Fantazitë e selektuara të Berishës për dosjen Balluku

21 Nëntor 2025, 16:08Editorial Mero Baze

Sali Berisha i kishte hyrë veprimtarisë krijuese për të krijuar një dialog imagjinar mes Ballukut dhe Ramës për tunelin e Llogarasë, për të krijuar “fakte” se përgjegjësitë për sms nuk janë vetëm të Ballukut por edhe e Ramës. Është një prej mijëra fantazive të tij mediokre të shfaqura në rubrikën qytetari digital.

Është interesante se si fantazia i kishte punuar vetëm për tunelin e Llogarasë dhe jo për akuzën e dytë të Ballukut, që lidhet me favorizimin e kompanisë që ka marrë lotin e katërt të unazës së jashtme të Tiranës, në pronësi të “Prestanome”-s së djalit të tij.

https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/230

Djali i tij jeton në vilën e dhuruar prej tij me dy komshi: pronarin e kësaj kompanie dhe Gimin nga krahu tjetër. Gimi nuk është ai Gimi i Ilir Metës në video "për 700 mijë dollarë", por një biznesmen që tërë jetën i zë prit kryeministrave: herë Fatos Nanos, pastaj Sali Berishës e tani Edi Ramës.

Nëse ka ndonjë gjë që e bën të pafajshme zonjën Balluku në këto dy akuza, është pikërisht fakti se bëhet fjalë për dy tendera, në të cilat ai që mund të quhet “ndikim i paligjshëm” nuk është ndonjë favor për zonjën Balluku por për të tretë. Në rastin në fjalë, siç e thotë edhe vetë një SMS në dosje, "Shtufi ka punë me Gimin". Gimi dhe pronari i kompanisë që ka marrë tenderin, Shtufi, siç e theksuam, janë mëhalla e Zenit: Gimi majtas, Zeni në mes në vilën e Shtufit dhe Shtufi me vilën tjetër anash. Kjo natyrisht nuk i shmang pasojat ligjore nëse ka, por moralisht zonja Balluku këtu është të paktën më e pastër se Sali Berisha i cili “edhe ka ngrënë bukën(tenderin) edhe përmbys kupën”.

Tani, meqë ky ka fantazinë e duhur të imagjinojë se çfarë ka biseduar Balluku dhe Rama në Kryeministri, le ta shfrenojë dhe fantazinë se çfarë kanë folur për këtë tenderin e Shtufit: pse ajo ka lënë porosi që ta presin në zyrë dhe ta orientojnë kualifikimin tek ai dhe pse askush nuk flet për këtë Gimin. Se ky dhe për mbiemër, ka kanaçet që shet.

Le të mendojë për një moment sikur Rama i ka thënë: “Ç’është ky Shtufi, pse ia keni dhënë këtij?” dhe ajo t’i jetë kthyer sipas stilit Berishës: “Ti më ke thënë jepja këtij të Shkëlzenit, më ka hyrë garant Gimi, u duhen për Kullën tek sheshi Skënderbej…” etj., fantazira alla Sali në këto raste. 

Sport i rëndë të merresh me dikë që është në ditë të keqe, e të shfrenosh fantazinë, por guxim i madh kur pështyma që do të hedhësh mbi të të bjerë mbi fytyrën tënde.

https://www.gazetatema.net/editorial/shkelzen-berisha-banon-ne-shtepine-e-ilir-shtufit-pronarit-te-kulles-i401926

Çohu Sali dhe nxirr Shkëlzenin nga vila e Shtufit, ku jeton prej vitesh! Denonco Shtufin si fitues të pandershëm tenderi, dhe distancohu që nuk janë lekë për ty dhe tët bir. Pastaj fantazo për tunelin e Llogarasë. Je i vetmi politikan mercenar në historinë e Shqipërisë që shitesh si opozitar i fortë për të marrë pjesën që mendon se të takon për të qëndruar përjetësisht në opozitë, duke u përfshirë edhe në luftën e klaneve të PS që nuk pushon kurrë.

Unë e kuptoj që qeverisë nuk i kushton gjë të duket e hapur e të jetë apolitike në gara publike, por ti duhet t’u sqarosh demokratëve se Belinda Balluku po rrezikon përballjen me ligjin edhe për lekët e tua.

Kjo natyrisht nuk e bën qeverinë të pastër, por ty të nxin, para atyre që kërkon t’u dukesh i pastër.

Pastaj vazhdo fantazinë për tenderat e tjerë, por në një dosje me 26 faqe dalin tre të PD që marrin tendera, pa llogaritur “Prestanomen”-in e djalit tënd.

Kurrë Shqipëria s’ka pasur një opozitë më mercenare, më të blerë dhe më pa moral se kjo e jotja. Dhe kjo shpjegon pse familja jote e ka biznes të mbajtjes peng të PD.

 

45 Komente

  1. k
    kasem gahinji

    Z. Mero. Fantazi te, per fat TE keq Jane te te gjithe drejtuesit e PD. Sigurisht, dikujt I pjell mendja, babalizmin e PD e njohim. Por te ben pershtypje qe ka disa media, gazeta, analista qe ndjekim dhe ushqejne keto fantazi. NE nje gazeten, NUK po permenden emrin per te respektuar vehten, ka disa dite qe dalin shkrimet qe, po te lexosh titullin, thua se do te lexosh dosjen, sikur do lexosh faktet, bisedat telefonike qe "ngarkoje me pergjegjesi penale" Balluku. E lexon shkrimin dhe asgje. E vetmja gje e "rende eshte se Balluku I ka thene x ne telefona" he pra kur do ta hapi ate tynel... "Dhe... ku eshte e keqja? Vec NXITJE PER PUNE. Kjo eshte nje nga detyra e ministri, te nxise per pune, te kerkoje llogari. Sot pashe konference shtypi TE Gazgej Bardhes. Nxjerre nje foto ne zyren e kryeministrise, ne tavoline pune, Ramen dhe Balluku, dhe, Duke e tregua ne ekran si bashkepunimit ne korrupsion. Une bej pyetjen:kjo foto eshte prove korrupsion I? Nje foto ne nje mbledhje pune. Dhe pyetja tjeter :-a ka ligj per keto skenare manipulimi te bera hapur, ne konference shtypi? Nuk eshte ne foltore parlamentin, por ne konference shtypi. Kjo qe shohim e degjojme eshte nje shpifje me prova te rreme. Ndaj dhe vete media duhet te distancohen.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje dite edhe Rama do shkoje ne burg

      Zeni i Saliut i ndan lejet e tenderave me Ramen e Dumanin, ndryshe nuk ka spjegim kjo katrahure.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bido

        Jep Rama leke per kulla, fajin e ka saliu! Vjedhj Bela tendera, fajin prape saliu. O ymer boll se nuk hahet me muti per djathe.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Bido çamok je ti ?

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kra, kra

          Shoku Mero. Po na mbush mendjen se, meqe Berisha pergezon Spakun per akuzen per Ballukun, kjo akuze nuk qendron. Qerata si ty nuk ben nena. E verteta qe nuk do ta thuash: Balluku eshte po aq hajdute sa Berisha, Veliaj, etj. Shpejt do te marrim vesh kush eshte Ali Babai. Atehere, vazhdo e na qendis nje genjeshter tjeter, sikurse ke kohe qe po ben, qekur Veliaj eshte prapa hekurave.

          Përgjigjjuni
        3. S
          Shoku i Buretos, shoku i ProShit, …etj.

          Deri sa, Berisha të “komandojë” SPAK, këtu në këtë vënd, leshi kaçurel dhe çorapja, kanë për të dhënë mënd.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poshte berisha

            Ore ka te drejte mero me ca thote, fajin e ka berisha, tenderat i ben berisha, duart ne xhep e buxhet na i fut berisha, ja jep tenderin zenit berisha, na rropi berisha, asnje faj rama balluku, u ka bere magji berisha e i komandon ne distance. O rame aman ver doren ne zemer e hiqe berishen si kryeminister se na mbyti. Populli te dali ne protesta se berisha po i vjedh rendshem fare e fare.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama fajtore

              Zonja Balluku nuk akuzohet per vjedhje e as per korrupsion por per mos barazi ne tender , akuze qesharake po ku ka barazi sot , jo ne Shqiperi por ne gjithe boten funksionone miku ..... Ndaje nuk eshte Balluku rreziku i vendit pasi sot eshte ministre neser vjen nje tjeter rrezikun per Shqiperine eshte Nesti Angoni dhe krye krimineli Berrisha sigurisht edhe Vrenozet qe e votojne. Ju do thoni po Rama nuk ka faje po ka me shume faje se te tjeret qe i la dore te lire Nesti Angonit qe me ligje nuk i shtypi koken ne momentin qe ndaluan Erion Véliaj......

              Përgjigjjuni
              1. M
                Monika Kokemadhja

                Jo s'ka faj Berisha, fajin e ka perendua qe nuk e ka mare akoma. Si duket, do vije djalli ta marre.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trapajane hesapi

                Do te bej nje testi me keto pyetje:si e vleresoni luften kunder korrupsion it? - SPAK DREJTESI? - SKAP DREJTESI? ASPAK DREJTESI? Votoni

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu

                  Une do votoj ashtu sic do jot eme: SPAK=DREJTESI

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Emigrandi.

                  Ore qe gjarperi Sali ka dore ne kete drejtesi kjo nuk diskutohet vetem kaq te mendoni qe beri deputet dy figurat Gjinin e plepave e prokuroron e bandave te tokave ne Lales. Dhe sherbetoret e spakut e bene publike Belon ne diten qe komisionerja vizitonte Shqiperine per integrimin. Nuk kam as nje keqardhje per zonjen Balluku e cdo qeveritar te shkoje ne burg por jo vetem,tju merren kokerr me kokerr cdo qindarke e vjedhur prej tyre,madje edhe kryeministri me gjithe qeverrine te iki te vije nje tjeter,por jo vemja Berishe,por populli e njeh tashme kete vrases dhe bastard burre prandaj voton Ramen cfaredo te beje kjo qeveri nuk ka te krahasuar me qeverite e bemat e Saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Jam plotësisht dakord me ju Emigrandi.Politikanët e të dy krahëve janë hajdutër që të gjithë,por sali maloku dhe shpura e tij uturakmbajtëse janë vrasës të shqiptarëve sa herë që kanë qenë në pushtet.Prandaj dhe populli bën dallimin dhe zgjedh të keqen më të vogël,E Ramën dhe PS.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vlora 97

                    Po parate e popullit Mero?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kol Palla dorjana u mbyll skype

                      Pareve te popullit do ja derdh une me doren e majte si socialist i thekur qe jan

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shqiptari.

                      Drejtesia eshte selektive krahasoni qeverrine e Saliut me goditjet e spakut, deri dje saliut as nuk imagjinohej ti merrej ne hetim ndonje minister, lere te denohej eshte e njejta drejtesi qe i sherben verberisht familjes se tij,jo vetem qe e vodhi sa deshi popullin por dhe e vrau ne Gerdec e ne bulevard e sot bejne sikur e therrasin per te justifikuar goditjet majtas qe me sa shohim shkojne drejt Rames pasi kufoma sali kerkon me menyrat e tij prej intriganti te arrije ndonje kocke ne qeverri se me vote popullore nuk ka shanc.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pu pu

                        Ndodh te dalin edhe endrrat, edhe fantazite. Rilindja po ja ben realitet Sales fantazite. Do shpallur Kasandra.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhgimi

                          Spak deri dje ishte Skap! Sot kur Berisha dh te tijte pane we si akuze e dyte ishte Loti 4 I Unazes se Tiranes! Fituesit e ketij Loti implikojne te birin e SB. Prandaj sot nuk degjuam gjithe dite ndonje gje per Bela Lubia. U moren me zonjen Kos qe I dhjeu piket. Edhe Gaz LGBT we u more pak do kete pune me Berishet. Ditet qe vijne.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O pellazg

                            O popull komentator, po ju pyes a keni ushqim mjaftueshem te shpia, a keni shpi a jo, semos keni vila ore e stregoni. Ne ca shkolle i coni femijet, semos i keni ne shkolla neper zvicra e gjermani e stregoni ore. Po kur semureni si ja beni, te spitali shtetit apo privatit shkoni apo i kepusni nje avion ne viene e i beni aty kurimet mhekesore. Ore a beni pushime gjate vitit,sa here i beni, be maldive shkoni apo buze lanes, apo beni edhe ski ne alpet e austriae. Ore po uje te laheni e te dhisni a keni nshpi. Ore po pensioni a ju del apo ju tepron e madje i coni ne banke tepricat. Ore ajrin ne rruge e keni te paster qelibar apo ju mby kolla kur dilni. Hee, se kam plot pyetje te tjera po u lodha me ju o trushperlar pa shtylle kurrizore.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zhan Zhak

                              O Mero kurva dhe te gjith ju rropqirat e partis se punes ju qifsha rropt po kaq t ndyr jeni sa mbroni nje hajdute ordinere? Ju qifsha rropt ku ti keni

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fantazitë e Ramës për shpëtimin e Ballukut

                                Zbardhen kërkesat e Qeverisë në Kushtetuese për Ballukun. Çfarë është “Neni 103” për të cilin kërkohet interpretim? Neni 103 i Kushtetutës NUK e pengon Gjykatën Kushtetuese (apo as GJKKO-në, në kuptimin penal) të vendosë masa ndalimi/pezullimi ndaj një ministri, sepse ky nen rregullon vetëm marrëdhëniet brenda ekzekutivit, jo kufizimet ndaj pushtetit gjyqësor. 1. Neni 103 rregullon procedurat politike të emërimit dhe shkarkimit, jo masat sigurie penale. Neni 103 përcakton se si emërohen dhe shkarkohen ministrat nga Kryeministri dhe Parlamenti. Por pezullimi penal nuk është shkarkim politik; është një masë sigurie e parashikuar nga ligji penal. Prandaj, ky nen nuk kufizon organet e drejtësisë në ushtrimin e kompetencave të tyre ndaj zyrtarëve të lartë. 2. Asnjë nen i Kushtetutës nuk i jep imunitet ministrit ndaj masave sigurie. Kushtetuta parashikon imunitete vetëm për disa funksionarë (p.sh. deputetët kanë imunitet të kufizuar), por ministrat nuk kanë imunitet penal, përveç procedurave të posaçme të hetimit për arsye të funksionit. Kjo do të thotë: Ministrat janë të barabartë para ligjit si çdo subjekt tjetër penal. Gjykatat kanë të drejtën kushtetuese të vendosin masa ndaluese/pezulluese pa patur nevojë për miratim të Kryeministrit. 3. Parimi i ndarjes së pushteteve i jep pushtetit gjyqësor kompetencë të pavarur për të kufizuar ushtrimin e funksioneve publike. Neni 7 i Kushtetutës rregullon ndarjen e pushteteve. Në shtetin e së drejtës: Gjyqësori ka kompetencë të kufizojë lirinë dhe ushtrimin e detyrave publike kur ka proces penal. Ekzekutivi nuk mund të imponojë tek Gjyqësori se cilat masa të ndërmarrë. Prandaj, neni 103 nuk mund të zbatohet për të kufizuar pushtetin gjyqësor. 4. Masa e pezullimit të detyrës nga gjykata nuk është akt administrativ, por masë sigurie (penale). Kryeministri ka kompetencë politike për të shkarkuar një ministër. Por gjykata, kur vendos masë sigurie “pezullim nga detyra”, nuk po ushtron kompetencë administrative – por kompetencë penale, të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Këto dy mekanizma: nuk bien ndesh, nuk konkurrojnë, kanë natyrë të ndryshme juridike. 5. Parimi i barazisë përpara ligjit ndalon krijimin e një “kategorie të paprekshme” zyrtarësh. Nëse neni 103 do të interpretohej si ndalim që gjykata të vendoste masa sigurie ndaj ministrave, atëherë ministrat do të gjendeshin në një pozitë më të privilegjuar sesa çdo qytetar tjetër. Gjykata Kushtetuese ka theksuar vazhdimisht se: zyrtarët e lartë nuk mund të kenë imunitet që nuk parashikohet shprehimisht në Kushtetutë. Dhe në Kushtetutë nuk ka imunitet për ministrat ndaj masave të jurisprudencës penale. 6. GJKKO ka kompetencë të dhënë me ligj (Ligji i Reformës në Drejtësi) për të vendosur masa pezulluese ndaj çdo të pandehuri. Nëse ligji i posaçëm i miratuar nga Parlamenti i jep gjykatës këtë kompetencë, atëherë kjo kompetencë nuk shfuqizohet nga neni 103, i cili nuk e trajton fare sferën e masave penale. Kryesorja: Neni 103 dhe Ligji i Reformës rregullojnë fusha të ndryshme dhe nuk janë në konflikt normativ. 7. Kushtetuta nuk mund të interpretohet si mbrojtje ndaj mundësisë për të penguar drejtësinë. Një interpretim që i ndalon gjykatës pezullimin e një ministri: -do e bënte hetimin penal të zyrtarëve të lartë praktikisht të pamundur, -do cenonte luftën kundër korrupsionit, -do hidhte poshtë parimet bazë të Reformës në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj, shmang interpretimet që dobësojnë shtetin e së drejtës ose favorizojnë pandëshkueshmërinë. Neni 103 nuk e ndalon gjykatën nga vendosja e një mase pezullimi ndaj një ministri sepse: -fjala “pezullim” atje ka kuptim politik/administrativ, jo penal; -gjykata ushtron një kompetencë të pavarur kushtetuese dhe ligjore; -ministrat nuk kanë imunitet penal; -shteti i së drejtës kërkon barazi përpara ligjit dhe pavarësi të Gjyqësorit

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Y

                                  Shpejtesia e hetimit per socialist eshte e aeroplanit(bile dhe me angoner)kurse shpejtesia e Saliut,Mehdiu,etj me shpejtesine e breshkes,pse? PERGJIGJUNI

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ne

                                    Hajdutet ne litar. Te gjithe hajdutet jane njesoj. Kokposhte ne sheshin Skenderbej. RROFTE SPAK!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ne

                                      Hajdutet ne litar. Te gjithe hajdutet jane njesoj. Kokposhte ne sheshin Skenderbej. RROFTE SPAK!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Ne

                                        Hajdutet ne litar. Te gjithe hajdutet jane njesoj. Kokposhte ne sheshin Skenderbej. RROFTE SPAK!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mero, edhe ti pis?!

                                          Sipas edititorialit te djeshem re Meros, berisha kishte te drejte te vriste ne 21 janar dhe askish mos ta gjykonte pasi ishte “ i zgjedhur, dhe sipas Meros sor, belinda na paska “ shpetuar” mbi akuzen per grup te strukruruar kriminal pasi vete merua thote se ka ndihmuar te trete. Bir, selman i nënës , ke te qaj me parë?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. q
                                            qesh e ngjesh

                                            Balluku nen hetim ne burg Erion Velia, akoma me Sali ky Mero efendija / porsi Struci koken qe ne balte e mba, ashtu dhe ky Mero Bazja fiks ate huq ka / Rilindja eshte diskretituar e burgun po e mbush, akoma me perralla me Sali ky Mero karabush /

                                            Përgjigjjuni
                                            1. !
                                              !!!!

                                              Mero , si zakonisht , fraza jote e zhdervelite eshte e kopsitur bukur mire me nje mozaik leksikor , per here te fresket , dhe me nje sintaksen kirurgji . Sigurisht qe kesi gjerash perftojne kenaqesi Tek nje pensionist , Tek nje ish mesues I gjuhes shqipe ... Nderkaq , te tjeret ( shumica ) , fantazite dhe hiperbolat e cartallosura te Berishes qe Jane produkt I te menduarit dhe te deshiruarit te nje Njeriu te pushtuat shkumezimet skizofrenike , Jane te sternjohura , te degjuara deri ne neveri . Fantazite e Berishes I perkasin vetem ketij enumeracioni te piste : shpifje , genjeshtra , mashtrime , shantazhe , perbaltje etj . et. , Po kurre dic te paster , te mire , te bukur . Por Pertej fantazive te ketij Berishe , qe Ti , Z. Mero , vetem sa e cek , paska edhe CA " Coperra " realitetesh ! Berisha na qenka edhe partner ( bashkepronar ) , qe degjohet , qe respektohet , qe merr pjesen e vete nga cifligu ose , me sakte , nga prona e perbashket SHQIPERI dhe , sigurisht , edhe nga djersa e sklleverve modern shqiptare ... ! Madje , Berisha , qenka edhe pjesemarres , aktiv , ne raportet midis klaneve te PS- se ! Mero , dhe Jo vetem Ti , por edhe une e te gjithe ata shqiptare , qe pa dyshim Jane shumica absolute , pse nuk I therrasim keto gjasme dy parti , me emrin e tyre te vertete , sepse ato na e thone vete qe Jane NJE , qe Jane e njejta KALBESIRE qe Po na merr frymen ? Pse ?! Ngaqe jemi frikacake , budallenj apo maskarenj ?! Te mbash berishizmin mbi shpine , qe na vjedh e na poshteron prej 33 vitesh , Jo ne kushtet e enverizmit , sikur I kapercen pikecuditeset ...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                T

                                                Ore gelbaze, dhe kur vjedh balluku e rama,fajin e hlka saliu Cfare pleher je o njeri?? Ne e dime kush esht sala,ish padroni jot. Fol o plehre per grabitjet e rames me.shoke,qe I q.n motren ketij populli.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ardiani

                                                  Edi Rama ne opozite per nje video Meta-Prifti ku ish-zevendeskryeministri permendte 700 mije Euro leshoi kushtrimin e 21 janarit per permbysje pushteti e Mero B. dashka qe Saliu sot ne opozite te dale e te mbroje zevendesen e Rames, Hajduten me cizme Balluke me 75 milion Euro te firuara vetem aty te Tuneli i saj!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Daci

                                                    Z..Baze, shpresoj qè mos tè shqetesoheni shume nga disa komente qè behen nga persona te cilèt, nga 36 germa te alfabetit tone, njohin rreth 6 ose 7, por, per ironi te fatit, zoterojne nga dy diploma, PhD, Doctorates etj., sidomos, prokuroret, gjyqtaret, policèt dhe parlamentaret "e nderuar"te ketij vendi te mallkuar...!. Nqs. Kryeministri I Shqiperise vazhdon t'i besoje verbèrisht akoma ketyre derdimeneve, gjykates dhe prokurore per mènyrèn se si kerkojne te bejne "drejtesi", kjo do tè jetè fatale, per kete vend, per ne dhe femijet tane. Shpresoj qè Kryeministri do gjeje mènyren per t'i treguar rrugèn shpellareve...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      GREG KRISTAQ RAMA E TALL YMERIN

                                                      YMERIT I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ E TALLIN KEQ ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Klan TV

                                                        Akuza të pa bazauara në fakte Sajesa politiko-juridike Prokurori amatore Sajesa si ushqim për mediat e pasdarkës të bukuroshes Lala

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sotiri

                                                          O Mero Gelbaza, Po pse mbron Hajduten dhe grabitesen.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. .
                                                            .

                                                            Më mirë të mbrosh një hajdut apo një vrasës shqiptarësh dhe të damkosur me vulën e zezë të turpit nga dy vëndet më demokratike në botë ?Si thua zotrote ?!

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. L
                                                            Lexojeni

                                                            Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim për korrupsion, pa pritur as për akuza zyrtare. Ai e trajtoi dorëheqjen si një lëvizje për të mbrojtur dinjitetin e shtetit. -Në nëntor 2025, ministrat e Drejtësisë dhe Energjisë të Ukrainës edhe pse në luftë, dhanë dorëheqjen mes një hetimi të madh për korrupsion brenda sektorit të energjisë, që përfshinte akuza për një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh. -Ministrja britanike kundër korrupsionit, Tulip Siddiq, dha dorëheqjen në janar 2025, mes një hetimi për korrupsion që përfshinte familjen e saj. -Në botën gjermanofolëse, një numër politikanësh kanë dhënë dorëheqjen për shkak të plagjaturës, përfshihet këtu një ministrin austriak në vitin 2021 i cili u përfol për një skandal plagjiature dhe dy ministra gjermanë në vitin 2011 dhe 2013 për shkak të sjelljes së ngjashme akademike. -Ndërsa rrjedhja e informacioneve të Panama Papers e vitit 2016 ekspozoi të paktën 140 politikanë dhe zyrtarë publikë në nivel global, përfshirë disa udhëheqës qeveritarë, të cilët u dorëheqën dhe u përfshijnë në hetime të shumta në shumë vende edhe europiane. Megjithëse nuk ka një numër të saktë të ministrave që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar në Europë në vitet e fundit këto janë disa shembuj që tregojnë se numri i ministrave europianë që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar për shkak të hetimeve është i konsiderueshëm dhe i vazhdueshëm. Parimi i llogaridhënies ministrore përballë hetimeve serioze është një parim i panegociueshëm në gjithë kontinentin. Në Shqipëri , kemi ministra, deputetë edhe kryetarë bashkish në hetim edhe të pandehur për vepra penale, që nuk u shkon as ndërmend të japin dorëheqjen edhe të mundësojnë hetimin. Atë aktrojnë edhe e kërkojnë drejtësinë ndërsa janë të blinduar me pushtet . Fjala drejtësi për socialistët është vetëm një slogan. Drejtësia e të pandehurve në pushtet nuk është drejtësi e rrënjosur tek vërteta por drejtësi e përdorur edhe e spërdredhur sipas nevojës. Rezultati është konfuzioni; paqartësia; zhurma; mungesa e rendit. Zhurma e Ramës edhe klerikëve të tij nuk mbron drejtësinë. Përkundrazi tek zhurma edhe shqetësimi "se po kthehemi në republikë prokurorësh" dallohet pikërisht vdekja e demokracisë e cila e ka rrënjën tek boshllëku etik i drejtësisë pa ekzistencën e ndërgjegjes. Demokracitë vdesin jo vetëm nga të gjitha gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që ato krijojnë, pikërisht për të errësuar gjykimin njerëzor aq sa të mos dallohet më ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave. Autokracia fillon kur e vërteta bëhet e negociueshme dhe drejtësia personalizohet. Madje është kalimi nga drejtësia në përshtatshmëri çka shënon lindjen e autokracisë. Autokracia e të pandehurve socialistë nuk u ndërtua brenda natës, por hap pas hapi. Së pari, ajo diskreditoi institucionet që synojnë të frenojnë pushtetin. Së dyti, shndërroi të vërtetën në një opinion dhe ligjin në një armë. Së treti, zëvendësoi përgjegjësinë morale me besnikëri. Ky manual në Shqipëri është fara e tiranisë. Dhe ne po jetojmë procesin e mbirjes edhe lulëzimit të saj.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lali

                                                              Koqe

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Neta

                                                                Nëse është e vërtetë që zv kryeministrja I ka dhënë tendere zenistave mirë ti bëhet.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Ton

                                                                  Saliu ka kryer pune. Ai po shkaterron opoziten. Per pushtetin nuk percent kercenim po fare fare. Ju mereni ne Saliun e jo me ate qe ben deme ne pushtet.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Patrioti cam i M...Bazes

                                                                    O Mero pash zotin sqaro ca kete popull te thjeshte - kush ja nderseu SPAK asaj goxha-shoqe Beles more 1 - Saliu qe paraqitet ne SPAK c'do jave, 2 - Meta a Veliaj qe jane neper qeli nga SPAK apo...e treta e verteta - ndonje Kallauz nga jashte ja ka marre Timonin e SPAK atij Rames nga duart ?

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Arbeni

                                                                      Jam plotësisht dakord me ju Emigrandi.Politikanët e të dy krahëve janë hajdutër që të gjithë,por sali maloku dhe shpura e tij uturakmbajtëse janë vrasës të shqiptarëve sa herë që kanë qenë në pushtet.Prandaj dhe populli bën dallimin dhe zgjedh të keqen më të vogël,E Ramën dhe PS dhe kurrë atë qu u vrau djemtë si më 1997,2008 dhe 21 Janar 2011.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje