Celulari: Një “vrasës” i kudondodhur në rrugët tona!

2 Nëntor 2025, 17:19Blog TEMA
Celulari: Një “vrasës” i kudondodhur në rrugët

Nga Eduard Zaloshnja

 “Një vrasës i pamëshirshëm endet në rrugët tona. Eshtë i kudondodhur. Madje, tamam tani, mund të ndodhet në xhepin tuaj. Quhet telefon celular!” Me këtë tekst fillonte dikur një spot publicitar i Departamentit të Transportit të SHBA-së, i cili pasqyronte një skenë të tmerrshme aksidenti, ku dikush që dërgonte SMS gjatë kohës që voziste automjetin, humbi jetën tragjikisht.

Këtë spot Departamenti i Transportit të SHBA-së e transmetoi pas një sondazhi natyralistik të universitetit Virginia Tech, nga i cili rezultoi se rreziku për aksident ose pothuaj-aksident rritet 2.8-23.2 herë kur drejtuesi i automjetit përdor celularin për të folur apo për të komunikuar me tekst.

Në fakt, rezultatet e atij sondazhi shërbyen si shtysë për pothuaj të gjitha parlamentet lokale të shteteve të SHBA-së, që të sanksiononin në kodet e tyre rrugore ndalimin e përdorimit të celularëve nga drejtuesit e automjeteve. Pra, u ndërthur fushata sensibilizuese me atë shtrënguese, për të parandaluar një “vrasës” që po bënte kërdinë në rrugët e Amerikës.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të celularëve nga drejtuesit e automjeteve ka kohë që është përfshirë në Kodin Rrugor, por gjoba është relativisht e lehtë dhe Policia Rrugore nuk e ka prioritet ndalimin e shkelësve të nenit përkatës të kodit. Ndërkohë, në rrugët tona, rrallë të zë syri dikë që nuk e përdor celularin gjatë kohës që drejton automjetin.

Se sa e rrit rrezukun e aksidentit ky përdorim në rrugët e Shqipërisë, nuk mund ta themi, sepse nuk janë kryer studime në këtë fushë. Por të dhënat e sondazhit të kryer nga universiteti Virginia Tech, në rrugë e rrjedha trafiku shumë më të mira se sa tonat, mund të shërbejë si një pikë referimi.

Siç e përmenda më sipër, ai sondazh ishte natyralistik, jo i simuluar. Konkretisht, u vunë kamera dhe instrumente që punonin non-stop në automjete reale, të cilat përshkuan gjithsej 9.7 milion kilometra. Të dhënat e kamerave dhe instrumenteve të tjerë u analizuan vetëm në ato raste kur regjistroheshin ndryshime të papritura të shpejtësisë apo drejtimit, që nënkuptonin një situatë aksidenti të ndodhur apo pothuaj të ndodhur.

Nga analiza rezultoi se formimi i një numri në celular apo përgjigjia e një telefonate e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 2.8 herë. Ndërsa gjatë komunikimit me tekst, vozitësit e automjeteve i mbanin sytë tek celulari mesatarisht 4.6 sekonda, kohë në të cilën automjeti mund të përshkojë një fushë futbolli (kur lëviz me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë). Për këtë arsye, komunikimi me tekst e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 23.2 herë.

Këto rezultate të sondazhit të universitetit Virginia Tech, si dhe fushata sensibilizuese e shtrënguese që pasoi publikimin e tyre në SHBA, mund të shërbejnë si një model që mund të zbatohet edhe në Shqipëri, ku aksidentet rrugore mbeten ende problem

Vërtet Shqipëria mund të mos ketë kushte për të kryer sondazhe si i mësipërmi, por Ministria e Brendshme mund të udhëzojë Policinë Rrugore që të zbatojë me rreptësi ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjeteve. Gjithashtu, kjo ministri mund të prodhojë e transmetojë një spot publicitar në TV për sensibilizimin e publikut mbi rrezikun e madh që sjellin në trafik celularët “vrasës”.

Boll shqiptarë po vriten e vetvriten çdo ditë nga shkaqe të tjera – mos të vriten edhe nga celularët!

5 Komente

  1. V
    Vasili

    Ore ti e ke aq mire po kush e lexon kete qe shkruan ti nga ata qe bejne mesazhe ne cel.??? Duhet te besh kryqin sa here hipen ne makine.Zoti na ruajt!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kush pjerdh ketu per shtet,kafshet kane shpetuar n

      Leri shqiptaret ne habitatin e vet,ata nuk njohin ose pelqejne ligjet e rregullat..... Trafiku mund te jete me i keqi ne bote,ku edhe femrat bejne gangsterin,fshataret shyqyr qe rane ne makine dhe nuk zbresin,edhe te kafja qe mund ta kene te dera e shtepise shkojne me makine,te dyqani bukes e gjithandej parkojne ne trotuare qe po na veshtirsojne kalimin,parkime dyshe,parakalime e te vijne perballe si derri eger.... Ndalojne ne mes te rruges e bejne muhabet si ne rrugen e tyre private....megjithe gjobat qe marin as pyesin per nje 10 mije lekesh,dhe kur i thashe nje polici shiko si eshte bllokuar trotuari(perdite e njejta skene),mu pergjigj skemi ca tu bejme i kemi gjobitur!!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idioter bashkohuni te degjoni zalonjshen

        Uaaauuu, TemA kesaj here i paska hapur komentet mbi shkrimet- broçkulla te Zalonjshkes. Nje pyetje kam si per zalonjshen dhe per redaksine e teme-s qe publikon keto “ idera”. A ka mundesi qe te merrni shembull njerzit normal, pra njerzit qe dine te ngasin, dine te konceptojne e te vlersojne kur beni propozime apo iu mjaftojne budallenjt si shembull?! Ngaqe ju si redaksi nuk e gjeni te udhes te kunderkomentoni mbi mendimet e zaloshnjes (te mbeshtetura ne nje qytet te amerikes) , po i them une qe te marri si shembull ndonje vend te afrikes ose me larg dhe sidomos ndonje vend qe te kete 90% te pashkolluar. Epo pike e zeze… nuk di zaloshnja te ngasi makine dhe kur nget ka frike nga hija e tij, hajd te ndryshojme ligjet qe te mos dhitet ne timon zaloshnja

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perfundofshem sa me shpejte ne kanal

          Po te ndegjojme ty more idiote se mund te jesh nje nga ata trimat fshatare te nikles(ne rast se e di ku bie,se ju idiotet jeni tap topi)qe na bejne gangsterin ne rruge e kudo. Nga ju trimat po gjejne vdekjen njerez te pa fajshem... Te pafshim me ndonje kanal me rrota perpjete,pa mar me qafe njerez te pa fajshem

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga kanali haaa

            Sondazhi tjeter i zaloshnjes. Si te sherjone te semuret doktorin dhe cfare udhezime japin ata nga nje sondash qe kam zhvilluar ne zinbabue . ( doktoret nuk u pyeten pasi nuk jane pjese e semundjes) Dr. Prof Eduart Zaloshnja. (Ne sondazhin e muajt tjeter, pra ate te nentorit qe do dali ne dhjetor, do kemi te dhenat se si mendojne puntoret e instalimit te pasqyrave fotovoltaike per rritjen e kapacitetit te baterive depozituese ne arabine sadite dhe ndikimi i tyre ne parkun e karavastasë)

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje