Pesë vjet pas “non grata”-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do që t’ia blejë certifikatën

19 Maj 2026, 18:19Editorial Mero Baze

 

Sot më 19 maj mbushen pesë vite nga sanksionimi prej SHBA i Sali Berishës me motivin si një udhëheqës që ka minuar demokracinë, është përfshirë në korrupsion madhor bashkë me familjarët e tij gjatë kohës që ka qenë në pushtet dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

SHBA aplikon afërsisht tre lloj sanksionesh: sanksionin e Departamentit të Shtetit bazuar në Seksionin 7031(c) të ligjit të Departamentit të Shtetit, sanksionet e Departamentit të Thesarit dhe urdhrat ekzekutivë të Presidentit, siç quhen në Ballkan sanksionet ndaj personave që ndëshkohen nga Presidenti i SHBA.

Diferenca mes sanksioneve të Departamentit të Shtetit nga ato të Departamentit të Thesarit është se këto të Departamentit të Shtetit bëhen me shpallje publike, kanë karakter politik, nuk mund të ankimohen në proces gjyqësor dhe janë shumë të vështira për t’u revokuar, pasi duhet një argument i fortë politik, gjeopolitik ose interes kombëtar i SHBA që ta ngrijë në heshtje sanksionimin.

Urdhrat ekzekutivë të Presidentit të SHBA kanë të bëjnë me persona që rrezikojnë paqen në rajon dhe krijojnë probleme për stabilitetin rajonal dhe interesin e SHBA.

Pra, e thënë më thjesht, Sali Berisha është sanksionuar jo për ndonjë akt të veçantë, por për gjithë historinë e jetës së tij politike, e cila për SHBA është një minim i demokracisë, ndërsa qeverisja e tij ka qenë një histori e përfshirjes në korrupsion madhor bashkë me familjarët, duke shantazhuar drejtësinë.

Deri më sot nuk ka asnjë rast të anulimit të sanksioneve të Departamentit të Shtetit nga gjithë personat e sanksionuar. Ka disa raste të zbutjes së sanksioneve me kushte nga urdhrat ekzekutivë të Presidentit dhe ata që janë sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për abuzime financiare dhe lidhje me krimin e organizuar.

Një i tillë ishte Dodik në Bosnjë, të cilit iu zbutën sanksionet e Departamentit të Thesarit pas bisedimeve për t’u larguar nga politika dhe për t’i hapur rrugën një ndryshimi lidershipi në pjesën e serbëve të Bosnjës.

Ndryshe nga politikanë të tjerë në botë, përballja e Berishës me sanksionet është atipike. Për shumicën e politikanëve sanksionet kanë shërbyer për t’i nxjerrë nga politika dhe për t’i pensionuar, ndërsa për Sali Berishën sanksionet kanë shërbyer për t’u rikthyer në politikën aktive formalisht. Ai ka qenë kryetari në hije i PD dhe pas sanksioneve ai nisi betejën me udhëheqjen e PD për t’u rikthyer duke përdorur struktura paralele në parti për t’i nxjerrë ata jashtë partisë.

Pra Sali Berisha i ka konsideruar sanksionet si sfidë ndaj tij prej SHBA dhe u është kundërvënë qëllimit të tyre, pra nxjerrjes së tij nga politika. Dhe në një farë mënyre ia ka dalë.

Sali Berisha e ka mundur SHBA në këtë pikë. Ai ka treguar se në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe SHBA zgjidhet Sali Berisha dhe për këtë arsye ai e ka zhvlerësuar sanksionimin e tij nga SHBA. Kjo së paku ka pasur një vlerë të fortë politike për të dhe po i kthehej në identitet politik deri në vjeshtën e vitit 2024, ku gjithë retorikën e tij e kishte mbështetur tek sanksionimi politik prej demokratëve.

Sali Berisha filloi ta humbasë betejën morale kundër SHBA pas fitores së Presidentit Trump, kur pagoi këshilltarin e fushatës së tij kundrejt 6 milionë dollarëve për t’i hequr “non gratën”. Kjo tregoi se fitorja e tij kundër SHBA ishte e rreme dhe ai donte të paguante që ajo t’i certifikohej.

Pas gati më shumë se një viti nga pagesa e tij e shtrenjtë për heqjen e “non grata”-s, ai vazhdon të jetë i sanksionuar, edhe pse përpjekjet për heqjen e saj kanë në dispozicion shumë herë më tepër milionë dollarë se ato që janë deklaruar. Arsyeja është se SHBA duhet të hapë një portë që nuk e ka hapur kurrë deri më sot, jo për ndonjë interes amerikan në rajon, por për krenarinë e një plaku që ka marrë peng PD në Shqipëri dhe u thotë “po nuk m’i hoqët sanksionet, unë do ta vras”. Dhe po ia merr shpirtin ditë pas dite.

Në parimin e politikës së tyre të jashtme, SHBA nuk dorëzohet ndaj pengmarrësit dhe zakonisht i vret ata bashkë me pengjet nëse është nevoja. Kështu që Berisha duhet të gjejë ndonjë mënyrë tjetër t’ua lehtësojë atyre që u ka dhënë milionat që t’ia heqin sanksionet. Rruga më e lehtë është të lirojë pengun dhe të shkojë në shtëpi. Ashtu dhe nëse nuk ia heqin juridikisht sanksionet, ai mund të mbajë lavdinë e sfidimit të tyre duke i mundur para se të bënte pazar me lekë.

E vërteta është se në Shqipëri kjo nuk është më çështje për debat. Madje shumë nga këta që janë në pushtet kanë një dëshirë të fshehtë që sanksionet t’i hiqen me qëllim që të bëhen qesharake si mekanizëm dhe të mos kenë ndikim as për ta në të ardhmen.

Problemi është se SHBA nuk ndodhet para ndonjë interesi kombëtar që mund t’ua përmbushë Berisha apo ndonjë sfide të tij në Ballkan që pazari politik të justifikojë milionat e Berishës nën dorë.

Prandaj është më mirë të vazhdojmë kështu. Sa herë Berisha ka ndonjë hall, mund të hapë fjalë se do t’ia heqin sanksionet derisa shpresa të vdesë e fundit. Siç thotë dhe Berisha: në kilometrin e fundit është.

41 Komente

  1. F
    Familje non grata

    Do vdesi non grata Bufi komunist. Te gurri varit do shkruhet . Ketu prehet Sali Ram Shiqere Birrisha me damken non grata ....... Jam 100% i bindur qe ky Sociopath nuk eshte shpallur non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar per korrupsion galopant pasi ne SHBA korrupsioni eshte Mode de l'emploi por ky do kete qene spiune i vendeve jo mike te NATO e SHBA.....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ___???_____...___Straits

      Pergjithesisht njerezit festojne pervjetore te ndryshme per te dashurit e tyre ditelindje , martesa , pervjetoret e ndarjes nga jeta......por Mero per te dashurin e tij numer 1 , Saliun , feston edhe ......pervjetoret e shpalljes non-grata !!!! Por perse valle i duhet Meros nje perkujtimore e tille ?? Ne fund te fundit ne kete gazete jane kujtuar e sterkujtuar krimet e Saliut , madje Mero ka kujtuar edhe krime te Saliut te cilat ne kohen kur ai ishte zagar i Saliut i mbronte dhe i quante veprime te drejta. Tashme na duhet te perkujtojme edhe shpalljen non-grata , a thua se kjo eshte nje dite e ndritur per vendin tone. Perkundrazi eshte e turpshme qe nje ish kryeminister , ish president ....eshte shpallur non grata nga US , kjo tregon se sa dem i kane bere vendit dhe popullit njerezit qe kemi patur ne krye.....por nuk eshte Mero personi i duhur per ta bere kete perkujtimore , sepse kur ishte zagar i Saliut nje pjese te ketyre korrupsioneve te Saliut ai i ka mbrojtur , perkrahur dhe sigurisht ka nxjerre edhe ai fitimet e tij ne ate kohe. Kurse sot i peshtyn ato qe ka lepire dikur......Megjithate nese Mero ka kellqe , perse nuk inicion nje fushate proteste mbarekombetare kunder Saliut , ( e ngjashme me te vetmen proteste te vertete ne Shqiperi , ate kunder armeve kimike ). Me kete proteste ti kerkoje Spak dhe organeve te tjera qe ta vene para pergjegjesise ligjore Saliun per te gjitha krimet e tij , meqenese ne kushte normale Spak nuk po i pershpejtion gjerat. Cfare vlere kane komunikatat editoriale qe boton perdite kunder Saliut ? Perse nuk organizon dicka qe vertet te nxite venien para pergjegjesise te Saliut ?? ....apo mjafton te botosh ketu , merr pagesen nga padroni yt i ri , dhe fle i qete , nderkohe Saliu eshte ende i lire !!!!..............derisa Mero te vendose te beje nje veprim me shume sesa fjalet.....ju uroj gjithe komentuesve te Temes : GEZUAR 5-VJETORIN E SHPALLJES NON GRATA TE SALIUT !!......Mero jua shperblefte per te mira ne te tilla raste !!!!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhaxhi

        O xhaxhi, po ti nuk ke punë që rri gjithë ditën duke lexuar Temën!? Një herë shkruan me Straits..., një herë me Heavy, dhe emra të tjerë.... Dëgjo se po lexove Marksin do bëhesh pa tjetër marksist....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire __??__//___Straits

          Te keqen xhaxhi , po mbarove se piri te sisa e majte , vazhdo tek e djathta ...ose po nuk te pihet me , kerko ndihme se gati jemi !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Astrit

            Dire......., qe vjen era mut e dinim, por qe qenke edhe qivaç, nuk e dinim!!!!!!. Po nuk e di se perse me kujton ato femrat "e forta" ne timon qe kur kane ngecur ne trafik I bien borise gjithe nervozizem dhe pasi ulin xhamin nxjerin surratin engjellor dhe sokellijn e per tu dukur me te vertet te forta: Ec mor te qifsha ropt, kurve muti!!! Edhe ti Dire qenke gati te kapesh cicat per te pire qumesht qe mos ngelshin cica ne bote!!!!!!!

            Përgjigjjuni
        2. n
          ne

          Dire ne perroin psiqik te radhes

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bollé se je bere boze

            Je i punesuar te komentosh gazeten e Mero Baze o mjerran . Po nuk te pelqeu pse e lexone. Psh une nuk e kam pare kurre émission nga Qim Peka , Fevziu, Arjan Cani ose kur flet Bufi kenetes...e thjeshte nuk te pelqene mos e lexo ...

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje pergjigje per komentusin Dire

              Dire: Ti i qan hallin Meros qe sipas teje ja numeron si dhe ja kujton pervjetoret Saliut ? Po pse a derezi cte ka gjetur dhe ty qe nuk perton qe ja perkthen Meros , nuk u lodhe ? Bath Bath po nje koker per ty , ndersa Merua shkruan si gazetar dhe pasqyron realitetin per situatat e kohes ne lidhje me kriminelin me te madh te te gjitha koherave deri me sot , ty pse te djeg ????? Ai eshte nje nga gazetaret me te mire , nuk shkruan vetem per saliun por per gjithcka qe i perket ketij vendi si nga ana sociale apo politike dhe mire ben per ne popullin e thjeshte , ka nje komunikim shume praktik qe e kuptojme te gjithe pervec TEJE ??? Mbylle ate goje te qelbur se u bere BAJAT , por gjej nje menyre tjeter komunikimi ne “ qofte se te vjen keq per kete popull “ IDJOT ?????

              Përgjigjjuni
            2. H
              Heavy***__***...** Fuel...

              Pergjithesisht njerezit festojne pervjetore te ndryshme per te dashurit e tyre ditelindje , martesa , pervjetoret e ndarjes nga jeta......por Mero per te dashurin e tij numer 1 , Saliun , feston edhe ......pervjetoret e shpalljes non-grata !!!! Por perse valle i duhet Meros nje perkujtimore e tille ?? Ne fund te fundit ne kete gazete jane kujtuar e sterkujtuar krimet e Saliut , madje Mero ka kujtuar edhe krime te Saliut te cilat ne kohen kur ai ishte zagar i Saliut i mbronte dhe i quante veprime te drejta. Tashme na duhet te perkujtojme edhe shpalljen non-grata , a thua se kjo eshte nje dite e ndritur per vendin tone. Perkundrazi eshte e turpshme qe nje ish kryeminister , ish president ....eshte shpallur non grata nga US , kjo tregon se sa dem i kane bere vendit dhe popullit njerezit qe kemi patur ne krye.....por nuk eshte Mero personi i duhur per ta bere kete perkujtimore , sepse kur ishte zagar i Saliut nje pjese te ketyre korrupsioneve te Saliut ai i ka mbrojtur , perkrahur dhe sigurisht ka nxjerre edhe ai fitimet e tij ne ate kohe. Kurse sot i peshtyn ato qe ka lepire dikur......Megjithate nese Mero ka kellqe , perse nuk inicion nje fushate proteste mbarekombetare kunder Saliut , ( e ngjashme me te vetmen proteste te vertete ne Shqiperi , ate kunder armeve kimike ). Me kete proteste ti kerkoje Spak dhe organeve te tjera qe ta vene para pergjegjesise ligjore Saliun per te gjitha krimet e tij , meqenese ne kushte normale Spak nuk po i pershpejtion gjerat. Cfare vlere kane komunikatat editoriale qe boton perdite kunder Saliut ? Perse nuk organizon dicka qe vertet te nxite venien para pergjegjesise te Saliut ?? ....apo mjafton te botosh ketu , merr pagesen nga padroni yt i ri , dhe fle i qete , nderkohe Saliu eshte ende i lire !!!!..............derisa Mero te vendose te beje nje veprim me shume sesa fjalet.....ju uroj gjithe komentuesve te Temes : GEZUAR 5-VJETORIN E SHPALLJES NON GRATA TE SALIUT !!......Mero jua shperblefte per te mira ne te tilla raste !!!!

              Përgjigjjuni
              1. n
                ne

                Dire ne versionin copy/paste te perroit te tij psiqik

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1997

                  Plakut pervers Dire ka vendosur qe me komentet e tij t'i shtoje votat Palloshit te Surrelit, ah ah ah

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Astrit

                    Sa shume Dire qe hane te njejtin mut, por me luge te ndryshme!!!!!!!!!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire **_***___Straits

                      Paragrafi I fundit per zorzopin Heavy***__***...** Fuel...duhet lexuar: Meroja u a permbledhte te gjitha femrave te Dires

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Ozzy Osborne

                      Nëse mediat sodomos ato pro-qeveritarë si Tema nuk e pjerdhin saliun do ishte faktor zero vetëm me nul mokën, por meqë nuk flasin dot për problemet e vërteta të Shqipërisë lehin ham ham 24/7 saliu saliu që tashmë as çiçin se bën dot vetë

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Astrit

                        Sa shume Dire qe hane te njejtin mut, por me luge te ndryshme!!!!!!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        JNB

                        Ha ha ha ,doli dhe kryelegeni i Tema- s.

                        Përgjigjjuni
                      3. T
                        Tangul Tarrasi

                        O Zoti Mero pēr Sali Bajgēn pyet Dire Straits se ai ēshtē shērbētori besnik i tij . Diareja paguhet nga sy peshkaqeni pēr tē lefur nat dit tek gazeta jote. Se Sali bajga si haron dot qē ti e ke bēr me fol me vete.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poshterimi

                          Leri pordhet Mero ,se ste kane lezet.Duke marre shkas nga sa mesiper nuk e di se perse mu kujtuan keto vargje te kahereshme.Mutit qe gatuat rrijini persiper e mos levizni se qelbni Shqiperine.Ndaj ose je miop çka eshte e pamundur,ose e bene me dashje per te vazhduar talljen 36 vjeçare se bashku me prijsin tuej legjendar nen flamurin e Amerikes ,qe edhe pse kane kaluar 36 vite nga pushtimi tallin menderen me kete vend,ku niveli intelektual shkon nga Mul Noka e deri tek pushtimi 36 vjeçar i Tiranes ku edhe pse kane kaluar 36 vite akoma ecin me kostume e çadra mbas qafe. Sali Berisha qe ti e di me mire se une eshte nje top m...ti qe Amerika per tu tallur me ne e hedh nga nje dore ne nje dore tjeter,ku here pas here na teston pozicionin qe mbartim si shoqeri.Ndaj boll me me kete tallje publike z.Baze duke e mbyllur me do vargje nga krahina juaj ;Dhe pse kane kaluar 35 vjet,leri talljet Mero se ste kane lezet. Akoma nuk jeni ngopur me kete popull,,,?????????

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Astrit

                            Sa shume Dire qe hane te njejtin mut, por me luge te ndryshme!!!!!!!!

                            Përgjigjjuni
                          2. a
                            arvanitasi

                            O Mero, kush pjerth per non graden americane, ai eshte non grada nga populli shqiptar qe nendor 1994 tek referndumi , kete SB e di shume mire, vetem trushplaret e tij nuk e kuptojn dhe gjithashtu Halli i tij i madh eshte per femijet qe do le mbrapa qe do te paguajn te gjith haracin e tij, poshte sllavo-komunistat

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gazetari

                              Sot u mbushen edhe 5 vjet nga gjyqi i Saliut me Blinken ne France por edhe 5 vjet nga dita qe Edi Rames i erdhi keq per Saliun te cilin jo vetem qe e pranuan ne parlament si non-grada nga aleati yne "strategjik" , " i madh", "jetik per sigurine" "aleat ne NATO" por i dhane edhe nje dore me Lulin kur u rrahen me te ne mes te Tiranes. Pasi e pranuan dhe e certifikuan si kryetar te opozites, po luftojne te krijojne kushtet qe se bashku me Saliun te na fusin ne BE per te miren e kombit kuptohet.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Astrit

                                Ja edhe nje luge tjeter e Dires qe ha te njejtin mut. Kete radhe qenka luge me emrin "Gazetari"!!!!!

                                Përgjigjjuni
                              2. U
                                Uf

                                Demokratet te bejne gati mullaret e barit per dimer.tani ka akoma kullota.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Selami Ferati

                                  O Arvanitas Respekt pa fund komenti jot brilant imagjino tē ishin tē gjith shqiptarēt me nivelin tēnd kulturor se ku do ishte Shqipria. Po ne kemi shum shum kafsh qē jan dhe qorr e nuk duan sy qė i shkojn mbrapa njeriut mē tē zi tē historis Shqiptare SALI QENEF BAJGĒS.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Lufta politike USA - Berisha ka arritur në zgjedhjen e kryetarit të PD,ku Berisha i ka nxjerrë jashtë lojës të gjithë kandidatët e mundshëm për kryetar. Në çdo rast zgjedhjet me një kandidat nuk duhet të zhvillohen, në të kundërt sa të jetë gjallë Berisha do zhvillohen me një kandidat, Berishën!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dakord

                                      E mo dhe ti se hera e fundit është. Do ketë ngordhur deri në zgjedhjet e tjera! E bën sepse nuk do që në funeralin r tij të thuhet vdiq ish km, ish presidenti, ish kryetari i pd. Të paktën ta ketë një titull pa ish.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Mjero Merhumi

                                      Lere Saliun o Mjeroooo! Lere se ka pese vjet te ka mbire 'non-grata' ne goje dire per dite. Beje nje artikull te shkreten per sigurine ushqimore ne vend, se ndodhi helmimi, s'the asgje. Nisen te flasin te gjithe, ti s'fole. Tani doli qe helmimi na paskesh qene 'brenda normave', dhe ti prape nuk thua asnje fjali te vetme. Po boll o i shkrete u more me kalin e ngordhur. Shkruaj njehere per problement reale te vendit. Te ngeli Saliu ne goje....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hypsi I Dires

                                        Ta mshtes deri n t rrume o Merhum we e hamu6in me doren e Dires.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Nastradini

                                        Mire qe rrojne Berisha dhe Lali se ti Mero sdo kishe cte tregoje (trilloje). Mase e shtyne keta qe ta shtysh dhe ti qe kaq e kishe fantazine e gazetarit dhe lirine e njeriut. Per Belen dhe Ramen gojen kycur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hypsi I Dires

                                          Hajt, ropt ene ty Nastradino!!!!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          KAPEDANI

                                          PEDERASTA SI PUNA MEROS DHE NGJELËS KA SA DUASH.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            KAPEDANI

                                            PEDERASTA SI PUNA MEROS

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dire **_***___Straits

                                              KAPEDANO! Ke lon PULAT vetem atje m stall, rap aqe se sun jon per ty kto mrroklla. Leni pordht se I baj vet ti vre pulat mre ropqir!!!!!!!!

                                              Përgjigjjuni
                                            2. S
                                              Semir Nano

                                              O Nastradin Debil çfar ka sajuar Mero ? Sali Bajga nuk ēshtē kriminel , hajdut psikopat spiun ish sekretar partie i ka sajuar Mero kto o Nastradini Debil.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. x
                                                xhoxhi

                                                E vërteta është se Amerika ka dështuar me Berishën.E nxori non grata dhe nuk sjell asnjë provë .Ai bën të tijën dhe Amerika hesht.Sa janë shkruar për këtë njeri krimineë edhe Amerika hesht por lejon që ai të bëjë ligjin në lidhje me non gratën.Pse Amerika nuk flet?B-E -ja pse nuk thotë një fjalë por lejon të bredhë nëpër europë?SPAK nuk po bën asgjë vetëm e përkëdhel.Çdo të hënë del dhe i quan njerëz të krimit gjykatës dhe prokurorë.Pra megjithse shkatëroi Shqipërinë përsëri na del i pispillosur me shamiçkë në xhepin e vogël dhe me dy gishtat lart.Sjellja e tij bën që të gjithë ata që i ka reth e rotull jan hazdisur dhe bëjnë si të marrë.Ky njeri duhet izoluar dhe duhet dënuar pa vonesë por siç shikoj gjyqi i tij nuk do mbarojë kurrë sa është gjallë.Drejtësia është fajtorja më e madhe që nuk e ka izoluar por e lejon të llomotitë kudo dhe për çdo gjë...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazetari

                                                  Ne fakt prove me te madhe se kulla "Mali i Tiranes" ne qender te Tiranes nuk mund te ket. Por provat nuk vlejne per te verberit dhe idiotet me molotov.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. U
                                                  USA citizen

                                                  Merushe, po te ishe shqiptar dhe pro perendimor e proamerikan ne vlera e qendrim e, ne diten qe USA shpall non grata dike, ti asnje germe nuk duhet te lesh hapesire per te, pervec asaj DISKRETITUESE E DENONCUESE! Por ju jeni per cope te bukes, dhe te palire, ndaj beni pazar dhe me djallin per dy leke te pista. E dini qe villen ato leke nje dite? Kjo eshte tragjedia juaj qe nuk eshte me e madhe se vuajtja e stermundimi qe i keni shkaktuar pooullit duke dale nga misioni si zedhenese e opinionit publik! Bye

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dire **_***___Straits

                                                    Shko ne shkolle nje here o debil pastaj komento, trap muti. Dy fjale shqip si dini. Pordht I kini te mdhaja, vini edhe pseudonym moderne. O pika ne bythe!!!!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. T
                                                    TIRANA

                                                    Ajo NON GRATA e Saliut ishte njeperdorimshe e administrates Blinken. Me daljen e Biden dhe Soros nga White House ajo no grata u tret si krypa ne uje. Edhe Edi Rama e di kete e qe nga ardhja e administrates Trump nuk e ka thene me ate "non grata" asnjehere.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lumir Abdixhiku

                                                      Nja dy tri fjalë për Kosovë, ja kemi borxh! Janë 2 për mos t’thënë 200 e 2000 arsye madhore pse Kosovës i nevojitet edhe ky mandat qeverisës me LVV-në në krye! E kjo për shkak se: 1. Nëse, dhe derisa opozita nuk jep alternativë konkrete ekonomike, energjetike, arsimore apo edhe diplomatike, e shëndetsore, etj, etj, e ku sulmi ndaj LVV-së në përgjithësi e ai personal ndaj z.Kurti në veçanti, duket si mllef dhe humbje ekuilibri e bllokut të sotshëm opozitar për të pasë idenë e marjes së pushtetit, dhe 2. Retorika elitiste ose përçmuese ndaj votuesit të VV-së, kur votuesit e VV-së trajtohen si “naivë”, “sekta”, “të manipuluar”, “trushpërlarë”, rezulton me efekt katastrofik për opozitën, sepse, mos të harrojmë se: Njerëzit rrallë ndryshojnë mendim kur fyhen. Përkundrazi, radikalizohen më shumë në identitetin politik. VV historikisht është ushqyer nga ndjenja e të qënit e dinjitetshme dhe kjo i mban njerëzit dhe votuesin e saj në tjetër nivel me të tjerët! Këto dhe të tjera arsye janë sikur sëmundje të pashërueshme, ku humbës janë vetëm këta akterë mbrenda këtij blloku opozitar të cilët kanë probleme më të mëdha sesa që duken në sipërfaqe! Problem madhor është mungesa e dinjitetit, e edhe më problem është mungesa e rrugëtimit për ta kthyer atë, kish me thënë idealisti Adem Demaçi! ME MOTON: “Me VETËVENDOSJEN! për Kosovën që nuk dorëzohet” Votoni numrin 116, ndërsa kandidatët për deputetë, votoni vetëm ata të cilëve ju vërtetë ju besoni, sikurse të ishit vet ju n’vend të tyre.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. O
                                                        Ozzy Osbourne

                                                        Lumiro! Ke hy m shpi t huj mre, apo je tap?

                                                        Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje