Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

15 Shkurt 2026, 19:12Editorial Mero Baze

Është një ilaç kundër pagjumësisë, kryesisht për moshën e tretë, që rekomandohet të përdoret vetëm dy javë, quhet "zopiclonum". Rekomandimi është që duhet përdorur rreptësisht vetëm një herë për dy javë. Jep efekt ose jo, nuk mund ta përdorësh më. Arsyeja është se ky lloj ilaçi vepron mbi receptorët e trurit me efekt qetësues hipnotik dhe nëse përdoret përtej dy javëve, atëherë truri mësohet me të dhe humbet efekti.

Sali Berisha, si “doktor” i demokratëve, ka shpikur një recetë të re. Ka gjetur një ilaç që e ka afatin e veprimit dhjetë ditë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve ai i hipnotizon demokratët duke u treguar se pas dhjetë ditësh ata do jenë njerëzit më të lumtur në botë, do kenë rrëzuar regjimin e Edi Ramës në Shqipëri, do jenë në pushtet dhe pastaj do fillojë edhe hakmarrja që është dhe i vetmi motiv që atë e mban në këmbë si qenie e gjallë dhe si politikan.

Këtë recetë e përdori për fundin e janarit. I drogoi demokratët duke u thënë se më në fund të janarit përmbyset pushteti, Ramaduro arrestohet nga Trump si Maduro, dhe arriti të mbledhë rreth 4 mijë vetë në Tiranë. Për fatin e tij të zi, Kryeministri ditën që ai protestonte ishte me vajzën e Presidentit Trump dhe kishte marrë ftesë po ashtu t’i bashkohej Bordit të Paqes në emër të Shqipërisë.

Pas dy ditësh nisi përsëri dozën e re të ilaçit, edhe pse efekti hipnotik i tij nuk vlen më kur përdoret më shumë se një herë. Filloi përsëri refreni: “Edi Rama do rrëzohet më 10 shkurt, janë marrë të gjitha masat, nuk ka nga ikën, e kemi rrethuar, fitorja është afër”… etj.

Në bulevard u përgjysmuan njerëzit, as 2 mijë vetë. Kishte më shumë shishe benzine se sa protestues.
Dështimi ishte shumë i rëndë.

Por kjo nuk e bind Doktorin e opozitës të heqë dorë nga receta. Tani po na shurdhon veshët prej tre ditësh që Edi Rama ikën më 20 shkurt. Duke pasur lehtësinë që ka dhe një grup idiotësh nga pas tij që e kanë të folurën si jashtëqitje të pavullnetshme, po përpiqet t’ua japë për herë të tretë ilaçin brenda muajit demokratëve të pagjumë të tij.

Po u krijon hipnozën se më 20 shkurt Edi Rama bie dhe ky do marrë pushtetin. Edi Rama në fakt më 20 shkurt është në Shtëpinë e Bardhë si kryeministër i Shqipërisë, atje ku ky është “non grata” dhe që ka harxhuar edhe nja 10 milionë euro me shpresë se ia heqin damkën.

Ngaqë ky tani ka shkelur rregullin bazë të mjekut duke ua përsëritur kurën e ilaçit që i bën të varur nga iluzioni që u krijon, ata tani janë shndërruar në pacientë të cilët nuk jetojnë dot më pa këtë gënjeshtër të përmbysjes pas dhjetë ditëve, por as pa Edi Ramën kryeministër, se pastaj nuk kanë kë të përmbysin.

Kështu që i vetmi efekt që kanë këto protesta dhjetëditore të Berishës është që në fund do kemi një grup të vogël demokratësh të varur nga kjo dozë e gënjeshtrës që Edi Rama rrëzohet pas dhjetë ditësh. Dhe kjo do vazhdojë derisa të vdesë Doktori që i ka sëmurë. Pastaj nuk është se do shërohen, por nuk i duhen kujt.

17 Komente

  1. L
    Ladi

    Hahahaha je i modh, shume modh, hahaha

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Dua nje avokat falas te ngre padi kunder Sali vukovicit dhe telvizioneve qe na nxjerrin surratin e tij gjithe diten ne TV. Surratqeni I tij na acaron na krijon shqetesim . Duam demshperblim 150 million euro prej tij dhe TV-ve

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bufi fitoje urrrrrrrraaa

        Bufi eshte i semure dhe ne gjendje te rende shendetsore ka vite qe kurrohet si Sociopath , ilaçet jane psikotrope dhe perdorimi i gjate apo i dozes se shtuar e ka bere Bufin komunist keq fare ....... Po Bufonet valle nuk e kuptojne qe ky eshte ne graden e fundit ......te mèresh çfare Bufi kenetes thote eshte humbje kohe , dhe Rama si mjeshter ne komunikacion ka vite qe nuk e konsideron fare nese eshte vivant apo mort .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nikoll Kamshi

          Edhe unë dua dëmshpërblim ! Ironia e Meros më "doktor" iu ngjallë fantazi e"shpresë" atyre që nuk i duhen askujt,pas mjekimit çdo10 ditor..

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            -------------------------------------------------------------------------------------------Doktori po filloj të mjekoj-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------vetveten-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ka një të çmendur për pacient,----------------------------------------------------------------------------------------------------------por, po filloj të mjekoj partine ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ka një çmendinë me pacient.------------

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bregu

              Ore Mero djali lëre atë ilaçin hipnotik që përdor Saliu për të mbajtur militantët grusht bashkuar rreth Saliut por shiko për ndonjë dozë ilaçi për eufori më dt 20 shkurt se në kohën që ai do bëjë paradën në bulevard .Rama qerrataji do të jetë për drekë pune apo në zyrën ovale te z Tramp për të firmosu Bordin e Paqes . Po ka vënd kjo të qëndrojë ?!?! Po mirë ky ZTramp i di hallet e Sali çorbaxhiut apo ta gjej të shkretin si beu i Lushnjës në filmin ""Koncert në vitin 36""Po pse i bëhet një karshillëk i tillë një ""figure si Sali Berishës "" .??? Pra këtë kij kujdes Mero se do të na gjejë gjëma dhe mundet ti bjerë damllaja në kohën që mban fjalime . Ji i përgatitur për ndonjë fjalim lapidar për doktor Adhamudhin se ai e ka merak për pak lavdi pavarësishtënse e di dhe vetë që do ta mbyll me turp karierën e tij . Ah çfarë them dhe unë po pse ore bije rrufeja në hale ???! Populli thot jo dhe ai e di më mirë .Saliu ka hyrë në politikë me misionin e shkatërrimit jo të ndërtimit se kjo detyrë i është ngarkuar që 1970 nga bijtë e sllavëve për të cilën është betuar dhe ka firmosur që ,ajo e shkretë firmë e mban të lidhur si qënin e tërbuarme zinxhir me spiunazhin serbo sllavë ,

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Akoma me gjepura. Rama e katandisi vendin ne azil pleqsh. Deri ne 2030 do kete me pak banor se Mali i Zi.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Mero ! Si gjithmone perfect ne analize dhe ne ironine e holle!

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    poshte kerma sali berisha. kriminel i betuar

                    po lidheni. qenin. se do na kafshoi. njeri se eshte qen i terbuar. sali kerma krimineli berish

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      S'ke ca thu mo o Mero,ka mor fun!

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        O

                        E qelbi tv ky plak grindavec, shurraq. Ok, duam shpërblim që e shohim përditë

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          USA citizen

                          Po Saliun ju e mbani me kusht qe te mbaje Ramen. Opozite tjeter veriore nuk lejoni! Dhe ato 2 palo te sajuara opozitat, Ver Llapa, Lapaj, dhe Shehaj, dmth Tom Doshi i PD jane jugore!!! Opozita e vertete do te vinte, do te duhej te vinte nga veriu, qofte dhe per shkak te moskompensimit per diktaturen 50 vjecare komuniste dhe per 14 vite tani, qe jane diskriminuese per veriun. Mjaft te jesh njeri normal dhe e ve re kaq pak gje!

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sapa

                            Rama paska qene "Bekim" per te gjithe ata te pandershmit e ketij vendi qe keto 13 vite si dhe 4 vitet e ardheshme qe do vijne u pasuruan si kurre me pare ne jeten e tyre dhe si i tille edhe do ta mbajne me cdo kusht kete "Fat"qe ju erdhi tek dera pa e care koken per interesat kombetare te ketij vendi!

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Opozitar

                              Cdo popull meriton opoziten qe ka. Me zi ta bej Saliu persa kohe idiotet e ndjekin nga pas si kamikaz.

                              Përgjigjjuni
                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                Edhe kur del nga SPAKU,bën PUBLICITET me datën kur mendon të protestojnë! PUBLICITET! Mos harroni,20 Shkurt.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironsi

                                  Edi Rama ka qenë i madh kur ka pas than se UÇK asht një organizatë terroriste. Dhe ai ka parashiku edhe dënimin e tyne, se ja ka than në sy Hashim Thaqit.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje