“Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington

8 Dhjetor 2023, 16:41Blog TEMA

“Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret

Nga Eduard Zaloshnja

Presidentit të parë të SHBA-së, Xhorxh Uashington i atribuohet thënia “Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë”, të cilën thuhet se e ka thënë kur pa se asnjë rival nuk po guxonte të konkuronte ndaj tij për postin e presidentit (pasi ai ishte zgjedhur deri atëherë dy herë rradhazi me shumicë absolute). Dhe u tërhoq në jetën private në moshën 65 vjeçare...

59-vjeçari Edi Rama është zgjedhur deri më sot tre herë kryeministër i Shqipërisë, dhe duke gjykuar nga slogani i kongresit aktual të partisë së tij, synon të mbetet në pushtet deri në vitin 2030. Mbret e kaluar mbretit!

Në fakt, ai nuk ka aktualisht rivalë që ta kërcënojnë elektoralisht, as brenda e as jashtë partisë së tij.

80-vjeçari Berisha mund të ketë maksimumi deri në 400 mijë përkrahës. 50-vjeçari Basha mund të ketë maksimumi deri në 100 mijë përkrahës. 54-vjeçari Meta mund të ketë maksimumi deri në 80 mijë përkrahës. 42-vjeçari Qorri mund të ketë maksimumi deri në 40 mijë përkrahës. Të tjerë opozitarë mund të grupohen thjesht tek kategoria “Etj”. Por edhe sikur t’i mbledhësh të gjithë opozitarët bashkë në një koalicion (gjë që s’ka shanse praktike të ndodhë), përkrahësit e tyre nuk i afrohen dot murit prej rreth 800 përkrahësish të Ramës, që e ka ngritur qysh nga 2009-ta…

Brenda PS-së, Veliaj, Balla, e Balluku mund të kenë kuota të mira në opinionin publik (falë punës së tyre në postet që kanë), por po t’i kundërvihen “mbretit” Rama para 2030-ës, kuotat mund t’u shkojnë afër zeros…

Me pak fjalë, deri më 2030, “mbreti” Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga froni, ndërkohë që asnjë nga rivalët e tij të mundshëm nuk ka këllqe ta lëvizë prej andej. Dmth, hasta la vista deri më 2030…

 

 

6 Komente

  1. F
    Futja kot

    E morre rrogën edhe ti Zaloshnja, me gjithë sondazhet e tua të porositura.

    1. X
      Xhezo Smokthina

      Zaloshnja! Je vërtetë për t'u pëlqyer me mënyrën e thjeshtë e konkrete se si i paraqet faktet dhe argumentat. Ti përdor shëmbullin si mënyrë konkrete për të argumentuar qëllimin për të cilin shkruan. "Shëmbulli, thosh Ajnshtajn, nuk është edhe një mënyrë e të mësuarit, është e vetmja mënyrë e të mësuarit". Shkrimet e tua janë fare të papëlqyeshëm vetëm për sofistët dhe mashtruesit profesionist, dmth, për komunistët me bindje të kalcifikuara.

      1. A
        Arkimedi07

        Sa vjen edhe me shume lëpirës bëhesh o Zaloshnja.

        1. F
          Fukarai

          Qe te justifikosh SUNDIMIN tend mbi NJE popull te mjere thjesht se je votuar nga NJE MILION VOTUES , do te thote se nuk ke asnje ndryshim nga DIKTATORET, KRIMINELET ME TE MEDHENJ TE NJEREZIMIT, HITLERI DHE MUSSOLINI! Ne fakte i tille je!

          1. D
            Demokrati idealist

            Populli e di që ka një qeveri të korruptuar,por përsëri voton PS si qeveria më pak e korruptuar dhe jo vrastare si qeveritë e MALOKUT. Pra voton të keqen më të vogël.

            1. T
              Te mesme me Pak si shoku Xhemal

              Duhet te Vendoset me ligj Parlamenti Rotacioni i Elitave :Jo me shume se dy mandate Me LIGJ, populli vertet te voton por edhe Putinin e Voton Populli, Individet sherbejne, Forcat Politike qeverisin dhe jo e kunderta Ajo force politike qe qeveris e ka per detyre qe per te ruajtur konkurueshmerine ne politike te nxjerre jo nje por te pakten 2 alternativa per te zene Vendin e e kryeministrit te vjeter , ne menyre qe te kete gare dhe jo emerim pasardhesi se ashtu duket si obor mbreteror, Rama duhet ta mendoje seriozisht terheqjen nga politika ,politika duhet te ndahet gradualisht nga grotesku i Legjendave politike , apo kulti i individit ajo gradualisht duhet te kete perparesi shenjterine e Institucioneve ,Brezi i vjeter le te jete aty ne kuptimin honorifik te konsultoje cdo vendimmarje por Rotacioni duhet patjeter

              Lini një Përgjigje