Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

8 Shkurt 2026, 19:28Editorial Mero Baze

Mbetja në fuqi e pezullimit të Belinda Ballukut si ministre pas dështimit të Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim, e bën të pakuptimtë masën e dytë të sigurisë që SPAK i ka propozuar GJKKO-së, për të marrë autorizim për heqje të imunitetit të zonjës Balluku.

Masa e dytë e propozuar nga SPAK erdhi pas rezistencës së qeverisë për të pranuar masën e pezullimit si të ligjshme dhe çuarjen e saj për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

Tani dështimi i Gjykatës Kushtetuese, përveçse la qeverinë pa përgjigje, lë në fuqi praktikisht edhe masën e parë të SPAK-ut, atë të pezullimit të saj nga detyra.

Duke qenë se Balluku është aktualisht e pezulluar, shumica duhet të ndërpresë procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit, pasi ka ngelur në fuqi propozimi i parë i SPAK-ut, ai i pezullimit. Ajo prej të premtes nuk është më ministre dhe si e tillë bie edhe arsyetimi se ajo ndikon në hetime.

Kërkesa e dytë e SPAK-ut në këto kushte bëhet e panevojshme dhe, meqë është në procedurë në Kuvend, mund të ndërpritet.

SPAK e argumentoi kërkesën në GJKKO me faktin se Balluku dhe qeveria rezistuan kërkesës për pezullim duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Tani kjo çështje u konsumua dhe nxitimi i SPAK-ut për të kërkuar një masë të re është i panevojshëm.

Ndryshe edhe gjithë zhurma që vendimi i Gjykatës Kushtetuese godet Ballukun humbet kuptimin. Fakti që të gjithë thonë se zonja Balluku e humbi gjyqin në Kushtetuese, atëherë SPAK ka fituar të drejtën e tij për ta pezulluar.

Praktikisht Belinda Balluku nuk është më ministre dhe kërkesa fillestare e SPAK-ut është zbatuar. Beteja e qeverisë për të detyruar Gjykatën Kushtetuese të shprehet rreth ligjshmërisë që ka kjo kërkesë u rrëzua për shkak të kuorumit dhe barazimit të votave. Tani, kur Gjykata të plotësohet me nëntë vetë, qeveria mund ta përsërisë kërkesën pa e lidhur me rastin në fjalë, por duke marrë shkak nga mungesa e përgjigjes, e cila ka rëndësi për të ardhmen e ndërveprimit të pushtetit gjyqësor me atë politik.

Për zonjën Balluku, mosdhënia e përgjigjes lë në fuqi masën e parë të SPAK-ut. Tani nuk mund të zbatohen njëkohësisht dy masa ndaj Ballukut, edhe masa e parë, ajo e pezullimit, dhe propozimi i dytë që është kërkesa për heqje imuniteti për arrest. Përndryshe pastaj i bie që SPAK injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe ka humbur argumentin pse ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

38 Komente

  1. S
    Sass

    Shkelzen Berisha ka marre nga beogradi 500 milion euro per te paguar drejtesin dhe nepermes tyre te marrin pushtetin me dhune

    Përgjigjjuni
    1. G
      Guri

      Sasso, vuçiç eshte miku i rames apo i shkelzenit! He xhan

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti II

        Ohhh. Pyetja me naive qe kam lexuar tek Blogu Tema qe kur ekziston. Baba i Zenit eshte i punesuar i tek shteti Vuçiçit. Rama ka "miq" gjithe politikanet e Europes (pervec Putinit) se ashtu ja do puna, por shumicen e tyre si ka asgje, dhe ca syresh ku futet Vuçiç i ka armiq. Po nuk kuptove dot as kaq....

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Sakte e ke thene, por kujt ja thua...Veshgjatet degjojne vetem ato qe ju thote babi i Zenit.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Gur e paske emrin, nje cope guri paske ne vend te trurit. Kush ta tha ty qe Vuçiçi është miku i Ramës? Vetëm debilët e Saliut e thonë kete. Edhe ti je i grupit Sali Baba me 500 idiotë? Rama është kokrra e maskarait, por t'i thuash Ramës që është miku i Vuçiçit, duhet te jesh nje kokerr pallee or byrazer, që vetëm sat'ëme mund t'i dukesh i zgjuar. Madje edhe yt'atë kur është te kafja e lagjes u thotë shokëve kur afrohesh ti: "erdhi ky kërriçi im".

          Përgjigjjuni
          1. o
            o Guri! !!!

            Sypeshkaqeni XENI eshte Nip Serbie.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adem.

              po pse o guri flet si ufo. Si nuk te vjen turp qe shprehesh keshtuse rama eshte mik i vucicit... qenke shoku u tradhtarit Berisha qe eshte i pandehur dhe non gratta. Kaq gje nuk kupton?

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben

                Vucic eshte minutes i babit te Zenit. I takon si agjent serb qe ka qene qe ne rini.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sali Ram (a) Berisha

                Gjithashtu Shkelzen Berisha ka marre miliona euro leje ndertimi ...nga Ajatollahu !! Akoma nuk e kuptoni qe ne syte e popullit luhet teatro ...dhe nen rrogoz ka bashkepunim dhe thurrje planesh ???.....sa per Belen , le te zhvishet nga gjithe postet qe mban dhe nga imuniteti i deputetes , te rrije ne fuqi ndalimi per te ikur jashte , ..ndoshta nuk ka nevoje te arrestohet ne kete faze , por arrest shtepie mjafton....nese del e pafajshme Rama le ta riktheje ne postin e zv.Kryeministres....them Rama sepse sado te zgjase gjyqi i Beles , Rama prape Kryeminister do jete !!!......por me cudit angazhimi super i madh per Belen nga ana e qeverise , medias , gazetave , analisteve......eh Lali i shkrete mbeti brenda , askush nuk do t'ia dije per te tani !!!!!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kallarja kuqe

                  Hera pare qe ke fol tamom o Sale, kte punen e teatros e ke fiks, e kalo cik cakun kur fillo me arrest shpie, akuze per shperdorim detyre, nderkohe pezullim detyre, cfare do duheshte arresti ne shpi? Nuk jane krime dhune o mik, jane krime financiare, dhe po e gjeten fajtore, ti morin leket se sna gje gjo neve po boni ajo 1/2 vjet burg. Kuptove tina

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Ram (a) Berisha

                    O Kallarja e kuqe , une tamom kam fol gjithmone , por juve nuk ju pelqen kur flas kunder Lalit , Beles , dhe edhe pse ne koment shpesh ka edhe thenie kunder Sales , juve me quani njeri i Saliut. Or mik , nje rastesi e cuditshme qe Sala e ka emrin Sali Ram(a) Berisha....tregon se cfare teatri luhet ne politiken shqiptare.....e keni gabim ketu tek Tema qe shani komentuesit e tjere , me mire shani ata qe kane 35 vjet qe na e moren shpirtin......... Turtjeta !!!

                    Përgjigjjuni
                  2. t
                    tkiu

                    Hihihihi, or kamentus budalla 21.06 .Rama nuk I 10 fare ata qe mendojne si ti .Megjithese Rama nuk te 10 ,prape ti vazhdo edhe fol (komento) ,se ka te tjere qe te @hjesin.hihihihi

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali Ram (a) Berisha...

                      Rama nuk 10 fare asnjeri. Te pakten une po e them mendimin tim , ti cfare po ben , apo po i lepin kembet Rames...vazhdo e beje se sdi te besh gje tjeter !!!!

                      Përgjigjjuni
                  3. S
                    Suss

                    Po mire o Mero, kur eshte e pezulluar, cte keqe ka ti hiqet imuniteti. Perse e do imunitetin kur nuk ka funksion shteteror. E do vetem per nje gje: per te fshehur te vjedhurat. E jo Merush. Ska per te pasur imunitet te fshehe te vjedhurat. Ne gijotine!!!

                    Përgjigjjuni
                  4. T
                    Taulant

                    Balluku eshte nje hajdute akuzohet per shkaterrimin e procedurave ne 11 tendera. Ne nje kohe tjeter do kishte perfunduar ne giotin. Ne Gjermani,France,Belgjik nje minister per nje dhurate te pajustifukuar jep doreheqjen. Ne Shqiperi ndyresira ka shkatruar qindra miljon euro deme dhe ka fytyre te jete ne liri. Si mund te mbyll procedurat e anetaresimit ne BE Shqiperia kur Kryeministri mban ne qeveri nje super hajdute?

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kerkon nje moter.

                      Ne Gjermani, France, Belgjik … hajdut te shoal gjykatave. Ne Shqiperi te shoal Taulanti…

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        juristi

                        Sakte. Komunizmi vdiq ne Shqiperi, por ka lene mbrapa mentalitetin komunist se po te akuzoje prokuroria medoemos duhet te jesh fajtor. Askush nga keta "specialistet" qe komentojne ketu duke kerkuar arrestimin e Ballukut nuk e ka idene se ne nje shtet demokratik kjo qe kerkojne bie ne kundershtim me te drejten e individit per te qene i lire. Liria i hiqet vetem me vendim te formes se prere nga gjykata.

                        Përgjigjjuni
                    2. P
                      Propaganda mediatike

                      Pezullimi nga detyra dhe heqja e imunitetit janë dy instrumente të ndryshme, të pavarura, por komplementare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë vendim nuk e bën të panevojshme kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut. Përkundrazi, kjo kërkesë është e domosdoshme për të garantuar vijimin e hetimeve penale në mënyrë të ligjshme dhe pa pengesa. Masa e dytë nuk kundërshton as nuk zëvendëson masën e parë; ajo është një hap i nevojshëm për funksionimin e drejtësisë. Pezullimi nuk mposht nevojën për heqjen e imunitetit të Ballukut. Mero thotë se pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për ligjshmërinë e pezullimit të Belinda Ballukut, kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit është e panevojshme. Ky argument është i gabuar. Së pari, pezullimi nga detyra dhe heqja e imunitetit janë dy masa të ndryshme. Pezullimi vetëm ndalon ushtrimin e funksionit, ndërsa heqja e imunitetit lejon vijimin e hetimeve penale dhe kryerjen e veprimeve të rëndësishme hetimore. Së dyti, refuzimi i Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim nuk krijon një “fitore” për Ballukun. Çështja e përgjegjësisë penale mbetet e hapur dhe nuk mund të injorohet. Së treti, interesi publik kërkon që hetimet të vazhdojnë pa pengesa ligjore. Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk është kundër individit, por një hap i domosdoshëm për drejtësi. Prandaj, pezullimi nuk e zëvendëson as nuk e bën të tepërt kërkesën e SPAK-ut. Ai mbetet i nevojshëm për të garantuar ndjekjen penale të ligjshme dhe të papenguar. __________ Shënim: Normalisht Mero tashmë i dalë hapur si mbrojtës mediatik i Ramës dhe Rilindjes, vazhdon me propagandë. Politika s'ka moral, dhe propaganda s'ka turp; maksimumi ka çensurë, duartrokitësa dhe sharësa nëpër komente.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fjala

                        Propaganda mediatike, i bi fyellit ne nje vrime: ne vrimen sali. Belina Balluku tani me urdher dhe pa vendim gjyqesor kaloi ne pensioniste si dhe ushtron vetem te qenit deputete se e ka zgjedhe populi, as prokurori e as gjykatesi. Heqja e imunitetit eshte kompetence e plot e parlamentit dhe parlamenti s'ka pse ja heq imunitetin kur drejtesia eshte ne nje ngerç institucional te neveritshem sepse prokuroret e gjykatesit jane kthyer ne kadi, gje qe populli qe nuk i njehe si te tijet ose do veproje mbi ta ose do tu kerkoje deputeteve qe ka zgjedhur qe te rregullojne ligjet qe keta te futen ne shtroin e tyre si qen te rrahur. NUk e shemb dot pushtetin qe te jep populli nje kaste njerezish te pa autorizuar nga ai dhe ne demokraci gjithmone vendos shumica qiofte edhe formalisht. Ne diktature vendos uni. Keshtu qe keta prokuror dhe gjykates te perfolur qofshin dhe ne gjykaten kushtetuese te pergatiten se dyerte e burgut do jene me te blinduara per keta. Historia e vitit kaluar ishte e hidhur per gjykatesit, prandaj te mbledhin mendjen se Saliu e ka vdekjen afer si plak i rruthur qe eshte dhe ju do ngeli zbuluar e pastaj do silli si fakir. Dy kriminela Saliu i beri deputet, prokurorin Ndoj dhe gjyqtarin veteriner Gjonin, nga zbatus ligjesh i beri perpilues ligjesh dhe bertisni se Edi Rama dhe do ndryshoje ligjin. Parlamenti neser ne mengjes duhet te mblidhet te ndryshoje ligjin 2452 pika 3 apo pika i rente Saliut dhe kjo çeshtje eshte e mbyllur. Te mos heq asnje imunite askujt dhe e fundit te riformatoje qeverine qe te gjithe ministrat te jene deputet dhe tu rruaj fundomen Dumani dhe kush e ka bere Dumanin. Pastaj te filloje puna per reforme rrenjesore ne drejtesi brenda 6 muajve.

                        Përgjigjjuni
                      2. n
                        niku

                        Mero , mendoj se sulmet e saliut dhe sherbetoreve te tij mediatike dhe pseudo juridike (sherbetoret e argites neper institucione ) do sjellin si rezultat fitoren absolute te PS ne zgjedhjet e 2027 me mbi 58 bashki ,ndërsa ne zgjedhjet e 2029 me mbi 95 deputete. Rama dhe PS duhet te falenderojne sy me sy ,ne çdo qytet, 850.000 shuplakat socialiste per mbeshtetjen e palekundur dhe qe nuk pjerdhin per propaganden e sherbetoreve mediatike ,trollsave dhe analisto- zhurnallistat e saliut.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhezo Smokthina

                          Të dashur Patronazhist! Ashtu siç jeni porositur, që për nickname të përdorni 36 gërmat kapitale të alfabetit, domosdoshmëria për të shtuar numrin e komenteve na bënë të detyruar që t'ju japim këtë udhëzim gjithë patronazhistve, që të kalojnë në përdorimin duble të çdo shkronje, si psh AA, BB,CC,... e kështu me radhë. Më pas, nëse lind nevoja mund të kaloni në përdorimin triple të çdo gërmë, si AAA, BBB,CCC,... Përdorimin i nickname në këtë formë e rekomandojmë për thjeshtësi, si diçka e kuptueshme lehtësisht nga ana juaj, kjo edhe për faktin se ka ngjashmëri me targat e automjeteve, gjë me të cilën ju jeni të familjarizuar. Natyrisht, ju nuk duhet të përdorni numra, pasi kjo do e vështirësonte problemin dhe bëhej i pakuptueshëm për shumicën dërrmuese tuajën, pasi me keqardhje duhet të pranojmë se kapaciteti juaj mendor sikur lë paksa për të dëshiruar. Për të mos u zgjatur, ju përcjellim urimet më të mira nga udhëheqja e partisë dhe personalisht shoku Edi Rama, duke ju uruar punë të mbarë!.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Ai

                          Mero, je teper i kthjellet per shumicen e lloshave qe lexojne.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xha Braho

                            Une mendoj se pezullimi e mbaroi misionin e tij, pasi gjykata kushtetuese nuk e pranoi per shqyrtim kerkesen e qeverise. Nderkohe, prokuroria ka avancuar me hetimin dhe kerkon heqjen e imunitetit, dhe per kete ka depozituar prane kuvendit provat per nje veprim te tille. Ne keto kushte, mendoj se kuvendi eshte i detyruar te veproje me heqjen ose mos pranimin e heqjes se imunitetit te deputetes. Pra duhet te shprehet dhe ti jape pergjigje institucionale kerkuesit.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Brahush

                              O plaku Brahim , asgje nuk do ndodhi , nuk ka pse ti hiqet imuniteti , SPAKu Bufit te te dergoje çeshtjen ne tribunal dhe eshte tribunal qe shpall fajesine apo pafajesin e zonjes Balluku .

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Enveri

                                Po, Kuvendit duhet te shqyrtoje provat se qendrojne apo jo, por ne rast se kuvendin nuk e bindin privat e Spak, atehere te marre vendim per kthimin e saj ne detyre. Kuvendi eshte instanca me e l'arte e nje shtetit demokratik!

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lanabregsi

                                Rama I kalon te gjithe me shurre,keta vijn te gjithe verdall si pordha neper brek.Me mos vendimin e gjykates Rama e deskreditoj ate dhe i mori ate qe donte.Balluku do jepte doreheqjen mbasi te siguronte imunitetin nga kuvendi,tani nuk ka nevoj as per doreheqje dhe as per heqje imuniteti,ja siguroj mosvendimi I kushtetueses.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pak nga të gjitha

                                  Në një shtet rrumpallë pa drejtsi profesionale me dobsi të mëdha ligjore , me gjykatë kushtetuese pa juristë konstitucionalistë por me çupulina e konkubina politikanësh s’ka kuptim asnjë analizë mbi drejtsinë e ish të korruptuarve . Që ligji i vetingut i quante të tillë vetëm po të kalonin dy fishin e pasurisë së justifikuar një skandal i vërtetë … dmth nqs një magjistrat kishte 1000 000€ mundesinë e pasurisë me të ardhurat e tij dhe familjes atij i quhej i ligjshëm dhe 1 000 000 € i pajustifikuar nga të ardhurat e deklaruara pra me vjedhje… e çpret nga një veting i tillë që ka legalizuar korrupsionin në trupën gjygjsor dhe njëkohësisht paaftsinë. Edi Rama e Sali Berisha e këshilltarët e tyre as nuk e kanë kuptuar thelbin e reformës që ka qenë thjesht ngritja e një strukture speciale represive e të gjithëpushtetshme mbi të gjithë zinxhirin herargjik të drejtsisë dhe nga ana tjetër të shantazhueshme e të bindur ndaj ndërkombëtareve me detyrën e qartë për dënime selektive ndër politikanë pa prova e hetime …Qartësisht e tregon 21 janari dhe gërdeci pa folur për afera që tashmë janë parashkruar. Pa folur që të korruptuarit e certikuar nga vetingu nuk ju janë nënshtruar asnjë gjykimi normal për korrupsion pasi koorporata e drejtsisë është këmbë e kokë e korrruptuar ndër kta 35 vjet të shetit rrumpallë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Ana

                                    Supeeer,po militantet e drejtesise nuk dine te lexojn ligjin aq me shume ti vene ato ne zbatim

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miloja

                                      Z. Mero! Po kështu i thotë Sala spak-ut, sepse spak drejtohet dhe paguhet nga Sali Berisha, fjalë të tjera janë pa vlerë. Të gjithë të tjerët, përveç Ilir Metës, janë arrestuar me porosi të Saliut, dhe flasin për drejtësi. Saliu bën listën se kë duhet të arrestojë spak dhe ata zbatojnë porositë e tij.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        D

                                        Lanabregs I ke rene pikes,Rama eshte gjithmon nje hap para Saliut dhe gjithe horrave qe I shkojn nga pas

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ana

                                          Pse po quditni, a hala nuk e keni kuptuar se Shypnin e sundojnë pasardhësit, mbaturinat e komunizmit serbosllav, pobratimat e partizanëve të milladinit e mugoshes…… ??!!! Jau qift nonen Albin Baba.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Egzistenc

                                            Personat e Gj. Kushtetueses duken si sedentar! Veprim I mencure dhe intelegjent I Rames. Ditet ne vijim do konfirmojne kete histori. Rama ka dal me I fituari. Budallenjte e PD nuk kane kapacitet ta kuptojne kete histori.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Ne diktaturen ecprokuroreve s ke te drejte te vetm

                                              E ke gabim Mero Spaku kerkon mase me te rrepte se I pandehuri kerkon te mbroje veten.Ne kete kuptim dhe pse kushtetusja I jep te drejte Spakut vepra e perpjekjes per tu mbrojtur nga akuza eshte konsumuar keshtu qe vendimi per repression mbetet legjitim. Tani a eshte legjitime te persekutosh te pandehurin se perdor cdo mjet ligjor per tu mbrojtur kjo mbetet ne dore te gjykatesve medioker qe I sherbejne Spakut e s kane integritet moral e profesional.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Ramsi

                                                HAHAHAHA, ME LODRA FJALESH DO SHPETOJ BELA? SI MUND TE PRANOJ EUROPA KUR NJE HAJDUTE RRI AKOMA NE PARLAMENT ?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  ben

                                                  Po zotrote nga e di se zonja ne fjale eshte hajdute? Mos je ti ai qe i numeron parate qe merr nga korrupsuoni, apo ta ka thene Sala? Po qe se ta ka thene ky I fundit, me siguri duhet te jete hajdute....

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  TIRANA

                                                  KE i kerkon Kuvendit te Shqiperise te shqyrtoje pa vonese heqjen e imunitetit te deputetes Belinda Balluku (ose sic njihet si Bela) Botoje, botoje o Mero Baze - eshte e vertete si lajm e nuk ka as sharje as fyerje qe demtojne etiken...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    Ciu Ciu Ciu Ciu

                                                    Shikoj qè mbi 15 KOMENTE i bēn e njèjta dorë BYTHËLĒPIRËSE që pjnon tek Bodrumi i kryeministrisë dhe ai éshtè HAJDUTI , GRABITQARI dhe PLAÇKITÉSI Endrit Masha

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbeni

                                                      Mbesa e Beqo Ballukut duhet të jap dorëheqjen me të mirë dhr të dorëzohet spakut në mënyrë që mos të pengojë drejtësinë të veprojë.Qëndrimi i saj dukr u përdredhur duhet të marrë fund.Ajo është kapur me presh në dorë si një hajdute dhe e korruptuar.Edhe kryeministri duhet të firmos pezullimin dhe largimin nga detyra e zv kryeministres dhe ministre e infrastrukturës dhe energjisë.Në botën demokratikr kur ka raste të tilla,ministra apo deputet menjëherë japin dorëheqjen duke i lënë dorë të lirë drejtësisë të veprojë.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje