Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

13 Prill 2026, 18:46Editorial Mero Baze

Udhëheqësi historik i së djathtës hungareze, Victor Orban, u largua nga pushteti pas katër mandatesh, jo nga opozita ideologjike por nga kundërshtarët e tij brenda në parti. Fituesi i zgjedhjeve, Peter Magyar, dikur bashkëpunëtor dhe besnik i Orbanit, iu kundërvu atij me një ekip të ri dy mandatet e fundit duke filluar t’i marrë qytetet kryesore të Hungarisë, deri dje i mori një shumicë absolute.
Viktor Orban nuk e ka qeverisur keq Hungarinë. Natyrisht, lodhja nga pushteti i gjatë dhe akrobacitë e tij mes Putinit dhe Trumpit, vunë në pikëpyetje fatin evropian të Hungarisë, por mbi të gjitha vunë në provë demokracinë brenda partisë së tij.
Kundërshtarët e tij brenda partisë u organizuan jo për t’i rrëzuar pushtetin Orbanit, as për t’i bërë atij presion për të marrë mandate deputeti, por si një alternativë e re politike.
Bënë atë që nuk ka mundur ta bëjë dot asnjë kundërshtar i Berishës deri më sot brenda PD. Duke u organizuar me fytyra të reja, duke zhvlerësuar demagogjinë e Orbanit me sovranizmin e tij “anti-BE” dhe përkuljen horizontale ndaj Putinit, duke përbuzur lobimin ekstrem amerikan në fushatën dhe mitingun përmbyllës ku mori pjesë zëvendëspresidenti i SHBA dhe presidenti Trump në linjë telefonike, ata krijuan besim se e djathta mund të rrijë në pushtet edhe pa Viktor Orban.
Kjo është goditja e parë e rëndë për Sali Berishën, dhe në fakt arsyeja përse ai mban peng të djathtën shqiptare.
Ai qëndron aty i kapur pa siglën dhe vulën e PD, pikërisht që në PD të mos dalë asnjë figurë serioze përballë tij, si ajo e Peter Magyar. Ata që deri më sot kritikojnë apo edhe sulmojnë Berishën brenda PD, janë njerëz me pazar të ulët. I thonë “Babi i Zenit”, pastaj i shkojnë te ballkoni t’i bëjë deputet. I thonë i korruptuar dhe kur krijojnë partiçka të tyre fillojnë u vënë gjobë biznesmenëve ende pa u bërë parti.
I thonë antiperëndimor dhe “non grata” dhe pastaj e zbusin duke i çuar ndonjë deputet perëndimor për kafe.
Pra në PD nuk ka pasur deri më sot asnjë projekt serioz anti-Berisha që t’u mbushë mendjen të djathtëve shqiptarë ose elektoratit opozitar në tërësi, që në pushtet nuk rikthehen dot me Berishën dhe Flamurin. Fraksioni i fundit që ka dalë, jo vetëm që është jo serioz, por është në garë me këto lëvizjet majtiste kush të ketë teza më antikapitaliste dhe më kundër tregut se njëri-tjetri. Për të mos thënë pastaj që sillen si gjobvënës.
Është kjo arsyeja që Berisha qëndron aty duke mbajtur peng opozitën dhe duke i lënë rrugëve për katër mandate.
Goditja e dytë ndaj Berishës lidhet edhe personalisht me Orbanin.
Viktor Orban ishte i vetmi kryeministër i Perëndimit që e ka pranuar Berishën si “non grata”, i cili edhe në kulmin e izolimit të tij nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe e ka takuar atë dhe kjo është një dhimbje më shumë për Berishën. Natyrisht që nuk është se i dhimbshej Berisha, por ishte në vazhdën e frymës së tij anti-BE dhe pro-ruse.
Ikja e tij, e rikthen Berishën në izolimin e tij perëndimor, duke i dashur të përdorë deputetët e tij si telefon i prishur për t’u lidhur me Evropën. Dhe kjo dukej qartë në reagimet e sotme të rrethit të Berishës që e quanin fituesin në Hungari një vegël të Sorosit dhe që premtonin se vazhdonin bashkëpunimin edhe me të, a thua se kryeministri i Hungarisë ka shqetësim a do t’i njohë fitoren Berisha apo jo. Në fund të fundit, Tritani e njohu i pari, siç bën gjithmonë.
Dhimbja e tretë dhe më e madhe e Berishës, është se pas katër mandatesh një parti në pushtet mund të mos ndryshojë pushtet, por mund të ndryshojë kryetar.
Kjo për Partinë Socialiste po bëhet gjithnjë e më e pamundur, pasi aktorët politikë brenda asaj partie i ngjajnë përherë më shumë aktorëve politikë brenda PD, që janë si zogjtë e kllockës që duhet t’i ushqejë ose Rama ose Berisha. Por ama rreziku që një krah politik mund të vazhdojë të rrijë gjatë në pushtet nëse opozita përballë tij nuk ndryshon, është real.
Dhe kjo më shumë se Berishës duhet t’u dhembë demokratëve që janë pengje të tij. Hungaria ishte një leksion i hidhur për të gjithë ata që mendojnë se duke qenë autoritar, duke qenë i plotfuqishëm dhe duke pasur në dorë mediat opozitare je i pavdekshëm. Orban i kishte të gjitha, madje kishte edhe CIA-n e KGB-në, Trumpin e Putinin, milionat dhe pushtetin dhe humbi thellë. Ndryshimi i tij i vetëm me Berishën është se ai e pranoi humbjen, ndërsa Berisha konkurron në një univers paralel, ku bën zgjedhje me mendjen e tij, fiton me mendjen e tij, rri në opozitë dhe po me mendjen e tij nuk njeh pushtetin. Atë e njohin vetëm demokratët që mbeten rrugëve. Ai vazhdon jeton në luks në pushtetin paralel dhe qetësinë që i dhuron kundërshtari politik, të cilit i duhet ashtu siç është. Si kufomë.

18 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    I vetmi mjet që i ka ngelur Ramës për të qëndruar në pushtet është drejtimi i PD nga Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Ky arsyetimi yt z.Xhezo eshte si ta shohesh boten vetem me 1/365 grade.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        O patriot nga Lumi i Vlores si thua ti nqse vdes sali maloku dhe ne krye te PD-s vjen Flamut maloku ne shqiptaret duhet ti japim voten ketij injoranti e druvari ?Shqiptaret vetem po te jen cmendur t'i japin pushtet shpellareve.Mos do ta sjellim ne pushtet PD per gagacin Paloka,per te birin e Fariut qe i shpetojne pordhet neper studio televizive vetem se ngre dy gishta si sali krimineli,apo te bejme ministre Vjollcen me sy te vrenger,te bejme minister Strazon me patllake pas bythes apo te dashurin e fustankuqes Zhelal Ziun.Bir selman i nenes ke te qaj me pare themi ne nga Vlora.Ata jane njeri me mut se tjetri.Cfare thua a cfare kundon o i smokthinjot ?Me ngjan se ti ben shaka ose me mire tall bythen me legenet e listes se sali qenit ketij njeriu te zi sterre si nata.Sigurisht qe PS-s do t'ja japin voten shqiptaret,sepse ajo vetem vjedh e nuk ka vrare shqiptare,ndersa maloku ka vjedhur,ka korruptuar drejtesine dhe ka vrare mijra shqiptare qe nga 1997-a.Pse sille keshtu a te qifsha udhet Xhezo djali.Te pershendes nga Londra.

        Përgjigjjuni
      2. p
        poshte komunizmi

        analize e sakte

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Ne Hungari zgjedhjet u mbyllen per 2 ore. Ne Shqiperi nuk organizohen zgjedhje. Eshte nje realitet i hidhur ku 200mije punonjes te administrates shnderruar ne patronazhist jane sherbetor te pushtetit. Kundershtarit te Orbanit ne Tirane Mero

          Përgjigjjuni
          1. E
            Endri

            Harrove dicka qe eshte kryesore, votuesit e opozites ne te dy vendet.Jane si nata me dite.Votuesit e Pd ne shqiperi,kryesisht llumi ne cdo drejtim,kane mbetur te tille dhe pas 30 viteve demokraci.Rradhet e te vjeterve jane shtuar me breza te rinj burgaxhinjsh e injorantesh te rritur nga prinder klyshe te nongratas.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta tjeter

              Saktë Endri , koment brilant !

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fitorja

              Fitorja e Magyar në Hungari është meritë e liderit tonë kombtarë Albin Kurti. Merrni shembull edhe ju shipecat e Shipkaristanit dhe bejeni ndryshimin. Rama ik.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Te krahasosh Berishen me Orban eshte fyerje e inteligjences Orban e ktheu vendin drejt interesit Hungarez (i dha Magyar rrugen per interesat Hungarese) Berisha eahte pjese e po asaj elite qe vuri interesat e te huajve mbi ato te Shqiperise per te perfituar vete.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Nuk e bejne dot, sepse edhe te rinjte ne ate stan jane te tredhur te gjithe nga Saliu.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]

                    O Fitorja ti me gjith loqevarēt tna hash karēt ne Shqiptarve. Albin Kurti ti ruaj bolet Edi Ramēs e ta boj gati ty qē Edi ta rrasi nē byth ty dhe mamas tate o surat patate.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LORA

                      Me kot lodhesh, zoti Baze, te heqesh paralele te se Djathtes Hungareze me surrogaton 35-vjecare shqupse. Eshte fatkeqesi qe ne Shqiperine tone nuk ka nje te Djathte politike.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nebiu

                        PD fiton vetem atehere kur ne krye te saje te vije mje jugor. Jugu ka deshmuar se eshte me guximtar , me ambicioz dhe me i vendosur per te marre mbajtur pushtetin. Kete e ka treguar si ne luften civile ne vitet 1943-1944, si gjate 45 viteve komunizem, por edhe ne 97-ten dhe 2013 e ketej. Po te ishte PS ne opozite me gjithe kete korrupsion , me gjithe kete diskriminim , me gjithe kete shpopullim, me gjithe kete shtrejtesim je jeteses, do ta kishte rrezuar 100 here qeverine. Sala duhet te jape doreheqjen dhe nuk duhet te kandidoje me sepse duket sheshit se e ka te pamundur dhe ti leshoje vendin njerit nga jugu i cili me shume gjase nuk do ta lere KM te perfundoje as kete mandat.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbër Hajdari në kontratë me familjen Borri

                          Edi Rama ka lindur me këmishë.Do të fitojë gjithmonë sa kohë të ketë përballë një parti që drejtohet nga një individ i diskretituar brenda dhe jasht Shqipërisë. Një person që ka bërë fëmijët e tij miliarderë, që ka vrarë shqiptarë , që është nongrada e që e drejton partinë me metoda komuniste. Një njeri që mban rreth vehtes servilë pa personalitet që i qëndrojnë gatitu si dikur antarët e byrosë politike diktatorit Hoxha.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Opionisti anti Miri

                            Opozita e Berishës nuk mund të fitojë kurrë pasi funksionon si show i bigbrother. Meqenëse ra fjala po shikoja dje 4 finalistët. Dy kalamaj kopështi dhe një i cmendur që merrnin nëpër gojë vetëm Mirin. I cuditshëm bashkëpunimi i Selin me Rogertin. Ai i pamëshirshëm në sulme të pabesa ndaj Mirit dhe Selin një gënjeshtare profesioniste. Qershia mbi tortë është Muteo , me kufizime në intelekt, një injorant ekselent, që qesh si femër, sharës rruge e njeri shpirtzi. Por Mateo është mbrojtur në mënyrë konseguente nga Arbër Hajdari pas një marrëveshje të dyshimtë që përflitet.Hajdari me sulmet nga dita e parë ndaj Mirit është prezantuar sivjet si opionistë më i pështirë, i pasinqertë e me humor kinez.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti25642654censurë

                              "Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën " dhe ky është një pik vështrim o mero!megjithëse shëmbuj si berisha ke sa të duash!herën tjetër kujtohu për ndonjë tjetër!jo për gjë por nuk shkruhet historia si ato këngët me "la,la,la"!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjergji

                                Per popullin Hungarez eshte me mire se ky i riu eshte me hungarez se orban. Kryeminister patriot. Mbiemrin e ka magyar, magjar, DMTH hungarez, se ashtu u thone hungarezeve. Njelloj sikur ne Shqiperi te ish me mbiemrin shqiptari per kryeminister!

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  ganiu

                                  Dhe unë kujtoja se e kishte prejardhjen nga Kosova. Atje magar i thonë gomarit. Atëherë qënka me të vërtetë patriot. Gjynof qi nuk kemi ndonjë me mbiemri Shqiptari se do kishim pshtu. Do të vinim në krye dhe jo K/M, por mret fare kishim me e bo. Bir Selman i nënës.

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje