Çfarë "komploti" ka në SPAK që do mbikqyret ndërkombëtarisht?

10 Dhjetor 2025, 19:44Editorial Mero Baze


Katër vite më parë, kur u zgjodh Altin Dumani, u duk se kishte një betejë. Ose së paku u tha se kishte një të tillë. Qeveria kishte dikë të preferuar brenda kandidatëve dhe ambasadorja e SHBA kishte preferencë për zotin Dumani. Madje u angazhua në lobim personal. Aq banale u bë situata, sa ajo garë bëri të rëndësishëm dhe Ulsiun, si ministër drejtësie, meqë kryetari i SPAK u zgjodh Dumani dhe atij iu raportua se dy njerëz të rëndësishëm të Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, kishin lobuar kundër tij.

Nuk është se qeveria e kishte armik Dumanin, por me sa duket dy lobuesit e qeverisë kishin preferencë për dikë tjetër. Pas ndërhyrjes brutale të SHBA-së Dumani mori 5 vota, dhe falë votimit të të vetmit personalitet të pavarur brenda KLP-së, Sokol Stojani, që votoi Xholin, Dumani u shpall fitues. Dhe është fitues me më pak se gjysmën e votave, një fitore e diskutueshme nga ana ligjore, që nuk di nëse do ti njihet dikujt tjetër nëse përsëritet.

Tani gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë po përpiqen të imitojnë Yuri Kim, pa qenë nevoja. Qeveria nuk ka ndonjë të preferuar mes katër kandidatëve dhe nuk shikoj ndonjë diferencë mes tyre. I vetmi dimension që nuk duhet ta ketë kryetari i SPAK është hakmarrja personale. Ajo do ta rëndonte gjithë procesin, por atë nuk e kuptojmë dot tani. Edhe te mandati i kaluar u kuptua, kur dy lobuesit kundër Dumanit, Veliaj dhe Balluku, përfunduan të pandehur. I pari i paraburgosur nëntë muaj para ngritjes së akuzës dhe sot është problem ndërkombëtar në çdo shqyrtim të ligjshmërisë së SPAK; tjetra është bërë objekt beteje mes qeverisë dhe drejtësisë për një precedent të panjohur më parë që ka të bëjë me pezullimin e mandatit si zëvendëskryeministre.

E gjithë kjo është kosto e atij tensioni me të cilin u zgjodh Dumani.

Tani mos e përsëritni një tension të panevojshëm për një garë që e ka në dorë KLP-ja. Kjo prania e ambasadorëve duket sikur ka ndonjë komplot dhe ata do ta zbulojnë. Aq më tepër që tani SHBA me Evropën kanë dhe prioritete të ndryshme, në pajtim me politikat e selive të tyre.

Lëreni KLP-në të zgjedhë kë të dojë nga ata që janë kandidatë, se SPAK ai që ishte do të jetë. Tani ata janë trimwruar aq shumë dhe ndihen aq të fortë, sa nuk kanë nevojë as për badigardë në sallë, as për ambasadorë dhe as për mbështetje publike.

Nëse vërtet kanë vënë në përgjim informal anëtarët e KLP-së, duhet hetuar me komision parlamentar. Të tjerat janë të parëndësishme. Steka e pandëshkueshmërisë është ngritur aq lart, sa edhe po të vësh Edi Ramën prokuror të SPAK-ut, do arrestojë kryeministrin Rama.

Ata tani kanë garë me njëri-tjetrin dhe janë duke shijuar një pushtet që nuk e kanë ditur që e kanë pasur. Ata nuk janë bërë të famshëm se kanë gjetur prova dhe kanë arrestuar peshqit e mëdhenj. Ata kanë arrestuar peshqit e mëdhenj dhe pastaj kanë dalë për gjah të gjejnë prova. Ndaj kështu e kanë suksesin e garantuar.

Ky eksperiment, që aty të ketë më shumë ambasadorë sesa anëtarë të KLP-së, është i shëmtuar dhe krijon iluzionin e gabuar edhe te shqiptarët se ata bëjnë çfarë u thonë të huajt. Në fakt do të ishte gjysma e së keqes. Ata bëjnë çfarë u thotë mendja e vet dhe në shumicën e rasteve nxjerrin dufet dhe komplekset e tyre të inferioritetit ndaj klasës politike në rastin e betejës kundër korrupsionit.

E vetmja fushë ku duhet t’u heqim kapelën janë betejat e tyre kundër krimit të organizuar. Aty, falë përgjimeve të gatshme nga SKY, EncroChat, kanë bërë një kërdi mbi bandat kriminale dhe duhen përgëzuar. Vetëm se edhe aty duhet të bëjnë kujdes të përputhin ligjshmërinë e provave me perceptimin që vjen nga bisedat e zbardhura, që të mos u ikin nga duart.

Sidoqoftë, katër vjet pas zgjedhjes së Dumanit, qeveria s’ka ndonjë preferencë, pasi një herë që pati, e pësoi, mori më qafë dy aktorët më të rëndësishëm të saj.
Tani sa më pak njerëz të ketë në atë sallë të enjten, përveç anëtarëve të KLP-së, aq më mirë do të jetë, pasi ai që do të zgjidhet së paku duhet t’ia dijë për nder meritave të veta dhe s’ka pse t’u jetë mirënjohës gjithë diplomatëve në sallë.

Shumica e atyre kanë hallet e veta. Ambasadorit Gonzato “SPAK-u” i BE-së sapo i ka marrë të pandehur shefat e vet me akuza të disktueshme; SHBA ka prioritet betejën kundër drogës dhe krimit të organizuar, kurse nëse shkon edhe ambasadori i Hungarisë aty, nuk e di çfarë prioriteti ka.
Ndaj është mirë t’i lini të votojnë të qetë.

48 Komente

  1. P
    Poseidon

    JE I MADH , PO FARE , FARE. !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !?,.!!??

      Nuk e kuptoj kete gjuhen qe perdor Mero : " ....Dumani u zgjodh pas nderhyrjes brutale te SHBA.." ???!!! Ta analizojme pak : Duke e supozuar per nje cast si te vertete , Mero dhe komentuesit e tij thone Dumani eshte i kapur nga Berisha .....dmth i bie qe Saliu ka urdheruar Ameriken per te nderhyre brutalisht qe te vendos ne Spak njeriun e tij !!!!!!..... O Mero , i nderuar , a je ne vete ????? Spak u krijua nga amerikanet , mbeshtetet nga amerikanet dhe financohet nga amerikanet. Atyre as nuk ua ndjen fare per Saliun , Rama , Lali , Balluku.....Ata nderhyjne brutalisht ne Spak vetem per 1 gje : "...Te vendosen para ligjit cdo politikan i cdo krahu qe ka abuzuar me pushtetin"...Dumani eshte thjesht nje rrogetar me mandat , mbaroi mandati iken dhe vjen tjetri. Spak eshte drita e vetme e shpreses qe shumica e popullit ( ...pervec Tema

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi

        O Liku....para ca vitesh ishte një Skypion i përhershëm që komentonte kundër Editorialeve të TEMA-s.Tani ke zëvendësuar Skypion që është abonura te gazeta Dita.Ankohesh se të ka shkurtuar pantallonat (më fal laps,komentin).Pse se vazhdove te komenti suplementar ta dimë edhe ne se ç'të shkurtoj? Për një gjë jam i bindur,se gazeta jo që nuk i shkurton komentet ,po dhe nuk i bllokon dhe ato komente që shajnë Meron.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !.,::;,"

          I nderuar , shikoje pak komentin tim , a te duket i plote !!!???? Me fal , nese editorialet e Tema jane dogma 100% te sakta sipas botuesit , Meroja ti bllokoje fare komentet per te gjithe dhe fjala e tij mbetet e verteta absolute !!!! Sa per sharje , me fal , po gjete 1 sharje te vetme timen per ndokend ma trego !!!! Vetem kujdes , ironia , sarkazma , venia ne loje e politikaneve " te ndershem "....nuk jane sharje !!! Po i konsiderove sharje edhe keto atehere s'na mbetet vecse te komentojme vetem me fjalet : ..." po jam dakord..... jo s'jam dakord"....!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ,!!!! !

              Akoma nuk gjete pune si patronazhist o frikacak anonim qe vjedh emrat e te tjereve !!!!

              Përgjigjjuni
        2. h
          hila

          Te gjithe hallin e vet e mullixhiu te ujit, por Spakut deri tash nuk i ka interesu uji! Hajt dru me pre.

          Përgjigjjuni
        3. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !":;!??

          Bravo Mero !!! Ke vendosur limit ne gjatesine e komenteve !!! Por te pakten na lajmero me pare !!! Mos i shkurto pas dergimit !!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salaria heroike

            Lesh o Ymer lesh. Me diversione nuk fitoni gje. Ramaduro do futet ne burg.Nuk shpetoni dot.

            Përgjigjjuni
            1. s
              studiuesi

              po cfare leshin Salaria heroike, emri i zones tuaj eshte vene nga italianet, heroike ju spudhjake qe keni qene gjithe jeten spiune te te huajve! Lexo ketu; "Salaria" i referohet kryesisht Via Salaria, një rruge të lashtë konsullore romake që lidhte Romën me Detin Adriatik. Ishte thelbësore për transportin e kripës, prandaj edhe emri i saj, dhe tani është një autostradë shtetërore që kalon nëpër Italinë qendrore. Termi i referohet gjithashtu një gjinie peshqish detarë (Blenniidae) dhe, tërthorazi, distriktit Salario të Romës, i cili merr emrin nga rruga që kalon nëpër të.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pordhseidon

              MERO, JE MIKRUC PO FARE, FARE. GENJESHTAR, MASHTEUES ME ARTIKUJT QE SHKRUAN

              Përgjigjjuni
            3. l
              luftuam bllokmenet na erdhen saliqenetey

              Kushdo qe te zgjidhet ai do jete nje tjeter dumdum... Po te kete kellqe ai qe do zgjidhet duhet te hetoj pikspari altin dumdumin pse e ka mbajtur dosjen e 21 janarit te mbyllur,duhet te hetohet edhe ina rama qe ka nuk pati guxim te hetonte dhe vazhdon te heshte per akuzen lavire bulevardi..... Ketu ka aq shume probleme per hetim ne te gjitha fushat dhe po te hetohet cdo prokuror do behej hero,por ketu ka vetem spurdhjak frikacake e te korruptuar,mjafton te shikosh gjin gjonat dhe ata qe i nxori vetingu jashte loje dhe nuk ju hyri gjemb ne kembe

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri dulles

                Si nuk I hyri gjemb ne kembe zhin xhonit ai u be deputed.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vuq Qepani

                Po ti kërkosh Saliut atësinë, do të thotë Ramë, po ti bësh ADN, del Karagjigj, po ti kërkosh ditëlindjen, do të të thotë 17 tetor 1944, (ngjitur me të xhaxhi Enverit), po të pyesësh komshinjtë, të thonë korrik 1944. Kështu është edhe kjo puna e SPAK-ut.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kj

                  Dumani,Olsi Dado,Erion Bani,Eugert Pellumbi I sorres,Prenchi me prejardhje ballisti etj,kan nxjer shpaten e Saliut dhe po godasin zyrtaret socialist.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vetem Kanuni mund te na beje derman

                    Nuk mund te jepet drejtesi nga te paudhet e korruptuar te permendur me siper.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXX

                      Po pse beson qe keta jane te paudhe dhe te korruptuar dhe nuk beson ato qe shokon dhe degjon per 50 milion euro te vjedhura

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      He pra

                      Nese nuk eshte e interesuar mazhoranca eshte e interesuar opozita per kete zgjedhje nepermjet njerezve qe ka ne strukrure

                      Përgjigjjuni
                    3. O
                      O

                      Reforma ne drejtesi prodhoj padrejtesi,kjo reforme tregoj se shumica absolute e juristeve jan berishist,bile disa prej tyre si Olsi Dado I Spakut,dhe Erion Bani I GJKKO veprojn me keq se juristet e Enver Hoxhes.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Go

                        Spaku na doli nje monster ne Dore te Sali kriminelit.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfurku

                          ----------------------------------------------------------------------------------------------------Derrat e mullixhiut----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- janë të majmë,-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Zoti e di---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- me grurin e kujt janë majmur.-----------------------------------------------------------------------------------------

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iso

                            Mero! Je i papare,nje gje eshte e sigurte qe skapistat jane te tredhurit e sali vukut.Ne gjithe boten japin tendera dhe nuk kam degjuar qe te dalin e te lehin si zagaret e opozites e skapit sepse dikush do e fitoi ate tender dhe ne Shqiperi kushdo ta fitoi nje tender lehjet nuk do ndalojne.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              niqiforti

                              Hihihihi,dhiz iz a mirakull ov fridhim,ov liri demokracia . Me nje fjale ,ne keto intitucionet tone I bie qe nuk mund te kete procese per zgjedhje te lira dhe te ndershme . Eh mor komandant ku je ,sikur 15 minuta te riktheheshe do shurronin ne breke gjithe hajdutet edhe zullumqaret qe kane 35 vjet qe nuk arrijne dot te krijojne standarte te sistemit demokratik perëndimor qe na premtuan ne 90.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tpc

                                Drejtuesi i SPAK nuk eshte me kryeprokuror. Dumani vendosi qe drejtuesi i SPAK te jete Mbret i Shqiperise. Nuk ka as ligj, as etike, as moral qe keta njerez i nenshtrohen me. Te vetmin person qe keta legena kishin frike ishte ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe listen e saj te zeze.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fpa

                                  Nuk duhet ngaterruar reforma me juristrucet qe kaluan" vetngun" e vitingasheve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lëroi

                                    Një analizë e mprehtë si gjithmon E ke kapur gjarprin nga koka Dhe ska nga lëviz një shkrim elegant dhe plot qartësi Mero je i mrekullushëm

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Po

                                      Berishistet e Spakut nga zelli i madh per te denuar zyrtaret socialist jan kthyer ne qesharak,kujtoni arken e sardeleve dhe traktorin e Pukes deri te arrestimi i Erion Veliaj pa asnje akuze.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sali kerma krimineli i shqiperis. duhet varur ne m

                                        ata qe kane denuar. erjon velian. do tu vije shum shejt. po shum shpejt. fundi dhe e pagofshin me kalamajt e tyre

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Çelo Mezani

                                          Mero shkruan aq mire sikur cdo kush qe e Mendon dhe di ta thote...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Per nji lug kos

                                            Kushdo qe te zgjidhet do mbroje politikanet anti shqipetar dhe hajdute .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sadiu

                                              Që nga 1912 Shqipërin nuk e kanë lënë të huajt të ngrejë kokë. Sollën princ Vidin, përplasen Zogun me Nolin, Nolin me Zogun, e ndoqi italia Zogun, qeverritë deri në 44 komandoheshin nga nazizmi dhefashizmi. Titu, Stalini e drejtuan Enverin. Pas viteve 60 deri në 85 u treguan "burra". Pas vite 1990 udhëheqsve tanë u mori muti shalve. Ama kjo e tanishmja që edhe drejtorin e SPAK-ut ta zgjedhin ambadadorët ai evropiani i martuar me burrë, ai anglezi angles, por thonë do të jetë dhe hungarezi, kurse amerikani nuk është se ka nja tre vjet me lej lindje por ka dërguar një drejtor zyre, çudi e madhe. Po mirë o të shkretën për farë nuk mund të ishte aty një përfaqsus i parlamentit apo i presidencës, pa vari qillon qeverisë. Thonë nuk qeverisin Shqiptarët, po të lënë këta koqe ambasadorët. Çjanë këto kopetenca që ua kanë dhënë. Vari hibet se specialia e Ramës është si ajo e Thaçit, ato shënja janë. Po të paktën ta vënë SPAK-un në punë dhe mos të merren tërë ditën me thashethemet e telefonave ashtu siç meret specialja e kosovës me biftanët e sërbisë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                .....

                                                O Mero, leri keto lajme se nuk na interesojne fare. Sot kemi nje lajm te madhe per shqiptaret ne EuroNews albania. Degjova Sali Berishen qe per 2026 do derdhen eurot lume, prandaj qini sa me shume: per femijen e pare 1000 euro, per te dytin 2000 euro, per te tretin 3000 euro, per te katertin 5000 euro, ndersa per çdo femije deri ne 6 vjeç 1000 euro ne muaj. Po ç'u duhet me puna shqiptareve, nate dhe dite ti bien tafllakut dhe eurot do derdhen lume. Qeveria me humane ne histori.. I deleguar per kete qeveri qe e kerkon me karrike ne bulevard eshte Adriatik Lapaj i cili do rrije aty sa per 12 muaj te formoje qeverin e qirjes Sali berisha. Nje fitore e madhe e shqiptare: Qini sa me shume, lerini ^rodhimet e punet dhe i bini nate e dite: eurot lume. Rroftae Sali berisha dhe Adriatik lapaj qe sakrifikojne kaq shume per qe tere naten te mos ta ndajme, bile dhe diten. ushqeni mire grate qe te mos lodhe dhe do shikoni si do vershojne eurot ne 2026. Po ç'na duhet Rama neve ! Jam shume i emocionuar dhe po pergatit veglat e punes per te realizuar detyren. Sali Berisha e Adriatik Lapaj çdo fjale qe thone e mbajne.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mërgimtari

                                                  Altin Dumdumi u vu aty nga miqtë me gishtin ne byth ,për të mos e ndeshkuar poliagjentin Berr-isha.Nëse i zgjedhuri do thirret ditën e trete drejt Washintonit do vazhdojë stafeten e Dumdumit për mosndëshkim te poliagjentit Berish. Shqypni të kam dhjerrë ,s'më kuptove asnjë herë,si ne dimër dhe në vere!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shkerdhatokracia malokare 7501

                                                    Ne kohen e diktatures ne fillim te sajonin dosjen me deshmitare te reme qe te justifikonin arrestimin dhe te denonin siç kishte nevoje per krahe pune ne Spaç kurse keta mender aSPAK te trustit te geshtenjave mburren me peshqeshet e Frances , Belgjikes , Gjermanise etj. Mero shyqyr qe u kujtove te tregosh sukseset e leshit te keture prokuroreve qe me pafytyresi dhjaksi dalin pa ju skuqur fytyra se po u ben presion politika e krimi , me kete karakter keta legena duhen kapur per bythesh e larguar nga sistemi i drejtesise se çorientuan shqiptaret e varfer qe mbanin shprese per drejtesi nga keto mostra . Keta juriste ishin para reformes dhe tani ku duhet te themi shprehjen popullore Nuse e re me brime te vjeter .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Taho

                                                      I sakte Mero, si shpesh here.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Kurti,jua ben mire ...

                                                        Analize brilante,qe duhet ta lexojne dhe ta degjojne te huajt per te patur sado pak respektin e shqiptareve

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mos qeshni po mundet

                                                          Nderkombetaret do mbikqyrin Nderkombetarisht SPAK se mos komploton e prish Balancat e Pushtetit te fort te perndershmit Pushtet te Rilindjes Rama - e thote kete terthorazi e me thonjza Mero ...ngaqe i vjen turp nga vehtja ta thote pa thonjza fare..

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Adem

                                                            mos harroni rolin e Berishes i cili deri e sot ka drejtuar spakun duke akuzuar maxhorancen. Persee them kete? sepse jane 70 drejtues te PS ne burg, kurse 1 Berishe qe ka vrare e ka vjedhur prona, pasuri nuk burgoset per e kane lene tet lire te bredhe neper Tirane si ujk plak i vetmuar duke ndotur Shqiperine dhe gjithe politiken shqiptare me te vjellat e tij makabre.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sonja

                                                              Boboooo, per te vene kujen. Tani qe njerezit po shohin pak drite ne fund te tunelit dhe te korruptuarit ose vjedhesit e medhenj po nisin te kene vertet frike (se i korruptuar eshte fjale shume modeste), vjen avokatia e hajduterise nga Mero baze. Poshte shume ke rene o burre i dheut?! Po a e din se 85% e shqiptareve e enderrojne kete moment edhe me te ashper? Pse, sepse qeveritaret jane kthyer te gjithe ne nje bande hajdutesh te frikshem qe u duhet bere gjyqi popullor?! Bravo dhe respekte SPAK-ut!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Taku

                                                                Do te pyesja mamata e A. Dumanit E. Banit O. Dados E. Pellumbit nga i kane pjelle keta plehra?.....nga byt.a?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. d
                                                                  drejtesi e munguar

                                                                  Z.Mero,bashkohem me ju per nderhyrjen e te huajveKemi 35-vite qe cdo gje qe duhet te kryet thuhet "e ka thene Amerika,e ka thene Europa e.t.j".Deri kur do te veprojme si femijte e vegjel qe i drejtojne prindrit?A ka ndokush ne Shqiperi integritetin e duhur?SPAK-u qe po diskutohet eshte nje therime e gjithe drejtesise.Ata mund te pergatisin dosje sipas deshirave,inateve apo shtytjes nga politika.Po gjykatat cfar bejne?A ka njerez me integritet ky vend apo vetem ushtar?Si ka mundesi qe gjykatat nuk mund te fillojne nje proces gjyqsor se i shtyne per dite (Saliun,Mediun,Meten,Veliajn)Pse?Cilat jane arsyet?Frika?Pa aftesia?A mosdashja?Kjo ndodh se as prokuroret e as gjyqtaret nuk mund te kane mbeshtetjen e mbrojtjen e shtetit.Para 1990-tes askush nuk mendonte te kryente nje veprim si sot,sepse shteti i kishte dhene garanci te plote punonjesve te tij dhe askush nuk kercenohej,sic bene cdo dite Saliu e te tjere.Kemi ndertuar nje shtet me te keq se i meparshmi,ku kurkush nuk vepron ne liri te plote dhe te gjithe kerkojne vetem pazare e para.Z.Mero mendoj se problemi eshte me i thelle.Po nuk u pastrua qelbi i mbledhur plaga nuk sherohet por behet gangrene e mbetet.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Forca Spak

                                                                    Ishall ky i riu ti shkerdheje kocken, berishes, metes, veliajt, balkukut, rames dhe kujtdo politikani hajdut! Mjaft me me keta plehra

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. a
                                                                      analist

                                                                      Ky klodian braho qe u zgjodh kryetar spaku kam mebdimin qe duhet te mbaroje me.dosjen e.hajdutit sali rame.berisha te mos e mare lento lento si dumsni.Koha iken shpejt nuk thote kot populli se koha eshte flori po flori.e ben njeriu qe punon.e qe nuk e ka mendjen vec te rroga.Ishalla dhente zoti qe.ky te mos akuzoje njeri pa prova jo si deri.me.sot me.dumanin fute brenda ose pezulloje filanin apo fistanin se i gjejme provat.Me pare siguro provat klodian pastaj kryej veprimet e tjera.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Patrioti cam i M...Bazes

                                                                        Rri rehat o Mero se SPAK ashtu si do zoterote "i mbikqyrur nderkombetarisht" ka rrasur ne burg Veline, do rrase pas tij dhe Belen e me tej pastaj e kupton vete besoj se ku vazhdon hierarkia e Hajduterise...

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. ?
                                                                          ???? Xhelua , autokton 400 vjeçar në Zall-Bastar .

                                                                          o Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !?,.!!?? - i orës 23:51 Komenti juaj brilant , por Z. Mero mendoj 99% nuk ka lidhje me shkurtimin e komentevet te tua , difekti mund te jete ose i sistemit ose ju duhet te gjeni kohen kur truri é me efiçent per postime , ( jo ne orarin e gjumit = 23:51 ).

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"???!

                                                                            E ke gabim , i nderuar , une e kam postuar te plote komentin. Por kishte ca fjali pikante ne fund.....gjithsesi nuk kam ndermend ti rishkruaj. Nese Mero , kaloresi i anti censures , vendosi ti prese , e duroj censuren , e kemi duruar edhe ne diktature !!!!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. ?
                                                                            ???? Xhelua , autokton 400 vjeçar në Zall-Bastar .

                                                                            Hej : Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"???! i ores 22:24 . Liku duhet të kuptoni diçka : nqs ju cenoni politikat e biznesit te Z. Mero , Merua mund te bëj blok ju , mua dhe kushdo qe i prek interesat , prandaj mos u anko ! 100% i sigurt qe ju nuk do te perserisni te njejtin gabim ne te ardhmen . Mbarsi .

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:;",?;:

                                                                              I nderuar , po te lexosh artikujt ne Tema , ka komente me sharje teper te renda me liber shtepie per Lalin , Belen , Ramen...... Ne komentet e mia 0 sharje te tilla. Atehere nese ato nuk prishin politikat e biznesit te Meros , perse te miat i prishin ??!!!! Ore , ne ,ne fund te fundit fjale po shkembejme ketu !!! A mos do rrezohet qeveria nga komentet , apo mos do denohet Saliu nga sharjet !!!!!

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje