Referendumi për një “reformë në drejtësi” në Itali duket se po dështon. Ndryshimet thelbësore që propozoi Meloni kishin të bënin me organizimin e “qeverisë së drejtësisë”, ku u kërkua që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë dy trupa të ndara, me qëllim që të shkëputet ndikimi i prokurorisë mbi gjykatat, të cilat kanë nevojë të jenë më neutrale përballë akuzës.
Formalisht ngjan me modelin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, pasi propozohet krijimi i dy organeve të ndara, një për gjyqtarët dhe një për prokurorët, me shpresë se do të ketë më pak “korporatizëm” brenda sistemit, por realisht synon të heqë pasojat që ne ende kemi për dominimin e prokurorisë mbi gjykatat.
Në fakt, në Shqipëri ndarja e KLP nga KLGJ e ka forcuar korporatizmin dhe e ka shtuar ndikimin e SPAK mbi GJKKO për shkak të disa neneve perverse, siç është liria e SPAK për të vënë nën përgjim çdo gjyqtar të GJKKO dhe përparësia që i kanë dhënë prokurorisë në raport me gjykatën në gjithë arkitekturën e reformës.
Pra, edhe pse formalisht duket sikur Italia tentoi të imitojë modelin shqiptar, ajo në fakt tentoi të bëjë atë që ne duhet të bëjmë për të shkëputur ndikimin e SPAK mbi gjykatat, duke mos e shoqëruar me lëshimet që ne i kemi bërë SPAK për të kontrolluar sistemin.
Edhe tek propozimi për krijimin e një organi të veçantë disiplinor për të gjykuar gabimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimi italian ngjan vetëm në strukturë me reformën tonë, por në thelb ajo i heq një pjesë vetëkontrollit të brendshëm të sistemit dhe rrit përgjegjësinë e tyre. Disa nga anëtarët e kësaj “gjykate” zgjidhen me short jashtë sistemit, duke shmangur familjarizimin me njerëzit brenda sistemit.
Pra, Italia tentoi të bënte një reformë në drejtësi edhe të ngjashme në strukturë si kjo e jona, por për të arritur rezultatet që reforma jonë jo vetëm nuk i ka arritur, por ka nevojë për ndryshime që t’i arrijë.
Më së paku kjo na provon se reforma jonë në drejtësi është e dështuar, pasi nuk ka arritur të korrigjojë problemet që vijnë nga korporatizimi brenda sistemit, nga unifikimi i prokurorëve me gjykatësit duke zhdukur pavarësinë e gjyqësorit ndaj SPAK në dhënien e vendimeve dhe, mbi të gjitha, pasojat katastrofike që po sjell në mosdhënien e drejtësisë, në ngërçin me hartën e re gjyqësore, në sorollatjen e 200 mijë shqiptarëve në kërkim të një date gjyqi etj.
Tani, kur vetë një vend i madh perëndimor si Italia, anëtar i Bashkimit Evropian, tenton të korrigjojë një problem serioz që ka me drejtësinë për të korrigjuar pikërisht atë që dhe Shqipëria e ka problem, “korporatën e drejtësisë”, përse Shqipëria duhet të penalizohet të mos vazhdojë reformimin e drejtësisë dhe të zhdukë pikërisht atë ngërç që ka dhe sistemi italian? Vetëm në komunizëm akuza ishte dhe vendim gjykate, siç e do sot SPAK-u. Në çdo sistem të lirë dhe të pavarur, akuza dhe vendimi i gjykatës janë dy gjëra shumë të ndara dhe aty qëndron edhe magjia e drejtësisë. Tek ne janë e njëjta gjë.
Për këtë arsye, reformimi i sistemit të drejtësisë duhet të vazhdojë deri në krijimin e një pushteti të pavarur të drejtësisë nga prokuroria dhe shkatërrimin e frymës korporative që është krijuar si pushtet mbi të gjitha pushtetet në drejtësi, duke mos dhënë më llogari as për shkeljen që i bëjnë ligjeve dhe as për mungesën e drejtësisë për qytetarët.
Fakti që nga kjo sëmundje vuajnë edhe drejtësi shumë më të përparuara se ne, por që kanë bërë eksperimente si ky i yni, siç është Italia, është një arsye më shumë që reforma në drejtësi të reformohet. Jo domosdoshmërisht me referendum, edhe pse këtu ai fitohet më lehtë.
Mero ke pjeserisht te drejt,kryesorja te ne eshte se shumica e gjyqtareve dhe prokuroreve jane gjin gjoner te emeruar nga Saliu dhe I sherbejn atij. Nuk ka reforme qe largon berishistet nga Saliu,dumanet,dadot,prencet,banot etj kan dhene shume prova qe jan bande ne sherbim te tij.
Te gjithe se bashku me berishen ne sherbim te misionit per te ndalur ecjen e Shqiperise. Po denojne e akuzojne te gjithe personat qe u shquan ne punet e tyre, qe filluan t'i nderrojne faqen Shqiperise, Tiranes e tani edhe Shkodres... shikoni me kujdes, kush sulmohet.
O komentues te mjere , Saliu dhe Rama tallin bythen gjithe diten me ju e me te tere popullin , dhe naten bejne pazaret per pasurimin e familjeve te tyre. Drejtesia eshte e kapur nga te dy keta funderrina , dhe e drejtojne teatrin ashtu si vjen atyre per mbare , qe te jene sa me te besueshem per popullin. sigurisht qe edhe do shahen ca, se ndryshe ju del e verteta ne shesh.......keni te fala nga te dy , dje ishim te shtepia e babes tim , pas protestes , tallem bythen me popullin injorant shqiptar .....dhe Rama firmosi lejet e ndertimit te radhes per mua ....!!!!!
Shume sakte Zeni mos i hiq asnje gje asaj qe ke shkrujt. Drejtesia eshte mbushur me njerzit e lidhur me krimin politiken nga te dy kahet.
Shyqyr qe me ne fund nje gazetar po kerkon reformim te reformes.Pra riberje te reformes. Rama,Xhafaj dhe PS kane mundesi me numrat qe i ka dhene populli te bejne dicka qe me te vertete do jete trashegimi e mire per brezat e ardhshem. Vazhdojne te humbin kohe kot kur kjo duhet te ishte emergjence kombetare. Riberje jo vetem e ligjeve e neneve por edhe vetingut ne teresi, pasi institucionet jane njerezit jo ligjet apo ndertesat. Largoni Argitasit sa me pare nga sistemi.
O epo. Ajo qe ti thua interes i njerezve ne fakt eshte interes i hajduteve! Se SPAK nuk ka ne objekt te punes njerezit e thjeshte por politikanet e korruptuar! Dhe nqs duan ta ndryshojne reformen ne drejtesi, jane ata qe nuk donin te shkonte saliu ne burg, ata qe nuk duan te shkoje balluku ne burg! Populli i thjeshte e do reformen ne drejtesi, sic eshte, madje edhe me te ashper!
Nese behet Referendum per Drejtesine ne Shqiperi, mbi 80 % do duan qe SPAK dhe GJKKO te godase korrupsionin dhe politikanet e korruptuar shume me fort se deri tani. Prandaj do degjohet populli jo disa dhjetra apo qindra individe qe penalizohen per vjedhjet dhe shkeljet e ligjit prej tyre, se bashku me ata qe u sherbejne si patronazhiste te punesuar apo perfitues te mirash materiale pa merite, apo qe u ofrojne sherbime kundrejt pagesave.
Gabimi kryesor, është i Ramës, që caktoi në krye të Reformës nl Drejtësi, ishKomunistin, ish sekretarin e parë të Rinisë Tiranë, dhe hetuesin e Min.P. Brëndëshme, jagon dhe shokun FATMIR XHAFAJ. PIKË.
Mos harro qe reforma ne drejtesi kishte mbeshtetjen totale te USa dhe EU! Dhe athere i leverdiste Rames se kujtone te se do vepronte vetem mbi kundershtaret e tij! Na doli qe paska bere gabim tani qe duhet te futet brenda hajdutja Belinda! Ketij i thua gabim ti?
O Jeta a eshte gabim qe Sala dhe Shkelzeni nuk jane brenda per masakrat shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit? Se ne kodin penal shqiptar vrasja eshte krim me i rende se hajduteria.
Eshte shume gabim qe saliu dhe shkelzeni nuk jane brenda! Por ti mos u bej naiv. Po qe se ndryshimet qe pretwnson ti shkojne ne kuvend, i voton si saliu si rama se jane fundi i drejtesise se pavarur! Sado difekte ka SPAK eshte gjeja me e afert qe kemi me drejtesine! Cuditerisht siRama si Berisha bashkohen tek urrejtja ndaj SPAk kur ju vjen tek dera e shtepise!
O Jeta sa i madh duhet te jete defekti i SPAK qe injoron masakra shteterore (te njohura si te tilla edhe nga gjykatat nderkombetare), dhe qe per cdo afere korruptive te se majteve injoron 20 afera korruptive te se djathteve (kur kishin pushtetin), qe ti ta kuptosh qe SPAK eshte gjeja me larget qe egziston nga koncepti i drejtesise? C'fare duhet te beje me keq SPAK qe ti ta kuptosh qe ata nuk kane qellim drejtesine por hakmarrjet e tyre personale dhe politike?
Po mire, shiko se e vetmja gje qe bien dakord rama me berishen, eshte nevoja per ndryshim te reformes. Si e shpjegon kete ti? Mendon qe rama do ta ndryshoje qe ta beje te pavarur drejtesine? Ta korigjoje? Apo ta vendose nen urdhra? Je pro qe politikanet e korruptuar te shkojne ne burg ti apo jo? Cfare mendimi ke per veliajn dhe ballukun se per Berishen e kuptova dhe jam dakord 100% me ty!
O Jeta meqe e paske kaq merak kete pavaresine e drejtesise kush e di sa te shqeteson fakti qe kjo drejtesia e "pavarur "(qe dashka ta varesoje Rama) Salen e Shkelzenin nuk i prek fare per vrasjet qe kane bere. Salen e la ne arrest shtepie per krime me te renda se Veliaj,dhendrin e Sales e futen nje muaj burg dhe pastaj gjykatesja Olldashi ja coi prape ne krevat Argites. Argitasi tjeter ne GJKKO Erjon Bani siguroi qe gjykatese e gjyqit te jete nje pëdeiste si Ulliri.Pra garantoi qe Sala e dhendri te dalin te pafajshem.Lul Bashen,Mul Noken,Albana Vokshin e shume e shume hajduter te se djathtes kjo drejtesia e "pavarur" as nuk ka deshire ti permende e jo me te ngreje akuza. Pra kjo drejtesia jote e "pavarur" jo vetem qe varet plotesisht nga familja kriminale Berisha por nuk eshte drejtesi fare.Eshte drejteZi. Pra duket qarte qe ti nuk paske kurrfare problemi qe kjo drejtesi eshte nen urdherat e Berishes.Dhe qe politikanet e korruptuar te se djathtes Basha,Noka,Vokshi etj te mos shkojne ne burg.
Ka 13 vite ne pushtet PS o Epo. Ndonje fjale per Belinden dhe hajdutet e tjere ke? Se une ta thashe mendimin tim qe berisha duhet te ishte brenda me kohe.
O Jeta ka 7 vjet qe kjo drejtesia eshte e pavarur nga Rama. Ndonje fjale se kur do behet e pa anshme dhe e pavarur nga Berisha? Ndonje fjale per hajdutet e kriminelet e se djathes ke?
Nga ta dinte amerika dhe europa qe me nder me thene perfaqesuesit e drejtesise shqiptare jane ku therret qameti,te shitur dhe te poshter moj ndrikull.Belinda pa asnje fakt per hajdutllik duhet te hyje ne burg,kurse sali kurva dhe familjaret kurva te tij,te kapur me fakte per krime e vjedhje nga vete spaku bredhin lirisht.
E vendos ti kush eshte hajdut, apo eshte GJYKATA ajo qe DUHET ta thote? Ndarja e detyrave, ndarje e pushteteve. Per kete u be reforma ne drejtesi, qe seicili te beje detyren, kompetencen e vet, pa u ndikuar nga politika e sidomos nga zerat INJORANTE. SPAK... NUK ESHTE GJYKATE, por hetuesi, pra Spak ka te drejte te akuzoje... JO TE DENOJE. Hetuesia e Enverit denonte... vendoste.... do te vazhdojme si atehere apo do behemi NJEREZ?! Eshte hajdut ky ai ajo, sepse e tha spak, sepse keshtu eshte moda te shajme!! Si popull MESJETARE e KATUNDARE qe jemi... nuk kuptojme ... mender... nje... m.... e llapim, japim verdikte. Keq me vjen por... kete po bejme.
Fatmirit I rruan topet ti legen I foltores qe eshte kthyer ne organizate terroriste.Fatmir xhafa eshte njeri I paster si qelibari dhe duke I thene komunist medemedek se po e shan,I ngren komunistet akoma me shume,komunistet e vertete,jo bythqiret si sali kurva .Nuk ka me te poshter se komunistet e kthyer ne antikomuniste.Xhafa punoi per reformen bashke me ekspertet e afruar nga amerika pasi reforma eshte veper e amerikes ,po pisa si ty nuk kane nga ta dijne pasi jane injorante te lindur dhe injorantet urrejne kedo qe eshte me I zgjuar se ata.
Korporata jone e drejtesise eshte e kalbur, e paafte, e korruptuar moralisht, e kapur me dosje pislleqesh nga Saliu i ISIS, prandaj ajo eshte ne faliment. As serumet e CDU-se nuk do ti bejne derman. Rasti i Italise edhte ndryshe, atje shumica e popullit e do sistemin e drejtesise, ketu ne Tirane shumica dermuese e popullit e urren drejtesine e Sali kriminelit vrases.
Italia w beri me referndum! Vetem me referendum mund te behet dhe ne shqiperi! Ta harroni forcen e kartonit per te ndryshuar reformen ne drejtesi! Sic e pate Meloni sado qe e deshironte, nuk e beri ne parlament por me referendum nga populli! Guxojeni bejeni ne parlament se e shikoni ku perfundoni!
Nuk ka asnjë ndryshim parlament apo referendum në shqipëri. Shumica e ty dyjave janë socialiste. Sa të jetë saliu gjallë, ps-ja do votohet dhe pikë.
Po mqns i vure piken athere ceshtje te tilla behen me referendum. E di pse. Sepse ps nuk ka shumicen e shqiptareve. Shumica e shqiptareve nuk voton fare ne zgjedhje ne rast se e ke vene re! Se ka neveri nga partite politike. Neveri nga klasa politike. Neveri nga Pd dhe neveri nga PS ja. Por ne rast referendumi ( prandaj quhet referendum) votojne te tere se nuk votohet per logo partie. PiKE
Haaaa, i thyen hundet motres se Liderit. He mo lider, po ti cdo besh? Se kane dale llafe qe nuk kap Qershorin pa te ardhur trimoshat, prape tek dera?! Hall i madh SPAK, e bablok? Prit, prit. Me durim.
Ha ha ha.Trimoshat? Palloshat thuaj.Nuk eshte trim ai qe mbyll syte para masakrave shteterore te 21 Janarit e Gerdecit.
Ti e ke kryeministrin aktual per burg. Dhe se di ku e ke lexuar qe paska rradhe pra qe ne fillim saliu pastaj rama. Ti ke ramen e belinden qe jane ne flagrance cdo dite dhe bejne cdo dite dem dhe nuk ndihesh! Ca do nga drejtesia. Ta lere ramen rehat?
Or taj krimi me i rende ne kodin penal shqiptar eshte vrasja jo hajduteria. Keta Argitasit e SPAK refuzuan ta hetonin 21 Janarin deri sa gjykata e Strasburgut tha qe eshte krim shteteror. Po behen tre vjet qe nga vendimi i Strasburgut dhe 16 vjet nga krimi e keta as e cajne trapin fare. Meqe qenke kaq i shqetesuar per hajduterine pse nuk ndihesh fare per hajduterine e te djathteve? Ku jane akuzat per rrugen e kombit te Bashes?Hidrocentralet e Berishes?Fondacioni i Liri Berishes?Puset e naftes se Albana Vokshit? Apartamentet e vilat Nokes?Gjithashtu nje person nuk mund te jete kryeminister dhe ne burg ne te njejten kohe. Pra ja ke fut kot plako se nuk ka kryeminister aktual ne burg.
Ka lezet! Italia e ben me referendum nga populli! Ne qe kemi 140 deputete te turpshem pse duhet ta bejme ne parlament? VETEM REFERENDUM!
Pa u asgjesuar Spak Gestapo kriminale e Saliut nuk ka drejtesi ne Shqiperi,ata paguhen 130 mij dollar ne vit per te bere inventarin e brekeve dhe sutjenave te grave jo per te hetuar krimet e Saliut.
Nroq, hajdutet duhen kapur. Edhe kur kapen per breket mire eshte! Ska rendesi. Al kapone kishte bere 100 vrasje por u kap per evazion fiskal! Rendesi ka te krijohet edukata qe shkohet ne burg po je politikan i korruptuar! Ne cilen drsjtesi valle do ta kishim pare ilir meten ne burg, veliakn ne burg, tahirin me burg , berishen arrest shtepie (edhe pse duhet te ishte ne burg), beqjan ne burg, ballukin ne dere te burgut! Duhet ta mbeshtesim kete drejtesi! Se po perfunduam prap si drejtesia qe kishim, jemi te marre fund! Me mire nje drsjtesi jo perfekte por qe funksionon, sesa nje drejtesi qe i thote Rama ke te arrestoje e ke jo!
Sa idiot je o Ndrequ! Pa 21 janarin nuk ka per te pasur jurre drejtesi ne ket vend more bole. Sa per korupsionin, ne Tirane ka me pak se ne Berlin apo Washington. Korupsioni nuk eshte i keq sepse ai grasaton kapitalizmin si sistem. Korupsioni mbaron ne diktaturen komunizem ose ate fashisto-naziste.
Nuk ka referendum qe rregullon juristet e Saliut,shikoni Gjin Gjonin,ju shmang vetingut se kishte vjedhur,po Saliu e beri deputet,shikoni ate Ndojin e Durrsit e shkarkoj vetingu Saliu e beri deputet. Spak dhe Gjkko jan mbushur me gjin gjoner qe godasin pa meshir edhe per nje arke sardele dhe krimet e Saliut I kan mbyll ne sirtar oer te mos I hapur kurr.
Po te ishte spak i saliut nuk e fuste saliun arrest shtepie, dhe meten ne burg. Dhe lalin ne burg nuk e fut saliu po SPAK! Keto jane justifikime. Shkoni bashkoni votat me saliun se gati e keni per ta ndryshuar Reformen
Pa u nxjer jasht ligjit pd dhe ndihmsja e saj Spak Gestapo nuk do ket qetesi ne Shqiperi Saliu cpif,Spak Gestapo I kthen ne indicie qe te arrestoj zyrtaret socialist. Kjo ka 6 vjet qe ka filluar,dhe e fundit eshte Belinda Balluku.
Soaku ketej e tutje do quajtur Spaku I te permbrendshmeve te grave ose sutjenave dhe brekeve,shkurt SSB Spak-Sutjena-Brek
Popull mbrojeni me gjak reformen ne drejtesi nga Rama dhe Berisha! Vetem berisha, meta, rama balluku, veliaj, se duan SPAK. Tere pjesa tjeter e popullit e do!
Populli kurre nuk do mbroje dumanizmin e Saliut, pa le pastaj ta mbroje me gjak. Berishizmin populli po e shtyp si tartabiqe, kjo eshte evidente. E njejta do ndodhe me dumanizmin qe merret vetem me breke grash qe blihen tek dyqani i Karmines se familjes nongrata.
Mero nuk eshte si thua ti e verteta dhe me vjen keq te ta them se jam lexues i rregullt i shkrimeve te tua prej shume e shume vitesh. Qellimi final i Melonit ishte te dermonte gjykaten, nepermjet kapjes se prokuroreve, qe edhe pse me instituzione te vecanta, te perfaqesonin akuzen duke u varur nga ministria e drejtesise. Procedura e zgjedhjes me short te antareve te Keshillit Kombetar te Magjistratures - i cili megjithe te metat qe permban, ka ne perberjen e vet personalitete si ne fushen e jurisprudences ashtu edhe ne perzgjedhjen e antareve laike, - duke perfshire edhe ata juruste qe dilnin nga bangat e shkolles, e tregon qarte shpartallimin e atij organi te larte. Por edhe perzgjedhja per te dy istituticionet, magjistrature e prokurori, te anetareve laike behet nga parlamenti, dmth maxhoranza, duke bere keshtu qesharake shortin, i cili do te ishte formal, pasi kedo qe di kapte dora ne kuti do ishte sherbetor i maxhorances. Megjithese prokuroret dhe gjykatesit nuk nuk perfaqesojne realitete te ndara, eshte fakt qe mbi 50% te ceshtjeve humbasin prokuroret ketu ne Itali dhe kjo pergenjeshtron mendimin se ata jane bashke dhe mbrojne njeri tjetrin. Kam lexuar deklaratat e shume gjykatesve te huaj qe e cmojne drejtesine italiane si nje nga me te mirat ne bote. Per mua fajet me te medha ne ngathtesine e proceseve e ka politika si ne mos plotesimin e vakancave te shumta ne sistem, ashtu edhe zhdervjellesine ligjore. Gjykatesit zbatojne ligjin dhe pike. Sa per paralelizmin me sistemin gjyqesor ne Shqiperi eshte si dita me naten. Nuk ka fare krahasim, po fare. Aty sistemi eshte nje peshk i qelbur ne grepin e Qoftelargut, qe e ka bere dhe do ta beje ate vend pershesh. Riberja e reformes eshte thelbesore sidomis per controllin, the ketu jam dakort me ty por duhet shume kujdes e profesionalizem qe nga e varur terresisht nga njera ane, te mos bjerre prehe e pales tjeter. Qe akusa te perfaqesoje shtetin aty, eshte e rrezikeshme sot dhe vdekjeprurese mot, nese nderrohen sejmenet ne qeveri. Prandaj JONTROLL, KONTROLL, DHE KONTROLL mbi ate masse te papergjegjsmish por me sensin e te URTEVE TE VENDIT, per fushen dhe jo
Mero ,jam dakord me ju kur thoni qe reforma jone e drejtësisë do reformuar.Por kur flisni per ate ne Itali ,me vjen keq por s'paskeni kuptuar gjë.Ndarja e prokurorisë nga gjykatat ishte fasada e ndryshymeve qe shumica parlamentare e Melonit donte te bente.Me ndryshimin e shtate neneve te kushtetutës synohej venia e sistemit te drejtësisë nen kontrollin e politikes qeverisëse.Populli Italian edhe pse e dëshiron shume ndarjen e prokurorisë nga gjyqësori,(ka me mijra raste te ngjashme me ato te SPAK-ut ne Shqiperi,burg pa gjyq ose bindje te verbër te gjyqsorit ndaj kërkesave politikisht te motivuara te Prokurorisë)nuk u mashtrua.I tha JO venis se sistemit te drejtësisë nen kontrollin e te djathtës qeverisëse ku një eksponent i rëndësishëm i partisë se Melonit,Kryetari i Senati mban mbi tavoline bustin e atit shpirtëror te kesaj partie,ate te Musolinit.
Ore B.S. ke luajtur nga mendtë ti ?! Kush të paska thënë ty që kryetari i senatit , Ignazio La Russa , mban në tavolinë bustin e Mussolinit ? Pavarësisht ideve që La Russa ka pasur në rini , vite më parë në lidhje me Mussolinin , qëkur ka qënë ministër i mbrojtjes nga partia e Finit në qeverinë Berlusconi , ai ka hequr dorë nga simpatitë fashiste , jo më tani që është kryetar i senatit dhe që me kushtetutë , është zëvendës i Presidentit të Repubblikës . Një akt i tillë si ai që përmënd ti nga ana e La Russës , sipas kushtetutës , e shkarkon automatikisht nga të gjitha funksionet politike . Mos u bëj më i ditur e më kompetent se sa je .
Ti je prej 34 vjetësh une prej 35 vjetësh.Te thuash diçka qe mund te mos jete e vërtet,ka te bej ose me një informacion te gabuar ose me keqdashjen, aspak me zgjuarsinë e me kopetencen sic me "zgjuarsi " e trajton ti.Sa per vërtetësinë e asaj qe kam thënë,burimi është vet La Russa.Cudi prej 34 vjetësh ne Itali dhe nuk e ke dëgjuar kete pohim te tij qe ai ne studion e tij ne shtëpi mban mbi tavoline Musolinin.Kerko dhe do t'a gjesh.Pastaj ne komentin tim une kam dashur te ve ne dukje mashtrimin qe Meloni e kompani donin ti benin popullit italian,duke shfrytëzuar pakënaqësinë e tij ndaj këtij problemi,ate te karieres se pandare te prokurorve e gjykatësve.Por italianet nuk hëngrën dhe i thane ik pirdhu Melonit
Shkruaj ne google search Mussolini e La Russa dhe do te mbetesh i "kenaqur",por s'besoj te kesh mirësinë te kërkosh falje.
Per ty qe ke 34 vjet ne Itali. Nuk e di e bere kerkimin qe te sugjerova ne Google.Ne qofte se e ke bere atehere,sipas kritereve te tua per diturine e kopetencen,je ti qe ke luajtur nga mendte dhe ke kerkuar te hiqesh me i ditur e me kopetent se sa je.Dhe me i dituri e me kopetenti,gjithmon sipas kritereve te tua,jam une.
Per ty qe ke 34 vjet ne Itali. Nuk e di e bere kerkimin qe te sugjerova ne Google.Ne qofte se e ke bere atehere,sipas kritereve te tua per diturine e kopetencen,je ti qe ke luajtur nga mendte dhe ke kerkuar te hiqesh me i ditur e me kopetent se sa je.Dhe me i dituri e me kopetenti,gjithmon sipas kritereve te tua,jam une.
Per ty qe ke 34 vjet ne Itali. Nuk e di e bere kerkimin qe te sugjerova ne Google.Ne qofte se e ke bere atehere,sipas kritereve te tua per diturine e kopetencen,je ti qe ke luajtur nga mendte dhe ke kerkuar te hiqesh me i ditur e me kopetent se sa je.Dhe me i dituri e me kopetenti,gjithmon sipas kritereve te tua,jam une.
Unë nuk kam nevojë të bëj kërkime në Google për La Russën , sepse e di shumë mirë që ai është një pasardhës dhe simpatizant i Mussolinit dhe fashizmit . E di shumë mirë edhe atë që dikur ai ka pranuar që mban në shtëpi relika fashiste dhe bustin e Mussolinit . Por ti shkruan : " Kryetari i Senatit mban mbi tavolinë bustin e atit shpirtëror të fashizmit " . Duke i përmëndur ti detyrën e tij si kryetar i Senatit , nënkuptohet që mban statujën në zyrën e tij në Senat , gjë që siç të shkrova , automatikisht do të shkarkohej nga detyra . Pastaj , se çfarë mban në shtëpinë e vet sejcili , në tavolinë apo në raft , askush nuk të ndalon e nuk të ndërhyn . Sa për referendumin jam me ty dhe jo me Melonin , kam votuar familisht NO , katër vota dhe vazhdimisht kam votuar të majtën . Falje nuk kam pse kërkoj , po ditë të mbarë , të uroj .
Sidoqoftë e paske bere kërkimin ne Google.Nga një mohim drastik ne një pranim te pjesshëm.Verte qe ne shtëpi mund te mbash çfarë te duash,por ato qe mban kane lidhje me bindjet dhe nostalgjinë.Te mbare e pac edhe ti ditën.
Per fat te keq eshte mese e vertete qe La Russa ka bustin e Mussolinit ne shtepi. Une ju kuptoj qe per ju eshte i pa konceptueshem fakti qe nr 2 ne shtetin italian mund te jete kaq i papergjegjshem, por po te futeni ne google gjeni pergjigjen qe ju zhgenjen. Jane shume rezuktate ne google mbi kete ceshtje por une po ju citoj njerin fjale per fiale: "Ignazio La Russa, attuale Presidente del Senato italiano, ha confermato di possedere un busto di Benito Mussolini, ereditato dal padre, dichiarando che non intende disfarsene poiché lo considera un cimelio storico e un ricordo familiare."
Ndigjo ketu ti Ndrequ,Saliu jasht burgut, dhendri jasht burgut,21 Janari jasht hetimit, Gerdeci jasht hetimit,dhe cdo gje e kriminelit Sali jasht hetimit,gjyqi Partizanit mbaron ne 2036 kur Saliu te ket ikur ne ate bote.Meta eshte koleteral qe te shpetoj Saliu. Besoj se kuptove dicka
Dakord shume per saliun e kompani! Duhet te ishin brenda. Po ti kupton gje qe rama do ta reformoje drejtesine per ta bere me te drejte?
Po faktikisht njerezve te thjesht ju dhimbsen politikanet se po bejne burg,se shikon s’do hane buke.Ne vende normal dhe me njerez normal nuk i kane zota politikanet o Mero!
Nga "Regjimi Ulsiut" tek "Korporata e Drejtesise" jane menyja e marmallates qe Mero mekon gurmaze militantesh per tu mbajtur gjalle frymen e partishmerise e besimin tek Rilindja tashme e dhjere e shurros koke e kembe nga Bela-te seriale.
NJE REFERENDUM KA VLERE; A JENI DAKORD TE SHKOJNE NE TE S'EMES KETA TE VETEQUAJTUR POLITIKANE?! 100 PERQIND DO TE VOTONIN PRO! Ka shoqeri civile e shqiptare ta coje ne vote nje pyetje kaq te thjeshte? Edvini kujton se po futi koken dhe poturet ne BE, ajo do ta mbroje nga populli shqiptar per gjemat e bemat e tij me Saliun dhe jo vetem! Cfare injoranti! Sa mundi ta mbroje USA Saliun aq do te mund te te mbroje dhe ty BE! Fatin tuaj sot e mot, direkt a indirekt e vendos ZOTI dhe POPULLI SHQIPTAR!
Meroja, nder te tjera thote: "Në çdo sistem të lirë dhe të pavarur, akuza dhe vendimi i gjykatës janë dy gjëra shumë të ndara dhe aty qëndron edhe magjia e drejtësisë. Tek ne janë e njëjta gjë." Nga e gjete kete konkluzion o Mero? Kjo eshte njesoj sikur te arrish ne konkluzionin qe ne rogulloren e futbollit te FIFA-s thuhet qe ne nje ndeshje futbolli arbitri eshte lojtari i 12-te i skuadres vendase. Skuadra e spak-UT, nen gjykimin e repte te arbitrave profesioniste kane arritur fitore te rendesishme ndaj grupeve kriminale te perfshira ne vrasje, trafikime e krime ekonomike te shumta. Po keshtu po i tregojne dhembet skuadrave te skalionit qeverites qe vjedhjen e quajne detyrim kushtetuese persa kohe jane detyre . Une uroj qe te hidhet ne referendum te gjitha ato qe edhe ti mund te propozosh per te ndryshuar "korporatizmin e drejtesise", perpose qeverise dhe keni per te marre NOC Rrokun. Populli ne shumice te tij perkrah punen e SPAK-ut dhe te Gjykates se Posacme. Por nese qeveria, bashke edhe me deputetet e opozites te saliut do te kerkojne ndryshime ne legjislacion, dije se atehere populli i thjeshte do te ngrihet tamam per ti zhdukur pergjithmone keto grupime politike uzurpuese te pasurive kombetare.
Mero ,per problemet e drejtesise se "reformuar" ,me vlerë per tu lexuar jane shkrimet kritike te z Plarent Ndreca dhe te z Ylli Manjani.
Për shkak të disa neneve perverse, siç është liria e SPAK për të vënë nën përgjim çdo gjyqtar të GJKKO ... Te duket nen pervers pergjimi i gjyqtarve apo politikanve Ty Mero po nje gjyqtar i drejte apo politikan i drejte ska frike nga pergjimet o zotri se bene detyren sipas ligjit kushtetutes. Eshte ligj pervers se ti je atije lloje se keni hall se ju pergjojne tipat si puna jote bashke duke kerkuar ndere ke te nxjerin nga burgu per pislliqet qe beni ju me miqte tuaj... Eshte perves ligji qe denon me sherbim prove apo 1-2 vjete burg nje politikan qe ka Vjedhur taksat gjakun e shqiptave te ardhmen e femijve te tyre qe bene ndere favorizim tenderash zhdukin barazine... Eshte perverse po thua zoti Mero te pergjoshe gjyqtaret ata gjyqtare qe kane lene te lire kriminela qe kane dhene pronat ne favore te hajdutve me letra fallso... Keta lloje kategorie kur bejne krime qe faktohen me prova duhet te denohen minimumi mbi 10 vjete burg e siper Ju e banda juaj pervese. Ky eshte ligj 10-30 vjete burg