
Ka momente specifike në jetën politike të një shoqërie, kur politika resht së qeni një fushë vendimmarrjesh të rëndësishme, për t’u kthyer në një organizim të izoluar dhe të papërshkueshëm nga çfarëdo lloj presioni i jashtëm. Pikërisht në momente të tilla, kur rregullat e lojës bëhen gjithnjë e më të panegociueshme, diskursi publik fillon të dominohet nga retorika e zgjidhjeve të jashtëzakonshme, apo marrëveshjeve të përkohëshme që do të sjellin një shkëputje të pastër nga ajo çfarë ka ndodhur deri më tani. Kësisoj, figura të ndryshme na shfaqen si shpëtimtarë të pashmangshëm dhe hera-herës bëhen aq të zëshëm, sa na bëjnë të harrojmë mungesën e proceseve dhe shtigjeve institucionale që do ta mundësonin një ndryshim kaq të madh.
Ajo çfarë e bën interesant këtë premtim thuajse fantastik për një "reset"politik nuk është vetëm shpeshtësia me të cilën përsëritet, por edhe se sa pak ndryshon çdo herë që rizgjohet në debatin publik. Ndonëse vjen gjithmonë me emërtime të ndryshme dhe fytyra të reja që do na shpëtojnë sepse nuk mbartin peshën e të shkuarës, arsyeja pse joshemi prej tij mbetet e njëjtë: ai na ofron një dalje nga situata, me bindjen se historia mund të ndalet për një çast, të fshihet dhe t’ia nisim nga e para në rrethana më të mira, duke harruar se çdo ndryshim mbart më shumë të kaluar në vetvete se sa do donim ta pranonim.
Gjuha e "reset"-it politik është thuajse gjithmonë e përkohëshme. Ajo flet për periudhën “pas”, « kur e gjithë kjo të ketë marrë fund”, por shumë rrallë arrin të emërtojë konkretisht se çfarë duhet zhbërë dhe kush do të humbasë, pasi përkohësia dhe paqartësia është kushti kryesor që fantazia të mbijetojë. Çdo specifikim do të çonte drejt konfrontimeve. Abstraksioni, nga ana tjetër, e mban premtimin gjallë dhe të paprekur.
Për më tepër, një "reset" i vërtetë do të ishte domosdoshmërisht kaotik, sepse do të kërkonte vendime që prodhojnë humbës të qartë; kosto që do të ndiheshin menjëherë dhe kompromise të pamundura për t’u fshehur, pavarësisht përpjekjeve për t’i paraqitur si të nevojshme dhe të pashmangshme. Janë pikërisht këto pasoja konkrete që askush – as individualisht dhe as si forcë politike – nuk është i gatshëm t’i marrë sot përsipër në Shqipëri, sepse ato kanë autorë dhe kërkojnë përgjegjësi të identifikueshme. Shumë prej atyre që flasin për ndryshim kanë ndërtuar karriera, mënyra jetese dhe forma sigurie brenda rendit ekzistues, dhe një "reset" real politik do t’i vinte drejtpërdrejt në rrezik këto pozicione. Për këtë arsye, kur përballja bëhet e pashmangshme, politika kthehet te premtimi i një “clean break”-u abstrakt, i cili lejon shpërndarjen e fajit pas dështimit, pa e ekspozuar kurrë vendimin që do ta kishte shkaktuar atë.
Nga ana tjetër, mjedisi mediatik është veçanërisht i përshtatshëm për këtë lloj premtimi, sepse ai funksionon mbi ritme të shpejta dhe materiale që nuk kërkojnë verifikim të thelluar. “Reset-i” politik shërben si narrativë e gatshme, pa patur nevojë për dokumente, afate apo sqarime procedurale për t’u bërë lajm. Mjafton të hidhet si ide dhe do të qarkullojë në formën e thashethemit ushqim që mediat tona e përtypin me mjaft oreks — si spekulim mbi emra të mundshëm, mbi skenarë “të brendshëm”, mbi zgjidhje që thuhet se po përgatiten diku, nga dikush, pa u detyruar kurrë të kalojnë në fazën e provës. Në momentin që kjo narrativë do të duhej të përballej me prova, me rend veprimesh konkrete apo me pyetje elementare mbi pasojat, ajo do të shembej. Çdo hap real do të ekspozonte menjëherë pabarazitë që ajo përpiqet të mbulojë: kush humb, cili përfiton, kush vendos. Pikërisht për këtë arsye, ajo funksionon vetëm sa kohë mbetet atmosferike, e shkëputur nga proceset reale të vendimmarrjes, e ripërtypshme gjer në pafundësi, por e patestuar kurrë në praktikë.
Por çfarë e bën kaq jetëgjatë dhe këmbëngulëse këtë fantazi në shoqëri të shenjuara nga periudha të gjata stanjacioni? A lidhet kjo thjesht me mosnjohjen, apo harrimin e qëllimshëm të së shkuarës? Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por edhe një përgjigje pjesërisht dembele. Arsyeja përse kjo fantazi rikthehet kaq shpesh është se përgjatë viteve, vazhdimësia e ka humbur cilësinë e saj si një horizont i besueshëm ndryshimi. Sa kohë që institucionet e absorbojnë presionin pa u përgjigjur ndaj tij, sa kohë akumulhen reforma që nuk ndryshojnë pasojat, vazhdimësia bëhet kufizuese, në vend që të shërbejë si tregues i progresit. Në këtë kontekst, fantazia e "reset"-it politik bëhet tepër joshëse sepse e kanalizon të gjithë frustrimin shoqëror në një moment vendimtar të imagjinuar, duke na lejuar të ndihemi aktivë politikisht, pa u dashur të përfshihemi në punën e gjatë dhe joefikase që stanjacioni e ka bërë të duket e kotë.
Ajo çfarë mbetet jashtë këtij diskutimi është fakti se ndryshimet politike nuk vijnë thuajse asnjë herë në formën që i kemi imagjinuar. Ndryshimi nuk e shpall kurrë veten si "reset" politik, por avancon përmes fërkimeve, kompromisit, lodhjes dhe rikonfigurimit shumë të ngadaltë të kufijve të secilës palë. Ato janë procese të cilave iu mungon qartësia morale dhe çlirimi emocional që ofron ideja e "reset"-it.
Rreziku atëherë (i fantazisë së rest-it politik), nuk mbetet i kufizuar tek fakti se sa i arritshëm apo i pamundur është ai. Efekti më i dëmshëm i saj është mënyra se si i organizon pritshmëritë e shoqërisë. Duke e zhvendosur ndryshimin në një moment që nuk vjen kurrë, ai e shndërron pakënaqësinë në pritje, ndërsa iu jep njerëzve shpresë se e tashmja mund të anashkalohet në vend që të përballemi me të.
Sa kohë që politika nuk arrin të krijojë forma të besueshme ndryshimi brenda vazhdimësisë, premtimi i "clean reset"-it do të vazhdojë të qarkullojë si një mënyrë për të manaxhuar lodhjen politike dhe për të mbajtur gjallë dëshirën, pa e lejuar të kthehet në presion real ndaj politikës aktuale. Në këtë mënyrë do të realizojë edhe funksionin e vet më të rëndësishëm: ruajtjen e asaj status quo-je që pretendon se do të ndryshojë.
Bukur shkruan ky djalë, po njeriu i thjeshtë duke e lexuaf këtë shkrim, nuk e merr vesh për kë është fjala.
E kishe fjalën për AI-në kur thua " bukur e ka shkruar..."
Eshte ese e krijuar nga ChatGPT
I lutem Gazetes TEMA te mos na haje kohen me hartime te tilla. Ky qe shkruan le te shkoje ne ndonje shkolle te mesme dhe te konkuroje.
Joo është pikërisht kjo që thotë shkrimi, jep dorëheqjen i thonë Ramës, do vijmë ne me 17 apo 24 e ti do ikësh. Ore jeni në metro? Nuk ikën se ka program që mori 83 vota dhe do qeverisë, por ajo që Mero nënkupton, sipas meje, është se duhet politika të përgjigjet me argumenta ngaj këtyre që na dalin me lloj lloj teorirash, dhe të punojë për të ndryshuar ligjet në parlament në interes të shoqërisë! Po heshtën i japin frymë spekullimeve të portaleve. Kur Maduro u rrëmbye pyetën Europa: Pse s’e mori pushtetin Nobelistja? Dhe u përgjigjën: një çerek shekulli është krijuar një klasë politike që nuk merr përsipër ta drejtojë, duhet menduar mirë kur merr drejtimin e shtetit.
Nuk dua ta ofendoj kete djalosh.Por keta tipa ashtu si dhe Lea Ypi jane te rritur ne "kulle te fildishte" dhe nuk kuptojner as vete cfare thone.. Dhe dhjete dite na ndajne nga masakra e 21 janarit 2011 dhe Sali Satanai po urinon viktimat me maz,,ganin e Rames dhe ha..atet e Latifit Amerikes, Boll me sofizmat e kota te Bjorneve apo Ypi-ve...Nese do artikuj per Temen nga jashte aty i ke Skender Minxhozet apo Ilir Yzerit,ect ect...qe kane brenda jo vetem vertetesine por dhe atdhetarine.
Vërtetë patët durim ta lexonit?
Edhe komenti i Rezit është i njëjtë me editorialin . Një referat teorik për tu zhvilluar nëpër kurse politikanësh . Në gazetë duhet folur shqip , atë që shkruhet ta kuptojë masa e madhe e lexuesve . Këtë shkrim dhe koment nuk e kupton as Nul Moka e as kërriçi i Faro paçes me shokë , që ndonëse thonë se janë me shkollë të lartë , nga mendja dhe veprimet që kryejnë , janë pisqollë .
Po ç’faj ka Mero pse nuk e kupton Noka e Balliu i vogël, mjafton ta kuptojë i madhi.
Ky qe shkruan per fantazi te resetit politik, zbaton per vehte ne realitet resetin anti-opozitar per te gjitha opozitat e ketyre mbi 30 viteve pa dallim feje, krahine, ideje qe nga marrja e penes publicistikes ne dore e deri kur ajo pene ti bjere nga dora.
Eshtë një thënie Nuk kam kohë të shkruaj shkurtë po të shkruaj gjatë Mero na merove
Te lutem te lutem z.Mero , na i hicni kronikat e zeza....te gjitha portalet , te gjitha mediat... e tmerrshme..
NGA SHUME-TEPRI-TEORIA, ne PRAKTIKE! ------------------------------- Kryeministri Edvin Kristaq Rama eshte KATANDISUR si Salih Rame Berisha, ...... ne Cdo ore e dite dal …, e del …., e perseri del ne media, deri ¨personale me Fevziun e me Saliun¨………. , eeeee ………… llap …, e llap …., e perseri llap e llap ….! DUKE U MARRE ME SHUME E ME SHUME ME ‘TASHE E THEME’ ! ————————– KUR, DHE SA ORE NE DITE BEN KRYEMINISTRIN NE KETE SITUATE TE KATANDISUR SI ‘EMERGJENNTE(?!)’ = RRESHJET ISHIN DHE MBETEN ME SE NORMALE!, —- sepse, PERSERI eeeee PERSERI: ———— 1.- NUK KA PUNUAR E NUK KA BERE KRYEMINISTRIN PER PLEHRAT E PAADMINISTRUARA e/o KEQADMINISTRUARA = ME PARA TE GRABITURA PREJ 13VITESH, E SOT E KESAJ DITE NE RRUGE BANKARE(?!) —————- 2.- NUK KA PUNUAR E NUK KA BERE KRYEMINISTRIN e/o KRYETARIN E PARTISE SOCIALISTE QE PERZGJEDH/PROMOVON/DAMKOS/SHKARKON/BURGOS … KRYEBASHKIAKET PER TEKAT E TIJ NE LIDHJE ME FIRMAT NE DOKUMENTE ABUZIVE PRONASH E ¨PROJEKTESH¨ GATI-GATI PERSONALE e/o GRUPI SPEKULANTESH, … por ASNJEHERE PER PUNET PAKRYERA NE LIDHJE ME NDERTIMET PA LEJE (shpronesohen deri njerezit te cilet jane pronare shekullore per ARSYE SHTETERORE, e nuk u shpronesokan dot NDERTUESIT ABUZIVE E NE ZONA KRITIKE(?!), …. ME HIDROVORET… PER MIREMBAJTJEN, RISTRUKTURIMIN E DERI SHTIMIN NE NUMER, NE LIDHJE ME PASTRIMET E MIREFUNKSIONIMET E BASHKIVE KU JANE ¨ZGJEDHUR¨, PER PASTRIMET, … DERI EDHE TE PLASTIKAVE QE BLLOKOJNE KOLEKTORET, … PER MIREMBAJTJEN, RISTRUKTURIMIN E DERI SHTIMIN NE NUMER TE KOLEKTOREVE, …. PER KANALIZIMET E UJRAVE TE ZEZA QE EDHE SOT (viti 2026) VIJONE TE PERZIHEN ME UJRAT E BARDHA, ….. ———————– = z. kryeminister, perseri e perseri…, e perseri, … NUK PO BENI KRYEMINISTRIN AS TANI, ————– …. por rendomte, PO BENI BASKETBOLLISTIN POLITIK (hidhe topin, prite topin, shperndaje, hutoje ….kudo edhe nepr skajet e botes ?! —) ————- ……. e LLANGOSESIN MEDIATIKE E PROPAGANDISTIK, ME NGJYRA FEKSJESH RETORIKE, vetem e vetem PER TE SHMANGUR PERGJEGJESIT,E te cilat REALISHT, OBJEKTIVISHT I KENI (sepse INXHINIERITE, EKONOMIA, ADMINISTRIMI, FINANCA, AUDTIMI/KONTROLLI/INSPEKTORATET, e deri JURISPRUDENCA me TE GJITHA KODET E SAJ… etj, perpara se te jene INSTRUMENTE NE DÚART TUAJA INJORANTE E ABUZIVE NE TE GJITHA PLANET USHTRUESE E EKZEKUTIVE, KANE LINDUR, KA QENE dhe JANE e MBETEN PERJETESISHT = SHKENCA! ————- e JO OPINIONE!
Artikull shƙruesi duhet te sillte shembuj konkrete me emra partish dhe individesh qe pretendojnea risetin poĺitik te sistemit pa shpalosur asnje program Duhet te permendi me emra gjithe mashtruesit qe kemi pare muajt e fundit duke filluar nga mbreti i risetit te rrumpalles Berisha tek zarat si Llapaj e dhjetra ronxho bonxho qe grijne sallate neper portalet e you tube. Resetit pa program te mashtruesve te ŕjetit shqiptaret u thone pirdh se liruhesh.
Më mirë të kishit bërë një shkrim për 11Janarin,ditën e Republikës.