Pashë disa paragrafë tek ligji i ri “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, dhe më bëri përshtypje fakti që ligji është zgjeruar përtej anëtarëve të qeverisë dhe tek zyrtarë “në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët (së bashku me familjarët e tyre)”, të cilët pas këtij ligji e kanë rreptësisht të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.
E di që kjo është një nga ato gjërat që pëlqehet shumë në Bruksel, tani që këtu flitet për korrupsion dhe akoma më shumë në “masat e gjera popullore”. Por zgjerimi në ekstrem i listës së konfliktit të interesit është përtej standardeve të Bashkimit Evropian.
Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë detyrim tërheqjeje nga vendimmarrja në biznese dhe dalje nga funksione drejtuese në kompani dhe nuk di të ketë raste për ndalim pronësie për familjarët apo ndalim të marrjes me biznes nga familjarët e këtyre posteve që kemi ne. Në disa raste ka kufizim vetëm për ministrat, siç e kemi pasur dhe ne.
Ky zell që ne t’ia kalojmë BE-së me një listë më të zgjeruar institucionesh të përfshira në listën e konfliktit të interesit dhe një sanksion edhe më të rreptë se vendet e BE-së, duke përfshirë dhe familjarët, është një teprim ligjor dhe një akt propagandistik.
Është teprim ligjor, pasi me këtë ligj kaq të zgjeruar, të kthehet në fatkeqësi fakti që dikush nga familja të zgjidhet deputet, kryetar bashkie apo poste të tjera të larta kushtetuese, pasi familjarët formalisht është keq të punësohen në shtet se turren gjithë lukunia e njerëzve dhe keq të merren me biznes se nuk i lejon ligji.
Atëherë i bie që ai që bëhet deputet apo kryetar bashkie të mbajë në kurriz edhe gjithë familjen me rrogën e deputetit apo kryetarit të bashkisë. Kjo është shumë populiste dhe shërben për të treguar që kemi vullnet që në të ardhmen ta kufizojmë korrupsionin, por në fakt kjo veçse ka për ta rritur.
Ashtu si reforma gjysmake në drejtësi që ka rritur çmimin e pagesës nën dorë për gjykatës e prokurorë, edhe kjo masë populiste ka për të rritur ose përfshirjen e këtyre posteve në korrupsion për t’u dalë zot familjeve, ose njerëzit e aftë do të qëndrojnë larg këtyre posteve, duke ulur edhe më tej nivelin e përfaqësimit politik dhe atij zyrtar.
Korrupsioni në Shqipëri nuk është rritur nga mungesa e këtij ligji dhe as nga fakti se ministrat, deputetët apo kryetarët e bashkive kanë familjarë me kompani biznesi. Korrupsioni në radhë të parë është rritur pikërisht nga ligje të tilla që duken sikur zgjerojnë hartën e dezinfektimit nga korrupsioni, por në fakt zgjerojnë rrjetën e korrupsionit dhe rrisin çmimin.
Ata që duan të bëjnë korrupsion në pushtet i gjejnë mënyrat; nuk mbeti vëllai, motra apo djali e vajza të bëjnë korrupsion. Kjo thjesht sa krijon një klimë revolucionare të luftës kundër korrupsionit, duke rritur çmimin e kontrollit mbi korrupsionin.
Kështu u ndërtua dhe Reforma në Drejtësi, duke sofistikuar superstrukturën e saj, duke krijuar disa KLP, KLGJ, ILD, KED, në vend të një KLGJ-je që kishim, dhe sot kemi këtë gjendje që kemi, ku drejtësia është një korporatë e pavarur nga ligji, pasi nuk i jep llogari askujt dhe çmimi i korrupsionit për qytetarin ka shkuar disa herë më lart në emër të shpikjes së re.
Kështu ngjan edhe ky ligj që është dekretuar sot. Në Bruksel ata burokratët mund të tundin kokën të gëzuar, “masat popullore” në mbarë vendin po ashtu, por as korrupsioni nuk luftohet dhe as njerëzit e pushtetit nuk frenohen nga përfshirja në paligjshmëri. Thjesht do bezdisen ca njerëz në pushtet që nuk kanë pushtet, por janë aty sa për numër. Është thjesht një ligj për t’u dukur sikur po luftojmë korrupsionin.
Hihihihihi ,me nje fjale "pordhë me rigon" per ti bere qejfin europs ,nderkohe qe ketu brenda vazhdon akumulimi I @utit dhe bërja e tij mullar .hihihihihi
Hi, hi, hi, Mero eshte bere si mi. Nuk do mare me para nga pushtetare gri. Prandaj perdridhet si nje kocomi. Hi, hi, hi.
Situata ne Shqiperi eshte e tille qe menaxhimi i biznezit nuk eshte i ndare prej pronesise se tij. Biznesi shqiptar mbete kryesisht biznes familjar.
Bravo Mero
Si gjithnjë brilant Mero.
Fakt eshte qe sot ka pak nepunesa te lidhur e te perkushtuar ndaj detyres, shumica (Ata me "te sukseshmit") nuk merren shume me punen e shtetit, por shikojne se çfare burime te tjera ekonomike mund te gjejne. Nuk flas per burimet korruptive, por edhe impenjimi ne afare familjare them se eshte tepruar. Personazhe te tille ne administrate jane hovardare, japin tonin, ju degjohet zeri, konsiderohen te shkathet e qe ja vlen ti kesh"miq". Ky mendoj se eshte problemi shtetit me sherbetoret e tij sot. Neser mbase do afrojme me nordiket e do kemi nje tjeter administrate qe nuk do ta zeri gjumi per shqiptaret. Ndoshta atehere do na duhet te mendojme edhe per bizneset familjare te nepunesave te shtetit.
Nuk ngjan keq si ide. Konflikti i interesit është problem. Por respekt nëse Mero mendon ndryshe.
Meraq Bazeja sot ka thyer rekordet e veta te meparshme te censurimit te komenteve. Ka lejuar si gjithmone ato Bravo e Brilant per vehten nga nje fakir i perhershem.
Ne kohen e monizmit ishte "Qarkullimi" ndersa tani eshte behen "Ligje". Nuk ka problem se vjedhjet, korrupsioni, dhe konflikti i interesit po shtohet cdo dite. Te rendesishem jane ligjet qe te na "pelqeje" bota/Europa/US.