Nga Auron Tare
Dy javë më parë në Tiranë, Ambasada britanike me nje ceremony te thjeshte por mjaft domethenese, nderoi nje rreshter te humbur diku ne malet e Jugut shqiptar gjate Luftes se Dyte.
Nderimi per ushtarin Peter Twiddy, edhe pse kaq vitesh nga kjo perleshje Boterore, tregon me te vertete respektin qe kombet e civilizuara kane per herojte e tyre.
Dy jave me pare, u nda nga kjo bote Pilo Shanto nje figure shume pak njohur per publikun shqiptar por nje personalitet shume i rendesishem per shtetin shqiptar dhe per historine shqiptare te Luftes se Ftohte.
Pilo Shanto, ne vitet 50 ishte nje nga figurat kryesore te zbulimit te jashtem shqiptar (pjese e sherbimit sekret) te cilet me nje profesionalizem te rralle krijuan dhe zbatuan disa radioloja kunder zbulimeve me te rendesishme boterore ato anglo amerikane.
Aq te suksesshme ishin keto operacione nga pikepamja profesionale sa qe me renien e Murit te Berlinit, protagonistet e ketyre betejave ne kampin “humbes” folen me mjaft respekt per kundershtaret e tyre te dikurshem.
Shanto ishte pjese e nje brezi qe besuan ne nje ideologji e cila deshtoi ne gjysmen e botes, por edhe pse pjese e kesaj ideologjie ai ishte nje patriot shqiptar i cili luftoi ne nje front te padukshem per mbrojtjen e integritetit territorial shqiptar.
Per ironi te fatit ai kaloi pleqerine e tij ne Virginia shume afer zyrave te spiunazhit amerikan ne Langley. U nda nga kjo bote i harruar dhe fatkeqesisht vendi per te cilin ai dha aq shume, as nuk e nderoi dhe as nuk permendi si per te mbeshtetur mendimin se Shqiperia i harron gjithnje heronjte e saj.
ate loje e beri partia me shokun Enver ne balle,
Heronjte shqiptare jane sali Birishi, edi , monalikja, sali lusha, motrat vokshi, sudja, karmina, çufo, majmuni Hirko, bujar qamili!
Nder e respekt për birin e Vunoit, operativin zbulues, të madhin Pilo Shanto. Akademia e sigurisë, do ta kishte për nder, në se do të kishte emrin e këtijë burri të mënçëm.
Ngushellime familjes, te afermve, miqve dhe fisit te te ndjerit Pilo SHANTO! I ''qofte i lehte sheu dhe stina, I lehtë moti dhe suferina!'' Eshte e vertete gjithçka, qe z. Auron Tare shkruan per nje hero te heshtur nga me te rrallet e Shqiperise dhe te atij sherbimi, ku Pilo Shanto ka lene gjurme te pashlyeshme atdhetarie, perkushtimi dhe heroizmi ndaj popullit dhe Atdheut. E turpshme dhe keqardhje per institucionet tane shteterorë, qe i kalojne gjerat ne heshtje per shkak te shkalles se ulet te CIVILIZIMIT! I paharruar emri dhe vepra e te ndjerit Pilo Shanto!
Nuk është as i pari as i fundit sa njerez kanë berë për ketë vend dhe nuk njihen
AURON JU SHPRE RESPEKTIN PER CFAR SHKROVE PER NJE HERO NE PUNEN E PRIFESIONIN E SHEFIT TIM I PA HARRYARI PILO SHANTO.KETO FIGURA ISHIN DHE MBETEN HERONJT E HESHTUR. PO KUSH DHE KUJTE TJA U THOSH.SISTEMI I QELBESIRAVE BEN DESHMORE DHE HEROJNE TERRORUSTET,DIVERSIONISTET DHE SPIUNET E GJITH KALLEPEVE QE NUK KAN DHENE AS GJE PER ATDHEUN,PERVEC SHKATERRIMIT TIJ.LAVDI DHE INPERJETSHEM PILO SHANTO.
Kjo "monedhë", në fakt ka më shumë se dy anë. Heroi këtu është ushtaraku britanik i rënë shumë larg vendit të tij, në një tokë të huaj për lirinë e shqiptarëve. Kurse ky shoku Pilo ka qenë thjesht një operativ që bashkë me shokët e tjerë bënë atë punë për të cilën paguheshin: mbrojtjen e atdheut nga armiqtë e jashtëm dhe veçanërisht nga ata të brendshëm. Britaniku vdiq ndoshta në moshë të re, kurse Pilua u plak duke pirë Coca-Cola e duke parë Lakers në USA. Piloja me shokë përfundimisht dështuan në mënyrë spektakolare dhe ky tipi në atë Perëndim që paska luftuar prej kohësh shkoi e gjeti strehë dhe vdiq.
Britaniku: i lindur në Londër, erdhi në Shqipëri si vullnetar, ra dëshmor në moshën 22-vjeçare, në malet e Shqipërisë së Jugut. Shoku Pilo: i lindur atje ku ha pula gurë, i shërbeu kombit si rrogëtar, s'la gjë pa thënë për Amerikën, akuzohet nga të përndjekurit politikë, vdes në Amerikë, si shtetas amerikan, duke marrë pension amerikan. Problemi në këtë artikull nuk është p.sh. habia për liberalizmin e tepruar të administratës amerikane, por zelli i amerikanit A. Isa Tare për barazimin e këtyre dy figurave. Por, siç thonë në atdheun e ri të Tarikut, "the dog is ok, the owner..."
Pergezime z. Tare per respektin e shprehur ndaj nje personaliteti te sherbimit inteligjent shqiptar sic ishte Kolonel Pilo Shanto. Por doja te beja dy saktesime. Pilo Shanto ka kater vjet qe ka nderruar jete dhe jo dy jave me pare. Se dyti. Ai nuk ka qene nje nga figurat qendrore te zbulimit te jashtem, por zv. drejtor i kunderzbulimit. Zbulimi nuk quhet i jashtem, sepse ai jashte vepron, por Zbulimi Politik. Ai vertete jetonte ne Amerike prane femijve, por amaneti i tij ishte te varrosej ne Vuno. Dhe femijet e tij nuk nguruan te plotesonin amanetin e babait. Ndaj dhe kur u percoll ne banesen e fundit, nje miku i tij i kushtoi keto vargje: Ike barba Pilo, ike Ne Vuno erdhe te prehesh Poshte Mjegulloshit ku linde Ketu te vendi rrufeve. Ne Vuno ku do te tretesh Prane ullinjve shekullor Me rrenjet e tyre do pleksesh Per te mbetur jetesor. Nen ullinjte simbol i paqes Permbi Jalin e kristalt Koka mbeshtetur te malet Dhe i shtrire me ballin lart. Sot, ne emer te antikomunizmit, nderohen te tredhurit e zbulimeve te huaja, ndersa burra si Pilo Shanto, qe sakrifikuan per ti sherbyer sigurise publike e asaj kombetare, anatemohen. Por e verteta zhytet, por nuk mbytet!!