Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

1 Nëntor 2025, 22:52Blog TEMA
Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye

Nga Ardit Rada

Nuk më pëlqen të shkruaj elegji për politikanët që ikin, aq më tepër kur nuk kam lidhje personale e sentimentale me ta. Shumë prej tyre janë rritur nga mediat dhe po aq janë rrëzuar nga to. Por në ditën e homazheve për Fatos Nanon, ndjej se është e pamundur të qëndrosh indiferent. Jo sepse Nano ishte i përsosur. Askush që ka udhëhequr një vend në kaos nuk mund të jetë! Por sepse ishte i fundit që e kuptoi se politika është garë, jo pronë. Dhe kjo, si askush tjetër në politikanët, që erdhën pas tij.

Kujtimet më lidhin me të si ish-nxënës i shkollës “Hoxha Tahsin”, ku banesa e familjes Nano ishte vetëm 20 metra larg dritares së klasës time. Në periudhën kur ndodhej në qeli, isha dëshmitar prindërve dhe gruas së tij që hynin e dilnin plot ankth, por edhe i gëzimit kur doli nga burgu i Sali Berishës. Madje aq njerëz u mblodhën atë ditë saqë makinat përdorën oborrin e shkollës, ku spikaste ajo e Viktorit që numëronte armët në bagazhin e hapur. Për ta mbrojtur Nanon nga Berisha e nga bandat e tij.

Por jo vetëm kaq. Me të më lidh edhe një kujtim në vitet e gjimnazit kur studioja tek “Asim Vokshi”. Mund të ketë qenë 5 Maji i 2002-shit, vite kur PS me porosi të Nanos dhe me detyrim statuor respektonin ende LANÇ, veteranët dhe dëshmorët e antifashizmit. Si ditë me orar të reduktuar na dërgonin për homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin, dhe nisja bëhej me autobusë urbanë nga ata që qëndron në këmbë, nga stadiumi “Qemal Stafa”, fiks para hyrjes qendrore. Në autobusin tonë të mbushur me nxënës dhe qytetarë të rastësishëm hipte Fatos Nano, Musa Ulqini dhe Halil Lalaj. Këta të fundit, zyrtarë të lartë të PS-së në atë kohë. Unë, pa e vënë re praninë e tij, thashë me zë të lartë se: “Paska dhe gra të pavarura socialiste.” Dikush m’u kthye duke kafshuar buzën se pas ke dikë. Ishte Fatos Nano që më pa në sy kur ktheva kokën, buzëqeshi dhe tha me qetësi: “Shumë mirë e the, të pavarura dhe socialiste”, dhe nisi të qeshë me të madhe me Ulqinin e Lalajn teksa mbaheshin tek tubi i autobusit. Ishte një çast i vogël, por që sot, në retrospektivë, më duket shumë domethënës.  Ishte një qeshje që vinte nga një njeri që e kuptonte ironinë, por nuk e trembte ajo. Nga një kryeministër që hipte në autobus pa qenë periudhë fushate.

Fatos Nano ishte kryetari i PS që në tribuna kishte oratorë Kadri Roshin e Violeta Manushin. Jo artistët banalë të sotëm që ku i gdhin dita nuk i ngrys nata dhe marrin miliona për mitingje. Ai nuk e kërkonte adhurimin e verbër, por pranonte shpotinë si shenjë lirie. Ishte një filozofi e të menduarit ndryshe, që më pas u kthye në thelbin e “rrugës së tretë” që përqafoi Partia Socialiste e Edi Ramës kur njohu Barack Obamën dhe Tony Blair.

Fatos Nano nuk ishte thjesht kryeministri i disa qeverive. Sepse për ata që s’e mbajnë mend, në 8 vite e ndau zyrën e Kryeministrisë disa herë me Ilir Metën e Pandeli Majkon. Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë apo më pas. As kur kryeministrat pasardhës qaheshin edhe publikisht se ishin të lodhur, por po rrinin pa gjumë për të mirën e popullit. Këtë model as e pamë dhe me gjasë s’do ta shohime për disa vite.

Nano ishte i pari që foli për demokraci në një vend ku shumë besonin se demokracia ishte e kundërta e socializmit. Ai sqaroi me shembullin e tij se ka socialistë kapitalistë sikundër na faktoi me pasardhësin e tij se ka edhe demokratë diktarorë. Në këtë kuptim, Nano ishte më shumë se një politikan: ishte një tranzicion më vete. Nga e kaluara monolitike drejt një të majte që fliste për treg, për pluralizëm, për të drejta individuale. Ai i ndryshoi faqen Shqipërisë së viteve ’97-’98, kur vendi ishte rrëzuar në humnerën e “piramidave” dhe dhunës civile. Ishte Nano që riktheu gjakftohtësinë, që solli stabilitet institucional, që e ktheu PS-në në një parti qeverisëse evropiane.

Dua të jem i sinqertë. Edhe unë kam qenë ndër ata që i dilnim përpara me protesta, me pankarta dhe kërkesa që sot më duken naive. “Pse ishte në Greqi kur vdiqën disa minatorë në Selenicë?” apo “Pse buxheti i arsimit ishte 4% e jo 4.5%?”. Këto argumente ishin kulmi i akuzave ndaj kryeministrit Fatos Nano. Ne kërkonim llogari, dhe kjo ishte e drejtë. Por, 20 vite më vonë, ndjej keqardhje sepse më pas erdhi një periudhë ku “llogaria” nuk bëhej më me shifra, por me jetë njerëzish.

Erdhi Gerdeci, ku shpërthimi vrau 26 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Erdhi 21 Janari, ku u vranë katër qytetarë të paarmatosur para dritareve të qeverisë. Erdhi një epokë ku vjedhja u bë doktrinë që e mbronte ligji e s’na bënte më përshtypje. Dhe në atë pikë, të gjithë ne që kishim protestuar kundër Nanos për salltanete, mbetëm pa zë. Sepse e kuptuam vonë se sa e hollë është vija që ndan lirinë nga anarshia dhe demokracinë nga autokracia.
Nano nuk e kishte frikë humbjen dhe kjo është cilësi e rrallë mes politikanëve shqiptarë. Ai ishte i fundit që e kuptoi se udhëheqja nuk është zotërim, por përgjegjësi që duhet ndarë.

Në kontrast me atë që ndodhi më pas, ku partitë u kthyen në prona personale, me liderë që s’e imagjinojnë dot një garë të vërtetë, Nano mbetet një figurë që mund të mos e duash, por duhet ta respektosh. Sepse politika në fund matet me standardin që lë.

Sot, kur ai nuk është më, nuk ka kuptim të flasim me tone nostalgjie. Por ka kuptim të reflektojmë. Ai ishte njeri me dritë dhe hije, me dobësi dhe ego, por në thelb ishte i lirë. Dhe kjo e bënte të rrezikshëm për të gjithë ata që e donin politikën si pronë të tyre.

Nëse do të duam ta nderojmë me ndershmëri, mësimi nga jeta e Fatos Nanos nuk është thjesht “të kujtojmë të kaluarën”, por të mos pranojmë më partitë që s’kanë garë, qeveritë që nuk japin llogari, apo liderët që duan të rrinë përjetë.

Fatos Nano e kuptoi se pushteti është i përkohshëm, por respekti është i përjetshëm. Ne, për fat të keq, këtë mësim e kuptuam vetëm pasi ai iku. Mirupafshim në “stacion”!

16 Komente

  1. A
    Alban Doda

    Gjyqi I plote I Erjon Veliajt ne Gjykaten Kushtetuese gjendet ketu. https://youtu.be/yCsICHVU0I4?feature=shared

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Pushteti i perkohshem, por sa me gjate aq me mire... thone ata qe i hipin kalit, e perdorin te gjitha marifetet per te mos zbritur. Dike e rrezon vetem Pl... mbi, dikujt tjeter I duket vetja i pa zevendesueshem. Te perbashket kane intrigat, kulisat, dhe trajtimin e shqiptareve si "budallenj". Nuk dijne te ikin, kjo eshte dobesia e tyre e fatkeqesi e jona. Ne fund ama i largon... dajaku, ligji.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Kam pasur rastin ta njoh Nanon kur ka ardhur ne Washington, pershtypja e ime e pare ishte cun tirone i kulturuar, erudit por edhe me vese. E gjithe tradita familjare kontriboi ne formimin e tij si djale i avancuar por ne asnje menyre nuk do te pranoje superlativa per Nanon. Nuk mund te krahasohet me drejtues te tjere persa i perket erudicionit por nuk kishte aftesite praktike ne drejtimin e shtetit dhe veset qe kishte ndikuan qe ne shqiperi te kultivoheshin praktikat e korrupsionit, i qofte dheu i lehte

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta tjeter

          Mustafa , më ke pëlqyer me këtë koment .

          Përgjigjjuni
        2. P
          POPULLI.

          Ne c'kohe jetojme, te ndyrit, te poshtrit, hajdutit, katilit, i thurren lavde, dithirambe, ngrihet ne piedestale, nga te njevlefshmit, te ngjashmit me te, kortezhi i zi me korba te zi, zgjatet pafund. Iku edhe "Petro pijaneci" ne te ...., nje plehre me pak, nje hajdut me pak, nje vampir me pak! Marrte me vete te gjithe ata qe po e shoqerojne dhe derdhin lote krokodilash pafund, per te! Nder dhuratat me te medha, te ZOTIT, qenka vdekja!

          Përgjigjjuni
        3. D
          Derëziu

          Jam dakort per faktet por jo per perceptimet. Fatos Nano ishte jo liberal por kalonte ne nivel degjenerimi. Pijanec dhe bixhozçi. Jo konseguent ne misioninn qe i kerkonte historia e ketij populli. Punoj ne Institutin m-l te Nexhmies dhe ne demokraci nuk e dënoj historine kriminale te E.Hoxhes. Na la mbrapa bashkerisht me Saliun 7501. Iku dhe cfare la pas. Ne 14 shtator 1998, la qeverine dhe ja mbathi ne Struge.

          Përgjigjjuni
        4. K
          Keta jane Politikanet ish te djeshem dhe te sotem

          Po te shikoni ne Youtube te gjithe ish politikanet e djeshem dhe te sotem se si jane dashuruar njeri me tjetrin dhe se si Akuzojne po njeri tjetrin.... se ne brenda Partive ku bejne pjese por dhe kundershatre ndaj Partive te ndryshme.... aty do te kuptoni qe keta kane punuar vetem per tu pasuruar per vete..... kjo e tregon dhe jeta e tyre ne ditet e sotem... Populli si gjithmone therimet per te mbijetuar....

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babo

            Koment i sakte i ke thene te gjitha. Politikanet nuk vajtojne te ndjerin sot por veten e tyre qe jeta ka nje fund, dhe u vjen keq qe nuk do e gezojne perjetesisht pushtetin dhe pasurine.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramski (Beogradski Partizan)

              Nano ndonese me plot vese gafa politike e deshtime qeverisese, pati fatin qe ti zvogeloheshin ato ne syte e kujtesen e opinionit ngaqe u zevendesua ne postin politik ne krye te PS nga nje pervers politik e social.

              Përgjigjjuni
              1. s
                skllever bij skllevrish, lirine se meritoni

                Nga nje pozicion i ftohte dhe asnjeanes: Nano, pati meriten historike, qe partine e punes, nga nje parti kanibalesh e ktheu ne nje organizate sa mundesh njerzore, ne nje lufte heroike, kunder monstrave te trasheguara, dokle,pellumbi, katundareve pa din e iman te llojit meta, ktyedhjerja etj.Dhe kjo perballje gjigande kerkonte dhe medicinen e saj, alkolin. Thjesht ka lindur ne tufen orientale te erret ,ne vendin e gabuar.Mbas Nanos u rikthyen perseri kanibalet brenda llojit Rama,saliu dhe te tjere mutra qensh dhe vendi mban era gjiriz si dikur.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Heretiku

                  Nano me inteligjencen super, me kulturen e gjere europiane, tolerancen, vizionin demokratik ishte ndoshta i parakohshem per Shqiperine.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fjala

                    Bukur e ke shkruar, gazetar, por pa pyet profesorin e universitetit qe nxierr kuadro, ndoshta si vetja, te vetpretenduarin e kryetari bashiak qe rrinte si qen pas gardhit, Ermal Hasimja ?!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sqepari

                      U preht ne paqe, por mbi shpinen e tij, sa ishe gjalle, rendonin dy pesha: lejoi te krijoheshin fraksione ne te majten, te cilat duhej t'i kish shmangur permes zgjedhjeve te parakohshme; se dyti, u la pushtet nen emertesen "te rinjte", duke bere kryeministra djem te rinj, pa prekur asnje pune tjeter me dore, qe hapen libreze pune, KM, me arsimim gjysmak, me inteligjence nen mesataren, Majko dhe Meta.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Irma

                        Nano jetoi si borgjez dhe vdiq si pasoje e privilegjeve te asaj shtrese, pasi ishte zengjin i ri dhe e teproi duke u dhene shume pas kenaqesive trupore, deri ne shkaterrim. Puna qe ka bere, kontributi i dhene dhe buxheti I Shqiperise nuk e ka justifikuar pasurine e tij marramendese ne estate dhe llogari bankare ne disa shtete, as menyren e jeteses super luksoze ku lozte gjysem milion dollare ne nje nate. Pra, dDukekeqperdorur postin, manipuluar ekonomine shqiptare dhe politiken. Individualist, self-centered dhe egoist.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Faik T.

                          Shkrim mahnites per stilin dhe te vertetat qe thote autori. Bravo!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kostandin Leka

                            Ej njerëz mediokër thirrini mëndjes .Nuk është F.ATOSI ky për të cilin shkarravisni ju mjeranë.Çezarit jepi hakun.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje