Sali Berisha po përballet me refuzimin e tri partive të vogla të përfaqësuara në Kuvend në zgjedhjet e fundit, ndërkohë që ai kërkon të caktojë një datë për protestën e radhës në muajin shkurt. Nuk është se nëse ata do të pranojnë ftesën e Berishës do shtohen më shumë njerëz në protestë. Sa për sfond, Berisha i ka disa kryetarë që s’kanë parti, por vetëm vula, dhe mund t’i përdorë ata.
Problemi real që ka Berisha nuk është refuzimi i disa partive të reja, që kanë të gjithë të drejtën e tyre të qëndrojnë larg Berishës, pasi janë në parlament vetëm se u distancuan nga ai. Problemi i Berishës është se ai është përçarësi më i madh i historisë së opozitës në Shqipëri.
Ftesa e tij për opozitarët e rinj bëhet në një kohë kur ai po vazhdon të përçajë PD-në, kur deklaron se Salianji ka “shkelur vijat e kuqe” dhe “është i vetëpërjashtuar”. Dhe Salianji mbush sallat më shumë se Berisha ndërkohë.
Pra, një njeri që nuk mban dot të bashkuar atë PD që i ka mbetur pas përjashtimeve që ndodhin çdo vit, një njeri që nuk prodhon dot entuziazëm brenda PD-së, këtë lojën që do të marrë aleatët për të kompensuar armiqtë e brendshëm në PD e ka edhe më false.
Objektivi final i Berishës nuk është të bashkojë opozitën, por të mbajë me çdo kusht kreun e PD-së, qoftë dhe duke e përçarë atë çdo vit. Atij i duhet deomos të jetë në krye të PD-së dhe ata që i përjashton nga PD-ja pastaj është i gatshëm t’i ftojë si aleatë për të bashkëpunuar, pasi nuk ia rrezikojnë më karrierën. Dhe Salianjin, nëse e zbon nga partia dhe ai formon parti tjetër, është i gatshëm ta ftojë përsëri në tryeza, me kusht që të mos i ngatërrohet nëpër këmbë brenda në PD.
Pra, nëse ka një armik të vërtetë, bashkimi i opozitës është Sali Berisha. Ai është arsyeja përse janë krijuar dhjetëra parti të reja, qofshin këto të suksesshme apo jo, dhe mbi të gjitha kjo është arsyeja që PD-ja ngjan si një parti në funeral edhe kur bën mitingje, pasi edhe pse bëjnë sikur do rrëzojnë Ramën, të gjithë e kanë mendjen se çfarë do bëjnë me të vdekurin e tyre në krye të partisë.
Duke qenë se ai gjeneron çdo vit grupe armiqësore nga PD-ja, dhe është motivi përse disa të rinj duan të krijojnë partitë e tyre jashtë tij, ai mund ta bashkojë opozitën vetëm duke u larguar në shtëpi. Prania e tij në krye të PD-së, në krye të tryezave, në krye të protestave apo foltoreve, është arsyeja kryesore pse ato dështojnë.
Ndaj nuk ka kurrfarë alibie dështimi i protestës së radhës me refuzimin e partive të reja që janë në Kuvend për t’u bashkuar me të. Ato as e rrisin dhe as e pakësojnë sheshin. Ato janë shenja që rritin apo pakësojnë optimizmin për bashkimin e opozitës, duke na bërë të gjithëve të kujtojmë se arsyeja përse opozita nuk bëhet bashkë është Sali Berisha. Dhe një njeri që çdo ditë përjashton, largon dhe kërcënon çdokënd që i rrezikon pushtetin e tij në PD, nuk mund të bëjë bashkë dhe as ka çfarë i duhen ata që janë në opozitë për arsye të ndryshme nga Berisha.
Përpara se të kërkojë dorën e tyre, ai duhet t’i shtrijë dorën çdokujt në PD dhe t’i hapë rrugë bashkimit të PD-së duke u larguar vetë nga drejtimi i saj. Të tjerët vijnë vetë, s’ka nevojë t’i thërrasë ai, kur shikojnë që PD-ja nuk lufton për të ruajtur pushtetin e Berishës, por për t’i marrë pushtetin Ramës.
OK
Saliu ka mbaruar me kohe,po aty akoma po e mbajn dumanet,dadot,banot,eugert pellumbat etj berishist ne Spak-GJKKO.
Berrisha i do si sfond ti kete pas ne podium , kot Tiku zhapiku nuk ndryshone shume nga Jenisheri apo ngrenesi pulave nga Kujtim Gjiza keta jane te gjithe bir Selman i nénés ke te saje me pare .... Bufi komunist eshte non grata si Maduro por démence e bene qe mos ta kuptoje gravitétin e veprimeve qe bene .
Uroj qe intelektuale patriote te vazhdojne te mendojne per nje projekt te ri per Shqiperine. Per nje demokraci reale, ekonomi kombetare, drejtesi sociale, pa korrupsion e jashte dallavereve gjeopolitike ne kurriz te shqiptsreve! Ka me pak rendesi, nese ky projekt do te jete nen siglen PD, me nder me thene PD, apo nen ndonje logo tjeter te paster e domethenese!
Po ku ka parti te tjera vec PS dhe PD......... Ato jane kioska ne dispozion te Berishes....... Berisha tallet me te gjithe politiQenet qe kane nga nje vule ne xhep dhe i rrine mbas bythe Salehut......... Edhe keta Lapanjozet. Kone Lepuri. jane identik Nard Ndoka. Fate Gerdeci. Agron Duka. Vangjel Dule etj
Te gjithe qe mblidhen ne keneten e Saliut jane qenefa.
Prapë grup armiqsor. Sa u bënë deri më tani që nga grupi i Cekës dhe Pashkos?. Po paska qënë më i zoti nga sh.Enver. Na dolle i fortë more Sale mpprrrrrr.
Kot , Ben gallate , Mero , se Berisha e ka aleatin ... Gjera qe me mire se kushdo ti e CA te tjere I dini sakllam .
Eshte e turpshme per te djathten qe nuk guxojne te nxjerrin ne pension Berishen duke e ditur mire qe prej tij humbasin.
Bravo Mero djali Laberis pd si nje parti ne varrim ironi e bukuri per Sali gerdallen plakun matuf me bebelino
Minarja e Hajduterive te Balluku nuk fshihet dot as te shallvaret e Saliut as te brekushet e Ramiut, or Meroooooo....
Qe PD-ja me Sali Berishen ne krye eshte pengese e demokracise dihet nga te gjithe.Ai jeton me patericat e tij ,ku ben pjese edhe Salijani,nje i denuar pewr falsifikim,me forme te prere.Saliu i duhet me shume Z.Rama per ta nxierr si gogol para shqiptareve.Ne shqiperi nuk votohet per ate qe duam por,kunder atij qe sduam.
Qyshse me krijimin e PD saliu ka gjeneruar çdo vit grupe armiqësore .Dhe nuk ka sesi të veproj ndryshe sali maloku, Ish komunisti po vepron njësoj si diktatori komunist Enver Hoxha,që herë pas here dështimet në ekonomi e politikë ua atribuonte “armiqëve” të brëndshëm në parti.Kështu bëri sali kafsha me E Selamin,Pashkon,Cekën,Zogajn,Pollon,Imamin e gjer tek Lulushi së fundmi.Tani ka zbuluar si “armik” që ka devijuar nga parimet e pe-de-s dhe të rrumpallës Ervin Salianji.