Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte në 1912

24 Nëntor 2025, 14:02Blog TEMA
Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte

Nga Adrian Thano

Kur flasim për shtetin shqiptar, zakonisht mendojmë për 28 Nëntorin 1912, shpalljen e pavarësisë, flamurin në Vlorë dhe aktin politik të daljes nga Perandoria Osmane. Por nëse kthehemi pas, e kuptojmë se shteti shqiptar, në kuptimin thelbësor të fjalës, kishte nisur të ndërtohej shumë më herët.

Institucioni i parë i vërtetë që krijuan shqiptarët nuk ishte qeveria, ushtria apo administrata: ishte gjuha. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 ishte më shumë se një mbledhje intelektualësh. Në mungesë të një shteti, Kongresi funksionoi si parlamenti i parë kombëtar. Delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, nga Shkodra në Korçë, nga Janina në Kosovë, nga diaspora në Bukuresht, Sofje e Stamboll, u ulën në të njëjtën tryezë për të marrë një vendim që do të formësonte fatin e kombit: unifikimin e alfabetit.

Ky vendim nuk ishte teknik. Ishte politik në kuptimin më të pastër. Duke zgjedhur një alfabet të vetëm, shqiptarët krijuan një hapësirë të përbashkët komunikimi ku shkolla, shtypi, librat, mësuesit dhe patriotët mund të flisnin të njëjtën gjuhë të shkruar. Në një kohë kur nuk kishin institucione shtetërore, kjo gjuhë u bë institucioni që i përfaqësonte të gjithë.

Ajo ishte “administrata” që bashkërendonte mendimin kombëtar, “kushtetuta” që i dha formë identitetit. Për herë të parë në histori, shqiptarët kishin një mekanizëm të përbashkët me të cilin mund të organizonin ekzistencën e tyre kolektive. Çdo shkronjë e alfabetit të Manastirit ishte një tullë në themelin e një ndërtese që ende nuk ekzistonte fizikisht: shteti shqiptar.

Vendimi për alfabetin latin i çliroi shqiptarët edhe nga ndarjet fetare dhe ndikimet e huaja që deri atëherë  përcaktonin shkrimin: disa përdornin alfabet arab, disa grek, disa latin. Me Kongresin, gjuha mori sovranitet. Është e rrallë në histori që një komb të arrijë më parë sovranitet kulturor sesa sovranitet politik, por kjo është ajo që ndodhi te shqiptarët.

Pas 1908-s, shtypi shqip u shpërnda kudo, shkollat shqipe u hapën me ritëm, diaspora u organizua, patriotët ndërkombëtarë gjetën një bosht të përbashkët. Në thelb, Shqipëria nisi të ekzistonte si realitet kulturor katër vjet para se të njihej si realitet politik. Kjo është arsyeja pse shumë studiues thonë se pavarësia e 1912-s ishte e mundur vetëm sepse alfabeti kishte bërë punën e tij më parë: kishte krijuar shqiptarët si bashkësi të vetëdijshme.

Prandaj mund të thuhet me plot gojën: gjuha ishte shteti i parë i shqiptarëve. Ajo i dha kombit identitet, drejtim, kohezion dhe një truall shpirtëror ku mund të ngrihej më pas shteti fizik. Pa alfabetin e Manastirit, Shqipëria e 1912-s do të kishte qenë shumë më e brishtë, madje ndoshta as nuk do të kishte ardhur në atë formë.

E fituam aftësinë për të folur dhe shkruar si komb, para se të fitonim pavarësinë. Në histori kjo mbetet një nga provat më të forta se gjuha, më shumë se çdo institucion tjetër, ka fuqinë të jetë atdheu i parë i një populli.

9 Komente

  1. T
    Teodor

    O gazetar rri ke gazeta....mos bej gafa. Gjuha Shqipe ka mijera vjet e krijuar. Ne Manastir u vendos alfabeti.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirikum

      Ate po thote edhe gazetari. As me shume dhe as me pak. Te falenderoj Adrian Thano per kete kend veshtrim te ri per rendesin e alfabetit, ate politike.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mos fol ngjuhe te huj pa qene nevoja

      Gjuha shqipe u be mitra e shtetit te ardhshem shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleko

        Per shkak te historise sone tragjike,gjuha dhe unifikimi i shkrimit te saj i kryer ne kongresin e Manastirit me 1908 u be themeli i gurte qe i dha shqiperise indetitet tone gjithkombetare dhe shtet, shteti i shqiperise dhe me vone shteti i kosoves..Pa kete kongres gjuhe nuk dihet si do shkonte fati i shqiptareve…

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thomaidha

          E brishtë ende me themele argile të pjekur e gërmadha gurë të skalitur.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Congressi i Mona-stirit (Manastir "shqip") ishte gozhda e fundit e Arkivolit te Kombit Ilyre Greke Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Tij. Ish Epirotet e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis tashme Genitcere te turqizuar donin Sulltanin dhe jo Kombin e lavdishem ku ti thonin Kostantinopolis por Stamboll apo Kostandinopoje pa kuptim dhe qellimisht edhe sot i de-formuar. Donin Alfa-Betan (Alfabet "shqip") Arabe. Nuk kishin Faj. I thone 500 vjet qe nderonin dhe festonin Politizmoin (Culture "shqip") Arabe dhe Tradition (Tradit "shqip"). Po ashtu edhe pocaqinjte e "Crishtere" te Papes Genitceret Katolike qe ferkojne duart edhe sot qe Kostantinopolis dhe gjithe pjesa (peace angl) perendimore e Ilyrise eshte ne duart e Islamit barbare. Nuk e dine Idiotet e dobishem te atyre qe ndane Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis qe Pirrua i Epirit luftoi per te cliruar Magna Grecian e Arkimedit dhe qindra Filosofe Greke te pushtuar nga Romaket. Nuk e kuptojne (kapito ital) Ignorantet (Ignorante "shqip") qe ky Pashallek turk me Influece Perendimore Eshte Krijuar (Este Criate angl) kunder Istorise dhe Identitetit (History and Identity "shqip") te vete ketij populli (Popola ital) te dDe-Gjeneruar arnaut.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kruja e Kastriotëve

              Grekët me nacionalshovenizmin e vet tregojnë histori fantastike. Të gjithë popujt rretherrotull i quajnë grek, natyrisht falsifikim nga megallomania e tyre. Ilirët ishin ilir, helenët, helenë, 2 popuj të ndryshëm me gjuhë të ndryshme. Faksifikimet kanë 1 shtysë të thjeshtë: lakminë për toka të huaja. Vazhdo fantazo por mos harro ta bësh ADN që do të tronditë e do të lë oa gjum: je aziatik mongoloid.

              Përgjigjjuni
            2. a
              astrit

              Ka shume kombe ne bote qe kane gjuhen e tyre por nuk kane shtet. Ne manastir nuk u vendos qe alfabeti latin te perdoret por u lane te lire shqiptaret te zgjedhin alfabetin qe duan, alfabeti latini triumfoje.

              Përgjigjjuni
              1. j
                joel shkodra

                Nder e lavdi te gjithe pjesemarresve ne Kongresin e Alfabetit, por nje merite te veçante ka kryetari i tij P. Gjergj Fishta. Busti i tij duhet te jete ne balle te Akademise e Shkencave.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje