Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…

26 Nëntor 2025, 09:11Blog TEMA
Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…

Nga Baton Haxhiu

Që në ditën e parë kam qenë krah SPAK-ut. Jo si tifoz i radhës, por si qytetar që e ka parë këtë institucion si të vetmen shpresë në një vend ku opozita ka qenë pa frymë, pa ide dhe pa kapacitet për të prodhuar kontroll.

SPAK ka qenë, për një periudhë të gjatë, oksigjeni moral i sistemit. Dhe vazhdon të mbetet i domosdoshëm.

Tashmë e dimë sa i keq ka qenë vendimi për bojkot të institucioneve sepse askush nuk përfitoi nga lufta formale kundër korrupsionit nëse opozita kishte braktisur institucionet duke lënë Parlamentin dhe pushtetin vendor në dorë të një partie, duke hequr mekanizmat institucionale të kontrollit.

Dhe tash SPAK me mjete politike, me diskurs që devijon nga standardi i fakteve, po e kryen punën e opozitës së munguar prej vitesh. Sepse opozita s’ka as lider, as vizion.

Mbrëme isha panelist dhe ajo që u servua mbrëmë në “Opinion” nga dosja e prokurorit Dritan Premçi, dhe ajo që po lexoj prej muajsh në disa prej dosjeve, e detyron çdo njeri që beson tek drejtësia të ulë kokën dhe të pyesë veten.

Pse nuk ruan SPAK standardin dhe pse po rrëshqet në skenografinë e linçimit?

Altin Dumani duhet të qartësojë standardet, sepse drejtësia nuk fillon me spektakël dhe nuk përfundon me vulgaritet. Ajo është një proces serioz, i ftohtë, i matur dhe i bazuar vetëm në provë.

Por në disa prej dosjeve të fundit, SPAK nuk duket më se po flet vetëm me provë. Po Flet me atmosferë. Po Flet me imazh. Po Flet me material dytësor që nuk ka vlerë në gjykim, por ka shumë vlerë në opinion.

E para, SPAK po fut në dosje një sasi të madhe bisedash të përditshme që nuk kanë asnjë lidhje me thelbin e veprës penale.

“OK”, “Ku je?”, “Po vij”, “A more dokumentin?” – kjo nuk është gjuhë korrupsioni. Kjo është gjuhë rutine. Dhe futja e kësaj gjuhe nuk ndihmon gjykatën.

Vetëm ushqen publikun me elemente që krijojnë atmosferë, jo provë. Prokuroritë serioze e pastrojnë dosjen nga mbeturinat e komunikimit. Nuk e përdorin komunikimin për të krijuar portret negativ.

E dyta, ka një konfuzion të rrezikshëm të krijuar qëllimisht midis një parashikimi administrativ dhe një favorizimi penal.

Parashikimi i fituesit nuk është vepër penale. Nuk është as devijim etik.

Favorizimi është vepër penale, por kërkon provë të qëllimit dhe të përfitimit. Dhe kur provat mungojnë, nuk ke as vepër. SPAK nuk duhet të ngatërrojë parashikimin me fajësinë, sepse ligji nuk ngatërrohet kurrë, edhe kur e ngatërrojnë prokurorët.

E treta, masa e pezullimit të një ministri kërkon standard shumë më të lartë provues. Nuk pezullohen ministra me dyshime të paqarta. Nuk pezullohen me “OK”.

Pezullohen vetëm kur rrezikohet funksioni dhe kur ka indikacione serioze se posti po përdoret për të penguar hetimin. Edhe në dosjen e Veliajt, të Ahmetajt apo Ballukut, nuk ka gjurmë të këtij rreziku. Ka vetëm një mbushje të panevojshme me materiale që nuk e forcojnë dot dyshimin, prandaj e zgjerojnë narrativën.

E katërta, SPAK ka hyrë në territorin më të rrezikshëm: në rolin e ndërtimit të perceptimit publik. Publikimi i detajeve intime, banale, turpëruese, qoftë “palloshat”, qoftë “brekët”, qoftë “vibratorët”, nuk ndihmon asnjë prokuror të bindë gjykatën.

Ato ndihmojnë vetëm për të poshtëruar dikë para se të dalë para gjykatës. Kjo nuk është transparencë. Ky është instrument politik.

Dhe kur një organ drejtësie hyn në territorin e politikës, humbet besimin e publikut shumë më shpejt se sa e fiton.

E pesta, SPAK rrezikon vetë veten. Nëse dosjet bëhen roman, jo arsyetim; nëse argumentet mbështeten në atmosferë, jo në prova; nëse publiku informohet me detaje të panevojshme, jo me thelbin e shkeljes, atëherë SPAK do të perceptohet si një regji linçimi, jo si një organ i pavarur.

Drejtësia nuk ndërtohet mbi poshtërim. Ndërtohet mbi prova të forta dhe gjuhë të pastër institucionale. Dhe kur kjo gjuhë humbet, humbet edhe autoriteti.

Në fund të ditës, problemi nuk është Ahmetaj, as Veliaj, as Balluku. Problemi është se drejtësia po e përdor turpin si zëvendësim të provës. Dhe kjo është rruga më e sigurt për të minuar besimin tek një institucion që duhet të ishte shtylla e republikës.

Edhe diçka për termin grusht-shtet.

Unë e kam quajtur veprim me natyrë grushti shteti pikërisht momentin kur Prokuroria kërkon pezullimin e një zëvendëskryeministri apo të një ministreje, sepse ky akt nuk është masë sigurie, por ndërhyrje direkte në funksionimin e ekzekutivit.

Pezullimi i një anëtari të Qeverisë nuk është vendim teknik por është akt që ndryshon raportet e pushtetit pa votë, pa mandat dhe pa bazë të qartë kushtetuese.

Në çdo teori të ndarjes së pushteteve, kur një pushtet hyn përkohësisht në territorin e tjetrit dhe prodhon efekt politik, kjo quhet grusht kompetencash. Dhe unë, prej parimi, nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj kësaj.

Dhe, prandaj, Prokuroria nuk mund ta luajë edhe rolin e drejtësisë, edhe të opozitës njëkohësisht.

Por që të jemi të drejtë me konceptet se grushtshtetin e vërtetë nuk e bën Gjykata me një vendim të diskutueshëm, por grushtshtetin e bën ekzekutivi kur tenton të kapë drejtësinë.

Ai moment kur qeveritë ndërhyjnë në karrierat e prokurorëve, kur çështjet zhvendosen për arsye politike, kur organet vartëse përdoren për intimidim të gjyqtarëve. Kjo është formula reale e grushtshtetit modern. Dhe kush e njeh këtë realitet, e kupton menjëherë që nuk ka asnjë lidhje me etiketimet ironike të artikujve që shtrembërojnë debatin.

Vazhdoj të qëndroj se Standardi dhe prova janë më të forta se çdo spektakël në rrëfim.

Institucionet nuk bien nga mungesa e provave, por nga tepria e spektaklit dhe nga humbja e gjuhës së drejtësisë. SPAK nuk ka luksin të gabojë në ton apo në kompetencë, sepse një organ që zëvendëson provën me perceptim e dobëson drejtësinë.

Edhe diçka!

Dhe ndërsa dikur shumëkush e quante reformën në drejtësi në funksion të dëshirave të Edi Ramës, sot është e qartë se SPAK nuk funksionon as si instrument i tij, as si zgjatim politik, por si produkt i asaj reforme që tashmë shihet qartë se ka dalë nga “duart” e çdo kryeministri.

Pikërisht për këtë arsye, standardi i tij duhet të jetë më i lartë se kurrë. Vetëm kështu reforma i shërben shtetit, jo spektaklit.

49 Komente

  1. A
    Ana

    Analize e perkryer. Bravo Baton! Me kenaqe!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fredi

      Bashkohem me ty Ana! Dite te mbare!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Ne keto 30 vjet politikane te majte e te djathte e kane perdorur pushtetin si lope duke e mjele maksimalisht dhe qumeshtin e kane marre vete dhe per familjaret e tyre , ndersa popullit i kane lene ndonje pike uje te ndotur.Gjykatat standarte nuk u kane prekur as qimen e flokut ketyre. Shpresa e fundit eshte SPAK , nje strukture e krijuar , financuar dhe mbeshtetur nga amerikanet. Emrat qe permenden si Dumani jane rrogetare te perkohshem , mbaron mandati , vjen tjetri. Por ata qe e mbeshtesin jane gjithmone aty.Nese edhe Spak deshton atehere politikanet " e ndershem " do shijojne duke u zgerdhire milionat e grabitura,. Por ka ca njerez si ky Batoni , qe me siguri ka marre ndonje shishe qumesht nga ndonje mjeles, qe nuk e pelqen qe Spak te mbylle rubinetin e qumeshtit te tij.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luku - Kush me shan per debat nuk ia

          Batoni flet per Shtet, ndersa ti flet per burg!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

            Ne cilin rresht e lexove fjalen burg ??? Ok atehere ti je dakord qe Spak te shkrihet se nuk na duhet , te kthehet situata sic ishte ku politikanet ishin te paprekshem , do vazhdojne te mjelin qumeshtin edhe Batoni e te tjere do vazhdojne te marrin shishen. KESHTU TE PELQEN TE BEHET ??????

            Përgjigjjuni
      2. D
        Dhë Pështan Tribune

        Bython Haqiu-bastardi profkan serbishtfolës, digjet nga epshi, sa herë që Palloshi Edvin Suma ı tregon të pasmet ( bythën e pafshirë)..

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten shkjat

          'Dhë Pështan Tribune", kryekurva e lavires Sali Karaxhixhit, dhondrit te Milosheviceve!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lymi

          Jo, absolutisht Jo! Nje analize eshte e perkryer kur ne fund jepen edhe solucionet per korrigjimin e aspekteve negative te cilat ne kete rast minojne te drejtat themelore te individit, por edhe vete natyren demokratike te institucioneve, ketu nuk jepet zgjidhja per shkeljet e perseritura nga ana e prokuroreve te Spakut, te cilet sipas ligjit te Ulsiut, duhet te kontrollojne vetveten. Kotrolli i vetvetes eshte Jo vetem qesharak, por edhe teper i rrezikshen, eshte sikur me ligj, politikanet duhet te kontrollojne vetveten ndaj fenomeit te korrupsuonit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toto t

            Është inspektori i lartë i drejtësisë (ILD) Përse nuk ankohen këta palloshat? Janë 4 shkallët e gjyqësorit. Lymi me sa duket ka nostalgji për kohën e Adriatik Llallës, që i kontrollonte më së mlri

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lymi

              Adriatik Lalla apo Adriatik Dumani Pak ndryshon! Nga gjitha ankimet qe kane bere deshmitaret e trajtuar keq dhe tmerruar nga Spaku, me burg, ILD- jà nuk ka nisur kurre asnje hetim, i ka anashkaluar, pike! Megjithate dje ishte nje artikull ku jepej informacioni me i sakte per kete problemi, me ligj Spakut kontrollon vete Spakun!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toto t

                Ndryshon shumë. Po ti nuk deshiron ta shohësh. Llallën nuk e sulmonte pushteti sepse ishte i shitur. Dumani sulmohet se po lufton korrupsjonin e lartë shtetëror

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  Po heton Gerdecin e Zenit? Jo! Po heton 21 Janarin e Saliut? Si deshmitar! Po heton pasurite e Gjin Gjonerve? Jo! Po heton zhdukjen e Renzi Hoxhes? Jo! Po heton pasurite e Saliut, Argjites, Zenit dhe gjithe ish Ministrave te PD-se? Jo! Ok, rrofte Spak!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lymit

                    Dukesh që ke 40 vjet në perëndim!! PD dhe PS e kanë bërë ligjin që veprat penale shtetërore të parashkruhen. Palloshi i ka numrat në parlament. Ta ndryshoj ligjin penal që veprat penale shtetërore mos të parashkruhen kurrë. Do i bënte nderë vendit!

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Për lymin

                  Artikulli i djeshëm ishte shkruar nga Plarent Ndreca , që është i akuzuar nga SPAK. Nuk habitem me opinionet e tua, me sa duket lexon vetem Temën

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Arti

                @Lymi Batoni e thote zgjidhjen: te ruhet standarti i mirefillte juridik dhe hetimi te bazohet ne prova. Besoj se gabimet e SPAK dhe GJKKO duhet te filtrohen nga Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuse. Ne fund, eshte dhe Gjykata ne Strasburg. Problemi eshte se keta Prokurore te SPAK, me rroga te majme, po dalin sa te paafte, aq dhe te pafytyre me manipulimin qe po i bejne "drejtesise". Keta jane bere si "gjyqi i Nexhmijes" me "abuzime" per kafe. :(

                Përgjigjjuni
              3. T
                TR

                Keni frike se po i ngushtohet laku te gjatit. Nga ministri me i afert, tek kryeprokurori, kryetari i bashkise, e deri tek zevendes kryeministrja. Une nuk mbeshtes as hajdutin Ed, as hajdutin Sali. SPAK eshte e vetmja drite qe ka Shqiperia per te pasur sadopak drejtesi ne kete mocal korrupsioni. Prandaj sulmohet edhe nga e majta, edhe nga e djathta. Se jane te dy krahet llumra. SPAK-un e mbeshtet Europa dhe populli shqiptar. Lehni sa te doni o zagare te Edit dhe Saliut bashke.

                Përgjigjjuni
              4. N
                Nastradini

                Teza e "grushtit të kompetencave" mbetet termi më i diskutueshëm. Ndërsa pezullimi i një anëtari të kabinetit ka pa dyshim efekt politik, shumica e sistemeve ligjore perëndimore e lejojnë Gjykatën/Prokurorinë të pezullojë zyrtarët kur funksioni i tyre rrezikon hetimin. Kjo zakonisht konsiderohet si një kontrol/balancë e nevojshme ligjore, jo si një ndërhyrje e paligjshme në ndarjen e pushteteve (përveç nëse është me të vërtetë pa bazë). Përdorimi i termit "grusht shteti/kompetencash" mund të shihet si hiperbolizim, edhe pse qëllimi i Haxhiut është të theksojë rrezikun politik të kësaj mase.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  Me jep vetem 1 shembull nga bota peredimore ku magjistratura te kete pezulluar nje anetar qeverie! Jetoj prej 40 vjetesh ne perendim dhe mund te them me bindje qe nuk ka ndodhur kurre, sepse nuk ka mundesi qe te ndodhe, mbasi kufijte e pushtereve jane te percaktuara fare qarte!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Për Lymin

                    O lym, ti që paske 40 vjet në perëndim. Kur një zyrtar i lartë akuzohet nga drejtësia jep dorheqjen me sekonda. O Lym, në perëndim nuk ndodh sepse atje taksat e qytetarëve nul vidhen me SMS si këtu. O Lym, si duhet të vepronte SPAK sipas teje kur këta as nuk shkarkohen , as nuk japin dorëheqje? Ta linte të bidhte akoma, të prishte provat?

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nastradini

                      Une kam thënë - Shumica e sistemeve ligjore perëndimore e lejojnë Gjykatën/Prokurorinë të pezullojë zyrtarët kur funksioni i tyre rrezikon hetimin. - Ti je duke pyetur në është Belinda ky rast ? Po sipas meje dhe ky është mbase rasti i parë që pezullohet një ministër në detyrë sepse nuk ka ministër në perëndim të ketë abuzuar e vjedhur në këtë farë feje. Pace !

                      Përgjigjjuni
                  2. S
                    Soni

                    Po dhe ......ai te mos marre tender ne RSh....nuk eshte korrupsion. Ne cdo vend normal minimumi doreheqje...minimumi....ah mor Baton...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sateri

                      Mire e ke ti o Baton, por do beje me mire te thoshe qe kjo drejtesi pe kthehet ne junte te rrezikshme qe godet sipas opinioneve politike.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aksel

                        Po si ka mundesi Baton qe ke shkruar te njejten gje si Ylli Manjani? Dmth qe ta kuptojme, argumentat ua jep Belinda dhe leket ua jep Pellumb Gjoka, apo si?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Krutani

                          Tigri Ahmetaj ja tha ne sy Batonit........ "ti pa Ramen ngelesh pa buke" Tigri ka qene i brendshem i di mire keto.

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Ludoviku

                          Kemi qene te vleresuar vazhdimisht si vend me korrrupsion te larte SHBA dhe BE kane kerkuar vazhdimisht luften ndaj korrupsionit ne nivelet e larta Nese ben nje sondazh 95 % e publikut pohon se ne vend ka patur dhe ka shume korrupsion dhe se qeveritaret e larte jane te korruptuar. Matesi kryesor me te cilin do na vleresoje BE per tu antaresuar ne 2030 do jete lufta ndaj korrupsionit ne nivelet e larta. Vetem me kete element mund tua mbushim mendjen dhe te integrohemi ne BE. Atehere cfare kerkon ti Bathon. Te shkelim standardet e luftes ndaj korrupsionit ne emer te interpretimeve te tua kur quhet korrupsion dhe kur nuk quhet korrupsion. Cfare do ti dhe te tjeret bashke me ty, te kompromentojme integrimin ne BE ne emer te tarifave qe ju merrni per mbeshtetje mediatike ??? Apo ne thelb nuk e doni BE-ne per te vazhduar tallavane tuaj ????

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            nuk shqiten nga karrigja skiptaret edhe po ti kapesh me bole ne goje, vetem me varje publike shpeton ai vend o popull dele pa shtylle kurrizore.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E

                              Palloshi eshte i Belindes. Eshte percaktimi qe ajo i ben kryeministrit te vendit. Breket jane te Arjoles, breket e shtrenjta te bashkeshortes se kryebashkiakut. Vibratoret e Ahmetaj ish z.KM. Drejtesia e Re veper e Rames dhe specialisteve te partise ne pushtet prej 13 vitesh. Por ka te drejte Batoni. Belinda akuzuar vetem per pabarazi ne tendera. Per inceneratoret asnje akuze ndaj Veliaj. Ahmetaj per qejf te vet. Asnje tymnaje e sperdredhje e avokateve te korrupsionit nuk e parfumon dot eren e qelbur qe ka dale.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .

                                Merrni ndonjë dhomë moteli bashkë me Bushatin se na e shpifët me këto masturbime publike ndaj njëri tjetrit, si adoleshentë që bëjnë statuse në Facebook për "atë", pa thënë kush është "ajo/ai". Ose flisni me emra konkretë.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Spaku dhe be

                                  Më falë, më falë edhe diçka. Tani për tani kemi drejtësinë, kemi Be në, kemi Shba në, dhe një sërë përfaqësues politikë, shtetesh në Azi, Amerikë latine, Afrikë, nato rreth e rrotull Shqipërisë që garantojnë Sigurinë në vënd sepse tepsia ra në kanal, por për fat të mirë, këto faktorë për Shqiptarët u krijua një Standart sigurie i ri. Deri më tani spaku është për tu lavdëruar por mbetet ende prapa drejtësisë për çfar i përket pritshmërive. Kjo së pari për shkaqe natyrore, po të marim një shëmbull, fillimisht gjallesat u kriuan në uj, mëpas nga uji me një proçes miravjeçar gjallesat u transformuan dhe fillonin të hecnin në tokë. Edhe spaku sado i shkolluar, intelektual të jetë, me sado i pavarur, nuk ka sesi të mësoj njerzit të hajnë me lug e pirujnë. Pra ky proçes bëhet në forma ose mënyra të ndryshme, që janë së pari, ose ti shoqërinë më të vogël do ta përfshishë në një shoqëri të zhvilluar më të madhe dhe njerzit do të integrohen dhe do mësojnë nga të tjerët. Mënyra e dytë është që individët udheqësit e shoqërisë të drejtojnë individët e tjerë, dhe njerzit ti ndjekin në të vepruarit, doke krijuar modele të ligjshmërisë. E fundit që mbetet është që spak ti përshtatet me hapat e anarqisë shtetërore.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hallexhiu

                                    Ty baton dhe te tjereve qe flisni ket prb sju degjon njeri ,ata skan faj se po tallen me te tjeret por kur ti vi rradha atyre dhe femijeve te tyre do ta ndiejne si eshte ti hapesh tel tjetrit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mondi

                                      Jam shume dakort me Baton Haxhiun..te tre pushtetet jane te ndare nga njeri tjeteri dhe te pavarur..po sikur Kryeministri te mbledhe parlamentin dhe te pezulloje prokurorin apo gjyqtarin e ceshtjes eshte e ligjeshme ? Jo nuk eshte e ligjeshme..Po kaq e paligjeshme eshte dhe nderhyrja e gjyqsorit ne kopetencat e egzekutivit..Prandaj eshte gjykata kushtetuse qe mban balancen e pushteteve dhe mos nderhyrjen tek njeri tjetri

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vëzhguesi

                                        Të përgëzoj për shkrimin Baton. Veçse një gjë: në ndryshim nga ty Baton që paske patur shumë besim që në.fillim për SPAK, unë jam zgjënjyer në vazhdimësi pasi Spak dhe drejtuesi saj Dumani janë marrë me çështje të vogla, sekondare, ndërsa me çështjet parësore që kanë shkundur shtetin dhe kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij ka fjetur mbi dosje sipas mendimit tim me qëllim të caktuar për mbrojtjen e Kriminelit dhe vrasësit Sali Berisha. Prokurorët e Spak më duken si ushtarët e tij (Saliut) dhe përfaqësuesi tipik është Dumani. Me këtë gjueti shtrigash që bën Spaku shumë shpejt do degradojë dhe do të ristrukturohet nga e para. Ky takëm prokurorësh që ka kaluar vettingun mund të jetë pjesa më e keqe e sistemit të vjetër të drejtësisë pasi e kanë kaluar vettingun me ryshfete dhe marifete të tjera. Nga sistemi i vjetër i korruptuar totalisht (duke filluar nga gjykata kushtetuese) nuk duhet të mbetej asgjë. Ata ishin mbretër të korrupsionit. Me ndërhyrjen politike të Spak si për rastin Veliaj dhe Balluku (që ju e keni shtjelluar të plotë) kemi kuptuar se Spakut i ka ardhur ngordhja. Të shohin si do vazhdojnë broçkullat e Spakut apo Aspakut.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bela po vuan

                                          Doli vezhguesi ( murgu budist) që po vëzhgon me kujdes situatën , del në konkluzjonin e mençur që SPAK-ut i ka ardhur ngotdhja. Dhe se në shqipëri nuk duhet fare pushteti gjyqësor. Ky fanar ndriçues vëzhgon që gjyqësorin duhet ta emëroj palloshi me Belën. Dhe kryetar i SPAK të bëhet Batoni si standarti më i lart i moralit. Murgu budist është shumë i shqetësur për vuajtjet e palloshit dhe Belës .Ai predikon paqen dhe dashurinë mes pushteteve.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          Pal Melyshi

                                          Batoni si spiun ose poliagjent me surrat Derrkuci eshte sekseri i Qeverrise Shqiptare ka 13 vjet. Baton spiuni solli ne Tirane 2 Ministra - 1 - Minister per Arsim qe nuk dinte shkrim dhe kendim Besa Shahinin dhe 2 - Ministrin e Jashtem " GJINON " te filmi peralle nga e Kaluar 26 vjecrin Gent Kaka '( Muti )............!!!!! Baton spiuni solli kryetaren e SHISH nga Kosova ku cuni i Batonit paguhet si keshilltare me 6.000 Evro. Batoni bie grure qe eshte per Qen jo per njerz , prod.blegtorale fallso...ka monopolin... Baton eshte me ziu se korbi !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pal Melyshi

                                            Batoni si spiun ose poliagjent me surrat Derrkuci eshte sekseri i Qeverrise Shqiptare ka 13 vjet. Baton spiuni solli ne Tirane 2 Ministra - 1 - Minister per Arsim qe nuk dinte shkrim dhe kendim Besa Shahinin dhe 2 - Ministrin e Jashtem " GJINON " te filmi peralle nga e Kaluar 26 vjecrin Gent Kaka '( Muti )............!!!!! Baton spiuni solli kryetaren e SHISH nga Kosova ku cuni i Batonit paguhet si keshilltare me 6.000 Evro. Batoni bie grure qe eshte per Qen jo per njerz , prod.blegtorale fallso...ka monopolin... Baton eshte me ziu se korbi !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pal Melyshi

                                              Batoni si spiun ose poliagjent me surrat Derrkuci eshte sekseri i Qeverrise Shqiptare ka 13 vjet. Baton spiuni solli ne Tirane 2 Ministra - 1 - Minister per Arsim qe nuk dinte shkrim dhe kendim Besa Shahinin dhe 2 - Ministrin e Jashtem " GJINON " te filmi peralle nga e Kaluar 26 vjecrin Gent Kaka '( Muti )............!!!!! Baton spiuni solli kryetaren e SHISH nga Kosova ku cuni i Batonit paguhet si keshilltare me 6.000 Evro. Batoni bie grure qe eshte per Qen jo per njerz , prod.blegtorale fallso...ka monopolin... Baton eshte me ziu se korbi !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Hajduti pallosh

                                                Po e ndjen lakun e drejtesisë o Baton. Sa rroga merr në shqipëri o plehër? Ke fytyrë e flet për moral dhe standarde ti? Ti që Kosova të ka zbuar si tradhëtar dhe spiun. Altin dumani ka hetuar. Nqs se bela flet me atë gjuhë , nuk është faj i SPAK. Ajo ka vjedhur taksat , kaq e thjeshtë është

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kendveshtrim ndryshe

                                                  Normaliteti i parashikueshem i Batonit per te krijuar atmosfere per qellimin dhe interesat e tij te nxit te lexosh mes rreshtave. Dhe konstaton qe Batoni ben edhe prokurorin, edhe gjykatesin me qellimin te nxjerr te pafajshme Ballukun. A nuk kemi te drejte te mendojme se njerezit e medias nderhyn ne nje pushtet te pavarur si drejtesia duke krijuar perceptime ne sherbim te interesave te ruajtjes se nje pushteti qe Batonit i volit te zgjas e te zgjas? Dhe me tej, merakun per ruajtjen e balancave mes pushteteve dhe standartet e Spak t'i konsiderojme hipokrizi e sebepe. Nuk na ndalon kush besoj. As normaliteti i Batonit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mesuesi

                                                    Keta Njerez me tipare te trasha dhe me veshtrimin e nje kau te uritur , nga pervoja e gjate e jetes , ku jam ballafaquar me turli lloj tipash e tertipash , me thote se pas kesaj shtirjes se sheqerosur dhe babaxhane , fshihet ligesia ... Kjo eshte ndiesia ime , pa pretenduar monopolin . P.S . Sot , Stanishiqin ( me kete emer e kish pagezuar Berisha ...) dhe Berishen , I shikon ne te njejten llogore lufte kunder SPAKUT ...!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Franci

                                                      Kam qene nje mbeshtetes i flakte i reformes ne drejtesi e ne vecanti i Spakut. Por pas shume ngjarjesh kur Spak arreston me shpejtesi pa formuluar akuzen shume figura te larta te mazhorances nderkohe qe shkel ne menyre flagrante ligjin duke zvarritur e duke mos vepruar ndaj Berishes kur ai i degjeneron publikisht me akuzat Spak - organizate kriminale apo Altin Troplini mendoj qe kjo strukture duhet urgjentisht te rinovohet plotesisht. Nuk mund te veproje me, eshte dorezuar plotesisht e ndaj presioneve te shumta dhe mbeshtetur dhe nga disa prokurore berishiane eshte kthyer ne nje celule te PD. Gaz Bardhi, Berisha e ndonje tjeter flitet qe kane akses te plote ne dosjet qe jane ne hetim. Ky institucion urgjentisht duhet shkrire e te krijohet nga e para. Neser do te jete shume vone.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Velo

                                                        Analizë e shkëlqyer. Për ata që kuptojnë. Jo për derrat.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjola

                                                          Tëumte Baton !

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Treni

                                                            Prit pak Baton. Nëse mesazhet kanë treguar anullimin e tenderit me qëllim pengesën e ankimimit duke tejkaluar afatet, kjo është shkelje serioze dhe lehtësisht e provueshme. Ti po përpiqesh të trazosh ujërat duke i cilësuar "mesazhe të jetës së përditshme". Më duket se po e bën me qëllim, kastile, sepse fundja prandaj paguhesh. Nëse ka konspiracion për anullimin e tenderit duke penguar ankimim, unë nuk mendoj se është vepër penale domosdoshmërish, por e sigurt shkelje e rëndë administrative e vlefshme për shkarkim me efekt të menjëhershëm.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Posi

                                                              E quaj GRUSHT SHTETI kur prokuroria KERKON pezullimin e nje qeveritari -thote Batoni. E para grusht shteti me KERKESA nuk behet. Kjo eshte qesharake. Grushti te ve para faktit te kryer dhe ste le fare mundesi ankimimi institucionale. Ja qeveria po shkon ne kushtetuese pa asnjefare pengese. Çudia eshte se persa kohe Spaku arrestonte Berishen , Meten , hetonte Mediun Batoni e ngrinte ne qiell kte Bekim per Shqiperine. Tani qe u prek Balluku dhe Batoni e kupton se terthorazi eshte cenuar Rama u hodh ne sulm.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Palloshi

                                                                Te lumte Baton! Keshtu me duhesh!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Q
                                                                  Qytetari 26 shtator 2025

                                                                  POR NUK E KUPTONI JU , XHONTURQIT E SHQIPÈRISË, NJË PJESË E JUAJA E MÊSIPERME, QË BATON HAXHIU ËSHTË NJË GAZETAR I PAGUAR NGA QEVERIA QË FLET NEPER STUDIOT E TV SHQIPTARE.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fund Kusie

                                                                    Zoteri kot perpiqesh ta degradosh rolin e tij, SPAK nuk eshte opozite , ,ai eshte syri dhe veshi i popullit shqiptar dhe i Faktorit nderkombetar ne XHEPAT e POLITIKANEVE TE LARTE.SPAKun e krijoi BOTA ,BATON, as RAMA, as BERISHA e as META ,SPAK u krijua per nderin dhe turpin e ketij populli.Per nderin, Sepse iu jep mundesi ta mbajne koken lart te gjithe atyre (qe mendoj se jane shumice por qe ndjehen te neperkembur dhe te poshteruar nga nje sistem qe ka qene i kapur nga forca e PARASE dhe e PUSHTETIT ,nga ana tjeter SPAKUN e krijoi bota edhe Per Turpin e ketij populli qe nuk kishte fuqine e duhur si popujt e tjere te civilizuar qe Ta bente vete ndryshimin si forme emancipimi shoqeror por e la veten ne kete dite qe jo ta merrte drejtesine me force si e drejte e munguar por e lypi si lemoshe duke luajtur rolin e viktimes dhe per kete madje la peng nje copez sovraniteti kombetar duke lejuar pikerisht BOTEN qe te vije e ta shpetoje , dhe BOTA e degjoi klithmen per ndihme ashtu si dikur me thaset me miell dhe sot sa per interesin tone por edhe te SAJIN e KRIJOI SPAK.Dhe cfare pastaj ,tashme eshte fakt qe ishte krijimi i SPAK i hapi rrugen progresit te shpejte shtetit shqiptar ne aspektin institucional , ai i hapi po ashtu rrugen hapjes se kapitujve te negocimit per 1 vit ne kohe rekord, kete nuk e beri as ELISA as Bajrami, as Ogerta, as Nikua as SALA as LIKJA as Monika as Balluku as AHMETAJ as BEQJA e as RAMA se keta i kishim edhe para 1 viti , edhe para dy vjetesh edhe para 3 vjetesh edhe para 4 vjetesh , edhe para 5 vjetesh etje , e keshtu me rradhe baton , se ti je shqiptar i vone e mbase nuk e di keta ketu kane qene po nuk e bene keta se ndryshe e benin me pare e nuk e linin per tani qe po futet ne BE edhe Ukraina qe eshte e shpartalluar nga lufta)kete e beri SPAK PIKE ,kaq e vertet eshte kjo sa edhe njeriu i thjesht qe takon habitet nga ky progres i rrufeshem, nderkohe qe ne jeten e perditshme nuk shohim te kete ndryshuar pothuajse asgje , e pra kete permend edhe EUROPA ,REFORMA NE DREJTESI eshte kyc REFORMA NE DREJTESI,REFORMA NE DREJTESI , Mos PREKNI REFORMEN NE DREJTESI ,eshte fakt qe ishte SPAK, SPAK,SPAK dhe jo tunelet pa hekur, as RRuget qe prishen me nje rebesh , as qytetet qe permbyten, as Pirgjet me plehra , as Mandarinat me helm, apo uji qe vjen 1 ore ne dite neper Ambasadat e vendeve te BE, apo Spitalet pa ilace , e pra Meritat i ka ky institucion qe i prin integrimit te vendit ,KURSE ti BATON kerkon te hedhesh BALTE.Kaq sherbetor je Baton sa qe bie edhe ne kontradite me logjiken qe perdor vete ku nga nje ane thua qe opozita pati faj se braktisi institucionet duke e lene shtetin nen kontrollin e nje partie, dhe duke aluduar keshtu qe pikerisht ky ishte edhe momenti kulmor i qe i dha krahe korrupsionit ne vend korrupsionit ne vend , dmth MUNGESA E KONTROLLIT OPOZITAR DMTH, nga nje Opozite qe s ka lider dhe s ka vizion, Dakort Baton fajin e paska roja qe paska ikur, po Hajduti Baton nuk ka faj ,sepse opozita baton i ka nja 12 vjet qe s ka fut asnje kacidhe nga parate publike ne xhep e ku vet e thua se cdo gje ne vend nis dhe perfundo me partine ne pushtet qe u kthye ngadale ne Parti shtet.Dhe pastaj Pa pike llogjike dhe turpi akuzon SPAK un se paska bere gabime ne rastin e dosjeve VEliaj,AHMETAJ apo BALLUKU,duke nenkuptuar qe keta duhet te qendrojne larg vemendjes se spakut, apo se spaku duhet te rrije larg ketyre , mire e ke baton, spaku duhet te merret me SHITESIT e bananeve apo me fatorinot e autobusave ,PO mire baton ta zeme se SPAKU ka gabuar, ne rastin, Veliaj, Ahmetaj ,Berisha, Balluku , Beqja etje etje POR BATON asnje nga keto ceshtje nuk ka perfunduar A NUK ESHTE ME MIRE BATON TE PRESIM DHE TE BESOJME DERI NE FUND TE PAFAJSIA e BALLUKUT,VELIAJT

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. p
                                                                      pallati pa leje

                                                                      Baton Stanishiqi, pika e lidhjes mes ryso-serbeve dhe nje grusht politikanesh shqiptare. Media i ka permendur edhe pseudonimin informatorit historik te sherbimeve sekrete jugosllavo-serbe. Por kur ne Shqiperi nuk funksionojne si duhet strukturat e sigurise qe tj tredhin jeta tipa, ata vazhdojne te vegjetojne ku tu kerkohet. Tani, per te e ka radhen Tirana. Vazhdo Baton se edhe mutin e ke shitur per beton dhe investuar ne kullat e ndertuara me lejet dhe mbeshtetjen e politikes dhe politikanit shqiptar me te gjate.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Feniks

                                                                        Me keqardhje, shoh hapesiren dhe aksesin qe ka ne media ky sharlatan. Nese do te krijohej nje njesi matese ne sistemin nderkombetar per lepirjen si fenomen i shtirshem politik,l kjo njesi matese duhet te kishte emrin BATONH. Mjere ky popull ne duart e kujt ka rene. Fatkeqesia e ka ndjekur qe nga antikiteti.Jo per shkak te natyres dhe fatit, por te karakterit te tij qe e tregon prapanicen sikur luan gjithe jeten kala dibrance,

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje