Veliaj fiton betejën, por humb 'mëkatarët' që e shkarkuan

3 Nëntor 2025, 19:33Blog TEMA
Veliaj fiton betejën, por humb 'mëkatarët' që e

Nga Adrian Thano

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar si të pavlefshme veprimet e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, shënon një moment të rrallë ku drejtësia kushtetuese i vendos fre arbitraritetit politik.

Në thelb, Gjykata ka mbrojtur parimin e autonomisë vendore. Vendimi 5 me 3 i Gjykatës tregon se edhe brenda trupës gjyqësore ka pasur debat të fortë, por shumica ka zgjedhur të mbrojë parimin e ndarjes së pushteteve.

Në praktikë, kjo është një vërejtje kushtetuese për Ekzekutivin: pushteti i shumicës nuk mund të zgjerohet përtej kufijve që i njeh ligji, as të përdorë argumenta administrativë për të neutralizuar figura politike.

Ky precedent krijon gjithashtu një efekt domino për raportin midis qeverisë dhe bashkive të tjera. Për një qeveri që e ka ndërtuar pushtetin mbi centralizim dhe disiplinë qesharake vertikale, ky vendim është thirrje për të parë veten në pasqyrë. Nëse nuk është vonë.

Edhe për Presidentin Bajram Begaj, ky vendim është një sinjal paralajmërues për kufijtë e institucionit që ai përfaqëson. Politikisht vendimi e vendos Begajn në një pozitë delikate; ai rrezikon të shihet sii shtyrë në veprim nga mazhoranca, në vend që të ruante neutralitetin që i kërkon funksioni i tij. Në një sistem ku roli i Presidentit është i kufizuar, por me peshë simbolike të madhe, ky vendim mund të shihet si një thirrje për maturi dhe distancë nga vendimmarrjet e ngarkuara politikisht.

Për Erion Veliajn, është më shumë se një fitore ligjore: është një ringjallje politike. Pas muajsh nën presion nga hetimet e SPAK-ut dhe një fushate publike që e kishte zbehur figurën e tij, ai tani ka në duar vendimin më të fortë që mund të kërkonte në rrethanat ku ndodhet: një vulë të Gjykatës Kushtetuese që i jep legjitimitet dhe e vendos sërish në qendër të lojës politike. Nëse dëshiron të luajë. Tashmë i ka humbur “mëkatarët” që e shkarkuan.

Në rrethanat e sotme ky vendim do jetë një ngjarje me pasoja politike që do të ndjehen brenda mazhorancës. Por nëse ikim nga emrat, rrethanat apo emocionet politike, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, në plan më të gjerë, është padyshim një fitore e Shtetit mbi impulsin e pushtetit ekzekutiv.

I bën mirë demokracisë sonë të lodhur, që prej kohësh kishte harruar se ligji mund të flasë më fort se pushteti.

32 Komente

  1. P
    Pun kurvash

    Edwin droga loqe ngeli u ngut dhe hëngri mut i dha dhe BAM bam bam loqes d.m.th epokë loqesh

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbytën idiotët me telefon

      Por kjo nuk nuk.ndryshon faktin qe ti per vete qenke loqe krejt.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        I nderuar Zoti Thank. Shumë i saktë shkrimi. Por me dy plotesime. Është tepër vonë per Qeverinë per te reflektuar. Qeveria është mbushur me servilë dhe nuk ka njeri që ka guximin t'i thotë Ramës që "ke marrë kot". Edhe per Presidentin është vonë per te bere kthese. U fut shumë thellë ne det me nje kamardare te vjetër, tani u ça kamardarja, dhe ai nuk di not që të kthehet. U zgjodh si president kukulla dhe do largohet si kukull. Pesëshja "hollandeze" e Kushtetueses tregoi qe ata nuk vareni as nga qeveria dhe as nga Saliu. Ndersa treshja e ndyrë e Saliut ne Kushtetuese u demaskua komplet. Ky ishte nje rast tjetër kur Saliu dhe Rama bashkepunojne kunder rrezikut te perbashket. Të shpresojme qe Zaho do jetë kryeminister me i mire, dhe nuk do beje pazare me Zenin e Berishajve.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrumpalla tjeter.

          Saliu Saliu Saliu.....ha ha.....e shkarkoi Kryetari vet Lali Erin, o rrumpalle. I bie treshja te jete e Rames. Me llogjiken tende te peseshes e treshes, ku ma gjen bashkepunimin?

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zani

          Te hyfshin loqet ne bythe@

          Përgjigjjuni
        3. L
          Lymi

          Betejen e fitoi Shqiperia Demokratike, e fitoi ligjshmeria e fitoi Kushtetuta, pas plot 35 vjetesh rrumpalle, ku kryeministrat e presidentet servila kane bere si u ka dashur qejfi duke mos respektuar ligjin kurre, por me ne fund Gjykata Kushtetuese i dha fund mos respektimit te Kushtetutes duke ju treguar vendin rrumpallisteve!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drin

            Nuk e di a paguheni per keto komentet ae shkruani ju mjaftistet e lali fikut

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Bravo!

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tironci

              LAJM FENTASTIK. LESBIKET DO BEJNE PARADE NE SHSHIN SKENDERBEJ DHE DO SHTROJNE BANKET NE PALLAT TE BRIGADAVE.VELIAJ DO JET I FTUAR NDERI. ESHTE VESHTIRE TE VENDOSESH KUJT TJA BESH ME TE MADHIN NE SHESH TE KOKES NE SHQIPERI.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te fala Zahos

                Dje ishte dite zije per pijedashen bixhoci shokun Fatos, sot eshte dite zije per Ramutin qe ja futi Drejtesia dhe Lali Zdromsi i Tirones.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kumbulla

                  Zoti Thano ke shkruar si sekretar partie duke interpetuar sipas oreksit te partise se lali Erit!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TIRONA

                    Me ne fund drita e Demokracise Shkelqeu ne Shqiperine e Lodhur! Falenderime te sinqerta Sistemit Gjyqesor! Le te shpresojme se pas kesaj dite me te mira do te vine! Rrofshin Shqiperia dhe shqiptaret te bashkuar!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Sipas vendimit te gjykates interesi personal i kryebashkiakut prevalon nga interesi publik i nje qyteti me rreth 600 mije banore!? Vodhe apo dyshohesh per kete? Je ne ndjekje penale? Atehere duhet te qerohesh nga pushteti dhe cfaredo lloj forme eshte legjitime. Vendimi i qeverise eshte antikushtetues? Atebere ndryshoni kushtetuten. Boll me hajdute qe fshihen pas farses se zgjedhjeve.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Katunari

                        Ngelet duke na prevalu me lexu shqip duke na tregu nje me dy jur noullixhin in English.Ky brezi tanishem me pantallona the ngushta Deri Tek kyci I kembes veçanerisht ne administrate te cajne menderen kur I degjon duke fol duke zgjedh fjale ne anglisht me tregu "class"

                        Përgjigjjuni
                      2. p
                        po po

                        Tirana eshte plehrosur, dhe nuk e di perse ky mallkim, duhej nje dore drejtuese e afte. Zgjasni agonine kot. Bravo gjykata

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noci

                          GJK kur te vendoste dhe shkarkimi,se po te lexosh ligjin,nuk e percaktoi llojin e mungesës dhe Erjon Veliaj,nuk ështe arrestuar nga presidenti dhe qeveria por nga Spaku por korrupsion,qe mund te ishte edhe nje arsye per t'a shkarkuar.Veliaj ka mbaruar politikisht me PS dhe nuk e kuptoj perse u bene kaq shume mbrojtes,per te kur ne momentin e arrestimit u kënaqen pa masë i pari Berisha qe tani e mbron.Tiranen e lane pa kryetar,deri kur t'u teket t'a denojne dhe atehere GJK do t'a shohi se ja futi kot.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Visi

                            Veliaj mund te fitoje edhe lirine, por eshte nje hajdut, ashtu si hajdutet e tjere ne cdo ent te lidhur me Bashkine dhe ne cdo institucion tjeter, sot e ngahera, pa dallim partie, ngjyre, gjinie dhe shtatlartesie! Ky eshte fakt! Na kane vjedhur dhe do na vjedhin me keto mend qe kemi! Keta punojne qe cdo brez te kete dije te tille qe te mund te shkruajne vetem emrin, dhe ate me shkronja te medha! Per pjesen tjeter, Rama eshte aq i vjeter ne pushtet sa e di mire cfare ben dhe kjo permbysje vendimi ka qene e parashikuar. Thjesht teatri i rradhes! Veliaj aty do kalbet per sa kohe te doje Rama!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                              Dy antishqiptaret me te INKRIMINUARI te ish ShQIperise EDvin Sali Rama! E perdorin ish ShQIperine si Ciflig ,Shqiptaret si Skllever,kushtetute. 35 Vjet leter higjenike! -Vite me pare ftonin kreun e Krimit Bankar,te Denuarin Adrian Fullani ne mbremje Gala ne pallatin e Brigatave( gjatekohes se denimit)!? -Kreun e Bashkise te ZGJEDHUR si ASKUSH nga POPULLI e kalbin ne Burg pa' u GJYKUAR!?!?

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lali FIKU

                                "Beteja" e fituar nga Lali Fiku - Gjykata e la zyrtarisht Kryetar te Bashkise kur ai eshte Realisht brenda qelise! Ne ka ndonje Kryetar Bashkie ne globin tokesor qe drejton Bashkine nga qelia burgut, atehere le te jete Lali Fiku i dyti...ne mos pastaj Lali Fiku meriton faqen e pare ne GUINNESS BOOK si rasti unikal ne bote ky kryeqyteti drejtohet nga nje Burrgaxhi !!

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  "Gjykata ka mbrojtur parimin e autonomisë vendore.",mos more??po ato ndërhyrejet e tjera të egzekutivit,naltgjatësisë vetë në tërë shqipërinë si i bëhen??pushimet e këshilltarëve deri tek kryebashkiakët,janë legale apo mjafton ti çosh ambasadorë në zvicër dhe u lamë e u rruam në të thatë??

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Banor i Tiranes

                                    Shkrim i sakte, Thano eshte pene e forte. Sllavet thonë që ne nuk jeni shtetformues. Me vjen ligsht kur e degjoj. Por u jap te drejte kur lexoj disa komentues primitiv ketu qe jo vetem nuk kuptojne qe akuza e hajdutëlikut eshte tjeter gje dhe balanca mes pushteteve tjeter gje. Plus nuk ka artikulim. Gazeta Tema duhet ti moderoj komentet te jene se paku etike ne mininumin e vet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      anti25642654censurë

                                      banor i tironës ni ram nga majat e leshit??nëse "Sllavet thonë që ne nuk jeni(shqiptarët) shtetformues."çdo thoshe ti për atë që po ndodh në të njëjtën mënyrë,në "sllavëri",rusi,sërbi,etj,ku egzekutivi egziston në kufijtë e autoritarizmit dhe diktaturës??shumë më i egër se në shipërinë tonë!!mos vallë nënshtrimin ti e quan shtetformim??përveç momenteve shumë të shkurtëra si rusët,sërbët dhe shqiptarët nuk kanë përjetuar qeverisje demokraitke!!atëherë nga del ti që thua se ata,sllavët janë më shtetformues se ne??apo thjesht se ata nuk e kanë problem ti nënshtrohen sundimtarit që e ka dajakun të madh sa ti thyej në dysh sa herë hapin gojë??kështu o fillozof i leshit,para se të sjellësh ndonjë thënje përpiqu ta analizosh!!sepse shpesh del shumë huq!!sa për këtë "Gazeta Tema duhet ti moderoj komentet te jene se paku etike ne mininumin e vet",unë do thosha se më mirë një etikë të pjerdhur se një etikë me të pjerdhur!ti ke mendime të pjerdhura,pavarsisht shkruan me "etikë të pastër"!!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Y
                                      Yyypp xhixhi

                                      Shum qarte dhe sakte. Dhe titull shume i zgjuar nese Velia e kupton. Fitoi nje beteje po luften e ka tani me Ramen. E perballon dot?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        anti25642654censurë

                                        mendim shumë i thellë??hyp xhixhi,a mos vallë ka ndonjë interes për mua dhe ty,nëse lufta mes ramës e velisë ka ndonjë rëndësi??apo thjeshtë nuk dalim dot nga ajo vogëlsia e milingonës që e kemi në shpirt, në mendim,në veprimet tona të përditëshme??për mua,leverdinë time,mendimin tim ky vendim i gjykatës më tregon se EGZEKUTIVI ka shkelur të drejtat e autonomisë së pushtetit vendor!!fiton personi me emrin erion,a personi me emrin edvin nuk ka rëndësi!rëndësi ka që egzekutivi ka kaluar të drejtat e tij!!kur në egzekutiv shkel ligjet e legjislativit në dëm të kujtdo do të thotë se ka vepruar jashtë ligjit!kur një egzekutiv vepron kundër ligjit,dhe kur ky veprim ripërsëritet kemi të bëjmë, në mos me diktaturë,me autokraci që provon të shëndrohet në diktaturë!!nuk e di a do "fitojë" velia si person,mua më intereson të fitojë ligji dhe egzekutivi të këthehet në kufijt e tij!të plotësojë detyrat e tij,të kërkojë të drejtat e veta!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Nje mut me shume

                                        Hajduti Erion fitoi betejen , pra futet edhe nje here si aktor ne politike , me pretendimin se e ka pas votu populli... pra tani kemi edhe nje here Salen , Velian , Ramen . i pari edhte tradhetare i shitur qe ne embrion , i dyti hajdut familjarisht , i treti sedi por le te shpresojme . Por ky i treti i ka fut ne loje keta te dy

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qytetari

                                          Po ca beteje se do mbildhen prape e do e shkarkojne. Veliaj pret vendimin nga GjKKO qe do jete minimumi 12 vjet burg. Pastaj, ju jeni qorra apo beni rolin e budallait, se pate si ishte bere Veliaj? Si Kadri Hazbiu ne gjyqin e vete.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Detari

                                            Gjkko nuk eshte mbu Kushtetusen Ta liroj njeher pastaj kismet me gjykimin se ka ca shkallë mbi Gjkko

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              anti25642654censurë

                                              ec qytë,ec!çfar mund të presësh nga një qytë??

                                              Përgjigjjuni
                                            2. S
                                              SOKRATI

                                              Erion Veliaj është i PAFAJSHËM! Çdo njeri mund të bëjë gabim, por gabimi nuk është faj, nuk parashikohet një ligj, që ta marrë në mënyrë brutale dhe ta izolojë njëlloj si atë, që bën krime. Fjala e tij e mbrojtjes përpara Gjykatës Kushtetuese është tejet e argumentuar, ndërsa çapaçulët olsianë "na mbushin mendjen me "Nesti Angonin" inekzistent! Veliaj gjithmonë ka qënë i gatshëm dhe është paraqitur në zyrat e spak, sa herë që është thirrur, nuk është fshehur, nuk është shmangur dhe nuk ka të krahasuar me kriminelin e Viçidolit. Arrestimi i tij është pasioni i antishqiptarizmit tek larvat në drejtësinë shqiptare, hakmarrja dhe qejfmbetjet për shkak të mosplotësimit të kërkesave egoiste për prona, për tendera, për pasuri në rrugë të paligjshme, që Veliaj këtyre larvave u ka thënë "Jo!".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                anti25642654censurë

                                                sokrat,është apo jo i pafajshëm veliaj!?nuk ka shumë rëndësi në këtë moment!rëndësi ka "egzekutivi ka kaluar kompetencat e tij"!po të hapemi si vaji në lakra për manikyrën e gruas së erionit a por ngjyrën e flokëve të lali erit,do të thotë të largohemi nga thelbi i problemit!ky thelb është 1 mln herë më i madh se faji a pafajsia e erionit!!për një shtet nuk ka ndonjë vlerë të madhe fajsia a pafajsia e një nejriu,por ka vlerë të jashtëzakonshme zbatimi i ligjeve të shtetit!pikërisht nga ata që duhet të jenë të parët që nuk duhet ti shkelin!!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. M
                                                Mesopotami

                                                Mero baze dhe thano si njerez shume afer qeverise dhe bashkis prej kohesh dicka po perpiqen me thon. Une nga keta dy kuptoj nje gje: qe veliaj me dasht behet kingmaker mes rames e berishes per t mare pushtetin njeri ose tjetri. Tiranen po e po por edhe qeverine. Se me aq leviz balanca. Si Meta dikur

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  anti25642654censurë

                                                  gjeni halen je!!nuk të shqetëson aspak shkelja që bën egzekutivi,K/M,por të intereson "king muti"??

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje