Nga Blendi Kajsiu
Dy janë momentet kur kuptohet nëse figura e një politikani do rritet apo do rrudhet në histori. Momenti i parë është kur ai largohet nga skena politike, ndërsa momenti i dytë është kur ai largohet nga jeta. Në të dyja këto momente figura politike e Fatos Nanos ka ardhur në rritje.
Që në momentin që Nano u dorëhoq nga kryesia e Partisë Socialiste dhe u largua nga jeta politike në vitin 2005 ai filloi gjithnjë e më shumë të identifikohej me standartet demokratike që kish vendosur në politikën shqiptare e gjithnjë e më pak me korrupsionin dhe veset e qeverive të tij.
Kjo për faktin e thjeshtë se ndërsa korrupsioni i qeverive Nano zbehej në raport me korrupsionin e qeverive pasardhëse, standartet demokratike që vendosi Nano dukeshin gjithnjë e më gjigande përballë autoritarizmit dhe totalitarizmit partiak të pasardhësve të tij.
Tradita jonë e lavdërueshme për të folur mirë për ata që largohen nga kjo jetë nuk mund të fshehë faktin që në qeverinë e tij të fundit Nano nuk zhvilloi një përballje serioze me korrupsionin, përkundrazi dha shembullin e hidhur se pushteti mund të përdoret për përfitim personal.
E megjithatë korrupsioni në qeverisjen e fundit Nano nuk kishte as përmasat bërthamore që mori në Gërdec gjatë qeverisjes së familjes Berisha, dhe aq më pak dimensionet e kapjes pothuajse tërësore të shtetit që shohim në mega-skanadalet e qeverisjes Rama. Ndaj sa më shumë kalon koha aq më shumë reduktohet dimensióni korruptiv i politikanit Nano, teksa rritet dimensioni i tij demokratik.
Ai ishte dhe do mbetet i vetmi protagonist i tranzicionit shqiptar që transformoi partinë politike më të madhe dhe më totalitare që kanë prodhuar ndonjëherë shqiptarët, Partinë e Punës, në partinë politike më të madhe dhe më demokratike që ka ekzistuar në Shqipëri, Partinë Socialiste.
Është e kundërta e trashgimisë politike të dy protagonistëve të tjerë të tranzicionit tonë, Berisha dhe Rama, që sot janë kuti matës i figurës politike të Fatos Nanos. Të dy morën në dorëzim dy nga partitë më demokratike që ka njohur historia shqiptare për ti transformuar në parti totalitare ku nuk ekziston as demokracia, as debati, as mendimi ndryshe, as karriera politike, por vetëm kryetari.
Kur Berisha u bë kryetar i Partisë Demokratike ajo ishte një parti që gëlontë nga energjitë rinore që e kishin themeluar, nga debati, pluralizmi dhe demokracia e brendëshme. Ishte një parti që frymëzonte dhe tërhiqte ajkën e intelektualëve kritikë me diktaturën komuniste.
Sot PD-ja është më e rrudhur, më e plakur, më e rrjedhur mendërisht dhe më totalitare se vetë kryetari i saj që e ka transformuar në pronë dhe mburojë familjare. Dhe kjo është trashgimia madhore politike e Berishës që e rrudh figurën e tij politike sot dhe që do ta zvogëlojë akoma më shumë nesër.
Një proces i ngjashëm ka ndodhur me Partinë Socialiste që nën udhëheqjen e Ramës është transformuar nga një parti politike thellësisht demokratike dhe pluraliste në një ndërmarrje elektorale private të kryetarit të saj.
Ashtu sikurse Berisha edhe Rama e transformoi partinë më demokratike që ka njohur historia shqiptare në një varrezë të demokracisë, garës, karrierës, mendimit, dinjitetit dhe debatit politik. Sot në PS lulëzon vetëm servilizmi dhe nënshtrimi total ndaj kryetarit.
Është kjo trashëgimi që do ta rrudhë nesër figurën politike të Ramës, e fryrë sot nga pushteti i tepërt. Natyrisht që në imagjnatën e tij dhe të ndjekësve ai do futet në historinë tonë politike si arkitekti i Shqipërisë moderne dhe Evropiane. Ama trashëgimia e një politikani nuk përcaktohet as nga vitet që ka qëndruar në pushtet, as nga fitoret elektorle, as nga përqëndrimi i të gjitha pushteteve, dhe aq më pak nga kullat që ka ndërtuar. Trashëgimia historike e një politikani përcaktohet nga vlerat dhe idetë që ka përfaqësuar dhe sendërtuar.
Nuk është rastësi që arkitekti tjetër i Shqipërisë moderne, Enver Hoxha, vazhdon të rrudhet në historinë tonë politike, pavarësisht se elektrifikoi vendin, luftoi analfabetizmin, dhe ndërtoi diga, fabrika dhe kombinate pafund.
Diktatura, dhunimi i lirisë, dhe transformimi i Partisë së Punës në një instrument të ambicies së liderit të saj është ajo që mbetet nga trashëgimia politike e Enver Hoxhës. Ndaj figura e tij do vazhdojë të rrudhet në kohë, sepse zhvillimi dhe modernizmi nuk kanë kuptim pa lirinë dhe dinjitetin.
Ashtu sikurse futja në Evropë e humbet gjithnjë e më shumë kuptimin kur ajo arrihet me gjithnjë e më pak liri dhe demokraci. Në fund të fundit, britma jonë Evropiane në rrënojat e komunizmit ishte: Liri – Demokraci.
Dhe qeverisja ku më shumë liri dhe demokraci kanë përjetuar shqiptarët gjatë tranzicionit ka qenë ajo e Fatos Nanos. Ndoshta nuk duhet të çuditemi që parrulla Liri-Demokraci, që rrëzoi Partinë e Punës, përfaqëson sot trashgiminë politike të Fatos Nanos, që në rrënojat e PP-së ndërtoi eksperimentin më demokratik që ka parë historia jonë politike. Ndaj figura e tij do vazhdojë të rritet në mungesë. (Lapsi.al)
Fatos Nano nuk mund te jete model per asgje. As prind i mire, as bashkeshort i mire, as familjar i mire, as shtetar i mire. Nese nuk ka bere nuk ka bere testament tani do filloje sherri i femijeve te tij me djalin e Xhoit.
Na ishte njehere nje ish Politiakn qe u genjyhe dhe mbroi me zell Komunizmin... dhe i sherbehu i devollshem me shpirt e me zemer ... me vone e pa qe kali Diktatura po binte, dhe nuk kishte te zote , i doli per zote kalit te humbur dhe hypi mbi te...shikuesit e tjere me zell duartrokisnin hurra hurra bere mire qe hype...por na le dhe neve te shetisim nganjjehere...kete gje beri ky qe ngordhi , dhe keta qe e vajtojne... Sa per Testament ti Nastradin komentues, mos ke merak, se ka miliona per secilin.... dhe secili nga nje Vile....
Ne pergjithesi nuk e kemi zakon qe te flasim keq per te vdekurin, por Fatos Nano nuk i afrohet fare figures pozitive qe autori i ketij shkrimi perpiqet te na jape per kete politikan qe nuk ka asnje arritje pozitive ne tere veprimtarine e tij. Kjo vlen te thuhet edhe per figuren e tij si qytetar. Nje pijanec a bixhozxhi nuk jep asnje shembull pozitiv per qytetaret e tjere pa folur ketu per divorcin me te shoqen qe i ndejti prane ne kohen kur u burgos nga Berisha. Aresyeja qe u largua nga politika duket .e shume si frike ndaj Berishes dhe metodave te tija bastarde per te luftuar kundershtaret. Nano ishte qytetar dhe jo kriminel, prandaj u largua nga politika qe te gezonte ato para qe beri kur ishte ne krye te vendit.
Na ishte njehere nje ish Politiakn qe u genjyhe dhe mbroi me zell Komunizmin... dhe i sherbehu i devollshem me shpirt e me zemer ... me vone e pa qe kali Diktatura po binte, dhe nuk kishte te zote , i doli per zote kalit te humbur dhe hypi mbi te...shikuesit e tjere me zell duartrokisnin hurra hurra bere mire qe hype...por na le dhe neve te shetisim nganjjehere...kete gje beri ky qe ngordhi , dhe keta qe e vajtojne... Sa per Testament ti Nastradin komentues, mos ke merak, se ka miliona per secilin.... dhe secili nga nje Vile....
Haj mos na lodheni B me Nanon SE Sen ska ba rahmetlia per kombin as shqiperine. Edhe Sali shkaun keni me qué me hene kur te ngordhe dhe te thoni SA I mire QE ishte sepse populli shqiptare Ka sindromin suedez Kur viktima dashurohet ne dhunuesin.
Boll se na hapet barkun me kete nanucin e vockel tuajin, me keta hajdute te peshtire
O Kajsiu, po cfare perrallash shkruan ore derr bardhe! A e ke idene si qendron Shqiperia ne lidhje me boten, politika ne lidhje me vendin, korrupsioni dhe vjedhja ne lidhje me politiken dhe ne fund Nano me politiken, bixhozin, familjen, korrupsionin, ndershmerine? Nano eshte nje nga aktoret (e shumte) negative te "filmit" Shqiperia Sot.