Nga Hermes Kafexhiu
Përtej çdo zhurme dhe çdo teorie konspirative, ajo që ndodhi sot me vendimin pro ankimit të Erion Veliajt ishte thjesht një mbrojtje e Kushtetutës për vendime të cilat, nëpërmjet kthimit të ligjit dhe “kaotizmit” të Reformës në Drejtësi, vërtetuan se ka ende besim në institucionet e këtij vendi.
Vendimi mbi Veliajn nuk ka të bëjë shumë me individin dhe as me kuadrin politik për konsum publik; ajo që evidentohet qartë është se ka raste ku Kushtetuta nuk mund të kapërcehet si një garë kuajsh.
E gjithë kjo është një front debati dhe “lufte” institucionale.
Nga ana tjetër, është edhe një motiv besimi, një motiv për të besuar se ekziston ende parimi i “Check and balance” në këtë vend.
Ajo që shihet në vendimin e Kushtetueses është se ajo ka qëndruar larg interpretimeve politike që mund të jenë bërë në seancën e gjyqit.
Vendimi është i qartë si kristali.
E quan të parregullt procedurën e shkarkimit të Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër, thekson se duhej të dëgjohej.
Po ashtu, nënvizon se norma ligjore e qeverisë nuk mund të prevalojë mbi Kushtetutën.
Ishte një dilemë midis ligjit dhe të drejtës?
Edhe këtë herë, e drejta fitoi.
E përtej kësaj, Kushtetuesja na fton, duke dhënë edhe një mesazh tjetër kushtetues ndoshta që duhet të jetë një pasqyrë për të “verbuar” edhe SPAK-un.
Çdo koment i tepërt do të ishte i pavend, përtej asaj që dua të theksoj më poshtë:
SPAK, përballë këtij vendimi edhe pse krejt larg trajektores së veprimtarisë së tij kundrejt Veliajt duhet ta marrë si një mesazh se Kushtetuta prevalon edhe mbi të si institucion.
Sepse nesër, njësoj siç tha Erioni: “Unë sot jam këtu, sepse nesër mund të jetë Ogerta apo Arlindi në vendin tim.”
Edhe nesër SPAK mund të jetë në vendin e ligjit, por jo të Kushtetutës.
Hahaha...Unë ty të pelqej vetëm mbiemrin por shkrimin keshtu që hajt ma...
Po ta shikosh nga sutrati kete Hermes Kafexhiun te duket si ato bajgat e mushkave kur hane tershere. Po ta shohesh nga koka e ka loqen Fatmir Xhafes... Tani kujt ti besoj se ky nuk di se cfare eshte drejtesia jo me konstitcionalist. Megjithate paska nje mendje me Kreshnik Spahiun nje donkishot tjeter qe e dhjeu mu ne goje PD per dallaveret e tij.
bur(r)at shqiptare jane si kurvat llafazane, me fjalorin dhe ofendimet me banale qe mund te gjehen ne ruzullin boteror!