Skenografia me “trofetë e SPAK”, sheshi me armiqtë e SPAK

1 Dhjetor 2025, 20:39Editorial Mero Baze

Nëse një i huaj, që nuk e njeh retorikën e Berishës kundër SPAK dhe drejtësisë së re, do të shikonte sot skenografinë e “foltores” me 50 vetë para kryeministrisë, do të mendonte se ajo është një OJQ nga këto që mbështesin SPAK me donatorë perëndimorë. Skenografia paraqiste një kabinet të tërë qeveritar të Edi Ramës të veshur me rroba burgu, ku ishin të gjithë zyrtarët e lartë të akuzuar nga SPAK, përfshi dhe zonjën Balluku.

Pra e vetmja krenari e Foltores në bulevard ishin “viktimat” e SPAK, ata të cilët ai ka akuzuar dhe ka çuar për gjykim gjatë viteve të fundit, të cilat Foltorja i paraqet si trofe të saj.

Për dikë që nuk e di historinë e marrëdhënieve të Berishës me SPAK, mund të entuziazmohej nga kjo skenografi duke menduar se Berisha po e lavdëron atë dhe në fjalimet e tij.

Pastaj nis fjalimi i Berishës i cili pak a shumë u thoshte atyre nëpunësve të tij në bulevard, se tani e tutje nuk duhet të shpresojmë më nga SPAK apo Gjykata, se tani është koha jonë.

Pra i vetmi bilanc i deritanishëm i opozitës është bilanci i SPAK kundër qeverisë. Skenografia ishte e gjitha e konceptuar “me trofetë e SPAK” nga radhët e qeverisë, ndërsa sheshi i mbushur me rreth 50 vetë që janë të gjithë urrejtës të SPAK.

Por për të qenë korrekt me SPAK, në atë skenografi duhet të shtohej edhe Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe ndonjë tjetër që është në listë pritjeje nga opozita, pavarësisht se Flamurit nuk i bën dora të veshë veten me rroba burgu.

Kështu që PD duhet ta ndajë mendjen nëse do të krenohet me bilancin e SPAK apo bilancin e vet kundër qeverisë.

Se kjo historia që u mburren demokratëve për betejën kundër qeverisë, me betejën e SPAK dhe pastaj shajnë SPAK e ikin në shtëpi, i bën edhe qesharakë.

Tani ose t’i veshë të gjithë të akuzuarit e SPAK me kostum burgu dhe t’u thotë demokratëve që SPAK është i poshtër pasi na ka barazuar edhe ne me qeverinë, ose të mbajë atë skenografinë e sotme me fotot e ministrave të burgosur dhe të thotë që SPAK po na shpëton fytyrën në opozitë. Derisa të forcohet ky Salianji.

12 Komente

  1. I
    Iso

    Eh o Mero! Sikur ti lexonin shkrimet e tua keta 50 mitingashet edhe ata nuk do te dilnin tjeter ne rrumpallemitingun e djalit te vukut por prape do te ngeleshin 30 bodigardet se aq ka monstra,duhet harxhuar miljardat qe ja ka vjedhur popullit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salaria heroike

      Ore Iso, Ymeri nuk ben vetem shkrime por edhe romane. Madje eshte romancieri me i mire ne Shqiperi dhe me gjere. Me propaganden ne favor te Palloshit do e kish zili edhe Gebelsi.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hopa

      SPAK, dhe gjithë gjykatat, janë të kapura nga Sali Berisha. Ata bëjnë sikur do të denojnë Sali Berishen, dhe ai (Saliu) bën sikurmu çirret dhe u bërtet, por në vetvehte, janë në unison. Prandaj Rama, mos të çuditet kur nesër, Gjykata Kushtetuese, të japë një vendim në favor të SPAK (të Saliut). Rama kujtoi se bëri reformë në drejtësi, por në fakt atë e bëri Saliu, për të pastruar paratë dhe çertifikuar pastertinë e tijë kundrejtë ligjit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SHKËRDHITA

        Me kete editorial, Ju meritoni titullin Profesor i Gazetarise, i Artit te Letersisë, dhe i Politkes Shqiptare, vetem per cilesine e titullit dhe menyren se si kapni thelbin e gjësë. Te falenderoj per kete. Por keta felliqesira kane 35 vjet qe kane marre peng kete vend dhe qe i bejne tru shpelarje miletit, sidomos atyre qe hane groshë pernatë. SI I BËHET, ËË ???

        Përgjigjjuni
        1. A
          ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

          YMERIN NUK E FTON KUSH NE STUDIO SE I MBANE GOJA ERE MUTI DHE TE GJITHE IKIN NGA STUDIO HASHSH HHAHAH

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lajmi sot

            Thellou mero thellouui. Berisha me sharjet ne mengjes dhe mburrjet ne darke, i paraprin vendimit per 21 janarin dhe te disjes partizani. Dhe, nqs ka nje lajm sot nga “ fronti berisha”, madje lajm te madh, eshte thenia e tij ne koferecen e shtypit ku tha “ ai le te beje c’te doje, le ta ndryshoje reformen ne drejtesi. Votat i ka. Ne nuk marrim pjese ne votim” . Pra berisha tha qe rama le ta ndryshoje reformen ne drejtesi, ne “ nuk do ankohemi”. Dikur i kpje ne ajer keto lajme, qe kur u akuzua belinda, sec ke pesuar.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AS

              Si nuk ka nje qe te thote qe gjate qeverisjes se PS-se jane paditur shume anetare qeverie, por gjate qeverisjes se PD-se nuk eshte paditur as edhe nje. - - - - - - - - Njerezit jane te korruptuar ne ADN. - - - - - - - - E veshtire te arrihet mendesia Europiane ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mallkimi i numrave-2 te Rilindjes

                Skenografia e Mburrjeve te Rames "Ne kemi krijuar SPAK" tashme qe SPAK po ja mba Zevendesat e tij njerin ne Qeli e tjetren ne Hetuesi... i kane humbur puplat e tashme nuk i permend me ASPAK.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesuesi

                  Mero , nuk te shpetojne sinjalet thelbesore te perditshmerise dramatike , sic dhe kjo inkoherence deri te kufijte e absurdit : Berisha nxierr ne pasarele qeverine me petkat lara- Lara , kur ai vete pret , ne rradhe , per t'i veshur te tillat ...! Ama vetem kaq , sikur nuk mjafton ! Komunisti Berisha , here-here , ne djallezu ia kalon edhe vete djallit . Thellohu , o djale , se te tillat mund te jene sinjalet , alarme , sinjali SOS per ndihme , per solidaritet , per shterngim rradhesh perballe te se njejtes " Lubi " SPAKUT ! Dhe , kete e di dhe bufi , nje bashkim votash Jo SPAKUT , Po edhe Amerikes ia veme kufone Tek thana ...!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    thirri mendjes o rrote

                    Ne gazeten DITA nga Gjergj Erebara - Jo "Republika e Prokuroreve" por "Republika e Prokurimeve" e ka rrenuar Shqiperine ! Lexoje, lexoje o Mero se ke nevoje ta nxjerresh koken qe mba ne balte si struci per tju fshehur realitetit.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lëroi

                      Mero je njësh nuk ka gazetar në shqipëri të krahasohet . Respekte Je përfudimishtë i pa kapshëm

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iso

                        Salaria heroike! Sinqerisht nuk me intereson fare palloshi por sali vuku eshte fatkeqesia e kombit tone (uné e njohe ca rrumpallen,jo sa e njeh Mero) rob i pabese,mashtrues ordiner etj.Ndersa palloshi me te tijet vjedhin por edhe punojne e kryesorja nuk shkaterrojne.Ketu ku jetoj une edhe ketu vjedhin,pak me me elegance.Pra jemi te detyruar te “perkrahim” te keqen me te vogel.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje