Përse ne nuk e mbajmë qytetin, si mbajmë shtëpinë?

25 Prill 2026, 17:56Editorial Bjorn Runa

 

Ka një paradoks në marrëdhënien tonë me pastërtinë. Jemi ndoshta ndër të pakëtit popuj që krenohemi me shtëpinë, jo doemos si pronë, por si vendin ku jetojmë. Mjafton të vizitosh shtëpinë e dikujt dhe në shumicëne  rasteve, gjëja e parë që të bie në sy është pastërtia dhe rregulli si zgjatime të ndjenjës së mikpritjes. Por logjika përmbyset sapo del prej saj. Rruga përpara pallatit, shkallët që praktikisht janë pronë e njëzetë apo tridhjetë familjeve që banojnë aty, janë një llojë pike verbërie qytetare. Sa kohë që iu përkasin të gjithëve, nuk janë të askujt dhe për rrjedhojë duhen abuzuar deri në fund.

Le ta krahasojmë këtë me një qytet pak më Perëndimor, le të themi diku në veri të Europës. Në momentin që hyn në shtëpinë e dikujt, mund të befasohesh nga pjatat që presin prej orësh në lavaman për t’u larë, apo rrobat që presin të dëshpëruara për t’u palosur mbi karrige. Rruga jashtë shtëpisë? Thuajse sterile për nga pastërtia. Parku aty pranë? Ndoshta mund të hash prej tij. Sensi i përgjegjësisë përmbyset tek dera e shtëpisë, pasi brenda pragut fillon liria e për rrjedhojë edhe kaosi. Bota jashtë atij pragu është e përbashkët, e për rrjedhojë secili është përgjegjës për të.

Ne duket se e kemi përmbysur këtë instinkt dhe nëse insinkti është i kuptueshëm – nuk na erdhi nga hiçi – pasojat e tij po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u injoruar në qytet.

Ja diçka konkrete. Në tre dekada, por veçanërisht këto dy të fundit, Tirana është rritur jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë thuajse të menjëhershme. Sot kemi lagje aty ku dikur qyteti mbaronte. Kullat dhe komplekset e apartamenteve janë ngritur shumë më shpejt se sa infrastruktura rreth tyre dhe një popullsi ndërkaq e dendur për shkak të migrimit të brendshëm, tani po rritet nga valët e turistëve, nomadëve digjitale dhe banorëve të përkohshëm, të cilët për befasinë e gjithkujt, kanë zbuluar se ky është një qytet mjaftueshëm interesant për të jetuar njëfarë kohë.

Të gjithë këta njerëz hanë, bëjnë pazare, gatuajnë dhe në fund sigurisht kanë mbeturina për të hedhur. Kjo është normale. Megjithatë, në shumë zona të qytetit infrastruktura e mbetjeve i ngjan më shumë asaj të një qyteti të vogël provincial në mes të viteve ’90-të. Tre kazanë të vjetër në një cep rruge, që ku duhet të hedhin plehrat e tyre katër komplekse apartamentesh. Sado i shpeshtë grumbullimi, nuk ka se si ato të mos tejmbushen një apo dy orë pasi makina e grumbullimit të plehrave është larguar, duke i lënë mbetjet në mëshirë të gravitetit.

Është tunduese, sa herë hapen biseda të tilla, që t’i  kthejmë ato në seanca leksionesh në lidhje me përgjegjësinë qytetare, që sigurisht është e rëndësishme. Askush nuk duhet të ndotë mjedisin. Njerëzit duhet të mësohen të mendojnë në lidhje me hapësirat e përbashkëta në të cilat lëvizim të gjithë.

Megjithatë, është jo e sinqertë që t’iu këkrosh njerëzve të jenë të përgjegjshëm, kur çdo gjë rreth tyre jua vështirëson bërjen e gjësë së duhur. Nëse në një bllok pallatesh ku jetojnë mijëra njerëz ka vetëm tri kazanë, që janë gjithmonë larg të gjitha pallateve sepse askush nuk i do pranë, po njëkohësisht askush nuk do të eci gjatë me qese plehrash në duar, atëhere është sistema që ka dështuar para se njerëzit të dështonin në zbatimin e rregullave. Provo t’ua bësh njerëzve më të lehtë që të bëjnë gjënë e duhur dhe me gjasë shumica prej tyre do ta bëjnë. Ka ardhur koha që çdo kompleksi apartamentesh dhe çdo shtëpie private t’i jepen koshat e tyre, të unifikuar për nga standarti dhe të ndarë sipas ndarjes së mbetjeve. Nëse problemi vazhdon edhe pas kësaj, atëhere le të gjobiten ata që nuk e zbatojnë rregullin. Zgjidhjet janë të thjeshta dhe kërkojnë vetëm para, organizim dhe vullnet politik, arsye ndoshta se përse mbeten të parealizueshme.

Është e vështirë të kuptosh se përse këto probleme vazhdojnë dhe përsëriten, kur nuk janë as komplekse dhe as misterioze. E dimë se çfarë duhet bërë dhe se qytetet të tjera e kanë arritur. Megjithatë, ja ku jemi duke bërë çdo verë të njëjtën bisedë.

Arsyeja, të paktën në letër, është më e thjeshtë se çdo politikë. Njerëzit të cilët marrin vendime për zgjidhjen e këtyre problemeve, përgjithësisht nuk ecin në të njëjtat rrugë ku ecim net ë tjerët. Jetojnë në lagje ku, për një arsye a një tjetër, koshat pastrohen më rregullisht dhe rrugët iu fshihen më shpesh e, për rrjedhojë, minjtë e tyre janë më pak të guximshëm. Nëse vendimmarrësve tanë do t’iu duhej të shpenzonin qoftë edhe një javë pa makinë, duke ecur në të njëjtat rrugë ku ecën shumica e banorëve të Tiranës, situata mund të ishte zgjidhur me shpejtësi befasuese.

Pastërtia është një nga gjërat më bazike që një qytet i detyrohet banorëve të tij. Tirana ka patur një sërë ndryshimesh për mirë gjatë viteve të fundit dhe ato duhen përmendur, por një bulevard i rinovuar nuk bën shumë sens kur rrugica pas tij vjen atë erë që vjen.

Qyteti nuk mund të neglizhojë realitetin. Ne banorët e përhershëm, të sapoardhurit, vizitorët që nuk e kanë vendosur akoma nëse ia vlen të rikthehen në Tiranë, jetojmë të gjithë këtu dhe thithim të njëjtin ajër dhe vëmë re të njëjtat probleme. Nuk po i kërkojmë kujt asgjë të jashtëzakonshme. Po i kërkojmë qytetit të bëjë punën e tij.

37 Komente

  1. P
    PASTRONI rrugët

    Rruget anash gjithmonë të pista. Barëra që mbijnë anash rrugëve. Plehra, dhera pluhur kudo. Duket sikur shërbimi i pastrimit të rrugve nuk ka ekzistuar kurrë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Ne paguajme taksa per pastrimin.....por nese ai qe duhet ti menaxhoje taksat per hallet e qytetit , perfshire edhe pastrimin , abuzon dhe i blen breke per gruan , atehere sigurisht qe do mbijne plerat rrugeve. Shto ketu edhe faktin se Lali luftoi qe ta qeveriste bashkine nga burgu , dhe sigurisht tall bythen , dhe e ka thene edhe vete qe qytetin e mbyten plerat.......keshtu qe e mira eshte te rikthejme praktiken e xhaxhi Enverit , 2 here ne jave banoret te dalin te pastrojne sheshet perreth pallatit te tyre ....aksion !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Freud

        Dole ti diarre? Nuk të rrihet pa e kruar?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits//.///

          Ore , po japin televizionet lajmin se Lali paska qene ne nje spital privat....jo per arsye shendetesore por.......estetike. Si ka mundesi qe z.Baze nuk e jep kete lajm kaq te rendesishem ? Se populli i Tiranes duhet te informohet pse paska qene Lali ne spital.....ka mbjelle leshte e kokes , apo qimet e bythes ????? !!!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Shikoni dhe shikoni Korçën. Është qyteti më i pastër në Shqipëri. Arsyeja? Korçarët janë qytetarë, të kulturuar.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lani

            Shiko Lanën dhe ke parë sa të ndjeshëm ndaj pastërtisë janë tiranasit që i mbajnë erë për çdo ditë e nuk bëjnë zë.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ABC

              O artikullshkrues , nuk eshte pune kazanesh po çeshtje edukate , qe mesohet prej se vogli. Ai apo ajo ha nje byrek a banane dhe , si lopa bajgen , mbeturinat i hedh kudo qe te jete . Kjo nuk do te thote qe ne çdo 10 metra te vendosim kosha , pisanjosi i tille mbetet edhe po pati ku te hedh mbeturinat .

              Përgjigjjuni
            2. e
              epo

              Nqs njerezit refuzojne te ndergjeqesohen vete qe ambientet publike nuk jane kosh plehrash ku ata mund te ndotin si u do qejfi, atehere ligji duhet te behet me i rrepte. Ndotesit duhet te denohen me gjoba te renda, dhe ndotesit perserites te denohen me pune te detyruar ne pastrim dhe madje edhe me burg. Teknologjia e kamerave dhe droneve duhet te ndihmoje ne identifikimn e ndotesve.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sela

                Pajtohem me komentuesin EPO ,kjo është zgjidhja e vetme,po nuk i dogji xhepi nuk zë mend ky djall milet

                Përgjigjjuni
              2. R
                Realiteti

                Pyesni njëherë ata të komunales: pse kur i lajmëron të shtunën se ka një problem, një rrjedhje uji në një rrugicë (çarje apo dëmtim tubacioni) nuk vijnë?

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Po nuk ditem te jetojme si njeres ne hapesira te perbashketa, ska komunale qe te rregullon. Jemi individualiste, nuk dime te jetojme ne respekt te gjerave te perbashketa e ne bashkesi. Kemi ate fiksimin te bejme vila, ti arredojme si miljarderet, ti pajisim me lloj e lljoj lehtesira, pastaj ne fund ngreme e i rrethojme me mure te larta, telekamera ne ç'do cep, pavarsish se sa kalon oborrin,del ne rruge e shfaqet haleja, rruge te ngushtuara nga secili nga ne , pislleqe ne ç'do qoshe, kazat e plehrave bosh, por pirgu plot per rreth tij, doemos, sna e ndien neve ta hedhim brenda ne kazan qesen e plehrave, ama ne jemi ne rregull, sepse kemi paguar taksat e kemi ata te komunales qe do vijne te na i pastrojne, e po nuk erdhen, e dime se kush eshte fajtori, lali Eri qe ka punesuar patronazhistet dembela!!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eleniqia

                    O pjeter , t'ja hash Albin Kurtit të tërë atë që bën çdo mëngjez . Edhe bolet t’ja hash.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Ja enksh ti e lyefsh turinjte o Eleniqire!! Shko q...u ne ndonje vend tjeter se ke ngaterru teme idiot i thekur!!

                      Përgjigjjuni
                2. K
                  Koment

                  Në qytetin e një kryebashkiaku të korruptuar, që merret me dallavere e jo me hallet e qytetit, nuk ka vend ku të pështysh përveçse në ndërgjegjen e tij. (Anonim)______________________ Kjo thënie është një kritikë e fortë ndaj një drejtuesi të korruptuar dhe të papërgjegjshëm. Thuhet (“nuk ka vend ku të pështysh…”) për të treguar se në një qytet të keqmenaxhuar, ku kryebashkiaku merret me interesa personale dhe dallavere, gjithçka është e ndotur moralisht dhe institucionalisht. Ideja kryesore është kjo: kur pushteti abuzohet dhe neglizhohen nevojat e qytetarëve, përgjegjësia për gjendjen e keqe bie drejtpërdrejt mbi udhëheqësin. Nuk mbetet asnjë “hapësirë e pastër” ku të drejtohet zemërimi apo zhgënjimi i njerëzve, përveçse te vetë ai që e ka krijuar këtë realitet. Pra, thënia nënvizon se korrupsioni dhe mungesa e përgjegjësisë në qeverisje e bëjnë një qytet të pajetueshëm në kuptimin moral dhe social, dhe e vendosin fajin qartazi mbi drejtuesin.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zbriti katundarija,u dhje qyteti

                    More dallkauker plehra,kryetari i korruptuar te detyron ty te hedhesh plehrat kudo si lopa bajgen.... Kjo qenka arsyeja qe vijne te huajt e pastrojne plazhet dhe ti tall bythen ne kafene e tallesh me ata qe pastrojne e sa ata mbarojne ti shkon hedh plehrat per inat te kryetarit te korruptuar.... Kjo i detyron keta plehra qe i lene qeset me plehra te shkalla pallatit kur kazanet jane 100m larg.... Ka zbritur katunarija ne qytet dhe dhjesin rrugeve,kane mare edhe nga nje qen qe te duken modern e i kane mbushur trotuaret gjithe pislliqe qe duhet te kesh kujdes ku shkel.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Alban

                    Te lumte! Problemi me I madh uni!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lexues i Gazetes TEMA

                      Prapë hartime?! Pa shifra. Pa tregues. Si predikim fetar.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Telling the truth

                        Sepse gjysma e Tiranes, me te ardhur pas 1990 ende nuk e shohin dot, ende si shtepine e tyre, pasi ende te palegalizuar, te paintegruar, te paragjykuar e fyer, te papune, te gjithe ne emigracion me mundime te medha... dhe pa shtepine e vogel ne rregull nuk ka se si i shkon mendja tek shtepia e madhe, qyteti! Nuk e ka ate luks! Dhe e gjithe kjo, jo per fajin e tyre Qe nga regjimi komunist stalinist verioret konsiderohen qytetare te dores se dyte! Dhe natyrisht qyteti do te vuaje paangazhimin e gjysmes se popullsise se tij, persa ju jugoenveristet ne Tirane nuk po beni asgje qe kjo te ndodhe. Per turpin tuaj!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Endri

                          Pastertia eshte edukate qe merret ne familje dhe kalohet brez pas brezi.Eshte element i kultures familjare.Ke veriore qe kujdesen per ambientin jashte ,ashtu sikurse ke nga krahinat e tjera qe nuk kujdesen.Keshtuqe viktimizimin dhe lincimin krahinor fute aty ku e di vete.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Aron

                          Paske kapur nje teme qe e them gjithmone. Ne shqipetaret i mbajme shtepite, dhe i ndertojme sikur te jene muzeume, ndersa sapo kalon gardhin nuk i shikon dot. Nuk e di pse kjo mendesi, sepse te pakten mesa mbajme mend me perpara benin gare kush te mbante sa me paster edhe pjesen para portes. Sot po te pane qe ngrite nje leter te hedhur ne shesh te bejne per budalla. Shkojne ne piknike, qe do te thote nuk jane fare pa kulture te mos dine midis te mires dhe te keqes, dhe ngrihen e i lene llozhurat si lopa bajgen, ne vend qe ti mbledhin ne ato qeset qe sollen e ti hedhin ose ne koshin me te afert, ose tek llozhurat e tyre. Pastaj mos te flasim edhe per ata qe bejne punen e mirembajtjes, e para bashkite(jo te gjitha) nuk investojne ne mjete te cilat do t'ua lehtesonin punen, por edhe do benin pune me te mire keta qe bejne keto pune publike, por nuk kane asnje ekspert per mirembajtjen e gjelberimit qe te kete nje dekor terrheqes, por hidhen ashtu si per inerci dhe ne shume raste ne disa vende duket sikur rritet si jonxhe, e shkurre dhe ne disa vende si i rrjepur, e pemet disa si kunja shkrepse te thara, disa te gjata si ne xhungel. Arkitektura dhe shume prej shtatoreve per te deshiruar, nuk pershtaten aspak as me historikun, as me zonen e natyren qe te kene nje vazhdimesi e nderthurrje. Shpesh edhe ne ato zona qe kane ruajtur ate vjetren i prishin dhe mundohen ti modernizojne, duke mos kuptuar qe fshine historine dhe vazhdimesine. Nuk behet aspak kerkime dhe studime nga ata qe bejne projektime si neper pikturat qe kane bere te huajt qe kane kaluar, por edhe ne shkrime, sepse keshtu behet tek ata qe jane profesionista kur bejne projektime per te rregulluar qendra sidomos.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fshatari

                            Pse? Sepse ne nuk jemi si ata. Kemi tjeter kulture e tjeter tradite. Te dyja te mira e te keqia njekohesisht por jane ndryshe Pra nuk ka vend krahasimi Krahasimi eshte pse rruget jane ndryshe nga pastertetia Pergjigjja eshte sepse kane aplikuar nje sistem qe u pershtatet kultures se tyre e ne kemi nje sistem te kopjuar nga ata kur kultura tone nuk eshte e njejte Binduni Ne nuk jemi Evropiane as nga kultura e as nga tradita Ne nuk jemi keq dhe ata nuk jane mire Thjesht jemi ndryshe (nuk jemi binjake)

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              USA citizen

                              Shtepine brenda e pastrojme dhe e mbajme mire me mund e deshire, por dhe taksat qe qyteti te pastrohet ia paguajme bashkise! Po lali plehu nuk pastron dot plehrat, plehu plehun e ka xhan! Ndaj.. dhe se fundi... Ne dere te shtepise e brends gjithcka eshte ok se qeveris shtepine e vogel vete shqiptari, ndersa ne dere e jashte e qeveris shtepine e madhe, tradhtari, ndaj parregullsi e pisllek! Keni pare edvinin qe sa fillon sezoni shkon fut rruspa ne zona turistike qe pluhuri, pislleku e zhurmat ti vuajne e shohin dhe dashamiressit e Shqiperise qe vijne te argetohen, por dhe te na ndihmojne. Dhe e fundit, ku e rruajne kompanite e pastrimit, ato paguajne harac lali plehut dhe pleh e bejne qytetin!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti je carizien e jo citizen

                                Ne se je citizen amerikan,paske shtuar dozen e malokeris,dhe po tregoni veten se kene fjetur me cjapin si saliu dikur dhe per inat te kryetarit do dhisni e do e digjni qytetin me molotov

                                Përgjigjjuni
                              2. G
                                Gjithmonë fajin e ka dikush tjetër

                                Arsyet janë njëmijë e një ... përseja kryesore është " NUK E DUAN ATEDHEUN E TYRE DHE NUK KUPTOJNE S'E CESHT ATEDHEU DHE SI E PERCEPTOJNE ATEDHEDASHURINE". Dridheni nga të doni e ankohuni për çdo gjë që u vjen në mendje, po nuk u punua në aspektin se " atdheun e formon- përcakton toka ...toka është ajo që na mban e na jep frymë e këtë tokë duhet t'a mbajmë si sytë e ballit,çdo gjë tjetër është thjeshtë... e kotë!"

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  USA citizen

                                  Ti carizen qenke me pleh se erjon Veliaj plehu. Pastro plehrat qe ke ne koke nje here se do te te semurin. E di ti qe taksa e pastrimit qe paguajme ne per pastrim qyteti e bregdeti abuzohet nga lal plehu e kompanite e pastrimit?! A I keni pare makinat e pastrimit qe me shume beine pis se pastrojne?! Por nuk e rruajne per veline e qeverine se paguajne per fushatat e tyre dhe vjedhin e dhjesin qytetin! Ti kelysh i hajnise dhe tradhtise, iniorances e paeduktesise ushqen veten me iluzione e propogande. Ti je o mercenar o viktime e propogandes. Ndihmoje veten, mendo, shih e fol vete, me ndergjegjen tende!! Qofte nje here te vetme...!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Ju edhe ne hen te shkoni nuk zbuteni

                                    Paske shpetuar nga cjapi i saliut por nuk ke shpetuar nga saliu o gjytyrym dhe te duket vetja si citizen dhe duhet te dhjesesh rruges se paguan taksat dhe bashkija duhet te vij te ndroj pampersat e tua. Meqenese je citizin pis,e ke pare sa eshte gjoba per ate qe hedh plehrat(letrat)nga dritarja e makines...

                                    Përgjigjjuni
                                  2. R
                                    Robert Laze

                                    O Dire Straits a e di ti qē Erjon Veliaj ka bler dhe rek tē kuqe pēr gruan tēnde , maman tēnde, dhe motrēn tēnde. E Erjon Veliaj si njē njeri xhentil ti nxori tē treja kto motrēn , gruan , maman te semafori e ato tē 3 ja bēn forri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      USA citizen

                                      Saliun e mbron ai erjoni dhe edvini yt o njeri! Mendoje dhe nje here... Ti me ta po i mbani pampersat qe i leshon Saliu mu para deres se qeverise e bashkise! Mire?!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. g
                                        gaspër

                                        Shum drejtë bravo.... Arsyet janë..... Një thënie tironce është.... KATUNAR SURRAT PARUR QYTETAR NUK BOHESH KURRË.... Kjo ka ndryshuar sepse ai që ka dy pare mend dalim te thonja tjetër .... Shef rrushi rrushin dhe piqet.... Sigurisht që jo të gjithë sepse një shpellar o mësuar me pështy në tokë... Konkretisht ballë për ballë kam ca vajza që jetojnë me qera në pallat,plerat i lejnë në shkallë ku jetojnë 18 familje.... Janë mësuar në fshat që i hedhin kudo por po ti shikosh në paraqitje janë moderne... Dalim te thënia tironce KATUNAR SURRAT PARUR........ Do kohe që të gdhënden por me mentalitetin e këtillë nuk të pranon njeri në Evropë ku mbetjet seleksionohen dhe hidhen në vëndin e duhur.... Të kalosh nga GOMARI te FERARI është kapërcim i madh....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. u
                                          uskania

                                          Edukata është njëra anë.Propaganda mjedisore është ana tjetër.Organizimi shtetëror dhe bashkiak është po kaq vendimtar.Koshat nuk janë të mjaftueshëm, anash koshave nuk pastrohet, kosha të vegjël nëpër shtylla ose të montuara anash rrugëve nuk ka.Pse është i pastër parku i Tiranës?Aty ka kosha të mëdhenj e të vegjël. Të mos harrojmë kërkesën e llogarisë.Dikush nuk kërkon llogari për këto gjëra, që nga llumërat e barërat e mbeturinat anash autostradave e rrugëve kombëtare e deri nëpër qytete.Shihni llumërat në unazën e madhe të Tiranës!Ajo sapo u ndërtua në vitin 2025 dhe e kanë mbuluar llumrat anash, vizimet në shumë vende kanë mbaruar, nuk mirëmbahet! Ore shtetarë të paaftë!I shihni ju rrugët kasht edhe nëpër fshatra si janë të pastra dhe të vizuara?Telefonat i keni të fundit, makinat po, rrobat po, tangërlliqet po, pse nuk luftoni për publiken si për vetiaken?Në fund të fundit, a nuk paguheni pikërisht për një gjë të tillë?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Keta jane si te filmi kapedani

                                            Shoku nuk flitet vetem per detyrat e bashkise,ajo ka fajet e veta,por flitet per ne qe e ndotim,qe i hedhim jo ne vendin e duhur,ne rruge,i lene te shkalla e pallatit sikur kane sherbetor.... Kazanet jane bosh ai e hedh jashte,njerez kur i thua pse nuk i hedh atje ku duhet,te pergjigjet me arrogance,cte duhet ty,koshi qe eshte ne rruge per letra ata hedhin nje qese qe nuk e nxe koshi.... Sot shume njerez kishin dal piknike nga liqeni dhe shumica iken dhe i lane te gjitha mbeturinat aty ku u shtruan vence.... Dhe shumica ketu po e thote se meqenese eshte kryetari i korruptuar dhe une paguaj taksat,une do i hedh plehrat ku te dua,se po te ishte kryetari i ndershem edhe keta do ishin me te rregullt!!!!!kjo ka te bej me shume me kulturen dhe mentalitetin e njerezve qe nuk duan tja dine per ambientin e perbashket,dhe vijne te huajt e na pastrojne plazhet tona

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            Detari

                                            Sepse keni kulture islame

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              GONI

                                              Bjorno ia ke dhi Baton Haxhiut.Vetem ai te konkuron per shkrime te tejzgjatura.Lum kush te lexon deri ne fund.As Ermal Peçi nuk shkruan si ti.Me Meron ose ke krushqi ose ka hequr dore nga gazetaria.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bjorni

                                                GONO nuk ka qysh ma shkurt more ta qifsha picken e nones hoooo.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. X
                                                Xhemilja

                                                O zagaret e ps ja hongshi karin Albin Babes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  Opozitar

                                                  A e di ti sa pagun qytetari ne Evropen veriore ne muaj takse bashkise apo jo? A e di qe ne Tiranen tone te jesh pastrues eshte turp dhe te na rrojn Romet dhe ishalla shtohen se ndryshe ky qytet merr fund. Doni standarte evropiane me taksa qesharake edhe ato bejne te pamunderen te mos ta paguajn. Plehrat e vertet jane njerezit hipokrite dhe te semure politik qe ne shumice urrejne vendin e tyre,qytetin e tyre vetem se kryebashkiak eshte dikush i nje force tjeter politike. Veliaj mbase nuk e beri Tiranen si Evropa veriore por sa ishte ai qyteti nuk ka qene kurre me i paster. Askush nuk e ben punen e tij dhe e futen brenda ne qeli nga xhelozia e semure dhe sot kerkojne standartet e pastrimit perendimore. Shume e thjesht or mik, paguaj per sherbimin qe kerkon dhe beju nenat me gjoba si ne veri te Evropes qe per nje bisht cigare eshte 200 euro gjoba por edhe te dergojne ne gjykate po e perserite. Do shikosh qe populli veshderr demokrate do jene te paret qe do kerkojn burg per ndotsit e mjedisit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Robert Laze

                                                    Ej o USA Citizen e ndrove pseudonimin nga Dire Straits e bēre USA Citizen mor hajdar i gjithi karr. Po pse e ndrove pseudonimin o ky i vogli imi. Apo mbasi u diskretitove si Dire Straits ja ke fillu je bo Amerikan o kosovari hajvan. Ha ha ha ha ha ha sa kam qesh o Diareja byth lesh.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje