“Koha e gabuar” e Salianjit

28 Dhjetor 2025, 18:59Editorial Mero Baze

Kam dëgjuar shpesh javët e fundit që disa emra të njohur të PD-së së Berishës, të vendosur në siklet nga procesi i diferencimit që Berisha po bën brenda PD, nën moton “ose me mua, ose me Salianjin”, të dalin e të thonë që lëvizja e Salianjit “nuk është në kohën e duhur”.
Madje dëgjova dhe Genc Pollon ta thoshte këtë dhe mu duk fundi I botës.

Tani e kuptoj që është një lloj sikleti kur je brenda PD-së së Berishës dhe të kërkojnë të sulmosh Salianjin me akuza të tipit “mitingjet i organizon Suel Çela”, pastaj Roland Bejko, pastaj Benet Beci e kështu me radhë. Por kur nuk ta kërkojnë këtë, nuk ke pse thua budallallëqe.

Kjo ideja që “lëvizja e Salianjit nuk është në kohën e duhur”, nuk të shpëton nga situata. Çfarë ka kundër kohës lëvizja e Salianjit?

PD është në mandatin e katërt në opozitë, me një 82-vjeçar të korruptuar, non grata, dhe me një rreth kriminal ende në këmbë, të ushqyer dhe nga korrupsioni i socialistëve. Është shumë normale që opozita të kërkojë të vijë në pushtet, por me këtë garniturë në krye të saj, nuk ka asnjë shans, as kombëtar, as ndërkombëtar. Atëherë ndryshimi i lidershipit të PD-së do të ishte në këto kushte e vetmja shpresë për të ardhur në pushtet. Ta shtysh në kohë këtë ndryshim, do të thotë ta shtysh në kohë rrëzimin e pushtetit socialist dhe t’i japësh atij mundësi të rigjenerohet.

Lëvizja e Salianjit është një lëvizje e vonuar për PD, ose më mirë të themi: pason shumë lëvizje të dështuara për ndryshim në PD. Të gjitha, kur kanë nisur, u është thënë e njëjta gjë: “Jo tani, se kemi armikun përballë”. Opozita gjithmonë do të ketë një armik përballë, por nëse nuk ndryshon dot veten, nuk ka si ta ndryshojë Shqipërinë.

Duke qenë lëvizje e vonuar, lëvizja e Salianjit duhet ndihmuar të shpejtohet, jo të shtyhet në kohë, pasi çdo shtyrje në kohë e bën edhe më të madhe diferencën mes pushtetit dhe opozitës.

Turrja e gjithë lakejve të Berishës për ta anatemuar atë dhe pastaj dalja e këtyre të moderuarve që thonë se “nuk është në kohën e duhur”, është rruga më vdekjeprurëse për opozitën në këto kohë të arta për të. Domethënë: në një klimë të mbushur me akuza por edhe fakte për korrupsionin e pushtetit, shqiptarët duhet t’i hedhin sytë te ata që mund ta ndryshojnë vendin dhe jo te ata që mund ta kthejnë pas në vite.

Të frenosh sot ndryshimin e opozitës, do të thotë t’i bësh nder të njëjtit pushtet, nder që nuk ua bën dot as Suel Çela, as Benet Beci, apo këdo që shpik Berisha si “organizatorë” të tubimeve kundër tij.

E vërteta është se publiku shqiptar ka treguar së paku 10 herë më tepër interes për takimet e Salianjit në raport me ato të Berishës, çka do të thotë se ata e shikojnë si lëvizje të mirëpritur dhe jo të parakohshme.

Dhe arsyeja është se në sallat e tij nuk shkojnë zyrtarë të PD-së që ua kanë sjellë demokratëve në majë të hundës, por shkojnë demokratët e papërfaqësuar, ata që kanë humbur shpresën nga kalçifikimi i strukturave të PD-së. Kjo tregon se ka një opozitë dhe një PD tjetër, më të interesuar për ndryshim, se sa servilët e Berishës.

Meqë Berisha u rikthye me parullën “më të bashkuar, më të fortë”, ai ku ta gjente këtë lëvizje të Salianjit që i sjell opozitës njerëz që nuk i afrohen atij “se vjen era Flamuri dhe Albana”. E kundërta është e vërtetë: beteja kundër Salianjit e bën opozitën më të përçarë dhe më të dobët dhe ky është shërbimi real që I bëhet pushtetit prej Berishës.

Kjo ideja që sa herë dikush ngrihet kundër Berishës, duhet të thuhet “është i nxituar”, është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka udhëheqësin 82-vjeçar dhe pa shpresë për pushtet.

Nuk ka gjë më të përjetshme se sa përpjekjet për mbijetesë duke thënë “jemi të përkohshëm”, ndaj nuk duhen hequr.
Berisha ka prej vitit 1991 që është “i përkohshëm” në krye të PD-së, dhe kushdo që e kritikon apo kërkon largimin e tij, shpallet “i parakohshëm”.

E vetmja “kohë e gabuar” për të kërkuar ikjen e Berishës është kur ai të vdesë bashkë me PD-në. Atëherë do t’i turreni të gjithë si fajtorë, por ai s’ju dëgjon më dhe as PD nuk i duhet më askujt.

34 Komente

  1. r
    rashbulli

    Mero dikur nje bejtexhi tironas pat thene per ekipin e Tirones ne futboll ku kishte mbledhun nga rrethet futbolliste .Nuk bohet buke gruni me miell misri.Edhe kjo puna e PD,qe ka mbledhun fshatare,maloke e mesjetare apo burgaxhinj jo te sistemit te shkuar por te ketij sistemi rrumpalle,ku politika nuk bohet me kete brum politikanesh ku mungon qytetaria,niveli mesatar intelektual dhe njerez pa vizion e kulture dhe te pa lexuar.Ndaj dhe opozitari nuk i beson se thote me vehte ,pse te behet ai dhe jo une,te njejtin nivel kemi persa i perket intelektualizmit ku ndryshojme vetem tek pasurite e vena ne emer te Partise Demografike. Ndaj Mero qe te behesh lider duhet te keshe kulture,dhe nivel arsimor e i lexuar dhe jo njerez rruge shoke te Ilir Vrenozit apo te Grida Sumes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      82 vjeç në krye, Berisha thotë “më i fortë”, por Salianji ngrihet dhe shpresë sjell në portë. Lakejtë bëjnë shou, thonë “jo tani, prisni pak”, ndërsa demokratët presin një lider që nuk ka hak. Servilët flasin për Suel, Roland e Benet, por ndryshimi vjen nga ata që nuk janë në kënet. Koha e gabuar? Vetëm për të ndalur shpresën, se opozita e vërtetë nuk frenohet por perdor presën.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hans

        Saliut, ti këndojnë këngën : “Eci, eci, por kësajë rradhe, ngeci Sali karkaleci” që derri i qiftë robt e shtepisë.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , të cilët kanë marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e VAZHDIMËSISË KOMUNISTE në Shqipëri. Nxitimi për krijimin artificial të "Lëvizjes Salianji" është për të mos lejuar dhe për tu bërë barrikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në TRE PARTITË E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE, PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të këtyre tre partive që me çdo mjet kanë sunduar vëndin këto 35 vjet. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në krye tellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje. Dhe të kujt "opozite" thuaj, të asaj që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë, por i ka kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid në vënd? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, që Mero Baze, i cili në këtë fletushkë u jep zë me dhjetra shkrimeve në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze i cili do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë!?? Ndaj them, prandaj e krijojnë sot, që t'a telendisin nesër, kur t'ua lyp nevoja. Kjo me të vetmin qëllim, përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit tek ne. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk ndërmarrin një iniciativë ligjore si ajo e fundit në Poloni, ku Partinë Komuniste e nxorën jashtë ligjit, por shpikin "lëvizje Salianji" e cila hapur dhe pa doreza flet për qëllimin e tyre të vërtetë, RUAJTJEN E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE!??

          Përgjigjjuni
          1. A
            ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

            YMERIT I MBANE GOJA ERE MUT PRANDAJ E TALLIN ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA

            Përgjigjjuni
            1. t
              tymi

              ngele tu i honger cdo dite mutin Ymerit, je bo si Shab hunderri mer ker!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Linza

              Genc Pollo, nje hajdut, imoral, ka vjedhur kur ishte minister dhe tani hedh tym per te thene qe ja po mbroj tutorin tim SB. Turp te kete, te pakten te mos dali fare.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nuk ka ne PD élément jo rrugaç

                Qe te largosh Bufin nga PD eshte positive, por te iki Bufi dhe te vije Babale eshte pak non sens , te dy jane njesoje , différenca vetem mosha....... Ne PD per momentin eshte veshtire te gjesh nje , e para nuk i lejone Bufi , e dyta nuk ka . Kemi Kellicin s' ja vlene. Kemi Kerriçin e Fahri pordhes s'ja vlen Ludoviku aristokrat katastrofe. Députéti fruta périmé super merde. Gjeka i Markajve lango. Bardha nuk diskutohet.... Jane dy tre femra meshkuj s'ja vlen fareeee. Doktor Alikaka mute . Nuk po flash per Paloqe Noka Bufi.......

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Mese e sakte.Salianji I burgosur me vendim te formes se prere per shpifje.Perdori korrupsionin ne burg per perfitime personale.Imagjino cfare te ben ky te marri pushtetin.Nuk duhet te figuroje fare ne ndonje pozicion ne parti,jo me ne kryesi.Ata qe I shkojne nga prapa jane pjese e bandes se monstres se vicidolit.Thjeshte hale e ndare pergjysem.

                  Përgjigjjuni
                2. 1
                  1997

                  Kete shprejen, "nuk eshte momenti i pershtatshem" ia kane mare hua Ramiz Alias, keshtu thoshte edhe ai pas vdekjes te Enverit, kur intelektualet largpames te kohes i kerkonin hapjen drejt perendimit dhe ekonimine private te tregut.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1997

                    PD eshte prône e Bufit te kenetes ndaje Babale lodhet kot . Nese Rama qendrone fale Bufit , Bufi do qendroje fale Babale... Babale nje burgaxhi nje delinkuent , si mundet ti besoshe partine Babales , mos béni humore

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Populli

                    Pershendetje Mero, qe Berisha duhet te iki bashke me shpuren e tij nuk diskutohet, madje nje sahat e me pare. Kete d gjone te gjithe. Por te pretendosh per Salijanjin me duket e pa besuar. Vec rezervave qe une kam personalisht, jane dy probleme madhore qe e bejne te pabesueshem. 1. Fakti qe u denua si mashtrues nga gjykata. Kjo eshte e pa pranueshme per moralin e nje politikani qe deshiron te jete ne pushtet. 2. Pamja me hurin ne dore ne seline e PD, me fal por jep nje imazh tejet negativ.3. Ka mangesi ne formim e artikulim. Asnje kauze nuk ka ngritur. Flet me fjalor bisedash midis shokesh etj. Gjithashtu nuk ka ndonje shkollim te nivelit te larte. Sot ka te rinj te doktoruar ne Perendim qe te sfidojnd ne didkutime. Etj, etj. Ne kete kontekst levizja e tij do te shuhet shpejt e nuk do kete impakt.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Azem Hajdari

                      Po ca te thuash me o Mero , Saliu esht i zgjuar e di qe ka nje tuf me fanatike qe e mbeshtesin se nuk marin vesh nga politika dhe ka gjetur nje truk, truku esht denigrimi kolektiva po nga kjo tuf fanatike .kush del jasht vathes fillon dhe ve ne zbatim trukun kolektiv denigrues me xhiro te lehta duke shkelur gazin nga dale dhe duke ndrruar marshin naten qe kur te gdhihet te gjith tufa fanatike mos mari vesh cfar po ndodh, por mjafton qe tju kujtoje futjen ne nato heqjen e vizave dhe rruga durres kukes , ky esht ushqimi qe ushqen fanatiket akoma dhe sot mbas 4 raundesh zgjedhjejesh te humbura. E dekoruan Lulin si yll ne ngjitje bashk me ambasaden amerikane dhe ne fund e denigruan sa luli dili gjumash , denigrim , Gramoz Pashko , Azem Hajdari, 2 nga ikonat e PD dhe historia vazhdon po njesoj me shum te tjere deri ne Saljani me ndihmen e tufes se fanatikeve .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nroqi

                        Mero,ti thua kur ske pulen hajde te ham sorren,dmth,nga Sali krimineli te shkojm te Salianj BABALJA, pra te nje burgaxhi I denuar per cpifje. Pra hiqja Lenes,verja Prenes,vend numro!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          K

                          Dikush ketu hedh iden per te mbeshtetur Agron Shehajn. Agron Shehaj eshte mbeturin balliste si ai Tomorr Alizoti,pasardhes te bashkepuntorve fashist,keta akoma jan te mbushur me urrejtje,e ndigjuat Ludovik Alizotin qe tha do ju ham te gjall. Tani jepu pushtet ketyre qenve fashist,!

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            ne

                            Skuthi “Babale “ vetem sa i zgjat agonine PeDe-rave te Salikermes

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati i vertet.

                              Mero nuk i heq asnje presje shkrimit tend jeni shume i sakte, madje ta lexojne disa here te gjithe ata qe gjejne alibi se Salianin e ka vendosur Rama,qe te mbajne te pa prekshem kermen Sali qe i ka ushqyer si ne qeverri kur qe por dhe tani ne opozit. Kjo levizje e Salianit eshte nje nevoje uleritese per kete opozite, per tu shkeputur njehere e pergjithmone nga e kaluara me plakun 82 vjecar. Eshte nje shkrim qe u thuhet e verteta ne sy dhe ju tregohet qe ky moment eshte i pa kthyshem prandaj duhet mbeshtetur Saliani dhe brezi i ri sepse vendi sot ka nevoje me shume se kurre, keto guret qe vendos Saliu neper kembe me lepiresat e tij nuk do mundin ta ndalin kete levizje qe ka nisur rruges do shtohen akoma me shume,sepse e kerkojne nevojat e vendit e kerkon ndryshimi me gjak te ri e jo me pleq te mbaruar.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexoni themelet

                                E verteta qe nuk e kane guximin ta thoni z.Mero, nuk eshte se "Berisha ka prej vitit 1991 që është “i përkohshëm” në krye të PD-së", por "PD eshte e perkoheshme qe prej vitit 1991".

                                Përgjigjjuni
                                1. x
                                  xheJ.eN.Bi.

                                  Lexoni themelet...,të kujtohet shprehja: kur themi Lenini ,nënkuptojmë Partinë.Kur themi Partia nënkuptojmë Leninin.Edhe këtu kur themi Partia nënkuptojmë Berishën dhe kur themi Berisha ,nënkuptojmë Partinë.Kështu që njësojë është,ska asnjë gabim.

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bake

                                  Ah more Mero po MUT Salehu dhe KAK Babalja

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Nuk e besoj kete "levizjen e Sali-anjit". Jane bashke, vec se Sali-anji po mundohet te mbaje ne vathe ate pjese te demokratve qe nuk duan te shkojne me mbas Saliut dhe mund te ndihen menefrege ose te shkojne ne parti te tjera. Ne fund keta demokrate do te manipulohen dhe dergohen perseri tek vatha e bagetive te Sali-ut me ndihmen e Sali-anjit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nga fshati titit

                                      Na cave trapin o MERO te mbiu ne goje Salianji po nuk eshte ky shpetimi I PD,por duhet nje figure qe nuk eshte BABALE,si duket po te financion GRIDA qe gjithe media juaj eshte vene ne sherbim te tij,po deri dje si Grida si Salianji nuk te kane lene gje pa te thene si po e dreth keshtu nuk ecen Pd me nje burgaxhi Babale e me nje kucke si Grida o Mero ke qene I drejte si me opziten dhe poziten mos ju servilos Grides,nuk ka Kellqe Salianji te drejtoj pd se eshte mashtrues spiune e I degjeneruar ka figura plote qe duhen mbeshtetur e promovuar qe kane perkushtim dhe ndershmeri kurse Salianji mburet se beri burg per PD vete e kruajti qe vajti dhe atje ku vajti talli bythen me ligjet duke u zbukuruar dhe nuk I rrinte polici te koka kur rregullonte hunden por Grida kurse ERJON VELIAJT I RINTE POLICI TE KOKA KUR BENTE KOLONOSKOPIN,prandaj vere medjen tende ne sherbim te Shqiptareve se ka shume probleme por ti ngele mengjez darke Salanji.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Eshte jashte kohes ,sepse doli bash ne kohen qe kerkohej bashkim i te gjithe opozitareve, kunder shperthimit te skandaleve te vjedhjeve te qeverise.Dhe kjo e ben me hije si babalen dhe kauzen e tije. Si perfundim ne kete ndermarrje te tije eshte i sponsorizuar komplet nga pallosha me hajnat e ripjelljes. Nuk duhet shume intelekt per ta kuptuar kete

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Premti Dhalla

                                          Mero,nuk ka më shpëtim për PD as nga Salijani as nga Sali dreqi! Ajo lëvizje private e Sali Berishës njësoj si Partia e Lirisë e Ilir Metas dështuan sepse dështuan pronarët e tyre.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Babuli Tanguli

                                            O Mero Baze po si babale Salinjani si Sali Berisha jan njē bajg qē i ndan rrota e biçikletēs.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              populli shqiptar

                                              Po per fitoren e Kurtit a nuk je tu e bo nje editorial z. Mero, se ja vlen dhe e meriton. Populli kosovar tani me shume se kurre tregoi se nuk eshte popull turme, nuk eshte popull qe i shkon nga pas korrupsionit, nuk eshte popull qe ndikohet nga nderkombetaret dhe askush tjeter. Populli kosovar e sheh qe ka nje lider te pakorrupruar dhe vendos vete se kujt t'ja jape voten. Bravo Kosova! Nje bravo e madhe per popullin kosovar! dhe, Bravo z. Kurti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Ymer Abazi

                                                Merobazeria e pushtetit e kapur fort pas loqeve te Salianjit si e vetmja mundesi per tju fshehur Hajduterise me Cizme te Rilindjes neper Tendera kudo ku ka firmosur Bela Beqo Ballukja!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Y
                                                  YMERIT I MBANE GOJA ERE MUTI-ab

                                                  YMER MERHUM KELLIRA DO JA FUTI KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT BERAT BYTHALES BATON STANISHIQIT EDI RAMES VLADIMIR PUTINIT ALEXANDER VUCIC

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mesuesi

                                                    Sigurisht qe pika e vlimit ka kaluar , sigurisht qe kerkohet zgjidhje , sigurisht qe ka djem dhe Vajza ... Por u dashka dhe shume durim , qetesi , mencuri , idealizem dhe dashuri per kete vend ... Muri I vazhdimesise komuniste Berisha , Rama , Meta , eshte goxha I larte .... Salianji e turli xerxebilash ne qarkullim , Jane Coperra iluzionesh , mashtrimesh te ndyra dhe kriminale te ketij zgjatimi kriminal . Vec fundi I kesaj race kriminelesh eshte , nuk eshte larg ...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Besimtari

                                                      Eh Shume sakte Mero ! Kujt ja thua. Por te pakten te kuptojne ata qe e kane akoma rradaken/,ne vend! Hajt Gezuar kete Vit te Ri !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. .
                                                        ...e te tjera, e te tjera...

                                                        Vlora 5 dite pa pike uji, vlonjatet ne proteste "poshte qeveria" / me Sali e me Salianje akoma perdite shqyhet Bazeria /

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Real

                                                          Nuk eshte ne kohen e duhur,sepse sot qe ujrat e gjirizeve kane shperthyer, qe muterat kane dale sheshit siq thote M Nano, qe bashke me to kane dale dhe gjithe mijte e majmur ne keto gjirize, gjithe rricnat e fryra me gjakun e njerezve, kerkohet tjeter mision: bashkimi i gjithe opozitareve,per tju treguar vendin ketyre hajnave qeveritare,kerkohet shpagim ndaj ketyre horrave.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            PD

                                                            Hiq Nokën, vër Salianjin…, aty aty Nuk ka intelektualë ë njerëzit të shkolluar e të nderuar vendi..?!!!

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje