Neni 14: neni që vë gjyqtarët e posaçëm nën varësinë e SPAK

25 Nëntor 2025, 17:01Blog Nga Plarent Ndreca

Në maj të vitit 2024, në Komisionin e Ligjeve, i drejtova Prokurorit të Përgjithshëm një pyetje që prekte një devijim delikat të arkitekturës së Reformës në Drejtësi: “Kush i heton gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme? Ju apo Prokuroria e Posaçme?” Pyetja nuk ishte rastësore. Ajo vinte si pasojë e një anomalie të rëndë të fshehur në legjislacion, një devijim kushtetues që ka kaluar pothuajse pa vëmendje: neni 14 i ligjit nr. 95/2016. Ky nen parashikon se “Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, kur kanë dyshime të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të Prokurorisë së Posaçme ose gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” Një dispozitë e futur mes dhjetëra faqeve të paketës së reformës, e cila i jep Prokurorisë së Posaçme një kompetencë që Kushtetuta nuk ia ka dhënë dhe as e ka autorizuar të rregullohet me ligj. Një kompetencë që përmbys arkitekturën kushtetuese të reformës dhe krijon një varësi të drejtpërdrejtë të gjykatave të posaçme ndaj SPAK.

Ky nen duhej të ishte shfuqizuar dje. Sot është një urgjencë institucionale.

Reforma në prokurori/gjykatë speciale u ngrit mbi dy shtylla kushtetuese dhe neni 14 rrëzon një prej tyre. Shtylla e parë është kompetenca për shkak të veprës penale: SPAK dhe Gjykata e Posaçme procedojnë vetëm për “veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar”, siç përcakton neni 135/2 i Kushtetutës. Shtylla e dytë është kompetenca për shkak të funksionit: Kushtetuta, me ndryshimet e vitit 2016, listoi shterueshëm funksionarët e lartë që hetohen nga SPAK-u dhe gjykohen nga Gjykata e Posaçme. Në këtë listë përfshihen Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky listim u kërkua posaçërisht nga Komisioni i Venecias, i cili në opinionin e tetorit 2015 theksoi se funksionarët e lartë duhet të përcaktohen në Kushtetutë, jo në ligj. Pra, lista mbyllet aty: nuk zgjerohet me ligj të zakonshëm, nuk hapet me nene të fshehura dhe nuk mund të ndryshohet nga vullneti i çastit politik.

Megjithatë, ligjvënësi futi një nen që përmbys të gjithë ndërtimin kushtetues. Neni 14 i ligjit nr. 95/2016, me titull paradoksal “Përgjegjshmëria”, parashikon se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorët e kësaj prokurorie ose gjyqtarët e gjykatave të posaçme. Me këtë formulim, ligji i ka dhënë SPAK-ut një kompetencë që Kushtetuta nuk e ka dhënë dhe për të cilën nuk ekziston asnjë autorizim kushtetues. Kushtetuta ka përcaktuar qartë rrethin e funksionarëve që i nënshtrohen juridiksionit të posaçëm dhe kjo listë është e mbyllur. Ligji i thjeshtë nuk mund të ndryshojë hirarkinë normative kushtetuese. Neni 4/3 i Kushtetutës e thotë qartë: “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.”

Neni 14 bie drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën, sepse krijon një kategori të re subjektesh nën juridiksionin e SPAK-ut, cenon parimin “lex superior derogat inferiori” (ligji më i lartë prevalon ligjin më të ulët) dhe godet në thelb pavarësinë e gjykatave të posaçme. Paanshmëria është e pamundur në një sistem ku gjyqtari i posaçëm gjykon kërkesat e SPAK-ut, ndërsa SPAK-u mund ta marrë vetë gjyqtarin në hetim. Ky është konflikt strukturor interesi. Parimi i paanshmërisë, si në dimensionin subjektiv ashtu edhe në atë objektiv, kërkon që gjyqtari të jetë i mbrojtur nga çdo varësi ndaj palëve dhe të bind palët se është vërtet i paanshëm. Si mund të jetë i pavarur një gjyqtar që i nënshtrohet hetimit të organit që ai vetë gjykon? Kjo krijon një varësi institucionale të kodifikuar me ligj, e papajtueshme me rendin kushtetues.

Ndërkohë që neni 14 ka “rregulluar” hetimin, nuk ka mundur të rregullojë gjykimin. Kush i gjykon gjyqtarët e posaçëm sipas këtij neni? Neni 14 i jep SPAK-ut vetëm kompetencën e hetimit, por nuk përcakton asnjë gjykatë kompetente për t’i gjykuar gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Kushtetuta nuk ia jep këtë kompetencë Gjykatës së Posaçme; ligji nuk ia jep këtë kompetencë; dhe kështu krijohet një mekanizëm ku SPAK heton, ndërsa – sipas Kodit të Procedurës Penale – gjykimi i tyre i kalon gjyqtarit të juridiksionit të zakonshëm. Ky është një konfuzion i pastër normativ dhe një standard i dyfishtë i papranueshëm: ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët e juridiksionit të zakonshëm hetohen dhe gjykohen nga një strukturë tjetër nga ajo ku ushtrojnë funksionin dhe janë palë, gjyqtarët e posaçëm trajtohen ndryshe dhe në kundërshtim me natyrën e juridiksionit special. Kjo situatë shkel drejtpërdrejt nenin 42/2 të Kushtetutës, i cili garanton gjykim nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj.

Shqipëria është futur në një fazë të re: rreziku nuk vjen më vetëm nga pandëshkueshmëria, por edhe nga tejkalimi i kufijve kushtetues në emër të luftës kundër saj. Drejtësia nuk matet me numrin e të arrestuarve, por me respektimin e rregullave dhe garancive kushtetuese. Neni 14 prodhon pasoja të rënda për rendin kushtetues. Ai vendos Gjykatën e Posaçme nën varësinë faktike të SPAK-ut; cënon paanshmërinë e proceseve aktuale dhe të ardhshme; ekspozon çdo gjykim ndaj pretendimeve për mungesë objektiviteti; shkakton pavlefshmëri absolute të proceseve, pasi për këtë kategori nuk ekziston gjykata e caktuar me ligj.

Çdo gjykim që zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme është i mbuluar nga hija e nenit 14, një nen që i jep palës akuzuese pushtetin të hetojë gjyqtarët që i gjykojnë. Në çdo standard evropian, kjo është një shkelje e qartë dhe e papranueshme e shtetit të së drejtës. Shfuqizimi i këtij neni nuk është zgjedhje politike; është prova nëse Republika e Shqipërisë i bindet ende Kushtetutës së saj.

Çdo ditë, me nenin 14 në fuqi, është një ditë me më pak drejtësi dhe një ditë më shumë dobësim i autoritetit kushtetues të gjyqtarit të posaçëm.

29 Komente

  1. d
    dsa

    Prap ky hajduti Ndreca, si ka mundesi qe eshte i lire dhe Mero Gelbaza (Gelboqja) i boton shpifje.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Shpjegimi i tij për Kushtetutën më kujton pacientët që kundërshtojnë diagnozën e mjekut… vetëm sepse nuk u pëlqen analiza e gjakut. Deri dje ishte gjithçka në rregull. Sot, që e ka radhën vetë, Reforma në Drejtësi paska ‘defekte’. Rastësi? S’besoj.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Konstitucionalisti

        Or NASTRADIN bashk me DSA, ju dini te tregoni vetem perralla per gomer prandaj mos i hyni ketyre punve per te cilat as keni dijen dhe as kapacitetin mendor per te kuptuar perse flet Ndreca. Pavarsisht se kush eshte ai, ju pelqen juve apo neve ose jo, ai po thot nje te vertet qe eshte shume shqetesuese. Pra SPAK-u ose ASPAK-u ka fuqi absolute mbi gjygjesorin, qeverin pra mbi te gjithe llojet e pushtetit, qe do te thote spaku heton edhe vetvendos dhe eshte i mbifuqishem dhe i paprekshem. Po atehere bie pyetja po te dali jashte kontrollit ASPAK-u, sic eshte par dhe me par, kush e ve ne kontroll ASPAK-un???? Kujt i japin llogari ata??? Kjo eshte kriza ligjore dhe konstitucionale qe duhet zgjidhur sa me par!Tung o trungjet NASTRADIN dhe DSA

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qytetari

        Pra ketu ju ka mbetur ju fisqirave te korruptuar tani? Si tu garantojme gjyqtareve te gjykates se posacme paprekshmerine e hetimit nga prokuroret ne menyre qe ti korruptojme kollaj. O ju qifsha robt, ty te parin o pidhrobsh qe del e pozon si fisqire i ndyre. Sa te paguan per kete artikull o moterqire.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhafa

          po mjeshter tani u kujtove po pse nuk e lexuat ju me pare se ta aprovonit..ti me koleget a tu jurist si xhafa bushka me shoke apo e boni xhafa kastile dhe ju se vute re

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fol me troc o Plarent

            O Plarent, gjyqtaret si Bani jane zgjatime te rrezikshme te familjes nongrata ne Drejtesi.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lymi

              eshte teper e qarte qe neni 14 i ligjit nr. 95/2016 eshte antikushtetues. Mirepo lind pyetja, Ju Zoti Plarent, perse vetem e ngrini kete problem ne nje artikull gazete dhe nuk i drejtoheni Gjykates Kushtetuese me kerkesen per ta shfuqizuar kete ligj te pjelle nga mediokriteti? Perse beni perhere bla, bla, bla neper gazeta apo studio televizive dhe nuk perdorni mjetet qe ofron kushtetuta?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Neveri

                O zoteri… ky neni eshte bere i ditur ne 2016…, ne koference shtypi… ne parlament… ne media… POTHUAJSE PERDITE PER TRE MUAJ RRESHT…. nga vete hartuesi FATMIR XHAFA. Madje ishte bere edhe meme pytja e fejzos drejtuar xhafes “ po prokuroret kush i kontrollon?!” Vete prokuroret, u pergjigj xhafa. Plarenr, nuk e shmang dot denimon nga spaki duke shkruar idotesi, vetem sa rrit neverine tone

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neveri ndaj atyre qe dashuronin Enverin, Saliun, E

                  me trego vetem nje prokuror te speciales qe te jete hetuar nga Specialia vete, per menyrat antikushtetuese te perdorura prej tij ne kercenimin e te hetuarve apo deshmitareve, dhe padite ndaj menyrave te perdorura jane sa mal! Z E R O!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Neveri

                    O ti trapi… e kane te deryrueshme me ligj qe cdo prokuror i spakut vendos “ shokun” e tij ne pergjim 24/7, ne baze te programit te punes. Cfare nuk kupton, o trap! Dhe meqe e do me emer, prokurori i spak qe kishte ceshtjen e kryeprokurorit te vlores, eshte thene nga vete spaku se ishte ne pergjim…. O trappppp… i gjithe spaku bashke me bkh jane ne pergjim sipas KUSHTETUTES( i quajtur veting), pra jo thjeshte ligj por “ligj kushtetues”. Ik e mos na ca carin se jeni totalisht te painformuar

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jaho

                    Po mire o Neveri, nese u gjykua atehere gabim, duhet ta leme akoma gabimin te pandryshuar?

                    Përgjigjjuni
                  3. H
                    Haka Tekizoti

                    Kushdo që ka tegrin e njohur ligjërisht për ankimim, ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë ose jo me Kushtetutën. Kaq. Lllafet janë fukarallëk (populli, me demek, sovrani)

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .....

                      Keto masa mor hajdut ndreca erdhen pikerisht per shkak te tmerrit te vjedhjeve qe bete dhe beni ti dhe shoket e tu!! Keto masa, spaku etj erdhen pikerisht si pasoje e sjelljes tuaj me fondet publike! Dhe prandaj me mire mbajme ne kurriz prokurore qe ju shkerdhejne soj e lloj ju hajduteve te pangopur sesa t ju mbajme ju mbi shpine! Prokurore te SPAK mbajme mbi shpine sa te duash se as na vjedhin as na dhunojne si puna juaj! U mblodhet ju tani dava hajdutesh dhe doni te zhbeni spakun se ju vuri kufirin te thana! Ptuuu rrace poshter. Ju shofte fare plarent ty e te ngjashmeve si ty

                      Përgjigjjuni
                      1. *
                        ***

                        ti ja njeri nga ata qe dikur coheshin ne oren 5 te mengjezit per t'i dhene voten partise te Enverit e Aranit Celes, me pas partise te Saliut dhe Gazidedes ... tani hajduteve Olsi Dado e Adriatik Dumani. Pthuuu rrace poshter!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pike presje

                          Tre pika qe pika ste bie...o kusho i Plarentit, sulmoje Spakun sulmoje, jo i ktij e jo i atij, sa te gjesh i kujt esht e kujt i sherben mos harro sapunin per Plarentin

                          Përgjigjjuni
                      2. N
                        Ndreca

                        O Ndreca, Rama dhe Ballukja, thojani Amerikaneve, po jua mbajti. Kellira.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Ndreca Hajduti

                          Si ka mundesi keta qe vjedhin dalin neper gazeta e hiqen sikur Jane njerez me Shkolle,,po hajdute rrugesh plackaxhi jane ,si hajduti qe vjedh xhep,keta vjedhin Buxhetin..Ky Ndreca nuk u akuzua per Hajdut,pse e promovoni cubin Hajdut

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            Ndreca nuk duket se shte hajdut deri tash, vec Berisha e lakejt e ti po e akuzojn, Kur te jepet vendimi i formes se preme atehee munde ta akuzoni me te drejt. Deri sot po shofim lufte klanesh ne drejtesin e shtetin shqiptar. Spaku doli huq me Gellcin e te tjere. Kjo tregon maskarallek jo drejtesi, hakmarre e luft klanesh.

                            Përgjigjjuni
                          2. j
                            joel shkodra

                            E drejte, po na thuaj, o Ndrece, cili organ do t'i hetoje keta prokurore e gjyqtare?

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jaho

                              E ka thene po ti nuk lexon. Prokuroria e Pergjitheshme.

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                joel shkodra

                                Po Prokurorine e Pergjithshme kush e heton e gjykon?

                                Përgjigjjuni
                            2. P
                              Populli

                              Merruni me Nenin dhe jo me Ndrecen

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cubel Breca

                                Ore kete Ndrecen e dinim ne burg per ato vjedhjet te Ministria e Aresimit dhe ajo e Rendit. Cfare marifetesh ka perdorur per te shpetuar, apo vjedhja nuk eshte antikushtetuese ne epoken e Rilindjes.Cfare guximi,ne vend qe te ule koken e te fshihet nga turpi del e ben konstitucionalistin.Pu pu pu,c'paskan qene kets rilindesit ore.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hajdutët në sulm

                                  Sipas këti hajdutit që është nën hetim nga SPAK. SPAK dhe GjKkO duhet të hetohen nga një adriatik llall. Është e qartë se hajdutët shumë shpejt do e marrin SPAK nënë kontroll.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Berti

                                    Ky pordhac hajdut nuk durohet fare.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ndue Gjoka

                                      Shoku Polic ndreca! Kur te mos jesh me subjekt i Spak fillo e bej teori juridike sa te duash! Per momentin ke konflikt interesi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. n
                                        nope

                                        pidhropsh dhe hajdut ....ik ne salle te gjyqit dhe provo "juristin" qe je o plehre .....HAJDUT

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Leroi

                                          Plao je b… lepirs i pushtetit asnjëgjë më shumë të tjera thoshje deri para pakë kohe e të tjera tani Plaro ssgjë svjen nga hiçi Mipos ke ngrënë dhe ti dardha Bëjë te fala zotit LLESHI

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kaonia

                                            Doli ky pithropshi delirant.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje