Doktor Berisha si Rita Marko

25 Nëntor 2025, 11:24Blog TEMA
Doktor Berisha si Rita Marko

Nga Ilir Demalia

Doktori dhe “tabori” prej 300 vetash: Spektakli i radhës në SHQUP!

Mbrëmë, Partia Demokratike zhvilloi një tjetër mbledhje të quajtur “foltore”, me një pjesëmarrje rreth 300 vetash – një shifër që tregon qartë gjendjen e rënduar të kësaj force politike, e cila prej kohësh as dëgjohet dhe as ndiqet nga shumica e publikut.

Shfaqja e radhës, e shoqëruar me krekosjen e zv/presidentit të sapozgjedhur të CDI-së, më kujtoi skenat e dikurshme të Rita Markos, kur si kryetar i Bashkimeve Profesionale përshëndeste kuadratet e punëtorëve të dalluar të viteve të komunizmit.

CDI, 17 zv.presidentë dhe “arritja” e doktorit

Sali Berisha u kthye në qendër të vëmendjes pas marrjes së postit të zv/presidentit të CDI-së – një organizatë me plot 17 nënkryetarë, ku doktori është tashmë një ndër ta. Për të, kjo u shpall si një fitore e madhe ndërkombëtare, megjithëse as vetë mbështetësit nuk arrijnë të kuptojnë çfarë peshe reale ka ky pozicion.

Por çfarë lidhje kanë deklaratat e tij për PD-në si parti “konservatore e djathtë” me faktin që CDI bashkëpunon dhe lidhet ngushtësisht me IDC, një organizatë me axhendë të hapur liberale, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT? Berisha, që nuk toleron as përmendjen e këtyre çështjeve në politikën e brendshme, kësaj here do të duhet ta “përtypë” këtë këmbë të mesit të CDI–IDC-së, sepse i nevojitet çdo mbështetje përballë drejtësisë.

Retorika e vjetruar e “narkoshtetit”

Edhe nga São Paulo, doktori lëshonte të njëjtin shirit propagandistik që lëshon çdo natë: “Shqipëria narkoshtet”, “Ramaduro”, “regjimi më i zi në Europë”. Kjo retorikë e stërpërsëritur është bërë tashmë aq bajate, saqë nuk impresionon më askënd – përveç taborit të ngushtë të SHQUP-it, që mbrëmë e duartrokiti si punëtorët e dalluar që dikur shpërblente Partia e Punës.

Ndërkohë, BE ka hapur grup-kapitujt e negociatave dhe ka vlerësuar përparimet e Shqipërisë, madje duke lënë të nënkuptohet se vendi mund të bëhet anëtar në vitin 2028. Presidenti i CDI-së dhe 17 zv/presidentët, vallë a kanë burime të tjera informacioni përveç Berishës? A e dinë ata se tabloja që ai paraqet për Shqipërinë nuk përkon me realitetin e institucioneve evropiane?

Dilema e një zv.presidenti “non-grata”

Një tjetër pyetje që lind është se si do të menaxhojë CDI fakti që një nga 17 zv/presidentët e saj – pikërisht Berisha – është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Çfarë do të ndodhë nëse takimi i radhës do të mbahet në një nga këto vende? Si do të përfaqësohet organizata, kur zv/presidenti i saj nuk mund të udhëtojë?

Kthim në skenografinë e vjetër

I gjithë spektakli i mbrëmshëm më ngjante me ato kongreset e dikurshme të Partisë së Punës, ku Rita Marko përshëndeste ndërmarrjet e dalluara. Ashtu si ai, doktori u përpoq të ngrinte moralin e taborit të ngushtë të SHQUP-it, duke i “dekoruar” me një arritje që në realitet vlen më shumë si fasadë sesa si sukses politik.

Mes brohorimave të 300 vetave, Berisha deklaroi: “Tani ne nuk jemi vetëm, por kemi mbështetje botërore.”

Por mjafton të shikoje atë tabor mbrëmë para Komitetit Qëndror, Ironia e asaj pamjeje e thoshte vetë të vërtetën: mbështetja e vetme ishte ajo e zakonshmja, e brendshme, e improvizuar dhe e destinuar për t’i dhënë frymë një partie të rrudhur dhe një lideri të ngrirë në kohë.

26 Komente

  1. d
    doriani tirane

    mos ja fut pordhes kot edhe me 20 vete quhet proteste. pse sa do ti ? nga na dolet kaq te ditur o njerez me 8 klase shkolle

    Përgjigjjuni
    1. L
      Limja

      Rita si Saliu e bënte të freskët çdo mëngjes. Sa rrojti punoi për Shqipërinë, nuk vodhi asnjë cent! Si ky syçi e bënte në darkë, se darkave kos hante, kos dhe bukë misri!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        KOMUNISTI bëhet KONSERVATOR !!!!hahahahahahahahahahahahaha. Çudira eskluzive shqiptare.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kosovar fieri

        Doktor penicilina...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sateri

          Rita Markos I ha mutin kjo kufome qe shan Shqiperine kudo qe e shkerdhejne.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Nese mbledhja e radhes e CDI -LGBT se do mbahet ne USA ose ne Britani atehere ne vend te Vampirit 82vjecar nongrata ne takim do shkoje krrici I faros me dy gishta lart.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Meksi junior

            Hë mo të qifsha udhët fajin e ka ai Karaxhixhi që pallonte pa kondom. Nxorri këtë koqen që i mbeti në derë Shqipërisë dhe nuk shkulet si muti i njomë pas këpucës.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Shkulet por kerkon kohen e vet, rendesi ka qe shkelzni dhe argita jan ne gjak me baze te kanunit qe non grata e ka per zemer. Haklajt po rriten dhe po mobilizohen duan koken e zenit me patjeter

              Përgjigjjuni
            2. a
              analist

              Ne djall shkofte sa me pare hajduti e vrasesi sali rame .Poshte dum dumani.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muzaka i Ri

                Po pse mor gazetar nihilist nuk e quan fitore. Kur thua 300 veta, pak të duken. Shoqi Elver e krijoj vetëm me 200 petrita, Shoku Sal ka 300 dhe plus Petrit Vasilin.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O

                  Si shume lart e ke ngrit Sali halen me Rita Markon,krahasoje me Xhafer Deven e 4 Shkurti 1944.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Florian Komezi

                    Saliu është këpusha që ju ngjit Shqipërisë dhe nuk i shqitet më... Kurse ky Demaliaj është vetëm një bythë që po nuk prodhon,do të fëndë

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      andi

                      Rita Marko ka luftuar per çlirimin e Shqiperise mo nipçe!!! Ca krahason pkera me Rita Markon!!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edi

                        Ja dhe Demkalia apo sic e njohin Syci, kusheriri i Linda Rama-Bashes qe me syzkat bythe kavanozi po sheh Saliun si Rita Marko por nuk do te shohe Edin si Enver Hoxhe, Lalin si Mehmet Sheh e Belen si Gjyshi i saj...

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi

                          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Ameriqo Veshpallushi

                          Per ato qindra milionet e vjedhur nga Belinda dhe AY "ma nalt" di te na llafose mdonje haber ky "ameriqani", apo s' prish pune sa kohe i hedhin nga nje kocke.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlesht - Xh.

                            Ilir! Je I sakte per kete 300 veta! Mos egzaxhiro! As 100 nuk ishin. Apo quan edhe policine dhe gazetaret. Mbreme deputeteve te PD nuk I erdhen familjaret. Po e ndiqnin "parlamentin e qytetareve" ku flete vetem " nje qytetar" me titull nongrata dhe pastaj ky fare lloj parlamenti mbyllet! SPAK duhet ti ndihmoj militantet dhe Deputetet e Pd. Por edhe Berishen Eshte kohe e humbur. Duhet ta coj edhe njehere ne kat te 8. Penxherja e tualetit eshte shume e pershtatshm per te tilla fjalime absurd te Nongrats!

                            Përgjigjjuni
                            1. g
                              gaspër

                              Vetëm shpellarët shkojnë pas Sali non gratës....

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Ylli

                                Vetem laperet e hajdutet shkojne pas Ram shkordhates...

                                Përgjigjjuni
                              2. K
                                Kris

                                Rita vetem gersheret per shirita kishte ndersa Sali efendiu dhe Eqvini i rilindur kane gershere e brisk.Po e qethin dhe e rruajne popullin .

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tirana#

                                  Nuk ngeli psikopat pa u bërë gjithollog tallavaje. Rita Marko ishte vlleh. Luftoi duke vënë jetën e tij në rrezik për lirinë e Shqipërisë. Me aq sa diti dhe me sa mundi punoi si kafshë dhe ishte në ballë të industrializimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. Vajti në burgun berishist si burrat dhe doli i pafajshëm dhe ballëlart. Vdiq me një pension të thjeshtë dhe në shtëpinë e Enver Hoxhës. Sali Berisha një shqiptar. Esadist, haxhiqamilist dhe FredBejlerist. Pjellë e barkut të urisë, tërbimit, hajnisë, tribalzmit mesjetar, prostitucionit dhe mizerjes. Një pabuks zvarranik pa atdhe, pa ideale, pa dinjitet, pa burrëri. Një kafshë dhe horr halabak. Një psikopat injorant, fshatarak dhe i paqëndrueshëm. Pika më e fundit e degjenerimit të shoqërisë shqiptare dhe dëshmia më e tmerrshme e mizerjes më absolute të aftësive shtet formuese të shqiptarëve. Kush i krahason të dy është po aq motërqir sa Sali Berisha , Fredi Bejleri dhe gjithë prostitutat vorjoqimarjote

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lenka Cuko ...

                                    Po , I tille duket , madje shume here me I shemtuar se ai ( R. M. ) ! Ndersa ju tellallet e politikes dhe mediave te kesaj baltovine 33 vjecare , nuk lini minute dhe ore pa ia servirur DYNJASE si liderin historike te se djathtes shqiptare , so liderin e opozites flamurnokiane qe Po lufton per t'u kthyer ne pushtet , si e vetmja alternative , per ta bere Shqiperine me hale sec eshte . Po , ju jeni propoganduesit e palodhur te Berishes dhe BERISHIZMIT , prandaj dyte I placin atij , nese nuk u dekoron .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dajti

                                      Si mund te krahasohet nje kriminel si Saliu me nje byroist si Rita Marko,I cili me shume ishte honorific ne ate rregjim,nuk kishte asnje fuqi vendimarrese. Saliu I plotefuqishem,sic ka thene Milaim Zeka I ka"leruar nene e babe"ketij vendi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cufe

                                        Rita Marko si Saliu kishte ate veglen qe bente shurren

                                        Përgjigjjuni
                                        1. f
                                          fshatari.pafshat

                                          Gazetari Ilir - nipi Demes, dhe sternipi i Alise, qe vec qylit i ka rene tere jeten e vet - e ka zene ne goje figuren e paperlyer njerezore te Rita Marko; nga nje familje e thjeshte puntore korcare me te Kater djemte e saj Partizane...per lirine e Shqiperise, katundareve, puntoreve... Dhe ky dordoleci i demokracise, gazetari I - lir, hedh e pret, paturpesisht, emrin e nje Heroi te Popullit. Jazik.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mondi

                                            Rita Marko është në atë botë dhe në krahët e historisë. Me të vdekurit merret historia. Sali Berisha është në këtë botë i shporrur si jashtëqitje për së gjalli dhe sot 89 vjeç është në krahët e Asfalisë, sillogjeve, UDBas dhe çdo lloj qeni tjetër antishqiptar, siç ishte deri dje në ballë të shkatërrimit të industrisë, fabrikave, bujqësisë, ushtrisë, shtetit, sovranitetit dhe 50 vjetëve punë. Të të vij turp që e bëre atë krahasim. Je njeri i pisët

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje