Gjatë kësaj jave u publikua në media një studim statistikor nga Bashkim Shehu dhe Eduard Zaloshnja, i cili flet shumë për realitetin politik të Shoqërisë shqiptare, por që si shumë histori të të rëndësishme, u varros nga kakofonia e zakonshme e politikës së ditës.
Studimi merret me marrëdhënien e çuditshme që shqiptarët kanë me fjalët “i majtë” dhe “i djathtë,” dy etiketa që përdoren vazhdimisht, por që shpesh humbasin kuptimin sapo përballen me bindjet reale të qytetarëve.
Sipas studimit 41% e të anketuarve e identifikojnë veten si të majtë, 31.3% si të djathtë dhe 24.2% si të qendrës. 3.5% u përgjigjën me “Nuk e di.” Ironia është se të vetmit që e kanë realisht të qartë bindjen e tyre politike janë këta 3.5% që thonë sinqerisht se nuk e dinë se ç’bindje kanë. Pjesa tjetër, që janë edhe shumica, nuk e ka të qartë as se çfarë nënkuptojnë realisht etiketat “i majtë” apo “i djathtë.” Kjo bëhet e qartë më tej në studim, ku del se 82%-94% e të anketuarve mbështesin politika historikisht të asociuara me të majtën (arsim dhe shëndetësi publike, mbrojtje sociale, ndërhyrje të shtetit në ekonomi), por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë. Madje, nga studimi del se edhe mes atyre që identifikohen si të djathtë, shumica (81%-95%) mbështesin politika të majta. Për ta thënë më thjesht, kur vjen fjala tek çështjet social-ekonomike (gjëra që prekin jetën e përditshme të njerëzve), shumica e të djathtës shqiptare ka mendësinë e të majtës europiano-perëndimore.
Ky është paradoksi shqiptar. Ndërsa dy partitë kryesore janë transformuar ideologjikisht në këto tri dekada – me PS që nuk përfaqëson më asgjë të majtë dhe PD që prej kohësh nuk përfaqëson më frontin antikomunist të fillimviteve 1990-të – reflekset bazë politike të shoqërisë nuk kanë ndryshuar pothuajse aspak.
Zakonisht pritet të ndodhë e kundërta. Shoqëria ndryshon me ritme më të shpejta dhe partitë detyrohen që ta ndjekin. Gjeneratat e reja përballen me konflikte të reja sociale dhe pasiguri ekonomike, duke i detyruar partitë të ripërkufizojnë vetveten ose të rrezikojnë zhdukjen dhe zëvendësimin nga forca të reja politike. Po e shohim të ndodhë në një pjesë të mirë të Europës. Megjithatë, duket se në Shqipëri partitë ia kanë dalë të modernizojnë teknikat e kontrollit të pushtetit, ndërsa shumica e votuesve mbetet e atashuar me hartën e vjetër politike të vizatuar në vitet e para të pas komunizmit.
Prova më domethënëse e kësaj është roli i historive familjare. Studimi tregon se mes qytetarëve që vijnë nga familje që kanë patur lidhje me regjimin e dikurshëm komunist, 72.2% e tyre votojnë për PS-në. Vetëm 11.3% e këtij grupi e identifikojnë veten si të djathtë, ndërsa vetëm 10% thanë se kanë votuar për PD-në. Ndërkaq, mes qytetarëve nga familje të persekutuara gjatë diktaturës, ose familje me histori të përzierë, 57.5% identifikohen si të djathtë dhe 46.8% si votues të rregullt të PD-së.
Pra, trashëgimia më e fortë politike në Shqipëri mbetet kryesisht trashëgimia në kuptimin e parë të fjalës. Kujtesa familjare është shumë më e rëndësishme se sa çfarëdo ideologjie apo programesh që forcat politike mund të prezantojnë gjatë fushatave elektorale. Pozicioni i familjes së dikujt gjatë diktaturës luan një rolë shumë më të rëndësishëm se sa politikat publike.
Tani, kjo nuk do të thotë se historia familjare është krejtësisht e parëndësishme dhe se kujtime të tilla duhen shpërfillur plotësisht. Nisur nga e shkuara e vendit, është e qartë për këdo se në Shqipëri historia ka patur rol të drejtpërdrejtë tek familja, pasi për shumicën ajo ka përcaktuar arsimin që do duhej të ndiqnin, karrierat, dënimet, privilegjet dhe poshtërimin. Problemi nis kur kujtime të tilla vijojnë të përcaktojnë identitetet politike edhe kur vetë partitë për të cilat votojmë nuk përfaqësojnë më konfliktet fillestare që i prodhuan ato.
Por konfuzioni politik i shoqërisë është i dukshëm edhe në marrëdhënien mes klasave shoqërore dhe mënyrës se si votojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve. Zakonisht njerëzit me të ardhura të larta priren, të paktën ekonomikisht, drejt politikave të djathta sepse ato politika janë në interes të tyre (edhe pse dhe këtu ka vend për debat). Megjithatë, studimi tregon se në Shqipëri ndodh e kundërta. Mes të anketuarve nga familje me të ardhura mbi 1.500 euro në muaj, shumica (41.8%), identifikohen si të majtë dhe vetëm 23% si të djathtë. I njëjti grup rezulton më i prirur të votojë Partinë Socialiste (44.3%), krahasuar me vetëm 20% që votojnë për PD-në. Ndaj, nëse dikush pret që pakënaqësitë socio-ekonomike kthehen në motorë të ndryshimeve të thella politike, do të zhgënjehet sepse identiteti politik i shqiptarëve nuk ndjek një logjikë socio-ekonomike.
Ky ndoshta është edhe një nga dështimet më të mëdha të tranzicionit politik në Shqipëri. Një tranzicion që, edhe pse krijoi parti dhe zgjedhje, nuk ia doli dot mbanë të krijonte një shoqëri të aftë për ta diskutuar politikën përmes ideve. Teksa partitë mësuan t’i përditësojnë metodat e marrjes dhe mbajtjes së pushtetit, ndërsa votuesit mbetën brenda së njëjtës hartë politike të trashëguar nga prindërit, e në disa raste edhe nga gjyshërit e tyre. Sa kohë që kjo hartë të mbetet më e fortë se sa të kuptuarit e politikës, vendi do të vazhdojë të riprodhojë të njëjtin stanjacion politik në forma të ndryshme.
Nje popull i varfer eshte gjithmon i majte Te majtet premtojne pagesa sipas nevojes dhe pune sipas mundesive Te varferit qe kurre nuk kane punuar per te krijuar dicka te tyren kur degjojne kete premtim shikojne rrotull te varferit e tjere dhe mendojne “shume mire, keta do te punojne e une do te paguhem” Nje elite e varfer (shpirterisht e ekonomikisht) eshte po keshtu e majte. Duke u ndjere inferiore nga elitat e vendeve te tjera kur degjojne te majtet per globalizmin e te berit qytetar i globit ( internacionale do te jete bota e re), shikojne rreth e rrotull dhe thone “Do te behem njesoj si elitari i huaj qe une e kam patur gjithmon zili “ (zyrtari burokrat shqiptar behet njesoj si ai i BEse, doktori njesoj. Profesori njesoj, Media njesoj) E majta afron shume dhe mban vetem dy premtime 1 I ben te gjithe, te pasur e te varfer njesoj te varfer, 2 I Ben kombet e varfera skllever pa kombesi te elitave te kombeve te pasura.
Duke qenë se PD fiton në fshatra dhe zona të varfëra, çfarë partie është? E majtë apo a djathtë?...... Shumë mirë studimi ka përcaktuar se shumica e popullsisë me të ardhura të larta voton të majtën... . Por a u anketua se cilët votojnë PD në Shqipëri?..... Ata që janë të papunë ( se nuk jua mba të punojnë, ose përtacët), ata që marin ndihmë ekonomike nga shteti ( pabuksit), të varfërit, të pashkollët . Pra shtresat ekonomikisht të majta, votojnë PD-në. Nuk do shumë punë që në fakultetet tonë të bëhen sondazhe, për origjinën politike të familjeve nga vijnë studentët,. Shumica e studentëve vijnë nga familje që votojnë të majtën. Këto janë çudi shqiptare.
Artikull teper i dobet , gazetari edhe me i dobet , as nuk ia vlen te japesh mendim......mesa duket Meros , i kane rene financat , dhe mban per gazetare , medioker si ky ,..... e kuptojme qe Mero sot eshte lodhur , sepse ka qene ne krye te detyres ne mbulimin e "ripertypjes se PD" dhe nuk mund te shkruante vete editorial , por gjithsesi nuk duhet t'ia lejoje vetes artikuj si ky.....propozoj derisa te lirohet Lali , ta ndihmojme Meron financiarisht me aq mundesi sa kemi !!!!
Bravo ChatGPT per kete shkrim!
Artikulli nuk është i arrir për të vetmen arsye se tema e shtjelluar është e vështire. Në një popull të ndarë më katërsh ku ndihet mungesa e theksuar e një enciklopedi politike, shoqërore, familjare, kulturore, filozofike etj, nuk mund të bëhet një kurre një analizë e saktë dhe e vërtetë. Ju shpreheni se dy partitë kryesore janë trasformuar ideologjikishtë gjë që s'është aspak e vërtetë. Këto parti nuk kanë pik këndvështrimi filozofik dhe janë parti elektorale aspak ideologjike gjë që nuk përfaqsojnë asnjë shtresë shoqerore si njëra ashtu dhe tjetra veç përfaqësoinë mentalitetin e njëshit.Edhe në botë partit elektorale janë por shtresat shoqerore janë të konsolituara rreth partive që përfaqësohen.Të bësh një analizë të saktë duhet të hulumtosh në kohë të gjatë ne grupe shoqërore të ndryshme. Njoh një të përdjekur politik si dhe shoket e tij po dhe këta të perndjekur që votojnë Edin. Kur e pyes pse votoni Edin, ai shprehet se Rama na i dha të gjitha këstet e lekve, gjë që Saliu nuk e beri. Ja që shtresat shoqerore të ndryshme levizin sipas interesave. Po të pyes se unë nuk besoj, a ka filozof të spikatur në parlament?!!!.
Gjykimi nis nga klasat. Runbullakimi i studimit në të majtë e të djathtë, nuk nxjerr tjetër veç një konkluzion: që idetë majtiste mbizotërojnë opinionin publik. Por kur vijmë tek klasat, këtu çalon problemi, se ato merren të rrumbullakosura si të majta apo të djathta; kur ato, në fakt, si bazë, kanë të bëjnë me pronësinë mbi mjetet e prodhimit si dhe me shfrytëzimin e punës së të tjerëve. Psh: një fshatar, ka një pronësi mbi mjetet e prodhimit dhe në këtë rrast, kur merr në punë një tjetër fshatar apo puntor me mëditje, atëhere sigurisht është i djathtë. Sa të tillë kishte në mbarim të L2B-e? Beu, agai dhe taksidari të pinin në fshat. Ndryshe, mund të jetë i majtë kur e përdor vetë dhe familjarisht. Reforma agrare hodhi majtas gjithë fshatarësinë e varfër dhe të mesme (por gjithsesi fshatari mbetet konservator - prona; edhe koopetativa ishte pronë grupi, jo publike). U shpall, që pushteti politik: ishte i puntorëve (dihet mardhënja e tyre me pronësinë) në aleancë me këtë fshatarësi. Këtu fillon gjykimi i sondazhit. Ish beu dhe Bosi i sotëm, është lavjetës, aq sa politika shtetërore e favorizon atë. Në të shkuarën (para '45-s), sa kishim të tillë? Sa i takon "inteligjencës" (edhe këta të punësuar janë), ose familjeve me 1500 euro në muaj; gjykimi shtrihet në versionin praktik të interesit. Pa pronë dhe me këtë sasi të ardhurash në kushtet e një pushteti "të djathtë" (ku gjithçka e paguan vetë), a mund të përballojë jetën pa arsim falas, pa mjekësi falas etj. Kurse ai që ka të ardhura më të mëdha, që mund të marrë në shërbim një pastruese, një bebisistër, një shofer, e shkollon jashtë fëmijën, etj, edhe pse mund të ketë prejardhje "majtas", ekziston mundësia që të anojë djathtas, (duke supozuar se "me taksa më të mëdha", i hiqet kjo mundësi). Për të "persekutuarit", jo të gjithë do të duhet medoemos të jenë djathtas; ka prej tyre që nuk janë dakord me sistemin komunist, por mund të jenë anarkistë, social-demokratë, socialistë, liberalë etj. Kurse pinjollët e familjeve të "rëna nga vafti", të prekura nga reformat e pas '45-s dhe kundërshtarët politikë ndaj ç'do lloj prirje të majtë, kanë të drejtën e tyre legjitime që të jenë djathtas; madje, edhe nëse nuk zotërojnë asnjë pronë a bazë materiale përjashtuese veç botkuptimit. Këto janë një pjesë e argumenteve që bën të duket sukur e "devijojnë" gjykimin nga "normalja". Nuk ka të bëjë me dështimin e trànzicionit, ai është bërë tashmë, madje edhe me një tragjizëm, deri prag-lufte civile, shkatërrues dhe të pakthyeshëm. Ky disproporcoion ka të bëjë me diferencimin social të vendit tonë, trashëguar nga e kaluara e para L2B-së. ... dhe fshatari dridhet, ja Beu!
kush eshte autori? ka emer apo tja vejm vet
Konkluzioni qe del nga sondazhi eshte mungesa e politikave te majta tradicionale te partise ne qeverisje dhe në ofertat e partive politike ne opozite,qe tu përgjigjen 82-94 %te elektoratit (sipas sondazhit) ,ose elektoratit qe kane te ardhura te ulta dhe shumë te ulta .Me sa duket ne perceptimin e nxjerre nga sondazhi ,partite shqiptare ,2 kryesoret dhe mbi 100 partitë e tjera promovojne politika te djathta liberale pjesemarrje shumë te ulet te shtetit ne ekonomi dhe evazion te thellë fiskal qe ju sherbejne atyre qe zoterojne nje biznes (biznes I vogel,I mesem ,profesione te lira dhe deri tek bizneset e medha) si dhe shtresave te mesme dhe te larta te administrates ,(gjithmonë sipas sondazhit) ,rreth 6-18% te elektoratit.
Investim rus. Nikita Maximovich Vinogradov me shtetesi hollandese eshte pronar i kompanise qe do investoje ne Zvernec. Eshte bere pronar me 50 % i kompanise hollandese , ne te njeten kohe kur eshte krijuar kompania shqiptare. Rastesi! Nonen n’pidh Ramutit.
Ti si duket nuk je piçkë por karush e shkruan sikur je femër dhe kjo duket nga sharja që bënë duke përmëndur pidhin.Ose mund të jesh ndonjë femër pa pikë feminiteti që ngjan si mashkull,prandaj va fancullo.
"PD që prej kohësh nuk përfaqëson më frontin antikomunist të fillimviteve 1990" - shkruan Runa. Pyetje: me çfarë kriteri PD ishte "antikomuniste"? Se u porosit nga Ramiz Alia të krijohej pa asnjë trashëgimi? Se u vendos në krye të saj një komunist minues i demokracisë? Se studentët që u angazhuan në formimin e saj ishin KOMPLET familje komunistësh? Se që nga dita e krijimit të PD dhe deri më sot ajo është përdorur si repart ushtarak e policor për të kryer vrasje masive ??????????? Nuk është më për ta lexuar Gazetën TEMA!
Bravo Bjorn bashke me Meron. Pasi Gjatoshi na cau menderen me krahasimin idiot te sterperseritur para te huajve.se kemi qene Koreja e Veriut e Europes dhe pasi e quajti disa here paturpesisht popullin e vet "talebane perendimore", ju po rrekeni fort te na mbushni mendjen qe shqiptaret nuk e ditkan se cfare do te thote te jesh i majte, i djathte ose i qendres. Ju siguroj qe e dine me mire se ju. Me mire edhe se Gjatoshi, qe nuk eshte fare i majte, perderisa jep koncesione, ben PPP, shet detin dhe reren etj. Deti dhe rera para resorteve luksoze qe jane.ndertuar ose do te ndertohen me leje nga Gjatoshi, eshte i te gjitheve, jo vetem i atyreve qe nuk kane cfare t'i bejne parate. I thoni Gjatoshit t'i therrase mendjes sa nuk eshte vone. Ne detin e Palases, te Jales, te Zvernecit etj., kane te drejte te bejne plazh edhe njerezit e thjeshte, jo vetem pasunaret. Apo jo Bjorn e Mero? Keshtu do ta kuptoni edhe ju se kush eshte i majte dhe kush i djathte.
Ka pasur me qindra komente që e kanë deklaruat këtë me kohë, që as Rama, as Berisha nuk kanë ndonjë idiologji në veçanti. Duhej një studim për këtë? Gaz i madh kur Berisha kohët e fundit përpiqej të prezantohej si konservator, se demek bashkë me Akil Panon do "shpëtonin" familjen Shqiptare nga LGTV a diçka e ngjashme. A thuajse kush ka tru në kokë nuk e dallonte falsitetin e gjithë meselesë. Studimi është anashkaluar sepse nuk meriton ndonjë vëmendje të veçantë. Humbje kohe.
Treno, nuk ka keq ky vend nga angazhimet anti-LGBT te Saliut a Akil Panos qofshin keto edhe te shtirura. Ky vend ka keq nga angazhimet reale pro-LGBT te Rames me cingie e dylbere nga pas.
Nje dite te javes Mero e ka pushim (aq sa ishte pushimi javor ne kohe te Dulles) per tu rimbushur me fryme pastaj qe te shfryje kunder Saliut e me pas Albinit. Dhe ne kete dite pushimi, Mero i ka lene hapesire Runes te shprehe ca meditime sipas itinerarit te percaktuar nga Mero, sigurisht.
Përveç pikës ku thua se " njerzit me të ardhura mbi normalen votojnë majtas", çdo gjë tjetër është mëse e saktë. Votojnë " majtas" pasi këtu nuk ka të majtët, madje politikat e Edvin do I kishin zili edhe ata të ekstremit të djathtë. Pra,stonon krahasimi që i bën të majtës si ide me çfarë propagandohet si e majtë " edvin-jane"( kam qënë kritik ndaj disa pikpamjeve tuaja,pashë dy potcaste të tuat dhe ishe në nivel tepër të lartë.bravo. kjo nuk do të thotë që nuk do vazhdoj të jem kundra teje kur mendoj se je gabim,dhe sidomos shikoj se ke mungesë të theksuar se çfarëdo përfaqëson demokracia)
Keto nuk jane parti politike, por banda te verteta. NE fushata, naten ne kuti votimesh, shfaqin fytyren e vertete halabake dhe primitive!!! Fakti qe keto te gjitha nuk deklarojne anetaresine e tyre online dhe nuk deklarojne liste votuesish ne zgjedhjet e tyre te brendshme, i ben keto te paligjshme dhe i inkriminon ato!!!!
PD-ja parti e majtë…..!!!!!!!!!!Sa çudi e madhe !Kryetari i kësaj partie prej 30 vjetësh ka qënë sekretar i partisë komuniste dhe i preferuar i familjes së diktatorit.Këtë e vërtetojnë fotot me djemtë e diktatorit në një varkë në Drilon të Pogradecit etj.A nuk është ironike që ky pis maloku të drejtojë një parti që e heqen veten për të djathtë ?!Ky njeri,ky palaço politilesh nuk e lidh asgjë me të djathtën shqiptare.Në këtë parti nuk ka përfaqsues apo pasardhës nga pasanikët shqiotarë,ndoshta është ai Alizoti një pinjoll i atyre që bashkpunuan me nazi-fashistët.Mos gjë Flamuri,Xhelali,Paloka,Vokshi,Bardhi,Belo jevgu apo t’i martësh me radhë.Këta rrjedhin nga familje që nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën shqiptare.Këta janë bijë nga familje fukarenjsh,pabukësa dmth,pa asnjë pronë.Tani këta pabuksa që e quajnë veten të djathtë që rrjedhin nga familje të lidhura me pushtetin komunist,por tani me korrupsion,vjedhje e grabitje pronash të të djathtëve shqiptarë janë bër milioner.Pra kjo parti është artificialisht e djathtë,pa asnjë lidhje me të djathtën klasike të Shqipërisë.Saliu ky malok muti ka qysh më 1991 që tek dera e PD ka vendosur një mbishkrim:”Parti e xanum” nga unë.