Vulgariteti i betejës së sotme fizike në Parlament është një betejë e dëshpëruar fizike, në vend që të ishte një betejë politike superiore ndaj pushtetit.Dëshpërimi që në fakt duhet të kapte shumicën në pushtet, ka kapur opozitën.
Mënyra se si tentonin disa figura qesharake të opozitës të dukeshin të fortë, të rrëmbenin flakadanë apo shishe uji kundër kolegëve të tyre deputetë, të krijonte idenë se opozitës i kishte ndodhur një gjëmë e madhe dhe donte hakmarrje te qeveria.
Në fakt gjëma i ka ndodhur qeverisë. Ajo ka tanimë në duart e drejtësisë qendrat më të forta të qeverisjes së saj dhe dy dikastere që janë motori i zhvillimit ekonomik të vendit: infrastrukturën, energjinë dhe AKSH-në, që është përgjegjëse për gjithë shërbimet digjitale që u ofrohen qytetarëve shqiptarë dhe që mund të bëjnë hapa pas.
Përveç kësaj që është dëm kolateral për qeverisjen, politikisht ka para drejtësisë thuajse gjithë figurat më të rëndësishme të pushtetit.
Në momente të tilla opozita feston dhe duket superiore në sytë e opinionit publik, dhe jo si repart taliban.
Arsyeja pse ata nuk ndihen të fituar është se betejën që duhet të bënin ata e ka bërë drejtësia, që ata e urrejnë. Opozitën praktikisht dhe politikisht e ka zëvendësuar SPAK. Udhëheqësi real i opozitës është Altin Dumani. Prokurorët e SPAK janë kryesia që duhet të kishte opozita.
Mjerisht për ta, ata janë të gjithë armiq pa arsye të tyre, pasi kryetari i partisë së tyre urren Altin Dumanin dhe “kryesinë” e tij për hallet e veta. Dhe sot ata nuk festojnë dot, po qajnë e ulërijnë duke djegur Parlamentin dhe duke i vënë flakën ndërtesës nga jashtë dhe brenda, a thua se shqiptarët edhe këtë flakën e fundit të Berishës presin që t’ia japin votën.
Ky është rasti kulmor që një opozitë e marrë peng nga kryetari nuk gëzon dot shanset që i jep drejtësia.
Shikoni sa i relaksuar është Agron Shehaj apo Arlind Qorri, dhe sa u shijon beteja e drejtësisë me pushtetin. Dhe janë në të drejtën e tyre ta shijojnë. Këta fatkeqë të PD-ës e kanë të ndaluar edhe të gëzojnë kur u arrestohen rivalët, vetëm se i ngelet hatri Berishës që po i arreston armiku i tij.
Dhe shkojnë bëjnë atë shfaqje vulgare në Kuvend që të sjellin zorrët në fyt, nëse je qytetar i zhgënjyer nga qeveria dhe vendos të mendohesh kë të votosh radhën tjetër.
Ai që premton revolucion, përmbysje, sakrifica sublime, injoron në fakt një bilanc të arritur pa asnjë sakrificë prej tij, por prej drejtësisë. Çdo opozitë që do të kishte këtë fat që ka kjo opozitë, do të dinte ta shfrytëzonte atë, duke korrur frytet e një beteje të dhuruar në tavolinë nga drejtësia.
Opozita e Sali Berishës më shumë është e tërbuar pse qeverinë po e masakron drejtësia, se sa nga fakti që partia e tij është degraduar dhe është bërë qesharake edhe në këto ditë të zeza të qeverisë.
Një opozitë e cila duhet t’i thurte himne Altin Dumanit dhe SPAK-ut, i vë zjarrin Parlamentit, që deputetët e vet të mos ndjehen të gëzuar me atë që ka bërë drejtësia, por të vazhdojnë betejën si kundër Edi Ramës ashtu edhe kundër drejtësisë. Derisa të binden të gjithë që PD nuk i duhet askujt veç Berishës.
Si mund te besh beteje politike kunder korrupsionit kur lideri i opozites eshte i shpallur non-grata familjarisht per korrupsion madhor nga Amerika dhe Britania e Madhe? PD eshte thjesht nje kope kriminelesh.
Atehere , Berisha eshte shpallur non grata nga USA dhe UK. Dihet qe Spak u krijua dhe financohet nga amerikanet. Keta ambasadore dhane mbeshtetje maksimale per Spak , Dumanin dhe kryetarin e ri te Spak. Ju thoni Spak dhe Dumani jane ushtare te Saliut. Sikur nuk shkon llogjika se i bie qe ambasadoret vendosin ne krye te Spak ushtaret e non-gratas , Saliut !!!!! A mund te shpjegoje dikush lidhjen dhe ndikimin e Saliut tek ambasadoret !!!!
Liku... Jo i gjithe SPAK-u por vetem disa prej tyre bejne lojen e Saliut duke i rene qeverise thjesht me pergjime telefonash dhe asnje prove konkrete deri tani. Ambasadoret nuk i dine lidhjet okulte te Saliut me njerezit e drejtesise, ata thjesht mbeshtesin institucionin dhe jo individed qe punojne atje.
I nderuar , kane mbeshtetur individe , me emer mbiemer , p.sh Dumanin , shiko intervistat. Ok , ti thua nje pjese e Spak. Ok , shoh ne komentet tuaja qe thoni "filanin" e ka emeruar Argita !! Ok....nje pyetje e thjeshte...Meqe ka nje lufte per te futur njerez te kraheve politike ne Spak , po Ramen kush e pengon te fute " prokuroret e tij" ne Spak ?
Or taj.USA
Liku !! Nese lexon letren e Gery Kokalarit drejtuar Donald Lu-se qe ishte arktitekti i Spakut do mesosh se ky ambasador jo vetem qe ishte emruar nga turbo-berishistet e Washingtonit por kishte lidhje te dyshimta me silogun grek meantishqiptar ne Usa...ect.
Ti mbeshtetesh ne nje leter per te nxjerre nje konkluzion ?? " Turbo-berishistet e Washingtonit" a ekzistojne vertet , nese po pse nuk e mbrojten Saliun per te mos u shpallur non grata ???!!! Nje plak i rrjedhur 80 e kusur vjec na paska " klubin e adhuruesve" ne mes te Washingtonit !!!!!!
Ku i di ti si jane fijet e nendheshme, edhe te ndikimeve te huaja?
Prandaj po pyes , por ju qe insistoni qe spakun e ka Saliu , duhet te dini dicka !!!
Ti qenke per tu perplasur ne mur
Pse ? As kam share njeri , po bej pyetje per te kuptuar !!!
Liku dhe unë disa pyetje kam. Si është e mundur në gjithë këtë mega korrupsion vetë Balluku e ka bërë? Jo zakonisht po gjithmonë në rast korrupsioni ka 2 palë i korruptuari dhe korruptuesi, si është e mundur që ska korruptues? I bie që Balluku u korruptua vetë? Si është e mundur nga fituesit e tenderëve ska të arrestuar? Sallilari,Gener 2 e te tjerë qenkan te ndershëm dhe e dimë kush i ka. Ka shumë pikëpyetje që ne si dimë por Spaku gjersa tentativën e grushtit të shtetit ne 1998 e nxorri si te parashkruar për kalim kohor do na japi përgjigje, dhe të vazhdosh vetëm me aferën e Partizanit që është krim me i lehtë se grushti i shtetit mund të dënojë Saliun po se fut ne burg se është 80 vjeç. Atëherë Liku çfarë mund të nxjerrim si konkluzion??
O i nderuar , nuk kam gje kundra ketyre qe thua. Une jam pro qe Spak te hetoje per cdo gje Saliun , Belen , Lalin , Meten , Mediun....Por secili te pergjigjet per ato qe ka bere vete. Une kam besim te Spak. Por shume ketu nuk kane, thone eshte i kapur nga Saliu. Por gjykatat para se te krijohej Spak as nuk i afroheshin politikaneve. Nese ju s'keni besim te Spak , atehere pyes : Keto ceshtje qe pernende por edhe te tjerat , Cila gjykate do ti zgjidhe ????
Liku se ke kuptuar akoma që Spak po përdoret politikisht, na rroftë vetingu dhe paratë që u hodhën për reformën në drejtësi. Thjesht kemi të bëjmë me një palë politike që s'fiton dot zgjedhjet dhe do të marri pushtetin në mënyra të tjera.
Ok , 1 pyetje : Cila gjykate shqiptare do ti zgjidhe ceshtjet e politikaneve ? Apo s'ka shprese ???
Ky eshte nje fakt qe verteton se situata e hajduterise eshte artificiale e krijuar prej drejtesise se Argites, se sa e vertete. Kjo gje duhet ta shqetesoje serjozisht shtetin I vili dihet te kermengule ne ruajtjen e standardeve
Parti rrugaçesh ku femrat sillen si burra dhe burrat si femrat....keta te imponojne te votoshe per PS edhe pa qene socialist..... Bejne fiks ate qe do PS...... Munde ta pergojoni gjithe diten députétin Ndoja munde te burgosni por eshte étalon i kultures ne ate grupacion vandalesh......
Per 700000 euro te ish zv kryeminister ilir metes ndodhi 21 janari 2011! Per 50 milione euro te zv kryeminister ballukut Salia shpreson ti vijne aq njerez sa rames ne 2011 dhe te shpresoje riperseritje 21 janari?? Sali e edvin nese nuk e kane KUPTUAR ende se nuk ka bekim por vec mallkim e ndeshkim per rrotacionet mbi kurbane, atehere keta nuk kane KUPTUAR asgje nga shoqeria shqiptare ne emancipim e siper....
Nuk ka vjedhje te kesaj shume qe thua, se as vete SPAK nuk e akuzon per korrupsion apo vjedhje, por per favorizim tenderash.
700000 kan pas vlere atehere, ska pas inflacion si tani.
USA QE E VURI TA HEQE MENJEHERE SALI BERISHEN. ME te tjeret merret vete shoqeria shqiptare qe eshte zgjuar e forcuar!
Si shpjegohet . Saimir Tahiri ministri me i mire ne bouge Erion Véliaj kryebashkiakut me i mire ne burge Belinda Balluku ministre me e mire ne burge... Mos vallé aty po te punoshe denohesh dhe po te vrasesh rrespektosh...... Fatmir Gerdeci udheton lirshem Amerike - Shqiperi kur mbi te rendojne 26 te vrare 300 te plagosur , ku humbi jeten dhe baxhanaku Bufit dhe nuk ka ndalim pasaporte ndersa zonja qe eshte ne funksionon dhe akuzohet per mos barazi ne tender i ndalohet haaaaaaaa ka vetem nje fajtore dhe ai eshte Edi Rama qe i glorifikoje vogelushet spakiste
dhiz iz a mirakull ov fridhim .Po pooo,ta them un ty or budallenj.Duhet hetim I menjehershem dhe I pavarur ,per arsye se ,sot u dhunun deputetet e opozits.Deputeti i lushnjes ishte ne balle te betejes kundra mafjes zez se edvinit te zi .Ne keto momente heroike,dikush e ngacmoi nga mbrapa dhe ai po shprehte shume dhimbje ne fytyre.Ne filmimet e kuvendit nga pas dukeshin muli edhe beloja qe nuk leviznin shume .Keta te dy megjithese ishin te perfshire ne beteje ,mund ta sqarojne krejt kete skene heroike dhe vetemohuese qe po zhvillohej kundra karrigeve te qeveris se edvinit te zi.rama ik ik ik
Ata depudete, qe u futen ne listat e mbyllura, SaliHu i donte me patjeter ne Kuvend. Dhe ja ku i ka. Ai ata i ka si garde per te ruajtur kete rrufjan, hadut, kriminel.. Si do merrte aty ai perbindesh ata qe i votoi populli demokrat ne primare. Ai u ka bere kaq ndere ketyre qe ka rreth vetes me simbolin Nul Noka, nuk duan te dine per asgje tjeter, per rregullat ne nje kuvend, per vendin, per ecjen perpara, veç te ruhet monstra...
Sot e ke qelluar Mero!!! Nje editorial mjaft domethenes! Nje pasqyre e plote e situates tragjikomike te stanit "Berisha"!!!
Saliut I duhet PD dhe Olsi Dadot e Spakut,dhe ne fakt i ka,Dadot dhe Bullonat e drejtesise jan angazhuar maksimalisht kunder qeverise.
çdo popull meriton opoziten që ka. Jepini prap voten Saliut se me zi ka me ju gjet. Rrini aty lehni, ziheni dhe hani njeri-tjetrin si qente.
Këta janë më keqë se talibanët e Avganistanit.Këto fytyra të shëmtuara në surat dhe në shpyrtë.QELBËSIRAT.
Dosjet e Saliut per Dumanin, Dadon, Premcin, Egertin dhe Banin jane skandaloze. Kur ato te behen publike do habiten edhe qente rrugace rrugeve te Tiranes. Rama po ben sehir nga larg, por do digjet ne flaken qe po ndez Saliu. Rama mendon se po diskreditohet Usa dhe BE nga veprimtarite e jashte ligjshme SPAK GJKKO, jo o Rama jo, ti majmun i ke dale zot drejtesise se re, dhe te takon ty legen ta shkaterrosh kete pjelle tende bastarde.
Ata i ka futur ne dhokan verdikti i shenjteruar i 11 majit;s'kane nga levizin,cfardo shansesh tu ofroje dreQesia "nesti angoni". Shqiperia nuk ndalet me ,prej hordhive barbare dum-babiste,ne rrugen e vet progresiste.
Beteja fizike ka kudo, edhe neper gjithe parlamentet e vendeve te BE madje...pse c'fare prisje ti shoku "i pavaruri politikisht" M. Baze, qe opozita te brohorase per "sukseset" e zevendesKryeministres se Rames qe eshte kapur me presh ne duar ne vjedhje, fill pas burgosjes po per vjedhje te atij tjetrit Zevendes te vetdeklaruar te tij ne Bashkine e Tiranes?
Zbulohet Relacioni i SPAK drejtuar Kuvendit per Bela Ballukun (e plote e botuar ne gazeten DITA) - Akuzohet per prishje barazie ne 11 tendera me vlere totale 1.2 MILIARDE Euro ! Ja, kjo ti vleje ndonjerit qe akoma nuk beson ato 50 milion Euro te firuara me firme te Beles vetem ne ate Tunelin e saj ne Llogara...
E di kuptimin e fjales "pabarazi" ? Nuk eshte vjedhje dhe as korrupsion. Ja nje shembull per idiotet si puna jote. Nese ti fiton nje vend pune ne Amazon qe eshte nje nga kompanit me te madhe ne bote se ke thene qe ke eksperiance 10 vjecare si ekonomist ne CV ndersa ne te vertet ke 9 vjet ateher quhet 'pabarazi" ose "shperdorim detyre" por kjo nuk te ben as hajdut dhe as qe ke abuzuar me Amazonin qe vlen 1 trilion dollar.
Po ti i ores 10:09 e di kuptimin e fjales "pabarazi ne tendera"? Eshte vjedhje e korrupsion bashke! Sepse prej asaj pabarazie ne ato tendera kane firuar qindra milione Euro nga Buxheti shtetit ne Xhepat e Pushtetit, kaq e thjeshte e nuk e ka shpikur SPAK por eshte fenomen mbareboteror e kudo denohet me burg!
Ore gjeni ku jane leket e vjedhura dhe kthejani popullit. Pastaj hajdutet hiqni nga punet dhe jeta publike per 190 vjet dhe lerini si zagare rrugesh te mbledhin mbi fytyre peshtymat e vrerosura te popullit te varferuar, lodhur e fyer! Kaq duam....!
Nese , vertete , do te Ishim ne realitetin normal te nje vendi demokretik , me opozite dhe pozite , KY konstatim do te ishte , pa as me te voglen medyshje , I sakte dhe shqetesues , sic konkludon Z. Mero . Por realiteti nuk eshte KY . Mjafton te themi keto te verteta : " Te dyja palet " ( ne thonjeza , sepse Jane nje pale ) Kane te njejtin hall , si t'u shpetojne prangave si kusare dhe si duhet ta perballojne armikun e perbashket , SPAKUN ! KY teater me gjedtikulacione dhe gjuhe rrugacesh shpreh panikun , klithmat e burracakeve si ato blegedimat e bagetive kur I nisin drejt thertoreve . Pra , ato te dyja palet Jane nje dhe Kane te njejtin hall . Kaosi , anarshia , mundesisht nje 97 e dyte ( si opsion I fundit , nuk perjashtohet ) , mund t'i shpetoje . Keshtu mendojne hajdutet...! Ndersa kenaqesine estetike qe ta dhurojne tekstet letrare , Merua ta dhuron permes stilistikes gjuhesore dhe saktesise drejtshkrimore ne te gjitha rrafshet . ( Gjestikulacione , blegerimat )
YMERIT NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE NGA GOJA NXJERRE NJE ERE MUTI E CILA TE TRONDITE FARE 10 METRO LARG
Spak org.terroriste ne sherbim te Saliut. Jam 100% i bindur,duke sajuar akuza kunder qeveris duan te shpetojn Saliun.
YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT ???????? HAHA YMER ASHTU SI TE MBANE GOJA ERE MUTI VETEM IK PUTHE FRRYK CYPIN PA DHEMBE SE NUK KA FEMER NE PLANET E CILA TE OFROHET AFER
E kuptoni se mender juristet e tipi Olsi Dado,hyr ne Spak ne kundershtim me ligjin,nuk kan asnje ndryshim nga gjykatesi i plepave Gjin Gjoni,qe sot eshte deputet i Sali kriminelit. Edhe Dadot,Dumanet DritanShemsi Prenci neser do jen deputet te Saliut.
Ju Saliun e doni ne burg ... Dhe keni plotesisht te drejte . Ama dhe keshtu si eshte katandisur ai , me gjithe keto vurrata nongratash , akuzash dhe varavingosh neper dyerte e DREJTESISE , vetem nje Njeri I paturp , pa nder e pa dinjitet , si Saliu , mund t'i gelltis dhe t'i tund si dekorata . Pra , ate ,S. B. , e ka mbuluar turpi , tjeter gje qe si dhe zagaret e tij , nuk Kane Sy ta shikojne .
Me ty jam Hekuran,bravo!
Shikoni ku ka degjeneruar marrezia e rilindjoteve : Nga - SPAK fundi i pandeshkueshmerise der dje, tek SPAK org, terroriste ne sherbim te Saliut sot!
O Liku o kaush po kush tē ka thēn ty qē SPAKU Finanzchef nga SHBA kush o liku qē ra nga fiku. Plerat e SPAKUT Finanzchef nga shqiptarēt e shkret. E kta plerat e SPAKUT me kursin e plepave pa shkoll jan 100% Ushtarēt e Saliut. Si e spjegon ti qē Saliu, Fatmir Mediu , Lul Basha me gjith ato miljona tē vjedhura e me Gērdecin me 21 tē vrar bredhin tē lir si e spjegon ti o Liku si na i sqaro o fenomen.
I nderuar , po ty kush te ka thene qe financohet nga shqiptaret ? Para ceshtjes se Lalit , Rama dilte ne TV dhe thoshte Spak eshte krijim i PS jo i amerikaneve.....por sa doli ceshtja e Lalit por sidomos pas daljes se ceshtjes se Beles , ai jo vetem nuk e thote kete por e sulmon Spak. Pse ky ndryshim ???? Une di qe keta te Spak nuk jane me kursin e plepave , por sipas lajmeve ne TV jane trajnuar nga Amerikanet !!! Sa per ato emra qe thua , ke te drejte duhen hetuar , por mesa di ka filluar ceshtja e 21 Janarit per Saliun , dhe e Gerdecit per Mediun.....ah sa per Lul Bashen ceshtja e rruges se kombit eshte mbyllyr ne gjykate me zvarritje dhe tejkalim afatesh , pra pa bere gjyq fare....a ka te drejte Spak ta hape perseri ?? Nuk e di , nese po , te hapet atehere !!!
Mero , gazeta jote , ne rrafshin etik dhe professional , eshte aty , ne shtratin e normalitetit , produkt KY i gazetareve , te cilet Pertej bindjeve dhe kendveshtrimeve te tyre , e njohin mire kete zeje . Urgjent vendos filtra , shmange banalitetin ekstrem qe ta Ka kthyer gazeten ne nje rreke ujrash te zeza .
O ti qyfyre Sali kriminelit,a mund te me thuash pse nuk hetohen krimet e Saliut,ndersa ne nje kohe qe per sardelet hetimet behen urgjent,?