SPAK dhe GJKKO po sfidojnë Gjykatën e Strasburgut për 21 Janarin

16 Prill 2026, 20:17Editorial Mero Baze

 

Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga personat ende të padorëzuar në betejën për dënimin e vrasjeve të 21 Janarit, i ka kërkuar sot Kuvendit të Shqipërisë të shprehet me një rezolutë për nevojën e shtrirjes së hetimeve, të një prej vrasjeve politike më të dokumentuara në glob, kryer para kamerave dhe syve të miliona njerëzve.

Kërkesa reflekton dëshpërimin e një njeriu i cili ka 15 vite që endet dyerve për të marrë drejtësi për vrasjen e familjarit të tij, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pafajshëm më 21 Janar 2011, përballë zyrës së kryeministrit Sali Berisha. Mbi të gjitha, kërkesa reflekton parandjenjën e tij se SPAK po përpiqet ta arkivojë çështjen me procedura për tejkalim afatesh apo akte të tjera proceduriale, për t’i ikur përballjes së Sali Berishës me drejtësinë.

Për hir të së vërtetës, SPAK ka qenë i sinqertë që në fillim të rihapjes së këtij procesi, që ai të mos hapej; madje ka bërë dhe presion në Gjykatën e Lartë që të mos e rikthente çështjen për rigjykim. Por Gjykata e Lartë ishte e detyruar nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut, e cila i konsideron vrasjet e 21 Janarit krim shtetëror që duhet të gjykohet si i tillë.

Ky, në fakt, është rasti i vetëm që kemi për drejtësinë e re, e cila nga një anë përpiqet të mbrohet me mbështetjen “evropiane” apo “amerikane” kur bën veprime represive dhe konverton pushtetin e drejtësisë në një lloj pushteti personal të prokurorëve, dhe nga ana tjetër, për të vetmen direktivë juridike perëndimore nga gjykata më e rëndësishme në botë për të drejtat e njeriut, heziton të zhvillojë një proces që të përmbushë rekomandimet e Gjykatës Evropiane të Strasburgut.

Për drejtësinë tonë, “Evropa” është Gjykata e Strasburgut. Për politikën tonë, Evropa është Parlamenti Evropian dhe Komisioni. Propaganda politike apo spekulimet me mbështetje politike janë çështje lobimesh dhe ndonjëherë edhe çështje e cekësisë me të cilën një politikan evropian shikon zhvillimet në Shqipëri. Gjykata Evropiane nuk është politike, por profesionale. Ajo ka rekomanduar që ai krim të hetohet si krim shtetëror, dhe nëse SPAK dhe GJKKO ngelen në këtë provim, ajo në fakt ka humbur arsyen përse është krijuar, pasi ka humbur shansin të identifikohet me standardin evropian të drejtësisë.

Me standardin evropian të politikës ka kush të identifikohet. Kemi qeverinë, opozitën, politikanët e rinj, shoqërinë civile etj. SPAK dhe GJKKO në fund do gjykohen jo sa deklarata kanë bërë ambasadorët për ta në Tiranë, se atëherë do t’u kemi harruar edhe emrat e fytyrat ambasadorëve që vijnë, shëtisin dhe ikin nga Shqipëria, por sa vendime të tyre janë në një frymë dhe një standard me drejtësinë evropiane. Dhe standardi i drejtësisë evropiane është Gjykata e Strasburgut. Deri tani, së paku tre çështje që janë të drejtësisë së re aty janë humbur me shpejtësi.

Fakti që xhaxhai i Aleks Nikës thotë se ka nevojë për një rezolutë të Kuvendit ku të shprehet vullneti politik për t’u hetuar 21 Janari, tregon se ai ka kuptuar që SPAK nuk do ta hetojë dhe gjykojë Sali Berishën për një krim ku provat janë në dritë të diellit. Tani ka pak rëndësi nëse Kuvendi bën apo jo një deklaratë të tillë, pasi edhe po e bëri do dalë Berisha dhe do ta quajë presion politik, por ka shumë rëndësi të kuptojmë se në të vërtetë beteja e Berishës me SPAK dhe drejtësinë e re po funksionon, duke i poshtëruar, duke i linçuar dhe në fund duke i nënshtruar që të mos guxojnë ta gjykojnë, jo më për ato që ka vjedhur, por as për ata që ka vrarë se e pengonin për të vjedhur.

Dhe nëse kjo ndodh, është si ajo pika që derdh gjithë gotën. Reforma në drejtësi thjesht bëhet e padobishme, pasi prokurorët dhe gjykatësit bëjnë politikë sikur janë këtu të dërguar të BE dhe SHBA, ndërsa Gjykata e Strasburgut injorohet sikur të jetë gjykatë “e korruptuar”, siç thonë në korridoret e SPAK.

51 Komente

  1. V
    Vertete besoni te Nesti , Nasta...

    Nesti , Nasta femer me mjeker, alias Bardha Kavajes ....... SPAK eshte organizate nen drejtimin e familjes kriminale Berrisha , kush nuk e pranone eshte naïve ishe i vonuar menderisht..... Gjyqtare Ulliri militante e partis se Bufit do ti japi pafajsi Bufit dhe kete e tregoje entuziasmi Bufit para mikrofon mbajtesve qe i buzeqeshin kur Bufi kenetes tregonte peralla.

    Përgjigjjuni
    1. 3
      33 cm

      Kush e ven kete gishtin poshte Saliu vete apo Mul Mut Noka?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits

        21 Janari ka te perfshire 3 funderrina : 1) Like "kokelari" , pronari i "bllokut te korrupsionit" perfituesi i 700 mije-shes..preteksti i demonstrates...2) Saliu , krimineli i dukshem , gjakftohte i drejtperdrejte qe shkaktoi 4 vrasjet e pafajshme....... 3) Pallosh Rama , i pafajshmi hipokrit , qe ndiqte masakren i fshehur ne pallatin perballe duke ruajtur koken e tij , pa e vrare mendjen per koken e njerezve qe ai i solli ne proteste...dhe pastaj nxitoi fillimisht ti perdorte 4 vrasjet per te ardhur ne pushtet , por kur nuk i eci kjo piste , me 2013 nenshkroi aleancen e turpit me Liken , duke shkelur dhe perdhosur gjakun e 4 protestuesve dhe fitoi nje karrige te ndyre pushteti qe e mban edhe sot....dhe pastaj u tall me familjet e te vrareve . duke iu dhene nga 100 milione demshperblim ....dhe tani 1 here ne vit kujtohet per ate masaker me nje shetitje hipokrite ne bulevard.....dhe pastaj troket gotat me "armikun" e tij te ngushte Saliun , i cili me bekimin e tij nuk besoj se do ta shohe deren e burgut per kete ceshtje !!!!!...........

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Mund te kishin gjetur edhe dike tjeter, po monstrat socialiste kane peshkuar kete xhaxhain e kurbanit te tyre te 21 janarit, ngaqe eshte koketrashe. E bene kurbanin djalin, tani po perdorin edhe xhaxhain e tyre humbameno; keq per djalin e bere kurban; turp per xhaxhain e bere harram! Gjithsesi as SKAP as GJKKO nuk kane kohe te merren me kurbanet e monstres Rama, sepse jane urdheruar te merren me Lubine e tij dhe me ate vete. Thirrja si deshmitar nga GJKKO e Rames, e deshmon kete. Jo vetem qe nuk do guxonin, por as u ka vajtur ne mendje ta thirrin ndonjehere Monstren, por kane marre urdher; kane marre urdher nga njerezit e atij bosit qe po hedh bomba sa ne Ameriken Latine ne Lindjen e Mesme. Thirreni kuurvin e Lubise - po u thone tani nderkohe qe po komentojme drejtuesve te SKAP-it ne SHBA; dhe po e thirrin. Ky eshte hapi i pare; si person ne dijeni, dmth; pastaj si person ne brendesi; e me pastaj akoma si i korruptuar dhe hajdut. A nuk ndodhi keshtu me kryemashtruesin, njeheresh kryehajdutin e Tiranes, bashkeshortin e gruas nje meleon-brekeshe?! Doktor Berisha akuzohet per nje afere qe e ka bere vete monstra Rama; ky e privatizoi klubin sportiv; ky e ktheu ne terren per ndertime, pa ia kerkuar asnjeri nga pronaret; per kete njerezit e atij qe po hedh bomba sa andej ketej, kane urdheruar: merreni more ne pyetje kete hajdut te pacipe, me hir a pahir; me te mire, ne mos me tutje! Dhe ky eshte vetem fillimi... Nuk keni pare gje akoma!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një pyetje kisha

            Hajdut Palloshi!!?? Që e bija e Saliut të pasurohej me 5.6 milion Euro?!!! Sikur nuk dalin hesapet, pallatet i ndërton Saliu me të bijën dhe tokën e privatizoi Palloshi!!! Tingëllon pak keq Skypion, pa shikoje edhe njiherë!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lomi pri Baldushku

              Uuuu bubuja mi none qeka njall Skipioni pri Kosove se ky pri Shqipnie e ka dredh. Nigjo o Skipiono duku nai dite ka Baldushku se osht ne koha e prasit. Ne, mer me vete ene atena shokun tat, si e ka emnin, si ka hohër prasin m'Lushnje, Daktor Tritanin! Ky daktori e ka hoër i herë kurse zotnia jote nuk ke pa gjo ala. Ja m'Baldushk se ke p'tu kënoq! Kimi ene Hoxh Verin ktuna. Mos u qell. Hajt tyrqeta pri Lomit!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lomi pri Baldushku

                Uuuu bubuja mi none qeka njall Skipioni pri Kosove se ky pri Shqipnie e ka dredh. Nigjo o Skipiono duku nai dite ka Baldushku se osht ne koha e prasit. Ne, mer me vete ene atena shokun tat, si e ka emnin, si ka hohër prasin m'Lushnje, Daktor Tritanin! Ky daktori e ka hoër i herë kurse zotnia jote nuk ke pa gjo ala. Ja m'Baldushk se ke p'tu kënoq! Kimi ene Hoxh Verin ktuna. Mos u qell. Hajt tyrqeta pri Lomit!

                Përgjigjjuni
            2. R
              Role karderri

              Mero, e mban mend Fecor Shehun? Ashtu do ta pesojne edhe keta banditat e Argjites qe jane prokuKara ne Spak, Dumani do kalbet ne burg si Fecori! Ty oturaku i Saliut qe ve gishtin poshte do ta shkerdhej gruan!

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Në shtetin e degraduar dhe korruptuar shqiptar,ligjet ordinare që mbrojnë të drejtat juridike të individit, duhet të pezullohen ,derisa të eleminohet fenomeni. Per shoqerite antiligjore,duhen ligje te jashtë zakonshme.

                Përgjigjjuni
              2. e
                epo

                Te paprekshem,te pakontrollueshem,te pa moralshem,te paqendrueshem psiqikisht. Komplet te anshem e komplet te varur politikisht nga Argita.Kjo eshte "drejtesia e re" e Rames,Balles dhe PS.Ptuuu turp dhe tradheti kombetare.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                  UDB-ASFALI .E TERE DADOT GJIN GJONAT E HAJDARET NE 'DREJTESI'..NUK MERET AS ME 21 JANARIN AS ME DJEGJEN E BETONIMIN E ISH SHQIPERI NGA SS-SERBI SALI DHE SS-SKUTHI SURRELIT BOJAXHI..POR KANE URDHER TE MEREN ME REMET EXPXRS DHE KRYETARI. E BASHKISE KRYEQYTETIT ...PA GJYKUAR TA FUSIN NE QELI!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anna

                    Rama ik!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ani

                      Anna hajde!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        muli,paliqa,mziu,vokshi,gjeli peqinit e shalqini

                        Nuk vij dot se jam e zen me mulin te zgjuarin e saliut

                        Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ana

                      Ketu ke shume te drejte. Kjo ceshtje po leviz me shpejtesine e breshkes dhe 21 janari do ngelet i pa ndeshkuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        G

                        Rama nuk do që saliu të dënohet se i duhet si gogol per vota dhe besoj që janë në pazar ta këtë të qetë dhe saliu do bëjë sikur bën opozitë Rama i lëshon të gjithë ata që nuk i duhen vetëm saliun dhe belën jo

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          saliu duhet te shpallet terrorist

                          Dumdumet e olsi ina rames,nuk e rrujne per strasburgun ashtu sic nuk e rrun monika nga spaku... Dumdumet e dine qe strasburgu nuk i ben gje,kurse nga kriminel saliu ata dhjesin gjak nga frika se ai vampir i ka dosjet e tyre ose i con per gjah dhe pesojne si shume te tjere... Sali drakula edhe nga pamja duket si drakula,eshte fatkeqesija e ketij vendi,dhe ramizi jo pa qellim zgjodhi kete vampir

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            SPAK qe dole pa' kapak

                            Prandaj ben cubin Saliu se Ka kolonen e 5-te ne SPAK.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aksel

                              Shume mire bejne qe e sfidojne qeros kokekar, madje ishallah te qepen dhe ty qe ber ehotel ne ksamil nderkohe qe burim te bvetem te ardhurash ke deklaru mkete pacavcuren me emrin tema. SPAK dhe GJKKO jane drejtesia e jote, e edvin kristaq droges, saimir tahirit, vullnet sines, toni gogut, ilir beqes qe e do shume dhe erion veliajrt qe do ia marresh ne vesh gjithe jeten!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nje qytetar

                                Aksel nulliteti ose jashteqitje berishiste , gazeta Tema eshte gazeta me e lexuar ne trojet shqiptare dhe ne diaspore . Mos harro te marresh ilacet, bile dyfishoje dozen se po luani mendsh ju fekale te Sali Karaxhicit.

                                Përgjigjjuni
                              2. O
                                Opozitar

                                Pergjegjsine e ka kryeministri qe eshte perfaquesi kryesor i shtetit shqiptar sot qe ka kryher nje krim. Krim shterore ka ndodhur vetem 1 her ne 124 vjet shtet shqiptare. Eshte me shume se turp, eshte fakti konkret pse shqiperia nuk behet kurre shtet. Shtet nuk te ben antarsimet, nuk u bem shtet kur u ben antare i NATO-s dhe nuk do behemi as kur te jemi antare i BE. Pergjegjsia eshte e partise socialiste dhe e Rames personalisht. Nje zhgenjim per ket familje qe kane treguar fisnikeri qe diten e pare dhe nuk e shiten gjakun e djalit te tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  niku

                                  Drejtesine me standarte europiane ,te njejte me standartet e gjykates se strasburgut e premtoi zoti Rama dhe shumica e dale pas 2013 ,nga 850000 shuplakat socialiste . Nese nuk fillon dhe përfundon hetimi serioz per vrasjen e 4 socialisteve dhe plagosjen e dhjetera te tjereve ne mes te bulevardit para kryeministrise atehere kjo mesele vjen erë shumë te keqe.Justifikimet dhe fjalet e zotit Rama me shpaten edhe pallën edhe heshtën e dorezuar pas njeqind e ca vitesh edhe lirine e pakufizuar nga asgje te drejtesise se re do krijojne perceptimin se jane fjalë boshe .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Yuri Kim na morri ne qafe

                                    Spak dhe Gjkko po na sfidon ne si popull! Keto kane nxjere zbuluar Edi Ramen, po na tregojne se Rama eshte nje frikacak e mashtrues ordiner me i keq se Sali vrasesi. Rama eshte tallur me ket popull qe e voton. Rama e di mire qe nuk ka BE sa kohe qe Rama e Saliu do te jene nemkrye te ketij vendi me demikraci te koruptuar. Sali eshte armik i shqiptareve, ndersa Rama eshte nje bythec qe me premtime e mashtrime na ka trullosur kaq keq sa nuk mban me uje pilafi. Ne socialistet duhet te zbojme Ramen sa me pare nese duam ta shpetojme atdheun nga katastrofa totale. Pra, Spak e Gjkko, me shtyse nga Saliu dhe Rama, po na sfidojne si popull, duhet te ngrihemi kunder Saliut dhe Rames!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sateri

                                      Me nje fjale kjo drejtesi eshte degjeneruar turpshem nga jarget e Argites. Ta gezojme kete bordello per te cilen Rama po mburret prej 13 vjetesh. Asnje shprese, derisa te kercas prape si ne rastin e gjyqtarit te ndjere Kalaja.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        bah

                                        Mero tani qe i bere komentet me like/dislike(upvote/downvote) duhet qe te shtosh gjithashtu edhe nje element tjeter te rendesishem. Kur nje koment merr 10 downvotes komenti te zbehet, pra te jete i dukshem vetem emri i postuesit por jo komenti(komenti mund te behet perseri i dukshem vetem nese klikon tek komenti). IT qe kujdeset per website tend mund ta beje ate pa shume veshtiresi. Keshtu qe gjithe legenat qe vijne ketu vetem per te provokuar apo per te hapur urrejtje nuk do kene shume peshë pasi komentet e tyre do zbehen shpejt. Keshtu ruan edhe integritetin e gazetes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dire Straits/////////////////////////

                                          Kurse une mendoj , qe IT te beje nje script kontrolli , nese komenti eshte pro Palloshit , pro Lalit , kunder Saliut ...te jete i dukshem ne krye dhe te marre 100 upvote pernjeheresh ....kurse ata qe nuk i plotesojne keto kushte te marrin 100 downvote pernjeheresh dhe pastaj te zhduken.....keshtu do te kenaqen legenat Patronazhiste te Temes !!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tarrasi

                                            T kon inot tyna or dajar strejti ,kto patronazhistat e tems,se e ki shum sumen e mir tina .Mos pjerdh fare per llafet e ktyne po dërrmoje krejt .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. b
                                              bah

                                              O shpellar quhet demokraci.Ai qe merr me shume vota ngjitet ne krye ai qe merr me pak shkon tek bytha te Gaz Bardhit.

                                              Përgjigjjuni
                                          2. N
                                            Nroqi

                                            1-Mos i vini verdall problemit,Spaku eshte organizate terroriste ne sherbim te kriminelit Sali Berisha. 2-Spaku eshte Gestapo berishiste per te goditur qeverine,ka 6 vjet qe po e bene kete pune dhe me ndihmen e Nastave e Nesteve qe I krijon vet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cubi

                                              Spak leshi. As ka patur as do te ket drejtesi ne kete vend o mero. Sali krimineli ka tallur e tall dhe do ta tall sumen si ti doje qejfi. Ai e ka futur ne thes bile ju ka mbyllur gryken drejtesis se leshit .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lanabregsi

                                                Banditet e Saliut ne Spak-Gjkko po I zbatojn me zell urdherat e Sali kriminelit,shikojeni kete gjyqtaren Ulliri,sic e ka nisur ne 2050 e mbaron gjyqin,kur te ket ik Saliu dhe ajo vet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  ana

                                                  Spaku organizate kriminale e Sali Serbit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    K

                                                    Mero,Spak-Gjkko po sfidojn shqiptaret dhe shtetin shqiptar,ti thua per Strasbourgun! Po ku pjerdhin per ligj e per moral banditet e Saliut ne drejtesi,sistemi eshte mbushur me gjin gjoner or mik.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Muteo i Arbërit që qesh si debil.

                                                      Dosja 21 janarit do mbyllet me dështim dhe bashkë me të dhe dështimi i kësaj drejtësie të re e rikrijimin e saj me magjistratë të rinj, jo berishianë , të pregatitur e trima.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Rezi

                                                        Llogjika e thjeshtë e popullit e kupton se SPAK dhe GJKK, kanë qëllim pikërisht këtë, sabotimin hyrjes së Shqipërisë në BE. Janë shërbëtorët e Sali antishqiptarit që i doli ryli i fytit duke mallkuar rezultatet pozitive të Shqipërisë. Njerëz pa identitet, mallkimi i popullit e gjaku i të rënëve do i zërë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. t
                                                          tori

                                                          Akoma nuk e kuptoni që SPAK është i kapur nga Sali non grata...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            X

                                                            Fatekeqesisht kemi krijuar me duart tona dy monstra,Spak dhe Gjkko,dhe qe te dyja jan ne sherbim te kryemonstres Sali.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sali Duman Braho para ligjit .

                                                              I nderuar z Mero , ke te drejte per gjithcka shkruan , po ne ketu jetojme ne Shqiperi e kjo cope toke nuk pierth fare per Europe apo Amerike po kur them fare . Ti flet per STRAZBURGUN qe eshte nje trupe gjyqesore , po ajo vlen vetem per kudo pervec se ne Shqiperi qe nuk ka asnje vlere . Ne ketu kemi nje dhe vetem nje qe i ben te gjitha , politiken prokurorine bile edhe gjykatesin e ky quhet krimineli me i poshter i ketij kombi SALI Karaxhic Berisha . Qysh prej 35 vitesh ai e sjell rrtotull kete vend , ve ne pune apo e heq kur te doje e ke te doje prokuror apo gjukates , vret e pret nga e si ti foje qefi e as i rruhet fare jo nga Dumani e Braho sepse ata i ka nen zap po ai nuk ka frike as nga perendia . Duman Brahos tu rrojne fama e tu bejne mire ato super rroga e keshi qe i paguan Saliu , por vecse nderin ua ka dhiere Saliu le rrojne te jene po nje dite do te dali ndonje prokuror tjeter kurajoz e qe do ti bere para drejtesise .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Bureto

                                                                Çështja e 21 janarit u kompromentua qyshse Ina Rana, alias Silvia Conti apo "lavirja e bulevardit", nën presion, e paaftë apo e korruptuar, nuk nisi hetimet qyshse krimi shtetëror u krye para zyrës së Sa-lehut, para syve të publikut. Ishin të gjithë provat që për Saliun në cilësinë e k/m dhe Lul Bashës, në atë të ministrit të Brendshëm, duhej nisur procedimi penal nga zyra e Ina Ramës, që kishte në vartësi direkte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por ia kaloj atë prokurorisë së Tiranës, si të ishte një krim i rëndomtë, ta zemë një vrasje nga pakujdesia, që në fund të fundit aty shkoi. Gjykata atë krim monstruoz, e klasifikoj 'vrasje nga pakujdesia' dhe dy gardistët u dënuan me nga 1-3 vjet burg?!?! Gjykata e Strasburgut e konstatoi këtë tallje të ndyrë të drejtësisë shqiptare, ndaj urdhëroi që të rihetohej si "krim shtetëror". U rihap çështja por....prokurori Shehu i SPAK, që nuk pranonte që çështja të rihetohej, detyruar nga Gjykata e Lartë ta bënin, si për çudi dosja i kaloi po atij, i cili po e çon hetimin në 'kalendat greke'. Pra "tallja" vazhdon. Tashmë e gjitha është histori. Për mua, mbase dhe për shumë të tjerë, kjo histori fillon me ish prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, e cila minimalisht ka kryer krimin "shpërdorim detyre" dhe për këtë duhet kallzuar penalisht. Le të rifillojë kryesisht SPAK prej këtu, se mbase rrugës sqarohen shumë paudhësi të tjera të ndodhura në ato ditë, siç ishin pengimi i hetimeve dhe fshehja e provave në vendin e krimit. Njëjtë duhet vepruar dhe me tragjedinë e Gërdecit, së cilës prokuroria e djeshme dhe SPAK-u i sotëm i vinë anës e anës, por pa guxuar të shkojnë në burimin e saj. Me keqardhje, por duhet pohuar se shpresat janë të pakta sa kohë drejtësia tonë është kapur për fyti nga "përbindëshi non grata". Sado paradoksale që të duket kjo, realiteti flet vetë, kur ai pranon publikisht me zë dhe figurë: "I vrava unë dhe po t'i afroheshin strofullës së tij do t'i vriste prapë!?". Kur Reforma në Drejtësi u iniciua dhe u krye me në sfond pikërisht hetimin e pakryer të këtyre dy tragjedive shtetërore, çfarë kërkohet më shumë, apo si dikur nga Pëllumb Kulla të bërtasim fort: "Ju dhjefsha mu në reformë! Dëgjuat??!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. Y
                                                                Ylli

                                                                Sa fshihet Minarja ne shallvaret e Rames aq fshihet dhe korrupsioni e vjedhjet ne c'do qelize qeverisese pas atij 21 janarit te para 15 vitesh.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Patrioti cam i M...Bazes

                                                                  Fort anti-Rama je bo o Mero kete vitin e fundit qe pas arrestimit atij "Lalit"! Po edhe dje qe Rama kreu me sukses te plote ne Rome aktin e dyte te gjunjezimit para Melonit (te parin e ka mu ne mes Tiranes) e ti gjen kohen te merresh me 21 janare ??

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    Bake

                                                                    O Z. Baze akoma se ke kuptuar qe SPAK dhe GJKKO jane organizata terroriste ne drejtimin e Sali Karaxhicit...... Cudi eshte qe Edi Rama megjithse populli i dha 83 mandate rri akoma dhe degjon pordhet e Brahove. Dumaneve. Dadove. Baneve. Ullireve etj ushtare te Salehut, ne vend qe ti shkrire kto organizata kriminale dhe ti coje para drejtesise.......... I bie qe Edi Rama ose eshte badhkepuntor me Salehun per te shkrire PS ose e ka kap Salehu me ndonje dosje dhe i ben shantazh.......... Ju dhjefsha Reformen ne Drejtesi dhe SPAKUN e GJKKO

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. R
                                                                      Robert Laze

                                                                      O Diare Di Stratis shko puno mor kastraveci hidhur se e ke bo telef maman dhe motrēn tu punu te semafori qē tē hash buk ti se nuk punon por meresh me komente. Nē njē koh qē ti je njē mikrob parazit qē i bēn Tokēs hije se pēr gjē tjetēr ti nuk je o Diarr Di Stratis.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Fshatari

                                                                        "Për drejtësinë tonë, “Evropa” është Gjykata e Strasburgut. Për politikën tonë, Evropa është Parlamenti Evropian dhe Komisioni........Gjykata Evropiane nuk është politike, por profesionale. ..." Ore ju bashkfshatereve te mi a nuk ju a vret veshin ( apo trurin kur lexoni) keto fjali. Flas per ju qe hiqeni si kombetare, nacionaliste, patriote. Ju qe na cate b...then me Shqiperine, kombin, me pavarsine e lirine komebtare, me Shqiptaret qe zoteronin Athinen apo Beogradin. Nuk flas ketu per Merot e globalistet e tjere, qe hiqen si intelektuale e elitare por ne fakt jane bashkfshataret te mi qe me kepucet me balte nga fshati im pasi bene nje shkolle apo kane shkrojuit ndonje artikull ju duket vetja se u bene intelekuale ( bojaxhinj propgande jane e kane mbetur) Po ju te tjeret? Drejtesia per Shqiptaret qenka nje shtet apo nje alence e huaj? Parlamenti per kombin Shqiptar qenka nje parlamanet i huaj? Gjykakat e Evropes qenkan porfensioniste???? E kupotni cfare mellefi antishqiptar e antikomebtar vjellin keta njerez kunder jush, bashkfshatereve mi? Dhe cfare mashtrimesh propogandistike ju ushqejne keta njerez? Keta njerez qe vrane kombin tone ne bashkupunim te mirefillte me tere politkanet e qelbur Shqiptar, ne kordimin me Saliun e Edin, me Ilirin e tere racen tjeter te qelbur te politkes antishqitare ne Shqiperi. Keta e vrane Shqiperine.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. çimi

                                                                          Hik or katunar fshatari 14.45 se qenke komplet kokel@qe .po poooo ta them un ty.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. F
                                                                            Fshatari

                                                                            Cimi si je? Me kujtove kur shkonim bashke me dhite ne mal. Qeke bo qytetar. Sa mire, lum si ty qe genjen veten. Ti je aq koqe sa edhe une. Se te 27 vitet e para te jetes i kemi kaluar bashke ne fshat. Vetem se si papagalli imiton elitat tona idiote globaliste dhe " Evropianet e internacionales globaliste, nuk te ben as qytetar e as Evropian, sidomos tek ne qe te njohim

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                        2. V
                                                                          V

                                                                          Sa te kemi Saliun do kemi dhe gjin gjoner ne sistemin e drejtesise. Dumani tre vjet ne krye te Spakut e dhjeu dhe ate pak pune qe ishte nis para tij. Nesti dhe Nasta jan prodhim i Dumanit, se Dado eshte I trash per keto pune.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            S

                                                                            Veprimet me Nesti-Nasta tregon se Spaku eshte mbush me rrugecer,jo me zyrtar shteti.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. M
                                                                              M

                                                                              Spaku I Duman-Dados vec celulareve gjeten dhe metoden e letrave "anonime"per te shtuar pune duke ndejtur ne zyre.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. Z
                                                                                Z

                                                                                Duman dhe Prenci dy dibran shpellash do prodhojn hetime shpellash,jo hetime ligjore,prandaj mos u habisni me Nesti Nastat.Nuk fola per Dadon se ai eshte aqe I trash dhe inatci sa nuk ja vlen te humbasesh kohe me te.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. p
                                                                                  përkthyesi Londra

                                                                                  Ahhh more z.Mero Baze, akoma nuk e keni kuptuar se SISTEMI DREJTËSISË në Shqipëri edhe pse u bë Reforma e Re e Drejtësisë në 2016, ku kontribuan dhe Ndërkombëtarët Euro-Atlantik por ideja dhe kërkesa kryesore ishte e Edi Ramës (gjë të cilën e pranojnë dhe vetë Ndërkombëtarët), ka rënë totalisht në dorë të familjes Berisha dhe të Monika Kryemadhit. Këtu ku jetoj në Britaninë e Madhe si përkthyes prej shumë shumë vitesh, deri dhe në institucione të larta (deri këtu më lejohet të shkruaj se ku e si e për çfarë punoj...), e thonë tashmë qartë se, -Berisha dhe Meta e kanë infektuar me korrupsion dhe me elementa të krimit shumicën dërrmuese të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Shqipërisë. Rrjeti i Tij kriminal i ndërtuar që në 1991/92 si me Lobimet që vazhdon të bëj me shuma marramendase si në Europë dhe Amerikë, por dhe lidhjet e vjetra nga koha e Komunizmit me ish_UDB nëpërmjet lidhjeve familjare të gruas së tij me ish_funksionarët kryesor të ish_UDB, është aktivizuar shumë pas shpalljes NON GRATA nga SHBA dhe GB. Ai është mjeshtër i korruptimit dhe mashtrimit, por dhe hajdut dhe vrasës, ndërsa disa deputetë, eurodeputetë, kongresmen dhe senatorë në Europë e Amerikë edhe pse është NON GRATA, kënaqen me pagesat dhe mashtrimet e tij, duke lëshuar deklerata të papërgjegjshme në mbrojtje të Tij dhe bandës së Tij. Situatën e Mazhorancës aktuale të Edi Ramës me do raste korrupsioni në disa nivele e dinë të gjithë Ndërkombëtarët, por përpara Berishës dhe bandës së Tij shumë të rrezikshme për rikthim në Pushtet, si për Shqipërinë dhe Rajonin shqipfolës në Ballkan, parapëlqehet Edi Rama dhe forca e tij politike, që edhe pse me disa figura të diskrtetituara tashmë, është shumë herë më e pranueshme dhe më Perëndimore dhe Demokratike se, PD / Berisha dhe e gjithë Opozita aktuale, e cila është Opozita më e keqe dhe më e kriminalizuar që ka pasur Shqipëria që nga 1991-.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje