Një kurth mizor i Edi Ramës për opozitën

26 Maj 2026, 19:33Editorial Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka futur opozitën në një debat absurd shifrash lidhur me prezencën e tyre në media, e cila statistikisht është shumë herë më e madhe se e qeverisë. Kjo dhe për faktin se shumica e televizioneve kërkojnë protagonistë për të mbushur orët dhe këta të opozitës janë gjithnjë gati.

Tani këtë statistikë Edi Rama e përdor për të treguar se liria e medias në Shqipëri është në maksimumin e saj, madje është e gjitha në favor të opozitës, kurse opozita, por sidomos Berisha, përpiqen të kundërshtojnë çdo ditë se ky është një mashtrim, se ato shifra janë mekanike dhe nuk tregojnë problemet reale të Shqipërisë.

Debati është një kurth i Edi Ramës jo për të treguar lirinë e shtypit, pasi ajo nuk matet me kilogramë apo me orë transmetimi, por një kurth për të treguar cekëtësinë e opozitës, njerëzit sipërfaqësorë të saj dhe paaftësinë e tyre për të bërë një opozitë reale në vend.

E vërteta e lirisë së shtypit nuk ka të bëjë fare me këtë debat. Ndonjëherë qeveria mund të ketë gjithë median me vete dhe të ketë një gazetar kundër, dhe efekti vdekjeprurës i lirisë së medias mbi të është njësoj. Vetë Berisha ka provuar të ketë me vete median e vetme shtetërore në vend, RTVSH, në mandatin e parë dhe shumicën e gazetave, dhe e ka mundur vetëm “Koha Jonë”. Në mandatin e tij të dytë i kishte të gjithë në rresht, përveç Top Channel-it dhe gazetës “Tema”, dhe deri më 2011, kur iu bashkuan dhe dy gazeta të tjera, njësoj theu hundët.

Debati qesharak në të cilin e ka futur Edi Rama opozitën ka të bëjë me faktin se ata tani justifikohen se vërtet rreth 70 për qind e ekraneve pushtohen nga opozita, por ata janë kokëbosh dhe nuk thonë gjërat thelbësore. Kjo është e vërtetë, por është problem i opozitës.

Duke lëshuar gjithë ditën nëpër ekrane për të mbushur orët e zbrazëta të televizioneve dhe duke krijuar një kakofoni idiotësh në ekrane, natyrisht që janë duke i bërë nder qeverisë.

Betejat e shtypit me pushtetin, së pari, duan njerëz me integritet dhe besueshmëri publike për të udhëhequr opinionin publik. Nëse televizionin e familjes ta drejtojnë idiotë, nëse idiotët e familjes pastaj i nxjerr dhe në ekrane të tjera, Edi Rama është i gatshëm të të lërë dhe 100 për 100 të ekraneve në dispozicion për t’u treguar shqiptarëve çfarë havjanësh ka përballë.

Kështu që ai nuk gënjen kur thotë se opozita mbizotëron në ekrane dhe portale. Kjo është statistikisht e vërtetë. Fatkeqësia është që niveli në të cilin është përfaqësimi i zërave opozitarë në media është i mjerueshëm dhe opozita duhet t’i fshehë ata nga populli që të mos duket aq idiote sa ata.

Se në të vërtetë populli opozitar nuk është aq idiot sa ata që shpallen si analistë të opozitës apo gazetarë të saj. Është mbi nivelin e tyre. Por fakti që ata, përveçse partinë, u kanë uzurpuar dhe hapësirën e opinionit publik, nuk është problem i Edi Ramës, por problem i tyre.

Kjo është liri shprehjeje, por është liri shprehjeje kundër opozitës me dorë të opozitës. Është një mekanizëm bizar i demokracisë, që të ndëshkon pikërisht pse guxon t’i shfaqesh përpara si budalla.

Shqipëria nuk ka censurë dhe as persekutim të medias. Por shoqëria shqiptare është e persekutuar nga dhuna televizive dhe imponimi i idiotëve në ekrane.

Këtë e ka kuptuar Edi Rama, i cili, në tërësinë e vet, i ka fshehur idiotët e tij dhe ua ka lënë hapësirën idiotëve të opozitës. Dhe rezultati është ky që është.

Tani ata po ankohen se: “Ju na keni lënë më shumë kohë në ekrane që të na tallë populli dhe të na marrë inat.”

E vërteta është se ky është një nga mizoritë e pashpirta të Edi Ramës si “regjisor” i anarkisë mediatike në Shqipëri. Por ai nuk do ta arrinte kurrë këtë pa një opozitë banale dhe një udhëheqës banal të saj, i cili, kur Shqipëria kishte vetëm një televizion, e përdorte atë 24 orë dhe pastaj humbiste në referendum.

Pikërisht nga liria e tepërt e shfaqjes së marrëzisë së tij në ekrane.

41 Komente

  1. n
    niqiforti

    Z Mero ,përfaqsuesit me te zgjuar te opozitës zbatojne perditë ,rregullin themelor te demokracise sonë "prill - maj ,televizionit dhe medias mos ju ndaj " .Opo ne kuçof aty tek pisha erdhi doktor Sali berisha ,opo ngrini ore lart ato dy gishta ,se me thon la civita oreeee eeee.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ticket to Heaven

      4 vajza te reja , shoqe , ishin ulur ne nje klub , dhe po bisedonin....I dashuri im , tha njera , me con 2-3 here ne dite ne orgazem , ....Edhe mua, tha tjetra , 1 here ne dite po , gati cdo dite , ...Edhe i dashuri im , tha e treta , gati 3-4 here ne jave me con......Shoqja e katert po rrinte e heshtur. E pyeten keto : Po i dashuri yt , sa here te con ne orgazem ?....Eh moj shoqe , thote kjo , ...i dashuri im eshte i varfer , vetem brenda vendit shkojme , ...jashte shtetit asnjehere nuk kemi shkuar !!!!

      Përgjigjjuni
      1. n
        ne

        Dire..."shoqja e katert" eshte e jotja, ngjani si dy pika uji, flisni pa lidhje dhe produkt t evetem keni perroin psiqik.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ticket to Heaven

          Ej , po gjithe kete kohe , perrua ngela une ....nuk u ngjita ndonje shkalle me lart ?.... lume , a det a oqean ???!!!!

          Përgjigjjuni
          1. n
            ne

            Dire…deri tani vec perrenj nxjer nga koka, varet nga ty per te arritur tek ndonje degezim lumi….me shume idiotesira te shkruash, me shume i afrohesh lumit.

            Përgjigjjuni
          2. 6
            6Mautokton

            Ju jeni populli ma i cuditshem ne bote edhe shtet qe nuk punon per shtetin e vet- Keni 20 vite mengjes drek darke vetem me Berrishen Merreni leere ore tjeterin ne pune te vete mos i shkoni mbrapa .Ju duhet te merreni me fenomenin pse ju jugu vetedeklarohet Helen Grek edhe veriu Shkja Serb me kete duhet merreni ju Korraket e Ballkani edhe me kete fenomeni qe sot do e mbushni bulevardin me shallvare e bithperpjete a thua ju e keni shpikur muzlumanizmin .

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jannis Harampidhis

              Si the mo si the,,Hale Greke::po mire le ta gezojne emrin Hale greke,,edhe ty moj gojore ta mbash me shendet,,gjaku shurre le tju behet,,kujt I rruhet per bythqirat e Halese greke ,,cdo shtepi ka halen e vete

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Po sepse ky malok muti i ka shkaktuar shumë tragjedi Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe akoma vazhdon të vjellë vrerë kundër tyre si brënda dhe jashtë bëndit.Ky pis muti,ky njeti i zi edhe pse e di që populli e urren dhe që po i humbet zhjedhjet si ato parlamentare dhe ato lokale,përsëri nuk ikën haleja.Dihet pse e bën këtë gjë,për të mbrojtur korrupsionin dhe krimet që ka bër ndaj popullit.I till gjirizi është ai.Deri sa të ngordhë njerzit do ta anatemojnë këtë kafshë të egër mbushur plot me mllef nga humbjet madhështore që i rezervon elektorati shqiptar.Është lloji i shpellarit i till.????

                Përgjigjjuni
            2. Q
              Qazimi

              Shko gjuha ku dhem dhomi Dire, edhe me barcaleta. Une kete e di me ato biznesmenet qe tregonin ku i kishte shku gruja per 8 marsin, njoni thoshte hawai, tjetri thoshte ka ik ne Capri, tjetri ne St Bart, edhe erdhi kamarieri qe ishte nga pogradeci, edhe e pyeten keta, ore po ti ku e cove gruan per 8 marsin. Ja jep kamarieri: po ku kam leka une, une e qi vete.

              Përgjigjjuni
            3. R
              Reno

              Kjo qe thote Mero eshte e vertete por ajo fjalia qe populli opozitar nuk eshte aq "idiot" - per kete nuk jam i sigurte. Shiko ne zgjedhjet e fundit sa qindra mijra vota ka marre saliu dhe aq majfton per te kuptuar cfare populli Vari Ka... jemi. Se si mundet qe ne vitin 2024 njerezit te votojne akoma PD dhe saliun... kete nuk ka shkence psikologjie qe e shpjegon, pervecse qe jemi popull K@*!!! nga trute - sad but true - metallica

              Përgjigjjuni
              1. J
                JNB

                Uaaa Diarre ,u pagëzohe ...Nuk na thua me prift dhe nun? Nuk na thua kë ke nun ,Xenin ?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vezhguesi Anti Diare

                  Eshte titull kenge i Dire Straits , or ti , cfare thua ???...O Mero , le qe nuk po e bllokon dot kete Diarene , te pakten na i ver keto kenget ti degjojme , se s'kemi c'bejme

                  Përgjigjjuni
              2. S
                Sigur

                E gjithë opozita që nga i pari SRB, e deri tek më i fundit, hanë mut nga mëngjesi në darkë, dhjesin mut, me gojë, hundë, veshë dhe bythë, duke kutërbuar qelbësirë që nuk ka lavazho që i lan, prandaj nuk u afrohet njeri.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  indinjata

                  Mero e ke dhjere me kete fraze :Se në të vërtetë populli opozitar nuk është aq idiot sa ata që shpallen si analistë të opozitës apo gazetarë të saj.!!!!!!!!! Po a ka me idioter se ata o Mero??????????Dhe se fundemi fjala popull eshte fjale e madhe e nuk mund ta futesh ne kazanin e PD!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrofte shokun Sali uurraaa uraaaaa

                    Jane mbushur kazanet televizive me idiot qe çdo mbremje fantazojne idiotsira. Sa me shume tipa si Shkullaku Bushati Fevziu Lubonja Cani Çurri Robert Kaka Papa Sonila siliconi Krasta Barbaramo Rakipillari Peka Duma Abilekaj Artan Hoxha Lala Lela Pano Sako......ka shume. Te gjithe keta e demtojne opoziten dhe Edi Rama si mjeshter ne komunikacion e ka kuptuar i ka lene hapesire idiotve de degjenerojne vehten.....

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      saliu duhet te shpallet terrorist

                      Keta plehra qe quhen opozite me carlliqet e tyre po e bejne popullin qe te mos i ndjekin dhe ti urrejne. Keta idiote qe lehin cdo nate ne shtypin kazane jane ber me keq nga saliu qe bredh rrugeve neper kazanet e plehrave.. A mund te ngjall shprese ky shurraq komunist qe cdo te hene na bllokon bulevardin me 100 petrita te paguar,a mund te ngjallin shprese lubonjat,bushatet e qim peka me co e gomereve. Keta po diskreditojne veten dhe populli cdo dite po i braktis

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Oficeri dulles

                        Karaxhiçin Sali me shume e demton dalja shpesh ne TV ,nuk I ka ngjare babIt te tij shpirteror qe dilte njehere ne 5 vjet . Apo nuk eshte dhe I bukur ky Saliu si ajo shtriga me fshese te borebardhe

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Opozitar

                          Pse mos ka qene ndryshe para Rames? Mos duhet te vij keq per idiotet e Saliut qe megjithese jane pakesuar nuk rrine dot pa mutela? E vetmja gje qe ka ndryshuar jane mediat sociale, pra kane ndryshuar pjaten e medias televizive me ato sociale Facebook apo Instagram, por muteles nuk i ndahen. Nuk eshte kurthe, eshte strategji komunikimi e PS po kujt tja shpjegosh kete? Edhe te rinjte qe bejne si te pavarur nga Saliu jane te peshtire ne komunikim, vullgare, genjeshtare dhe analfabet fuksional. Nuk degjohen me shume se 10 sekonda edhe kur ne fakt ka interes per ti degjuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            joel shkodra

                            Fraza me e bukur e gjithe shkrimit: "Edi Rama i fsheh idiotet e vet". Dmth edhe PS ka idiotet e vet si tek anetaret, si te perfaqesuesit e saj ne qeveri, parlament e kudo, si te simpatizantet. Pra, Shqiperia qenka e mbushur me idiote nga te gjitha anet. Po ky qe shkruan ku hyn?

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              "Këtë e ka kuptuar Edi Rama, i cili, në tërësinë e vet, i ka fshehur idiotët e tij dhe ua ka lënë hapësirën idiotëve të opozitës.".....nuk ke c'te shtosh me teper, kjo duhet te ishte mbyllja.....hahaaaaaa

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                LEKA

                                Ke përmbledhur në një këndvështrim interesant një ndjesi të përdhithëshme popullore

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vleshte

                                  Rama "genjen". Muli, Alimehmeti, Vokshi, Belo, etj nuk quhet. Nuk flasin per opoziten. Flasin vetem si te mbrojne Salen. Asgje thelbesore thote Mero. Salianji nuk llogaritet per Pd, I "sherben" Rams. Keshtu we opozita nuk ka 68% sa "genjen" Rama. Eshte se paku 50 % dhe keto I ka Sala. Flete dite perdite ne drek e ne darke , tu gjete 100 sebebe te jete ne TV.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Endri

                                    Ata qe votojne me nder me thene opoziten,kryesisht maloke nga fshatrat e thella dhe perfituesa pa te drejte,jane llumi I shqiptarise ne cdo cep te botes.Pa vdek ato,funderrinat e tv aty I ke,nga mengjesi deri ne darke pasi kane shikuesa llojin e vet.Ne rrjetet sociale p.sh nuk duken fare pasi votuesit e tyre nuk dijne te lexojne e te shkruajne,le pastaj te debatojne.Komentet e vetme qe bejne jane me komu iste patronazhiste dhe fjale te ndyra.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mihongsh Tetria

                                      Këta të LDK-së janë kanibalë të sojit të rusëve që kufomat e familjarëve të tyre që thonë janë vrarë nga PDK-AAK-Nisma i hanë së bashku me vrasësit e familjarëve të tyre! Dhe pastaj viruset e zombive i hanë avash avash vetë ata të LDK-së! Baballarët e tyre u thonin dikur rinisë shqipëtare që kerkonin të drejta të barabarta me popujt tjerë në ish Jugosllavi, se ata janë; nacionalistë, irredentistë, seperatistë, shovenistë....! Pjella e tyre në gjenetikë kanë po të njëjtën këtë mbijetim për të qëndruar në politikë duke etiketuar rininë e popullit të tyre me terme nga më të rënda! Pra gjuha më e kuptueshme me këtë ADN të mbetjeve të komunistëve dhe UDB-ashëve të Rankoviqit dhe Millosheviqit që janë maskua në LDK e që kishte efektëshmëri është vetëm gjuha që kanë përdorur PDK-AAK-Nisma! Nuk fitohet besimi tek qytetarët e Kosovës me Vjosa Osmanin që tallte by...me qytetarët e Kosovës dhe ikte me parat e një populli që nxjerrë fëmijët dyrve të botës për të tranformuar trupin e sajë në vendë se të transformonte institucionet e Kosovës. Nuk fitohet besimi tek qytetarët e Kosovës me Vjosa Osmanin që egoja e hedhjes si mbretëreshë e shtyente të sillej si një monarke me arka mbretërore luksi që çdo takim të niveleve të larta diplomatike merrte me vete në llogari të qytetarëve të Kosovës edhe burrin dhe fëmijët e sajë në vendë se të mirrte ministra dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Nuk fitohet besimi tek qytetarët e Kosovës me Vjosa Osmanin që harronte se dikur LDK-ja e hedhi si letër tualeti duke e ngrehë zvarrë koridoreve, ishte Z.Kurti që e sjelli në atë postë dhe i dha epitetin e një Presidente e që u kthye kundër Z.Kurti duke e akuzuar kinse për bixhoz. Nuk fitohet besimi tek qytetarët e Kosovës me Vjosa Osmanin që tinëz mbante takime të fshehura me Ramoviqin, Grenellin dhe Gjuriqin për të tradhëtuar Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Nuk fitohet besimi tek qytetarët e Kosovës me Vjosa Osmanin që shkelte Kushtetutën duke u rrebeluar dhe shpallë zgjedhjet mbrenda gjysëm ore. Tash më 2026 LDK-ja e uzurpuar nga mbetjet e komunistëve dhe UDB-ashëve të Rankoviqit dhe Millosheviqit po varroset perfundimishtë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Ty ti paska hong gjeli te trija

                                        O koqevar cdo ketu ke ngatrruar ilacet.... Kujt i plasi per ldk,e abcd e kurtovic e dosa osmani

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vlonjati

                                          More ti që i ha të tria, mos ke ngatërruar gjë gazetë, se këtu po flasim për opozitën e Shqipërisë dhe nuk na plas cari për Kosovën ?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arbeni

                                            O koqevar të përgëzoj që ke shkruar me një shqipe letrare të pastër,sepse 95% e koqevarëvr shkruajnë një shqipe të trashë malokësh.Kjo tregon se janë me nga dy klasë fillore.Me një fjalë janë analfabet funksional ose ruajtës të kopesë së dhive në malet e Kosovës.Pastaj çfarë idjotllëqesh shkruan këtu ?Këtu flitet për tjetër gjë,ka tjetër temë ky diskutim,flitet për opozitën shqiptare të Sali Vuk Karaxhiçit,vëllait të Radovan Karaxhiçit e jo për LDK e Vjosa Osmanit.Mos ja fut si kau pelës or bir.????

                                            Përgjigjjuni
                                          2. V
                                            Vlora 97

                                            Ngele duke i lepir bythen pernat edi rames Ndonjeher nxjerr vetem majën

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Një pattioti yt që e do Vlorën

                                              Mos je gjë stërnip ballistësh nga Dukati ti ,besoj nga ata me qylaf me zhgabë që i lëpin bythën e fishkur sali malokut,vëllait nga nëna të Radovan Karaxhiçit,djalit të Vukut.Turp të të vij që përkrah atë maskara që na dogji qytetin,që dërgoi malokët nga Mirëdita dhe Tropoja veshur me uniforma ushtarake(kishte edhe kosovarë midis tyre) për të na bër zap ne vlonjatëve(por ne ua qimë tëmat i xhveshëm lakuriq shpellarët).Ishte ai që dashuron ti dërgoi 2 aeroplan reaktiv për të bombarduar qytetin tonë.Po forcat speciale me malokë tek godina e lokalit Holiday,prapa shtëpisë së Eqrem bej Vlorës a të kujtohen ?Djemtë e Vlorës i zgërlaqën dhe ata ikën me bisht ndër shalë na gurët që hëngrën.Ishte ai maloku pra,që hapi depot e armëve duke bër të mundur armatosjen dhe krijimin e bandave të Zani Caushit,Gaxhait etj që tmerruan Vlorën me vrasjet që kryenin.Ishte sali maloku që nuk bëri asgjë për qytetin tonë,atëherë pse ta duam atë mut-muti që të djegë përsëri Shqipërinë ? Ai është kriminel dhe hajdut,prandaj shqiptarët e kanë ndëshkuar dhe do ta ndëshkojnë me humbje gjersa të ngordh qeni.Unë nuk jam me asnjë parti.Por kur vjen puna zgjedh të keqen më të vogël,kurrsesi malokun.Nqse je nga këta 20-25 vjeçarët dhe nuk i ke përjetuar ato ditë të zeza,është e kot që t’i them këto gjëra.Pyet tët at se ai të tregon.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. E
                                              Epiri, djepi i Shqiperise

                                              Shpotia e Meros, kalon nga analiza në tallje, duke e paraqit opoziten si burimin kryesor te problemit (ne fakt nuk eshte keshtu, por Mero mjeshterisht e shfaq keshtu). Mero, si jo rralle here, ke shfaqur nje aftesi per të goditur dobesite reale te komunikimit opozitar, sidomos ate pjese te debatit televiziv qe shpesh behet teatral dhe jo bindes per publikun "gri". Ne fakt kjo nuk eshte per te qeshur, por per te "shkulur floket".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Z
                                                Zeni B

                                                Mero pse i ofendon duke thene we dalin idiote te opozites neper TV , po pse mor Z.Mero idiot eshte djali i Feros , pse idiot eshte Belua , pse idiot eshte Bardhi ,Petagogu nga Elbasani , Tabaku ,Arbana pse idiot eshte Qin Peka ,apo Koka ,Meço , Duma ,Çani ,Lala ,Çuri ,Hoxha per president , e u lodha se jane shume.e shume te tjere ,PD mburet me keta zagare idiota .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                                  Kurthi i vetëm i opozitës shqiptare është esadisti i shitur dhe i kompromentuar përfundimisht Sali Ram Berisha, por edhe mungesa e çdo principi, parimi, ideali, patriotizmi dhe ndërgjegje politike në partinë e tij familjare. Ky është i vetmi fat i Edi Ramës, bashkë me partinë që sundon që ka të njëjtat sëmundje si Berishizmi pedeist. Fat, që i jep mundësinë e artë një njeriu injorant, in kompetent, të shitur, sharlatan, hajdut, delirant, të paaftë, që të shitet si strateg, kur në të vërtetë është veçse një sharlatan me diplomë vizatimi, .me të cilin fshijnë bythën me rradhë miqtë dhe armiqtë më të tërbuar të Shqipërisë dhe atë letër bythe me mut, na e ngjisin në mur, si " portretin e një burri shteti" që meritojmë, ashtu siç bënë për dekada me Sali Berishën

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Labi

                                                    Bravo Mero e u shkriva gazi me komentuesit qe me te vertet Jan te zgjuar. Saliun do ngelet ne historine e popullit ton si NASTRADINI por, me nje ndryshim: NASTRADINI tip i zgjuar( populli) ndersa Saliu BUDALLAI QESHARAK.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Për sqeparin e haureve

                                                      Po kur Rama mbaron me intrigat dhe kurthet ku fut qeverinë, partinë, sektorët strategjikë, sigurinë e vendit, integritetin territorial? Se me opozitën e Sali Berishës bashkëpunon në çdo aktivitet antishqiptar, kullë, hajdutllëk, shqyerje bazash ushtarake, biles edhe sqeparët mediatikë i ndajnë me njeri tjetrin. Çfarë bën?! Apo ju çon kurva nëpër burgje kapo bandave të vorioepirit dhe Asfalisë, që të shtrydhin loqet?!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. m
                                                        meshirojeni ushtarucin Mero

                                                        Ky Mjero eshte i fundit, po i fundit fare ama qe mund te flase per raportet e medies qeveri-opozite se tere jeten tende publicistike ka qene e eshte anti-opozitari perjetshem aq sa bythlepiresi konstant i gjithe pushteteve me rradhe.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gazetaria si bumerang

                                                          Ke kakarisur shume, ne oborrin e surrelit, Baze, por me vjen keq, qe ke bere vec nje glase.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            LORA

                                                            Nuk eshte kurth i Edi Rames.Aq me pak mizor. Kjo eshte udha 35-vjecare e dum-babisteve shqup-sa;udha e qorrit ne pus,e deshtuar qysh ne nisje. Nisi me TVSH-ne,e vijon me gjithe kazanet. Mencuria e dominances se njerzve nuk sugjestionohet me pllaquritjet histerike ne kazan;perkundrazi.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. H
                                                              Horrori i Rudina Magjistarit

                                                              Pushteti për Ramën është e njejta gjë, si sjellja e tij me femrat. Kur i nënshtron, i tall, i dhunon, i përçmon, i çon në çmendinë. Kur nuk i nënshtron dot, bëhet si çdo natçizist edhe më i pisët, harbut, violent dhe më psikopat. Por kur i sheh që femrat kanë pushtet dhe forcë, që mund të ushqejnë karrierizmin e tij të sëmurë , është i gatshëm të hajë çdo mut, tju lëpin pandoflat, tju shtrihet në tokë si dac me barkun sipër për t'ja përkëdhelur, tju lëpin vrimën e bythës dhe tju bëj portapottyn, si motërqiri i Viçidolit Ferid Bejlerit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN TE CILIT I MBANE GO

                                                                YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT????? E MORE YMER SO TE MBANE GOJA ERE MUTI ME SHUME MUNDESI KE ME TE FUT NE NDONJE DHOME IZOLIMI SE QFARE ERE MUTI MXJERR NGA GOJA E TRONDITE TIRANEN DHE SHQIPERINE PRANDAJ PO TE TALLIN KEQ ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU FATOS LUBONJA DHE ANDI BEJTJA

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. m
                                                                  mos qeshni po mundet

                                                                  Ketu ne Shqiperine e Rilindur nga Rama mediat jane ca te Sales e tjerat te Pa varura. Vetem e Rames nuk eshte asnje medie per be...madje edhe TemA vetdeklarohet si " me e pa varur ne vend" !!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tukididi

                                                                    Mafia, Oligarkia dhe Korrupsioni nën Bekimin e Pushtetit Shqipëria po jeton një nga periudhat më të errëta morale dhe politike të historisë së saj pluraliste. Nën fasadën e propagandës moderne, të dritave, kullave, sloganeve dhe spektaklit mediatik, po konsolidohet një sistem ku pushteti politik, oligarkia ekonomike dhe interesat kriminale janë shkrirë në një mekanizëm të vetëm dominimi. Një sistem që nuk ndërtohet mbi ligjin, meritën dhe drejtësinë, por mbi frikën, klientelizmin, servilizmin dhe grabitjen e organizuar të shtetit. Ky nuk është më thjesht korrupsion. Kjo është kapje e republikës. Në çdo demokraci normale, pushteti ekziston për t’i shërbyer qytetarit. Në Shqipëri, qytetari po detyrohet t’i shërbejë pushtetit. Administrata nuk funksionon më si instrument i shtetit ligjor, por si aparat elektoral dhe klientelist. Institucionet nuk mbrojnë interesin publik; ato mbrojnë interesin e atyre që kontrollojnë financat, tenderët, koncesionet dhe mediat. Shqipëria po rrëshqet drejt një modeli ku zgjedhjet ekzistojnë, por alternanca reale bëhet gjithnjë e më e pamundur; ku drejtësia ekziston në letra, por jo për të fortët; ku media flet, por vetëm brenda kufijve që nuk prekin qendrën e pushtetit ekonomik dhe politik. Ky është transformimi më i rrezikshëm i një shteti: kur autoritarizmi nuk vjen me tanke, por me marketing; jo me censurë klasike, por me blerje heshtjeje; jo me burgime masive, por me shkatërrim ekonomik dhe moral të çdo zëri kritik. I. Lindja e Oligarkisë së Re Në Shqipëri nuk kemi më kapitalizëm konkurrues. Kemi kapitalizëm klientelist. Pasuritë më të mëdha nuk janë krijuar nga inovacioni, prodhimi apo konkurrenca e ndershme, por nga afërsia me pushtetin. Një grup i vogël kompanish kanë përfituar: tenderë publikë me vlera marramendëse, koncesione të dyshimta, PPP të pakontrolluara, favore fiskale, leje ndërtimi selektive, monopole të heshtura, dhe akses ekskluziv në asetet kombëtare. Ndërkohë biznesi i ndershëm po mbytet nga taksat, arbitrariteti dhe mungesa e konkurrencës së lirë. Kjo nuk është ekonomi tregu. Ky është feudalizëm modern me kostum korporativ. Oligarku në Shqipëri nuk është sipërmarrës i lirë. Ai është aleat i pushtetit. Ai pasurohet jo sepse është më i aftë, por sepse është më pranë qeverisë. Dhe sa më afër pushtetit, aq më larg ligjit. Shteti nuk vepron më si arbitër. Ai është kthyer në shpërndarës privilegjesh për një kastë të vogël ekonomike që kontrollon: ndërtimin, energjinë, mediat, turizmin, infrastrukturën, dhe financat publike. Në një vend ku shumica lufton për mbijetesë, një pakicë ndërton perandori financiare mbi djersën dhe taksat e qytetarëve. II. Propaganda si Instrument Sundimi Asnjë sistem i korruptuar nuk mbijeton vetëm me para. Ai ka nevojë për propagandë. Sot Shqipëria jeton nën një regjim komunikimi ku realiteti zëvendësohet çdo ditë nga spektakli politik. Kamera, rrjete sociale, podkaste, kronika të kuruara dhe media të varura ekonomikisht prodhojnë një Shqipëri virtuale që nuk përputhet me jetën reale të qytetarëve. Në ekran: Shqipëria “lulëzon”, ekonomia “rritet”, turizmi “shpërthen”, investimet “historike”, ndërsa qeveria paraqitet si shpëtimtare e përhershme. Në realitet: qytetarët varfërohen, të rinjtë largohen, profesionistët ikin, fermerët falimentojnë, pensionistët mbijetojnë, dhe drejtësia vazhdon të jetë luks për të dobëtit. Propaganda moderne nuk ka nevojë të bindë plotësisht. Mjafton të lodhë shoqërinë, ta bëjë të dyshojë për çdo të vërtetë dhe ta bindë se “nuk ka alternativë”. Ky është mekanizmi më cinik i pushtetit: jo të krijojë besim, por dorëzim. III. Shkatërrimi i Meritokracisë Një shtet nuk vdes vetëm nga vjedhja. Ai vdes kur humbet besimin tek merita. Në Shqipëri po konsolidohet një kulturë ku: lidhja vlen më shumë se aftësia, servilizmi më shumë se dinjiteti, militantizmi më shumë se profesionalizmi, propaganda më shumë se e vërteta. Administrata publike është mbushur me njerëz që i detyrohen partisë dhe jo ligjit. Institucionet po humbin profesionalizmin sepse kriteri kryesor nuk është më kompetenca, por bindja. Në një sistem të tillë: i ndershmi përjashtohet, profesionisti margjinalizohet, kritiku sulmohet, ndërsa mediokriteti shpërblehet nëse është politikisht i dobishëm. Kjo është arsyeja pse rinia po largohet masivisht. Jo vetëm për paga më të larta, por sepse nuk beson më se ky vend shpërblen dijen dhe punën. Një komb që dëbon trurin e vet, po konsumon të ardhmen e vet. IV. Kapja e Medias dhe Heshtja e Intelektualëve Në një shoqëri të lirë, media duhet të jetë kontrolluesi i pushtetit. Në Shqipëri, një pjesë e madhe e medias është kthyer në zgjatim të tij. Përmes reklamave shtetërore, favoreve ekonomike dhe lidhjeve oligarkike, është ndërtuar një sistem ku shumë media: relativizojnë skandalet, shmangin temat e rrezikshme, sulmojnë kritikët, dhe prodhojnë propagandë të paketuar si analizë. Ndërkohë intelektualët shpesh heshtin: nga frika, nga interesi, ose nga oportunizmi. Dhe heshtja e intelektualit është gjithmonë fitore e pushtetit. Një shoqëri ku mendimi kritik frikësohet, gradualisht humbet aftësinë për të reaguar. Fillon normalizimi i padrejtësisë. Fillon lodhja morale. Fillon cinizmi kolektiv. Njerëzit mësohen me idenë se: gjithçka blihet, gjithçka manipulohet, gjithçka kontrollohet. Ky është triumfi i vërtetë i korrupsionit: jo vetëm vjedhja e parave, por vrasja e ndërgjegjes qytetare. V. Drejtësia Selektive dhe Shteti i Frikës Drejtësia nuk është drejtësi kur godet vetëm të dobëtin. Një shtet ligjor nuk matet nga mënyra si trajton qytetarin e zakonshëm, por nga mënyra si trajton të pushtetshmin. Në Shqipëri ekziston perceptimi gjithnjë e më i fortë se: ligji është i ashpër me të pambrojturit, dhe elastik me ata që kanë lidhje politike ose ekonomike. Kjo krijon një klimë mosbesimi total ndaj institucioneve. Kur qytetari humbet besimin tek drejtësia: humbet besimin tek shteti, humbet besimin tek demokracia, dhe fillon të besojë vetëm tek mbijetesa individuale. Kështu lind shoqëria cinike dhe e fragmentuar, ku askush nuk mendon më për të mirën publike. VI. Shqipëria e Zbrazur Shifra më e rëndë e kësaj epoke nuk është borxhi publik, as tenderët, as kullat. Shifra më tragjike është emigracioni. Një vend që humbet: mjekët, inxhinierët, studentët, teknikët, profesionistët, dhe të rinjtë, po humbet kolonën vertebrale të së ardhmes së vet. Ikja masive është referendum i heshtur kundër sistemit. Njerëzit nuk largohen vetëm nga varfëria. Ata largohen nga mungesa e shpresës. Nga bindja se ky sistem është ndërtuar për një pakicë dhe jo për shumicën. VII. Nevoja për Zgjim Qytetar Asnjë oligarki nuk bie vetvetiu. Asnjë pushtet i korruptuar nuk reformohet nga ndërgjegjja morale. Historia tregon se ndryshimi fillon vetëm kur qytetarët refuzojnë normalizimin e padrejtësisë. Shqipëria ka nevojë: për rikthimin e moralit publik, për institucione reale dhe jo fasada, për media të lira, për drejtësi të barabartë, për ekonomi konkurruese, për meritokraci, dhe mbi të gjitha për qytetarë që nuk dorëzohen. Sepse diktatura më e rrezikshme nuk është ajo që burgos trupin, por ajo që bind mendjen se rezistenca është e kotë. Përfundim Një komb nuk shkatërrohet brenda natës. Ai kalbet gradualisht: kur propaganda zëvendëson të vërtetën, kur hajdutëria quhet sukses, kur servilizmi quhet besnikëri, kur heshtja quhet mençuri, dhe kur qytetari mësohet të jetojë pa dinjitet. Shqipëria sot ndodhet përballë një zgjedhjeje historike: ose do të vazhdojë të rrëshqasë drejt një republike oligarkësh dhe klientësh politikë, ose do të zgjohet për të rikthyer idenë se shteti duhet t’i përkasë qytetarëve dhe jo një pakice të paprekshme. Sepse liria nuk humbet vetëm nga tiranët. Ajo humbet edhe nga indiferenca e njerëzve të lodhur. Dhe asnjë propagandë, asnjë kullë, asnjë fasadë nuk mund ta fshehë përjetësisht një të vërtetë të thjeshtë: Një shtet që tradhton qytetarin e vet, herët a vonë tradhtohet nga historia.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje