Klodian Braho nuk ka shumë gjëra për të korrigjuar në krye të SPAK. Bilanci i hetimeve të SPAK në drejtim të krimit të organizuar nën drejtimin e Altin Dumanit është një histori suksesi, falë edhe përgjimeve të ardhura nga Franca rreth aplikacioneve Sky. Po ashtu, beteja kundër korrupsionit ka prekur nivelet më të larta që ka pasur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, duke i dhënë fund idesë së paprekshmërisë së politikës nga drejtësia.
Ajo që SPAK nën drejtimin e Dumanit konsolidoi si praktikë të keqe janë së paku tri gjëra.
E para, përdorimi i sekretit hetimor për gjyqe popullore që i paraprijnë fushatave të arrestimeve paraprake të zyrtarëve të lartë. Fushata të tilla, përveçse janë linçuese dhe të padrejta, kur dirigjohen nga vetë prokuroria, kthehen në mjete persekutimi të paligjshme ndaj të akuzuarve, duke justifikuar më pas cektësinë e hetimeve, hakmarrjet personale apo politike dhe mbi të gjitha për të justifikuar ndonjëherë mungesën e provave dhe fakteve që zëvendësohen me thashetheme popullore. Kjo është bërë jo vetëm ndaj zyrtarëve nën hetim apo nën akuzë, por dhe ndaj gazetarëve që kritikuan këto praktika, duke shkuar edhe një hap më tutje në cenimin e lirisë së shtypit në Shqipëri.
Pika e dytë e dobët ka qenë strategjia politike e arrestimeve, dhe mungesa e standardeve dhe prioriteteve në punën e SPAK.
Kjo bëri që SPAK të mos krijonte standarde hetimi dhe gjykimi që do të shërbenin për të ardhmen si pika referimi, pasi krijoi një larmishmëri standartesh dhe precedentësh saqë tani në Shqipëri, me këto kritere që janë vendosur, mund të shqiptosh një emër dhe atë mund ta fusësh në burg.
Ka kryetarë bashkish të marrë të pandehur pse kanë bërë një rrugë fshati pa leje dhe kanë bërë një vit e gjysmë burg; ka të tjerë që merren të pandehur se kanë hequr një drejtor nga puna dhe të tjerë pse kanë marrë taksa nga një karburant që s'ka leje të rregullt ndërtimi; ka kryetarë bashkie në burg pse gruaja e tij që ka një OJQ ka donatorë tek OJQ-ja biznesmenë që ndërtojnë në kryeqytet, e kështu me radhë.
Kjo tregon që SPAK nuk ka vendosur standarde dhe prioritete për hetimin e korrupsionit, por ka gjuajtur persona dhe u ka gjetur fakte. Kjo është gjueti shtrigash, jo drejtësi. Dhe kjo duhet korrigjuar urgjent. Hetimet duhet të nisin nga prova dhe të shkojnë te njerëzit, jo nga njerëzit dhe emrat e veçantë të piketuar për t'u burgosur e pastaj të ilustrohet burgosja me prova. Shfryrjet e herëpashershme të vetë prokurorëve për persona të veçantë të arrestuar tregojnë se në shumë raste hetimet janë diktuar nga emri dhe jo nga prova.
I vetmi person që duhet të ishte dënuar nga opozita për vrasje të katër qytetarëve akoma nuk ka nisur gjyqin për atë çështje, ndërkohë që pas dy javësh mbushen 15 vjet nga një krim i bërë në sytë e gjithë botës dhe nga një shantazh mbi drejtësinë, që e kanë provuar vetë në shpinë po këta prokurorë, përfshirë dhe Dumanin që ishin atëherë prokurorë në Tiranë.
Pra tani ne kemi si standard të SPAK një kryeministër vrasës të lirë si Sali Berisha dhe një kryetar bashkie të tij si Bardh Spahiu që është i pandehur se ka hequr një drejtor nga puna. Kjo nuk është një strategji që vendos ligjshmëri, por gjueti. Dhe kjo duhet korrigjuar urgjent. SPAK duhet të vendosë prioritetet e tij, duhet të ndjekë provat dhe pastaj duhet të ngrejë akuza për personat. Deri tani qartazi është nisur nga personat. Madje edhe kur s'ka bërë një akuzë kanë bërë vetë letra anonime siç është rasti i Nesti Angonit.
E treta, që është dhe më e rëndë, SPAK duhet të heqë dorë nga shantazhet mbi gjykatat, qoftë përmes përgjimeve të paautorizuara, qoftë dhe për të diktuar vendime të tyre.
Fjala vjen, ka gati gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar një seancë model, në rastin e gazetarit Elton Qyno dhe rastin e një qytetareje që drejton një spital privat në Tiranë, që SPAK i ka rrëmbyer telefonin dhe duke "peshkuar" në telefonin e saj ka gjetur biseda për të cilat ka nisur hetime, madje dhe përgjime.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në seancë që SPAK e ka të ndaluar këtë praktikë. Pra, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ia ka ndaluar SPAK-ut të nisë hetime duke mbledhur telefona pa objekt konkret dhe pa vendim gjykate për çfarë duhet të lexojë në telefon.
Vendimi ka gjashtë muaj që nuk zbardhet, pasi implikon vetë SPAK-un dhe punën e tij të paligjshme. Nuk zbardhet pasi ka presion direkt nga SPAK të mos zbardhet, edhe pse vendimi është marrë. Është një vendim që është në frymën e çdo vendimi të drejtësisë evropiane për këtë çështje dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.
I vetmi lëshim i paligjshëm që i është bërë SPAK-ut nga Reforma në Drejtësi është e drejta e tyre për të përgjuar gjykatësit e GJKKO-s pa autorizim dhe kjo natyrisht i tremb ata. Por në rastin e Gjykatës Kushtetuese ky presion për të mos zbardhur çështjen është një çështje penale më vete, për të mos shkuar pastaj tek përgjimi i paligjshëm edhe i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Po të shtojmë këtu dhe vetë dosjen "Toyota Yaris" që është përdorur për të mbajtur nën presion prokurorë të SPAK dhe gjykatës të GJKKO, rezulton se shumë praktika arrogante të SPAK burojnë nga shantazhe antiligjore dhe luftë jo e ndershme në përdorimin e ligjit jo vetëm kundër të pandehurve por dhe kundër njëri-tjetrit brenda sistemit të drejtësisë.
Drejtuesi i ri i SPAK duhet t'u japë fund këtyre praktikave dhe të avancojë arritjet më të mira të SPAK dhe Altin Dumanit. Kjo jo vetëm që krijon siguri më të madhe juridike për të gjitha subjektet e SPAK, por krijon dhe një raport normal me politikën duke mos e kthyer betejën ligjore të SPAK në një kacafytje politike me të.
Spak nuk mund te korrigjoje asgje, ka shkuar shume thelle dumanizmi, vetem shkrirja e sheron ket plage kanceroze te Shqiperise.
Si komentues, ti thua një të vërtetë, kur vë në dukje se Rama do t'a shkrijë SPAK-un. Por nuk mund t'a bëjë këtë, sepse e bëjnë synet. Sa për sygjerimet e Bazes, SPAK është mirë të ketë në konsideratë thënien, "doktori dhe gruaja duhen dëgjuar me vëmëndjen më të madhe, për të bërë të kundërtën e asaj që thonë."
Eh Duman, Duman…… Ky popull nuk ta ka borxh të tallesh me të. Ku e ke 21 janarin ? Ke 15 vjet që ke filluar këtë çështje, dhe si frikacak potencial apo ndofta edhe i korruptuar nga Sali Berisha, akoma këtë çështje, e ke shtyrë në kalendat greke, si pëlhura e Penelopës - sigurisht në se ke njohuri për Odisenë e Iliadën, që nuk besoj se hyjnë në formimin tënd, me kulturë bio rurale nga theqafjet e dibrës, e që je bërë tironc i vjetër, në saje po të Sali Berishës. Më 21 janar, rrugës që të çon tek Zyrat e SPAK, do ti vihet rruga “21 Janari”. Çfarë do të thuash njerëzve Duman ?
Dumani eshte nje megalomaniak i fiksuar me abuzimin e pushtetit qe i ka dhene ligji.Nje person me kompleks madheshtie. Por nuk eshte i vetmi, SPAK dhe GJKKO jane plot me te tille. Do te shikoni dëmin qe do vazhdoje te beje Erjon Bani ne GJKKO. E garantuar qe jo vetem do e shpetoje Sali Berishen dhe dhendrin nga denimi ne ceshtjen Partizani por edhe nqs Braho gjen guximin te ngreje ndonje akuze tjeter per Berishen per 21 Janarin apo Shkelzenin per Gerdecin,Bani do jete aty te beje rrufepritesin dhe ta ktheje GJKKO ne studio ligjore ne mbrojtje te familjes Berisha. Rama dhe socialistet ne fund te mandatit te Brahos do shohin deshtimin e plote te reformes ne drejtesi per te cilen mburren cdo dite. Ministra e zyrtare te tjere socialiste do jene ne burg por askush nga kopeja kriminale Berishiane nuk do jete denuar. Koha kalon shpejt dhe do te shohim qe e ashtu quajtura reforme do i haje koken edhe Rames por nuk do i preke as nje fije floku Berishes.
Meroooo, nuk bëhet joooo. Një mut janë që të gjithë. Njeriu i ndershëm nuk e çan dot murin e maskarenjve dhe dallkaukëve. Ja, ke Ramën. Edhe kur Ka vene kryetarë bashkie njerëz të ndershëm she me dinjitet, është penduar pastaj, dhe i ka hequr vetë, duke i zevendesuar ose me dallkaukë, ose me zvarranikë, ose me maskarenj. Nuk po flas per Saliun, se atë nuk ke nga ta kapësh. Kaq keq e ka dhjerë Saliun debili Flamur Noka, sa nuk ka lënë pjesë të Saliut ku.mund ta prekesh dhe mos të të vijë era me nder ..... opo lere fare. Saliu edhe vetë qen bir qeni ishte. Edhe Flamur Noka i duhej, t'i hiqte kapakun halesë.
Mjafton t'i dëgjosh të komunikojnë dhe të shohësh avazin në gjyqin e Berishës dhe e kupton se çfarë farse, bullizmi, injorance, servilizmi, propagande histerike trushpëlarse dhe vegle në duart e tjetër kujt është gjithë drejtësia e re. Drejtësia bëhet dhe triumfon në sallë të gjyqit, jo në show tallavaje, në propagandë dhe në gojët e atyre që nuk janë të interesuar për drejtësi, sepse nuk janë qytetarë shqiptarë, por për pronësi. Fatkeqësisht, Perëndimi në këto 35 vjet nuk na ka dhënë as ne dhe as Kosovës, instrumentat për të pasur sukses, punë, industri, bujqësi, ushtri, teknologji, infrastrukturë, arterie kontinentale, akses në merkaton e tyre dhe institucione të forta, por varësi, nënshtrim, mizerje, demagogji, poshtërim, kontroll, peng marrje, frymë kolonialiste dhe një humnerë borxhesh. Vetëm për të qenë të tjerët, harruam të ishim vetvetja, duke menduar se suksesi i perëndimit është rezultat i ligjit, të drejtave dhe kulturës dhe jo shfarosjes së 4 kontinenteve nga nativët, skllavërisë, supremacisë kolonialiste dhe nazifashiste, gjenocideve, spastrimeve etnike, krimeve kundër njerëzimit dhe zhvatjes së pasurive të planetit.
Behet SPAK nese i pritet koka familjes famkeqe per shqipetaret NON GRATA atehere shikoni si punon istitucioni por duke mderhyre familja terroriste cdo gje behet ferr per problemet qe kane shqipetaret
Kush t'ja presë kokën familjes mafjoze??? Spaku pra u ngrit për këtë punë!!! Tashti ti thua që na duhet një superspak që të shpëtojë spakun?
SPAK drejtohet nga familja kriminale Berrisha , ata qe punojne atje jane thjeshte marjoneta . Te maresh te pandehur dike qe ka shkarkuar nje drejtor apo nje kryetar bashkie per nje rruge dhe te lesh nje super kriminel si Berrisha , vetem per drejtesi nuk flitet.
I nderuar Mero, ju përgëzoj për këtë shkrim brilant!
Nuk jane tri pika te dobta,,,jane tri kollona te rrenuara ,ne menyre transparente,me vullnetin e te"sukses-shmit" a.dumani dhe taborrit te tij nesti angoni. Pritshmeria jote zoti Baze nga njeri prej taborrit (k.braho) per mua eshte naivitet.
Lora, respekte. Nuk njihemi, dhe nuk besoj se do takohemi ndonjehere, por një kafe me një njeri të ndershëm dhe realist si ty, do t'a kisha pire me kenaqesi. Jane komente të tilla, si komenti yt, që kur i lexon, të hapin shpresë, SE Ka Shqiperia njerëz të zgjuar, të ndershëm, inyelektualë, me kembe ne tokë, që i bëjnë ballë ditë per ditë rrugaçerisë, banditizmit, idiotesisë, budallallekut, arrogancës, hajduterisë të njerezve me pushtet, të njerezve që duan të vijnë në pushtet, dhe të njerezve që kurrë nuk vijnë ne pushtet, por jane lidhur me njeqind fije me pushtetin. Per këta njerëz kam respekt. Sepse unë u largova nga Shqiperia, dhe ketu ku jam në Britaninë e Madhe, flas me komoditetin e një njeriu që jeton në një vend ku mbizoteron ligji. Është e lehtë që prej ketu të fillosh t'u japësh leksione shqipetarëve në Shqiperi, madje t'u thuash si idiot se "sa kot jeni ju shqipetarët". Një pasaporte e huaj nuk të bën më të zgjuar. As nuk të jep ndonje status. Je po ai njeri i mençur apo gomar që kane lindur prinderit e tu. Por shqipetarët që jetojne në Shqiperi meritojne respekt, pavaresisht nga bindjet politike. Sepse perballen çdo ditë me atë që ne këtu në Perendim bëjmë sikur e kemi harruar. Nga gomarlleku, natyrisht. Ndaj komenti yt realist është një fllad i freskët, perballë budallalleqe qe lexojme edhe nga disa demek pedagogë apo pedagoge universiteti ne Angli apo gjetkë, që bëjnë si te zgjuar dhe japin mend, kur nuk kanë as per vete. Respekte, Lora, dhe qofsh mirë.
nqs dum manja nuk largohet nga spak-u spak-u eshte skap sic thote berisha. dumani ka krijue nje model akuze te ndyre krejtesiasht politike kunder kundershtarve politik te berishes. shembulli tipik eshte arrestimi i njeriut me te votuar ne shqiperi erion veliaj pa akuze por mbi shpifje te nje prokurorite skapit me emer nesti angoni qe ne fakt eshte olsi dado. kur ceshtja te shkoje ne srasburg olsi dado e dum duman lala duhet te arratisen ngashqipoeria prandaj ata e sabatojne gjyqin e veliajt qe te shtyhet e te mos tuperohen olsi dado, erion bami e altin duman lala duhet te shkojne ne burg. dum dumani eshte turpi i dretesise shqiptare,e pate cfare beri dumani akuzoi berishen per apartamentin qe ta fale vrasjet e korupionin e madh. i pari njeri ne shqiperi qe duhej arrestuar ne shqiperi nga spak-u ishte e eshte sali rame berisha krimineli gjakatari me i madh i kombit shqiptar. pa u arrestue sali berisha drejtesia e re as nuk eshte gati te linde. sali berisha ne vitin 1997 kja vrare 1540 shqiptare. ka mobilzue ushtri kunder jugut edhe prap kercnon me vrasje krime qe i ka per zanat
Drejtësia nuk është mall, po një proçes që formohet vetëm nga kurajoja, këmbëngulja, sakrificat, memoria, kultura, heronjtë, qytetaria, patriotizmi dhe respekti që kombi shqiptar ka për veten. Ja pse SPAK dhe gjithë drejtësia e re nuk bindin
Le te shpresojme qe Rama ta vendosi ne shina me ndihmen e nderkombetarve, ndryshe keta vemje te kesaj c'drejtesie jane nje mut.
Nëse Rama nuk e vendos në shina Spakun doe vendos Skapi Ramën.;Çdo gjë është sheshszi?
Akoma shpresoni te SKAKU o z. Baze........... S'KAKU eshte organizate kriminale qe e komandon Salehu akoma............. Ata Jane te gjith sherbetore te Berishes......... Ketu rregullohet vetem me gjyqtare dhe Prokurore nga jashte te pakten per 10 vjet........... Keta nuk kane turp se meren me breke dhe sytjena dhe kane sy dhe veshe per 21 Janarin dhe Gerdecin se ja u leron pragun Salehu.......kjo organizate kriminale duhet shkrire nje ore e me pare
Te gjithe ne skap jane te shkolles te Argites,Perdorin metoden mbush popullin me pjese te shkeputura dosjesh ,dhe populli i jone qe vuan nga sindroma Berishiste ,shpif se mbetet ,nuk beson cdo gje e per te te gjithe jane hajdute
Te gjitha cfar shkruhen ne artikull jane te verteta. Keto duhen korigjuar por jo nga shefi I spak por me LIGJ. Duhet te behen ndryshime ligjore nga parlamenti Ku 83 vota PS i ka te vetat I gjen dhe 10-11 te tjera dhe behet. Duhet te shtojne ne Kodin Penal dhe neni “Vendime haptazi te kunderligjshme “ Ku prokurore dhe gjyqtare te japin llogari para drejtesise per vendime te tilla te mara nga ana e tyre. Ka qene dikur ne Kodin Penal por ne “ drejtesine e re “ e hoqen. Gjyqtaret e GJKKO dhe prokuroret e SPAK te japin llogari ne Gjykaten e Larte per keto vendime te kunderligjshme te marra nga ana e tyre. Vetem keshtu cdo gje shkon ne shinat ligjore dhe askush nuk luan me askend.
Mero , meriton respekt per cdo gje qe shkruan. Pak me shume per Gerdecin, per 21 janarin, per vjedhjet maramendese dje dhe sot, per ujin, per ilacet , per spitalet , per kadastren ,per krimin , per drogen ,per ruget etj se fjala jote peshon , pasi lexohesh nga te gjithe. Ndryshe Skapi nuk denon Salen, mediun , xenin,beqen, liken , balluken veline ,ahmetajn, noken e Co qe duhet tu sekuestrohen pasurite dhe te kakben ne burg , po te ket shtet dhe drejtesi.
Dem mundimi me keto keshilla, Mero. Pa dyshim qe ka disa arritje kunder krimit te organizuar e korrupsionit, por SPAK nuk ndreqet deri sa ne radhet e tij te kete njerez si Dumani qe, pa iu dridhur qerpiku, thote se gjykata do te beje ate qe themi ne, se x i pandehur nuk ka per te pare driten e diellit etj. Deri sa te kete Olsin, qe y te pandehur e quan ndyresire. Deri sa te kete gjykates si ai Bano etj., qe bejne vertet c'thote Dumani. Nuk ndreqet deri sa te vazhdoje te perhape ne media te dhena te paprovuara e te pafaktuara, per t'ua bere te pandehurve fillimisht gjyqin popullor, kryesisht me thashetheme, dhe pastaj gjyqin e vertete. Dihet qe thuajse ne te gjitha keto raste te pandehurit do te fitojne pafajesine ne Strasburg, si Gellci me shoke. Atehere kush do ta mbaje pergjegjesine? Nuk ndreqet deri sa te vazhdoje te mbaje njerez ne paraburgim me muaj e vite, pa vendim gjyqi. Mbi te gjitha, nuk ndreqet deri sa te shtyje per ne kalendat greke ceshtjet e Gerdecit dhe te 21 janarit. Mos qofte e vertete ajo qe thuhet se pjesa me e madhe e tyre marrin urdhra nga xha Saliu dhe e bija.
Nuk ka nevojë për Spak ,boll është sistemi i mëparshëm .Duhet të iki nga skena familja Berisha që me ndihmën e huaj ka koruptuar ç'do gjë.Të gjithë jan të kërcënuar.Të marësh një të pandehur për një çështje nga më ordineret dhe të zvaritësh të akuzuarit për vrasje ,të cilsuara vrasje shtetërore edhe nga GJ.N.D NJERIT duket ashiqare devijimi i drejtësisë në një rrugë të erët ku e kan kanalizuar hijet që nuk duken.Respekte Z Mero po kështu duhet të jetë .Ne kemi nevojë për pak dajak si turmë që jemi.
Ndersa Carlo Bolino afer Rames i sugjeroi publikisht Bela Ballukes te dorehiqej denjesisht, ky Mero Bazja shume larg Rames (mos e besoni po deshet) zgjedh nje tjeter shteg - kerkon te korigjoje e dirigjoje njekohesisht axhenden e SPAK ngaqe e mba vehten sa te pavarur politikisht aq dhe ekspert Drejtesie njekohesisht!
Mendova se ishte ndryshimi i parë serioz në këto 30 vjet dhe e mbështeta me gjithë shpirt reformën në drejtësi, por tani më vjen ndot ti shoh e ti dëgjoj. Në mendimin që kanë për drejtësinë e re, SPAKu dhe GJKOja arritën t'i bashkojnë çuditërisht të gjithë shqiptarët, të krimbur dhe të ndershëm, nga Sali jashtëqitja, Ilir floriri dhe Palloshi i Anetës deri tek shqiptari më patriot dhe i ndershëm. Të vetmit që fërkojnë duart dhe thërrasin mrekulli, janë ambasadorët. Ndofta nga që punët e tyre kanë filluar të shkojnë vaj, ndërkohë që Shqipëria boshatiset dhe fundoset.
Shumica e Spakisteve jan bande terroriste ne sherbim te Sa-lehut,keta horra me kujtojn banditet e Saliut 92-97.
SpakSaliu punon 24 ore me thashethemet e Sali kriminelit.Ne baze te ketyre thashethemeve dhe atyre qe krijon vet,rasti Nesti Angoni,Spaku po LINCON zyrtaret socialist.Eshte kthyer ne nje Gestapo e Gering-Saliut.
Disa prokuror dhe gjykates te Spak-GJKKO do kujtohen si Sali lushet dhe Izet haxhit e Sali kriminelit ne vitet e diktatures fashiste 1992-1997.
NE Vitin 2029 kur banditeve te Spak-GJKKO ju mbaron mandata duhen flakur jasht sistemit te drejtesis. Nuk mund te na hetojn dhe gjykojn berishistet Dumani-Dado dhe Bano-tartabiq Pellumbi.
Viti 2029 duhet te jet fundi I horrave te Sali kriminelit ne Spak dhe GJKKO.
Keshilltari i Veliajt, nuk mund te jete keshilltar i Spak. Krijohet konflikt interesi.
O Mero Baze po a e ke par se çfar ka spaku nē pērbērjen e saj. Ka imoral si Dado qē e shoqja e kapi nē krevat me motrēn e saj dhe e ndau ktē flliqsir ktē diarre tē infektuar. Vet kok 5 cepshi Dum Dumani me Qu 0 hiqet sikur ēshtē zoti nē tok. Pra spaku njē fēnd qē qelbet er. E kto lloi Krombach do bējn drejtēsi pēr shqiptarēt. Prandaj o Mero Baze kot qē shkruan.
Komentet G, V, R, L, i perkasin nje anetari te devotshem te partise sone qe i leshon me bresheri ketu te TemA si norme partie.