Ka disa njerëz që identifikohen me historinë e kombit të tyre duke i dhënë atij gjymtyrët kryesore të mbijetesës në shekuj. Ismail Kadare është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar së paku tre gjymtyrë të rëndësishme, mbi të cilat ai ndihet më i sigurt në mbijetesën e tij.
Së pari, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e një kombi perëndimor. Shqipëria është një vend i cili në historinë e vet ka nxjerrë edhe personalitete të tjera të mëdha që kanë bërë emër dhe histori brenda Perandorisë Osmane, por asnjëri prej tyre nuk arriti të identifikohet me kombin shqiptar. Ismail Kadareja, një nga shqiptarët më të njohur në botë, e ka identifikuar kombin shqiptar me Perëndimin me veprën e tij dhe me dëshminë e tij intelektuale. Pra, ai është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e tij si komb perëndimor.
Së dyti, Ismail Kadareja është njeriu që i ka dhënë gjuhës shqipe certifikimin si një gjuhë e madhe e letërsisë botërore. Përveçse ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe, ai mbi të gjitha ka meritën që standardin e gjuhës me të cilën shkroi veprën e tij e imponoi jo vetëm si gjuhë të gjithë shqiptarëve, por edhe si gjuhën me të cilën shqiptarët i kanë dhënë botës veprat më të mira letrare. Dhe po të kemi parasysh se shqiptarët gjuhën e kanë elementin më të fortë të identitetit kombëtar, që është mbi fetë e tyre të ndryshme dhe dialektet gegë e toskë dhe mbi copëzimin territorial që kanë, mund të themi pa frikë se Ismail Kadareja i ka certifikuar kombit shqiptar pasurinë më të madhe të tij, gjuhën, si pasuri botërore.
Së treti, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar dinjitet. Dinjiteti i një kombi është i lidhur pashmangshmërisht me mënyrën se si një komb i reziston errësirës së diktaturave. Letërsia e tij ishte një shembull i dinjitetit moral ndaj diktaturës dhe sot është një dokument i rezistencës mendore kundër komunizmit. Ismail Kadareja po ashtu e trajtoi historinë e Shqipërisë si pjesë të historisë evropiane, edhe kur shkroi për periudhën osmane, për pavarësinë apo diktaturën.
Ai i dha dinjitet historik identitetit shqiptar dhe një autoritet moral në debatin ndërkombëtar.
Në momente të kyçe të historisë së Shqipërisë, sa ai ishte gjallë, fjala e tij kishte peshë edhe në vendimet e diplomacisë ndërkombëtare, siç ka qenë çështja e rënies së komunizmit në vitin 1990 apo çështja e Kosovës në vitin 1999.
Pa Ismail Kadarenë, identiteti i kombit shqiptar do të ishte i gjymtuar në tre nga tiparet e tij themelore: në identitetin perëndimor, në elementin themelor të bashkimit kombëtar që është gjuha dhe në cilësinë kryesore që e bën një komb të pranuar, që është dinjiteti kombëtar. Të gjithë ata që duan t’i bëjnë dëm Shqipërisë dhe të zhbëjnë këto tre gjymtyrë mbi të cilat qëndron i sigurt kombi ynë, Ismail Kadarenë e kanë jo vetëm armikun e tyre më të madh, por edhe pengesën më të madhe të tyre
Baze ktu je platesisht I skate .
Ndjehem i lumturuar kur mendoj se ku mbeshten vlerat e kombit tone, qe jane vlera universale e te pejetshme. Identifikimi e theksimi i tyre duke u mbeshtetur ne emrin e te madhit Kadare i vesh ato me pasmore çeliku ashtu siç theksohet edhe ne artikull. Faleminderit
Te lumte pena Mero Baze. Kadare eshte krenari shqiptare ne thesarin e madh te letersise boterore, madje duke qendruar ne maje te saj.
Qe Kadareja eshte apogjeu I kultures shqiptare ne pergjighesi dhe i letetsise ne vecanti , kjo eshte e gjithepranuar sot per sot . Kuptohet se Kadare , per ne si komb , do te mbetet gjate si " Dokument " identifikimi ... Ama Jo te gjithe e Kane "Takatin " te ngiten ne Maja te tilla dhe te befasohen ( te pataksen ) nga shkelqimi I margaritareve ... Le te merren me kesi punesh ata te paktet e ketij zanati , sepse Po u moren te gjithe , do t'ia nxierrim fare syte kesaj pune duke permendur " Shqiponjat qe fluturonin ..." , " poemat blindazh " e deri Tek " Fuat Cela " ...
Per shpellaret analfabete qe nuk kane lexuar nje liber te saliut,me i madhi eshte lexhenda komuniste qe u gdhi antikomunist me urdher te ramizit.... Keta plehra saliu qe gjymtoi vendin e gjuhen shqipe,identifikon injorancen e krimin... Ky vampir qe shane neper bote vendin e tij,per cecenet e shpelles eshte patrioti i madh,por eshte e kote te zgjatesh se keta nuk mbushin
I ke thënë gjithshka i takonte Ismailit Kadare. Urime Mero.
DMTH Merushe i fshive te gjitha komentet dhe mbajte vetem ato qe lavderojne Kadare! Bravo te qofte, kete se kishe bere, e bere, bravo saliramisti Merushe. Keshtu i sherbeni propogandes dhe mashtrimit e manipulimit. Kadare eshte ikone e propogandes se personalizuar ndaj diktatorit komunist Enver Hoxhes dhe masakres se regjimit te tij. Ai vets ka thene qe popujt meritojne regjimet qe kane ndaj nuk ia vlen te besh disidentin! Nje here tek zeri i amerikes kadare tha, nese eshte e vertete qe popujt kane regjimet qe meritojne, ne Shqiperi shqiotaret kane pikerisht ate qe se meritojne! Sa i dha fonde Sali Berisha per kolanen e tij, restaurimin e shtepise se tij ne Gjirokaster, ai e qepi turirin. Per mua ka qene dhe mbetet NJERI I VOGEL.
me 90 Kadareja tha iku jashteqitja e kombit
Ja që ndodhi e paimagjinueshme!!. Ndërkohë që në këtë gazetë lejohen të shkruhet deri në fëlliqësira nga injorantë e të paqytetëruar, fshihen komente serioze, të drejtpërdrejta. Medemek adio mendim i lirë edhe në këtë gazetë! Mesa kuptohet lehtë ky, pra mendimi i lirë, do mbetet ekskluzivisht i pronarit të saj.
Mendime që duhen gdhendur ne memorien e kombit ose në statujën e Nënë Shqipëri. Mero edhe sikur vetëm këto fjalë të kishe shkruar në jetën tënde do ta meritoje të quheshe një mendimtar gjenial i kombit shqiptar. Një analizë kaq e thellë në kaq pak rrjeshta. Jam i mahnitur. Bravo.
Ismailia Kadare eshte i pavdekshem!!!! Faleminderit Mero Baze per kete interpretim !