Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh.

2 Prill 2026, 18:28Editorial TEMA
Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën

Ndaj prokurorit Olsi Dado ka nisur një proces gjyqësor në gjykatën civile të Tiranës për të verifikuar procedurën e zgjedhjes së tij si prokuror, e cila ka plot boshllëqe dhe kapërcime për shkak të ndërhyrjes politike dhe lidhjeve miqësore në sistem që ka mundur të ketë.

Konkretisht gjykatës i është kërkuar të shprehet mbi ligjshmërinë e emërimit të tij bazuar në kriteret e posaçme që duhet të plotësojë një prokuror, apo ato të përgjithshme. Dado nuk është magjistrat, por një student juridiku i rëndomtë, i rekrutuar në sistem falë lidhjeve personale me politikën dhe ish-kreun e Prokurorisë.

Nuk është se kam ndonjë besim tek gjykata civile për këtë çështje, edhe pse faktet janë shumë të qarta.

E keqja e Olsi Dados nuk është thjesht se është emëruar prokuror në shkelje të ligjit. Mund të ishte emëruar edhe në rregull, dhe përsëri nuk do ishte prokurori që duhet të kemi në SPAK. Problemi që ka emërimi i tij është se dikujt në SPAK i është dashur një prokuror “pa letra në rregull”, për të qenë i rekrutuar i tyre dhe jo i emëruar i tyre. Shantazhin që përjeton nga rekrutimi i tij ai e përcjell si shantazh ndaj gjithë mjedisit ku punon, ndaj të akuzuarve, ndaj të dyshuarve, ndaj të hetuarve, ndaj gjykatësve, ndaj OPGJ dhe ndaj kujtdo tjetër. Është thjesht një person që nuk ka shkuar të bëjë aty prokurorin, por të rekrutuarin e prokurorisë.

Problemi është shumë i gjerë dhe ka të bëjë me përdorimin nga SPAK në sistemin e ri të drejtësisë si shantazhues të gjithë sistemit të drejtësisë.

Ndaj mos prisni gjë nga gjykata për të. Nën këtë pushtet frike dhe shantazhi që i kemi vënë me ligj gjykatësit nën SPAK, pa llogaritur dhe profilin përndjekës të disa prokurorëve të SPAK, i kemi bërë gjëmën drejtësisë. Mos prisni që Olsi Dado të shkarkohet nga KLP. Ata që e kanë emëruar e kanë ditur çfarë është dhe çfarë rregullash ka shkelur procedura.

Mos prisni që ILD të marrë masa ndaj dikujt, pasi vetë kryetari i ILD-së e ka firmosur praktikën e paligjshme të emërimit të tij kur ka qenë këshilltar presidenti, ndoshta jo nën shantazh, por në konformizëm me ata që ia kanë ofruar.

Për këtë arsye, më vlerë ka debati përse i është dashur SPAK-ut të rekrutojë dikë që nuk plotëson standardet e një prokurori. Kjo është më parësore dhe shumë më e rëndë se dosja e punës së Olsi Dados.

SPAK ka ndërtuar punën e tij bazuar mbi shantazhe. Ka disa dosje të sekretuara të SPAK, që janë shpallur sekret hetimor vetëm pse implikojnë prokurorë të SPAK apo gjyqtarë të GJKKO-së në vepra penale si ryshfete, shoqërim me persona të inkriminuar, marrëdhënie të papërshtatshme me ta, etj.

Tani dakord që këto i mbajmë larg syve të publikut “për sekret hetimor”, dhe t'i lexojë vetëm Berisha para SPAK, por çfarë ndërgjegje prokurori mund të ketë një prokuror i SPAK kur e di që në sirtarë ka dosje për kolegë të tij që duhet të jenë në bankën e të akuzuarve dhe marrin e gjykojnë çështje për të tjerët. Ato një ditë do të bëhen publike dhe nuk di çfarë i mbetet nga reputacioni i pompuar i SPAK atyre që i kanë përdorur ata nën shantazh.

Ka gjyqtarë që shfaqen në dosje të reja të SPAK të cilat përdoren pastaj për seanca masash sigurie që përfundojnë për 10 minuta dhe ku gjyqtarja është gati edhe të rrahë të pandehurin pse nuk rri urtë në sallë. Kemi shantazhe mbi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që është akt kriminal. Kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë të prokurorit të SPAK mbi çështje që janë në gjykim dhe që mund të shërbejnë si precedent për t'i rrëzuar atyre shumë çështje nga procedurat e parregullta të administrimit të provave. Dhe aty përdoret shantazh. Po përndiqet deri në ekstrem Elton Qyno si gazetar vetëm se kundërshtoi SPAK-un në Gjykatën Kushtetuese dhe fitoi çështjen e sekuestrimit të pajisjeve telefonike dhe pajisjeve të punës si gazetar. Tani rrezikon të dalë i lidhur dhe me kartelet në Ekuador.

Dhe merre me mend se çfarë mund t'i bëjë KLP-së apo KLGJ-së një prokuror i SPAK, ku shumica e anëtarëve janë trumcakë të ardhur nga rruga dhe duan të bëjnë ndonjë lek me atë punë. Mos prisni as t'u kundërshtojnë preferencat, as t'u vënë fre. Ky është fenomeni më negativ që ka prodhuar drejtësia e re, vënia e sistemit nën shantazhin e prokurorisë speciale. Dhe këtu është i rëndësishëm edhe vullneti personal i prokurorëve të SPAK.

Problemi është që dikush duhet të ndalë shantazhin si mekanizëm në sistemin e ri të drejtësisë. Nuk është puna se si është emëruar Olsi Dado, por mënyra se si është emëruar mund të trajtohet si kapje e tij nga sistemi dhe përdorimi për këtë mekanizëm shantazhi.

Por dëmi është shumë më i gjerë dhe përtej emrave të përveçëm. Dëmi është bërë qysh kurse të gjithë me reformën në drejtësi identifikojnë SPAK-un dhe jo gjykatat. Për ato të gjithë bien dakord tani që janë ushtare të tij. Kështu ka qenë në komunizëm. Me ndryshimin që ata së paku ishin prokurorë e gjyqtarë që vërtet bënin çfarë thoshte Aranit Çela, por nuk merrnin lekë.

53 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Ja edhe ironite e Lalit : dje kur ishte seanca e gjyqit per ceshtjen e tij , Lali nuk u paraqit , dhe avokati tha se eshte i zene se po lexon dosjen....kurse neser Lali eshte i lire te shkoje per padine qe ka hapur ndaj Ols Dados !!! Po pse keshtu ???....e thjeshte , sepse Lali kerkon cdo shteg qe te fitoje gjyqin e tij pa bere gjyq , dhe kjo padia ndaj Ols Dados eshte nje shteg , po doli gje , mendon Lali , atehere mund te kerkoje pavlefshmeri te gjithe akteve te Dados ne gjyqin kunder tij....kjo do jete fitore e madhe drejt synimit "alla Lul Basha"......Jepi Lali , vetem se.....ore me ato 800.000 euro breke cfare behet se jane te verifikuara me fatura , i perdor akoma Ajola , apo i ke blere te tjera ??? !!!!!....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kastriot

      Ta zeme se veliaj eshte mafioz dhe ben cdo gje Brenda ligjit per tu shmangur.Por prokurori pse duhet te shkele ligjet?? Al Kanone u denua per Probleme financiare dhe jo per krimet.Provoni fajesine dhe jo me dyshimin e arsyshem.Nuk jemi ne vitin 84 dhe as ferma kafsheve sic do ti me banden kriminale te drejtesise.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Inati i hengri koket Dados

        Olsi Dado do perjashtohet nga Spak. Atij do ti konfiskohet edhe pasuarie e pajustifikuar.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Koleget e Dados NUK DO TA SHESIN dadon, per arsyet qe Mero i permend me siper. Vete kryetari i ILD ka FIRMOSUR praktiken e pa LIGJSHME per emerimin e Dados, pra NUK do te dale kunder vetes. KLP ? as qe behet fjale. Keta jane bere... "associazione a... " e mbajne fort njeri-tjetrin. Drejtesia e re... si nusja e re. Ligje te reja nga parlamenti... URGJENTISHT, sepse na "u dhje nusja ne kale".

          Përgjigjjuni
        2. y
          yxz

          O derr serbo-shpellar posto ketu linkun e akuzes ku permenden 800 000 euro breke. Se ju baxhellat Berishiane ripertypni cdo idiotesi qe ju thote Berisha pa perdorur ndonjehere llogjiken. Na trego me fakte ketu keto faturat qe paske pare ti.Ti shohim edhe ne.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits.../;;

            O debil patronazhist , keto fakte per 800.000 euro breke nuk i ka nxjerre Berisha , por Spak , dhe ka permendur edhe blerjet me karta bankare te Ajoles , dhe Spak nuk eshte budalla te genjeje sepse kur thua me karta bankare cdo gje le gjurme ne sistem.....por Lali yt dhe avokatet e tij kurre nuk i kane hedhur poshte keto blerje . Pse ?......ah , po me fal , se Lali akoma nuk ka lexuar dosjen dhe nuk ka arritur te ajo faqja qe flet per breket !!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. y
              yxz

              Posto faktet e mos ha mut. Nuk po te kerkoj asnje gje tjeter pervec fakteve qe ti na thua qe egzistojne.The qe jane 800 000 euro breke me fatura.Posto ketu nje link qe tregon ate qe thua ti. Ti ose i ke lexuar diku keto faktet,ose ti ka thene kush,ose i ke shpik vete. Nqs i ke lexuar ne akuzen e SPAK atehere posto linkun e akuzes dhe faqen ku flitet per 800 000 euro breke dhe per faturat.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits//...;'///

                Une besoj te Spak dhe deklarimet qe ai ka bere publikisht. Besoj per nje fakt te thjeshte : Prokuroret i kane deklaruar ne kronika me ze dhe figure per faktet e levizjeve bankare qe vertetojne keto blerje.Une besoj tek Spak , sepse nese ata genjejne per kete gje , do te dalin te diskretituar pasi do behet perballja ne gjykate. Per fat te keq une nuk disponoj akuzen me faktet e spak , jo per gje se i kerkova por me thane tek sekretaria qe ia kemi dhene Lalit USB-ne , ja sa te mbaroje pune Lali....keshtu qe shko tek qelia e Lalit , ta gjeje ai ate faqen e brekeve dhe informohesh.....ose Lali apo avokatet te bejne nje deklarate ku te hedhin poshte kete fakt dhe pastaj flasim ndryshe......por keto fakte kane nja 9 muaj qe kane dale dhe nuk jane pergenjeshtruar !!!!.........ose po deshe shko tek ballkoni i Ajoles , se i ke te varura aty breket !!!!!...ah edhe perdoruesja e brekeve qe eshte e lire , nuk i ka hedhur poshte keto fakte.....a do me argumente ? Shko futi nje tas groshe tani !!!!!

                Përgjigjjuni
                1. y
                  yxz

                  Nuk me rruhet fare se cfare beson ti. Posto ketu faktet per pohimet e tua. The qe jane 800 000 euro breke me fatura.Posto ketu prokurorin me ze me figure kur thote qe jane 800 000 euro breke me fatura.Posto ketu linkun e akuzes ku permenden 800 000 euro breke dhe faturat. Perndryshe shko e thyej qafen baxhelle Berishiane.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dire Straits.../'///.,.///

                    Nuk kam ndermend te shfletoj kronikat televizive te 9 muajve me pare. Une dhe gjithe shqiptaret i kane pare , ti qe nuk i ke pare , kerkoji ne youtube dhe gjeji.....qafen thyeje ti o derr i stalles se bunkerit te Surrelit ...shko shko thuaji plakes te te nxjerre kostumin me te mire , bli edhe nje tufe me lule , te presesh Lalin kur te dale neser nga makina dhe te hyje ne gjykate......dhe te lutem pyete pak "si dergohet me poste materiali gjenetik per me ngel shtatzene ???!!!".

                    Përgjigjjuni
                    1. y
                      yxz

                      Je komplet simbol i shpellarise. Plehre deri ne palce. Edhe sikur te gjithe kurvat e fisit tat dhe te gjithe kurvat serbo shpellare burra e gra te blinin nga 100 pale breke prape nuk arrihet tek 800 000 euro. Nuk poston dot asnje fakt per ato qe shkruan pasi nuk egziston asnje fakt.Nuk ka asnje kronike televizive apo dokument pasi ato qe thua ti jane shpifje. Nuk ke asnje lloj te drejte morale te flasesh ne emer te "githe shqiptareve" o bajge Berishiane.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vlonjat

                        Ky Dire Straits eshte vertete ne gjendje te veshtire. Ai shkruan nga spitali shendetit mendor ose ka nevoje per trajtim.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dire Straits

                          Kurse ju shkruani nga stalla e derrave te bunkerit te Surrelit !!!!

                          Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tiranare

                      C'meresh me vemje qe e vetmja gje qe dine eshte te besojne verberisht. Ai po e thote troc, qe beson SPAK dhe nuk ka trurin e vet te mendoj e gjykoj. Fundi do duket ne gjykate kur te mare rrugen ligjore. Deri tani kemi Dado kunder Veliajt. Te dy jane pale dhe vetem shkalla e fundit e gjyqesorit do e ndaje shapin nga sheqeri.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dire Straits.,;'[\]/.,

                        Po i besoj SPAK , ashtu si 95 % e shqiptareve , vec te tjerash edhe per 2 arsye qe duhet ti pranoni edhe ju rilindasit : 1) Palloshi muaj me pare dilte ne televizion dhe bertiste qe Spak eshte krijimi dhe krenaria e Ps , pse ju patronazhistet e shani Spak ? 2) Kur Lali sapo kishte filluar te shkonte ne dyert e SPAK , thoshte "...u takova me koleget e SPAK.."...Atehere jemi ne rregull , Spak eshte organ i besueshem. Le te hapet gjyqi dhe te dale e verteta , por Lali nuk do te hapet gjyqi , se nuk ia mban , prandaj po perdridhet si Lul Basha njehere e nje kohe !!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tiranare

                          Nuk kupton si funksionon shteti. Besueshmeria (95%) ska te beje me vertetesine. Vertetesine e percakton gjykata dhe pike. Vetem asaj mund ti besohet (shkalles se fundit). Sme behet vone as per lalin as per gruan e lalit se po kane vjedhur kane vjedhur per xhepin e tyre e jo per mua. Ajo qe po them eshte te mesohemi te respektojme shtetin e se drejtes dhe jo te sillemi si ne kohen e Enverit ku behej akuza dhe vendimi ishte mare para se te fillonte gjyqi.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dire Straits...../..

                            Te ishte Enveri , do ti kishte varur ne shesh Lalin , Belen , Palloshin , Saliun , Mediun dhe gjithe funderrinat e politikes 30 vjecare !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tiranare

                              Nese je dakort qe ai lloj gjykimi eshte ne rregull, atehere nderoje pseudonimin, se "Enveri" ishte kunder Dire Straits.

                              Përgjigjjuni
                2. T
                  Tirana

                  Jashtëqitje e ngushtë siç je mos ofendo familjen e tjetrit. Sill argumente

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Tirana

                Jashtëqitje e ngushtë siç je mos ofendo familjen e tjetrit. Sill argumente

                Përgjigjjuni
                1. Kutuzovi

                  Bobo o njerez çfare po behet me drejtesine tone? Respekt per zotin Mero. Nje shkrim i vertete,qe te habit. Mjere populli shqipetar qe ka institucione te drejtesise qe nuk bejne drejtesi. Kjo vjene nga prokuror e gjykates te paafte si OLSI DADO me shoke,i cili nuk ploteson asnje kriter te jete prokuror ne SPAK. Duhet revolucion te shperbehet SPAKU se eshte kthyer instrument ne sherbim te Sali Berishes.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UÇK

                    Dire Straits….vetem nje idiot mund te vendos shenjen e barazise midis dosjes Velija 1600 faqe dhe dosjes Dado 6 faqe. Te fala Salikermes

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Enveri

                      mire e thua ti o Mero qe kjo drejtesi qenkan si ajo e Aranit Celes, po meqe ai shalegjati krieminister krenohet per Aspakut qe i beri peshqesh demokracise te brishte shqiptaret, si t'ia vene emrin tani, Muti i Aranit Celes?

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pa vlere

                      ME SAKTE NUK BEHET. DHE CUDITEN PAE JA PO IKIN NJERZIT? Salih Berisha i shan me liber shtepie, te pragu shtepise, dhe ata rrine Squk! Ja keta jane Squk-sat e SPAK-ut. Spurdhjake!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ladi

                        Si gjithmone je perfekt. Argumentues, faktik, shterrues.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          niku

                          Mero se pari duhet theksuar se drejtesia dhe krejt administrata ,perfshirë edhe liderat e 35 viteve te shkërdhatokracise nuk I arrijne as tek maja e hajdarmallutës drejtesine dhe administraten e kohes se xhaxhit për nga formimi akademik-profesional dhe ndershmëria .Krahasimi duhet bërë midis drejtesise se saliut dhe drejtesise se reformës. Se dyti ,shpresat e mëdha te ngritura per reformimin e drejtesise jane zbehur shumë në publikun e gjerë dhe sidomos tek shuplakat socialiste qe e mundësuan .Perveç se u hoqën nga puna nje numër personash , asnje lloj standarti tjeter europiano perendimor nuk po duket ne horizont dhe siç po shohim edhe rrjeta e vetingut paska kapur disa ndërsa disa te tjerë I ka lejuar te rifuten ne sistem pa meritë. U kapën brekët dhe kanatjeret e lalit dhe arka me peshk ndërsa vrasjet para kryeministrise dhe gerdeci nuk po marrin drejtesi.U bo 1 m@t i modh ,për të disatën herë ne historine e shkerdhatokracise.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            epo

                            Kjo eshte reforma e Edi Rames. E ka vene dekorate ne gjoks dhe mburret cdo dite per kete reforme.Mburret qe po i le dhurate brezit te ardhshem kete hale qe ai e quan drejtesi. Shpresoj qe nder drejtuesit e PS te kete mbutur ndonje person me dinjitet e me dashuri er kombin e vet qe te kerkoje riberje te reformes ne drejtesi. Duhet bere referendum popullor sa me shpejt per te cbere kete halenë e Rames.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rorirota

                            Na bën të ndjehemi mirë kur lexojmë Meron çdo mbrëmje, editorialet i tij janë me fakte, pa sajesa dhe fare qartë për ti kuptuar ne populli i thjeshtë. Na ushqen me shpresën se këto që shkruhen do dëgjohen nga ata që e duan vëndin.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Olsi violina????

                              Analize sh e mire. Shprehja me poshte eshte perle: “Por dëmi është shumë më i gjerë dhe përtej emrave të përveçëm. Dëmi është bërë qysh kurse të gjithë me reformën në drejtësi identifikojnë SPAK-un dhe jo gjykatat. “ Mero si gjithmone i sakte.!!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbeni

                                Dire Straits je kokrra e legenit.Të qifsha sali malokun.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dire Straits../;../'\//

                                  Meqe do te besh kete pune me Saliun , i bie qe je pederast !!!! ......sa demokraci qe ka tek stalla e debilave te bunkerit te Surrelit !!!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Na myten kurvat vicidolase

                                    Foli Debili i maoqerise te shpelles se Vicidolit, ah ah ah

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dire Straits//////////////////////

                                      Ik ore derr i stalles se bunkerit te Surrelit !!!!

                                      Përgjigjjuni
                                2. R
                                  Rorirota

                                  Na bën të ndjehemi mirë kur lexojmë Meron çdo mbrëmje, editorialet i tij janë me fakte, pa sajesa dhe fare qartë për ti kuptuar ne populli i thjeshtë. Na ushqen me shpresën se këto që shkruhen do dëgjohen nga ata që e duan vëndin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pa e lexuar te them

                                    kur Arben KRAJA u zgjodh si Kryeprokur I ASPAKUT komshi me Bishen ne Bllokun e Ri. ..Gjiri I Lalezit. ...çfare mundet me thane me shume !? Pasta u zgjodh DumDumani miku I Mones. ..... ..telenovela vazhdon

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      F.Beleri

                                      DADO!? -Gjate KOHES kur ish gjasme studenti ne Juridik.....eshte faktuar qe bente kurse per 'Filozofi' (ASFALI) ne GreQI! -Ne SPAK me DY shtetesi e kurs ASFALI!?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbër Hajdari tifozi i tarallakut Muteo

                                        Po përse kot e deklaroi Altin Dumani atëhere që gjykata do të vendosë cfarë i dërgon prokuroria.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mik

                                          Te lumte Mero,me qarte e sakte nuk behet!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. O
                                            O

                                            Spaku eshte mbushur me te paafte dhe sherbetor te Saliut,prandaj I kam bere mutin

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Μίμης Σίδερο Πούλος

                                              Νë Shqipëri, filloi të rishfaqet ,përjashta në natyrë...(jo ekran) , filmi ,"La Piovra", me Katanin e famshëm , kryeprokuroen , etj. etj , gjithë stafin.Vrasin në mes të gjyqit, gjyqtarët, i shantazhojnë nëpër zyra me kobure në kokë, për çështjet ku implikohet, vetë kupola e djeshme , po edhe e sotmja, mafioze. Nuk ka drejtësi... zhgënjim i madh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dire Straits…/‘,…/‘V|

                                                Mos mi vini re shumë komentet e mija se jam i detyruar, pasi paguhem goxha mirë nga familja sic e quani ju mafioze Berisha !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hajdar Arbëri tifozi i sharësit Muteo

                                                  E si mund të ketë drejtësi të hajrit tek ne kur në të gjitha fushat ne si njerëz jemi të padrejtë. Shikoni show-n bigbrother aktualisht. Në fund të prime të fundit sulmohet i vetmi banor që nuk shan aty Miri nga moderatori Ledioni, nga opinionistja pa shtyllë kurrizore Monika dhe opinionisti skuth e i njëanshëm Arbëri. Këtë Arbërin nuk e kuptojmë që kush e ka kurdisur që të sulmojë pa fre Mirin nga dita e parë e deri tani në fund. E më e bukura e zotit Hajdar është që i del në mbrojtje sharësit më të madh pas Rogertit, Mateo tarallakut, që shan femrat me epitetet më të ndyra si “ e pafytyrë” “ e poshtër” “ femër e degjeneruar” etj. Zoti Hajdar si përkthehet shprehja “ femër e degjeneruar”?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. v
                                                    vlonjat

                                                    Ti tifoz i Mirit duhet te kesh probleme; dmth. te gjithe e kane gabim, vetem Miri jot eshte korrekt. Dhe aq korrekt eshte sa ka zgjedhur per partner mashkullin me te ndyre, te papare ne planet!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Përgjigje vlonjatit

                                                      Ti vlonjat përmbahu asaj që kam komentuar unë. Si e përkthen ti shprehjen “ femër e degjeneruar “???!

                                                      Përgjigjjuni
                                                  2. v
                                                    vlonjat

                                                    Ky Dire Straits eshte vertete ne veshtiresi. Ai shkruan nga spitali shendetit mendor ose ka nevoje per nje trajtim te till.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dire Straits///////////////////////////

                                                      Jam pak i stresuar , po pate ndonje moter te mire , ma sill te clirohem pak !!!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. P
                                                      Patrioti cam i M...Bazes

                                                      Drejtesia e Re, ajo "fundi i pasndeshkueshmerise'' apo "shansi i fundit per Drejtesi" na qenka nen shantazh??? Po prej kujt shantazhohet o Mero ...aq sa te mbaje prej nje viti e ca ne burg te vetdeklaruarin Nr-2 te Rilindjes e ate qe te gjithe stani socialist e shihte si zevendesin e Rames, ate pra Erion Shqipe Veline dora vete? Kush e mba ne burg Erion Veline - oreksi i Saliut apo urdheri i Ramiut - ndaje mendjen e thuaje! Te pakten behu nje here te vetme i sinqerte me vehten e shkruaj ate qe di e jo ate qe nuk e beson as vete. Hajt, te fala nga shtepia..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tifozi Arbër Hajdari

                                                        Mateo i thotë publikisht Juelës që je femër e degjeneruar. Pyetje për produksionin dhe tifozin Arbër : A duhet të dalë me zarf të zi teveqeli Mateo ?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mos e besoni po deshet

                                                          Kur Drejtesia e Re burgosi ne shtepi Saliun, arrestoi brutalisht ne bulevard ish Presidentin, burgosi per "blerje votash" Belerin, ishte e pa shantazhuar! Shantazhet mbi ate Drejtesi te Re nisen kur ajo e drejtoi timonin nga Hajduteria - Beqaj, Veliaj, Balluku...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. d
                                                            drejtesi e munguar

                                                            Drejtesia e re ,veper e PS-s po del shpejt jashte modes.Pak rendesi ka si u perzgjodhen prokuroret, se tek ne cdo gje behet permbys.Ne shkrimin e Meros dallohet dicka vertet e frikshme!Pse gjykata eshte kethyer ne "noter "te prokurorise?Ne thelb artikulli thote se Gjykatat shantazhohen nga SPAK-u?Pse?Ne SPAK-e ka dosje per prokurore e gjyqtare te inkriminuar.Kush jane ata?Pse mbahen?A jane vetem ne "perdorim"te perkohshem dhe me pas me te njejtat menyra do te hiqen qafe? A eshte fotokopje zgjedhja e kryetarit te BKH-s nga kjo trupe prokuroresh dhe noterizimi nga KLP-ja?Para 1990-tes te tilla gjera nuk mund te ndodhnin.Ata prokurore e gjyqtare ishin te indoktrinuar,te zellshem nezbatimin e vijes te PP-s por ishin jurista e te mireshkolluar.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sokol, NY

                                                              Olsi Dado mund te ishte engjell, dhe qindra portalet e mediat e blere nga Lali do ja gjenin, ose do ja shpiknin nje fakt. Kjo nuk ndryshon faktin qe Lali eshte nje hajdut boteror, qe ka shpartalluar Tiranen cep me cep per tu pasuruar vete e per tu lidhur edhe me fort me oligarket e vendit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. b
                                                                bah

                                                                Olsi Dado eshte bajge Berishiane. Nuk ka lidhje as me konceptin e drejtesise e as me prrallat me engjej.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. T
                                                                Tironci

                                                                Me Avokat mbrojtes ate malok Placentin ky cuni Shqipes i ka te garantuara nja 15 vjet burg.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje