Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

2 Nëntor 2025, 19:20Blog TEMA
Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

Nga Mentor Kikia

Sapo agrumet e stinës dolën në treg, nisën edhe paralajmërimet dhe njoftimet “për mandarinat e rrezikshme me kimikate”. Sipas mediave, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), ka zbuluar se ky produkt përmban sasi të larta kimikatesh. Fruti mandarinë është spërkatur përtej normës së lejuar me insekticidin Perimiphos Methyl, një preparat bujqësor që është i ndaluar për përdorim dhe tregtim në Shqipëri. Ky kimikat nuk bën pjesë në listën e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të miratuara nga Ministria e Bujqësisë.
Së pari, një kimikat i pa lejuar, që ka edhe normë përdorimi!!!!
E dyta, insekticidi është kontrabanë: Kush e futi? A mund të hetohet për të ndjekur zinxhirin e këtij produkti të ndaluar? Padyshim që po. Por nuk bëhet.
Duhet të jemi të qartë: Agrumet dhe hurma, kanë disa vite që shkatërrohen nga një dëmtues që është bërë goxha agresiv nga koha e ngrohtë(nëntori është me 24 gradë sot). Vjet, lajmet me “mandarina e portokalle me krimba”, mbyten median dhe lanë prodhimin stok, edhe ate qe ishte i sigurte. Ka vetëm nje rrugë per te patur fruta; Luftë kundër dëmtuesve, por me kriter shkencor. Me masë. Në treg ka sot preparate që luftojnë dëmtuesin, por nuk dëmtojnë konsumatorin. Edhe unë e kam bërë këtë në tokën time, duke prodhuar edhe agrume edhe hurma këtë vit. Pa preparate kontrabandë, dhe sipas normës se insekticidit që më ka sygjeruar specialisti.
Por, shumë i çudtishëm ishte edhe lajmi që një market Tiranë, sipas udhëzimeve të AKU-së, kishte sygjeruar: Kush ka blerë mandarina mes datës 23-27 Tetor ti kthejë, se janë të rrezikshme.
Pse, çfarë është mdarina, prodhim fabrike që ka numër serie dhe kjo seri ka dalë me probeme? Po ato të datës 22 apo 28 kush na siguron se janë në rregull? Kur u prodhuan ato? Mandarinat, si të datës 20, edhe ato të datës 25 apo 30, janë vjelur nga të njëjtat pemë, ku janë spërkatur me të njëjtat preparate.
Alarmet që japin institucionet në këtë mënyrë janë kaotike, çorganizuese, çorientuese dhe të dëmshme. Ato nuk informojnë dhe nuk mbrojnë konsumatorin, por shkatërrojne prodhuesin vendas.
Nëse konstatohet se ka prodhime të dëmshme, duhet të dihet patjetër kush i prodhoi, nga erdhën. Bllokohet ferma e tij, i shkatërrohet prodhimi. Hetohet ku mori pesticidin. Arrestohet kontrabandisti i pesticidit dhe zënë mend të gjithë. Nuk hidhen fjalë kuturru nëpër qytet “o milet, ngjoni e mani vesh, mandarinat janë të rrezikshme”. Nuk mund të krijohet panik tek konsumatori dhe të dëmtohet prodhuesi në tërësi.

 

 

 

 

16 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Eh, o Mentor. Parulla "do bëjmë shtet" ishte e vertetë, por jo komplet e saktë. Parulla e plote ishte "do bëjmë shtet rrumpallë". Gjyqe dhe Prokurori kemi, por drejtesi nuk kemi. Erion Veliaj me Ilir Metën janë arrestuar, Balluku është nën hetim, pur korrupsioni ka lulezuar, po lulezon, dhe do te lukezojë, sepse arrestimet janë bërë për të tjera qellime. Nuk janë bërë për të luftuar korrupsionin. Nje qytetar nuk hedh dot ne gjyq asnje institucion apo subjekt sepse e di që nuk fiton., edhe po te ketë te drejtë. Avokatin si nje institucionet e drejtesise nuk e pyesin shumë. Avokati normalisht, po qe se nuk ke akuzë te percaktuar normalisht te nxjerr nga burgu. Por jo ne Shqipëri. Ne Shqipëri avokati shumë shumë mund te bëhet sekser. Pra kur nuk funksionon shteti, privati Ben çfare te dojë. Edhe mandarina me helm. E kush do t'a kapë? Olsi Dado? Tani, mund te shajmë Saliun dhe Ramën sa te duam. Por ja, si thoni ju? A thua vërtet vetëm dy njerez ta kene fajin qe kemi 35 vjet pa shtet? Sikur nuk ka logjikë kjo apo jo? Saliu dhe Rama jane fajet e tyre, por mos ja ngarkoni atyre te gjitha fajet, dhe te tjerët, me gjithë, ne, qenkemi te lare e te kulluar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Nuk ka politika të plota për zhvillimin bujqësor e blegtoral. Bile nuk ka fare. Në ministrinë e bujqësisë janë mbledhur disa burokratë që merren me shkresa dhe nuk dinë çfarë bëhet në terren. As nuk e vrasin mëndjen. Bujqësia është një karrocë që i është dhënë shtyma në një dishezë dhe pritet kur do të përplaset e të bëhet copa copa. Disa pjesë i bien rrugës. Blegtoria psh

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nikoll Kamshi

      Mentori ka shumë,bile shumë të drejtë. Këtu flitet qesim, ndoshta më qëllim për të favorizuar dikë tjetër?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burre i lig je i Kikia jevgu

        Ky jevgu Kikia eshte vertete idiot rufjan, njisoj si Qimi i Pekajve.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Ke të drejtë Mentor. Nuk besoj se dëgjojnë nga ai vesh ata që duhet të merren me këto punë. Ndodhi edhe vjet e nuk ndryshoi gjë

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dr

            Hapni sytë, mos luani me ne, na shitni helm Ku është piktori që lëvdohet gjithandej? Ku është shteti? Turp të keni, luani me shëndetin e fëmijëve tuaj së pari, e pastaj të të gjithëve.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sadiu

              Sa i ndyrë me këtë imagjinat të qelbur ky Kikiligu. Akoma nuk ka filluar vjelja në normalitet e mandarinës dhe portokalles këtij mostrës i vajtën të dhënat që pronarët e tyre kanë përdorur jashtë mase pesticide . E filloj luftën kundër prodhuesve dhe sterosjen e punës së lodhëshme të tyre. Gazetar turpi, këtë shkrimin e turpit nuk mund ta kthejë në një shkrim realistë dhe në favor të pemtarisë dhe të njerzve të punës.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatar

                Eh mer Kiki…. Mire e ke Tina po ku morr vesh Una… Ho KUSH o m’rregull … Una apo Tina?? Qerrata !.

                Përgjigjjuni
                1. Z. Kikia, Shkrimi i juaj permban vetem nje problematike te rendesishme qe eshte "Siguria e Produktit qe konsumojme" Argumentimi qe i beni permban pasaktesi te cilat te cojne ne perfundime te pa sakta. 1.Per kete po argumentoj sa me poshte : Insekticidi i perdorur prodhohet nga kompania e njohur ne bote dhe e certifikuar per prodhimin e kimikateve dhe farerave bujqesore "Syngenta" 2. Produkti "Perimiphos Methyl" eshte insekticid i ligjshem ne Europen e Bashkuar (EU). Kjo do te thote qe mund te perdoret dhe per sperkatjen e Portokalleve dhe Mandarinave 3. Produkti Perimiphos Methyl perdoret per sperkatje si ne magazinat e ruajtjes se perkoheshme te prodhimit ashtu dhe ne mjetet e transportit te produktit nga fusha ne magazine dhe nga magazina ne drejtim te konsumatorit 4. Produkti Perimiphos Methyl ne manualin e tij te perdorimit permban : Dozen e Perdorimit , Numrin e sperkatjeve per nje sezon, Kohen e hyrjes ne parcele mbas sperkatjes, Kohen e vjeljes se produktit mbas sperkatjes Nga sa me lart kuptojme se per produktin ne fjale subjektet ose personat pjesmarres ne kete bussiness jane : Fermeri, Furnizuesi me Insekticide,Transportuesi,Laboratori analizave,Inspektoret e AKU-se Duhet te shtojme qe te gjithe personat ose subjektet pjesemarrese ne kete bussinness nuk disponojne asnje dokumentacion per te provuar punen e tyre konform kerkeses per "Siguria e Produktit qe konsumojme" Ne keto rrethana une mendoj qe sistemi i sigurise ushqimore ka rene dhe si tille duhet reformuar Si duhet bere eshte nje ceshtje tjeter qe une nuk po e shtjelloj. Cdo gje ne kete shkrim mbeshtetet ne experiencen personale qe kam per rritjen e bimeve si ne Shqiperi ashtu dhe ne North Amerika

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jet-666

                    Është i lejuar nga BE thjesht por vetëm si "dizinfektant për depot bosh të DRITHËRAVE o Sillo!!! Kështu thotë gugli. Ata që i kanë spërkatur mandarinat dhe portokallet me këtë kimikat, nëse e kanë bërë pa mjete mbrotëse për sytë, lëkurën dhe frymarrjen. ......ëhë- adios Nuk ka asnjë kimikat që është "dakord" me trupin e njeriut o Sillo, të gjitha janë helme... E vështirë është se po nuk i spërkate bimët dhe pemët i bluajnë krimbat dhe insektet po çti bësh , është për shkencëtarët të gjejnë zgjidhje..

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    AGRONOMIA KA VDEKUR

                    Z.Minister i bujeqesise,ju lutem kete katrahure qe po ndodhe ne shqipri as nuk eshte pare dhe degjuar as ne vendet me te prapambetura.Per eksportet leshojne çertifikata fitosanitare dhe produkti dele me ngarkesa te larta pesticidesh,per rrjedhoje kthehen ne origjine dhe dalin ne tregun vendas.Atehere na linde vetvetiu pyetja po tregu i brenshem kush e kontrollon.Nuk besoj se ministris i mungojn kuadrot dhe prefesjonist te zotet,te cilet ne gjithe republiken te evidentohen subjektet prodhuese dhe çdo zone te kete agronomet qe ta ndjekin produktin qe ne fazen e hershme deri ne momentin qe dele ne trege,Te marrin kampione dhe te dergohen ne ISUV-e dhe pas daljes se pergjigjes te mundet te dalin ne trege,kundravajtesit te kalojne direkt per ndjekje penale.Duhet pa tjeter qe te beni nje transformim rrenjesor ne gjithe republiken me paisje laboratorike dhe me kryesoria me AKU-ne qe vetem inpektoriat nuk munde ta quani.Besoj dhe shpresoj keto do jene dhe detyrat te grup kapitujve qe na ka vene BE-ja.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Igor

                      Mondet re vijne keta pesticidet edhe nga konkurenca e vendit fqinje qe ta poshtersojne prodhimin e Shqiperise per ta lavderuar prodhimin e tyre pra hetoni me kujdes qe te mbrohet prodhuesi i vendit ,ju patet probleme edhe me Kroacine per specat .

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        ilir

                        kikia Ju kujtoj se UE e ka ndaluar perdorimin e ketij preparati vetem 5 vite me pare! Ju lutem nese keni informacion, ne cfar jemi mbrapa Europes vetem 5 vite dhe jo shum me teper?

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qeveria e (Gent) KAKAVE

                          Ne ka ndonje ushqim pa kimikate ne Shqiperi, jua thoni shqiptareve...nese arrini te gjeni ndonje!

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haku

                            Sa skandale me ushqimin, as nje shkarkim asnje akuze, asnje i pandehur. Artikulli e thote qarte e mire, mjafton te gjurmosh se ku u moren keto mandarina, kush i sperkati, nga hyri insekticidi i ndaluar dhe ja ku u zgjidh ekuacioni. Kur don shteti e "kap lepurin me qerre" keshtu ruajn edhe tregtaret e ndershrm por dhe konsumatorin. Mjafton deshira per ta bere, mundesite jane. O Ed Rama e mbushe administraten me injorante e servila. Po vret popullin tend, si paraardhesi yt, ai me plumba e ti me.helme... vk

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjeto

                              Duhet bere festa e Mandarines, kush i ngjit te muri komiteti qendror, si spanjollet me festen e domates.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje