Dilemat e Perëndimit për Shqipërinë dhe dilemat e Berishës për Perëndimin

12 Maj 2026, 19:45Editorial Mero Baze

 

Nuk di pse Sali Berisha ka vendosur të policojë procedurën e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe të bëjë politikë me të. Kur e dëgjon, mendon se ky më në fund ka humbur shpresat që po i heqin sanksionet SHBA dhe Britania e Madhe dhe kërkon të bëhet evropianist që të duket si viktimë e botës anglosaksone. Pastaj kur shikon gjuhën e tij ndaj ambasadorit të BE në Tiranë dhe reagimin e gjithë ambasadorëve të BE ndaj tij, duket sikur është nën sanksione më të forta nga BE se sa nga Britania apo SHBA që e kanë shpallur.

Kështu që gjithë ky policim që i bën politikës së integrimit të qeverisë për hapjen e negociatave, i shkon dëm sa hap gojën.

Më lehtë do ta kishte që të jepte kontributin e tij si lider proevropian në PD. Madje do ta kishte dhe pa kosto. Fjala vjen, së pari reformonte PD, e hapte atë dhe vendoste rregulla të qarta loje. Pastaj të respektonte statutin e partisë që e ka shkruar vetë dhe sidomos nenin që thotë se kryetari i partisë jep dorëheqje pas një humbjeje të thellë.

Pastaj hapte garën dhe nuk përjashtonte gjithë kandidatët për të qenë i vetmi në garë.

Ka dhe plot detaje të tjera që mund ta bënin atë një udhëheqës me tipare evropiane.

Ai nuk ka në dorë as kapitujt e negociatave, as eficencën e qeverisë për të përshtatur ligjet, as prokurimet publike, as pjesëmarrjen apo skualifikimin e kompanive evropiane në gara tenderash në Tiranë, pra s’ka në dorë asgjë nga ato që BE i kërkon qeverisë. Ai ka në dorë vetëm gjërat që i kërkohen një politikani shqiptar për të qenë proevropian. Ai s’ka asnjë qime floku perëndimore. Dhe thinjat i ngjajnë më shumë Karaxhiçit dhe Stalinit se sa ndonjë fytyre evropiane.

Por ai çdo gjë që bën vetë si politikan e ka antievropiane, antiperëndimore dhe kundër çdo standardi që i kërkohet një partie politike që do të jetë pjesë e një vendi në Bashkimin Evropian.

Nuk di pse ka zgjedhur të bëjë opozitë edhe si proevropian dhe si armik i Evropës në çdo hap të jetës së tij.

Të ishte pak guximtar dhe ta bënte PD një parti antievropiane, siç e bëri për katër vite një parti antiamerikane, do frymëzonte më shumë njerëz se sa këta me të cilët është katandisur që numërohen dhe nga fotot.

Të paktën do kishim një parti të sinqertë në Shqipëri, që përfaqëson ata që nuk e duan Perëndimin dhe që mund të gjenin më shumë arsye në jetën e tyre kundër Perëndimit se sa pro tij.

Kështu mund të hynte në histori së paku si një udhëheqës i sinqertë në fund të jetës së tij dhe s’ka pse bën beteja “evropianiste” nga SHQUP, një ndërtesë që dhe historinë e ka antievropianiste.

Se kështu si po shkon puna, ai ka më shumë dilema për Perëndimin se sa ka Perëndimi dilema për Shqipërinë. Perëndimi thjesht do kohë dhe prova të na bëjë pjesë të vetën, Berisha i ka harxhuar dhe kohën dhe provat për ta bindur Perëndimin se nuk ka punë me të.

18 Komente

  1. A
    A.Q.O.

    O ç'u kënaqa me krahasimin e thinjave!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Heavy***__***...** Fuel

      Nje specialist bujqesie i BE shkoi ne nje fshat ne mal. Atje pa nje coban qe po kulloste tufen e tij. I thote : " O coban , sikur une ta gjej menjehere se sa koke dhen ke , a me jep 100 euro "..." Po mire i thote cobani. Nje te nxjerre laptopin ky specialisti , 2 llogaritje , dhe i thote cobanit , " Ti ke 323 koke dhen " , "Ou , i thote cobani , e gjete urdhero 100 euro"....U kenaq ky i huaji..." Po mire , i thote cobani , nese une e gjej se kush je ti , a do me japesh 200 euro ?".... Po , i thote ky....."Ti je specialist i BE , i thote cobani "....Ou , po si e gjete i thote ky specialisti....." Fare lehte...i thote cobani ...E Para me the nje gje qe une e dija ...por per kete gje qe me the me kerkove edhe leke.....!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dulla

        Dire kari, fale o Zot se per te mbrojt vrasesin sajon edhe barcaleta qe vetem ai qesh, je komplet Idiot. Ve bast qe Dire qeka Intelektuali qe komenton prej vitesh te Gazeta Dita, dava psikopati!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Money ________for Nothing !!!!

        Nje specialist bujqesie i BE shkoi ne nje fshat ne mal. Atje pa nje coban qe po kulloste tufen e tij. I thote : " O coban , sikur une ta gjej menjehere se sa koke dhen ke , a me jep 100 euro "..." Po mire i thote cobani. Nje te nxjerre laptopin ky specialisti , 2 llogaritje , dhe i thote cobanit , " Ti ke 323 koke dhen " , "Ou , i thote cobani , e gjete urdhero 100 euro"....U kenaq ky i huaji..." Po mire , i thote cobani , nese une e gjej se kush je ti , a do me japesh 200 euro ?".... Po , i thote ky....."Ti je specialist i BE , i thote cobani "....Ou , po si e gjete i thote ky specialisti....." Fare lehte...i thote cobani ...E Para me the nje gje qe une e dija ...por per kete gje qe me the me kerkove edhe leke.....!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          Dire, varianti copy/paste times two i perroit psiqik te radhes.

          Përgjigjjuni
      3. K
        Kaliroi

        Sali bën edhe si kurvë, edhe si i ndershpm, edhe prostitutë me shumë lekë, edhe prostitutë pa lekë, edhe trim i çartun, edhe dhjAks me pelena me mut në brekë, edhe si dashnor modern, edhe si Khomeimi që të pret kokën….Nuk dihet akoma se çmut çmodeli është pavaresisht se avash abash po shkon 83 vjeç….

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazeta tema si Gazeta Zëri popullit

          Normale. Shkrimet e Meros të gjitha për Berishën. _________________ https://pamfleti.net/dosja/hajduti-me-dosje-penale-perfaqeson-shqiperine-ne-kongresin-boteror-te-ligj-i335352

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1997

            Doli dhe nje eunuk tjeter i Sali Vrasesit ...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dini

              Po te vjen keq o trim! Po ste pelqen, Pse e lexon? Po e lexove, bej koment Saleh eshte nje politikan i denuar nga bota demokratike per korrupsion, grabitje te pasurise publike

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sass

              Dhe thinjat i ngjajnë më shumë Karaxhiçit dhe Stalinit se sa ndonjë fytyre Kjo shprehje z. Baze i jep nje etiket te pamposhtur terroristit Sali non grata BRAVO

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                TemA, Saliu ndodhet në pozicionin e personit që ndodhet në një vend, që në asnjë mënyrë s'duhet të kruhet, por pikërishtë aty i kruhet nga të gjitha anët.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kuptoni themelet

                  Partinë “Demokratike” e sajuan disa “të deleguar” të huaj në vitin 1990, që të vinte në fuqi për të shitur pasuritë e Shqipërisë dhe për të orientuar Shqipërinë në funksion të bosëve të “të deleguarve”. Kur PD-së iu mbarua kjo fuqi, ka arsye madhore që të degjenerohet, siç e shikojmë. Perëndimi e ka mbyllur këtë çështje. Non-gratat e formave të ndryshme janë përgjigja e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    O Salikaraxhiçi o te hengert qimja

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjakovari

                      Si agjent i UDB-së , për pozicionin që ka dhe që e ruan me fanatizëm , nuk ka se si ti shërbejë më mirë qeverisë serbe dhe Vuçiçit . Dajot e nënës së Argitës dhe Zenit i ka brenda shtëpisë dhe nuk luan dot ndryshe .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Democraticus

                        O Merushe, pse ka rendesi cfare mendon Sali Berisha per 0erendimin, USA, demokracine e Shqiperine? Dhe gomarit po ti jepni vemendje te shtuar do mendoje e sillet si luan. Sali Berisha parafabrikat i sigurim e jugoenveristeve! Vazhdoni Merushe lepijini bythen Sali serboboahnjakut! Zoti marrte hak!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kendveshtrim tjeter

                          Dileme mbi dilemat eshte e Edi Rames : te kenaqet me anetaresim pa te drejte vote ne BE e kesisoj te ike nga kryeministria se nuk ka me c'te genjeje shqiptaret, apo te vazhdoje projeksionet e anetaresimit pertej 2030 e te plaket ne kryeministri duke pritur anetaresimin! Kjo eshte Dileme permbi dilemat.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nardi

                            Pirdh o Mero se lirohesh.Te del Saliu dhe ne ender.Ai eshte i mbruar po ke pak shtylle kurrizore shkruaj per keta hajdute qe po vjedhin per 12 vjet se ne opozite nuk ke çfare vjedh.

                            Përgjigjjuni
                            1. 0
                              000

                              Malokeria ne aksion ktu te tema.po nuk u pëlqen mos e lexoni ,sic beje njerzit kur del nongrada ne tv ndrojne stacion.po sic duket slevizni dot as qafën deri aty uka vajtur.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje