Mos e ndihmoni më Edi Ramën…!

17 Nëntor 2025, 19:38Editorial Mero Baze

Sot kemi dy fotografi. Fotografinë e Edi Ramës në Bruksel që i çon në tavolinë komisioneres për zgjerim një tortë me numrin 6 duke shënuar dhe hapjen e kapitullit të fundit të negociatave me BE, në një mjedis tërësisht miqësor me Shqipërinë, dhe një fotografi me disa qindra vetë të dëshpëruar para Kryeministrisë që duan t’i mbushin mendjen vetes që janë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Nuk është problem tek kontrasti i thellë mes dy palëve, apo tek diferenca elektorale apo numerike e tyre. Problem është tek guximi që duhet të ketë opozita të pranojë që Bashkimi Evropian është entuziast në krah të Shqipërisë me gjithë problemet që ajo ka. Dhe një nga arsyet është edhe ai shesh i mjerë para Kryeministrisë.

Dikush nga opozita duhet të dalë e të ketë guximin t’u thotë demokratëve se nuk e kanë Evropën dhe Perëndimin në krah në këtë betejë qesharake; dhe jo vetëm që nuk e kanë, por sa më shumë demonstrojnë këtë pafuqi, aq më shumë shtojnë mbështetjen për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, edhe pse ajo nga ana e vet ka dhjetëra probleme.

E vërteta e hidhur për opozitën është se Bashkimi Evropian në tërësi, por e djathta evropiane në veçanti, nuk gjykon se opozita e Partisë së Berishës në Shqipëri është një alternativë që atyre u duhet për ta future Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Nuk e kanë fare në asnjë llogari. Është bërë e paqenë me gënjeshtrat e saj, me paqartësinë e saj për t’u vendosur në një vijë me aleatët evropianë, me bojkotet e zgjedhjeve dhe të parlamentit, dhe në fund me degradimin final duke u kthyer në një parti badigardësh për Sali Berishën.

Në kushtet kur Ballkani ka probleme shumë më të mëdha gjeopolitike dhe kur Shqipëria është vërtet vendi me perspektivën më të qartë perëndimore, pa probleme me fqinjët dhe me gjithë kapitujt e hapur, evropianët ndihen më të sigurt në vendimin e tyre kur shikojnë se alternativa përballë Edi Ramës është një pakicë qesharake, familjare, mercenare dhe e pambështetur nga populli shqiptar.

Kjo është një ndihmë e pamerituar për Edi Ramën. Ai ka plot merita të vetat për deri ku ka arritur, kurse këto qokat e fundit që i bën Berisha janë të panevojshme dhe të pamerituara për të.

Nuk ka nevojë t’ia bëni kaq të madh kontrastin dhe kaq të lehtë kapërcimin e skandaleve që i ndodhin me drejtësinë. Opozita ka dy vjet që është kthyer në një bandë mercenarësh me pagesë për luftërat e brendshme në PS, herë duke i paguar njeri e herë tjetri për të bërë protesta sa herë dikush ka punë me drejtësinë. Dhe kjo po i bën ata qesharakë dhe të bezdisshëm edhe për demokratët e thjeshtë që po u kthejnë kurrizin.

Qeveria meriton të përballet me një opozitë dinjitoze, jo me një opozitë mercenare të klaneve të qeverisë, pasi kështu edhe kur shani korrupsionin e qeverisë, i bie të jenë pjesë e pagesave të korrupsionit të saj si mercenarë, njëherë para Bashkisë e tani para qeverisë.

Mos e ndihmoni më Edi Ramën. Boll mirë i ka punët. Nuk është se i bëni ndonjë nder më të madh duke u bërë qesharakë përballë zyrës së tij për të festuar fletëthirrjen e fundit nga SPAK për qeverinë.

Shkoni të mërkurën para SPAK-ut e mbroni Berishën, meqë i erdhi edhe atij dita. Boll dolët për llogari të qeverisë.

19 Komente

  1. A
    Aleanca për glorifikimin e " lexhendēs"

    Mero djali,një fjalë e urtë gjermane thotë:Besser ein Ende mit Schreck,als ein Schreck ohne Ende. Në shqip: Më mirë një fund i tmerrschëm,se sa një tmerr pa fund. Pooor kjo vlen vetëm për burrat,a është doktor mortja një i tillë?!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Replikuesi

      Nuk është një fjalë e urtë gjermane , por është një thënie e shkrimtarit të madh rus ( ndoshta më i madhi i të gjitha kohrave) , Leon Nikollajeviç TOLSTOI .

      Përgjigjjuni
    2. I
      Iz Et rr0kOpëdhaja

      Bashkë me THIRRJEN e SPAK, Sali Shiqeri sonte, kuptoi mirë që populli demokrat e ka braktisur përfundimisht, dhe si për të vënë qershinë mbi tortë, (për inat të sime vjehrre do të qihem me millonanë), Edi Rama, sot në Bruksel, triumfoi me çeljen përfundimtare të programeve të kushtezuara nga BE. Sali, seriozisht reflekto urgjent, sa nuk është vonë, sepse je edhe plak burrë, e nuk e përballon dot burgun. Siguro urgjent plaçka prej leshi, duke filluat nga çorapet, brekë, penebrekë, mitan, e triko leshi, se burgu është burg e jo kavalishencë.

      Përgjigjjuni
      1. C
        CIA

        Asgje nuk ke kuptuar nga ajo proteste z.Baze.Sali Berisha çoi militantet e tij per te fshire gjurmet e mbetura te 21 Janarit 2011 dhe ia arriti qellimit.Kerkush nuk kuptoi misionin e kesaj proteste.Protestuesit kane shperndare gezhoja te vjeteruara qe te deshmoj se qitja me arme zjarri nuk ka ardhur nga NDREA PRENDET,por nga ata qe protestonin.Sa per te merkuren Mero kane kaluar dhe do kalojne shume te tilla e Sali Berishes nuk do i hyje gjemb ne kembe si keto 35 vite.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje qytetar

          Kam përshtypjen se,ke të drejtë o CIA . Megjithatë mos u bëj kaq i rëndësishëm . CIA ...?

          Përgjigjjuni
        2. 0
          0

          Hahaha, fix fare

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrr

            Më i mirë nuk eshte…, po më të mirë per shqiptarët, nuk ka…, suksese

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              Me tha dikush i brendshëm në PD qe mbas protestës, shumica e atyre demonstruesve, perveç atyre 13 debileve deputetë, shkuan neper farmacira të blejne ilaçe depresioni. Natyrisht që Nuk Noka nuk Ka nevojë per ilaçe depresioni sepse që të biesh në depression duhet t'a kesh një pjesë te trurit. Nul Noka mendon vetëm me bythë, dhe nuk ka ç'i duhet truri. Dhe shkencërisht bytha nuk e njeh depresionin. Ndersa Agron Gjekëmarkajn e pane gjithashtu në farmaci, dhe gelltiti nja dy kokrra, por ai pretendoi se ishin Viagra. Merreni me mend, pranon më mirë të thotë që nuk i punon, se sa të dalë që merr ilaçe depresioni nga puna e Berishës. Tani, ai eunuk është, por nuk thuhen gjerat kaq hapur.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                Muti nuk behet biftek...keshtu eshte edhe puna e PeDe-reva SHQUP-isa ndyresira te Salikadavres.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  franc

                  Kaq shpellarë i kanë mbetur Sali non gratës...

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Jane bere krejt karagjoza.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TE MERRET NEN HETIM INA RAMA, PER MOSVEPRIM

                      Oreeee, po une sot po kuptoj qe Ina Rama paska bere lojen e Berishes .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Svetllana

                        Edhe i vetem te jete edhe ne burg te degdiset Lexhendari Salih Vuk Berisha do te shkelqeje si diell per Opoziten Demokratike te Shqiperise dhe Serbi, Greqoa dhe Rusia nuk do ta lene ne balte; qysh sonte i ka dokumentet gati.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlesht

                          O Svjetlla I ke thane te tana. Vec ta fusin I here pastaj hidrocentrL te behet e ti beje drite gjithmon Serbise, Greqise dhe Rusise, sigurisht edhe mbeturinave alla neo komuniste te PD.

                          Përgjigjjuni
                        2. m
                          meshirojeni ushtarucin Mjero

                          Mos e ndihmoni me Edi Ramen - eshte thirrja drejtuar opozites e njerit prej kundershtareve me te medhenj te Rames qe nuk po e duron dot me qeverisjen e tij (ne mos, me i madhi) ...atij qe gjithe jeten c'do opozite i ka bere opozite e c'do pushteti i ka lepire mollaqet (emer mbiemer e keni ne krye te atij titulli urdherues)

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Ladi

                            Mero Baze eshte nje nga gazetaret me te mir qe ka shqiperia shkruan vetem realitetin ,kujte nuk i pelqen pune e tija mos e lexo . Merua nuk te detyron

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gregor Zamza

                              Kameleonizmi ose , me thjeshte , ndryshimi, ose , me modern , pragmantizmi , eshte yni , I te gjitheve , Jo vetem I Meros . Po fjalen e Kemi gjetiu : Mire Rama nuk duhet ndihmuar me nga Berisha dhe berishizmi , sepse eshte i tejngopur dhe I velur , Po Rama duhet te vazhdoje ta ndihmojne Salen sic ka bere deri Tani ?! ( Nderprerja e kesaj ndihme respektive , si ene komunikuese qe Jane , a nuk do t'i conte ne vithime te dy ja keto lubi te Parrajses sone ? Pyes dhe mendoj une . )

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Ymer Abazi

                                Mos e ndihmoni me Edi Ramen (nje zot e di si i eshte dridhur dora Meros kur e ka shkruar) Sepse ne zemer e mendje ka vetem nje deshire mbi deshirat - Mos i protestoni kurre Edi Rames!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bufi dhe bufonet

                                  Komunist qesharak ...partit politike nuk protestojne , partia nuk eshte sindikatat , partia eshte institution ka programme ka médian ka structure deri ne baze...nuk e kuptoje kete Idiot qe mbledh nje grupe idiotesh ku vete flasin vete degjohen hedhin molotov demtojne pronen publike dhe kerkojne vote si ka mundesi ! eshte sa qesharake dhe aq e trishtueshme ..kur nje komunist luan rolin e antikomunisti dhe turma idiote kalone ne ekstaze kenaqen çfare Bufi thote.... Nje i shpallur non grata i pandehur per veprat pénale antishqiptar ne âme dhe nje grupe dembelé qe i binden thjeshte se i futi député pa u votuar ...kjo eshte opozita jone me Gazra e Paloqe me Gjekmarkaj qe i bie te fiket dhe i duket sikur e rreh polici me Voksh qe bene pis Shqiperine apo me djalin e Fahri pordhes pa harruar dhendrin socialist firzamonicisti Kerriçi Ske nevoje fare per filozofi opozitare bolle te denacosh rruget e Tiranes kabllet elektrike telefonike varrur mureve pllaka trotuaresh qe levizin , qent endacak rruges te semuret mendore rrugeve katundar qe shesin cepave te rruges dyqanet si vrrima miu, police me uniforme te pist dhe me barkun si 8 muaj shtatzane , perroi Lanes , mungese autobuzesh bashkohore nuk ke stacion autobuzesh me tabel elektronike, nuk ke as métro as tramway, qyteti ne kaos , nuk ke shesh vec atij Skenderbej nuk ke veprat arti. Bollé keto te denacosh qe jane ne interes te nje milione banore te kapitalit

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje