Në vitin 1997 regjisori amerikan James Mangold solli për publikun ndoshta një nga filmat më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave: “Cop Land”, në qendër të të cilit ngrihet pyetja se në çfarë pike dikush që e njeh kalbëzimin moral të shoqërisë, jeton brenda kalbjes dhe përfiton prej saj, vendos më në fund të marrë përgjegjësinë që i takon si shkaktar i saj? Ngjarjet në film zhvillohen në një qytezë të New Jersey-t, ku policët e korruptuar të New York-ut kanë ndërtuar, me para të pista, lagjen e tyre private: një vend të qetë e të pastër ku mund të rrisin fëmijët larg krimit që, me lejen e tyre, ka pushtuar anën tjetër të urës që ndan dy botët.
Më erdhi në mend ky film teksa ndiqja seancën plenare të kësaj jave që lamë pas. Mes tensionit dhe përplasjeve fizike, seanca prodhoi edhe një moment të rrallë për nga sinqeriteti. E kam fjalën për përplasjen verbale mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe asaj socialiste, Bora Muzhaqi.
E gjithë sekuenca e ngjarjes rrodhi shumë shpejt, me Vokshin që ofendoi pa mikrofon deputeten socialiste, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke e pyetur se si do të ndihej nëse dikush do t’i thoshte të njëjtën gjë vajzës së saj? Kaq mjaftoi që teatri i zakonshëm i jetës parlamentare të prodhonte, si rrallë herë, një reagim spontan dhe pa skenar, ku deputetja demokrate shpërtheu ndër të tjera me fjalët: “Fëmijët e mi, këtu në këtë grup të qelbur, mos i përmend!” Me duar përfshiu të gjithë sallën e parlamentit, si mazhorancën, ashtu edhe krahun e saj.
Ishte momenti Cop Land i asaj seance plenare, kur pikërisht dikush që ka bërë prej kohësh paqe me qelbin, përballet papritur me idenë se ai mund të prekë edhe gjëra që i ka të shenjta. Në film policët e korruptuar e kanë ndërtuar periferinë e tyre private që fëmijët e tyre të jetojnë sa më larg punës së prindërve. Shpërthimi i deputetes demokrate tregoi të njëjtën gjë: se ekziston një ndarje, e ngritur dhe e kultivuar me kujdes prej kohësh, mes botës së profesionit, ku deputetët tanë banojnë si politikanë, dhe asaj që e konsiderojnë si të denjë për njerëzit që do më të shtrenjtë. Janë dy botë që nuk e pranojnë dot njëra-tjetrën.
Tani, Albana Vokshi nuk është ekzastësisht një figurë që të ngjall empati. Prej vitesh ajo jep kontributin e saj në regjistrin e ofendimeve dhe vulgaritetit që sot duket se i ngjall neveri, duke qenë po aq e ashpër dhe banale sa kolegët e tjerë të saj në parlament nga të dy krahët. Ndaj nuk ka shumë kuptim që reagimi i saj të lexohet si ndonjë lloj zgjimi moral. Përkundrazi, kemi të bëjmë thjesht me panikun moral të një njeriu që ka pranuar se parlamenti duhet të jetë aq i zhurmshëm dhe banal sa ç’është tani – se tek e fundit kjo është detyra e asaj salle – por që kjo nuk duhet kurrsesi të prekë gjërat që ajo personalisht i vlerëson. Është logjika e trafikantit të lagjes, që fatkeqësisht duket se ka kapluar shumicën e deputetëve tanë, sipas së cilës nuk ka asgjë të keqe të helmosh lagjen me mallin që shet, sa kohë ai qarkullon mes të tjerëve. Për deputetët tanë, agresiviteti, vulgariteti dhe degradimi i gjuhës e i sallës së Kuvendit është pjesë normale e punës. Por, sapo kuptohet se helmi mund të kapërcejë pragun e shtëpisë dhe të arrijë familjet e tyre, pushtohen nga paniku. Befas, ka kufij dhe vija që nuk duhen kaluar.
Por nuk mund të kontribuosh për vite të tëra në kalbjen edhe më tepër të një grupi të qelbur dhe të kërkosh pastaj që familja jote të mbetet jashtë saj. Kjo nuk është një e drejtë e natyrshme e asnjë politikane. Nuk është as një pozicion koherent. Është thjesht refleksi i dikujt që ngatërron njerëzit të cilët përfaqëson (popullin) me ata që i përçmon (deputetët) dhe që për një çast, harron se vetë nuk qëndron mbi atë “grup të qelbur,” por brenda tij.
Në film, sherifi rolin e të cilit e luan Sylvester Stallone vendos të veprojë në fund. Edhe pse i vonuar dhe me një kosto personale tepër të lartë, ai bën atë që duhej ta kishte bërë kohë më parë, duke arritur njëfarë shpagimi të rëndë. Por politika shqiptare, nga ana tjetër, duket se e ka të pamundur të ofrojë një hark të ngjashëm. Asaj i mungon akti i tretë, ku njerëzit që e ndërtuan “grupin e qelbur” vendosin se ai duhet zhbërë. Në vend të tij kemi këto rrëshqitjet e herë pas hershme, ku përfaqësuesit tanë në parlament na tregojnë, në mënyrë të pavullnetshme, se e kanë ditur gjithmonë më së mirë se çfarë kanë ndërtuar.
Albana Vokshi Një monstër e vërtetë
Vokshi nga njera ane dhe Zeqineja nga ana tjeter , jane personifikim qe tregon se ne cfare niveli kemi rene ne si popull qe paguajme me 4000 euro ne muaj 2 debile dhe injorante , qe deri dje kullosnin dhite ne mal , dhe pastaj u bene deputete kur i mori njeren Saliu e tjetren Palloshi...por keto ngjajne edhe me pjesen tjeter te parlamentit , dhe per te gjithe vlen shprehja e Jozefines : " ...kapini prej zhelesh dhe nxirrini jashte ndyresirat..." !!!!
Zeqineja nuk fyen njeri me fjalor të ndyrë.... Ndërsa Albanën ngado ta kthesh bie era qelb.
"E re , vlla re ,Gazoo , po ti kur erdhe ne Fiert , qofte dhe xhin pije re vllaaa !!!"...... kjo ne fakt nuk eshte sharje , eshte menyra e te folures e njeres me medalje (?)ari , qe ka zbritur nga stani i dhive drejt e ne sallen e parlamentit !!!!.......Per kete batute , kjo ka marre rrogen 1 muaj 4000 euro......a e kupton ??? !!!!
Dire = Diarrhea Vetem nje trushplare mund te vendos shenjen e barazimit midis Vokshit dhe Zegjinese
Vokshi nga njera ane dhe Zeqineja nga ana tjeter , jane personifikim qe tregon se ne cfare niveli kemi rene ne si popull qe paguajme me 4000 euro ne muaj 2 debile dhe injorante , qe deri dje kullosnin dhite ne mal , dhe pastaj u bene deputete kur i mori njeren Saliu e tjetren Palloshi...por keto ngjajne edhe me pjesen tjeter te parlamentit , dhe per te gjithe vlen shprehja e Jozefines : " ...kapini prej zhelesh dhe nxirrini jashte ndyresirat..." !!!!
Mir i tha pse ne te tjerëve qenë e mace na kanë bërë vetem kelyshet e ksaj kurve dhe atij kalbesires nongrada nuk duhet t'i përmendim se mos u prishim qetesin qe rrojne me leket qe i kanë vjedhur ktij populli
Pamela Anderson, i madh Rama
Aka patur mjaft momente kur ka treguar qe eshte nje injorante dhe e cmendur totalisht, por kjo e fundit eshte e tmerrshme. Vulgare, e peshtire, nuk di si del me.
Të lumtë për shkrimin !
Bora Muzhaqi vetem shqiptare qe nuk mund te jet
Ajo vetem shqiptare eshte e zonja dhe e edukuar
Po pikërisht, pse është shumë e edukuar, nuk mund të jetë shqiptare..... Albana po. Të shan me nanë e motër....
Nga e kuptove o shoku qe nuk eshte shqiptsre.Po qe eshte 100% shqiptare mbase me shume se ty.
Kjo Vokshi, shumë më tepër ngjanë me një përbindsh përrallash mesjetare se me njeriun, me femrën, jo dhe jo. Mirë meshkujt si Berisha
Femrat me negative në parlament Albana Vokshi dhe Hoti dy piset që turpërojnë femrat shqiptare,me gojë ndyrat ja u kalon vetëm gaz Bardhi për nga femrat,janë gropa septike me fekale në gojë,vetëm fekale nxjerrin sa herë që flasin. Aty ku ju dhemb më shumë le ta gjejnë atë që kërkojnë,se ka zot dhe nuk do ikin nga kjo botë pa e provuar dhimbjen që ju kanë sjellë të tjerëve.
Karbana?????
T'acaron Jo! Ç'merr. A don ai nj'këshill: Te mjeku i familjes receptu e n'iliko ko gabzerin e tulu. Shkalit! Ç'do laro më? Llahtaren? T'thatesh. Kal deti! Kripur. T'u mais? Hëmu t'gjëmbesh ç'i pikon dhe ç'a nuancet. E bluai ç'ha. Rro! Taks analen! E n'hidhrom, hëmu t'bësh! Po s't'u tulat; thartu! M'a josh më!
Sado "e peshtire" t'u duket disave A. Vokshi, nuk jane asgje keto batuta te dy femrave ne krahasim me batuten e thene nga mikrofoni qendror nga Balla ndaj Vokshit. Per ate duhej shkruar me pare e me gjate, por kush ta beje? Per ate duhej mbajtur qendrim deri ne perjashtim, por kush ta beje?
Albana Vokshi sic ka gojën të ndyrë ka edhe fytyrën dhe shpirtin.
Gojëcthurura Vokshi për turpin e parlamentit tonë vazhdon të jetë deputete falë servilizmit ekstrem ndaj nongradës.
Jo vetëm parlamenti por po shihja bigbrother dhe pashë një deklaratë të shëmtuar të opionistit Arbër Hajdari( të cilin vitet e kaluara e kam vlerësuar) , duke i thënë Mirit “ koha jote ka mbaruar” dhe menjëherë duartrokitje frenetike nga teveqeli Muteo. Hajdari sivjet si opionist ka qenë fodull, i njëanshëm duke sulmuar nga dita e parë e në vazhdim Mirin. Mbron hapur Mateon një banor me kufizime në intelekt, sharës rruge i dyti pas Rogertit. Turp për produksionin që mban një opionist të tillë që po ndikon në lojë me qëndrimet e tij të ulta.
Jo vetëm parlamenti por po shihja bigbrother dhe pashë një deklaratë të shëmtuar të opionistit Arbër Hajdari( të cilin vitet e kaluara e kam vlerësuar) , duke i thënë Mirit “ koha jote ka mbaruar” dhe menjëherë duartrokitje frenetike nga teveqeli Muteo. Hajdari sivjet si opionist ka qenë fodull, i njëanshëm duke sulmuar nga dita e parë e në vazhdim Mirin. Mbron hapur Mateon një banor me kufizime në intelekt, sharës rruge i dyti pas Rogertit. Turp për produksionin që mban një opionist të tillë që po ndikon në lojë me qëndrimet e tij të ulta.
Jo vetëm parlamenti por po shihja bigbrother dhe pashë një deklaratë të shëmtuar të opionistit Arbër Hajdari( të cilin vitet e kaluara e kam vlerësuar) , duke i thënë Mirit “ koha jote ka mbaruar” dhe menjëherë duartrokitje frenetike nga teveqeli Muteo. Hajdari sivjet si opionist ka qenë fodull, i njëanshëm duke sulmuar nga dita e parë e në vazhdim Mirin. Mbron hapur Mateon një banor me kufizime në intelekt, sharës rruge i dyti pas Rogertit. Turp për produksionin që mban një opionist të tillë që po ndikon në lojë me qëndrimet e tij të ulta.
Bukur, shkrim per te mos u harruar.
Sh. mire ! Permes gjuhes se fisme dhe stilit te ylberte , te sterpikura metaforikisht , I ke perplasur kesaj pergjumjeje dhe verberie realitetin shqiptar , laboratorin qe gjeneron degradim , mjerim dhe kalbezim per kete vend dhe parrajsen per ca te tjere . Sigurisht : ze I bukur , njerezor , Po mjerisht ze ne shkretetire !!??
Meqenëse një komentues më sipër përmendi bigbradërin e mbrëmshëm vërtetë ishte një qëndrim i turpshëm i Arbër Hajdarit . Nuk po e kuptojmë cfarë i ka ndodhur këtij opionisti sivjet. Ngrifet si kapadai këmbë mbi këmbë, i duket vehtja batutexhi, , sulmon papushim Mirin cdo prime dhe mbron me pathos një banor injorant, sharës me ofendime prej rrugaci edhe ndaj femrave e si torollak që është diskretitoi 2 herë dhe femrën që gjoja do . Hajdari kur e pyeti Ledioni cfarë mendimi ke për thënien e Mateos ndaj Brikenës që carcafët i kishe zgjyrë heshti dhe i tha që unë nuk futem në problemet e ciftit. Ndërsa Mirit ky Hajdar ju drejtua me shprehjen që “KOHA JOTE KA MBARUAR “ Turp ! Palaco opionist.
Analizim shume i pershtatshem. Vertetësi shumë e pranishme e asaj qe po jetojme. Pergezime Bjorn Runa!