Njeriu që kishte pushtet mbi socialistët, pa qenë në pushtet

6 Maj 2026, 19:23Editorial Mero Baze

Kur historia e një partie degradon dhe kalohet në krizë politike, ndodh që disa figura politike kthehen në institucione morale dhe zëvendësojnë autoritetin real të partisë. Servet Pëllumbi ishte një prej tyre.

Ndërsa Partia e Punës po shkonte drejt degradimit të plotë në vitin 1990, ideologu në hije i partisë, i cili kishte vuajtur dhe pasojat e vëllait të tij nga problemet me regjimin, u gjend në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit të së majtës shqiptare nga komunizmi në socialdemokraci, si një fat për Partinë Socialiste. I shkolluar në filozofi dhe letërsi në Universitetin e Leningradit (Shën Petersburg), ai e kishte kaluar periudhën e komunizmit si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës.

Themelimi i Partisë Socialiste në vitin 1991 i dha atij një peshë të re në një klimë të disfavorshme për socialistët, mbi të cilët rëndonte pesha e krimeve të komunizmit dhe dyshimeve për energjitë e tyre demokratike.

Paradoksi ishte se ai do të provonte të ishte ideolog i marksizmit edhe në demokraci në një parti, ku kryetari i saj Fatos Nano ishte njeriu që besonte më pak se kushdo tjetër te marksizmi. Dhe ky binom arriti të bashkëjetonte duke i dhënë Partisë Socialiste atë që i mungonte në komunizëm, ngjyrat e debatit politik dhe bashkëjetesën e socialistëve tradicionalë me socialistët e rinj.

Në përplasjet e forta brenda Partisë Socialiste në periudhën 1993–1996, Servet Pëllumbi shpesh ishte objekt sulmesh edhe nga brenda Partisë Socialiste si njeriu që mbante gjallë linjën marksiste dhe i pengonte ata të bëheshin të besueshëm në Evropë. Dhe kjo ndodhte sa herë që ata shikonin se ai ishte më i besueshëm se ata brenda socialistëve shqiptarë.

Gjatë kohës që Nano ishte në burg pas vitit 1993, ai mbajti një pjesë të madhe të barrës politike të drejtimit të opozitës socialiste. Ai organizoi protestat për lirimin e Nanos dhe drejtoi betejën politike kundër qeverisë së Sali Berishës në vitet 1992–1997.
Falë maturisë së tij dhe vetëdijes së thellë socialiste, ai arriti të mbante socialistët e bashkuar edhe pas debateve të hidhura me Fatos Nanon në distancë nga njëra anë dhe përpjekjeve të Ilir Metës për të eliminuar politikisht Fatos Nanon me ndihmën e Berishës.

Qetësia e tij mes reporterit të përgjakur spanjoll më 28 maj në Sheshin Skënderbej ndërsa protestonin për zgjedhjet e vjedhura nga Sali Berisha, është fotografia ikonë e një politikani që nuk i trembet dhunës, por rrezaton qetësi dhe vendosmëri në portretin e tij. Ajo fotografi mund ta ketë dëmtuar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë sesa raportet ndërkombëtare për vjedhjen e votave.

Në vjeshtën e vitit 1996, ai udhëhoqi një delegacion të Partisë Socialiste në Uashington, ku morën për herë të parë kontakte me zyrtarë amerikanë në përpjekje për të denoncuar atë që ndodhi në zgjedhjet e 26 majit. Vizita, e cila ishte shumë e rëndësishme për socialistët që ishin mpirë nga dhuna e zgjedhjeve, u kthye në një objekt debatesh në shtyp pasi Kastriot Islami raportoi në mënyrë informale se Pëllumbi ishte pyetur në SHBA për pikëpamjet e tij marksiste, çka ishte pjesë e diversioneve kundër tij si udhëheqës autoritar në PS.

Me rikthimin e socialistëve në pushtet në vitin 1997, Servet Pëllumbi u rikthye në rolin e tij si autoritet moral i socialistëve. Ai qëndroi jashtë përplasjeve mes Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

Në vitin 2002, ai u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Namik Dokles, për shkak të një krize të krijimit të një politike tri-polare në Shqipëri. Ilir Meta, i cili u largua nga detyra e kryeministrit prej një aksioni të brendshëm politik të Fatos Nanos, bashkoi votat me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste për të larguar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi. Për shumë arsye personale, shumë politikanë socialistë iu bashkuan Ilir Metës duke u nisur nga historia e përdorimit politik të prokurorisë. Mes tyre edhe Servet Pëllumbi. Kjo shkaktoi më pas dorëheqjen e Namik Dokles nga kreu i Kuvendit dhe ardhjen e Servet Pëllumbit. Muaj më vonë, Berisha i ktheu krahët Metës dhe hyri në një periudhë paqeje me Fatos Nanon, duke eliminuar pastaj edhe ish-kryetarin e SHISH, Fatos Klosin.

Në këtë dramë morale të socialistëve, ku Berisha sillej herë si aleat i një pale socialistësh e herë i një pale tjetër, Servet Pëllumbi ishte një garanci morale për socialistët se pushteti i tyre nuk do të degradonte nga luftërat e klaneve brenda Partisë Socialiste.

Ai u largua nga politika aktive në vitin 2005, duke vazhduar të mbetej një ikonë morale e tyre, përmes botimeve të tij mbi historinë e partisë socialiste dhe moralin e politikës shqiptare në tranzicion.

Janë të paktë politikanët shqiptarë që arrijnë të shkruajnë autobiografinë e tyre pas daljes nga politika. Kjo nuk ka lidhje me të pasurit një jetë aktive apo pasive në politikë, por me guximin për t'u ballafaquar me të vërtetat e tua.
Servet Pëllumbi është nga të paktët politikanë të Shqipërisë që ka guxuar ta shkruajë vetë historinë e tij politike. Kjo nuk është një gjë aq e lehtë.

Kur i bën gjyqin vetes përballë historisë, duhet deomos të jesh i qartë se çfarë ke bërë, ku ke gabuar dhe për çfarë je krenar në jetën tënde politike. Servet Pëllumbi ia ka bërë këtë nder shoqërisë shqiptare, duke pasur guximin të përballet me historinë e tij dhe të partisë së tij, duke e shkruar dhe treguar atë çka nuk është e lehtë për të gjithë.

Ajo është aftësi vetëm e një politikani të pushtetshëm moralisht, pa qenë mjaftueshëm në pushtet.

34 Komente

  1. L
    LORA

    Une mbaj ne kujtese ,per periudhen 1993-1997, flirtimet e S.Pullumbit dhe tre nenkryetsreve te tjere te PS ,qe e shndruan PS-ne ne "laco parti". Mbaj mend qe pas nje muaji fushate te veshtire per zgjedhjet parlamentare te 26 majit 1996 ,ai doli ne mesdite dhe deklaroi si BURRACAK terheqjen nga gara,,,,,duke shkelur pa meshire mbi mijra komisioneret socialiste,qe po keqtrajtoheshin e po rezistonin dhe qe kishin nevoje vetem per thirrje mbeshtetese, per guximin e tyre ne kryerjen e detyres. Keto mbaj mend nga idhtari i spikatur i praktikes "urte e bute,e plot tiganin". Dithirambet per Servetin ia kam lene Meros.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Me sa duket ti nuk e ke te qarte se cila ishte arsyja qe socialistet u terhoqen nga ato zgjedhje te pista , pikerisht per te mbrojtur ata komisioniere socialist qe ishin te kercenuar nga bandat me xhupat e zinje te Berishes . Po te mos ishin terhequr mund te kishte dhe viktima . Ky ishte dhe eshte krimineli Berisha

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits../..//////

        Cdo politikan kur nderron jete , per te gjithe ka qene njeriu me i mire qe ka ekzistuar. Edhe pijaneci dhe kumarxhiu Nano , kur iku , degjoi fjalet me te mira nga Palloshi me shoke..besoj edhe Saliu kur ti vije radha , te njejtat gjera do te thuhen edhe per te.......por se cfare njeriu ka qene dikush , e di vetem Zoti atje lart.....ne mund te themi vetem R.I.P Servet Pellumbi !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjala

          Keshtu do thone dhe per ty, stratiotis, besoj.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lehje percart

            Straitis! Vazhdon te na qelbesh ere. Mbylle kapakun te lutem!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire Straits//./////

              Cila nga fjalite te ka qelbur ??.....vetem argumentoje , jo thjesht shikoni emrin dhe shani cdo gje !!!!!

              Përgjigjjuni
          2. L
            LORA

            Prejl lufte, kush largohet. eshte lindur tradhetor,,, Tung,ABC

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parku Rinia

              ¨profesori¨, si korcar i thekur, nen moton 'parate jane me lopate atje ku ka kriza te forta!', beri zgjedhjet ''e duhura'': - - - marreveshje me aleancen e 'baroneve te droges me baronet e poltikes'; - - - i ka hapur rrugen Arbenit permes vizitave ¨zyrtare¨ te organizuara me kontaktet dhe me parate e arkes se Partise Socialiste, qe ne vitet 1994-95 (kujtoni rastin e ¨ndihmes¨ financiare per te madhin Kadri Roshi kur ishte ne shtratin e vdekjes, te dokumentuar nga Hamdi Jupe...) , sidomos ne Itali, Greqi, Austri, Gjermani, Skandinavi, etj. - - - - - Sot Arben Pellumbi, nuk eshte vetem politikan i nivelit te larte ne PS, ka qene i zgjedhur ne forumet me te larta, anetar i Keshillit drejtues, Sekretar organizativ, Koordinator elektoral dhe deputet 8 vjet, per dy legjislatura, - - - - - ai eshte njekohesisht oligark i pompave te ujit, i cili ka bllokuar te gjitha projektet dhe realizimin e tyre per 24/24 ore furnizim me uje per 10-12 vitet e fundit, ne Bashkine e Tiranes se Erion Veliajt, e kudo ne bashkite e tjera ne Shqiperi. - - - - - Klani 'Pellumbi' ka si anetare gra e bura qe kane bere para ne shuma marramendese, qe ne fillim te viteve '90, duke trafikuar femije neper bote me dokumente te fallsifikuara ..., duke qene trafikuar vajzat shqiptare e jo vetem, per prostitucion, sidomos ne Itali, ... etj., - - - - - Klani 'Pellumbi' i business-eseve zoteron merimanga pa fund me kompani te organizuara ne 'Holding-e' te drejtuara nga ai vete, e familjare. Ai personalisht dhe anetare te tjere te Klanit 'Pellumbi' (Olta Xhacka e Artan Gaci, etj), ne vitet e fundit jane shpallur 'Investitore Strategjike' ne bregdet nga Qeverite e drejtuara nga Edi Rama, ne shkelje te plota Ligjore e Kushtetuese.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjala

                Mos e ngre shume bishtin andej nga parku rinia, se do te bejne gjemen.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Parku Rinia

                  dolen zhurmuesit trasversale, sahan e ushkure-lepires, para e mbrapa, te dyshes Sa-leeh e Ed-ver ... - - - ilustrim i faktit se sa shume po na ¨afrojne¨, e duan te na ¨afrojne¨, me Bashkimin Europian e Aleancen Euro-Atlantike, me standartet e tyre te garantuara per lirine e mendimit ndryshe, per lirine e fjales, per lirine e shtypit e te mediave, ..... , per te Drejten e Prones, ..... , per te Drejten per te zgjedhur e per t'u zgjedhur, ..... ..... .....

                  Përgjigjjuni
              2. P
                Parku Rinia

                ¨profesori¨, si korcar i thekur, nen moton 'parate jane me lopate atje ku ka kriza te forta!', beri zgjedhjet ''e duhura'': - - - marreveshje me aleancen e 'baroneve te droges me baronet e poltikes'; - - - i ka hapur rrugen Arbenit permes vizitave ¨zyrtare¨ te organizuara me kontaktet dhe me parate e arkes se Partise Socialiste, qe ne vitet 1994-95 (kujtoni rastin e ¨ndihmes¨ financiare per te madhin Kadri Roshi kur ishte ne shtratin e vdekjes, te dokumentuar nga Hamdi Jupe...) , sidomos ne Itali, Greqi, Austri, Gjermani, Skandinavi, etj. - - - - - Sot Arben Pellumbi, nuk eshte vetem politikan i nivelit te larte ne PS, ka qene i zgjedhur ne forumet me te larta, anetar i Keshillit drejtues, Sekretar organizativ, Koordinator elektoral dhe deputet 8 vjet, per dy legjislatura, - - - - - ai eshte njekohesisht oligark i pompave te ujit, i cili ka bllokuar te gjitha projektet dhe realizimin e tyre per 24/24 ore furnizim me uje per 10-12 vitet e fundit, ne Bashkine e Tiranes se Erion Veliajt, e kudo ne bashkite e tjera ne Shqiperi. - - - - - Klani 'Pellumbi' ka si anetare gra e bura qe kane bere para ne shuma marramendese, qe ne fillim te viteve '90, duke trafikuar femije neper bote me dokumente te fallsifikuara ..., duke qene trafikuar vajzat shqiptare e jo vetem, per prostitucion, sidomos ne Itali, ... etj., - - - - - Klani 'Pellumbi' i business-eseve zoteron merimanga pa fund me kompani te organizuara ne 'Holding-e' te drejtuara nga ai vete, e familjare. Ai personalisht dhe anetare te tjere te Klanit 'Pellumbi' (Olta Xhacka e Artan Gaci, etj), ne vitet e fundit jane shpallur 'Investitore Strategjike' ne bregdet nga Qeverite e drejtuara nga Edi Rama, ne shkelje te plota Ligjore e Kushtetuese.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ABC

                  Deri diku ke te drejte , se ajo ishte lufte me bandat dhe horrat e Saliut qe ate vit i fituan zgjedhjet me 110 % ????

                  Përgjigjjuni
              3. T
                Tili shijaku

                Qeke pidh i Sales zogu, si burr, ai gru te jesh. Sipas teje ne edhe duhet te hajshim dru ene te knojshim osa mir osa mir ujjku eshte egersir ne maj 1996. Athere kam votu per her te par, me kujtoen shiksat qe rrijshin si laca te qendra e votimeve tu trazu njerz pa faj. Te gjith ftyra te qelbta, ti i pari. Per Ilir koklopen jam shum i knaqur qe esht te veni me hale ne fund te korridorit, i esht ber ajo koka e shemtut si kok spiuni te teatri kukllave.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vrejtje

                  Lora, ke qene ne enderr duke fjetur me Saliun !

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Njeri me moral dhe bindje të forta

                  Mero Baze i njeh mirë kanalet e zeza të politikës shqiptare. Dua të shtoj se pas vizitës së tij në Uashington, Servet Pëllumbi bashkë me Anastas Angjelin e të tjerë vizitoi edhe selinë e Bashkimit Europian në Bruksel!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    G

                    Bashke me Moisiun mbeten te nderuar i Shane cdo gjë atij vendin dhe nuk moren as atë që merituan

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maringleni

                      Servet Pellumbi i perkiste elites ideologjike te PPSH- si nje nga teoricientet me te mire te filozofise marksiste dhe jo vetem , krahas F.Çami, A. Popa ne ish aparatin e KQ. Me pamjen fisnike, maturine dhe dijet e thella , ne auditoret e UT ai rezatonte auren e nje mendimtari te urte. Burgosja e te vellait beri qe te mbetej gjysme ne hije , me nje kembe ne auditore dhe nje ne aparatin e KQ , por vlerat ja njihnin dhe ishte padiskutim i respektuar. Ne nje nga rrefimet e tij tregon sesi R.Alia i dha doreshkrimin ende te pabotuar te librit Imperializmi dhe revolucioni te E. Hoxhes, me porosi per tja çuar njefare Grejxhi, marksist- leninist te strehuar ne vilat gjermani, qe ta lexonte dhe te jepte nje mendim. Doreshkrimi ishte pa emrin e autorit. Pasi e lexoi Grexhi , e thirri Servetin dhe i tha: eshte nje material dogmatik dhe pa lidhje me realitetin. Profesor Pellumbi ja raportoi Alise mendimin e Grexhit. Nuk u mor vesh nese R.Alia ja transmentoi E. Hoxhes mendimet e mikut m-l. Nga gjitha garda e vjeter e ish kupoles ideologjike , prof Pellumbi mbijetoi dhe si nje nga bashkethemeluesit dhe drejtuesit e PS , krijoi profilin e nje politikani te paqte me stof intelektuali . Moderimi ishte pika e forte por edhe pika e tij e dobet e tij, ne ato kohra te veshtira mes sulmeve te ashpra te Berishes dhe skiftereve te PS te linjes se forte. Jo me bindjet markiste, por me bustin e Marksit ne tavoline me shume solli telashe sesa dobi per PS. Megjithate, i qendroi besnik kritikes marksiste te kapitalizmit por pa mundur ti imponoje PS nje dimension me te spikatur socialdemokrat, pertej sloganeve programore, ne politikat qeverisese dhe ekonomine sociale te tregut. Edhe pasi u largua nga politika ruajti nje sens kritik me tone te buta ndaj qeverisjes se PS. Me ton te bute..sepse ashtu eshte puna...jo vetem uniteti por dhe akomodimi bijve ne politike apo ne poste te privilegjuara. Prandaj senatoret e PS pasi lene politiken, ndjekin kidin e heshtjes...Sepse ashtu eshte puna... Studimet e tij ne fushen e sociologjise politike, analizat e tranzicionit dhe dinamikave te demokracise mbeten trashegimni e vyer e nje politikani intelektual dhe teoricient i majte i moderuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kelmendi

                        Me vjen keq te dal nga tema e ketij artikulli, por e shoh me vend te ngre alarmin per nje gjeme qe po lejohet te ndodh ne Shqiperi. Une jetoj ne nje vend te Evropes dhe para pak kohesh vendi u perfshi ne nje debat rreth nje seri koncertesh te shpallura nga afro-amerikani Kanye West. Pas nje debati te shkurter qeverite Evropiane vendosen te mos lejojne mbajtjen e ketyre shfaqjeve ne baze te komenteve dhe imazheve naziste dhe antisemitike te publikuara nga Kayne West. Nuk dua te analizoj ketu arsyet pse ky vendim ishte i drejte. Por tmerri me i madh ishte kur mesova se ky person planifikon te jape nje shfaqje ne Tirane dhe z. Gonxhe pohon me qetesine e nje idioti se eshte e vertete dhe se kjo do ndihmoje reputacionin tone nderkombetar! Pra, evropianet te cileve shpresojme t’u baskangjitemi, dhe izraelitet qe kane qene dhe jane aleate te Shqiperise ndoshta kan rrjedhur dhe kane humbur gjukimin. Por mos u shqetsoni, se Blendi Gonxhe dhe Edi Rama do t’i bejne te ditur botes se shqiptaret, sic e ka edhe tradita e budallallekut te radhes qendrojne ne krye te listes se veneve qe pas droges dhe prostitucionit, tani po provojne te shkelqejne aty ku ngec evropa, promovimit te nazizmit nepermjet nje afro-amerikani.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nekiu

                          Kelmend ku eshte problemi ketu nuk e kuptoj.Shqiperia eshte kethyer ne nje bordello te madhe dhe zotyrote kerkon tio rruash ndere.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kelmendi

                            Te gjith ata qe kane mar edukim dhe shkollim ne Shqiperi ia kan borxh dy fjale dy fjale te mira vendit te tyre. Une refuzoj te pranoj qe vij nga nje vend “burdello” sepse dijet dhe kulturen e kam filluar aty, si shume djem e vajza te tjere qe sot ngurojne te perballen me llumin e pashkolluar qe me vetbesim injorant ka vendosur te zaptoje cdo skene politiko-kulturor per te perfaqsuar kombin. Peruljet provinciale te Gonxhes dhe vulgariteti i Flamur Ndokes jane dobesija jone, mos ki dyshim per kete. Shqiperija ju ka dhene universitet. Perdoreni.

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zeri i arsyes

                              Kjo eshte liria e fjales, pikerisht fakti qe Kanye mund te mbaje nje koncert po aty ku ka nje sinagoge dhe nje xhami e nja dy kisha brenda nje rrezeje prej 20 KM. Censura e BE eshte e gabuar per mendimin tim.

                              Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fshatari

                          Lufta brenda PS ne vitet 1990-1992 ishte mes Marksist- Leninistet dhe Marksisteve.Ne politiken Shqiptare PS lindi si parti marksiste nga PPSHja e Marksizem- Leninizmit. Pas viteve 1992 lufta brenda PS ishte mes Marksisteve dhe Sociualisteve. Serveti i perkiste grupit Marksist, ndersa Fatosi grupit Socialist brenda PSse. Megjithese grupi socialist brenda PS ( Nano

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje qytetar

                            Ku është komentin im ? Nuk e di cfarë kriteresh keni në shfaqjen e komenteve , por përderisa shfaqni komemente nga më banalet e deri tek më antishqiptaret , është e habitshme, bile qesharake që nuk shfaqni një kritikë apo vrojtim që nuk ka asnjë gjë jashte etikës .

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bonat Bonati

                              Unë sinqerisht habitem si ka mundësi që ka ende shqiptarë që dalin kundër Amerikës. Një shtet që jo vetëm na ka qëndruar pranë në momentet më të vështira, por ka qenë vendimtar në çlirimin e Kosovës, në shtetformimin e saj dhe vazhdon edhe sot të na mbështesë dhe të na mbrojë nga çdo kërcënim. Të dalësh sot kundër një aleati të tillë nuk është thjesht mendim ndryshe – është mungesë e theksuar e vetëdijes historike dhe politike. Sidomos kur në të njëjtën kohë shfaq simpati për palë që kurrë nuk na kanë ndihmuar, nuk na njohin dhe kanë qenë gjithmonë në anën e kundërt të interesave tona. Le të jemi të qartë: nuk bëhet fjalë për “opinione të ndryshme”, por për qëndrime që në praktikë përputhen me narrativat dhe interesat e Serbisë dhe Rusisë. Nëse nuk e dallon dot kush të ka ndihmuar dhe kush të ka dëmtuar, atëherë problemi nuk është te politika – por te vetëkuptimi yt si pjesë e këtij kombi.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Genta ????

                                Trus bythen ti o shipec i coft …, qyqarë e tradhtarë. Ti qift robt Albin Baba.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje qytetar

                                  Dhe, duke parë këtë mospëlqimin me emoji , desha të sqaroj se komentin im ( i munguar ), nuk ka të bëjë me shkrimin e M.Bazes , ndaj të cilit kam respektin më të madh , por ka të bëjë me moslejimin e asnjë komenti ndaj shkrimeve të me "nder" gazetarit toksik L.Dervishi .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    realisti

                                    PER TE NDJERIT SERVET pELLUMBI NUK MUNDET TE GJEJSH FJALET PER TE PERSHKRUAR TIPARET E TIJ FISNIKE. Mbaj mend ne 1996 kur u be nje miting para zgjedhjeve qendrore te atij viti,kur ne pefundim te mitingut u sulen bishat e PD mbi At'BURRE qe ngjante si nje shenjtor,ja bene xhamat e makines copa dhe madje dhe Ate e shtyne dhe terhoqen per ta nxjerre nga makina.Dhe ishin police te veshur civila se i njihnim ata personalisht pasi ishin te qytetit tim. Kur ju thashe un se çfar beni more nuk kini turp,me thane se kemi urdher por largohu. Ai as nuk u tremb dhe as nuk u terhoq por vazhdoj rrugen per nje miting tjeter,ndersa disa te tjere te udheheqjes se larte te PS,nuk po i them emrat,erdhen me mua me nje makine te austriakeve te cilet kishin nje projekt ne at'qytet. Sepse edhe makinat e tyre i kishin prishur. Dhe tani del e thote neper daljet publike ai qe nuk dua t'ja permend emrin se lofton per voten e lire!!! O pika!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Ymer Abazi

                                      Vetem kete nuk e mendonte dot Baze kurre sa kohe rrinte thelle ne preher te Sales - se do ti thurte elozhe Servo Pellumbit kur te vdiste!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Te rroni ju shoku Mero!

                                        Ta kuptoj nostalgjine, per komunizmin, mero: Te morri mga fshati, te beri ing. Gjeolog dhe me vone vajte mbas berihajt dhe u ” ndodhe” demokrat. Prandaj dhe lotet, per profesorin e ideologjise se izolimit te diktatures se komunizmit hoxhist, ndihen te verteta.Pordhesori, brenda nates, na u gdhi socialist i pasur, duke pasuruar me poste dhe biznese tere sojsorollopin e vet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          kris

                                          Serveti ka nje merite te madhe ,Rrenoi PS dhe mbi germadhat e saj ndertoi shtepine e Palloshit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xxx

                                            Agu " I lirise " , brezin tim e gjeti 45 e kusur vjece . Pra , femijeria , adoleshenca , rinia dhe burreria u treten ne labirithet e nje jete ku te gjithe ruanin dhe ruheshin ...!? Dhe , per te qene te sinqerte , tipa si ky m -l , me fytyre te sheqerosur , me pamje te qete , te matur , nje berore e arsyes ku emocionet ishin vizitor te rralle , brezi I'm I kishte me shume frike ....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kajmakeria e Rilindjes

                                              Serveti kishte pushtet mbi Socialistet, sa kohe kishte te tille ne PS. Tashme me Ramen ne balle, atje ka vetem oligarke te tipit Ulaj, biba te llojit Koqija e cuba te sojit Ergys Agas.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                G

                                                I mire ka qene per familjen e tij qe i ka me biznese si te gjithe politikanet e tjere

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Arbeni

                                                  Dire Straits dëgjo e mbaje mënf,nqse diktatorit nuk i dhjen në varr,sali malokut do t’i përmjerin dhe dhjesin në vart sikur të ishte një qen.Populli do festojë me këngë e valle kur të ngordh maloku.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje