk e tha kot namik hoti në fillimet e ndryshimeve,e kishte për saliun,por koha tregoi se të gjithë ishin njëlloj"sali,ne të veriut po nuk na vrave nuk zbresim nga kali"!!patosi nuk pati fatin të ishte në kalë!nuk e la saliu,e aq më pak naltgjatsia e tij!!këta çfardo të bëjnë nuk janë në gjëndje të fshehin atë që kanë në shpirt!!punë botkuptimi!e botkuptimi nuk të lë të ndryshosh!të bën diktator dhe kur nuk ke pushtet!të paktën mban gjallë diktatorët me shpresë që një ditë të jesh dhe ti i tillë!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje