Ermal Hasimja po përpiqet të krijojë një klimë dialogu mes partive të reja opozitare dhe Partisë Demokratike të Berishës për të bashkuar opozitën. Duke qenë se përpjekja për dialog është e paqortueshme, duhet të jemi të qartë për objektivin e dialogut.
Në traditën e dështuar të 35 viteve të PD-së, objektivi i një dialogu brenda opozitar synon që të bashkojë gjithë zërat opozitarë rreth Berishës. Nëse ky është përsëri objektivi, atëherë rezultati do të jetë më i keq se sa tani. Arsyeja nuk është vetëm fakti se PD-ja e ka provuar këtë gjë për 35 vite radhë në Shqipëri, aq herë sa Berisha dërmon PD-në me përjashtime apo grupe armiqësore.
Problemi është se bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël.
Është sikur të mbledhësh një numër me valencë negative me numra të tjerë.
I vetmi vend ku po zhvillohet një proces real dialogu është brenda PD-së. Ervin Salianji ka nisur një proces dialogu me demokratët që është shumë herë më simpatik se sa foltoret e Berishës. Aty së paku nuk shkon asnjë i çmendur. Ata që shkojnë flasin gjëra të vërteta dhe të përjetuara dhe duan të zgjidhin hallin që kanë me Sali Berishën. Pra, PD-ja është e përfshirë në një proces real dialogu, me një natyrshmëri dhe legjitimitet që buron nga pjesëmarrja dhe cilësia e demokratëve që marrin pjesë. Ata nuk janë të licencuar të dialogojnë, por mblidhen në salla të mëdha qytetesh, i mbushin ato dhe flasin gjëra të vërteta.
Ky proces dialogu i vërtetë i PD-së me demokratët ka tërbuar Sali Berishën dhe ata sejmenët pas tij dhe e kanë shpallur Ervin Salianjin “të vetëpërjashtuar”, se ka “shkelur vijat e kuqe”.
Pra, i vetmi proces real dialogu që po ndodh brenda opozitës është ai që po udhëhiqet nga Salianji dhe që po refuzohet nga lidershipi i Berishës.
Tani si mund t’i kërkohet Berishës të dialogojë me njerëz të përjashtuar nga PD-ja, apo parti të tjera, kur ai është duke futur PD-në në një proces të ri ndarjeje dhe përjashtimesh, duke helmuar çdo shpresë të demokratëve për t’u fuqizuar përmes dialogut?
Që të ulesh në tryezë Berishën me Arian Starovën apo Artur Rroshin s’ka nevojë për ndërmjetës. Ata një zile duan për kafe, se pa punë janë dhe nuk i “shqetëson” elektorati për të pirë kafe. Dialogu është i nevojshëm aty ku ka debat real, dhe debat real tani është brenda PD-së, jo mes PD-së e Lapajt apo Shehajt. Lapaj dhe Shehaj kanë partitë e tyre dhe me partitë bëhet marrëveshje, nuk bëhet dialog. Po të intereson i merr në koalicion, po nuk të intereson nuk i merr.
Dialog bëhet brenda familjes kur ke një problem dhe PD-ja është në kulmin e një dialogu të brendshëm, ndërsa Berisha është në kulmin e intolerancës ndaj këtij dialogu, duke shpallur përjashtimin e njeriut që e drejton atë dialog.
Tani “pajtuesit e gjaqeve” le të nisin dialogun me Berishën pse kërkon të përjashtojë nga PD-ja një njeri që po zhvillon dialog brenda PD-së për të mirën e saj. Ky është i vetmi problem që po has dialogu i vërtetë opozitar me Sali Berishën sot në opozitë. Të tjerët nuk kanë nevojë për dialog.
Të zëvendësosh një dialog të vërtetë politik që ka nisur brenda PD-së me një dialog mes partive opozitare është sikur t’i pajtosh një vend që i ka plasur brenda një në luftë civile, me fqinjët e tij paqësorë, vetëm që të duket sikur shkaktari i luftës civile është njeriu i paqes.
Dialogu politik në opozitë është në krizë prej Sali Berishës. Kështu ka qenë për 35 vite. Të “pushkatuarit politikë” prej tij janë shumë herë më tepër se sa është sot Këshilli Kombëtar i PD-së.
Që PD-ja të vijë në pushtet duhet të pajtohet me shoqërinë shqiptare, që është divorcuar me Sali Berishën, jo me dy-tre njerëz të zemëruar vitet e fundit me Sali Berishën. Dhe që opozita të pajtohet me këtë pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare dhe të bëhet shumicë në vend, duhet ta provojë një herë pa Sali Berishën.
Me Sali Berishën e ka provuar 35 vjet dhe s’ka funksionuar. Ai ka gjithmonë të njëjtën skemë. Në fillim të përjashton nga PD-ja, pastaj, nëse bën parti, të thërret në rresht për të të gjunjëzuar përsëri pas tij. Kjo nuk ka më kuptim të përsëritet, përveç atyre që janë të mangët nga trutë. Kur opozita ta gjunjëzojë Sali Berishën dhe ta vërë atë në rresht pas saj, atëherë ka kuptim të flasim për dialog mes viktimave të tij, që refuzojnë të votojnë opozitën vetëm për shkak të tij.
sali berisha eshte krye. kriminel i shqiperis. ai duhet te mare denimin e merituar. dhe eshte shum i vonuar
njesoj si Rama. Te dy kane gatuar kete mesele
Bufi eshte frikacak njeri pa moral dhe mbi te gjitha i semure psiqik. Vetem antare te PD ne Tirane jane 48 mije. 50% 24 mije 10% 4.800 . 1% 480. Bufi therret protest dhe mbledh 1000-2000 mije maloke te ardhur me pages , kur ne Tirane ka 48 mije antare te PD... Bufiiiiiiii ilaçet
PS ka nderuar motorrat per zgjedhjet e 2027 , Bufi kenetes genjen Vrenozet me Qéveri teknike haaaaaaa , dhe kur humbet thote : U vodhen zgjedhjet, masaker elektorale ,nuk njohim zgjedhjet , narkoshteti , narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest madheshtore nderkombetare hiiiii bufiiiii
Ore cfare kriteresh duhe te plotesojn keta qe futen ne PD dhe te besh kualicion me ta
Akoma nuk e keni mësuar se PD, që në ditën e parë 1990, u sajua si organizëm ushtarak, jo politik? Akoma nuk e kuptoni se të gjitha krizat që kaloi Shqipëria gjatë sundimit të PD, kjo "parti" u përpoq t’i zgjidhë me forcën e ushtrisë dhe të antarësisë së saj në rol ushtari? Si mund të prisni dialog politik nga një organizëm ushtarak?!
Fati i Rames ne politike eshte Salikerma ne krye te opozites
Interesant,qenka e thene qe te larguarit nje nga nje te tere do hyjn ne ate vere,veren e Saliut.
Te merresh me opoziten eshte njesoj si te mbyllesh syte per korrupsionin madheshtor te Rames.
enter'''' korrupsionit madheshtor te Rames po i bie kokes SPAK-u por korrupsionit galopant dhe vrasjeve te opozites kur ishte ne pushtet nuk ben askush aSPAK.
Të bashkohesh me një non grata është çmënduri sepse këtë vetëm shpellarët nuk e kuptojnë sa për këtë ERMUT Hasimen bisht qeni ka qenë prandaj nuk ka asgjë për tu habitur sepse më mut do ta bëjnë partinë.
Shume e sakte artikulli juaj z. Baze PD si nje ndertese me themele te prishura qe nepermjet dialogut me partite e tjera opozitare ta lyejne me boje kete ndertese ne renie.
Te krijosh nje front opozitar rezultantja eshte qe te drejtohet nga partia me e madhe qe eshte PD. Qe PD drejtohet nga nje nongrada ne proces gjygjesor dihet. Qe Berisha do jete dhe pas zgjedhjeve brenda partise dhe kjo eshte e qarte. Qe ka deklaruar qe do jete k/ minister ne rast fitorje edhe kete e dime. Problemi eshte qe a e votojne shqiptaret kete front per te nxjerre ne krye Berishen ? Kurre. Hasimja nuk eshte budalla per te mos i kuptuar te gjitha keto, por eshte nje skuth shpirtzi. Mesa duket i eshte kthyer koherave kur i sherbente Berishes si keshilltar !
Paloka dje ne nje interviste me sinqeritetin e tij prej budallai tha dhe nje vertete tjeter se si vepron PD.Pas deklarates se pare te bujshme kur tha qe Bashen e zgjodhem kryetar duke manipuluar votat brenda partise dje deklaroi qe kam bere burg per kundershtim te policise ndersa Salianji ka bere burg per SHPIFJE. Kjo eshte PD prandaj populli nuk e do dhe nuk e voton.
Mero , duhet pranuar se partite e vetme qe kane vizion ,taktika dhe strategji reale jane PS dhe PD. Nese keto strategji jane te mira apo te keqija per zhvillimin ,ha shume diskutim.Nderkaq ,partite e reja po tregojne mungese te theksuar vizioni per te ardhmen.Nga te gjitha keto parti te reja te djathta apo te majta degjohet vetem refreni ,Rama dhe socialistet te korruptuar dhe mbeshtesim pa rezerva drejtesine .Te dy keto parrulla jane te vjetra tashme per votuesin .Refreni i pare eshte shfrytezuar nga saliu prej 21 vjetesh qe nga 2005 deri sot.Ndersa parrulla e dyte u shfrytezua nga Rama prej 13 vitesh nga 2013 deri ne zgjedhjet e 2025.Nga partite e reja priten programe konkrete per zhvillimin e shoqërise,shtetit ,standarteve te jeteses dhe te drejtave te qytetareve.
Rreth Berishes eshte mbledhur e rrudhur gjithe mazhoranca! Nje kolone turpi smund te jete varke shpetimi, por mbytje me e shpejte, fund I merituar, bashkemerituar BerVinist. APARTEJD nuk lejohet ne mes te evropes.
Sali pazari shqetesohet per ate cfare thone vrenozet e jo vrerozet e PD!
PD=Parti e Salise partia e Lirise (Liri Berishes). Te tjeret (demokratet) le te ngrohen ne diell, se ja, erdhi pranvera...!
PD lindi si shprese por shume shpejt Saliu e ktheu ne nje band kriminelesh,qe e till eshte edhe sot. Pa u asgjesuar kjo bande me emrin PD nuk mund te kemi opozite konkuruese per pushtet,PS aty do qendroj ku eshte sot.
Kur nje parti udhehiqet nga nje kriminel si Saliu,ajo vetem parti nuk mund te jet,thjesh nje cete bashibozukesh si ajo e Haxhi Qamilit.
????
...kurse bashkimi grusht bashkuar rreth Ballukes e ben qeverisjen e Rilindjes me te forte, me te besueshme, me te Rilindur...
Badgjimi rreth Berishes , garanci per Ramen dhe taborrin e tij hajdut .