Një deputet i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar zërat që kërkojnë përjashtimin e Ervin Salianjit nga partia. Personi që ka kërkuar përjashtimin është Sali Berisha. Në rrethana normale një deklaratë e tillë do shkaktonte një lloj pështjellimi në PD. Por në fakt nuk ndodh asgjë. Të gjithë e quajnë thjesht një deklaratë që nuk i prish punë njeriu.
Një ish-sekretare për marrëdhëniet me publikun dha dje dorëheqje duke kritikuar PD për kufizim të kompetencave të personave që shpallen formalisht në drejtim dhe për një sërë vërejtjesh lidhur me mungesën e hapjes së PD, injorimin e figurave të votuara, procedurat jotransparente për listat etj.
Përpara saj disa figura të tjera të Partisë Demokratike kanë shkëputur lidhjet me partinë për të njëjtat arsye, madje disa i janë bashkuar dhe pushtetit të Partisë Socialiste.
Përsëri ka një indiferencë brenda partisë dhe nuk mërzitet askush. Vetë Berisha e quajti dorëheqje për arsye personale, ndërkohë që ajo i rendit probleme politike të PD.
Po përse PD nuk tronditet as nga disidenca dhe as nga dorëheqjet e zyrtarëve të saj?
Arsyeja është se PD e vërtetë nuk ka as deputetë, as zyrtarë, as institucione reale, as zgjedhje, as garë, as transparencë. Ajo ka vetëm një kryetar që i duhet partia si logo dhe vulë për hallet e tij dhe gjithë këta drejtues zyrtarë, deputetë e gjithkush tjetër janë formalitete që ai i ka për të gënjyer publikun. Ata do të kishin vlerë sikur PD të ishte parti reale, që të zgjedhurit në këto poste të kishin shkuar aty për shkak të fuqisë së tyre elektorale dhe ndikimit në shoqëri dhe mbi të gjitha sikur PD të kishte një demokraci të brendshme bazuar në statutin e saj.
Kjo gjë nuk ekziston dhe për këtë arsye çdo lëvizje brenda PD apo çdo vetëlargim prej saj nuk e prek qetësinë e Berishës, pasi ai nuk është aty për të pasur një parti të madhe që fiton pushtetin, por një parti formale që e lë atë në pushtet në krye të PD.
Në çdo rrethanë tjetër një lëvizje e Salianjit që mbush sallat më shumë se Berisha do ta kishte alarmuar çdo parti. Ai praktikisht po e bren PD nga brenda dhe mund të dëmtojë edhe më shumë nga pikëpamja elektorale, por për atë gjë nuk shqetësohet askush, pasi humbjet elektorale të PD prej 13 vjetësh e kanë gati justifikimin: “Na i vodhi Rama”. Kështu që nuk e trondisin Berishën.
Dorëheqjet po ashtu nuk e trondisin pasi ai atë që quhet kupolë e PD e ka fasadë. Kupola reale e PD është Berisha, djali, vajza dhe të vetmet rivalitete që ekzistojnë në PD janë ato mes djalit dhe vajzës. Për hir të së vërtetës, djali është kontribuues më i madh se vajza, se së paku paguan lek nga bizneset e veta për të mbajtur një parti për babain, ndërsa vajza maksimalisht kujdeset për të tek shtëpia për të pasur një baba për partinë.
Në këto kushte mos prisni që Berisha të ndjehet i shqetësuar nga lëvizja e Salianjit, disidenca e Alizotit, dorëheqjet e drejtuesve e gjithçka tjetër. Për atë ata janë një fasadë që e korrigjon shpejt. E vetmja tronditje për të është nëse zihen fëmijët me njëri-tjetrin për atë se kush po sakrifikon më shumë për ta mbajtur babain deri në vdekje kryetar partie.
Po dëgjuat lajme të tilla rrini vigjilent se diçka do të ndodhë. Deri atëherë rrini të qetë.
Te jesh antare i PD do te thote te jesh nje njeri pa vlere pa peshe. Aty eshte vetem familja Brisha te tjeret jane hiçi.
Sapo mora lejen e radhes se ndertimit . Faleminderit z.Rama....Te fala ke nga babai !!!!
Komentues te falenderoj per besnikerine qe tregon ndaj familjes time!
E kujt i plasi per familjen tende ? As te njoh se kush je !!!
Berisha e rimori emrin e partisë me ndihmën e pakursyer të Bashës dhe indirekt të Ramës ndaj s’ka problem me ata që largohen apo që ja merr Rama ai do vetëm vulën dhe deputetët se nuk do rrojë pa cak …
Po SHQUP-in e harove ??? Ështe goxha teritor dhe në vend të mirë , mbi të cilin janë projektuar ca KULLA , bile dhe gjeneral Gjungshi që j’a dhuroi u DËNUA me MANDATIN e DEPUTETIT .
Këndvështrim argëtues. Si gjithmonë i saktë dhe shumë i qartë për këdo që e lexon. Siç duken bathët o zoti Mero kalamajtë e këtij stërgjyshit nuk do të gëzojnë gjë, prandaj duhet parë më thellë në një strategji afatgjatë për ndonjë nip a mbesë, për të mos thënë ndonjë stërnip apo stërmbesë.
Sot tek TEMA lexova një shkrim I cili tregonte se dikur në epokën socialiste, fshatarët kishin ndjekur me hunj, të rinjtë që kishte dërguar Partia Komuniste, për të prishur xhaminë e fshatit................. . Dy nga të rinjtë pjesëtar të grupit që kishin shkuar për të prishur xhaminë kishin qenë Salih Berisha dhe Tritan Shehu......... . Ekzistojnë edhe foto të tyre me kazma e lopata duke shkuar për të prishur kisha e xhamia.......... . Për këtë Tritan Shehu, do të jetë deputet I PD edhe pas vdekjes........... . Tani pyetja është për Tomor Alizotin dhe Agron Gjekmarkaj: - A ndjehen të frustruar, apo të fyer që qëndrojnë gatitu para dy komunistëve të fundit që kanë mbetur në politikën shqiptare.......... Do të thuash ti Mero, aty shumica janë bij komunistësh, si Paloka apo Klevisi dhe të tjerë spiunë apo bij spiunësh si Muli......... . Por kjo gjë e rëndon situatën e Alizotit dhe Gjekës.... Vetëm nëse edhe këta e kanë gëlltitur lugën e çorbës të prishur.
????
Pse PD nuk e trondit as disidenca, as dorëheqjet ????????????????????? Ka një arësye akoma më themelore z. Mero: PD, në themel, u sajua të ishte një grupim në shërbim të disa qendrave jashtë Shqipërisë. Ata që e kuptuan këtë të vërtetë u larguan dhe po largohen, por atyre "qendrave" nuk iu prishin punë!
Mero! Je i papare,diagnoza jote eshte mëse perfekte.
Sic e thashe edhe ne artikullin tjeter, Saliu ben shume mire qe e tall trapin mbasi i perdor, sepse duket nuk kane mesuar akoma qe Saliu si nje vampir i vjeter ka pire gjakun e shume njerzve me me peshe se keta vocerraket qe vazhdojne i rrine akoma prane. Kushdo qe rri afer vampirit Sali keshtu do te perfundoje. Ne te semes shkofshin, por te mos ndeshkohet me Shqiperia dhe shqipetaret qe nuk duan te kene pune me vampirin.
Bravo biri Laberis degjenerim perdhunim total Sali shurrakun vetem mbyllja e artikullit apo analizes thuaj SE ATI I intereson mos zihen femijet e tij SE kush po sakrifikon me shum per ta mbajtur krytar deri SA te vdesi
Fëmijët "zihen" se kush kontribuon më shumë për karriken e babait , thotë Merua dhe i jep prioritet Zen sypeshkaqenit . Po kur Argita sy larusha , përgatiste mbrojtjen e tij shumë më shpejt se sa )kur i biri u bë biznesmen . Si petagoge dhe drejtuese e Fakultetit Juridik , ajo ka përgatitur korracën mbrojtëse të prokurorëve dhe gjyqtarëve të tipit Dado e bulona , me të cilët sot plaku Sali tall menderen gjithë ditën , megjithëse është i proçeduar penalisht . Shtrigu plak ka punuar me kohë për këtë ditë , po fundi i tij do të jetë i tmerrshëm për 'të dhe familjen e tij . Ai ka punuar dhe punon çdo ditë , për atë që e ka paguar dhe e paguan ende , Serbinë e madhe . Nuk ka si shpjegohet ndryshe , lufta dhe qëndrimet e tij kundër përpjekjeve që bën shteti për ta bashkuar Shqipërinë me familjen e madhe europiane . Përpjekjet dhe arritjet në këtë drejtim e kanë tërbuar plakun Sali dhe e kanë kthyer në një kufomë politike që Muli me një tufë budallenjsh e mbajnë në krahë dhe e shëtisin nëpër Tiranë si arkëmort xhenazeje .
Kur, gratë e egoizmit të tyre hedhen si të ishte monarke apo mbretëri tek një popull që nxjerrë fëmijët e tyre dyrve të botës për të mbijetuar ato janë komplet si tya Vjosa Osmani. Pasi u mungojnë votat legjitime të qytetarëve të Kosovës ato vetëkënaqen me like fallco apo nga të njëjtët persona që mbështetën nga Budri Hamzai, Lubomir Arpaxhiku, Ramush Haraqi!
Zoterinj, E njejta situate eshte edhe ne PS. Asnje germe nuk do i ndryshonte shkrimit po ti vije titullin: Pse PS nuk e trondisin as shkarkimet, as ndryshimet ne Qeveri. Berisha e Rama pjella te te njejtit mentalitet!
Pse do tronditet PD nga doreheqjete te ISH te saj. kur perballe ka Partine Rama qe as skuqet as zverdhet fare edhe pse ka 3 zevendesa-Rama, perkatesisht : ne arrati (Ahmetaj) ne qeli (Veliaj) dhe e treta e verteta (Bela) bere gadi per arrest shtepie !!