Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitës Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, citoi një pjesë nga një fjalim i Vitit të Ri që më dukej tepër i njohur. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar,” tha ai. Fjalët e Corbyn më dukeshin të njohura sepse ai po citonte Enver Hoxhën, udhëheqësin famëkeq komunist të vendit tim të lindjes, Shqipërisë, i cili më pas vazhdonte: “Nga ana tjetër, do të jetë më i lehtë se viti i ardhshëm.” Ky koment shkaktoi një stuhi reagimesh: disa e panë atë si një dëshmi se Laburistët ishin shndërruar në një sekt marksist, ndërsa të tjerë denoncuan pandjeshmërinë e tij ndaj traumave të pambyllura të së kaluarës komuniste të Shqipërisë.
Nën “Xhaxhi Enverin”, Shqipëria e pjesës më të madhe të fëmijërisë sime ishte një nga vendet më të izoluara në botë, e shkëputur si nga Lindja “revizioniste”, ashtu edhe nga Perëndimi “imperialist”. Ajo ekzistonte në kapsulën e vet kohore, një realitet i ashpër i formësuar përmes besnikërisë, propagandës, survejimit dhe shtypjes së disidencës. Perceptimi i saj për të ardhmen ushqehej nga mite të së kaluarës për sakrifica heroike dhe vetëmjaftueshmëri, të ngulitura në komplotet e një agresioni të huaj të afërt.
Çdo Vit i Ri sillte paranoja të reja, mungesa të reja, masa të reja disiplinore, thirrje të reja për durim. I vetmi investim i qëndrueshëm që bënte shteti ishin bunkerët. Si mund të krahasohej kjo qoftë edhe së largu me atë që po ndodhte në Perëndim?
E megjithatë, pavarësisht humorit të zi që shqiptarët dhe shumë të tjerë nuk arrinin ta vlerësonin në atë kohë, fjalimi i Corbyn – dhe ai citim – rezultoi, çuditërisht, profetik. Ai përshkruante zymtësinë dhe ankthin me të cilin një pjesë e madhe e së majtës e ka pritur çdo Vit të Ri që prej vitit 2016. Atëherë, Brexit-i dukej si katastrofa përfundimtare. “Rimarrja e kontrollit”, slogani triumfues i daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, shkaktoi një drithërimë tek elitat kozmopolite në mbarë Perëndimin.
Teksa shumë njerëz nxitonin të grumbullonin mallra në rast të një Brexit-i “pa marrëveshje”, më kujtohet se më pyetën nëse pamja e rafteve gjysmë bosh në supermarketë më kujtonte Shqipërinë e Hoxhës (nuk ma kujtonte). Por me kalimin e kohës – pas zgjedhjes së parë të Donald Trump-it si president i SHBA-së, një pandemie globale, luftërave në Ukrainë dhe Gazë dhe rikthimit të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë – edhe kundërshtarët më të flaktë të Brexit-it mund ta pranojnë sot se paniku i tyre ishte disi i tepruar.
Apo ndoshta jo? Vitin e ardhshëm, Brexit-i do të shënojë dhjetëvjetorin e tij – sigurisht një moment simbolik i rëndësishëm në epokën aktuale të globalizimit. Referendumi sinjalizoi një rikthim në një botë ku shtetet janë gjithnjë e më të izoluara nga njëri-tjetri, institucionet mbahen peng të vullnetit arbitrar të individëve dhe sundimi i ligjit duket se është në rënie të pakthyeshme.
Viti që vjen nuk ka gjasa të jetë ndryshe. Thirrja e mbështetësve të Brexit-it për të “rimarrë kontrollin” – dikur me të paktën një cipë ndershmërie intelektuale, pasi lidhej me debate legjitime mbi sovranitetin – ka degraduar në një narrativë të plotë konspirative. Kontrolli, na thuhet tani, është i pamundur, për shkak të kërcënimit të përhershëm që paraqesin të huajt dhe ata që konsiderohen të paaftë për t’u “integruar”.
E ardhmja duket se ofron vetëm një përzierje frike dhe paranoje. Çfarë tjetër mund të pritet në një botë ku tregjet e vetme që zgjerohen me siguri i përkasin sektorit ushtarak dhe ku inovacioni teknologjik duket gjithnjë e më shumë i përkushtuar në përsosjen e artit të shkatërrimit të ndërsjellë? Në gjithë këtë panoramë, ku mund të gjesh ende shpresë?
Një rrugë tjetër
Në esenë e tij të vitit 1784, “Idea for a Universal History With a Cosmopolitan Purpose”, (Ideja për një histori universale me qëllim kozmopolit), filozofi gjerman Immanuel Kant u përpoq të gjente një këndvështrim nga i cili historia mund të interpretohej si diçka më shumë sesa një spektakël i mjerueshëm dhune, padrejtësie dhe irracionaliteti, dhe të zbulohej një model që i shërbente zhvillimit të prirjeve morale. Kjo ishte e vështirë, mendonte Kant, sepse qeniet njerëzore nuk ndjekin gjithmonë atë që është në interesin e tyre racional. Ato kanë vullnet të lirë, i cili u mundëson të dallojnë atë që është e drejtë, por njëkohësisht i lë të ekspozuar ndaj gabimit.
Paradoksalisht, Kant-i e identifikoi te lufta – më saktë, tek irracionaliteti i luftës – një rrugë kyçe drejt shpresës. Ai besonte se do të vinte një kohë kur lufta do të bëhej jo vetëm plotësisht shkatërrimtare dhe e pasigurt, por edhe ekonomikisht e paqëndrueshme – një burim borxhi dhe rrënimi të pafund. Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit midis interesave të shteteve dhe zgjerimit të tregtisë globale do të bënin që “ndikimi i çdo tronditjeje në një shtet të reflektohej në të gjithë të tjerët”, saqë do të duhej të shfaqej një konfigurim i ri politik. Ai parashikonte një federatë kozmopolite në të ardhmen që “nuk ka shembull në botën e shkuar”.
Përfundimisht, bota prodhoi një shembull të tillë, megjithëse të papërsosur. Kant kishte parashikuar se “pas shumë shkatërrimeve, përmbysjeve dhe madje edhe shterimit të plotë të fuqive të tyre”, natyra do t’i “shtynte njerëzit drejt asaj që arsyeja mund t’ua kishte treguar edhe pa kaq shumë përvojë të hidhur”. Profecia e tij dukej se u përmbush kur, në kushtet e makthshme të kampit të internimit në Ventotene, ku Musolini kishte internuar rivalët e tij demokratë, Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi shkruan një manifest që propozonte një Evropë federale, në të cilën shtetet do të lidheshin jo nga pushtimi, por nga bashkëpunimi.
Manifesti i Ventotenes u bë më pas frymëzim për Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut dhe, përfundimisht, për Bashkimin Evropian – një përpjekje historikisht e paprecedentë për t’i shndërruar interesat e përbashkëta ekonomike në një projekt moral dhe politik. Në mesin e viteve 2000, ky projekt ishte ende shumë i gjallë. Ne auditorët universitare flitej me shumë entuziazëm mbi të ardhmen e Evropës si një institucion mbikombëtar, të ndarë në debatin se si të kthehej integrimi funksional në një trupë politike që ngrihet mbi “të drejtën”, jo mbi “forcën”. Ishte një kohë kur evropianët ende mund të imagjinonin një konventë kushtetuese për “Ne, popujt e Evropës”. Ishte një moment shprese.
Më jep strehë
Paradoksalisht, i vetmi vend ku sot ajo ëndërr duke se është ende gjallë është Shqipëria, e cila duket se ka hyrë sërish në një tjetër kapsulë kohore, një realitet alternativ që më kujton romanin Time Shelter të shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov, ku njerëzit mund të zgjedhin epokën historike në të cilën dëshirojnë të jetojnë. Për shqiptarët, epoka ideale është BE-ja e mesit dhe fundit të viteve 1990, përafërsisht nga nënshkrimi i Traktatit të Mastrihtit deri te projekti kushtetues. Zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen dhe fitohen me premtimin e anëtarësimit në BE; ligje miratohen brenda natës për t’u përafruar me acquis communautaire.
Por ka një çmim. Në bregdetin shqiptar, në qytetet e Shëngjinit dhe Gjadrit, qendrat e emigrantëve të ndërtuara nga Italia për të strehuar azilkërkues të deportuar janë një kujtesë e rendit kohor në të cilin jeton sot pjesa tjetër e Evropës, dhe një pjesë e madhe e botës. Aty gjejmë një hapësirë kufitare midis idealit kozmopolit dhe një distopie të së ardhmes.
Në një fjalim të mbajtur në parlamentin italian në mars 2025, kryeministrja Giorgia Meloni e artikuloi këtë rend të ri më qartë se kushdo tjetër. Jo çuditërisht, ajo sulmoi edhe Manifestin e Ventotenes, autorët e të cilit shkruanin: “Problemi i parë që duhet zgjidhur, pa të cilin çdo përparim tjetër do të jetë vetëm sipërfaqësor, është eliminimi përfundimtar i ndarjes së Evropës në shtete sovrane kombëtare.”
Për këtë qëllim, Spinelli dhe Rossi mbështesnin (mes shumë dispozitave të arsyeshme) ndarjen e pushteteve, rëndësinë e demokratizimit të ekonomisë, rolin e përfshirjes kulturore dhe domosdoshmërinë politike të mobilizimit të një koalicioni të gjerë partish progresiste. Kësaj, Meloni iu kundërpërgjigj: “Nuk e di nëse kjo është Evropa juaj, por sigurisht që nuk është e imja,” duke shtuar se shpresonte që ata që po e mbronin dokumentin të mos e kishin lexuar atë.
E megjithatë, pothuajse askush jashtë Italisë nuk e vuri re këtë. Ndoshta sepse Evropa e sotme i ngjan shumë më tepër vizionit të partisë së Melon-it, Vëllezërit e Italisë, sesa atij të federalistëve të hershëm evropianë. Kontributi i elitës evropiane në imagjinimin e së ardhmes tani konsiston kryesisht në duartrokitjen e modelit të Melon-it për “menaxhimin e emigracionit”, ose në lajkatime të bujshme ndaj Trump-it, me shpresën për të siguruar lëshime tregtare modeste. Sa për thirrjen më të fundit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të “riarmatosur Evropën”, kjo, e pranoj, më kujton fushatat e ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri.
Teksa mendoj për vitin që vjen, e gjej veten duke u rikthyer edhe njëherë te Kanti dhe kujtesës së tij se, në çështjet njerëzore, askush nuk mund ta parashikojë me siguri të ardhmen. Një “histori hamendësuese”, shkruante ai, ndryshon nga historia natyrore sepse rrjedha e ngjarjeve njerëzore varet nga liria, jo nga domosdoshmëria. E vetmja profeci që mund të bëhet realitet është ajo që profeti ndihmon ta sjellë në jetë.
Prandaj, në vend që të spekuloj për atë që ka gjasa të ndodhë, do të parapëlqeja të flisja për shpresën – atë lloj shprese që Václav Havel e përshkroi si shpresë pa optimizëm: një detyrë morale që mbahet gjallë edhe kur perspektivat duken të zymta. Është shpresa për të parë sërish idetë që dikur i dhanë jetë institucioneve evropiane të rikthehen në rrugë, në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve dhe kundër makinerisë së luftës. Përparimi nuk është kurrë i garantuar, por është gjithmonë i mundur, me kusht që të veprojmë sikur të ishte. Duke menduar me këtë logjikë të historisë hamendësuese, nuk do të bënim keq të ringjallnim frymën e rezistencës që na dha socializmin kozmopolit të Manifestit të Ventotenes.
*Artikulli i shkrimtares dhe filozofes Lea Ypi është shkruar për Project Syndicate me titull origjinal “2026, shpresë pa optimizëm”
QA din ti lopo per komunizmin dhe Luften .Enveri ishte dhe do mbetet lideri I pare dhe I fundit ne histori te shqiperise . Enveri ndertoj Jo veq bunkeret por ishte rruges te bente nje shtet QE do mburreshe QE je shqiptare...fatkeqesia QE ishte ne Moshe dhe tjetra QE nuk jetoi bile edhe 20vjet. Per Europen mos rruaj Ti SE je e Vogel Ka kush jep ide .
Cfare prisni nga mbesa e kryefashistit Xhaferr Ypi, qe ra deshmor ne frontin italo-grek ne Starje, ku kishte shkuar te pushtonte Greqine.
Cfare prisni nga mbesa e kryefashistit Xhaferr Ypi, qe ra deshmor ne frontin italo-grek ne Starje, ku kishte shkuar te pushtonte Greqine.
Kanti ishte iluminist dhe jo marksist apo bolshevik. Idea e “paqes së vazhdushme” nuk eshte realiste edhe pse e bukur. Ai shkroi traktatin dhe kishte parasysh Europen e përparuar dhe jo halen periferike te perandorisë Osmane, zonjë.
Alice Weidel 2.0 Njerez rrini SHUME larg nga persona si kto sepse liveli i te keqes dhe djallzise eshte i pafundem, jane te rrezikshem
Komplet e kunderta! Liria duhet mbrojtur e dashur Lea. Dukesh e lexuar, te sugjeroj te ndjekesh filozifin me te zgjuar te kohes sone; Vlad Vexler, ndoshta meson edhe nje gje me teper!
zoja Lea Ypi, po agresioni i Rusise kunder Ucraines, mos te kujton mbremjet e vallezimit?
Ky shkrim trajton shumë tema njëherësh, pa pasur një bosht të qartë. Veçse nxjerr në pah erudicionin e autores.
Lea Ypi nuk ka nevojë për Shqipërinë që të fitojë njohje. E kundërta është e vërtetë. Shqipëria ka nevojë për mëndje të ndriçuara që të fitojë njohje pozitive në sytë e botës.
Domethene, të ndriçoi Lea Ypi ty? Bravo. Tani ti shikoni mirë? E ku e njeh ti Lea Ypin. Lea Luan me dy porta. Në Angli është laburiste, nurse kur vjen në Shqiperi bëhet me Saliun Berishën. Ndersa këtë shkrim e Ka dhjerë fare, sepse Ka dashur të thotë shumë gjeraepir nuk ka thene asgje. Ndersa sa per Enver Hoxhën, kjo nuk ka kapacitetin e duhur per ta vleresuar si figure. Xhafer Ypi po. Ishte burrë intelligent. Ndersa Lea Ypit i ka mbetur ora në vitet 80', dhe mjete dy vetem per Enverin shkruan. Shkruan, shkruan, por kot shkruan.
Pirdh te lirohedh o qytetar, bashke me Lean pirdh.
Mbyllja e artikullit tregone pafuqine e ideve. Shprese dhe vetem shprese. Asnje ide e zgjidhje. Dhe cdo fjali dhe shprehje e pergjitheshme nuk ka te beje me Enverin moj xhane. Po the qe "Neser eshte e djele" dhe e ka thene edhe Enveri nuk ke pse e lidhe me te. Se para tij e kane thene dhe disa miliarda te tjere. Bile edhe para se ai te lindte. Une nuk jame perkrahes i Melonit, por ajo te pakten po perpiqet ti jape nje zgjidhje. Ashtu edhe vendet perendimore po shpenzojne per tu mbrojtur dhe jo per te sulmuar dike. Cfare duhet te ngjalle e ardhmja, kur Putini vendos raketa ne Bjellorusi pervecse frike dhe pasiguri ? Dhe e kame pare qe do te lidhesh gjera qe nuk lidhen per kandidimin ne bashkimin europian. Edhe Rumania e Bullgaria kur hyne nuk e meritonin sa e meriton Shqiperia sot. Hyrja ne Bashkimin europian do te thote mireqenje, qendrueshmeri politike, me te arsimuar me teper drejtesi. Shiheni si nje projekt per njerezit dhe jo te nje partie te caktuar. Vetem disa fakte: Kant lindur ne Königsberg sot as emrin nuk e ka sic e ka patur. Ukraina, Georgjia, Cecenia i sheshoi Rusia te tera. Dhe me Ukrainen jane bere pakte cdo 4 vjete. Ne disfavor te saj. Dhe te shkreten vetem shpresen kishin. Dhe ja ku mberritem. Dhe kur thua nuk dua te spekuloje, ose nuk ke asnje ide, lerja me mire te tjereve. Meru me te shkuaren dhe lerja te ardhmen atyre qe dine jo vetem te flasim cfare ndodhi dikur ne te shkuaren por cfare duhet te bejme tani dhe ne te ardhmen.
Hëm.. ka qënë në Greqinë e lashtë një tip që thoshte unë nuk e di të vërtetën por bëj pyetje për të mësuar nga ato që e dijnë. Ky ishte Sokrati . Pra edhe Lea duke qënë se është filozofe bën pyetje të tipit " A është projekti I Evropës aq frymëzues sa ç'ishte para 25 vjetësh. Shembulli se si u soll europa me Greqinë në kohën e krizës greke , si u soll europa në kohën e pandemisë me shtetet në vështirësi , si p.sh. Italia, të bën që të dyshosh pak tek mirqënia e garantuar që propagandohet prej qeverive tona . Sot drejtuaesit e këshillit të Evropës po flasin për rritje shpenzimesh për armatime dhe pregatitje për luftë . Nesër kur të fillojë lufta , Evropa do sillet si në pandemi, apo ushtarët gjermanë do vijnë të luftojnë bashkë me grekët dhe shqiptarët për të mbrojtur këto vende ? Apo secili për vete dhe Zoti për të gjithë. Këto janë pyetje për të cilat t'i miku im ke përgjigje të garantuara , ndërsa filozofët dyshojnë.
O mjeshter ne luften e ftohte ishte armatimi qe e beri Rusine te ndalonte ne vendet lindore. 50 vjete shtypi vetem te vetet Cekine Eshte carmatimi i Europes dhe ndryshimi i Amerikes qe i nxorri ne pah te gjitha. Me sa di une Gjermanet jane ne Estoni dhe Lituani me forca. Edhe ne jemi. Keshtu mos beje Lean dhe bene vetem pyetje retorike, po sikur dhe ky ka thene. Po te hedhi bomben atomike Rusia ne Europe a do nderhyje Amerika ? Deri dje pergjigja ishte po. Sot nuk dihet me. Pra vetem te shpresosh nuk eshte zgjidhja. Dhe po nuk u soll Europa keq me Greqine por Greqia mori borxhe pa patyr bythe ti lante. E di ti do thuash, epo le te shpresojme se do ti kthente. Por nuk e di ne ke dhene borxh dhe tjetri nuk ti ka kthyer si je ndjere. Meru me faktet. Gjermanet kane nje shprehje qe thote pa nqs, ose sikur.
Na ke shkrire se qeshuri moj Lea me kete shkrimin qe me duket si fjalimet e Sali Berishes , per mos te them ndonje gje tjeter .
Nisi ta shaloje kallamin edhe kjo! Gjynah se u paraqit shpredhenese ne gushen e vet.
Turp te kesh o Lea Ypi, pinjolle bastardesh qe sot i shet si ajken e kombit.
E para Enver Hoxha nuk e ka thene kurre ate fjalim, te pakten citojeni sakte dhe jo te perserisni budalleqet e mediave te huaja. E dyta bunkeret ne Shqiperi u ndertuan gjate luftes se ftohte ku fqinjet e saj te financuar fuqishem nga Amerikanet dhe Ruset ishin ne lufte te hapur me te. Ndertimi i bunkereve ishte me lire se te blije 4 apo 5 avione modern dhe per nje popull te vogel mbrotja e njeriut ishte prioritet. Izolimi i famshem ekzagjerohet pa mase kot me kot vetem per vemendje. Shqiperia vetem pas 1978 kur u izolua nga bota por pas vdekjes se Enverit pati hapa per tu hapur me Evropen dhe Ameriken por te gjithe dhisnin ne brek nga Rusi ashtu si sot dhe nuk donin ta dinin per Shqiperine e vogel. Prioritet per ta ishte Jugosllavia.
Shko moj debile, "fillozofe", leshi. Na mbro nga diktatura me gjuhën tënde, ndoshta tërhiqen më shpejt diktatorët. Hy debila.
O tru sorr thirrja e saj eshte ne kohen e duhur sepse nuk duhet pritur kur ushtria ruse te fidhoi ofensiven ushtarake kunder europes ashtu si dhe bunkerizimi ne shqiperi ishte normal mbase jo ne ate sasi sepse kur ushtria serbe u fut ne kosov u pastruan te gjithe bunkeret ne kukes dhe tropoj ok
Kiri, respekte. Kjo vertetë është tru sorrë.
Ç ke moj Lea?!Po mos tu armatosnin kundra Hitlerit e Stalini,e sot kundra Rusise,Kiines etj..kush do te mbroje ty e pacifistat?!
Pse ishte paranojë fortifikimi i Shqipërisë, ( Ukrahina rezistoi me gjithë teknologjinë ushtarake të NATOs, vetëm aty ku kishte fortifikuar territorin) në mes të fërkimeve të një luftë të ftohtë, që nuk e kishte krijuar Shqipëria dhe ku mund të zhdukeshim si shtet dhe komb. ( Shih Sirinë sot)? Pra një akt thellësisht mbrojtës dhe jo i drejtuar kundër njerëzimit. Dhe nuk ishte paranojë, ndërtimi i mijërave rraketave nukleare, nga superfuqitë "e ndritura", që mund të zhduknin njerëzimin dhe jetën në tokë për gati 200 herë?! Diktatura kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka qenë një qëllim në vetvete dhe akt personal, por rezultat dramatik, i historisë dhe të mëdhenjve që luajnë fijet e egzistencës së popujve dhe kontinenteve të tërë. Kjo Europë dhe Perëndim " i ndritur " janë edhe përgjegjës për gjenocide, krime kundër njerëzimit, skllavëri, kolonializëm, nazi fashizëm dhe shfarosje të kontinenteve të tërë nga popujt që i banonin. Dhe me atë që i bënë së fundmi edhe popullit të të martirizuar të planetit, palestinezëve, mendoj që Enver Hoxha kishte të drejtë më shumë se askush tjetër për ata që kemi vendosur të prostituojmë, jashtë mureve të tyre. Në koliben e qenit të integrimit.
Pse ishte paranojë fortifikimi i Shqipërisë, ( Ukrahina rezistoi me gjithë teknologjinë ushtarake të NATOs, vetëm aty ku kishte fortifikuar territorin) në mes të fërkimeve të një luftë të ftohtë, që nuk e kishte krijuar Shqipëria dhe ku mund të zhdukeshim si shtet dhe komb. ( Shih Sirinë sot)? Pra një akt thellësisht mbrojtës dhe jo i drejtuar kundër njerëzimit. Dhe nuk ishte paranojë, ndërtimi i mijërave rraketave nukleare, nga superfuqitë "e ndritura", që mund të zhduknin njerëzimin dhe jetën në tokë për gati 200 herë?! Diktatura kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka qenë një qëllim në vetvete dhe akt personal, por rezultat dramatik, i historisë dhe të mëdhenjve që luajnë fijet e egzistencës së popujve dhe kontinenteve të tërë. Kjo Europë dhe Perëndim " i ndritur " janë edhe përgjegjës për gjenocide, krime kundër njerëzimit, skllavëri, kolonializëm, nazi fashizëm dhe shfarosje të kontinenteve të tërë nga popujt që i banonin. Dhe me atë që i bënë së fundmi edhe popullit të të martirizuar të planetit, palestinezëve, mendoj që Enver Hoxha kishte të drejtë më shumë se askush tjetër për ata që kemi vendosur të prostituojmë, jashtë mureve të tyre. Në koliben e qenit të integrimit.
Idetë e këtij shkrimi kanë vlerë po t'i dëgjojnë e pranojnë agresorët, viktimave të tyre i shpojnë mu në plagë. Këto ide përfundojnë në një pacifizëm poshtërues për viktimat dhe tema humori për agresorët nëse nuk pranohen për veprim prej tyre. Përsa kohë do ketë pushtues duhet të ketë armatosje të të rrezikuarve. Përrallat, sa më bukur të tregohen aq më shpejt të vënë në gjumë, dhe nga gjumi i thellë mund të të zgjojnë vetëm raketat e dronët e agresorëve.
Flasin per bunkeret e Enverit ndersa vet armatosen deri ne dhembe dhe shpenzojne miliarda per armet berthamore. Ne Zvicer ligji i ri kerkon qe per cdo ndertese te re te jet edhe nje bunker. Polaket se bashku me Gjermanet po bunkerizojne kufirin me Rusin sepse as tanku nuk te mbron dot me nga dronet e Putinit. Hipokrizia e qelbur e politikes se perendimit ka sjell degjenerimin e brendshem ku populli nuk degjon me partit apo politikanet por i varin shpresat tek idiotet dhe sharlatanet popullore. Jeta eshte bere e pa perballushme per shumicen dhe miliardieret shtojne pasurine. Te rinjte nuk blejne dot me shtepi dhe nuk dalin parate as kur burre e grua punojne gjithe diten. Popullsia po bie ndjeshem dhe te rinjte nuk kane ndermend te krijojn familje. Ne Shqiperi nuk ka alternative, jemi te mundur e te pushtuar. Nuk jemi te pavarur nga gjeopolitika. Thjesht behet gare midis partive kush i sherben me mire interesave te pushtuseve Evropian, Amerikan dhe te ardhmen atyre Kineze.
Ne Zvicer ligji i ri kerkon qe ...? Jo mer daj, nga mot ketu ne Zvicer cdo pallat ndertohet me gjithe strehimin nuklear te vetin, me mure e porta betoni!
Kur të bëhet Edi kryeministër i Zvicrës të gjithë strehimet antibërthamore të pallateve do t'i bëjë muze për të shpartalluar "paranojën" e gjithë kryeministrave para tij.
Kur isha ne Zvicer per nje udhetim me treguan bunkeret nuklear ne male. Ne ato male nuk kishte njerez por vetem dhi e lope. Me e habitshme ishte se zvicerianet kembngulnin per ti shtuar bunkeret megjithese nuk kane pare kurre lufte ne historine e tyre dhe nuk kane probleme territoriale me shtetet fqinje. As gjermani nuk e mori mundimin ne luften e dyt botrore ju respektoi asnjanesine.
Lea ypi asnje moment. Pe te kishim nje intervistë me nojzin ko kishim nja 300 komente.
Kjo trasgjinorja e ka jetuar pothuajse gjithe jeten ne MB nuk e kuptoj se si mund te jape informata mbi realitetin dhe aktualitetin ne shqipri
Ha ha ha ha. Transgjinore. Lea Ypi ka 20 e ca vjet që shkruan per Enverin, por ka arritur dot të na thotë gjë. Edhe me këtë shkrim e ka dhjere fare
transgjinor mund te jesh ti, jo ... jo, ti je kurve shpifarak!
Ta qij motren e felliqur, kur te duash 1 per 1 ne mes te Tiranes sheshi Skenderbej
Nuk e di se si ta percaktoj me me mire kete editorial! Midis faktit te mosnjohjes se historise qe kufinjte e shteteve dhe perandorive jane levizur me lufte dhe interesat mbrohen ne fushebeteje kur polici boteror „world police USA“ papritmas mungon, dhe faktit qe ka nje thelb majtist qe vazhdo te harxhosh leke se me mire do behet. Do thoja qe percaktomi me i mire i keti editoriali eshte „humbje kohe“.
krahasimi nuk shkon sepse Evropa (jo Anglia ku jeton marksistja -goca e Zaferit te perndjekur) realisht po masakrohet nga marksisti Putin. Ne se doni ta beni ministresh per ti bere tualet hajnit Edvin punè e juaj po ne nuk mashtrohemi.
O Mero, mos ia le editorialet Leas mor burre, kjo ka akoma fetish per Xhaxhi Enverin.
Ka problem Shqiperia deri sa te vdesin oficeret e kohes se Dulles , po te shikosh komentet me lart 95 % jane ish oficere dhe vetem ofendojne se u ka share enverin dhe skane kuptuar azgje nga artikulli . Eshte pune dreqi se ka shume dhe nuk vdesin budallenjte.
O Xhimi, o kungull. Ti ke vetë autoren e shkrimit që është marksiste. Por të dy jive shikokeni endrra me Enverin, sepse komentuesit që shkruajne me lart Ka kohë që e kane varrosur Enverin. Vetem në zemrën tendetdhe në kokën e Lea Ypit rron Enveri akoma.
Kam përshtypjen se përveç ish "Begasave " që mërziten kur i'u shan "xhaxhin" ka edhe një arsye tjetër për të kuptuar këto komente të tërbuar. Faik Konica thotë " Shqiptari ka për borxhë të të fali gjithçka , përveç suksesit"
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
O Xhimo kur nje artikull fillon me nje genjeshter te trashe dhe me disa gjysem te verteta te fryra nga gazetaret e huaj qe pertojne te lexojne dhe qe fryhen me imagjinaten e disa shqiptareve inatcore qe nga viti 1945 ateher edhe ato qe i kerkon te shpreh autoria zbehen. Pastaj jo po dulla e oficeret e kane fajin ky muhabet ka 35 vjet e nuk mbarojne idiotet e dobishem.
Znj Lea,... Lëre Kantin në shenjtërinë e tij dhe raportet e lirisë e domosdoshmërisë se ato janë relative, madje edhe demokracia dhe diktatura janë po ashtu relative dhe varen nga botkuptimi, madje ka demokraci, që janë më diktatura se ajo diktatura që qesëndisni ... sidoqoftë, marksizmi nuk është sekt, se nuk është as fe ... por filozofi, jo "aristokrate" si e Kantit, por grishëse, duke qartësuar të vërtetat e mëdha që qëndrojnë në themel të rendit që jetojmë, sido që ta kthejmë e cilësojmë, ku si tabu qëndron prona private mbi mjetet e prodhimit dhe që i jep të drejtë ligjore shfrytëzimit të njeriut prej njeriut në mënyrë "demokratike", kundrejt një rendi tjetër të mëtuar që me "diktaturë të egër" përpiqet që ti çlirojë njerëzit nga ky shfrytëzim. Tash të kthehemi tek tema, që ju zonjë të kujton bunkerizimin (madje me aksion) të Shqipërisë të rrethuar nga armiq shekullor të saj (që edhe sot nuk i fshehin qëllimet e tyre edhe pse jemi anëtarë të së njëjtës aleancë), që ideoeshin nga famëkeqi Hoxha (se të tjerëve as u vinte ndërmend për fatkeqësinë që na kishte pllakosur në kulmin e luftës së ftohtë), pasi me këtë angazhim të BE-së, vërtet që ajo po shkon drejt bunkerizimit dhe militantizmit të saj. Për këtë nuk mund të lëmë pa cituar V.I. Leninin, që njëqind e dhjetë vjet më parë ka shkrojtur artikullin: "Rreth sloganit të Shteteve të Bashkuara të Europës" - (Social Demokrat Nr 44, 23 gusht 1915.) Pra, nuk është çështja e Spinellit dhe e Rossit, por mjaft më e vjetër; ata njëlloj si ju, ashtu e kuptonin: thjesht një lidhje mekanike, duke dorëzuar një pjesë ose të gjithë sovranitetin, duke mos u pushtuar, por duke u bashkuar. Ndoshta, Melloni e Trampi, e ka kuptuar marifetin dhe sejcili lufton sipas mënyrës së tij.
Artikull me i dobet qe ka botuar Tema....autorja thote (citoj) I vetmi investim i qëndrueshëm që bënte shteti ishin bunkerët (fund citimi) i kujtoj zonjes Digat e Hidrocentraleve vlera e kilowatoreve i ka kaluar mbi 50 miljard euro...TurperLeat !..Falenderoj shumicen e komentuesve qe i tregojne vendin kesaj zonje te lexuar por te cfazuar..
Tamam , Enveri bente bunkere te torturonte, te skllaveronte nje popull, ti dukej vetja Faraon, keta vjedhin miliarda nga armatosja pa KUPTIM e evropes! Teater tragjik...Keta bejne loje luftash, plumbat e pare I duan mu ne lule te ballit! Pa meshire! Paqja do te TRIUMFOJE!
O Gjergj. Emrin e ke fisnik, por vetetama, ëhë, koqe kandari qenke.
Or gjergj pordha, me sa duket ta paska rras KGB qorben e prish gojes, qi na bon propagand pacifiste qe I leverdis putinit .Gjith bota po armatoset edhe po nderto bunker ,ju na thoni dilni me tanga para rusit ,se rusi ene kinezi ka fryk nga tangat.A ju pjerdht gamori jem juve mu n turinj juve.
Pajthi osht I majr.
Zvicera vazhdon sot e kësaj dite të ndërtojë bunkerë. Ka rreth 280000. Jeton në mes të Europës demokratike. Pse? Finlanda dhe Suedia gjithashtu, janë nga vendet më të fortifikuara të botës. Pse? Greqia ka 200 vjet edhe sot armatoset në mënyrë të frikshme nga perëndimi në kohë paqeje, Pse? Nuk e ruan NATO siç na "ruan" ne? Pse shqiptarët kanë rënë pre e antishqiptarve duke shitur gjithçka tonën si histeri, si mizerje dhe si marrëzi duke e nxjerë jashtë çdo konteksti historik, mjafton të mendojmë për aq sa duan dhe ja u leverdis të tjerëve? Do jemi në komb i lirë vetëm kur të përdorim trutë, krahët, kurajon dhe gjakun për të larë fitoret tona
Ky artikull duket sikur eshte shkruar nga dora e Kremlinit!!! Per te ardhur keq.
E nderur zonjushe Lea pa ta permendur mbiemrin se nuk dua te te rinjollos per ata qe nuk ta njohin prejardhjen. Sa per dieni ne sistemin e shkur ku drejtonte Enveri deri ne vitet 80 (sepse pas ketij viti drjetimin e kishte Alia dhe Kojshia(agjentura serbe dhe ambasada mike ne Beograd)ku fale bashkepunimit me do kosovare bene te mundur 2 Prillin dhe nderimin e sistemit,duke shkateruar industrine mekanike,industrine ushqipore,industrine e lehte e deri ne uzinat e metalurgjikut,superfosfatit,uzinat e makinerive te renda e deri ne shkaterimin e djepit te intelektualeve UTiranes ku sot eshte zevendesuar me shkollat 6 mujore te plepave dhe te universiteteve private qe prodhonin vetem kuadro te larte pa shkolle te mesme. Padyshim qe sot kembet jane ngritur e i bien kokes ku nje gjymture i tille ose pjese e saj je edhe ti qe mendon se po te shkruash diçka do te thuash. Ndaj mos jep leksione ne kete kohe se ose je shume e vonuar ose e dale boje edhe pse ndoshta e pa ngjyrosur. Shqiperia sot eshte nje han pa porta,pa akademike,profesore,juriste,intelektuale te mirefillte e pa industri,bujqesi ku prodhojme vete filxhan kafeshe,motele per nje brez me moderne ,nje shoqeri ku nderin e le neper motele e kerkon ta gjeje ne dritaret e kazanit mediatik qe jane bere si 1001 penxheret. Ndaj brenda kesaj bordelloje padyshim qe ke vend edhe ti minimumi per te prostituuar me idet e tua qe edhe pse te jashtemode per kohen ku ne ne Shqiperi jetojme. Eshte rast i ralle ku gjeologu Baze te leshon teren duke te te vene ne dispozicion kendin e editoriales .Ia dha gurit dhe u ça,ia dha drurit dhe u tha,ia dha Meros dhe u botua...
Mara..... nuk kam c'i shtoj komentit tend, brava (o)..
Sakte Mara....
O Ypi, po mire moj nuk i ke pare bunkeret qe i kane ndertuar vete perendimi? Ne ku ti gjejme dhe ti restaurojme e mirembajme ato bunkere qe beri xhaxhi, se po te jete per ne sot nuk prodhojme dot nje gozhde. Xhaxhi kishte paranojat e tij, por ndertoi shtet me ato problemet qe kishte bota e atehershme.
You të nderuar komentues, si patët durim e nerv ta lexonit deri në fund? Unë nuk munda. Përgëzime për ju!!
Lea Ypi eshte filozofe dhe shkrimtare shqiptare. Besoj se ata qe e perdhosin ate, jane ende nje grup injorantesh dhe analfabetesh we besoj se vijne duke u zvogluar. Lea Ypi me aqe sa kam lexuar nga ajo dhe per te eshte nje nder per Shqiperine, eshte reference ne Britani dhe Europe qe ka kontribute qe vijne nga autoriteti I saj akademik dhe filozofik per integrimin ne Europe te Shqiperise. Ata qe me letra te verteta e kuptojne se edhe ky shkrim I Leas eshte I I mprehte dhe brilant. Kerkon nje Europe te re we tamarri evolution apo ndryshimin e ndodhur ne bote dhe pershtatjen e re Europe's ne raport me pengesat we ka shkaktuar droga, krimi, korrupsioni, luftrat, etj. Indirect ajo parajmerln se e shu.e ve de ndoshta edhe ne Europe ne krye te shteteve ka e ardhur njerez pa ndergjegje, ose easy person. Lea kerkon qe Europa te rinovohet per te mbetur vendi me I bukur I planetit per te jetuar me sakte Bukuroshja e Botes.
Boboo do e lexoje Zeqineja kte pamfletin e Leas dhe ec e mbaje ate tani
Paradoksalisht, znj. Ypi, ka zbuluar se e udhëheq urrejtja dhe kaosi ideor. Urrejtja dhe kaosi nuk janë receta e duhur për redaksionale.
E sheh realitetin me syze dielli! Duhet të jesh me këmbë në tokë, moj Ype. E cilëve Ypë je, e atij Ypit atdhetar që e vranë në prag të Kongresit të Lushnjës, apo e Xhafer Ypit, ministrit të Zogut që i trembej shkollimit të shqiptarëve. Nëse je e këtij të fundit, duhet të bësh mea culpa për të parët e t'u.
Ato dy citate mund të jenë të Corbyn por jo të E. Hoxhës! Ai nuk i ka thënë ato dy shprehje. Po kështu bunkerizimi i Shqipërisë nuk ka asgjë të ngjashme me armatosjen e BE-së pas largimit të SHBA-së. Këto dy pasaktësi e bëjnë shkrimin me difekte të pa riparueshme dhe sureale. Ju nuk e keni jetuar atë kohë sepse jeni lindur vonë dhe si e deklasuar familja e juaj nuk ju ka treguar historinë me të gjithë nuancat e saj. Për këtë arsye do të bënit mirë që analizat dhe krahasimet t’i bëni në ngjarjet e jetës tuaj pa kaluar në ndodhi të pajetuara!
KUSH ESHTE KJO LEA SE PO NA BËN PËR TË QESHUR ENVERI BËRI BUNKER NË KOHËN E LUFTËS SË FTOT ATE QË BËRI ENVERI NË ATË KOHË QË ISHTE I DETYRUAR EDHE NGA RRETHANAT PO E BËJN SOT SUPER FUQIT BUNKER ATOMIK GJERMANIA FRANCA KAN FILLUAR FORTIFIKIMET NË MËNYR MASIVE BILE DHE SHËRBIMIN USHTARAK TË DETYRUAR SUPER FUQIT PËR TË MBAJTUR NËN PRESION SHTETET E TJERA NUK KAN TË NGOPUR SË PRODHUARI ARM ATOMIKE BUNKER PO E PO PASI ASGJË NUK ESHTE E SIGURT BILE LUFTA ESHTE MË AFËR SI ASNJËHER ATA BUNKERËT E XHAXHIT ISHIN PËR TË MBROJTUR POPULLIN KURSE KËTA KODOSHËT QË KEMI SOT I SHKATËRRUAN FILLUAN ME USHTRIN VEPRAT INDUSTRIALE EKONOMIN E KAN LËN VËNDIN ZBULUAR ME PRETEKSIN QL JEMI NË NATO NË RAST AGRESIONI NATO VJEN KËTU KUR TË JET BËR ÇDO GJË PËRSHESH PRANDAJ SHIKO NJË ÇIK PERËNDIMIN SE ÇFAR PO BËN KOHËT E FUNDIT ÇDO SHTET I DEL PËR ZOT VËNDIT TË VET SE NATON E LESHIT E KEMI PAR SE JA KA FUTUR RUSI KOKËN TE BYTHA PRANDAJ MOJ SHKENCËTARE NSA THE GJË POR VETËM DOKRRA SHKOLLE ME PROVIM TË KOPJUAR
Budalleqe, shkruan romane ne gazeten Dita. Askush nuk i lexon te gjitha.
Besoj është një fakt i provuar nga historia, se në shqiptarët kemi qënë dhe jemi gjithmonë të vonuar përsa i takon përvetësimit të vlerave emancipuese të shoqërisë njerëzore.Kjo më jep të drejtën të vë në dukje, se idetë dhe idealet e larta të cilat lindin dhe lulëzojnë në të tjera vënde, tek ne vijnë atëherë kur janë në prag të vdekjes. Nisur nga ky fakt, do të thosha se vëndi ynë nuk është asgjë më shumë se një varrezë për çdo vlerë të lartë e fisnike. Mund të tingëllojë absurd si konkluzion, por unë mendoj, vetëm pse ne e duam aq shumë Bashkimin Europian, kjo mund të shërbej si treguesi më i qartë se ideja e këtij bashkimi po jeton çastet e fundit të ekzistencës së tij.
Primum vivere, deinde philosophari Ka një rend natyror të gjërave që politika serioze nuk guxon ta përmbysë: së pari jetohet, pastaj filozofohet. Primum vivere, deinde philosophari nuk është një sentencë latine për zbukurim diskursi, por një parim themelor i mendimit politik realist dhe human. Është busull morale në kohë paqeje dhe kriter përgjegjësie në kohë krize. Çdo debat publik që nis nga ideali, por harron jetën reale të njerëzve, rrezikon të kthehet në luks intelektual për pak vetë dhe në zbrazëti për shumicën. Sot, në Europë dhe përreth saj, jeta – në kuptimin më konkret të fjalës – është nën presion. Siguria fizike, çmimet, energjia, puna, strehimi dhe paqja nuk janë koncepte abstrakte, por kushte minimale për dinjitet njerëzor. Kur flitet për të drejta, për shoqëri të hapur, për moral dhe për “frymën europiane”, është e domosdoshme të thuhet qartë se këto nuk ekzistojnë në vakum. Ato jetojnë vetëm aty ku jeta është e mbrojtur. Pa siguri, liria mbetet deklaratë; pa rend, të drejtat bëhen premtim bosh. Në këtë kuptim, shumë shkrime që denoncojnë rritjen e vëmendjes ndaj sigurisë apo që flasin për “paranojë” dhe “militarizim”, vuajnë nga një mungesë thelbësore: flasin për pasojat, por heshtin për shkakun. Ukraina nuk është në luftë sepse ka dështuar në filozofi, as sepse ka tradhtuar idealet europiane. Ajo është nën sulm sepse një shtet agresor, Rusia, ka zgjedhur me emër dhe mbiemër të shkelë sovranitetin e saj. Të flasësh për paqe, për të drejta dhe për humanizëm pa e përmendur qartë agresorin nuk është neutralitet moral; është shmangie. Pa emërtuar kërcënimin, morali bëhet i përgjithshëm, i padëmshëm për fajtorin dhe i padobishëm për viktimën. Filozofia, kur shkëputet nga realiteti material, nuk çliron; ajo mpin. Njerëzit që nuk arrijnë të paguajnë faturat, që jetojnë me pasiguri, që shohin luftën të afrohet dhe rendin të lëkundet, nuk ushqehen me referenca historike apo me metafora të bukura. Ata kanë nevojë për politika që funksionojnë, për shtet që mbron, për institucione që veprojnë dhe për lidership që e njeh jetën e përditshme. Filozofia ka vlerë vetëm kur zbret në tokë dhe merr formë në vendime konkrete. Përndryshe, ajo mbetet strehë për ata që nuk e ndiejnë peshën e realitetit. Edhe në Shqipëri kjo shkëputje është e dukshme. Debati publik shpesh dominohet nga tituj, role të supozuara dhe lojë emrash, ndërsa përmbajtja mbetet e varfër. Flitet shumë për demokraci, për shoqëri dhe për vizione të mëdha, por shumë pak për jetën reale të qytetarëve: për pagat që nuk mjaftojnë, emigrimin masiv, shëndetësinë që rëndon mbi xhepin e familjeve, arsimin që nuk arrin të jetë motor ngjitjeje shoqërore. Ka raste kur diskursi politik duket sikur vjen nga një botë e mbyllur, e shkëputur nga terreni, pothuajse bunkerizuar, ku jeta e përditshme shihet nga larg dhe përkthehet në abstraksione. Në këtë kontekst, është e rrezikshme të ngatërrohet aftësia për të shkruar bukur me aftësinë për të qeverisur. Shoqëritë nuk drejtohen me metafora, por me përgjegjësi. Një vizion politik që nuk e ka të qartë rendin “së pari jeta, pastaj filozofia” rrezikon të dështojë pikërisht aty ku politika duhet të jetë më e fortë: në përballjen me realitetin. Megjithatë, ka edhe shembuj pozitivë në rajon që tregojnë se filozofia dhe politika nuk janë domosdoshmërisht kundërshtare. Ato mund të bashkëjetojnë, kur filozofia shërben si udhërrëfyes dhe jo si alibi. Një lider që njeh mendimin filozofik, por nuk fshihet pas tij; që e përdor atë për të ndërtuar politika konkrete, për të forcuar shtetin dhe për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve, dëshmon se mendimi i thellë nuk është luks, por mjet. Kur filozofia zbatohet në praktikë, ajo nuk e mohon jetën; përkundrazi, e mbron dhe e përmirëson. Një qasje e tillë tregon se politika mund të jetë njëkohësisht reflektuese dhe vepruese. Këtu e kam fjalën për Kosovën dhe Albin Kurtin, për kërcënimin e Serbisë ndaj Kosovës. Prandaj, debati i vërtetë sot nuk është mes “armëve dhe paqes”, as mes “filozofisë dhe realitetit”. Debati i vërtetë është nëse kemi guximin të pranojmë se pa jetë të mbrojtur nuk ka liri, pa siguri nuk ka të drejta dhe pa politika konkrete filozofia mbetet fjalë. Europa, Shqipëria, Kosova dhe çdo shoqëri tjetër nuk kanë nevojë për moralizim të shkëputur nga toka, por për mendim të thellë që di të veprojë. Së pari të jetojmë – me dinjitet, siguri dhe shpresë. Pastaj, patjetër, të filozofojmë. Vetëm në këtë rend, të dyja kanë kuptim.
Lea eshte pinjole fisi bastard, sot ata kerkojne te ngrihen mbi te tjeret e japin mend ne dhe BE-se.
Kjo e shkreta jetoi në komunizëm , kaloi tranzicionin, emigroi dhe prapë ngrli trallala
E vlerësoj shkrimtaren, ndonëse nuk mendoj njësoj si ajo. Ajo që shkruan Lea është përmbledhje e mendimeve të saj, që nuk përjashton subjektivizmin. Unë kam lexuar Të lirë, në suedisht, dhe konkluzioni im është se në atë libër është e vërteta e saj. Një 11 vjeçare në vitet 90-të, e cila habitej pse në shtëpinë e saj s’ishte portreti i Enver Hoxhës, por që kjo nuk ishte e vetme. Por secili nga ne që kemi jetuar e punuar në atë kohë kemi të vërtetën tonë. Ajo që thuhet në këtë shkrim, se i vetmi investim ishin bunkerët, të bën të qeshësh, por ajo s’e njeh realitetin e asaj kohe si e rritur, por di një 7-8 vjeçare. Po mirë e di Lea se shteti më i fortifikuar në botë, është Danimarka? Pse? Fundja ne i donim për mbrojtje, nuk kemi kolonizuar popuj e as sulmuar.
Debile me kartele. I eshte mbushur mendja qe eshte filozofe sepse pershperit si papagall ato qe kane thene te tjeret me vend the pa vend. As edhe nje mendim autentik. Enveri qendron si vigan me nacionalizmin e tij te kulluar. Kjo eshte nje mize. Duhet te jesh miop ne rastin me te mire qe te vesh pikepyetje detyren qe ka nje shtet apo shtetar per tu mbrojtur... dhe kur sot... ne 2026...
Ik O Lea shko shpelaj trurin, clidhje ka bunkerizimi komunist i enver hoxhes me masat proaktive ndaj agresionit rus ne evrope....hajde kape ket muhabet. Ndoshta ke ndonje honorar nga RT, dhe keshtu kuptohet motivimi yt. Duam evropen, e kemi enderruar, gjithnje jemi shtyre jashte saj nga ererat e lindjes, Pushtimi osman, era ruse e komunizmit, tjetra me konferencen islamike..... Ne kte moment po lundrojm, ashtu me det me dallge afer qendres tone shpirterore, evropes, pak nga pak po po ecim ama. So ik mo na caj koken, je intelektuale leshi dhe tradhetare e interesave kombetare.
Znj.Lea ka shkruar nje artikull,kur ora i ka mbetur.Thote se Shqiperia ndertoj bunkere ne kohen e diktatures.Po!A e njeh kjo zonje ate kohe nga realiteti apo flet pa njohje?Shqipria e asaj kohe u perpoq te realizonte detyren kryesore ndaj shtetit "Ruajtjen e tersis teritoriale" dhe ajo nuk mund te realizohej pa armatim,pergatitje e bunkere.Po sot a mund te thote kjo Znj.Lea se kush e mbron Shqiperine sot?A mund te thote kjo zonje se perse Europa,(te gjitha vendet)perpiqen te forcohen e armatosen?Gjate ketyre 4-viteve lufte ne Ukraine, Europa e NATO kane vendosur raketa ne te gjitha vendet rreth Rusise.Pse?Sot Shqiperia "jo diktatoriale" jeton me shprese se do te behet si Europa kur ne fakt po shkojme drejt vendeve me te prapambetura te Afrike.Ne "diktature", Shqiperia prodhonte te mira materjale per popullin.Po sot?Zonje,do te beje mire qe filozofin qe ke mesuar dhe ate qe perpiqesh ta krijosh,ta shikosh drejte dhe ne kohe.Mendja e sotme e qesh te djeshmen.
SHKRIM I MIRË POR PA BOSHT,KOKË DHE ZEMËR. I FTOHTË AKULL DHE PA KRENARI KOMBËTARE. ATA QË SQENË TË ZOT TË SHOHIN DHE KRENOJNË NËNËN SOT TË MËPASMIT KËRKOJNË TI LAJNË BAJGAT.TË JUSTIFIKOSH ATA TË CILËT JAN TË VESHUR ME TURPIN E TRADHËTIS SOT DO TË THOTË TË JESH PA SY DHE MËND.
Kjo referoi ne nje aktivitet nderkombetar por nuk kishte vendosur nga ishte. Eshte internationalist.
Ha Lea, ne shtypi e sotme Kane dale dokumenta, qe dikur ishin teper sekrete, te CIA, PENTAGONdhe te tjereve, qe thuhet se sot Jane miq. Sipas Tyre, ne planet e Pentagon it, per Shqiperine Kane qene planizuar tre bomba atomike. (me te lexuar ne shtyp I kam keto). Shqiperia, te vetme rruge per mbrojtje e njerezve te Saj kete rruge kishte-fortifikimin. Dhe eshte bere pune kolosale, qe nga vija e pare ne buzen e ujit, (Ne Durres psh) e deri ne kufijte tokesore te Saj. Por ndertoni dhe jeten, dyfishoi e trefishoi popullsise, krijoi intelegjence, universitetin Akademite. Shkolla ka patur jo vetem ne mesin e Durrsit, si shkolla "Maliqi muco", por edhe Ne fshatin me te thelle. Uzinat, kombinate, fabrikat, punish te, etj, etj Pra jo vetem bunker e e tynelet. Gjithecka e me duar mire. Ishte shume perparesi te imponuara nga izolimin e bllokada. Por jo nga deshira e shqiperise se kohes. E KE degjuar intervisten e ish kryeministri italian te vite e 1960,ti Lea? "po, Shqiperia kerkoi te hapet me Europen, por ne nuk pranuam, se nuk kish I'm besim". Gjithsesi, gryka e armeve ndaj Shqiperise I derguan. Po ku do Tia dish ti Ha-Lea per Shqiperine. AQ sa gjyshit yt, te cilit sot I thur Lavdi. Nuk eshte Cudi nga ju. Si ti dhe yt ate nje lloj shkruani.
Pikerisht sot,Trump paqesori ka goditur Karakasin ,kryeqytetin e nje vendi sovran . Sigurisht ne marrveshje te heshtur me Putinin aleatin me te madh te Venezueles. Eshte nje marrveshje horrash,une te le dore te lire ne Ukraine ,ti mbyll njerin sy per Venezuelen. Duhet te jesh shurdh qe te mos i degjosh kembanat e luftes qe po afrohet. Sa kohe i duhet akoma Greqise te shfaqi pretendimet mbi jugun e Shqiperise, apo Beogradit te fusi kembet ne Kosove.Mos pretendojme akoma qe do na mbroje NATO? Apo Amerika? Apo do na mbrojne avionet Greke qe patrullojne kufirin tone?Bunkeret dhe jo vetem, ishin vija e pare e mbrojtjes nga vendet e medha agresore qe na kane konsideruar gjithmone si nje mall i voge shkembimi. Une mendoj se nuk eshte e larget dita kur do kerkojme nje vend ku te fusim koken,por nuk do gjeme dot as bunkere e as vend strehime sepse i prishem per te ndertuar pallate. Lufta nuk eshte nje histori larget, e kemi ne prag te deres.
Klithmat e plakerruqes Leja si lehjet e qenit ne Hene - nuk i degjon askush. Ajo plakurruqe ka nje post me emer te madh por qe nuk e merr seriozisht aasnje qeveri e BE ose e thene shqip - nuk e pjerdh askush se neper duar ka vecse Celesa Kashte!
Sorroiste e paster. Keta e vune ne gjume Europen. Nese nuk armatoset Europa do vdese. Pa arm askush nuk te ner seriozisht . Armet vendosin ballancat e paqen. Njerezimi eshte ende I papjekur qe te jetoje pa arme. Kjo nuk njeh as historine. Gjynah qe deformon kaq keq gjera qe ne I kemi jetuar vete.
Injorim për gazetën TEMA që përzgjedh për Editorial këtë shkrim pa kulturë historike, pa njohje gjeopolitikash dhe të mbushu me mllef kundër të majtës.
Mos kini merak o komentusa , perseritet HISTORIA do ti kerkojme ne populli i thjeshte BUNKERET e Enver Hoxhes dhe ato improvizime qe te ishim te gateshem te mbroheshim nga armiku imagjinar qekur te vinte armiku i vertete , te ishim te mbrojtur mesa me pak humbie ne njerez ??? Ndersa sot jemi LAKURIQ ne te gjitha drejtimet dhe ai qe s’ na do ben cte doje me kete popull me I thene tamam FAKIR , atehere znj Ypi do ti bej tjeter analize BUNKEREVE te ENVER HOXHES ...!!!!
bunkerizimit ti marresh te keqen ti je e vockel ti te flasesh per bunkeret e ENVER HOXHES