Është shumë e vështirë që në një minutë t’i tërheqësh vëmendjen Presidentit të SHBA-së, nëse nuk flet për një hall të ngjashëm me ato që ka ai. Dhe e vetmja gjë që kishte fjalimi i Edi Ramës, përtej Bordit të Paqes, ishte t’i kujtonte Donald Trump se ai dhe shqiptarët në Kosovë kanë një “armik” të përbashkët që është prokurori Jack Smith.
Duke i kujtuar se Hashim Thaçi u arrestua duke ardhur për te zyra juaj, ai u përpoq ta bënte edhe më personal për Trump-in fatin e Hashim Thaçit. Dhe, në një farë mënyre, arriti ta provokonte atë. Tek skena kur Rama dhe Osmani flasin me të pas nënshkrimit, biseda ka qenë rreth rolit të Jack Smith-it.
Nuk jam i sigurt nëse kjo e ndihmon apo e vështirëson pozitën e Hashim Thaçit në Hagë, por tani që prokuroria e ka mbaruar punën e vet dhe fjalën e ka gjykata, e vetmja shpresë është që të kthej vëmendjen e politikës amerikane ndaj asaj që po ndodh në Hagë.
Në këtë pikë, fjalimi i Edi Ramës ishte shumë shqiptar në të gjitha aspektet.
Ishte shqiptar për nga stili i personalizimit të çështjeve ndërkombëtare dhe i vendosjes së fatit të shqiptarëve dhe fatit të politikanit më të fuqishëm të botës në një peshore.
Ishte shqiptar sa i përket tinëzisë për ta provokuar Presidentin e SHBA-së dhe për ta sfiduar në fjalimin e tij duke i treguar një armik të përbashkët.
Dhe po ashtu ishte shqiptar edhe nga qëllimi për të ndihmuar katër politikanë të rëndësishëm të Kosovës që kanë udhëhequr luftën e saj për liri.
Herën e parë, në vitin 2018, kur Donald Trump shkoi në Samitin e Mynihut dhe provokoi prishjen e NATO-s nëse evropianët nuk paguanin kontributet e tyre sipas përqindjeve, ka pasur një episod interesant. Në mbrëmjen informale një natë më parë, gjatë njohjes me kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s, ai u tregoi atyre historinë e takimit me Kim Jong-un dhe bezdinë me protokollet amerikane dhe koreano-veriore për t’u takuar në vijën kufitare.
Më pas tregoi një detaj: se si u bezdis nga protokolli dhe, para se t’i jepte dorën Kim Jong-un, filloi të vërshëllente një këngë të Elton John-it, “Rocket Man”. Pas disa sekondash, tregoi se edhe Kim Jong-un filloi të ndiqte ritmin e këngës, duke zhbërë protokollin e rreptë koreano-verior.
Pasi salla reagoi me humor, Edi Rama i kishte treguar se vendi i tij kishte qenë si Koreja e Veriut, ku ndalohej të dëgjohej Elton John.
Presidenti Trump e priti me habi këtë fakt dhe gjatë gjithë samitit të dytë e identifikonte Edi Ramën si “ai i Elton John-it”. Madje edhe kur lavdëroi Shqipërinë që kishte paguar 1.8% të buxhetit për NATO dhe pyeti “kush është Albania”, u “kujtua” që ishte ai i Elton John-it.
Tani Presidenti Trump, nëse dikush i flet për Shqipërinë dhe Edi Ramën, ka gjasa ta identifikojë atë me Kosovën dhe Jack Smith. Nuk është ndonjë lajm shumë i lumtur për Edi Ramën, pasi kjo mund t’i hapë telashe me shumë lobe të tjera anti-Trump në botë, madje edhe te miqtë e tij demokratë në SHBA, por është një gjë e mirë për gjyqin e katër udhëheqësve të Kosovës në Hagë. Të paktën, nëse dënohen, të mos dënohen edhe në emër të SHBA-së.
Mero, mos te te duket cudi qe Departamenti i Drejtesise ne Usa te akuzoje prokurorin Jack Smith me kercenim te sigurise kombetare te Amerikes me menyren e hetimin dhe akuzat e turpshme te pabazuara lideret e UCK, me argumentin se ka demtuar e kercenuar qellimisht padrejtesisht Shtetin e Ri te Kosoves, nje aleat strategjik i Amerikes ne Ballkanin Perendimor.
Ashtu siç trushkulurit në PD kujtonin se Presidenti Trump mund të investohej për njollë heqjen e Berishës, po ashtu dhe patriotët e mëdhenj të PSSH dhe LDK kujtojnë se Presidenti Trump do investohet për lirimin e drejtuesve të UÇK!! Këta mjeran kujtojnë se Presidenti Amerikan ka të njëjtën psikologji si kjo e Edi Ramës. Çfarë politikani mund të quhet një kryeministër, kur hapur, në fjalën që mban në Bordin e Paqes, i kërkon Presidentit të ndërhyjë dhe ndikojë në vendimet që merr një institucion i drejtësisë ndërkombëtare? Kjo është vërtetë shumë, po shumë fare shqiptare!! Kjo është fyerje publike për presidentin, e trajtojnë atë me kutin tënd të veprimit në nahijen ku bënë ç'të duash, sulmon dhe ndryshon ligjin sipas interesit të sundimit tënd. Një kërkesë e tillë, e bërë publikisht nuk është asgjë më shumë, por një dëm i pallogaritshëm për fatin e atyre që janë në Hagë, kësaj i thonë, në vënd që të vësh vetullat, i nxjerrë sytë. Por të paktën të lexonte qëndrimin e mbajtur nga Mbreti i Britanisë së Madhe pas arrestimit të vëllait të tij, për të mësuar se si sillet ndaj drejtësisë.
U cudita per nje gje : Ajatollahu yne u mor me prokuroret e Thacit , dhe nuk akuzoi publikisht dhe nderkombetarisht Ols Dadon , Dumanin , Spak-un , GJKKO per "padrejtesite" qe po i behen Beles e Lalit.....se ne fund te fundit Ajatollahut nuk i rrezikohet vetja e vet nga vendimi qe do marre gjykata per Thacin , kurse Bela sidomos e djeg shume , dhe ku dihet po te behej kjo ceshtje nderkombetare , mund te lobonte te Trump-i qe amerikanet qe jane prapa Spak-ut ta mbyllnin ceshtjen bela te "Beles"....e humbe rastin o Ajatollah !!!! ....po une them , meqe Sazanin e harxhove per te "forcuar" miqesine me Trumpin (qe para ca vitesh ti vete e quajte turp per Ameriken) , jepja edhe Karavastane dhe Karaburunin qe te zgjidhet ceshtja Bela !!!
Ols Dadon do e qethi vete
Oooooo Xhezooooo, nuk e di kush është trushkulur, por Avni Rustemi ne Francë keshtu u lirua more Xhezooo,, nga presioni që ju bë gjykates nga shumë qarqe. Apo e harrove, rastesisht, ashtu.
Kane ngelur ne epoken e Avni Rustemit gjithe servilat e bythlepiresit e pusht tetit te korruptuar
Xhezo bukur flet po kujdes ilaçet
Rrofsh, më paç uratën për këshillën! I harroj ndonjëherë, por helbete, moshë e shkuar nashi. Por vdesim të qetë, sepse e dimë që lëmë pas hajvan si puna jote.
Xhezo, shiko dhënt vëlla, ato shiko ti.
Mos u shqetëso, I dashur Lindi, jam i kompletuar tani, u diplomova në akademinë e barinjëve dhe di si t'u shërbej deleve. Ti i përfundove studimet në Akademinë e Partisë? Kam dëgjuar se atje japin leksione me vlera të larta shkencore profesorë dhe akademike të cilët u mësojnë deleve si ti shërbejnë bariut.
Më mirë SHQIPONJË një ditë se sa ZVARANIK gjithë jetën. Të lumtë Ramë Kryeministri im. Faleminderit.
Po pikërisht nga kokpagure si puna jote jemi këtu ku jemi si vënd e si popull ne, sepse për një pjatë fasule ju jeni të gatshëm për t'i bërë hosana çdo të marri që me votën tënde dhe gjitha atyre si ty marin pushtetin dhe rrinë përjetsish në fron si mbretër mesjetar, sepse këtyre të sotmëve nuk u vijnë as tek thoi i këmbës.
Shume mire ka bere Rama. Ajo qe po ndodh me Thacin dhe udheheqesit e tjere te Kosoves eshte skandaloze. Ne rast se nuk do i thishte gje atehere nuk do ishte mire dhe me siguri do kritikohej nga opozita dhe media. Prandaj z. Mero ribeje artikullin por ne krah te kundert.
Abuzoi kur ne ato fare pak minuta qe iu dha mundesia re flase, foli per serbin Hashim Thacin! Gjuha shkon ku dhemb dhembi! Kushedi se cfare pazaresh te ndyra per zhberjen e Shqiperise dhe Kosoves u jane prishur rame vllehut e hashim serbit, nen bekimin sorosian! Po i thoshte Trumpit te beje vetting te prokuroreve dhe gjyqtareve ne Tirane?! Cfare hajvani e deliranti! Zaho e ky kurre nuk do te jene ne krys te Shqiperise dhe Kosoves dhe sikur Soros te dhuroje gjithe miliardat e tij! Dhe papen ky maskara e keqperdori ne Tirane duke i dhene dy here zahon tja bekonte! Cfare pafytyresie e paskrupullsie! Nese bashkohet Shqiperi e Kosove,, kryeminister do te jete Albin kurti, dhe nese edvini e mero baze nuk jane dakord!!!!
Ju kosovaret tru shpelare te delirantit Albin jeni armiqte me te medhenj te kombit shqiptar.me te liq se Serbet
Je shume kontadiktor pizeveng. THaci edhe komandant i UCK-se me akuza per genocid ndaj serbeve por edhe serb!??? Sa per Ramen, po me behet qejfi qe paska edhe gjak Vlleh, se kane qene keta trima patriote te vertete dhe qe kane mbrojtur keto troje edhe nga perandoria osmane dhe nuk e ndryshuan fene per pak meshire sic bene shume syresh arberore. Po ti pac faqen e zeze ne Kosove apo Shqiperi qofsh!
Pse ke kaq dashuri per Saliun ti more klysh i ndyre i Serbise? Cfare ke me femijen e KM more plehre qe shfaqesh si njeri. Haram ymri qe pa dashje ta ka dhene i madhi Zot!
Po ti pse kaq psikopat sa te fanepset Saliu non stop. Ju jeni ca pseudopatriot te shpifur e asgje me shume. Edhe mbeshtetjen ndaj UCK e keni prej militantizmit politik.
Kot
Ore po. Pse nuk i ndani gjerat. A njk mendoni qe ka ardhe nje moment i veshtire per kosoven ne Hage???dhe kerkon ragime mbare kombetare e jo me kryeministri i shqiperise..Rama ,Rama u ngeli Rama nr goje md te drejt dhe pa te drejte, Por Rama nuk flet si Rama a u kripsha trute ,fletsi kryeminister legal i shqiperis ..O njerez hapni mendjen..lereni drejtesine per nje moment menjane, se tashe i drejti eshte me i forti..Nese denohen eshte dhunuar e ka deshtuar. rende faktori shqipetsre jo Thaci …dhe eshte ngjallur ai serb…o njerez ..kuptoni ..hapni mendjen se late name..
ti mer èis nuk je as kosovar e as shqiptar, ti je serb i ambasades serbe! Te qifsha ate grun serbe!
0 bo bo, Albin Kurti ! Nuk ja degjoj dot emrin qe kur shkoi ne Gjirokaster e bente fushate per rrezimin e kryeministrit te Shqiperise ne kundrshtim me kushtetuten. Njeri shume négative ! Perveç se dhe antishqiptar i pa shpirt.
Mero! E ke marre lehte me kete shkrim. Edi ishte i vetmi lider qe i sherbeu bashkekombasve te vet pa ju dridhur qerpiku. Nje shqiptar patriot i vertete
Z Mero jeni shume i sakte e i zgjuar ti kuptoni mire njerezit, thoni gjithnje ate qe eshte e drejte e jo servilizma e fyerje si zagaret e Shpellave. Sali Serbi le te llapi per patriotizem por kopil Serbijet eshte , prandaj e martun me mbesen e serbis.
Edi Rama si rralle kush i guximshem e ne sherbim te mbarevajtjes se kombit!
GJIGANDI * GJIGAND * TE LUMTE SA THUA. TA DEGOFSHIN ZENE-vendimmarresit!*...*=DHIMBIA E MADHE POPULL*
Princi Anglise u arrestua per dyshim per shperdorim te detyres publike...thojani Ylli Manjan Peshkopise....hajt tung. So tha ky lideri yne global qe as nje incenerator nuk ndertoi dot...nderhyni ke prokuroret I tha Trump...si si......?????? Po pse Trump eshte ndonje lider Arab...apo Kafafi? Pupupuuuuu cfare ofendimi. Ky do te hyje ne Europe? Gafe we nuk e ben nje femije ne Europe.
Teme meso shqip se na lodhe. Lere Ramen se je shume i vockël.
@ lere Temen se ai e ka blere abetaren te TEMU.
Kadale e kanj cike ... Mos u nxitoni me keto levdata ! " Armikun me I madh I shqiptareve , Jane vete shqiptaret " Ka pas thene dikur nje shqiptar I madh , nje korife I shqiptarizmes . Se sa te zote jemi ne shqipot per te bere drejtesi ne keto stanet tona , e Kemi deshmuar dhe Po e deshmojme ... Arrestohet vellai I mbretit diku andej nga Perendimini Evropes dhe mbretit me me nje lakonizem bisturie thote " Drejtesia te beje punen e saj " ! Ne shqipot , ne kutia e mendjes , ne FANARI ndricues , kudo e kurdo u bejme verejtje , I shajne e I mallkojme qe nuk dine te bejne drejtesi . Mirepo Evropa mushke hesapi nuk merr vesh...!
"Q.K." Vëllai i mbretit u dënua me të drejtë sepse u gjet fajtor me fakte. Kurse 4 udhëheqësit e UÇK po dënohen pa fakte, thjesht sepse ndikimi dhe trysnia ndërkombëtare serbo-ruse është shumë e fuqishme dhe ka vite që investon në deformimin e ngjarjeve të luftës. Kështu që krahasimin jot çalon shumë.
Z. Smokthina , Kemi te njejtin veshtrim . Me vjen mire , I nderuar . Respekt !
Mua me duket se Presidenti i nderuar Trump e dha pergjigjen, por ja dha Presidentes Vjosa Osmani. Une e di se shkoni mire me serbet por ne rast se Serbia ju ngacmone, nje telefonate dhe une nderhyje. Do dite para Dites se Pamvarsise se Kosoves sekretari i shtetit te Amerikes tha qe Amerika garanton sovranitetin dhe integritetin e Kosoves. Pra ajo asht shtet me vete dhe jo vetem Serbia, Mali i zi e Maqedonia por edhe Shqiperi nuk duhet ta trubulloi ate. Fjale te holla si shqiptaret e motit, i perdore me mjeshteri Presidenti Trump. Dhe nje gje desha te shtoja se Shqiptaret duhet te maten dhjete here kur te qellojne nje serbe sepse ka dhjete mbi nje shans te jate iliro-shqiptar i asimiluar (sllavizuar) e sidomos serbet e Kosoves.
Diçka që nuk e ke guxuar është diçka e humbur. ----------------------------Oscar Wild.------------------------------ Në një kohë tepër të kufizuar Rama koncentroj fjalimin më strategjik per kombin shqiptarë. Pse???!!!- Në se ka njeri që ta ndal dënimin e H.Thaçit, K. Veselit, J.Krasniqit, dhe R.Selimit ky është D.Trump. Por përse Edi sulmoj me të drejtë vendet demokratike Europiane për gjyqin në Hagë.Europa ka bërë rezoluten për verifikim të trafikim tē organeve nga UCK dhe mbasi nuk u vertetua ajo nuk e tërhoqi rezolutën dhe pse kjo i është kërkuar më shumë se njē here nga Shqipëria. Nëse dënohen udhëheqësit e UCK jemi nē njē katastrofë të pakthyeshme kombëtare me pasoja të pariparueshme.Dhe Edi është i veçantë në gjykim dhe në veprim. si dhe në nje nuhatje të jashtëzakonshme politike prandaj neve na duhet kaq shumë Amerika. Thjeshtë AI ështē njē ditë përpara të gjithëve Europa nuk ështē e zonja të mbroj veten e jo mē tē mbroj shqiptarët nga një reziku sllav që është eventual sidomos në se denohen dhëheqësit e UCK. Prandaj hapi i Ramës është hapi më i zgjuar i kohës.Por mos u shqetsoni për Europën se Edi ështē aq i aftë sa qē nesër mund tē bëhet negociatori mē i mirē midis europianve dhe amerikanve.Atë që bën Rama sot,shumē njerëz e kuptojnē mot.
Artikull shume i mire i Meros dhe qendrim dinjitoz i dyshes Rama-Osmani ne WDC .... vetem kjo shprehja me poshte eshte gafe e piste (citoj) Edi Rama i kishte treguar se vendi i tij kishte qenë si Koreja e Veriut, ku ndalohej të dëgjohej Elton John (fund citimi) Nese Rama u tregua garip ne 1991 me "Let It Be" e Bitellsave ne ILA..une mund te vertetoj te kushdo qe ne 1971 jo vetem Elton John jepej te Radio Tirana dhe mbremjet e rinise por dhe nje mori kengetaresh si Tom Xhonsin e 10 kitarave.....pyeteni djalin e Sherif Merdanit sa kenge te huaja ka kenduar Sherifi ne Mejdan...ka dhe video per kete ne per estraden e Librazhdit ku shpertheu Sherifi..
Nga kush planet ke zbritur aman. Ose me fal do kesh lindur mbas 1986-es se s’ka mundesi?!!!!. Ki inatin foli hakun tjetrit që te behesh i besueshem. Po s’ke faj gjarperi i viçidolit ka helmuar dynjanë sa dhe ne momentet me kritike te kombetaris nuk nguroni te helmoni. TURP.
Gjarpri Vicidolit- thote zhaba lëpirëse e Rames. Budalla i shkrete.
Né atë kohë nuk transmetoheshin ato këngë që thua ti. Linim leksionet pér té dëgjuar hit paraden e këngëve italiane që transmetohej rreth orës 1300. Mgjatë ....
Nga gjithc'ka shohim e degjojme sot per zhvillimet ne arenen nderkombetare dhe qendrimin e perfaqsusit shqiptar ne keto forume, per dreq mendja me shkon te ballafaqoje qendrimin e dy perfaqsusve tane me te spikatur politike ne keto forume, brenda dhe jashte vendit. Duke ju referuar takimit te sotem, Edi ne nje menyre, apo tjeter u mundua qe ne fjalen e tij te ngrinte larte vlerat e vendit dhe te shqiptareve. Askurre dhe askund, ai nuk eshte perpjekur qe ne keto forume, te shfrytezoje rastin qe per interesa te veta politike te shaje, apo anatemoje bashkeatdhetaret e tij, qofshin keta edhe kundershtar te eger politike qe nuk e meritojne respektin. Por ne te kundert, kur shikoje dhe ndjeke levizjet dhe qendrimin e politikanit tone, Sali Ram Berisha neper forume apo takime individuale me perfaqesues te ndryshem europian, skandalizohem me vrerin qe ai nxjere ndaj bashkokmbasit te tij dhe pyes veten! Si eshte e mundur qe nje shqiptar te flase ne kete menyre ndaj bashkekombasit te vete !? Duke vepruar ne kete menyre, ky fare politikani kujton se po ja rrite vlerat vetes dhe se ata europianet do te alarmohen nga c'ka ky u thote dhe menjehere kane per ta sikterisur Edin dhe ne vend te tij do te vendosin kete delirant !? Megjithemend eshte nje humnere e madhe qe i ndane keta dy politikane. Uroj qe qendrimi dhe aktiviteti i Edit ne keto forume t'ja rrisin sadopak vlerart ketij kombi.
Ti komentues "Kosova eshte Shqiperi, por pa zaho e Edvin" dukesh se vjen nga qendra e shpifjeve të Sali shpellarit
Shume mire Mero,K.Min.u tregua,diplomat i guximshem e patriot i vertete.Mbreme lehen shume qen,per turpin e tyre.
Ore milet, po Trumpit tja thoshte privatisht e ne kanale te tjera komunikimi dhe jo te kerkonte qe USA te dilte hapur kunder Gjykates se Hages. Ju mendoni se ka shtet a fuqi ne bote qe te ndaloje dike qe e fton USA ne Shtepine e Bardhe?! Ka qene dhe vullnet amerikan ndalimi i hashim serbit me te tjere, qe te paguajne jo per serbet e vrare por per shqiptaret qe kane vrare, per elementet e theksuar te luftes civile ne Kosove. Ne nuk paten fuqi ta denonim Enverin per krimet civile e politike ne lufte, koha sot e kerkon dicka te tille. Hashimin e kane caktuar per ti dhene pushtetin pas luftes per te bere dallavere financiare e territoresh. Me vjen keq por Hashim serbi dhe edvim Vllehu nuk mund te jene e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve... PS e pd ti marrin shqiptaret dhe kaq. Ne USA Rama fyu dhe Vjosa osmanin!!!!!! Shantazhoi ate qe ta beje pale me Ramen e hashimin!!!!!
Plaç mu në vend! Idiot i qelbur!
Ai per retorike eshte njesh. Per te tjerat aha...nje pune nuk nisi e bitisi...
Respekte Z.Rama .keni bere gjene e duhur.Mu duke tamam nje Skanderbeg.
Keto "patate" qe ben Rama, vetem ndonje trushkulur idiot kosovar mund t'i haje dhe asnje njeri me sadopak mend ne koke...!!!
Gjithe mbeshtetjen USA e te Perendimit keta e kane perdorur me se shumti per interesat e tyre private e partiake. 1. Nuk kerkojne anetaresimin e Kosoves ne OKB. 2. Nuk kerkojne heqje vizash me USA e vendosje linja ajrore direkte Shqiperi--USA 3. Nuk kane sjelle investime amerikane ne Shqiperi. 4. Etjjjjjj... Pra, shkurt, kane abuzuar me ndihmen USA dhe e kane shperdoruar ate. Te tjerat jane brockullat e radhes, propogande alla enveriste!
Nuk paskan fund budallenjtë në këtë vend! Asnjë gjë që rendit ti nuk varet nga Shqipëria, ato bëhen nëse i intereson Amerikës.
Eshte e disata here qe Rama per çeshtjen e Kosoves mban fjaalime historike mos harojme ne mes te Beogradit i kerkoi Vuciçit te njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe shume here te tjera kur ka kerkuar te njihen masakrat ne Kosove por kjo ne USA ishte vertet nje levizje brilantw dhe shume Shqiptare askush se priste te ndodhte dhe Ai ja arriti te terheqw vemendjen Amerikes nuk eshte pak . Komandantet e Kosoves sot jane krenar per Shqiperine kjo ehste e sigurt bravo dhe Vjosa Osmani tamam presidente e gjithe Kosovareve sa mire do ishte te ishte dhe Bajram Begaj si Vjosa !?? Edi Rama mund te kete mekatet e veta ne qeverisje por per kete rast dhe ne pergjithesi per çeshtjen e Kosoves eshte sjelle gjithmone si burre shteti ...sot eshte per Ti thene Bravo ...
Nje njeri si ky EDVINI qe nuk le rast pa percare Kosoven e sidomos nuk le rast pa godit Albin kurtin dhe percare Vjosa osmanin me albinin... Prapaskenat e joshqiptarevs te Tiranes dhe jugoenveristet e jane te njohura... Dhe Enveri thoshte se i thashe titos na jep kosoven, por tito ms tha se une ta jap por tash per tash nuk na kuptojne serbet! Dhe kjo tash per tash zgjati nje shekull!!! Do zoti qe dhe ky EDVINI nuk e ka shitur Kosove e Shqiperi tek bota (cifute, sllave, ortodokse etj!) Per Kosoven nuk i lejohej te fliste para VJOSA OSMANIT DHE PIKE!!!!!!! KOSOVA eshte shtet dhe flet vete! Kush Mendon se EDVINI eshte ne gjendje tju jape mend albinit dhe vjoses, eshte nje cope injorant apo nje mal I lige!
Nuk ka rendesi cfare tha, rendesi ka perse e tha. Dhe ketu ndahen njerezit, sepse asnje nuk eshte ne mendjen e atij qe e tha. E tha per Kosoven e Kombin Shqiptar? I lumte E tha se deshte miqesi me Trampin ( bashkevuajtes nga Smith). Koruspioni i tij te ben ta besosh kete. E tha jo per Kosoven e jo per Kombin por per Thacin si mik? Mbase, por nuk e besoj Akuza ndaj Thacit eshte politike dhe aspak ska te bej me ato qe thuhen te akt akuze. Prokurori Smith qe filloj akuzen njihet si prokuror qe ka denuar per arsye politike ne karieren e tij. "Me thuaj personin te te them krimn qe ka bere " - Beria, Ministri i Brendeshme i Stalinit. Po sikur ( meqense eshte politike) denimi i Thacit te lidhet per ti bere qefin Serbise ne shkembin te njohjes te Kosoves? ( "Sikur" se nuk e di por ne politike ndodhin keto). Te gjitha hamenjde se nuk e dime cfare pa pasur ne koke Rama kur tha ato qe tha. Dhe ne fillojme e zihemi jo per Shqiperine por per partine Sa keq.
Kam pa djem te pushkatuar ne kufi lidhur me tel e zvarre neper rruge per te friksuar popullin.