Patenta është një privilegj dhe duhet të fillojmë ta trajtojmë si të tillë

5 Maj 2026, 16:28Editorial Bjorn Runa

Ka një pyetje serioze që si shoqëri e kemi shmangur për një kohë të gjatë dhe që ngjarjet e fundit, si rasti tragjik i përplasjes për vdekje të dy fëmijëve në Durrës, e bëjnë edhe më të nevojshme që t’i përgjigjemi seriozisht. Mes morisë së kërkesave për ashpërsim të kodit penal dhe kodit rrugor, pyetja që ndoshta duhet t’i bëjmë më së shumti vetes është se si lejohen disa njerëz të ulen pas timonit të makinës?

Për t’iu përgjigjur kësaj, duhet fillimisht të përballemi me bindjen false që kemi krijuar se patenta dhe ngarja e makinës janë një e drejtë, kur në fakt nuk janë dhe s’kanë qenë kurrë të tilla. Drejtimi i një mjeti që peshon mesatarisht 2.000 kilogramë dhe lëviz me shpejtësi në hapësira publike, është një privilegj i kushtëzuar, që jepet nga shteti në emër të shoqërisë dhe si e tillë, mund dhe duhet të hiqet në raste të caktuara… Ndoshta edhe përgjithmonë.

Ne e pranojmë parimisht se jo çdokush mund të pajiset me patentë për të drejtuar një automjet. Për shembull, të gjithë kemi rënë dakort se dikush që vuan nga një fazë e avancuar e demencës nuk duhet lejuar që t’i japë makinës. E njëjta vlen edhe për persona me probleme të thella me shikimin, që vuajnë nga epilepsia apo gjendje të tjera shëndetësore që jua dëmtojnë aftësitë gjykuese. Në të gjitha këto raste, sikurse edhe kur dikush kapet duke i dhënë makinës nën influencën e alkoolit apo drogërave, shoqëria ka vendosur se këta njerëz përbëjnë një rrezik të papranueshëm për pjesën tjetër dhe për rrjedhojë, nuk duhen lejuar në rrugë me makinë.

Tani, nëse pranojmë se dikush që vuan nga epilepsia nuk duhet t’i japë kurrë makinës sepse nuk garanton dot sjelljen e tij/saj në timon, atëherë ndoshta duhet të biem dakort se, edhe dikush që ka treguar në mënyrë të përsëritur se nuk i bindet rregullave të trafikut, nuk duhet ta ketë këtë privilegj. Kur kemi dëshmi të përsëritura rreth sjelljes së dikujt në publik, atëherë ne mund ta parashikojmë se ç’do të bëjë. Përjashtim do të ishte nëse do t’i zbatonte rregullat. Rasti i Durrësit, nëse raportimet janë të sakta, tregon se shoferi ishte një rrezik i njohur tashmë. Lejimi në rrugë i tij dhe i shumë të tjerëve si ai, tregon se i gjithë sistemi ynë nuk e trajton të paturit e një patente dhe drejtimin e automjetit aq sa duhet si privilegj, siç edhe është.

Si do të dukej në realitet marrja seriozisht e këtij modeli? Do të nënkuptonte së pari se, në raste shkeljesh serioze të përsëritura, patenta hiqet përgjithmonë. Nëse ke vendosur të heqësh dorë nga të qenët i besueshëm në sjelljen tënde në timon, atëherë përse duhet ta gëzosh akoma privilegjin e rimarrjes së patentës pas disa muajsh, apo qoftë edhe pas një viti? Së dyti, do të nënkuptonte krijimin e një regjistri qendror të integruar të të gjithë shoferëve që nuk iu lejohet më të kenë patentë, çka nuk do t’i lejonte të blinin një makinë përmes kanaleve zyrtare. Edhe nëse do të mund ta blinin jashtë këtyre kanaleve zyrtare, do ta kishin të pamundur ta regjistronin apo të blinin një siguracion për të. Një shofer të cilit i hiqet patenta përgjithmonë dhe ligjërisht nuk i lejohet të blejë apo regjistrojë një automjet në emrin e vet, është pa dyshim shumë më pak i rrezikshëm se sa dikush i cili ligjërisht nuk mund ta ngasë atë.

Sigurisht që shumica do të ankohen se masa të tilla janë të ekzagjeruara dhe se shkelin liritë e individit, por rrugët e Shqipërisë na përkasin të gjithëve dhe rehatia e shoferëve të pakujdesshëm nuk është ndonjë vlerë që ia vlen të mbrohet, sidomos kur kostoja është siguria e të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës. Për më tepër, situata ekstreme shpesh kërkojnë zgjidhje ekstreme dhe siç tregojnë edhe të dhënat zyrtare, 85% e aksidenteve në vendin tonë janë pasojë e sjelljes së shoferëve.

Tronditja nga rasti i fundit është sigurisht e madhe, por emocionet në fund nuk ndryshojnë gjë. Ajo çfarë mund të sjellë njëfarë ndryshimi është nëse pranojmë se njeriu që i vrau jo vetëm nuk është përjashtim nga rregulli, por ai është në fakt produkti logjik i një sistemi tejet tolerant që ia pezulloi patentën së paku dy herë e, megjithatë, e lejoi të kthehej sërish në timon pas disa muajsh. Kjo është një derë që duhet mbyllur. Heqja e patentës duhet të jetë një akt që ka njëfarë peshe në jetën e dikujt. Viktimat e panumërta nga aksidente të tilla, shkaktuar nga shkelës të përsëritur, meritojnë së paku kaq seriozitet nga shoqëria.

22 Komente

  1. T
    Tan tirona

    E thjeshtë fare,personat që drejtojnë mjete si TAXI ,AUTOBUSA ,KAMIONE DHE MJETE TE TJERA TE RENDA duhet te bëjnë analiza gjaku në çdo 3 muaj (edhe pa pritur)nqs del pozitiv humb të drejtën për të gjithë jetën të drejtosh mjete të tilla ,që duhet të garantojnë siguri publike .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire******* Straits

      Ky gazetar duhet pushuar nga puna tek Tema.E kam vene re qe ne shume artikuj nuk e lidh subjektin me qoftelargun Sali. Po cfare kuptimi kane ngjarjet e jetes ne Shqiperi po nuk i lidhe me Saliun ??? !!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire*_*_*_ Straits

        Mendoj qe kete gazetar duhet ta heqim nga puna nga gazeta Tema. Kam vene re disa artikuj qe shkruan , dhe subjekti i artikullit nuk lidhet me qoftelargun Sali.Po si mund te trajtohet qofte edhe ngjarja me e vogel ne Shqiperi pa Saliun brenda ??? !!!!!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shoferi plak

        Zoti Runa, e keni filluar nga mezi. Duhet filluar që nga marrja fillestare e patentës. A e dini se mbi 70% e shoferëve e marin patentën pa kurs fare?...... . Ose dhe nëse e bëjnë formalisht, nuk I nënshtrohen seriozisht provimeve të marrjes së saj!?.... . Paguajnë nga 800 mijë lekë, marin patentën, duke mos njohur asnjë tabelë apo sinjalistikë rrugore..... . Dhe nëse duam të përmirësohemi, revolucioni duhet të fillojë që në procedurat e rrepta për marrjen e patentës..... . Jo çdo 18 vjeçar mund dhe duhet ta marë patentën....... . Bile unë do ti vija kusht përfundimin e shkollës së mesme, me një mesatare të caktuar..... . Megjithëse dihet se si ka përfunduar arsimi shqiptar sot..... . Por , të paktën provimi teorik për marrjen e patentës , duhet të hiqet sa më pare nga qytetet ku banojnë shtetasit që duan të marin patentën. Si mund të bëhet. .... Aty në Tiranë. I përqendruar, ...Sa të rinj kalojnë moshën 18 vjeç në një vit.... Rreth 25- 30 mijë.... . Sa prej tyre regjistrohen në kurset për patentë. Po themi 20 mijë....... .... Le të përgatiten salla të mëdha, të cilat, një herë në javë organizojnë provimin për marrjen e patentës me pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria. Sigurisht pas një regjistrimi paraprak, mbasi ka përfunduar orët e detyrueshme të teorisë..... . Këto provime të mbikëqyren nga përfaqësues nga ministria e transportit dhe ajo e arsimit dhe inovacionit, e cila siguron kompjuterat dhe kushtet e tjera të provimit...... . Dhe kështu të paktën do të minimizohet korrupsioni I madh që mbizotëron sot në marrjen e patentës nga shtetasit shqiptarë.... .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Dakord me shkrimin dhe me komentin e 'shoferit plak'! Shoh dhe reagimet e tjera qe nuk jane dakord me shpersimin e masave deri në heqjen e perjetshme te patentes, liçences, lejes se drejtimit. Drejtimi i makines, perveçse aftesi dhe njohje te rregullave te Kodit Rrugor, te cilat si fillim duhet të mesohen në autoshkolla, per te cilat ka shume verejtje, siç dhe per sektorin e patentave në DPSHTRR, dhe më tej në jete (eksperienca, si ne çdo profesion), por më shume se sa me keto, ka te bejne me vete EDUKIMIN qytetar te shoferit/shoferes, brenda kesaj me PERGJEGJSHMERINE e tij/e saj kur ai/ajo hip ne makine dhe e nget ate. Pergjithesisht kete aspekt te rendesishem njerezit e harrojne. Se mire kur analizojme demin qe u shkaktojme te tjereve (te treteve), helbete qe ka nje reagim, por kur papergjegjshmeria e drejtuesit te mjetit hedh në ere vete familjen e tij, ku brenda makines qe nget ka gruan dhe tre femijte e tij te mitur?!?! Ketu i biem shkurt: Epo ishte vertet nje fatkeqesi e rende, u shua nje familje, por fajtori ama ishte vete ai, kryefamiljari qe i pagoi te gjitha, a thua se ata tre femijte, pavaresisht se te kujt ishin, nuk ishin femije me të njejten dhimbsuri per ta si per gjithe te tjeret qe jane viktima te ketyre te papergjegjshmeve. Që te mos arrihet deri ketu, ashpersimi i masave per kete kategori, jo vetem qe duhet bere, por te tilla duhet te jene keto edhe per ata individe në institucionet ligjzbatuese (polici, gjykata) qe marrin ryshfete dhe mbyllin syte para shkelsave te Kodit Rrugor, siç tregoi dhe rasti tragjik i Durresit. Perfundimisht, si kudo ne bote, aksidente ka patur dhe do te kete dhe ato ndodhin per shume shkaqe, jo vetem prej drejtuesve te mjeteve, por edhe teknike, te infrastruktures rrugore etj, te cilat gjithsesi zene nje perqindje shume më te vogel te totalit, as 10-15% te tyre, por e rendesishme eshte qe ato te parandalohen në maksimum dhe numri i tyre, kur ndodhin, te jete sa më i vogel dhe me sa më pak pasoja tragjike në njerez. Që gjithsecili, te dale në nje konkluzion, mjafton te gjejme pergjigjen e pyetjes: Pse referuar mesatares 30 vjeçare, në vendet nordike, ka 10 here më pak aksidente rrugore per 10.000 mjete se sa në Shqiperi,?!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lani

          Cfar thu mor pall jari idiot shqiptare..?. patenta eshte e drejta e njeriut o kafshe..skemi faj ne qe shteti qelbur te korruptuar deri ne palce e shet patenten me 500 mije lek nendore do baggage qe nuk e marrin sot patenten

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoferi pa patentë

            Po ku e lexove ti, jari, te thuhet se dikujt duhet t'i hiqet e drejta e marjes te patentes? Po thuhet te forcohen rregullat... Une ne kohen e diktatorit te poshter, kam bere 2 vjet kurs per patente. Pyete fisin tand, sepse na kishin qejf ne shoferave.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lexuesi i irrituar

            Ja ke fut kot or gazetar ! Patenta qenka privilegj ? Patenta èshtè njè e drejtè njerèzore qe duhet ta ushtrojè kur mbush moshèn , sepse tè jep tè drejtè tè drejtosh njè mjet jetèsor . Shoqèria ndèrhyn kur qytetari e ushtron nè mènyrè tè paligjshme dhe ja revokon . ky problem nuk zgjidhet duke ashpèrsuar masat e ndèshkimit dhe ligjet , por duke i respektuar , zbatuar ato . Dhe qè tè respektohet ligji , duhet edukuar shoqèrija jonè duke filluar qè nga shkolla fillore e deri te kontrollet e vazhdueshme .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Degjenerim

              Ore, se si shtohet keta trapat sidomos kur ndodhin gjëra tragjike,një zot e di(!?) O ti trap i vonuar... Rregjister mbi shoferat ka dhe egziston këtu e nja 20 vjet dhe përdoret në çdo gjobë por ti qenke aq skuth sa as kaq nuk dike. O rrotë cariiii, vendet e zhvilluara dhe me respekt për popullin e tyre e sidomos për rininë e tyre,nuk i zgjidhin gjërat me represion por me " mbingarkesë" lirie. Mëso o idiot se kur rrugët bëhen " pista shpejtësie" ,qeveritarët ndërhynë dhe bëjnë pista shpejtësie në çdo qytet( kuptohet me një largësi 100km plus minus) Nuk mendojnë si t'u marrin patentat njerëzve o mjerim njerzor,por s'i t'u krijojnë kushte që të derdhin energjinë. I mësojnë o kokrra e idiot si të kenë dashnore e jo makina. Poooo, pasi t'u kenë krijuar pista,parqe,fusha sportive e kushte shumë të mira shkollore, u vënë kushte ku jo 10 km por 1 km tejkalim shpejtësie humbet patentën dy vjet...i pirë në timon,e humbet patentën përgjithmonë...por kur u krijon kushte o mjerim shoqeror. Po si su pakësuan një herë këta rrotakaristat... E kuptoni që me këto propozimet represive jo vetëm që nuk kemi bërë asgjë der më sot por jemi populli më i penalizuar në botë?!?!?! E kuptoni ore idiotër që jemi i vetmi vend në botë me 40% të popullsisë mbi moshë madhore janë të dënuar penalisht . Ku ndodh kjo mor me morracak kurvash

              Përgjigjjuni
              1. D
                Duhet pune

                Histoire e marjes se patentés duke paguar eshte plage edhe ne disa vende te Europes perendimore...... Vete qytetari duhet te ndergjesohet ta mari serriozisht . Ne France ka pasur raste ku inspecteur dhe jane burgosur... PSh ne Luxembourg te maresh permis de conduire leje drejtimi eshte me e veshtire CSE dipllome e shkolles se mesme , shpenzimi eurove kalone mbi 3000 mije . Me kujtohet kur une e mora lejen ne vêture isha me nje grua , ishte perfekte ne nje malore te vogel ku ishte semafori ne te kuqe , priti sa doli jeshile , i tha inspecteur kthehu majtas asaj ju fike makina haaa i tha inspecteur zbrit nga makina pergatitur per te 9 here dmth kishte hyre 8 here nga 460 euro ( sot nuk e di sa eshte ) ........ Mua me zbriti duke me thene qendrone shume me marshin e dyte dhe makina nxjere CO2 ....

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  Ne komunizmin Shqiptar patenta ishte privilegj jo e drejte. Vetem Poli Byroja kishte makina ai privilegj per postet qe kishin ne parti. Te tjeret e shumta bicikleta. Kthehemi prap tek komunizmi shqiptar dhe cuditerisht ky privilegj i kerkuar nga ky Shqiptar ndodh ne te njejten dite ku ne Tirane jane mbledhur Internacionalja Kouministe e Klimes qe po keshtu kerkon qe makinat te jene privilegj e jo e drejte. Kerkojne qe ne pune apo per te udhetuar jashte shtepise ne shi apo ne vape te merni bicikleten ose autobuzet si ne kohen e komunizmit. E perse? Sepse nje idiot vrau 2 femije., kur ne kemi ligje per te denuar keta vrasesh. Ndaj une qe keta nuk kane dhimbje per viktimat, keta e shfrytezojne dhimbjen e te tjereve per qellimet e tyre te "luftes finale,- vendimtare mbi dhe- Internaconale do te jete bota e re" ( Internacioanlja). Dhe kjo ndodh ne SHqiperi qe vuajti temresisht nga KOmunizmi menod pastaj ne vendet Perenidmore qe e shikojne komunizmin si lluks. Ne jemi skllever e bij sklleverish.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shofer i ndershem

                    S’e kuptoj pse keni filluar t’i jepni hapesire ketij djalit qe shkruan gjate pa thene asgje. Patenta eshte e drejte. Privilegj ndoshta ishte para 40 vjetesh. Si cdo e drejte tjeter, mund te te privohet nese duke e perdorur, shkel te drejtat e tjetrit. Kaq e thjeshte. Nuk ka nevoje per filozofi.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      socio demokrat

                      Z gazetar , perpjekja juaj per te ofruar zgjidhje eshte pozitive ,por ju harroni se këtu ka qe prej 1992 deri sot qe nuk e rruan askush per rregulla dhe ligje te barabarta per te gjithe .Nuk ka postobllok dhe ligj qe ndalon dot te fuqishmit nga ana ekonomike,politike,mediatike ,fisnore etj.Ndersa per shtresën e thjeshte ,te varfrit dhe ata pa perkrahje çdo institucion kthehet ne bishe te eger ne zbatimin "rigoroz" te ligjit. dhiz iz a mirakull ov fridhim thote saliu,dhiz iz a mirakull ov junajtid jurops thote edvini.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        Durres 3 maj Leipzig 4 maj Ne durres dy engjej te vegjel nuk jetojne me ne leipzig dy te rritur.Te gjitha diskutimet jane kot. Ne shqiperi shoferi i pire dhe i semure psiqik ne Leipzig gjithashtu.sado te diskutojme masa te forta denime me burg apo edhe varje ne litar po te doni asgje nuk arrihet.Te gjithe ne e kemi ne dore te edukohemi ne zbatimin e rregullave te qarkullimit.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lindi

                          Patenta është një arsye e aksidenteve rrugore. Dhe rregulla kemi. Po jemi një shoqëri pa traditë në zbatimin e ligjit. Nuk është mangësi vetëm në komunikacion po dhe në fusha të tjera. Ndoshta duhet synuar më fort në zbatimin e rregullave qé kemi. Policia të jetë më e pranishme në rrugë.

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            dashamiri

                            Mero!Editoriali me kete kallangicin eshte ftohur keq,vjen ere mediokritet dhe amatorizem!Gazeten tema e duan sepse ka editorialin "bombe".Talenti nuk vjen me te ngucur,me shoket e djalit.Gjej nje qe te afrohet pak me shpirtin tend polemizues,qe te zevendesoj ty sadopak.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cen durimmadhi

                              Or ti Runa-Buna, deri kur te nise ai fillimi qe thua zotrote ketu jane shuar edhe shume jete njerezish! Ndaj propozo tjeter gje : DENIM KAPITAL per vrasjen - pastaj eja e trego se kur ka ngjare vrasja e fundit, nese do te kujtohet...

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                USA citizen

                                Nje GJE vazhdon te me beje pershtypje te thelle: media e regjimit mbledh gjithe lajmet e zeza qe kane bere vaki ne gjithe globin, qofte dhe shume kohe me pare, duke na kercenuar indirekt te mos hapim goje se jemi mire ne!!!!! Gjerat e mira, standartet e praktikat e mira qeverisese neper bote as qe behet fjale te shohin drite publikimi ne kete monster mafie pleher media! Keshtu do e mbani regjimin? Eh, fakirat....!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sot ditelindja e Gjergj Kastriotit

                                  O Mero, po sikur eshte ditelindja e Gjergj Kastriotit sot...! Asgje nuk ke shkruar e nxjerre per te sot. Rastesi apo pune parashe, pazaresh?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Holy justice

                                    Po ky president leshi, nuk thote dicka per kets date? Dhe e ka ne kushtetute qw Gjergj Kastrioti eshte heroi kombetar i Shqiperise. Ja pra, ky eshte ai qe respekton kushtetute e mbron kushtetute. Keta ndjehen fundin dhe nuk dine cfare te bejne. Lufta per pushtet e para i beri legena e monstra te gjjthe!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Duhet...

                                      Po mire e ke more djale.... Patents duhet te merret me aftesi,...te mbahwt vetem me aftesi e pasterti,...dhe duhet te hiqet,...per periudha te gjate ndaj shkeljeve te caktuara....dhe te hiqet fare kur jane shkelur rregulla te percaktuar.. Psh.. Nese kapesh me shoejtesi,...duke shkelur rregullat e qarkullimit,...mund te te hiqet patenta per dy vjet,...dhe vetem me rehabilitim e rikontroll te drejte mund ta rimarresh ate...dhe kjo me kushte specifike kufizuese telstra per cdo person.. Etj..etj..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bashkefshatari i Mentuz Dumbazes

                                        Tamam si dikur : Marc Enver nga ditet e mija . Ndersa tani : Marc Erion nga ditet e bythlelirsit Robert Ndrenika . Nuk ka faj i shkreti eshte kelysh i goditur , eshte goditur qe ne te ri nga diktatura dhe vuan nga sindroma e Stokolmit

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje