Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

13 Mars 2026, 17:01Editorial Mero Baze

E gjithë çfarë ka ndodhur në kryesinë e Partisë Socialiste është qartësimi i qëndrimit të Kryeministrit Rama që Partia Socialiste nuk do të dorëzojë çdo kokë deputeti në sini për paraburgim, pas tepërimit ekstrem me masat e sigurisë që SPAK dhe GJKKO kanë aplikuar ndaj zyrtarëve të lartë, me paraburgosje, ende pa ngritur akuzën. Aplikimi i këtij qëndrimi të ri politik fillon me çështjen Balluku, madje merr shkas dhe nga profili i lartë i saj, por do të jetë një qëndrim i përhershëm. Nga ky qëndrim përfitojnë vetëm ata që janë deputetë dhe kanë imunitet për paraburgosje. Për burgosje pas dënimit nuk ka askush imunitet, kështu që nuk cenohet as drejtësia dhe as pengohet hetimi, pasi si dhe në rastin e Ballukut, zyrtarët nën akuzë vazhdojnë të shkarkohen nga detyrat ose të japin dorëheqje.

Kështu që në këtë pikë Kryeministri ka të drejtë t’i imponohet grupit parlamentar me qëndrimin e tij politik në një fazë kritike të zbatimit të reformës në drejtësi, ku politikat represive dhe akuzat populiste po dominojnë të drejtën e të akuzuarve për t’u mbrojtur dhe për t’u ballafaquar me faktet, që dalin më parë në media se sa shkojnë në duart e të akuzuarve.

Debatet në kryesinë e Partisë Socialiste kanë qenë nga dy anëtarë të kryesisë, të cilët më shumë se sa debat kanë kërkuar të jenë më të informuar për problemet politike dhe qëndrimet që do mbajë partia në raste të tilla si ky i Ballukut, përderisa në disa raste të tjera siç është rasti Bllako apo Ahmetaj ka pasur qëndrim tjetër. Dhe kjo detyroi Edi Ramën të shpjegojë që kjo është votë për një qëndrim të ri të Partisë Socialiste dhe të tij dhe jo votë për Belinda Ballukun.

Ajo që Edi Rama ka gabim në këtë pikë është që vazhdon e shpjegon çdo ditë se masa ndaj Ballukut ishte ekstreme pasi akuzat ndaj saj janë të buta, pasi nuk është akuzuar për korrupsion por për pabarazi në tendera apo ndikim të paligjshëm.

Ky arsyetim juridik i Ramës është i gabuar dhe e dëmton Ballukun, pasi mund të nxisë SPAK për akuza më të rënda, qoftë dhe arbitrare, derisa ta detyrojë Ramën me fjalët e veta t’i heqë imunitetin asaj dhe pastaj nuk ka shumë rëndësi nëse akuzat rrëzohen në gjykatë.

Kryeministri duhet t’i qëndrojë arsyetimit të tij politik që socialistët nuk kanë ndërmend të dorëzojnë zyrtarë të lartë deputetë për burgosje paraprake pa përfunduar hetimi i plotë dhe gjykimi. Ata nuk duhet të bëhen gjykatës të fajësisë apo pafajësisë së ministrave dhe deputetëve, por vetëm mbrojtës të një standardi politik që vendosin. Pasi kështu siç po shkon beteja mes SPAK dhe qeverisë, të dy palët kanë ndërruar pozicion. Qeveria bën arsyetime juridike për të mos lejuar heqjen e imunitetit, ndërsa SPAK bën llogari politike për statistika, duke mos bërë asnjëri punën e vet. Pra qeveria jep arsyetime juridike kurse SPAK jep arsyetime politike.

Kjo duhet të marrë fund. Secili nga llogoret e veta është legjitim në luftën e vet me kompetencat që ka: SPAK me arsyetime ligjore, qeveria me arsyetime politike. Ashtu si SPAK ka të drejtë të shfrytëzojë çdo nen dhe germë të kodit penal, ashtu edhe qeveria ka të drejtë të shfrytëzojë çdo nen dhe germë të ligjit për imunitetin e deputetit.

Por nuk kanë pse ndërrojnë rolet që SPAK të merret me politikë dhe qeveria me drejtësi.

Sa i përket debatit brenda Partisë Socialiste për viktimat e SPAK, ai është një debat i humbur prej kohësh. Socialistët nuk kanë asnjë arsye të jenë krenarë për veten e tyre në këtë pikë. Ata kanë votuar një reformë në drejtësi që u ka hequr shqiptarëve të drejtën për të marrë drejtësi dhe dhjetë vite më pas qytetarët janë shumë herë më të persekutuar nga kjo drejtësi se sa ajo e korruptuara që kishin.

Edhe në përplasjet e brendshme me njëri-tjetrin, socialistët, dhe këtu e kam fjalën për ata që duan të duken se kanë bindjet e tyre, ose kanë hyrë në një çetë ose kanë ulur kokën dhe s’kanë folur. Mjafton t’u kujtoj se një vit më parë një pjesë heshtnin për Erion Veliajn, të tjerë si Ulëziu me shokë bëheshin edhe të zellshëm si persekutorë për t’u dukur nxënës të zellshëm të SPAK dhe për të rregulluar ndonjë pazar të tyre me ta.

E vërteta është se SPAK e ka përdorur në mënyrë gjeniale gjendjen e grupacioneve brenda PS dhe i ka vjelur të gjitha palët “raportuese” për t’u bërë varrin të gjithëve, dhe mirë ka bërë pasi ka gjetur atë stan me lepuj. Dhe pas kësaj askush brenda PS nuk ka më gojë të thotë që është në burg se e kanë spiunuar shokët apo është shkarkuar se ka spiunuar shokët, pasi fakti që të gjithë i ka përdorur SPAK kundër njëri-tjetrit nuk është aq shumë meritë e SPAK sa dobësia dhe idiotësia e tyre. Tani nuk mund të thuash se dikush brenda PS është i aftë të përdorë SPAK kundër dikujt tjetër, por nuk është i aftë të shmangë SPAK kur i bie atij në kokë. Pra SPAK është treguar i drejtë me paburrërinë e tyre, pasi i ka masakruar të gjithë. Dhe tani është koha të ulin kokën dhe të shikojnë me dhimbje gropat që i kanë hapur njëri-tjetrit.

Raste për t’u treguar debatues kanë pasur plot. Ky i fundit nuk ishte rasti, pasi nuk ishte tamam për Belindën, por për të gjithë ata që mund të ballafaqohen me situata të ngjashme me të. Dhe është qëndrim i iniciuar nga kryeministri i vendit, i cili në këtë rast merr edhe përgjegjësinë për një betejë më të gjerë me diplomatët apo kancelaritë perëndimore që duan të kuptojnë këtë qëndrim të ri.

Prandaj nuk ka ndonjë lajm të ri nga fronti i socialistëve sa i përket debateve brenda tyre. Thjesht e kanë kuptuar se betejat pas shpine ndaj njëri-tjetrit i kanë futur të gjithë në gropë, duke i dhënë SPAK merita që nuk ka. Ata në të vërtetë janë "heronjtë e heshtur"  të SPAK. Dhe natyrisht viktima të merituara të tij.

32 Komente

  1. R
    Rota

    Ik o rrot k

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Pse Rama, ne dallim nga te gjithe socialistet e tjere me pare, ka vendosur te mos e leshoje Ballukun?! Pse Rama shkon deri atje, sa te prishe marredhenien preferenciale qe kishte me BE, per te mbrojtur Ballukun?! Pse Rama rrezikon procesin e intgegrimit per te mbrojtur Ballukun?! Keto jane pak a shume pyetjet qe ben cdo shqiptar sot. Pergjigja eshte e thjeshte fare: sepse zonja e nderuar dhe e respektuar Balluku, e ka kapur Ramen fort per loqesh; sa me shume i ngushtohet laku nga SKAP-i, aq me shum ja shtrydh loqet kurvit te saj, dmth palloshit te gjate Rames. Sado qe po perpelitet Rama, ai do te bjere bashke me BAllukun; kjo e fundit do ta marre me vete, dhe ashtu rrokopuje, dor-per-loqe do te vejne ne esfel.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kajmakeria e Rilindjes

      Fort te perndershmit Socialiste (me percaktues meritojne RILINDAS) po merren neper kembe padrejtesisht nga SPAK! Ai SPAK pra "fundi i pandeshkueshmerise" ose "shansi i fundit per Drejtesi" eshte duke masakruar ata Heroj te heshtur (me sakte do ishte YJE TE PASHUAR) rreth e rrotull Rames qe po e bejne diten nate neper zyra per te tenderuar, licensuar e leshuar koncesione pa asnje kacidhe te humbur kot deri me sot...(me perjashtim te nja 1.1 Miliard Euro tenderime te vetem Beles aq sharmante qe SPAK e mori me qafe me ato akuza si Heroine e heshtur e tenderimeve..)

      Përgjigjjuni
      1. L
        Learta

        Kam thon edhe po thom se lider si Albini lindë një herë në 200-300 vite. Nuk e mirrte gruan dhe gocën e tijë në takime të niveleve të larta të duket si monarkë apo mbretëri si që bënte Vjosa. Nuk thoshte asnjë fjalë të keqe për Vjosën para gazetarëve të financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe si që thoshte Vjosa! Nuk bleu vila në Marigona Hillë si që bleu Vjosa! Vjosa u tregua shumë e uritur për paranë e qytetarëve të Kosovës për të përmbushur egon e sajë të luksit nga një popull që nxjerrë fëmijët e tyre dyrve të botës për të mbijetuar. Kur, gratë e egoizmit të tyre hedhen si të ishte monarke apo mbretëri tek një popull që nxjerrë fëmijët e tyre dyrve të botës për të mbijetuar ato janë komplet si tya Vjosa Osmani. Pasi u mungojnë votat legjitime të qytetarëve të Kosovës ato vetëkënaqen me like fallco apo nga të njëjtët persona që mbështesin edhe Budri Hamzain, Lubomir Arpaxhikun, Ramush Haraqin. Vjosa u nxjerrë dhe u shqelmua si letër tualeti nga LDK-ja e uzurpuar nga komunistët e Rankoviqit dhe Millosheviqit dhe mbetjet e tyre! I shtriu dorën Albini e ngriti nga përtoka! Ajo nga egoizmi i sajë u shëndrrua në mos mirënjohëse dhe filloi të shqelmoi ata që e ngritën.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pejani

          Ça të ka thënë doktori në kontrollin e fundit? Mos e nënvleftëso! Sepse bëhesh më keq dhe nuk ka doktor që të mer përsipër pastaj!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Learta

            Ti nuk je pejon por je produkt i spermes serbogreke. Mi rrofsh bolet mu dhe te madhit te kombit Albin Isaboletin Kurti.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetar

              Ik mor ti, me emër femre , "Learta" , ik e ban propogandë për albin koqen ku të duash , por jo këtu, e ke kot .

              Përgjigjjuni
        2. H
          Haka Tekizoti

          Arsyetim i saktë. Por në gjithë këtë zallamahi për mos-heqjen e imunitetit të habit fakti që askush nuk thotë që, në qoftë se Kuvendi duhet t'i thotë po çdo kërkese për heqje imuniteti atëherë norma, ligji, rregulli apk e drejta e Kuvendit për të vendosur për këtë është thjesht një tallje cinike, përderia qenka i detyruar të bljë vetëm noterizimin e kërkesës.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alesander

            Kuvendit kushtetuta i ka lene kete klauzole qe te mbroje anetaret e vet nese ata sulmohen per arsye politike, ne nje rast hipotetik te tille kuvendi nuk duhet ti leshoje anetaret e saj, por ne rastin e te pandehures belinda balluku nuk ka asnje arsye politike dhe kete e pohojne avokatet e saj... me pak fjale ky deputet po mbaahet ne kuvend vetem pse kete gje e do edi rama. sigurisht qe kuvendi duhet te bente noterin ne rastin e zonjes dhe ti hiqte me vrap imunitetin se ja ku jemi tani... me negociata praktikisht te ngecura (dhe do dali tymi shum shpejt po prit)

            Përgjigjjuni
          2. T
            Te verteta qe dhembin

            O Mero, po i kane bere llogarite mire me Saliun. Te dy palet ndajne vendet e mira te punes ne administraten publike, biznes, media, nderkohe qe ia lirojne dhe shtrengojne SPAK -ut litarin sa dhe kur te duan! Berisha ben sikur sulmon e keta bejne sikur mbrohen! Te dy pslet e dine qe njerezit e tyre dhe vete ata spak nuk I denon dot se KANE KAPUR GJYKATAT! TE GJITHE KETA DO TI NXJERRIN TE PAFAJSHEM DHE DO TE MARRIN LEKET E BURGUT! Kete show e bejne gjoja se e do integrimi dhe Populli! Ne fakt vetem Populli e do se BE e do lavatrice pastrimi parashe Shqiperine dhe te korruptuar qe te bejne me kollaj dallavere ketu! Nga kjo digjen vetem ata qe jetojne vetem me pune te ndershme!!! Shqiotaret me se shumti se pakicat ketu si serbe serboboahnjak gorano bullgare Rome LGBT vllehe etj kane vjedhur per 100 breza!!!!!! TEATER SALI RAMA E RAME SALIU NEN DIRIGJIMIN E ARMIQVE TE NJOHUR E TE RINJ TE SHQIPERISE. SERBO RUSE GREKE CIFUTE!

            Përgjigjjuni
            1. F
              F.Balliu

              Hiqni emrin Edi Rama dhe vendosni atë të Sali Berishës,hiqni emrin PS dhe vendosni atë të PD dhe do shikoni që është i njëjti editorial që merushja ka shkruar para një muaj mbi çështjen veliaj

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zullumi duhet te keputet ne shqiperi

                Njerez, po byroja politike, kupola mafioze e regjimit komunist qe u denua mean burg te paperfillshem ne numer vitesh, lere qe dhe kur dolen nga burgu a e dini qe Sali Berisha me shoke i kane shpallur te pafajshem dhe u kane paguar shume miliona dollare si demshperblim burgu? Dhe kete gje asnje media nuk guxon ta publikoje??!! Sali me shoke kastile nuk i denuan dhe i demshperblyen se keshtu do te shpetonin dhe veten nga zullumet 35 vjecare te tranzicion-korrupsionit qe nuk po i dihet fundi....!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iso

                  Mero! Sinqerisht je i papare me analizat tua mese perfekte por kisha nje pyetje,megjithese ne nje fare menyre e kuptoj ne shkrimin me siper.Pyetja eshte:-perjashto gazeten tende qe eshte realiste dhe e pandryshuar ne qendrimin e saj,minjet ne te gjitha mediat e tjera kane filluar te levizin duke ndryshuar qendrimet e tyre,kane ndjere ndonje termet dhe po fillojne lepirjen tek ndonje sume tjeter?thano e ka filluar ka ca kohe,sot edhe bole ino.Ne kete editorial ti ua vure ne dukje shkerdhatelliqet qe i kane bere njeri tjetrit por pa mbajtur anë.Te lumte!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    epo

                    Per sa kohe qe Rama dhe socialistet nuk deshirojne te pranojne publikisht qe vetingu qe bene ishte i deshtuar dhe fallco dhe nuk deshirojne te pranojne qe institucionet e drejtesise nuk jane ndertesat e ligjet por njerezit qe punojne ne keto institucione, zyrtaret socialiste dhe ne populli do te vazhdojme te jemi pre e inateve politike dhe hamkarrjeve te prokuroreve dhe gjykateve qe nuk kane asnje lidhje me konceptin e drejtesise. Drejtesia e re i ngjan me shume shikut te Gazidedes jo se nuk ka ligje te shruajtura mire por se ka brenda Erjon Banin,Dumanin,Brahon,Dadon,Prençin,Davidhin,Ullirin,Olldashin e shume e shume Argitas te tjere. Keta njerez qe refuzojne te ngrene akuza per masakra shteterore si 21 Janari te njohura si te tilla edhe nga gjykatat nderkombetare por te rrasin ne burg per breket e gruas, jane arsyeja kryesore e deshtimit te reformes ne drejtesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhezo Smokthina

                      I madh je Mero! Kur arrin në përfundimin, "Pra qeveria jep arsyetime juridike kurse SPAK jep arsyetime politike." je vërtetë mahnitës! Por, sidomos, kur si vetë Zeusi që lëshonte rrufe nga Maja e Olimpit, ashtu edhe ti lëshon nga lartësia e Peshtanit urdherin bombë: "Kjo duhet të marrë fund! Secili nga llogoret e veta....." urdhër që të kalle datën dhe bënë të dridhet gjithë shteti, ti vertete te le pa mënt në kokë!! He pikë e zezë në ç'vend rrojmë!....

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pashku

                        Learta! Paske emer te bukur dhe po qe se je femer merre edhe gruan e albinit e ta bejme nje treshe se dukesh qe ke pervoje.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mos e shani Meron .......

                          Kush mund te na tregoje pse Mero Baze eshte gjithnje dakord me Tabakun kur ajo vjell vrerin e Saliut kunder Shqiperise?!

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tung!

                            Baze, me duket se e ke thjeshte gabim arsyetimin tend, kur thua, qe deputeti nuk duhet te burgoset, pa perfunduar gjyqi, pamvaresisht nga faji.Por nqse deputeti vret dike, ahere ai sipas teje duhet te vazhdoje te jeter i lire deri sa te perfundoje gjyqi!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              SPAK është i nxituar, në marrjen e vendimeve për deputetët. Një ditë të bukur imuniteti shteron, mund të mos jesh as kandidat për deputet ose jo deputet. Në këto momente SPAK duhet të veprojë jo si organizatë partiake.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Besimi ka shkuar ushtar

                                Fillimisht Rama ka besuar te SPAK qe me vone ky institution u trasformua ne Nesti Angoni alias Bardha Kavajes. Te besoshe nuk eshte gabime, kur Rama e kuptoje qe kjo organizate dirigjohet nga familja kriminale Berrisha ndryshoje kurs . Te gjithe jemi per drejtesi , kur shikone qe nje vrases si Berrisha qe nuk denohet , si mundet te kerkoshe arrestimin e nje zevendes kryeministre députéte néné per nje akuze qe nuk denohesh (mos barrazi ne tender ) eshte qesharake .... Rama as Erion Véliaj nuk do ta leshonte por naiviteti dhe besimi te SPAK beri qe Nesti Angoni te perfitoje , ajo kohe ka mbaruar Tani fillone nje epoken tjeter.

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  vaso

                                  ore me verte jeni kaq naive dhe debile qe thoni qe Rama sduhet ta leshonte Veliajn?! Rama se shpejti do leshoje edhe gruan Linden se i ka dal emri keq ke torta e Akshit dhe aty do te vije fundi i tij, kur ti arrestojne gruan qe i ka dale emri mijra here ne dojset e gysit dhe mirlindes, po prit se do rrosh e do shohesh. rama dhe sera e tij do cmontohen sepse jane thjeshte nje bande kriminale qe bejne pazare ne kurriz te shqiptareve.

                                  Përgjigjjuni
                                2. N
                                  Nastradini

                                  Merhumi dhe Fevzo haxhiu jane te vetmit qe kane ndricimin tu tregojne rolet dhe vendet paleve dhe askush tjeter. Merhumi keshillon Ramutin si te dal nga muti dhe si te qeverise per te miren e Merhumit. Po ik o legen se ti je i pari qe gezon per paaftesine e Spak se te ishin me pak me shum mend dhe me pak me shum tope ata prokuroret e Spak ti sot do ishe ne qeli se nuk justifikon dot pronat e parate. Apo do na mbushesh mendjen qe i fiton nga shitja e fletushkes tende qe dhe po ta kish tirazhin 2 milion kopje ne dite sdo nxirrte dot as cfare deklaron ti si paga.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bravo skllever shqiptare

                                    Fatkeqesisht qenerit dhe sklleverit shqiptare nuk kuptojne qe Spak eshte i vemi institucion i pavarur ne Shqiperi. Pra i vemi institucion i ngritur nga nderkombetaret dhe qe nuk i ben fresk qeverise sic i ben cdo institucion tjeter! Pse se kuptoni qe demokracia eshte kjo? Mls degjoni ramen e mero bazen qe thone qe demokracia eshte kur te tere heshtin dhw vetem kryeministri flet! Mos degjoni Meron dhe Ramen qe duan te na mbushin mendjen qe kjo qe kemi eshte demokraci! RAMA sic ka bere PS, nje parti pa goje pa veshe pa sy pa mendim, pervec cfare nxjerr Rama nga goja, ka bere dhe Shqiperine. Keta duan qe shqiperia mos ekzistoje, mos kete mendim ndryshe por vetem ushtare te bindur te Rames! Kjo nuk eshte demokraci. Kjo eshte nje shtet si i do trapi rames ku asnje njeri dhe asnje institucion ska asnje vlere! Kjo Shqiperi do shkoje ne Europe? Vertete e hani ate qe ju thote Rama? Apo qe do t ju mbushe mendjen ne portal Mero Baze? Po europa ka institucione ku askush nuk e mban me Km se kush ishte pasi iken nga pushteti! Ku institucionet jo vetem jane te pavarura por jane me te forta se cdo individ i veshur me pushtet! Ju ngjan Shqiperia me nje shembull te tille??! Urime skllever!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      MH

                                      " ... Eshte vote per nje qendrim te ri , Jo vote per B. Baklukun " , ka urdheruar Sulltan Edvini . Me eufemik , me metaforik Rama ne krahasim me leksikun e kohes se bunkereve te Saliut . Eshte rastesi apo ndarjen rolesh ? Sepse ne te njejten tabele marrin vijen e shenimit .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        QK

                                        Socialistet ? Jo heronj te heshtur ( larg qofte) , Po engjej te Rene nga qielli . Jane vaksinuar forte dhe kolera berishiste ( ha te ham , Muco Gellava...!) u Ben marshallah

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Niku

                                          Problemi është qé juristët e gjykatave dhe SPAK-u bëjnë politikë dhe jo Shtet Ligjor ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Kjo është arsyeja që po i shërbejnë Berishës. Sa juristë kanë lënë Drejtësinë dhe janë bërë deputetë të Berishës?! Gjoni, Ndoja dhe të tjerë para tyre, jané shëmbuj që juristët janë të lidhur me politikën dhe ky është problemi që kërkon zgjidhje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shengjini

                                            E ke pikturu kët shrim, nuk e di a ka noj gjë tjeter të thuash, Mero i ke thën të gjitha je i hollë nga mendja shummm

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Ymer Abazi

                                              Heronjte e heshtur Socialiste, me ne krye Ramen e ne prapavije Bazen! Kishin besuar verberisht se SPAK do ishte ajo e dikurshmja "maja e shpates e partise" qe u rri te koka tere armiqve qe ka kryeministria. Nga kjo vjen dhe zhgenjimi i prapavijes tyre Mero, por qe tenton tua ktheje dhimbjen ne force me te tilla pacavure editoriale qe as vete nuk i beson.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Eva

                                                Ky Ramush Gjokoviqi i Gjllogjanit eshte bo prej Qobani ne Miliarder pa e pas 1 dit pune pa i than KURR askush " puna e mbare" pra dihet kush ka bashkpunu me Serbi dhe ka vjedh shtetin dhe popullin e vet me Miliarda € dhe te tillë ka ne Kosove dhe Shqiperi me qindra te tjere mos ma shum… E ky Milaim Znaqka per to ka tregu ish shefi i SHIK-ut se ka punu per Serbine Qetnike pra nuk pritet mire por vetem keq prej Shpiunave dhe Tradhtarve te kombit te cileve jau ka ndal Qeshmet e Hajnise Albin Kurti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  S ka drejtesi pa denoncues te guximshem

                                                  Te drejte ke deri ne piken ku quan pabureri denoncimin e nje vepre penale nga shoket...Pikerisht ky mentalitet turkoshak ka bere qe vrases si Berisha mos denoncohen dhe burgosen.Perballe ligjit s ka shoke po do te ndertosh nje vend ku hajduteria eshte krim dhe e denuahme nga shoqeria.Prandaj denoncimi eshte burreri jo paburreri se pastaj je bashkefajtor

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mero për çfarë trajton në këtë shkrim,je korekt.

                                                    Mero për çfarë trajton në këtë shkrim,je korekt. Pa u futur në hollësira të tre pushteteve në demokraci,që funkshonojnë alla shqipëtarçe të mo s harojmë asnjë sekondë se ne si të paeksperiencë,shtoBE,ShBA,pranuam që demokracinë do të na e drejtonte dhe kontrollonte një parti që u ururpua nga një komunist ekstremist,fanatik enverist?!!!… Dhe ai me lehtësinë më të madhe i rregulloji ligje,rregulla e tjera,për t’i shërbyer atij dhe vetëm atij sot. Sot në SPAK militojnë prokurorë plepash,prokurorë të papërgjegjshëm,pa pikë interesi kombëtar.Prokurorë që realizojnë mllefet,mëritë,pasjonet negative,shkurt njerëz pa integritet që para interash kombëtare vendosin i nteresat e tyre personale. Është krejt normale ky konflikt,midis pushteve, në kontrollin llogari dhënije dhe pamvarësi,që presupozon demokracija.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sass

                                                      Sot Lubomirit ju gris maska e mbetjeve të UDB-ashëve dhe komunistëve të Rankoviqit dhe Millosheviqit nga LDK-ja e uzurpuar për të bllokuar shtetin e Kosovës dhe vullnetin shumicë të votës së qytetarëve të Kosovës ishte e kordinuar shumë qartë me Vjosën, PDK-LDK-AAK-Ramoviqi-Grenell-Baton Stanishiqi. Andaj kishin frikë nga populli se po kuptonin dhe mundë të shpërthente në revoltë kur Baca Lilë u tha hapur se po të bënin kësi lloji Puçi në Turqi, do pësonin ndryshe dhe filluan me histeritë e tyre si shkinave kur ju shkon britma, o kuku lele...!!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje