Fatos Nano, i burgosuri politik i Sali Berishës që me quante “Karleto”

1 Nëntor 2025, 17:09Blog TEMA
Fatos Nano, i burgosuri politik i Sali Berishës që me quante

Nga Carlo Bollino

“Të fala Karletos.” Mjaftoi kjo fjali, me atë buzëqeshjen e tij ironike dhe duart e lidhura me pranga, për të forcuar dyshimet e Sali Berishës ndaj meje, dhe për ta bërë të më urrejë për gjithë jetën. Ishte korriku i vitit 1995. Unë jetoja në Tiranë prej dy vitesh, dhe presidenti Sali Berisha e kishte vendosur tashmë sëpatën e tij të hekurt mbi gjithë vendin, duke marrë nën kontroll të plotë edhe sistemin e drejtësisë. Ai e quante këtë demokraci, por në të vërtetë nuk kishte asgjë demokratike, përveç emrit që kishte vënë partisë së tij. Lideri i vetëm vërtet demokratik në atë kohë ishte Fatos Nano, ndaj Berisha vendosi ta eliminonte.

Fatos Nano, i cili kishte qenë kryeministri i fundit i një Shqipërie komuniste dhe i pari i një vendi pluralist, përfaqësonte krahun më liberal dhe të moderuar të ish-Partisë së Punës, e cila sapo ishte rithemeluar me emrin Partia Socialiste. Vetëm një vit pas formimit të qeverisë së parë të Partisë Demokratike, Nano, atëherë udhëheqësi i opozitës së re, përfundoi në burgjet e doktorit. Arrestimi i tij u krye nga Fatos Dervishi dhe nga Genc Gjokutaj, një prokuror i ri i Tiranës, që menjëherë u vu në shërbim të Berishës, dhe që sot ne fakt (2025) është avokati i tij mbrojtës.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua me akuzën për korrupsion në një çështje që në atë kohë u quajt “skandali i ndihmave italiane”. Ishte fjala për një ngarkesë ndihmash humanitare me vlerë 20 miliardë lireta, dhuruar nga qeveria italiane për atë shqiptare (në kohën kur qeveria drejtohej nga Nano) përmes kompanisë “Levant Co” nga Bari, e afërt me Partinë Socialiste Italiane dhe me disa lidhje të dyshimta edhe në Shqipëri. Edhe prokuroria e Romës hapi një hetim për këtë çështje, i drejtuar nga prokurorja Evelina Canale, por në Itali, pas verifikimeve të gjata, çështja u mbyll dhe të gjithë u shpallën të pafajshëm. Në Tiranë, me të njëjtat dokumente dhe për të njëjtën çështje, Fatos Nano u dënua me 12 vite burg. Në trupin gjykues që e dënoi, bënte pjesë edhe Gjin Gjoni, sot deputet i Partisë Demokratike i mbështetur nga Sali Berisha.

Ishte 30 qershori i vitit 1995, saktësisht dy vite pas arrestimit të Nanos, kur në redaksinë time në Tiranë mbërriti lajmi se hetimet në Itali kishin përfunduar me konkluzionin se nuk kishte pasur asnjë abuzim. Sali Berisha kishte nisur prej kohësh të kërcënonte jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe gazetarët. Edhe unë vetë isha bërë objekt i një fushate të egër mediatike dhe përjetoja një linçim publik që ai e përdor edhe sot si metodë, jo vetëm ndaj meje. Faji im, atëherë si sot, ishte që konsiderohesha një gazetar tepër i pavarur.

Lajmi që në Itali “skandali i ndihmave për Shqipërinë” ishte mbyllur, ishte një ''bombë'' për Tiranën, ku pikërisht ato ditë po zhvillohej nje procesi i apelit për Fatos Nanon: një proces i manipuluar nga Berisha, i cili si çdo diktator donte t’u jepte abuzimeve të tij një fasadë ligjshmërie. Menduam gjatë në redaksi se çfarë të bënim me atë lajm, të vetëdijshëm për rrezikun. Por në fund, si gjithmonë, bashkë me kolegët e mi shqiptarë vendosëm se e vërteta duhej botuar. Ne data 2 korrik e publikuam në faqen e parë të “Gazeta Shqiptare”, me pak rreshta dhe me titullin: ““Italia mbyll hetimet për ndihmat”. Vetëm ne e kishim këtë si lajm.

Gjyqtarët e apelit prisnin udhëzimet e Berishës për vendimin ndaj Nanos, por ai, si gjithmonë, u tregua pa mëshirë. Nano-s iu refuzua lirimi, megjithëse sipas kodit të ri ai e meritonte një shkurtim të dënimit. Ishte në dalje të sallës së gjyqit, kur, duke parë gazetarët e mi, Fatos Nano më drejtoi atë përshëndetje: “Të fala Karletos.”

Fatos Nanon e kisha takuar vetëm dy herë para arrestimit të tij, por fryma e tij liberale, italishtja e rrjedhshme dhe hapja mendore e tij pa komplekse edhe ndaj të huajve, kishin krijuar mes nesh një marrëdhënie të sinqertë, sado sipërfaqësore. Nuk isha miku i tij, as nuk ndihesha politikisht pranë tij, por ishte e bukur dhe befasuese mundësia për t’ia thënë këtë pa rrezikuar asgjë. Ajo thirrje “Karleto” (Carletto në italisht përdoret me përkëdheli ndaj më të vegjëlve me emrin Carlo) tregonte një simpati që as vetë nuk e kisha menduar, ndoshta i isha dukur më i ri nga sa isha në të vërtetë.

Por për mendjen paranojake të Sali Berishës, të fiksuar pas “grupeve armiqësore” (një fiksim tipik stalinist i trashëguar nga Enveri), ajo shprehje miqësore e bërë publikisht u duk si prova e një komploti të rëndë. Në mendjen e tij të deformuar, edhe publikimi i atij lajmi, që për mua ishte vetëm një detyrë profesionale, për Berishën ishte pjesë e të njëjtit komplot. Kontrasti mes mbylljes së hetimeve në Itali dhe dënimit në Shqipëri për të njëjtën çështje ishte domethënës, por jo më shumë se kaq. Megjithatë, në veshët e Berishës, tingëllonte si një kërcënim i rrezikshëm për imazhin e tij si politikan reformator e demokrat që donte të sajonte. Me kalimin e kohës do të zbuloja se artikulli im në fakt rrezikonte të nxirrte në dritë një mashtrim shumë më të rëndë që Berisha dhe gjyqtarët e tij kishin kryer. Nga mbi 3.000 faqet që përbënin dosjen italiane, e cila ishte mbyllur me arkivim, prokuroria e Tiranës kishte veçuar vetëm 300, duke hequr të gjitha ato që provonin pafajësinë e Fatos Nanos dhe të hetuarve italianë. Po të ishte zbuluar kjo, mund të kishte shpërthyer një skandal shumë më i madh, sepse pikërisht ato ditë diskutohej anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, një ngjarje e jashtëzakonshme për imazhin demokratik të vendit që Berisha po përpiqej të ndërtonte.

Mbaj mend ceremoninë e organizuar për të festuar anëtarësimin në ish-pallatin mbretëror të Durrësit: isha i ftuar, por rreth meje mbretëronte akulli. Njerëzit e Sali Berishës, përfshirë ata që deri atëherë kishin ruajtur me mua një marrëdhënie minimale, më mbanin në distancë sikur të isha i infektuar nga murtaja. “Italiani Karleto” nuk ishte më i mirëpritur nga despoti i ri demokratik. Pas disa ditësh, u shpalla person “non grata”. Lideri i opozitës shqiptare qëndroi në burg edhe për dy vite të tjera, derisa u lirua jo me dëshirën e Sali Berishës, por pas revoltave të shkaktuara nga falimentimi i firmave piramidale, një tjetër krim për të cilin Berisha nuk ka paguar kurrë.

Fatos Nano ka qenë i burgosuri i parë politik në demokracinë e re shqiptare, siç është njohur nga shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International. Ta kujtosh në ditën e vdekjes së tij është një detyrim për t’i bërë nder një pjese të historisë sonë dhe për t’u kujtuar atyre që bëjnë sikur nuk e dinë se kush ka qenë në të vërtetë Sali Berisha, ai që sot paraqitet si viktimë e drejtësisë dhe simbol i lirisë, ndërkohë që ka kurajën edhe ta lavdërojë Fatos Nanon me një cinizëm të turpshëm. 

E kam njohur më mirë Fatos Nanon në vitet pas lirimit të tij, dhe megjithë padrejtësinë që pësoi (padrejtësi që ndoshta ndikoi edhe në sëmundjen e tij), nuk e dëgjova kurrë të shprehej me urrejtje apo dëshirë për hakmarrje. Një nga meritat më të mëdha të Nanos ishte pikërisht kjo: në një vend të mbushur me mllef e hakmarrje, ai nuk gjykonte dhe nuk urrente, sepse nuk kishte frikë të tregonte se edhe vetë ishte mëkatar. E kundërta e plotë e Sali Berishës, persekutorit të tij, i cili pas më shumë se tridhjetë vjetësh është ende këtu, duke urryer e gjykuar të gjithë, i persekutuar nga nevoja për të fshehur mëkatet e veta.

36 Komente

  1. L
    Luani

    Jerma plake do vdesi me adhap

    Përgjigjjuni
    1. O
      Odi

      Bravo,Carlo! Një nga shkrimet më të sakta të këtyre dy ditëve të fundit,nga ndarja nga jeta të F.Nanos.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Respekt per Karlo Bollinon.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tng

          Respekt Kar Hajdutit me Nanon ne krye..

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tng

            Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë..

            Përgjigjjuni
      2. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        sali berisha. do vdesi rugeve si qen. i ngordhur. ai duhet varur ne mes te tiranes

        Përgjigjjuni
        1. D
          Do vdesi si legen ne Burg !

          Kush do ta bjee Drejtesia ? akoma po presim edhe pse e vonuar ! Kush do ta beje Populli ? jo se jane te percare njeri me tjetrin deri en brenda Familieve te tyre...Le te shpresojme tek Drejtesia ! e vonuar....por nje gje dihet qe Amerika nuk do tja fali tentativen per vrasjen ish Ambasadores Amerikane !

          Përgjigjjuni
        2. R
          Ramiz Alia

          Ty te qunte Bythqireto tamam tamam mos genje se ashtu je kokra e moterqirit..

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Ti je peder...i Kriminelit te saleh qenit,zagar i tij. Nuk fyej familjaret tu (nqs ke, nuk di ,nuk mund..) por ti je nje zog gomari,trushperlare nga kolera 'saleh'/ nje maskara i paditur.i perulur e zvarranik i perjetshem. Drejtoju jeto si te gjithe njerezit me dinjitet

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramiz Alia

              Un ta qi familjen ty rropqir

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rezi

              Turp që përdor pseudonim të tillë. Dil më emrin e vërtetë po ta mbajti. E vërteta nuk mbulohet me shoshë, prandaj lexoje mirë atë që shkruhet.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ramiz Alia

                Ma jep ti emrin e vertet se vij un te gjej

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokrataxhiu

                  Ti te ha mutin... k... me zile.... pthuuuu... VEMJE!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ramiz Alia

                    Un t qi familjen ty

                    Përgjigjjuni
              2. V
                Vishja plot

                O Tema, me tër mënd keni nevojë për komente aspak civile? Nëse do donit një shoqëri më të civilizuar mos i lini hapësirë këtyre llozhurave

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Ramiz Alia

                  Shko mer pall kari komento me posht mos bej replik te une. Po na ben dhe moral ti ,rropqir

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ramiz Alia

                    Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë..

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jane programe te programuara !

                    Nje saqrim ! nuk ka gje Tema ne dore me Komentet.... Cdo gje behet nga programet AI e te tjera programe !

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jane programe te programuara !

                      Nje saqrim ! nuk ka gje Tema ne dore me Komentet.... Cdo gje behet nga programet AI e te tjera programe !

                      Përgjigjjuni
                  3. O
                    O

                    Saliu eshte I pameshirshem kur I rrezikohet pushteti,edhe Enver Hoxha do dukej demokrat para kriminelit Saleh. Ne se Saliu do drejtonte nje shtet me kushtetute dictatoriale do e kishte zili dhe Musolini.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Y

                      Ne qe e kemi jetuar rregjimin gjakatar te Saliut e dim shume mire qe nuk kishte asnje ndryshim Nga PINOCETI I Kamboxhias ose DYVALIE I Haitit.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Erion Veliaj sot eshte saktesisht ne te njejten situate si Fatos Nano me 1993-95.Turpi atehere ishte i despotit demokrat,saliut, por edhe lepiresve, xhin xhoneve e gjokutajve zvarranike, qe ne si shoqeri i kemi lene pashpjegushmerisht te livadhisin akoma sot me 2025.Ndersa, xhin xhonet e gjokutajt e sotem qe burgosen Veliajn per t'i sherbyer urdheruesit, lepiresit profesioniste i kemi ne Bashki dhe ne drejtesi. Gjykata Kushtetuese per momentin po shpeton NDERIN e drejtesise, por kjo nuk shpeton dot Shqiperine prej VEMJEVE, e sidomos prej DEHJES NGA LARTESIA E PUSHTETIT te te gjithepushtetshemve. Njerezve u duket vetja te perjetshem kur kane pushtet... FATKEQESISHT kalojne ne... HUMAN STUPIDITY, e pa e kuptuar i bejne DÉM demokracise, vendit . Fatos Nano dinte te kontrollohej, keta jo.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bererrrrishistet

                          ker keta kriminelet qe flet bolino, g gjokutaj e gjin gjoni jane keta i degjojme edhe sot. prandaj berisha kerkon drejtesi alla gjin gjoni e alla genc gjokutaj. a thua u shko mendja me kerkue ndjese ne kete dite per ate qe i kane bere fatos nanos. ky gjini gjon a eshte ai kursit te plepave vodhi e vodhi deri sa nuk ia mbajti me u ballafaque ne vetin sa per g gjokutaj]n a albana vokshin ata shquhen per bythe , bythe qe i japin me qerq bajagi lir. imagjinoni te jete drejtesia e deputeti si gjin gjoni ose si genc gjokutaj qe per te den dikend me vendim vendimin e bente berisha prandaj genc gjokutajn e ka shemtuar zoti e ia ka bere koken sa buthet e albana vokshiut e e koke sa bythet e ted blushit. perpara revolucioni do fitoje

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlonjati i irrituar

                            Të lumtë pena e të shkruarit z.Carlo! Është një shkrim tepër interesant. Në fakt cjapi plak i vjetlr natuf serbo-rusi sali viçidoli është një kriminel i Shqipërisë, një hajdut i Shqipërisë, një vrasës i Shqipërisë, por zoti ja plr ta parë keqë e më keqë kët pisanjos E ka gjet halli më i madh kët Shqipëri nga krimineli Betisha. Nuk po shikojmë dot as tv se na ka mbirë gati në çdo tv dhe na dhëmb shumë koka ku na del sali fantazma.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Baro

                              Je nje gjigand ne gazetari, Carlo Bollino! Me kaq pak faqe e ke zhveshur lakuriq kete shef tribuje njerzish te prapambetur, qe e mbajne gjalle per te keqen e gjithe shqiptareve.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Bravo "Karleto"! Gazetaria tënde, tashmë media "Report", uroj që të jetë bërë shkollë e gazetarisë në Shqipëri. Thënë këtë u shtofshin gazetarët/et që do të ecin në rrugën që nisi me tënde "Gazeta Shqiptare", në mos u gabofsha qysh në vitin 1991. Së dyti respekte që si zëri i të vërtetës në këtë fushë nuk iu përkule egërsisë së njeriut "fatkeqësi kombëtare", për shqiptarët dhe "non grata" familiarisht nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, sot duke u gjykuar për korrupsion nga GJKKO dhe në rrugën për t'u gjykuar edhe si veasës. Edhe njëherë respekte e punë të mbarë si derimë sot!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drejtësia

                                  Kryeveper e merituar per ta nderuar Fatos Nanon

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xheJ.eN.Bi

                                    Të gjithë mund ta lavdërojnë " tolerancën" e Nanos.Nga ana njerëzore mund të quhet tolerancë,për Nanon .Kurse për shqiptarët unë do ta quaja fajtor sa është dhe Sali Berisha.Nëse Ai do kishte bërë detyrën dhe Saliu të mirte atë që meritonte ,tani nuk do vuante .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zana

                                      je i papare carlo

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Milto Greko Angoni

                                        Haji mootin buce!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. l
                                        luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

                                        Sali berisha ka qene dhe eshte mallkim i ketij vendi,por turmat e gjin gjonit e genc gjokutajt qe gjithe farefisin e ka pasur sigurimsa e te jatin komunist,nuk po kuptojne se cfare krimesh ka bere komunisti sali

                                        Përgjigjjuni
                                        1. c
                                          cudi e madhe

                                          perse kur komenton skender minxhozi nuk te lejon asnjehere te behet koment apo jane te vertete thashethemet per ate !!!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ali Pasha

                                            Haahaha...Italian Breshka nuk paska harruar me ja përmendur emrin edhe ksaj here Berishës...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Ali Pasha

                                              Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                                              Përgjigjjuni
                                            2. P
                                              Patrioti.

                                              Shkrim brilant pa asnje ndikim gazetar i huaj qe shkruan realitetin nuk ka asnje krahasim Nanua me Sali kermen Nanua qe e ndertoi Shqiperine qe Saliu e la me varre e grate e ketij vendi me te zeza e la pa ushtri polici e pa shtet,me qoska e kasolle ne mes te Tiranes.Nanua ishte politikani i kalibri tjeter ai qendronte 200 m larg te gjithe politikaneve qe jane sot kthehej i kapte per dore i terhiqte ju thoshte hajdeni ketu dhe ikte e rrinte vetem. U prefsh ne paqe kryeministri me i mire i Shqiptareve!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kaja

                                                Carlo i Madh. ke qene mbeshtetes i progresisteve shqiptare. Hallall

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje