
Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk ishte i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. M’u duk sikur u rrëzua sepse e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëlluar. Mendova se ishte ndonjë gazetar.
Me sytë nga rruga shiheshin pak çaste më vonë persona që transportonin të plagosur të tjerë. Një tjetër u rrëzua para derës së Kryeministrisë, ndërsa disa njerëz rrëmbyen furgonin e transmetimit të Vizion Plus për t’i futur brenda.
Për herë të parë kuptova se ata që po rrëzoheshin në tokë po vriteshin.
Në mbrëmje versioni i parë i Berishës ishte ai që kishte përgatitur kur kishte marrë vendimin për të vrarë. Kishte vendosur që të vriste dhe t’ia linte të vdekurit në kurriz opozitës.
Berisha e shpalosi atë me qetësi në orën 19:30 të mbrëmjes, duke deklaruar se ata u qëlluan me armë që nuk i disponon Garda, nga afër, me çadra-pistoletë, me stilolapsa-pistoletë, me thika me helm nga gjarpërinjtë e jugut; një plan i përbashkët: President, kryeprokurore, lider opozite, SHISH…
Një përroi psikik i neveritshëm dhe i padëgjueshëm deri në fund. Ishte i qartë në atë marrëzi që bënte. Prokuroria kishte mbërritur në oborr të Kryeministrisë ku ishin 2800 gëzhoja armësh dhe plumbat kishin grirë kangjellat nga brenda, çka tregon se është qëlluar në lartësinë e kokës së njerëzve dhe në drejtim të tyre.
Gardistët fshinin plumbat para syve dhe çmontonin derën e jashtme të oborrit të Kryeministrit, që dokumentonte se plumbat ishin të gjithë nga brenda–jashtë.
Prokurorët, edhe pse përpiqeshin të bënin detyrën, nuk u lejuan të afroheshin.
Oficerët e Gardës që morën pjesë në aksion u mbajtën në mjediset e Kryeministrisë. Sali Berisha kishte një frikë të fshehtë nga dalja e tyre jashtë gardhit. Jo se do të arrestoheshin, por se mund të flisnin. Mund t’u tregonin grave, vëllezërve, miqve të tyre. Ata u izoluan thuajse në gjendje pengu brenda mureve të ndërtesës, e cila u kthye në një superambulancë ku mjekoheshin të lënduarit që nuk duhet të dorëzoheshin.
Thashethemet për episodet nga brenda ishin nga më të ndryshmet. Spikaste një fabul mbi rezistencën e Ndre Prendit për të qëlluar dhe një njeri i afërt i Berishës që e kishte goditur me grusht te syri; ai dukej qartazi i nxirë nga një goditje. Prendi ishte mbi ndërtesën e Kryeministrisë dhe zor se gurët arritën atje.
Sali Berisha kishte konsumuar ndërkohë bisedat me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i sapoardhur në Shqipëri, të cilin e kishte kapur krejt në befasi kjo situatë. Për çdo kërkesë të ligjshme të tij, si përfaqësues i një shteti të madh mik me Shqipërinë, Berisha kishte një kusht të vetin. Dhe mungesa e përvojës për të punuar me Sali Berishën e shtyu ambasadorin të përfshihej në një histori të rëndë. Pranoi të negociohej arrestimi i gjashtë zyrtarëve të Gardës.
Berisha kundërshtoi ndalimin e tyre, në një gjest flagrant që, po të kishim një prokurori të pavarur, duhet ta arrestonte. Unë e përjetova me gëzim informacionin, pasi mendova se këtë nuk do t’ia falte askush: as shqiptarët, as ndërkombëtarët. Në fakt, ia falën të gjithë, dhe ai vazhdon të krenohet që ka kundërshtuar, për shkak të shpikjeve të tij, një urdhër prokurorie, duke shkelur rëndë Kushtetutën për autoritetin e Prokurorisë.
Prokurorët, të gatshëm të rraskapiteshin gjithë natën në përpjekje për të mbledhur provat, po dështonin. Askush nuk u jepte përgjigje për serverin e Kryeministrisë, që administrohej nga Garda. Ecejaket e tyre nga Kryeministria te Garda deri në të gdhirë nuk dhanë rezultat.
Një prej tyre, kur dëgjoi që Berisha tha se filloi të zbatohet “Skenari B”, më tregoi duke bërë humor të zi një episod qesharak.
— Kam frikë se e ka dëgjuar nga ai shoku im prokuror këtë “Skenarin B”, më tha.
— Pse? i thashë. Çfarë ka ndodhur?
— Pasi u lodhën deri në mëngjes duke shkuar te dera e Gardës dhe nuk ua dhanë përsëri, i tha kolegut që kishte me vete: “Kalojmë te Plani B.” Dhe më parë kishin rënë dakord që “Plani B” ishte të iknin të hanin paçe, se ishin pa gjumë dhe pa ngrënë.
Ishte humori i zi që po përcillte dështimin e hetimit.
Të dielën në mbrëmje ai mblodhi parlamentin në një seancë urgjente tragjikomike. Deputetët, të frustruar nga ideja se mund t’u kishte ikur pushteti, filluan të flasin me zë të lartë e duarbosh për grusht shteti. U ngrit një Komision dhe në krye të tij u emërua Eduard Halimi. Detyra ishte e qartë: të terrorizonte Prokurorinë dhe të baltoste sa të mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berishën. Dhe shpallën “grupin puçist”.
Berisha tha se, pasi dështuan të merrnin Kryeministrinë, ata kaluan në “Planin B”: të merrnin pushtetin përmes kryeprokurores dhe Presidentit. Na shpallën edhe ne katër gazetarë puçistë dhe kërkuan tabulatet e telefonave tanë.
Vendosëm ta merrnim me humor. Filip Çakuli bëri një gjë edhe më me humor: një letër të hapur ku shpjegonte pse dështoi puçi dhe si e kishim organizuar.
Por ndërsa ne qeshnim, Perëndimi e kishte marrë seriozisht. Në Bruksel u dukej skandal i madh që të na kërkoheshin tabulatet. I dërguari për krizën, Lajçak, ia kishte kërkuar këtë nga Brukseli Berishës dhe ky ia kishte bërë të vështirë. Ne na dërgonin sinjale se kjo punë do zgjidhej. Më vinte të plasja, pasi e dija që tabulatet tona nuk kishin asnjë rëndësi. Maksimumi i duheshin Berishës tabulatet e Çakulit për të parë me kë kishte folur ditët para transmetimit të videos së Ilir Metës. Ne të tjerët ishim për arsye krejt të tjera: unë për hakmarrjet e tij primitive; Sokol Balla, ngaqë quhej njeri i afërt i Ramës dhe gazetari kryesor i Top Channel-it; dhe Andi Bushati, si një gazetar që stërmundohej dhe vazhdon akoma të jetë i paanshëm, një pozicion që Berisha e urren më shumë se atë të gazetarit armik.
Vendosëm të mos bënim asnjë kundërshtim për të shkuar në Komision. Madje u konsultuam edhe se si mund të talleshim.
Nuk jam i sigurt nëse na e përgjuan atë bisedë, por të nesërmen, për “të vetmin plan” që bëmë kundër pushtetit, na çliruan nga akuza dhe nuk pranuan të shkonim në Komision. Sali Berisha kishte marrë në telefon “Komisionin” dhe u kishte thënë se nuk mund t’u linte atyre çakejve mikrofonin për dy orë të talleshin me familjen e tij.
Ishte dështimi ynë real. Deri atë ditë nuk kishim bërë asgjë. Atë ditë që vendosëm të bënim diçka, na e hoqën mundësinë.
E keqja ishte më e madhe se kaq. Mos-thirrja jonë, që ne e quanim dështim, po quhej si fitore e Perëndimit që na kishte shpëtuar nga Berisha. Në fakt, Berisha kishte shpëtuar nga ne. Ishte një rast i artë që na u hoq nga duart, falë miopisë së Lajçakut, zyrtarit perëndimor që dukej sikur po na shpëtonte. Që atëherë ai vazhdon të jetë negociator krizash pa sukses. E ndjek mallkimi ynë.
Në fakt po shpëtonin Berishën. Kishin shkëmbyer nxjerrjen tonë nga skema e “puçit” me tolerimin e vrasjeve; kishin barazuar tabulatet e katër gazetarëve me jetët e katër të vrarëve; kishin zëvendësuar kuriozitetin e dy djemve të mi për lakimin e emrit në ekrane me vajin e tetë fëmijëve jetimë që s’do t’i shikonin kurrë baballarët në shtëpi. Kishin falur dy herë Sali Berishën: një herë duke toleruar vrasjet dhe sulmin ndaj institucioneve dhe herën e dytë duke na e hequr nga duart ne katër “puçistëve”, që së paku mund t’ia bënim “fytyrën si këpuca”, siç ka qejf të thotë ai.
Kishim dështuar të ushtronim të drejtën tonë si “puçistë”, përballë atyre që sapo shihnin kamerat na fyenin dhe sapo iknin na dërgonin SMS se nuk kishin çfarë të bënin, kishin urdhër… Nuk kishte dështuar asnjë grusht shteti; kishim dështuar të ndalnim grushtin që Berisha po i jepte shtetit, duke e marrë peng nga makthi i njeriut që kishte vrarë.
Nuk jam i sigurt nëse, bashkë me idenë se duhet të vriste, kishte ndërmend edhe mënyrën se si do t’i fshihte, por pak pasi i vrau duket se e kishte fiksuar Skenarin A: “Viktimat i ka vrarë vetë opozita.” Pasi kjo u hodh poshtë, lindi Skenari B: “U vranë sepse ishte grusht shteti.”
Lindja dhe shuarja e Skenarit A
Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, e tha qartë atë:
“Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.
Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre viktimave, i cili do t’i thoshte në Spitalin Ushtarak njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dhune: ‘Largohu kriminel, na vrave vëllanë’, dhe në prani të personelit do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por që nuk kishte humbur arsyen, i dha atë që meritonte këtij shoku.”
Kush e lexon këtë deklaratë të kryeministrit kohë më vonë, e kupton qartë se, kur doli para medias, ai ka qenë i vendosur t’ia hidhte kufomat në shpinë Edi Ramës. Deklarata tregon qartë po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse të drejtpërdrejtë me Spitalin Ushtarak.
Dy mjekët, që u bënë strumbullari i skenarit për “vrasje nga afër”, duket se e kishin furnizuar edhe me përralla për fajësimin e opozitës nga familjarët. Paragrafi ku Berisha flet për një gjoja incident i vishet Preç Zogajt, kur ka shkuar te dhoma e Aleks Nikajt. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Siç më shpjegoi vetë Zogaj, Aleksi ishte një mik i shtëpisë së tij dhe ai ishte realisht i dërrmuar nga ideja se Aleksi mund të vdiste. Ishte vëlla i vetëm i katër motrave dhe kishte dy vajza të vogla.
Berisha ishte vigjilent ndaj këtyre detajeve dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, që nga mënyra si ishin gjuajtur deri te detajet se si “populli” fajësonte opozitën për vrasjet.
E përsëriti këtë edhe kur e pyetën gazetarët:
“Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: ‘Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë’. Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta.”
Në mbrëmje vonë, Artan Hoxha publikoi pamje të plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim në Kullat Binjake. Këndi i gjerë i pamjes i përfshinte të gjithë: vrasësit dhe të vrarët. Shihej qartë që gardistët kishin qëlluar dhe vrarë. Shihej qartë një ushtarak i Gardës që kishte qëlluar në drejtim të njerëzve. Kamera kapte flakën e automatikut dhe rrëzimin e viktimës në të njëjtin çast. Ishte një mrekulli optike.
Berisha nuk e priste këtë. Vetëm pak çaste më parë, në orën 19:30, ai kishte spekuluar pikërisht me këtë fakt. Ja si iu drejtua në mënyrë cinike gazetarëve:
“Mund t’ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre? Si nuk arritët ju të filmoni qoftë edhe njërin prej tyre? Çfarë ndodhi me kamerat tuaja? Ju i keni dhënë të gjitha; madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se ‘më ka marrë plumbi’, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se ‘më shtynë’.”
Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vrasjet në mënyrë diskredituese. Dhe, mbi të gjitha, ishte i tërbuar që Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC News, një kanal i perandorisë së tij korruptive, kishte qenë në krah të Hekuran Dedës kur u vra; ishte plagosur dhe kishte rënë i lemerisur nga tavolina. Vëmendja e Berishës shkoi deri tek ai. Donte ta poshtëronte që t’i mbyllte gojën. Dhe padronët e tij tentuan t’ia mbyllnin. Në një histori të paprecedent në media, drejtuesit e ABC News nuk pranuan ta quanin “gazetarin e tyre të plagosur”, vetëm pse kështu prishej Skenari A i Sali Berishës.
Nevoja për Skenarin B: “Grushti i Shtetit”
Dalja e pamjeve filmike e kishte tërbuar. Të nesërmen, në një dalje të re para mediave, volli vrer edhe për të. I zënë ngushtë nga gazetarët të komentonte pamjet e tij, ai iu vërsul atij me epitete fyese:
“Informatat e para janë ato që kam thënë dje, por kam thënë edhe se Prokuroria e Shtetit duhet të zbardhë të gjitha rrethanat: nga kanë dalë, nga kanë ardhur, kush ka qëlluar, e të gjitha me radhë. Unë shoh një media që, po me një tjetër çakall të Sigurimit, bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë edhe gjykatësin, edhe prokurorin, edhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij.”
Ishte destabilizuar. Skenari A i ishte shfryrë si flluskë sapuni. Kufomat e viktimave që tentoi t’ia faturonte opozitës i kishin mbetur në oborr të vet. I kishte mbetur gjaku brenda gardhit të tij.
Tani duhej t’u jepte zemër vrasësve që të mos e tradhtonin. Pasi i mbajti peng në oborr të Kryeministrisë; pasi i mjekoi dhe i shpërbleu me rroga shtesë; pasi u premtoi shtëpi pjesëtarëve të Grupit të Zjarrit; dhe pasi u shfaq publikisht me Komandantin e Gardës me sy të nxirë nga rrahja, filloi të flasë për një fenomen të ri: për një “grusht shteti” të organizuar nga Presidenti, Kryetari i Opozitës, Kryeprokurorja, SHISH-i dhe media.
Njoftimin zyrtar e bëri në mbledhje të Qeverisë më 23 janar, ku foli për “skenarin e një puçi, e një përpjekje të qartë, evidente për të marrë pushtetin me dhunë, nga një treshe, tashmë e njohur: Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.”
Por në retorikën e Berishës në atë mbledhje më tërhoqi vëmendjen një fakt. Ai përmendi Gjergj Lezhën. Jo me emër, por me post. Tha se kishte “videot e serverit të Kryeministrisë” që provonin gjithçka. Citoi për këtë Sekretarin e Përgjithshëm. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në fjalimin e tij në mbledhje të qeverisë më 23 janar:
“Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh të vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time, kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”
Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar, rreth orës 20:00 në mbrëmje, Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhën dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër: pra, të kontrollojë serverin e Kryeministrisë, të nxjerrë pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë. Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm.
Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 1:00 të natës, duke u gdhirë 22 janari. Pra, i bie që Gjergj Lezha e ka marrë porosinë, ka kontrolluar pamjet filmike, është tmerruar nga ato çfarë ka parë, ka bërë një kopje, ia ka çuar Berishës në zyrë dhe kanë fshirë serverin.
Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai, qëllimisht, flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë, që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur. Që atë ditë ai ka menduar si ta fusë në burg Gjergj Lezhën, si “bedelin” e parë të këtij akti kriminal. Ligësia e kësaj deklarate tani duket më e plotë. Një vit më pas, kur FBI solli ekspertizën në Tiranë dhe paraqiti si problem faktin se ky server është fshirë natën e 21 janarit, shihet qartë se Berisha çdo hap drejt alibisë së tij e ka bërë me vetëdije. Siç bëjnë vrasësit profesionistë.
Një ditë më parë Ina Rama i kishte çuar Ministrit të Brendshëm gjashtë urdhër-arrestesh që përfshinin zinxhirin komandues të Gardës, që nga Komandanti deri te qitësi i dyshuar për vrasës. Ministri i Brendshëm ka refuzuar. Arsyeja, sipas tij, është se, nëse ai i dorëzon ata, Garda “kapitullon”, pasi ushtarët dëshpërohen. Është një arsyetim që të lë pa fjalë. Në logjikën infantile të atij që quhej Ministër i Brendshëm, kishte një psikozë lufte. Ai e quante Gardën një repart që duhet të ruante moralin e lartë për të mbrojtur pushtetin e tij. Dhe, sipas kësaj logjike, shteti ligjor po u ngatërrohej nëpër këmbë në luftën e tyre me “armiqtë”.
Kryeprokurorja është detyruar t’ia bëjë më të lehtë, duke i thënë se ata thjesht do të merren në pyetje dhe mund të lihen të lirë. Por asgjë nuk ka funksionuar. Tensioni është rritur dhe Ministri i Brendshëm, me ligësi, i ka kërkuar të shprehet edhe Presidentit, për një gjë flagrante, për një kundërshtim të Kushtetutës. Ai i ka treguar ligjin dhe kjo ishte sikur t’i tregoje burgun.
I vetmi që ka pranuar t’i dëgjojë ka qenë ambasadori amerikan. Ai ka hyrë në mes të këtij konflikti të pastër ligjor, duke inkurajuar Prokuroren për hetime, por edhe duke bindur Berishën se vetë nuk është “pjesë e puçit”.
Për herë të parë në historinë e një shteti ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të Kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agresor, vetë gjykatës, vetë prokuror dhe vetë garant i Kushtetutës. Në të vërtetë, ky ishte i vetmi element real i grushtit të shtetit atë ditë. Atë e kishte bërë Sali Berisha.
Rezistenca e Berishës për të mos dorëzuar gardistët vazhdoi edhe pasdite, në komunikimin mes Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë. Më në fund, Drejtori Burgaj kishte gjetur “zgjidhjen”: urdhër-arrestet kishin “lapsuse të papranueshme”.
Dhe Berisha e gjeti “lidhjen” mes puçistëve. Meqë Bamir Topi refuzoi të futej në këtë mes; meqë Ina Rama këmbënguli gjithë ditën t’i arrestonte gjashtë të dyshuarit për vrasje; dhe meqë Edi Rama, në pasdite vonë, kishte deklaruar se Berisha po refuzonte të dorëzonte vrasësit, atëherë dilte që Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin një plan të koordinuar. Tragjikomedi.
Në seancën e posaçme në Kuvend, teza kishte avancuar: ishte futur në listë edhe SHISH-i. Sipas Berishës, në zarfin që SHISH-i i kishte dërguar në zyrë në datën 20 janar, kishte zero informacion për “puçin”. Aq shumë ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para një puçi, sa tani i kërkonte edhe SHISH-it ta kishte parë atë “ëndërr” një ditë para se t’i fanepsej atij. E vuante shumë idenë se SHISH-in nuk e kishte nën kontroll. E vuante edhe më shumë që ata raportonin më shumë te ndonjë vend mik i Shqipërisë sesa tek ai. Dhe iu duk rast i artë t’i hiqte qafe me këtë rast.
Para deputetëve shpjegoi qartë edhe skenarin. Foli për dy lloj zarfi me lekë: një për transportin dhe një për “luftën”. I pari kishte 10–20 mijë lekë, i dyti 200–300 mijë lekë. Shpjegoi se si “para Dajtit” ky grup kishte marrë një drogë sintetike:
“U shpërnda, thuhet, një lloj droge sintetike; për këtë duhet të bëhen analizat, se për këtë nuk kam dijeni. U shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera…”
Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u bë kujdes të gjendeshin deputetë që “nuk prishnin punë” dhe, edhe nëse bëheshin qesharakë, kjo të “kalonte”, e shihte se skenari nuk po ecte. Perëndimi po u jepte mbështetje “puçistëve” dhe ky ishte një problem i madh për të. Presidenti i Republikës dhe Kryeprokurorja u bënë destinacioni i ri i diplomatëve. Berisha u tërbua dhe shpërtheu.
Në një takim më 24 janar me efektivë të policisë dhe familje të tyre, iu turr me një fjalor rrugaçëror Ina Ramës dhe Bamir Topit. Të parin e quajti “horr bulevardi”, të dytën “lavire bulevardi”. “Sofistikimi” i tij për “puçin” kishte ecur përpara.
Argumentet pse ai nuk dorëzonte gardistët tani ishin të ndryshme nga një ditë më parë. Më 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues të Gardës; më 23 janar bënte thirrje të merrej filmimi i serverit të Kryeministrisë, që vetë e kishte fshirë qysh më 21 janar; dhe më 24 janar thoshte se “ata nuk kanë prova” dhe se “provë të vetme kanë rregulloren e Gardës”, që lë përgjegjësinë te zinxhiri komandues.
Ishte duke shtyrë “Skenarin B të puçit”, që sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit përmes gjyqësorit dhe prokurorisë. Skenari A, përmes armëve, kishte dështuar. Në të vërtetë kishte dy skenarë, por ata ishin te Berisha. Skenari A i tij ishte: “vrasjet i bëri opozita”, dhe Skenari B ishte: “meqë u bë grusht shteti, vrasje do ketë”.
Siç e tha vetë në Parlament dhe para policëve, në raste të tilla nuk ka rëndësi sa vriten:
“Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”
Pse i vrau?
Kjo ishte një pikëpyetje e madhe jo vetëm për kundërshtarët e tij, por edhe për ata që e njihnin nga afër Berishën. Kur protesta ra, kur njerëzit thuajse ishin shpërndarë, kur policët thuajse ishin shpartalluar dhe njësitë speciale zyrtare dhe jozyrtare të Berishës ishin brenda oborrit, u qëllua me vetëdije për t’u vrarë. U qëllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frymëzonin askënd. U qëllua kur askush thuajse nuk e mori vesh nëse ata vdiqën apo u plagosën. Askush në bulevard nuk ishte i vetëdijshëm se kishte viktima.
Tek rrija përballë dritares së zyrës së tij në Kullat Binjake, kur më erdhi lajmi se dy vetë kishin vdekur (i treti u njoftua pak më vonë), m’u shfaq tërbimi i tij, pikërisht kur gjithçka po mbaronte. Si një njeri që nuk pranon të ketë një betejë pa bilanc, ai nuk mund të pranonte në karakterin e tij një demonstrim force nga opozita.
Mijëra njerëzit e grumbulluar kundër tij, fuqia e tyre për të shpartalluar policinë me duar në xhepa, bënin kontrast të madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot këtë.

Jam i sigurt se vendimin për të vrarë nuk e ka konsultuar me askënd.
Sokol Olldashi ma përshkroi Lulëzim Bashën thuajse të lebetitur nga frika dhe hutimi për atë që kishte ndodhur.
Komandanti i Gardës ishte po ashtu një ushtarak i përmbajtur, edhe pse besnik i tij.
Me Gjergj Lezhën jo e jo. I gjori Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kushedi sa përpjekje ka bërë të mos i shfaqej përballë atë ditë…
I sillja të gjithë ndërmend dhe bindesha më shumë se e kishte marrë vetë atë vendim.
Përfytyrova si ka thirrur “dikë të vetin” në zyrë, ka ngritur pak zërin e televizorit nga ideja se përgjohej dhe i ka dhënë shenjë të qëllonin. Pak më vonë është qëlluar.
Momenti kur filloi të qëllohej mbi turmë ishte episod gati dhjetë minutash. Vetëm në ato dhjetë minuta tytat e armëve u drejtuan mbi qytetarët dhe kangjellat e Kryeministrisë janë sharruar nga brenda nga plumbat. Ata që kanë qëlluar ishin qitës specialë të Gardës. Në mendjen e tij të hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i “kishte bërë rreshtore”, vërtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta përsërisnin këtë gjë vazhdimisht, derisa ai të rrëzohej nga pushteti, e tmerronte. Duheshin vrarë!
***
Sot mbushen 15 vjet nga kjo ngjarje. Për pesëmbëdhjetë vjet, drejtësia nuk ka guxuar as ta pyesë Sali Berishën. Gjyqi u rihap me vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila detyroi Gjykatën e Lartë të urdhëronte SPAK-un të niste hetimin. E nisën me zemër të thyer. Nuk donin të përballeshin përsëri me njeriun që as nuk kishin guxuar ta pyesnin: pse i vrave.
Pas 15 vitesh, të njëjtët prokurorë janë “heronj” në sytë e shqiptarëve, për reprezaljet mbi politikën për gjëra nga më banalet deri tek ato vërtet tronditëse, përveçse përballë Sali Berishës. Në fakt, përballja e drejtësisë me të për 21 Janarinështë testi i vetëm që ose e lë drejtësinë e re në klasë, ose e ngre atë në vendin që meriton.
Disa fjale per familjet e viktimave te 21 Janarit: Peshtyni ne surrat Edi Ramen,Ballen dhe gjithe drejtuesit e PS qe keto dite me paturpesine me te madhe do te vazhdojne tu mashtrojne me premtime per drejtesi. Ata erdhen ne pushtet me gjakun e familjareve tuaj dhe kane 15 vjet qe ju genjejne.Ka tre vjet qe gjykata nderkombetare e Strasburgut tha qe vrasjet ishin krim shteteror.Plehrat e PS vazhdojne tu tregojne perralla.
Qe Saliu ishte gjakatar , kjo nuk u mesua ne 21 Janar , por dihej qe me pare , qe ne 1997 ndoshta edhe me pare.Kam qene vete prezent ne nje nga demonstratat "Duam paret tona" ne 1997 tek rruga e Elbasanit , dhe kemi ngrene shkopinjte e gomes nga policet e Saliut dhe u mbytem ne gjak (fatmiresisht nuk perdoren armet ate dite )....pra dua te them dihej natyra e Saliut qe e mbronte pushtetin me cdo kusht. Ne 21 Janar , kur situata u tensionua dhe Saliu shkrepi armet , Rama , dhe politikanet e tjere dhe gazetaret, shkuan dhe u fshehen tek kullat binjake perballe kryeministrise , dhe ndiqnin qe aty se cfare ndodhte.Po pse o njerez , nuk u thate edhe protestuesve qe te iknin nga sheshi e te shpetonin jeten , sepse Saliu dukej qe kishte etje per gjak. Pse nuk i thate te shkretit Ziver (ndjese paste) qe po protestonte me duar ne xhepa , qe te ikte qe aty ? A ndjeni ndopak pergjegjesi qe nuk e bete kete ? Po a vlen nje demonstrate apo cdo gje tjeter me shume se jeta e nje njeriu ??? Nese kjo qe thashe ju duket e gabuar , atehere ju them qe duhet te rrinit edhe ju aty ne shesh me te tjeret !!! Saliu beri krim shteteror , dhe duhet te denohet per vrasjet qe beri ....por kjo nuk do te largoje kurre dhimbjen e atyre qe humben te dashurit ate dite.Ate dite sheshi u kthye si nje lufte por me te shtena armesh te njeanshme (pra vetem nga kryeministria drejt protestuesve).Por organizatoret e protestes , duhet te ishin vigjilente , sa pane se po qellohej , te terhiqnin njerezit , te shpetonin jeten e tyre sic shpetuan te tyren. Edhe ne nje beteje lufte ( kur te dy palet qellojne) nese komandanti i njeres pale sheh qe rrezikohet jeta dhe nuk mund ta perballoje dot betejen , ben terheqje taktike te ushtareve te tij !!! Pse nuk ndodhi kjo ne 21 Janar ?
O Sulltan njerezit u vrane kur protesta kishte mbaruar dhe po iknin ne shtepit e tyre. Sipas teje Rama duhet te kishte vrare me mijera keto 12 vjet qe i shkojne dhe i djegin deren e kryeministrise.
Ok , i ndjeri Ziver Veizi (ndjese paste ) ishte para kryeministrise me duar ne xhepa kur u vra . Filmimet tregojne se nuk po ikte ne shtepi sic the , por po vazhdonte te protestonte paqesisht !!! Pretendimi yt eshte genjeshter !!!
Ok , i ndjeri Ziver Veizi (ndjese paste ) ishte para deres se kryeministrise me duar ne xhepa kur u vra . Filmimet tregojne se nuk po ikte ne shtepi sic the , por po vazhdonte te protestonte paqesisht !!! Pretendimi yt eshte genjeshter !!!
Ishte Aleks Nika me duart ne xhepa qe e ke pare ne filmime ndera Veizi u vra ne krah te gazetarit qe u plagos.. Te tjerat qe shkruan budalleqe dhe duket qe nuk ke qen deshmitare ne ate dite. Eshte e vertet qe shumica e njerezve po largoheshin dhe ne pamje ke organizatoret qe po largonin njerezit e ngelur kur filluan plumbat. Te tjerat pastaj jane pordhet e Saliut e te Fevziut me xhajen me cader.
E ke gabim , ishte Ziver Veizi qe u vra para deres se kryeministrise !!!...duket qe nuk ke qene ti deshmitar ne ngjarje !!! Ti i quan budallalleqe keto qe them une ??? atehere qenke zagar i Rames , qe gdhihesh e ngrysesh duke i bere temena e duke i thene : "...merr nga ditet tona o mbret.... "...ik more legen njelloj si Mbreti yt , qe e PERDHOSI GJAKUN duke bere aleance me Like "kokelarin"....turp te perdhosesh gjakun per nje kolltuk te ndyre !!!
Ja ke futur kot. .....nuk eshte Rama , Balla qe denone njerez por tribunali ... Sigurisht qe jane fajtore per mos insistimin e denimit te Bufit....... Dakorde nuk nderhyet ne drejtesise por kur drejtesia bene drejtesi , kur drejtesia behet pale me krimin shteti nderhyne....
Une ja paskam futur kot ndersa ti qe thua qe shteti nderhyn ja paske futur plot.Na mbyten idiotet me akses ne internet.
Sali Berisha, është fajtori i vetëm i gjithë kësajë masakre shtetërore, të kryer me urdhër të tijë. Përgjegjësi të madhe, pas Sali Berishes, ka edhe ish prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Altin Dumani, i cili, ka 15 vjet që e zvarrit këtë çështje, duke e shtyrë e shtyrë në pafundësi, si tjerrjen e pëlhurës së Penelopës gjë që tregon se ose ka frikë nga Sali Nerisha, ose është i paaftë, ose është i koruptuar nga Sali Berisha.
Ore po kaq naiv jeni.Altini per merita te veçanta u be krye.ar i SPAK-ut me emerim nga Alek.Arvizu.Kur ti kuptoni fijet e Saliut ju do bindeni se perse nuk ka fuqi Rama per te nxjerre te verteten. Lexoni kur te prononcohet ndonjehere Saliu duke deklaruar qe ata u vrane nga turma,si ne ngjarrjen e 2 Prillit 1991. A thua te jete koiçidence nr.4 i te vrareve?
Ky monstra duhet te denohet tsni shpejte se na casti ne caste munde te vdese dhe fo yi ngrlet merskr gjithe kombit tone..!!
Fjala jote ne vesh te allahut! Marrte edhe Spak e Gjkko me vehte, do te jete clirimi i trete i Shqiperise!
Vertet besoni se shoku i Olsi Dados Alfred Shehu do hetoj 21 Janarin? Harrojeni,ky zagar i Saliut se bashku me zagarin Dumani e kundershtuan me force mos hetimin e 21 Janarit ne gjykaten e lart.
Kriminelat e Saliut jane te gjithe prokurore ne Spak e gjykates ne Gjkko. Kjo dihet, por Rama duhet te nxjerre popullin ne protesta qe ti tregojme BE se si i shohim ne ata plehra qe ajo i mbron, e qe dergon perdite ambasadorin Gonzato te na beje ne popullit karshillek. BE na e ka me hile, por haku yne do ta zere, ajo do shperbehet para 2030. Shqiptareve t'u rroje Amerika e Turqia, so po qe per gjermanet, francezet, anglezet e greket do na kishte marre lumi. Prandaj i beri Enveri bunkeret, te gjejme vrime te futemi kur te plase perseri ne Ballkan, i cili qendron ne ekujliber paqeje sepse Usa e garanton kete akoma.
Dështimi i reformës në drejtësi, pasqyrohet kryesisht me SPAK-un, dhe akoma e më konkretisht me trupën e “përzgjedhur” të prokurorëve, të tipit Ols Dado, Altin Dumani ….etj, etj…. Për më tepër, Altin Dumani, ka qenë prokurori i PARË që ka filluar çështjen e 21 janarit, dhe ka 15 vjet me këtë dosje nëpër duar, dhe akoma “nuk e njeh dosjen sepse është duke e studiuar” ???!!! Pa denuar KRIMIN dhe KRIMINELIN kryesor të 21 janarit, REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NUL. Rradha 1, karrike 1, për goditjen e krimit, nga SPAK, është 21 janari. Të tjerat, vijnë më pas. Altin Dumani, duhet të merret i PANDEHUR, që nuk ka zbardhur këtë KRIM, sepse, ose ka frikë nga Sali Berisha, ose është i paaftë ( ??? !!!) ose është i koruptuar nga Sali Berisha. Altin Dumani, Është paguar e paguhet, sa katër fishi i Presidentit të Republikës, dhe përseri ky krim nuk zbardhet.
Dumani tani mori bekimin e shokut t tij Braho, qe te fuse ne xhep edhe nje rroge tjeter shtese si keshilltar i drejtesise ne Kosove. Legen qe per cdo akuze qe ka ngritur ndaj te majteve ka injoruar me dhjetera te tjera edhe me te renda te kryera nga te djathtet.Reforma ne drejtesi eshte deshtim total i Rames dhe PS.
Braho do kete te njejtin fund me Dumanin, te dy vijne nga drejtesi te vjetra. Te dy jane te paafte e te tredhur nga Saliu, oara e pas 1991.
Harojne dadot e dumanet se nuk do mundet ti mbroje BE nga zemerimi i popullit. Tani ata po na rrjepin, por kjo nuk mund te vazhdoje pa fund, me popullin eshte Usa, BE eshte me dadot e dumanet. Populli zgjedh gjithnje Ameriken.
Kronika e 4 pushkatimeve te paralajmerura nga Salikrimineli...
... dhe heshtja e Spakut te Argjita Dumanit!
Nese doni te kuptoni perse shoqeria shqiptare ka humbur cdo besim tek politika dhe nuk del ne proteste eshte mesimi qe njerezit moren nga vrasjet shteterore te 21 Janarit. Politikanet per pushtet te vrasin ne kete vende dhe drejtesi nuk merr kurre. Nuk ka rendesi nese te vrasin nga dritaret e kryeministrise apo pas krahave, nga afer apo larg, disa politikane do te duan si deshmore dhe te tjeret do te mallkojne dhe peshtyjne mbi varrin tend..por vetem drejtesi nuk do ket kurre.
Ky monster duhet gjykuar , futur ne burge dhe konfiskuar cdo gje para se te vdese tani sa me shpejte se munde te vdes nga dita ne dite dhe do te na ngelet merak gjithe jeten
BE duhet që të bllokoj integrimin deri ne momentin e dënimit pë 21 janarin.Po për çfarê reforme e çfarë integrimi flitet kur nuk guxon te i ngritet aktakuze kriminelit që i vrau njerëzit në pikë të ditës para zyres së tijë.Ç'janë kêta prokurorë fikacak që ikin e fshihen si lepuj para Sali Berishës.
Ne nuk duhet te gjykojme vrasasin pasi ai kreu krimin , por drejtesine qe nuk ndeshkon krimin . Qe ne momentin e pare te krijimit te SPAK isha skeptik, pasi nuk eshte emri institutionit qe te denone por profesionalizmi i personit qe punone ne ate institution . Kur del nga dera e SPAK ut Bufi fillone e i shane me liber shtepie , nuk besoje qe ka nje shtete ne bote edhe ne Afrike e zézé qe lejone nje te pandehur apo dhe jo i pandehur te ofendoje nje prokuror shteti . Kjo tregone qe SPAK eshte vegel e familjes kriminale Berrisha ose kane frike nga Bufi , ne te dy rastet drejtesia ka deshtuar. Ndaje mos enderoni qe nje dite Bufi do ndeshkohet per krimet qe ka bere , bile ndihet kes qe pse nuk vrau me shume.
Bravo Mero Baze!!
Pasi i nxiti përkrahësit të dilnin në protestë duke përdorur si shkak videon që bënte të qartë korrupsionin flagrant të Ilir Metaj, i cili me bllok në dorë i bënte presion ministrit të partisë së tij të bënte atë që kërkonte "Gimi" kundrejt rryshfetit të premtuar, Edi Rama u fsheh vet diku, kur qeveritarët bënë më të pa menduarën, qëlluan dhe vranë "për arsye shtetërore" qytetarët, përkrahës të tij. Dy vjet më vonë, po ky Edi Rama, ndonse sa për sy e faqe delte përvitë bulevardit me karafila në dorë i veshur me çitjane të zeza si plakat e fshatit, e merr dhe bënë qeveri të përbashkët me Ilir Metaj dhe më pas e bënë President të vëndit. Këtë pafytyrësi dhe makiavelizmin të pashoq, e ka shitur kurdoherë si politikë të zgjuar, si shah politik, të cilin ai me mburrje deklaronte se di t'a luaj më mirë se kushdo në këtë vënd. Është pikërisht kjo sjellje, e cila as e ka penguar dhe as ka për t'a penguar që në mënyrë të përvitshme, i veshur me të zeza dhe me karafila në dorë, të tallet me gjakun e atyre fatkeqëve në mënyrën hipokrite. Tani kushdo me mënd në kokë e ka të qartë se urdhërdhënësin e atyre vrasjeve është ai që e mbron, duke e konsideruar si një xhevahir të rrallë prej të cilit siguron qënien në krye të vëndit në mënyrë të përjetshme.
Paramendoni me qenë ramushi apo hashimi apo homza në vend të Albin Zotnisë……., o Zot o Zot çfar turpi do të kishte qenë ……. ani me këta emra ,,rramush” ,,hashim” ,,abdullah” ,,mustafa” ,, kadrri” hasan” , “bedrri”.. marrja e Zotit.. Albini është fatbardhësia e Kosoves dhe shqiptarëve të vërtet — Yll i Kosoves… dhe Kombit Shqiptar. Nonën npidh ajatollah Rames….!!
Mero, nuk i vrau se donte te hakmerrej. Jo dhe jo! I vrau sepse donte tua faturonte opozites. Dhe sot do vazhdonte te ishte kryeminister dhe per cdo 21 Janar do conte lule bashke me familjaret e viktimave tek varret perkatese dukeishpallur heronj te atdheut, ndersa Edi Rama dhe shume te tjere do vazhdonin te ishin ende ne burg te denuar me 30 deri ne 50 vjet secili. Ai vet e di sa e vuan qe ja zbuluan pushtllikun dhe ja dogjen skenarin. A do te kete drejtesi per 21 Janarin. Une vet jam skeptik por persa kohe qe toka do vazhdoj te rrotullohet, who knows? Never say never.
Sot pas 15 vitesh...Altin Dumani duhet te ndiqet penalisht per "shperdorim detyre " ( me e madhja e ketyre 15 viteve )
....15 vjet kane kaluar e ne kemi neper kembe kriminelin sali e berishistet qe i bejne fresk...Shqiperia duhet te marre fryme ....kur ??
Mediat e huaja si RAI dhe AFP hodhen dyshime te forta per vrasje nga afer te atyre pjesmarresve ne proteste. Dhe mjeket qe i ekzaminuan kufomat deklaruan se plaget ishin shkaktuar nga distance e afert (mjaft mllef e kercenime u hodhen mbi ta nga media e grupe te opozites atehershme) Kujt i duheshin me shume te vraret ne ate proteste : qeverise qe u fajsua per ta apo opozites qe me gojen e Rames kishte deklaruar " do ta bejme si ne Tunizi " (referuar perleshjeve te pergjakshme te asokohe ne ate vend afrikan)!
no coment!!! u placin syte prokuroreve! tung
Respekt per kete autodeshmi te MeroBazes.Por qe te mos vleresosh e perdoresh kete deshmi apo videopergjimin e dorezuar ne Spak nga zoti Mark Nika, ka vetem nje emer.Frike,shantazh e kompromentim!Ky gradualisht e ka shtuar dozen e shantazhit ndaj prokuroreve te Spakut,duke synuar tu shkoje lodren neper sy atyre dhe atje ku i shkon duke dhe perdorur paralelisht dhe parane,duke blere inaktivitetin e tyre,duke i perdorur si kolone e peste brenda organit.Perdorimi i ketij vampiri i parave me thase qe ka grumbulluar gjate 35 vjeteve si dhe i kloneve te shumte rreth tij,i pseudogazetareve qe paguhen me bordero te dyfishte apo qe thjeshti jane neneshtruar atij dhe qe gjithe diten e lume perdorin cdo lloj fantazie te tyre ne mbeshtetje te ketij personi,qe e ktheu dynjane permbys,per te shtene ne dore vulen e atij formacioni kamikaz,qe shohim dhe ne ekranin e televizionit,sa here ka seance parlamentare,me qellimin final per ta perfaqesuar ate e per ta perdorur "politikisht" ne favor e mbrojtje te tij e te familjes se tij nga drejtesia dhe jo vetem eshte nje pengese e madhe per te zbardhur dosjet penale kunder tij per te zbardhur krimin e 21 janarit.Dhe ne kete kontekst jo vetm Dumani apo Alfred Shehu,por dhe prokurore te tjere ne Spak si Olsi Dado e te tjere emra, jane nje bllok i rendesishem i klanit Berisha brenda Spakut,pasi ai ka punuar ne kete drejtim,qe te fuse njereit e tij jo vetem ne Spak,por dhe ne organe te tjera te sistemit te drejtesise,duke perdorur ne maksimum dhe influencen e Argites,si pedagoge ne kete fushe.Keto jane problemet dhe aresyet se perse zvarritet kjo ceshtje dhe jo vetem ndaj Saliut te famshem dhe qe drita ne fund te tunelit eshte e dobet,Te shohim vijimin,pasi ka shume seri ky serial!
Vrasja e 21 janarit, dita më e zezë në jetën politike të vëndit… Nga ky gjak fitoi Edi Rama… E para, që erdhi në pushtet… E dyta, u vra dhe fizikisht protesta popullore në tërësi… Prandaj njerëzve u ka “vdekur” shpirti protestues, se e kuptuan, që gjakun e derdhur, politikanët tanë e hodhën në Lanë….
Kjo lloj drejtesie eshte nen urdhrat e Salehut o Z. Baze........... Harram 83 mandatet qe morì Rama.........SPAKU. GJKKO. KLP KLGJ duhen shkrire nje ore e me pare si organizate terroriste ne duart e Salehut........ Ushtaret e Salehut Dum Dumi. Erjon Bani. Olci i Dados. Klodian Braho. Ulliri. Portokalli Mandarina e gjith plerat duhen arrestuar sa me pare...... Harram besimi qe iu dha Populli Shqiptar SPAKUT dhe GJKKO
Kemi qene atje,per te njejten arsye qe shkuan te gjithe Opozitaret.Kemi shpetuar kot.Besoj prandaj Edvini qe erdhi deri tek ura lanes ja mbathi pasi i la ne balte ata 50000 veta qe vertiteshin pa lidhje. Besoj qe eshte po aq fajtor sa gjakatari Sali. Jetojme ne nje vend kub2 qelbesira kane bere kompromis per rolet qe do luajne.Njeri ne pushtet dhe tjetri ne opoziten impotente qe e deshiron aq shume!!! DREJTESUA HYJNORE DO TI SQAROJE TE DY KTA HORRA!
Eshte pak te shpresosh te drejtesia e ASPAK-ut. Ka ardhe Koha te mbushet sheshet, te rrembehen me force Saliu, Luli dhe gerdallistet, ka ardhe Koha te behet referendum drejtesie me pyetje "kush eshte fajtor I". Dhe pyetja e dyte "a duhet te denohen Prokuroret e ASPAK per shperdorim te postit zyrtar me qellime mbulimin e krimit shteteror? Dhe te jete populli qe duhet te vendose. Ka ardhe Koha qe ggjyqtaret te zgjidhje me vote nga populli, jo me emerime.
Z. Mero, diçka u mundove me thënë në këtë artikull, por gjërat kryesore nuk i the. Po hy direkt në temë. Ti fole për medjat që kundërshtuan të dy planet e Berishës, por nuk the ato që e ndihmonin ate dhe mundonin me gënjy opinionin publik dhe e gënjyen për disa ditë. Këtë e bënte televizori kurvë Klan që shkon andej nga është pushteti me sahanlëpirsin Bledi Fevziu. A ju kujtohet ky Fevzi tollaci me lekët që merrnin nga Berisha çdo natë helmonin popullin me emisionet opinion dhe në lajme deri sa u doli boja dhe kallaji. Ishte emisioni i Sokol Ballës që sqaroj të gjithë opinionin drejtë ashtu siç kishte ndodhur. Pastaj ti e nxore Berishen si njeri i fortë që ska ça i bën askush, me të gjitha ata që ka bërë dhe nuk po denohet , por ti duhet ta sqaroshe popullin dhe ti thoshe popullit kështu: Si një agjent serb dhe grek i paguar mjaft mirë nga këto dhe nga C.I.A amerikane dhe shtetet Europjane armike me Shqipërinë si Franca dhe Anglija kryesisht por edhe Gjermani dhe Itali deri diku , pra i përkrahur dhe i nxitur nga këto është i fortë dhe nuk denohet se nuk të lëjnë këto shtete që u përmendën më lart. Ne sot nuk jemi të pamvarur, ne na sjellin vërdallë çdo shtet sepse nuk kemi patur qeveri këto 35 vjetë. Edhe e fundit është që Edi Rama është bashkëpunuas me Berishën për deri sa nuk ka bërë vetë asnjë kallzim në S.P.A.K, që e ka trumbetu me të madhe si suksesin e tijë në gjoja drejtësinë që i duhet këtij populli dhe i gënjen edhe familjarët e viktimave. Edhe ministrat dhe depotetët e mazhorancës janë kukulla dhe nuk këmbëngulin dhe të stopojnë çdo punë deri sa të ndeshkohen përsonat përgjegjës të 21 Janarit, të Gërdecit, të 14 Shtatorit, të 97 tës por hajnë e pinë dhe zgërdhihen.
Kemi dëshminë e Meros, të shumë të tjerëve po edhe dëshminë nga sytë tonë...vazhdon mungon dënimi për UDB-ashin...
Altin Dumani paska 15 vjet qe nuk e ka perfunduar hetimin e 21 Janarit. - - - - - - - Altin Dumani ishte ne krye te SPAK dhe ka marre medalje per pune te mire. - - - - - - - Altin Dumani vazhdon te punoje ne SPAK me rrogen me te mire qe dikush mund te marre ne Shqiperi. - - - - - - - Turp shume i madh per DREJTESINE Shqiptare.
Cfare do thote historia ne 2044 ? 1-Berisha u pru nga Beogradi kur CIA-UDB ishin ne muajt e mjaltit 2-U mbrojt me cdo cmim kur kreu super krime nga Arvizute e rradhes 3-Dipllomacia euroatllatike po tallet sot me shqiptaret me Spakun dhe non graten ndaj berishes tyre.. Pabesia e miqve qenka me rende se pushtimi prej armiqve
Saliu do arrestuar bashke me zagaret e tij ne Spak-GJKKO si Dumani,Dado,Alfred Shehu,Bano,tartabiq Eugert Pellumbi etj etj banditesh te veshur me mantelin e drejtesis.
Dumani ne tre vjet e ktheu Spakun ne bande kriminale nen komanden e Sali kriminelit. Keto tre vjet Dumani dhe Spaku punuan me thashethemet e Saliut,futen ne burg zyrtar me akuza te dyshimta.
Altin Dumani jo vetem do larguar nga sistemi drejtesis por do arrestuar per shperdorim detyre. Ky skuthi qe ishte veshur me aurolen e njeriut te ndershem ne fakt veproj si nje berishist se bashku me banden e tij ne Spak.Keta kriminel qe u alarmuan per breket dhe sutjenat e Ajola Xoxes kundershtuan hetimin e 21 Janarit.
E Kam thene para nje viti. Para ndjeje se Dumani do te gjykohet dhe do denotes ne te kundert do ekzekutohet. Ishalla kjo parandjen do zoti te mos Dale.
Drejtesia te gjeje ujkun-"lutet" Rama! Kush eshte ujku???!!! Ai qe ka qene e qe duhet te jete, ne cdo situate te tille!!! Eshte ligji! Eshte struktura e duhur shteterore! Ujku qe u tregon vendin cakejve! Te zbardhet ngjarja???? E zbardhur eshte!!! Kush e ka zbardhur??? Pjesen ne te madhe, Rama dora vete!!! Rama filloi ta zbardhe, kur u ul ne sofer dhe hengri ngjala sa u dend mire e mire! Me vone e zbardhi kur firmosi marreveshje per te ndare pushtet me "hasmin" e madh, Ilir Meten! Marreveshja e 1 Prillit te famshem, me kumbar presidentin e Serbise!!! E keshtu me radhe! Kur vodhi e plackiti per 13 vjet rrjesht me Sajen, me Terin, me lali Erin, me Belen, me Krifcen, me Beqjen, me Orgeten!!!...... Nje zbardhues "efikas" ka sherbyer Gysi!!!! Kryeministri i bodrumit!!! I bodrumit mbushur me verera te shtrenjta!!!!! Perroi i loteve te krokodilit, qe Edvini derdh, bashke me konkubinat e tij, do i kthehet ne lume te rrembyer qe do i dale nga kontrolli dhe do e permbyse!!!!!!!
Te lumte Mero! Shkruj me shume per kete ceshtje , I ben nje sherbim te madh Atdheut dhe popullit qe e verteta te dale ne shesh. Mjaft kane genjyer e tjetersuar provat. Duhet denim I perjetshem per keto monstra vrastare ne gerdec dhe 21 janar. Ndryshe ky popull nuk ka qetesi.