Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

12 Mars 2026, 20:09Editorial Mero Baze

Nuk po flas për paralajmërimet për përmbysje pasi ato ndodhin çdo dhjetë ditë. As për tërheqje zvarrë dhe plumba kokës siç krekosen çdo dhjetë dy-tre manekinë kokëtrashë të Berishës. E kam fjalën për mungesën reale të opozitarëve në një betejë e cila simbolikisht për opozitën kishte kuptim të ishte e madhe.

Protesta e sotme, pra e 12 marsit, u la si protestë kombëtare në oborrin e parlamentit pikërisht për ta motivuar popullin opozitar me mbrojtjen e paralajmëruar që socialistët do t’i bënin Ballukut.

Siç u pa nga të gjithë, ky nuk ishte as protestë, as miting, por gati-gati as foltore, pasi nuk kishte të çmendur që flisnin si zakonisht. Foli vetëm Berisha dhe i përcolli në selinë e SHQUP.

Domethënë më shumë pati popull ambasadash kundër vendimit se sa popull opozitar.

Pse i ndodhi kjo fiasko opozitës së Berishës?

Arsyeja është se populli opozitar është ushqyer deri më sot me idenë e një Reformë në Drejtësi të dështuar dhe politike që ka arrestuar Berishën dhe Metën dhe ka mbrojtur Edi Ramën. Edhe pse kjo s’ka asnjë lidhje me të vërtetën, populli opozitar është më i prirur të respektojë autosugjestionin që u ka bërë Berisha se sa akrobacitë e tij.

Kështu ata e kanë më lehtë të dalin çdo të hënë para SPAK-ut ta shajnë bashkë me Berishën sesa në shesh për të mbështetur.

Në një farë mënyre Berisha pagoi sot çmimin e hipokrizisë së tij me drejtësinë. Atë që ai bën sikur nuk ka rëndësi, pra raportin me të vërtetën në politikë, tregon që edhe për më fanatikët e tij ka rëndësi. Ata nuk mund të gënjehen dy herë në mënyra të ndryshme për të njëjtën gjë. Drejtësia e re për ta ose është e mirë ose është e keqe. Kanë tre vjet që dalin në rrugë duke thënë është e keqe dhe sot s’mund të dilnin e të brohorisnin është e mirë.

Madje kjo krizë morale ndjehej edhe brenda sallës së Kuvendit. Belbëzimet e oratorit ishin aq të dukshme përkundrejt oratorisë së tij normale sa dukej sikur po sulmonin Damianin dhe jo Belindën. Motivimi brenda grupit, përveç grupit të kapsollave, dukej se qe i ulët dhe e vetmja linjë që ishte në një gjatësi vale me disa ambasadorë ishte qëndrimi i Tabakut.

Pra problemi i PD është se nuk i bëjnë punë as reagimet e ambasadave perëndimore, pasi edhe ato deri më sot i ka deklasuar si bashkëpunëtore të Edi Ramës dhe drejtësisë së re.

Por ajo që të gjithë duket sikur e mendonin në heshtje, si ata brenda në sallë dhe ata fakirët jashtë, ishte nëse ky qëndrimi i ri i socialistëve për të mos dorëzuar deputetët në paraburgim do të ishte i përhershëm apo jo. Dhe dukej sikur ishin të bindur se tani e tutje ky do të jetë një standard i PS si shumicë parlamentare dhe natyrisht i bënte të ndiheshin të qetë edhe nëse hetimet për 21 Janarin kërkonin kokën e Berishës në burg. Tani edhe ata e kanë një standard që i qetëson. Varja protestës.

31 Komente

  1. b
    bah

    Pra edhe Berisha nuk do te arrestohet per masakren shteterore te 21 Janarit pasi socialistet nuk do i heqin mandatin.Hajde shtet rrumpalle hajde.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      OOOOO Popull ! Ka HETIM.... AKUZE......GJYKIM .....qe mund te jete edhe DENIM ose PAFAJSI .. Parlamenti nuk mund te ndale arrestimin e personit qe DENOHET ! Kush pengon prokurorine te hetoje e te cojne ceshtjen ne Gjykate ???? Disa jane gjykuar e gjykohen ne MUNGESE Duket disa nuk kuptojne ..disa bejne sikur..........

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni , nen-kontraktor i Rames

        Behet e ditur , qe ne darke , Palloshi dhe Plaku Mere paten nje takim te frytshem , ku diskutuan per Show-un qe dhane sot , dhe perpjekjet qe ne te ardhmen bashkepunimi te jete me i frytshem ne dobi te familjeve te te dy funderrinave......llaf i sigurt , isha prezent vete ne takim , me besoni !!!!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mjere ne

        E kuptoni perse nuk munden kelyshet e komunisteve?! Sepse jemi popull fukara. Jane ne fuqi qe nga v.1944 sepse na e kane mbajtur koken ulur. Pronat, kurre nuk i kthyen tek i zoti duke ja u dhene dhe duke bere per vehte fukarenjte. Ketu qendron fuqia e tyre e votes popullore. Nje forme kinezerie alla shqiptarce.

        Përgjigjjuni
        1. b
          buh

          bah...Nese gjykata e gjen fajtor Berishen, automatikisht e humbet imunitetin dhe shkon ne burg. Shteti rrumpall qe ti ke ne mendje ka mare fund qe ne vitin 2013.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi bushi.

            Je pykë fare s'mer vesh fare çfarë bëhet.

            Përgjigjjuni
          2. L
            LLUMOKRACIA in action

            Sepse nje vrases nuk mund te akuzoje nje hajdute!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teo

              O Mero e di kushdo qe sa te jete Berisha, Rama mbreteron. Ama nese iken, Rama nuk e shtyn as 6 muaj. Kaq kuptoj une. Ndaj edhte detyre e Rames re kujdeset per Berishen.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bato

                Ore po te jete keshtu kush po e pengon ate tjetrin te dale e te rrezoje Ramen? Nese Berisha eshte pengese atehere i bie qe qenka faktor? Nese dikushi qe do rrezoje Ramen nuk e leka Berisha ta rrezoje atehere i bie qe qenka me i dobet se Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yyyppp Xhixhi

                  Nese Berisha iken sot, kush do e rrezoje Ramen per 6 muaj, Tik Llapa, Qorri i shoqates studentore “O Bela Ciao”, Gon Shehu me shtatin e tij vigan 1 pa 5, apo Tabakja pa bisht e Agron Kuliqit. Shkoni o loqe mos u masturboni ne te thate. Zgjedhjet e rradhes jane ne 2029, deri atehere do rrjedhin shume ujera, por me pare i thoni Llapes te dale ndonjehere edhe nga shtepia se ngeli rrugeve.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bravoooo

                  Députéti hetohet nuk e mbrone imuniteti ..por te kriminalizoshe nje gruan , nje néné , nje députéte , nje ministre per nje akuze para 5 vitesh per mos barazi ne tender dhe te degjoshe Bufin nje vrases vjedhjes i pandehur nje non grata nje komunist te beje morale ...eshte fundi botes

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    CDU ne pushtet ne Gjermani, lajm i keq per Ballkan

                    Vrasesi Sali eshte shndruar ne dashnor te drejtesise qe pritet ta denoje per 21 janarin. Ne kete lloj dashurie Saliu ka aleat ambasadorin gjerman. E imagjinoni ku jemi, a e kuptoni ku po shkojme ? Ne BE po shkojme thone shumica, dhe tamam ashtu eshte! Por a do hapet dera e BE-se? Kjo duket e veshtire te ndodhe. Rendesi ka te kemi Ameriken vella te madh, se po qe per Gjermanine e sotme, a ha, mall pa garanci. Nese ne Evrope vijne ne pushtet edhe AfD ne Gjermaani dhe Lepen ne France, atehere po qe mund te shpresojme sepse ajo lloj e djathte eshe pro Amerikes tone te dashur.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taulant

                      Kerrici Vucicit eshte kapur shah mat nga Gjermania e Hollanda . Ta harroj anetaresimin e Shqiperis ne 2030 bastardi. Balluku i hoqi masken me te cilen mashtronte Evropen gjoja se po bente shtet. 16mije faqe lemeri pergjime nxjerrin hapur grupin e strukturuar kriminal Rama-Balluku . Fatkeqesi per Shqiperine.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anita

                        Lider si Albini lindë një herë në 200-300 vite. Nuk e mirrte gruan dhe gocën e tijë në takime të niveleve të larta të duket si monarkë apo mbretëri si që bënte Vjosa. Nuk thoshte asnjë fjalë të keqe për Vjosën para gazetarëve të financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe si që thoshte Vjosa! Nuk bleu vila në Marigona Hillë si që bleu Vjosa! Vjosa u tregua shumë e uritur për paranë e qytetarëve të Kosovës për të përmbushur egon e sajë të luksit nga një popull që nxjerrë fëmijët e tyre dyrve të botës për të mbijetuar. Kur, gratë e egoizmit të tyre hedhen si të ishte monarke apo mbretëri tek një popull që nxjerrë fëmijët e tyre dyrve të botës për të mbijetuar ato janë komplet si tya Vjosa Osmani. Pasi u mungojnë votat legjitime të qytetarëve të Kosovës ato vetëkënaqen me like fallco apo nga të njëjtët persona që mbështesin edhe Budri Hamzain, Lubomir Arpaxhikun, Ramush Haraqin. Vjosa u nxjerrë dhe u shqelmua si letër tualeti nga LDK-ja e uzurpuar nga komunistët e Rankoviqit dhe Millosheviqit dhe mbetjet e tyre! I shtriu dorën Albini e ngriti nga përtoka! Ajo nga egoizmi i sajë u shëndrrua në mos mirënjohëse dhe filloi të shqelmoi ata që e ngritën.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlonjati

                          Moj Anita , po nuk është kjo tema që po diskutohet . Nuk po flasim për Kosovën , kemi problemet tona dhe nuk na interesoni fare juve, as Vjosa, as Kurti e aq më pak kosovarët .

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ylli

                            O vlonjat,ata jane gjysma jone osé ne jemi gjysma e tyre.Po,na intereson dhe shume bile,keto ndarje e bejne politikanet maskarenj

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            JNB

                            O Anita ,po dale mi motër kosovare,ne na thonë që Kosova është më lartë nga Shqipëria nga niveli jetesës.Ti na thua të kundërtën se në Kosovë nxjerrin fëmijët e tyre nëpër botë për të ushqyer familjet. Cila është e vërteta,më shumë mundësi është se ti gënjen për të demaskuar Vjosa Osmanin se ajo është pro amerikane dhe Kurti yt është kundër amerikanëve që i dhanë mundësinë Kurtit të bëhet dhe kryeministër.

                            Përgjigjjuni
                          3. n
                            niku

                            Kemi dy zgjedhje perballe njera tjetres ne votimin ne kuvend ,nga njera ane mendimi dhe votimi I PS dhe Rames nga ana tjeter mendimi dhe veprimi I saliut,ambasadave dhe spak.Mendoj se ne 2029 Rama dhe PS fitojne mbi 95 mandate..

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              USA citizen

                              PD e PS duhet te dalin perfundimisht nga duart e sali e edvin, nga sivellezerit apo te ngjashmit e tyre. Te meren nga shqiptare te afte dhe te ndershem. Kaq.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Castriotas

                                Anita ????. Vjosa doli nga shtrati.... i Edvinit... thone e virgjer....! Po kjo bajge, per tu dukur me e pranueshme per shqiptaret e Shqiperise se Albini, mundohej te fliste gjuhen toske, por ta neveriste kur fliste se nuk e bente dot! Mjerane karrieriste.... Albini eshte zemreku i Ores se Shqiperise dhe shqiptareve! Doni apo nuk doni ju te shiturit, te paditurit e te lajthiturit ne dy anet e kufirit!

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  UCK

                                  Al-Bin Kurt neomarksisti i VeteVrerosjes eshte thjesht nje rrk qe nuk mer vesh nga politka dhe shteti.

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Trojan

                                  SERBIA IS AN RUSSIAN UNFINISHED PROJECT IN BALKANS!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Sepse mashtrimi ka një fund. Sepse ditën , nuk dalin dot me kapuçin duke u maskuar. Sepse dukeshin sikur do bënin gjimnastikë mëngjesi. Sepse janë bërë si parashkollore. Sepse protesta ka dështuar nga misioni i saj. Sepse tjera më 22 Mars, nuk dihet se çfarë viti do zhvillohet pa Berishën. ......

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gjergji

                                      22 marsi ka kuptim vetem pa Sali Berishen dhe EDVIN Ramen. Te dy mbetje toksike te BLLLOKUT!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sa per dijeni

                                        Ti dhe te tjere qe komentojne si ty, me siguri keni qene ne turmen “Nano ik”. Edhe atehere vihej nje shenje barazimi mes Bishes se Vicidolit dhe Nanos. Shume thonin te ike Nano se do ike dhe Bisha. Nano iku dhe nga qeveria dhe nga dynjaja. Bisha vazhdon te jete verdalle. Sot si kori bretkosave keni filluar po njesoj vetem ne vend te Nanos, ne ekuacion keni futur Ramen. Bisha po aty. Tani te ngordhe Bisha nje here, pastaj Rama do ike kur mos ta votoje me njeri. Heren e fundit ne 11 maj 2025, i dhane plot 83 mandate. Zgjedhjet e rradhes jane ne 2029.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Mesuesi

                                        Z. Bato , ne e larguam Berishen nga PD , por Jo me dhune dhe me plumba , sepse ne jemi Demokrat , Jo dhunues , Jo banale dhe kurresesi vrases . Ai e rrembeu PD-ne me dhune , si pushtues , si vrases ... Dhe u ndihmuar dhe vazhdon te ndihmohet ne driten e diellit nga ai qe e goditi SPAKUN Jo me fisheke Manovre . Mire eshte , Jo vetem ti , te vini arsyetimin ne pune ... Z. Mero na Ve perpara nje fjalie pyetese , ndonese konteksi e paketon ate Brenda intonacionit pyetese dhe habitor dhe ne fund Ajo kerkon Jo vetem pikepyetjen , por edhe pikecuditesen . Sido qofte , Pertej kesaj , pergjigja , qe duket sikur e " Kerkon " edhe Z. Mero , eshte fare e thjeshte . Ata , rrembyesit e opozitarizmit , nuk Kane asnje arsye te jene te pakenaqur e , aq me pak , te revoltuar nga vendimi I Parlamentit , sepse Ajo eshte fitore e perbashket ...!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          JNB.

                                          Zoti Mësues ,të kërkoj falje që do përdorë një shprehje popullore: me nder i rruajtët bythën ,jo e larguat nga PD-ja.E blinduat SHQUP - in dhe nuk e mori, e pa që me forcë nuk mori zyrat po mori pëdëistat një nga një.Personalisht do të thoshja edhe Bashën,se e bëri të mos hapë gojën për ato që di për Bërishën si e thotë Xhozi.Po të hap gojën Basha Bërisha 24 orë nuk i mbush.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. I
                                          I gjithe pushteti Sovjeteve

                                          Natyrisht qe opozitaret ne vecanti e shqiptaret ne pergjithesi do ta braktisin betejen kunder Ballukut sepse jane grusht bashkuar rreth pushtetit Ballukeve me Palloshe te gjate perreth ...ashtu si qe dikur grusht bashkuar rreth partise qe vrau e pastaj groposi si qen gjyshin e Beles atje ku askush nuk e gjen...!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Km

                                            Ate sta dart PS e ka ruajtur gjithenje. Drejtesise I Jane plotesuar te gjitha kushtet per te vepruar sipas ligjit, sipas shkallen se fajit. Nuk ka luajtur asnjehere rolin e avokatit. NE rastin Balluku, I kerkohet Drejtesise te respektoje standartet, te percaktojne akuzen te mbeshtetur Ne prova, jo ne mendime subjective "eksiston dyshimi I arsyeshem...", qe te Mos vere ne te njejtin kandar krimin shteteror te 21 janarit apo gerdecin me ndikim in e paligjeshme ne percaktimi e fituesit te tenderit. Dhe me keq akoma, dy te paret livadhisin dhe thellohet Ne akte terroriste te tipit Molotov, ndersa tjetra duhet arrestuat se paraqet rezikshmeri edhe pa ASNJE kompetence ligjore e administrative. Ndaj u be shume mire qe nuk u lejua. Kjo duhet te behet standarti per drejtesine, si per personi me pushtet, ashtu edhe per njeriun e thjeshte.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Salimolotovi

                                              Për herë të së vërtetës foli edhe çuni Fahri Pordhës i cili ishte jashtë parlamentit si i dënuar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                Oficeri dulles

                                                Tokat nuk duhet te kthehen eshte Bere REFORME me ligj . Atehere I bie ballkaNin ta mare Turqia apo Persia e dikurshme. Apo romaket

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje